Skip to main content

Lajmi.net: “Mjekët po ikin!” plus 8 more

Lajmi.net: “Mjekët po ikin!” plus 8 more


Mjekët po ikin!

Posted: 20 Sep 2017 11:46 PM PDT

Rreth 1000 qytetarë nga Kosova vetëm gjatë këtij viti kanë ndjekur kursin e gjuhës gjermane në institutin "Gëte" në Prishtinë, shumica prej tyre mjekë dhe infermierë, të cilët kanë vendosur që të largohen nga vendi dhe të punësohen në Gjermani, ku vlerësojnë se kanë perspektivë më të madhe.
Annamaria Farkas-Mecinaj, drejtoreshë e institutit "Gëte", ka bërë të ditur për gazetën "Zëri" se ky Institut që nga viti 2012 ua mundëson të interesuarve ndjekjen e kursit të gjuhës gjermane, ku ofron kurse të nivelit prej A1 deri në C1.

Sipas saj, gjatë vitit 2016 kurset e tilla i kishin ndjekur rreth 1200 vetë, ku interesimi më i madh është nga gjeneratat e reja, kryesisht mjekë dhe infermierë, të cilët po kërkojnë mundësi punësimi në Gjermani.
"Shumë kandidatë që i ndjekin kurset e gjuhës gjermane kanë qëllim bashkimin familjar, por kemi shumë mjekë dhe infermierë nga Kosova që po kërkojnë mundësi punësimi në Gjermani", shprehet Farkas-Mecinaj.

Vulin: Forcë e armatosur në Kosovë mund të jetë veç KFOR-i

Posted: 20 Sep 2017 11:45 PM PDT

Vulin ka thënë këtë përgjigje duke komentuar deklarimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar për formimin e ushtrisë së Kosovës brenda këtij viti.

Politikani serb, në këtë intervistë të tij për Politika, ka mohuar që Lista Serbe si anëtare e koalicionit qeverisës në Kosovë do të përkrahë një gjë të tillë.

Mustafa: T’i ndëshkojmë kapësit e shtetit, ka ardhur koha për standard të ri jetese

Posted: 20 Sep 2017 11:40 PM PDT

Mustafa në rrjetin social Facebook shkruan se ka ardhur koha për standard të ri jete.

Lexoni të plotë statusin e kryetarit të LDK-së:

"Qytetarë të nderuar të Kosovës Sot po fillojmë fushatën zgjedhore për komuna, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë në ora 17:00.

Po fillojmë së bashku një rrugëtim të ri për t'i dhënë juve një standard të ri jete. Koha ka ardhur që ju të vendosni për rrugën tuaj, kopshtet e shkollën e fëmijëve tuaj. Atdhe tjetër nuk kemi, këtij duhet t'i japim shpresën tonë. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu premtojmë fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale, të drejt, të sinqertë e demokratike. Ne do ndjekim shpresën dhe qëllimet tuaja. Së bashku do ta dënojmë me votë kapjen dhe kapësit e shpresës tuaj. #LidhjaPoVjen", shkruan Mustafa në Facebook.

Oferta turistike e Kosovës prezantohet në Japoni

Posted: 20 Sep 2017 11:39 PM PDT

Tre operatorë turistikë dhe Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës do të marrin pjesë si ekspozues në panairin vjetor Tourism Expo Japan që mbahet nga sot deri më 24 shtator 2017.

"Kjo është një mundësi shumë e mirë për ta prezantuar Kosovën në një treg krejtësisht të ri", thotë Baki Hoti, kryetar i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës.

Synimi është të promovohet oferta turistike e Kosovës në tregun e Japonisë në mënyrë që të tërhiqen më shumë turistë nga ky vend, por edhe nga vende të tjera të Azisë Lindore.

Britma dhe fëmijë duke qarë, pamje rrëqethëse nën rrënojat e shkollës në Meksikë

Posted: 20 Sep 2017 11:30 PM PDT

Gjithashtu ka njoftuar se autoritetet përkatëse vazhdojnë kërkimet intensive për gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm, në rrënojat që shkaktoi tërmeti më i fuqishëm që goditi vendin, në 30 vjet.

Ndërkohë mes godinave të shembura është një shkollë fillore në jug të kryeqytetit, ku mbetën të vrarë të paktën 21 fëmijë dhe 4 të rritur. I gjithë vendi po mban frymën në pritje të lajmeve të mira, për dhjetëra të zhdukurit.

Lokalizimi i një 8-vjeçareje të gjallë në rrënojat e shkollës, ka shtuar shpresat për të mbijetuar të tjerë. Ndërkohë CNN ka publikuar një video rrëqethëse ku tregon momentin që forcat e shpëtimit nxjerrin fëmijët nga rrënojat e shkollës së shembur.

Përmasat e tragjedisë bëhen më të qarta me kalimin e orëve, e siç u raportua gjatë mbrëmjes së djeshme, shembja e një kishe në shtetin e Pueblos, i mori jetën 7 të rriturve e 4 fëmijëve.

 

Ndihmësi i Trumpit “ka dashur t’i ofrojë informacione” një oligarku rus

Posted: 20 Sep 2017 11:27 PM PDT

“Nëse ka nevojë për informacione private, ne mund ta rregullojmë”, ka shkruar Manafort në emailin e një ndërmjetësi midis tij dhe manjatit rus të aluminit, Oleg Derispaska, raporton Washington Post dhe Associated Press.

Të dyja burimet thonë se zëdhënësi i Manafortit e ka konfirmuar shkëmbimin e emaileve.

Washington Post thotë se Manafort i ka shkruar email Konstantin Kilimnikut, i cili ka punuar me të në konsultimet politike në Ukrainë.

Manafort i ka kërkuar Kilimnikut ta kalojë ofertën për informacione private te Deripaska, por nuk është e qartë nëse oferta ka arritur tek ai, shkruan Washington Post.

Manafort është një nga këshilltarët e afërt të Trumpit, të cilët po hetohen nga këshilltari i posaçëm i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Robert Mueller, për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Manafort është bërë udhëheqës i fushatës së Trumpit në qershor të vitit 2016, por është detyruar të japë dorëheqje dy muaj më vonë, pas raporteve për lidhjet e tij biznesore me partinë e ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Refiqe Tërnava feston ditëlindjen, ky është urimi i bashkëshortit të saj (Foto)

Posted: 20 Sep 2017 11:26 PM PDT

Me këtë rast, është bashkëshorti i saj që ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për ta uruar atë, shkruan Indeksonline.Vlen të kujtojmë se në zgjedhjet e fundit nacionale, Tërnava ishte kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës, por që nuk ia arriti të sigurojë një vend.

 

 

Aktorja e njohur latine Castillo, e dërrmuar nga humbja e familjarëve në tërmetin e Meksikës (Foto)

Posted: 20 Sep 2017 11:17 PM PDT

Aktorja e njohur latine Fernanda Castillo ka marrë lajmin e hidhur se në mesin e këtyre viktimave ishin edhe dy nga familjarët e saj.

Fillimisht, Castillo kërkoi ndihmë për gjetjen e kushërirës dhe bashkëshortit të saj, të cilët raportoheshin si të humbur.

Por, më pas autoritetet meksikane komunikuan lajmin se personat në fjalë janë gjetur të vdekur.

Aktorja Fernanda Castillo njihet për rolin e saj protagonist në serialin kushtuar bosit të drogës që po kor sukses në mbarë Amerikën Latine 'El senor de los sielos' (Zoti i qiellit)

Por, vite më parë ajo ka luajtur edhe rolin e 'Lusisës', një vajzë e ndjeshme, në serialin e njohur meksikan "Teresa"./Telegrafi.com/

 

Ky është numri i kandidatëve për kryetarë komunash

Posted: 20 Sep 2017 11:17 PM PDT

Zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe zgjedhjet për kuvende komunale do të mbahen në 38 komuna të Kosovës më 22 tetor, sipas datës së caktuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në garën për kryetarë të komunave janë certifikuar më shumë se 200 kandidatë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërsa fushata për zgjedhje do të nisë zyrtarisht nesër nga ana e subjekteve politike, numri i të cilave në këto zgjedhje që do të marrin pjesë në zgjedhje me kandidatët e tyre ka arritur në 91.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se do t'i kushtohet rëndësi e madhe vëzhgimit të zgjedhjeve, për çka ky Komision ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.Kurse koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV) ka bërë thirrje që KQZ-ja si dhe subjektet politike t'i edukojnë votuesit rreth mënyrës së votimit për të ulur numrin e fletëvotimeve të pavlefshme.

DnV-ja ka paralajmëruar se edhe në këto zgjedhje nëse nuk punohet në këtë drejtim do të ketë shumë fletëvotime të pavlefshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për "Zërin" se KQZ-ja është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

 

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more