Skip to main content

“Luftëtari i ISIS goditet nga një granatë, filmon vdekjen e tij (Video)” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Luftëtari i ISIS goditet nga një granatë, filmon vdekjen e tij (Video)” plus 9 more Lajmi i Fundit


Luftëtari i ISIS goditet nga një granatë, filmon vdekjen e tij (Video)

Posted: 29 Sep 2017 08:14 AM PDT

ISIS dhe punët e tyre po tmerrojnë cdo ditë njerëzit.

Shumë të avancuar me teknologjitë, ata tani ata kanë pajisur armët me kamera. Ky është momenti kur një luftëtar i ISIS i armatosur me një mitraloz, filmon vdekjen e tij teksa një granatë. Terroristi kishte vendosur një kamera GoPro në trupin e tij.

Granata e parë hidhet shumë pranë tij, por ai vazhdon përpara, ndërsa granata e dytë e lë të vdekur ne vend.
Pamjet e marra më pas nga sulmuesit tregojnë trupin e tij të pajetë. Filmi dramatik ka dalë nga dy luftëtarë kurdë.

The post Luftëtari i ISIS goditet nga një granatë, filmon vdekjen e tij (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia kap në flagrancë rojet në Korçë, akuzohen se vidhnin karburantin e mjeteve të gazsjellësit “TAP’’

Posted: 29 Sep 2017 07:59 AM PDT

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "DIEZEL 3" në Korçë, në kuadër të së cilit janë arrestuar në flagrancë nga policia tre roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike, të cilët duke shpërdoruar detyrën, në kohë të ndryshme, kanë vjedhur karburant në mjetet e gazsjellësit "TAP".

Blutë bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasit Marinel Demçe, 33 vjeç, banues në Shtyllë-Korçë, Semi Llomi, 23 vjeç, banues në Dvoran-Korçë dhe Armand Bregu, 30 vjeç, banues në Dvoran-Korçë, të tre me detyrë punonjës pranë një Shoqërie Private të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike,

Këta shtetas në kohë të ndryshme, kanë abuzuar me detyrën duke vjedhur sasi të konsiderushme karburanti (naftë) nga depozitat e mjeteve të tonazhit të rëndë në pronësi të një firme të kontaktuar nga gazsjellësi TAP, e cila kryente punime në zonën e fshatit Shtyllë dhe Vithkuq. Sasia e vjedhur e karburantit iu shitej më pas, personave të tjerë prej tyre.
Në kuadër të këtij operacioni filloi gjithashtu procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj shtetasit :
• E.Z, 25 vjeç, banues në Korçë (neni 287/b i Kodit Penal) person i cili duke qenë në dijeni ka marrë prej shtetasve të mësipërm, në vazhdimësi sasinë e karburantit të vjedhur, duke i'a u shitur atë personave të tretë me qëllim përfitimi.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një mjet fuoristradë tip "Mitsubishi" si edhe një sasi prej 360 litra naftë, e ndarë në 18 bidona plastikë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën" dhe "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale".

The post Policia kap në flagrancë rojet në Korçë, akuzohen se vidhnin karburantin e mjeteve të gazsjellësit "TAP'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Detaje/ Pas arrestimit të policit hajdut, nis hetimi për disa zyrtarë të Policisë së Shtetit

Posted: 29 Sep 2017 07:41 AM PDT

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme (SHÇBA) ka nisur hetimet për disa zyrtarë të Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se kanë mbajtur të fshehtë për 3 vite urdhër-arrestin e lëshuar nga autoritetet italiane ndaj ish-komisarit Dritan Xhindoli.

Mësohet se urdhër-arresti për 39-vjeçarin ka ardhur që në vitin 2014 në Interpol Tirana, por është mbajtur i fshehtë nga policia, siç raporton Gazeta Shqiptare. Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit deklaruan se ish-oficeri i policisë është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Bolonjës në Itali për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

Po të njëjtat burime dje bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se 39-vjeçari me banim në Durrës është vetëdorëzuar para një jave në Komisariatin e policisë së këtij qyteti. Ndërkaq, burime të besueshme për "GSH", pohuan se në momentin e ndalimit, Dritan Xhindoli ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Më pas ai është mbajtur nën vëzhgimin e policisë deri në momentin që është përballur me togat e zeza të këtij qyteti. Po këto burime sqaruan se Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie" ndaj 39-vjeçarit.
HETIMET
Më 7 qershor të këtij viti, Dritan Xhindoli, me detyrë shef seksioni në Policinë Kufitare të Vlorës, ka kërkuar lirimin nga policia për arsye personale. Dy ditë më pas (më 9 qershor), burimet sqaruan se në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka mbërritur urdhër-arresti për Xhindolin me qëllim ekstradimin e tij në vendin fqinj. Nga ana tjetër, pohohet se ky urdhër-arresti ka ardhur nga autoritetet italiane që para tri vitesh, ndaj dhe SHÇBA-ja ka nisur hetimet.
DETYRAT E ISH-KOMISARIT
Dritan Xhindoli ka ushtruar detyra të ndryshme, si oficer i Policisë Gjyqësore, në disa sektorë të rëndësishëm, kryesisht në Policinë e Tiranës. Pasi qëndroi në këtë detyrë për një kohë të gjatë, ai u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si specialist në Departamentin e Krimit të Organizuar. Ndërsa në vitin 2016, Xhindoli u emërua shef sektori në policinë e Kufirit në Drejtorinë Vendore Vlorë, detyrë të cilën e mbajti deri në fund të këtij viti, kohë kur autoritetet italiane i sugjeruan drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shkarkimin e tij nga detyra, me qëllim që t'i hapnin rrugë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Bolonjës. Por në urdhrin e autoriteteve italiane, ai kishte emrin Artan Xhindoli dhe kjo solli një zvarritje të vendimit. Por, krahasimi i gjurmëve të gishtave bëri që ai të identifikohej plotësisht, duke u provuar se Artan Xhindoli dhe Dritan Xhindoli ishin i njëjti person. E megjithatë, kjo çështje u la sërish në harresë, madje më 24 maj të këtij viti, Xhindoli rezulton t'i jetë drejtuar Gjykatës Administrative duke kërkuar gradën "kryekomisar", të cilën e pretendonte në bazë të vjetërsisë në punë dhe funksioneve që kishte kryer në Polici. Por, kur mësoi se arrestimi i tij ishte shumë afër, vendosi të jepte dorëheqjen nga Policia./GSH

The post Detaje/ Pas arrestimit të policit hajdut, nis hetimi për disa zyrtarë të Policisë së Shtetit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

U kap me 50 mijë euro drogë në Itali, dënohet 8 vite burg i riu shqiptar

Posted: 29 Sep 2017 07:31 AM PDT

Gjykata e Chieti-t në Itali dënoi me 8 vite 28-vjeçarin shqiptar pasi u kap me drogë.

Atij i janë sekuestruar rreth 705 gr kokainë që sipas policisë do ta shpërndante si dhe një sasi e vogël hashashi që dukej se ishte për përdorim vetjak.
Gjithashtu në burg kanë përfunduar edhe dy rumunët me të cilët shqiptari bashkëpunonte, dhe janë dënuar me 6 vite heqje lirie.

Droga, që arrinte një vlerë 50 mijë euro po të shitej, ishte fshehur në një stivë drush pranë shtëpisë së rumunëve, dhe ruhej nga dy qen të mëdhenj pastorë gjermanë, shkruan "Il Pescara".

The post U kap me 50 mijë euro drogë në Itali, dënohet 8 vite burg i riu shqiptar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në aksin Strum- Suk, shtypet fëmija 3 vjeç

Posted: 29 Sep 2017 07:14 AM PDT

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Suk, ku një 21 vjeçar ka shtypur një fëmijë 3 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur se rreth orës 15:15 në fshatin Suk një mjet tip "Benz" me Targa FR4741D me drejtues shtetasin Nikolin. S 21 vjeç ka përplasur një femijë i cili ka qenë duke kaluar rrugën. I mituri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Shtetasi Nikolin S. është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec.

The post LAJMI I FUNDIT/ Aksident në aksin Strum- Suk, shtypet fëmija 3 vjeç appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E njohu në Facebook, vajza nga Durrësi mashtroi 30-vjeçarin dhe i zhvati 60milion lekë

Posted: 29 Sep 2017 06:55 AM PDT

Vajza nga Manza e Durrësit josh me anë të rrjetit social djalin nga fshati Kullë duke i zhvatur mbi 60 milionë lekë në harkun e dy viteve.

Ajo arriti t'i fitojë besimin të riut duke mos i dalë asnjëherë në takim, ndonëse virtualisht kishin rënë dakord të martoheshin. Pas më shumë se dy vitesh njohje virtuale, 30-vjeçari nga Kulla e Durrësit, Barush Ahmeti, e ka kuptuar lojën e 27- vjeçares dhe e ka denoncuar atë në polici.

Policia bëri me dije se është duke hetuar në lidhje me mashtrimin financiar të bërë nga 27-vjeçarja Enertila Beqja, e arrestuar për mashtrimin prej 60 milionë lekësh të vjetër.

NJOHJA NE "FACEBOOK"
Enertila Beqja, 27 vjeçe, kishte hapur një llogari në "Facebook" me identitetin e saj, por me fotografi të një aktoreje telenovelash. Ajo i ka bërë ftesë 30-vjeçarit, i cili ka pranuar menjëherë ta shtojë në listën e miqve të tij virtualë, me qëllim për ta bërë më pas mikeshë reale.
I surprizuar nga bukuria e saj, 30-vjeçari Barush Ahmeti ka nisur të flirtojë me të. Pas pak kohësh, ata arritën të kishin një komunikim të rregullt virtual dhe në një- farë mënyre e konsideronin veten të lidhur me njëritjetrin. Vajza pikas që djali ishte mirë nga gjendja ekonomike, pasi vetë ai punonte në një institucion shtetëror në Manëz (Drejtor i Postës) dhe vëllezërit i kishte emigrantë në Itali e Gjermani. Këtu ajo nisi "sulmin" duke i kërkuar para, bizhu e veshmbathje.


I riu është prekur nga hallet e vajzës, e cila i shkruante se familja e saj ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Kështu, altruizmi i tij e kaloi cakun duke i besuar së resë shumën e 60 milionë lekëve, ndonëse ajo gjente mënyra për ta evituar takimin prej më shumë se dy vitesh me të.
MASHTRIMI
Sipas të dhënave, Enertila Beqja kishte mbaruar gjimnazin disa vite më parë dhe jetonte së bashku me prindërit e saj në Manëz, duke i ndihmuar ata me punët e shtëpisë dhe në bujqësi. Pas njohjes në "Facebook" me Barush Ahmetin, ajo ndryshoi stilin e jetesës nga një vajzë e thjeshtë fshati, me veshje e çanta të shtrenjta. Familja e saj jetonte në kushte të vështira ekonomike, por që pas njohjes me 30-vjeçarin, banesa e tyre nisi të ndërtohej dhe të mobilohej dita-ditës.
Zhvatja nisi kur djali i kishte kërkuar të dilnin dhe të njiheshin nga afër. Ai i kishte kërkuar madje të fejoheshin, edhe pse nuk e kishte takuar asnjëherë. Por vajza nuk dilte me pretekstin se i vinte turp që ai dhe familja e tij ta shikonin në gjendje të mjeruar shtëpinë e saj. Që këtu nisën negociatat mes tyre duke i marrë të hollat me qëllimin për të ndërtuar shtëpinë.
Edhe pse ajo e ndërtoi dhe mobiloi shtëpinë (dy dhoma), sërish refuzonte të dilte në takim. Ndërkohë, ajo vazhdonte të kërkonte veshmbathje të shtrenjta nga i dashuri virtual.
Ky i fundit me sa duket ishte i dhënë mjaft pas vajzës sa ta shkrinte dita-ditës pasurinë e vëllezërve të tij emigrantë. Ata kishin rënë dakord që dhuratat e paratë i riu t'ia linte në një market në Durrës, aty ku 27-vjeçarja kishte një të njohurin e saj. Nëpërmjet tij (policia nuk e bëri të ditur emrin dhe faktin nëse ai ishte i implikuar), të resë i liheshin pakot dhe më pas ajo shkonte t'i merrte.

 

The post E njohu në Facebook, vajza nga Durrësi mashtroi 30-vjeçarin dhe i zhvati 60milion lekë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Rritja ekonomike, Rama ndan lajmin me shqiptarët: Jemi në drejtimin e duhur

Posted: 29 Sep 2017 06:43 AM PDT

Në një kohë kur historikisht në periudhat zgjedhore ekonomia ka shkuar në rënie, nuk ka ndodhur e njëjta gjë në këtë vit zgjedhor.

Rritja ekonomike gjatë muajve prill-qershor ka kaluar nivelin e 4%-it, një lajm i mirë ky i bërë publik nga vetë kryeministri Edi Rama në takimin që zhvilloi me sipërmarrësit e mëdhenj. Një shenjë e mirë kjo, sipas tij, se qeveria po shkon në drejtimin e duhur.

"Lajmi i mirë, në tremujorin e dytë ekonomia ka kaluar kufirin e 4%, një shenjë tjetër kjo se po shkojmë në drejtimin e duhur". Jo shumë euforik me këtë rritje, qeveria "Rama 2" synon ta çojë ekonominë në nivelin e 5% me qëllim që rritja të ndjehet direkt te xhepat e qytetarëve. "Kur thua nga 1 deri në dy me të vërtetë janë shifra por jo domethënëse përsa kohë kjo nuk ndjehet në mënyrën e tyre të jetesës ..por me 5% kjo bëhet e ndjeshme për të gjithë"
Për kreun e qeverisë, rritja ekonomike me 5% është plotësisht e mundur vetëm përmes pastrimit të rrugës që lidh biznesin me shtetin. Kjo do të arrihet me ministrinë e shtetit për sipërmarrjen, e cila do t'i mbrojë jo vetëm nga administrata e korruptuar por edhe nga vetë qeveria. "Miku më i fortë i çdo sipërmarrje të jetë qeveria përmes ministres së Shtetit për Sipërmarrjen qëllimi ulja e informalitetit dhe rritja ekonomike", tha ai. Kreu i qeverisë ka kërkuar bashkëpunimin e biznesit për të luftuar të korruptuarit e administratës, të cilët i ka quajtur grabitqarë dhe parazitë. Ndërkohë që ka premtuar se për ta nuk do të ketë më vend brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.
"Nëse cenohet sipërmarrësi, fjala duhet të shkojë në majën e piramidës shtetërore dhe në zyrën e kryeministrit. Mos i pranoni ata që vijnë me bluxhinse në derë për të kontrolluar kompanitë më të mëdha të Shqipërisë. Nuk kërkohet llogari me pantallona të shkurtra. Refuzoni dhe lajmëroni që këta persona u refuzuan. Detyroheni ju që të shpëtoni nga letrat që lënë njerëz me shapka. Nuk duhet të lejojmë që kjo lloj figure që përfaqëson shtetin të bëjë ligjin në oborret e kompanive tuaja", tha Rama.
Kritikat e kryeministrit kanë qenë të ashpra edhe ndaj sektorit të policisë "gri" të cilën tashmë e ka nxjerrë jashtë funksionit. "Inspektoratët kanë marrë urdhër të lenë rehat njerëzit të marrin frymë, të mos vënë më gjoba. Kjo do vazhdoi derisa sa të bëjmë ristrukturim e plotë të tyre", theksoi ai.
Kryeministri u premtoi sipërmarrësve më shumë lehtësira në veprimtarinë e tyre, dhe hapi i radhës është derregullimi.
"Ne sot kemi në Shqipëri sipërmarrje që ka mundësit financiare dhe ka filluar të figurohet ndryshe. Ashtu si kundër jemi të bindur që një proces që ne e kemi nisur dhe rregullimi i licencave certifikatave të lindjes që jua kërkojnë sa herë futeni në tender. Gjithë reduktimi i tyre do të sjellë një tjetër faktorë shtytës për ta çliruar sipërmarrjen nga shteti". Mbështetje dhe bashkëpunim të drejtpërdrejt sipërmarrësve u ka premtuar edhe ministrja e shtetit, Sonila Qato.

 

The post Rritja ekonomike, Rama ndan lajmin me shqiptarët: Jemi në drejtimin e duhur appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

‘’Trump gaboi rëndë, nisi luftën me Korenë pa strategji solide’’

Posted: 29 Sep 2017 06:31 AM PDT

Konfrontimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut është në një zonë më të rrezikshme, sesa në çdo moment të dekadave të fundit.

Secila palë ka marrë pozicione të forta, ka lëshuar kërcënime dhe ka theksuar se qëndrimet e veta nuk janë të negociueshme. Secila palë është e vendosur tani, me shumë pak hapësirë për të manovruar. Si të largohemi nga kjo rrugë e rrezikshme?

Administrata e Trump ka bërë një gabim të madh në ngritjen e retorikës së saj, pa patur ndonjë strategji solide për ta mbështetur atë. Mbetet e paqartë se pse e ka bërë. Pjesërisht, duket se kjo Shtëpinë e Bardhë dëshiron të ndryshojë çdo politikë të kohës së Obamës. Pjesërisht, është qasja e padisiplinuar që karakterizon shumë nga politikat e kësaj administrate. Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, për shembull, duket se ndjek një linjë të ashpër, për të sfiduar Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson.
Por ndoshta më themelorja është se Presidenti Trump pëlqen të jetë "djalë i fortë". Presidentët e mëparshëm kanë reaguar me seriozitet, ndaj deklaratave luftarake të udhëheqësve si Nikita Hrushovi dhe Mao Ceduni. Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë të disiplinuara dhe të kujdesshme; ishin "djemtë e tjerë" që bënin fjalimet e çmendura. Por Trump duket i vendosur që ta bëjë ai fyerjen e fundit.
Ne duhet ta ulim retorikën dhe të formulojmë një strategji. Koreja e Veriut e ka një të tillë – në të vërtetë, ajo e ka pasur një, për dekada të tëra. Ajo ka vendosur që, duke pasur parasysh se sa e izoluar dhe e kërcënuar është, ka nevojë për një pengesë bërthamore. Dhe Peniani ka bërë hapa të mrekullueshëm për të arritur atje. Armët bërthamore janë gjithçka që e mban Kim Jong Un, që të mos pësojë fatin e Sadam Huseinit ose Moammar Gaddafit. Regjimi nuk do të heqë dorë nga kjo politikë e sigurisë së vet. Nëse do të ishit në pozicionin e Kimit, a do ta bënit?
Çbërthamorizimi i Koresë së Veriut tani është një fantazi. Ai nuk do të ndodhë, nëse Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme të bëjnë luftë në Gadishullin Korean. Të gjithë e dinë këtë, por asnjë zyrtar në Uashington nuk është i gatshëm ta pranojë publikisht. Pra, Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një politikë "zombie", një që nuk ka shanse për sukses, por megjithatë e vazhdon. Kjo do të thotë që ne nuk mund të bëjmë ndonjë përparim, në atë që në fakt është një objektiv i arritshëm dhe i dëshirueshëm – të ngrijmë arsenalin e Koresë së Veriut, t'i jepet fund testeve të mëtejshme, dhe t'i vendosim armët nën inspektim.
Një mënyrë për të dalë nga kjo paralizë do të ishte ristrukturimi i problemit dhe zgjerimi i fushëveprimit. Joshua Cooper Ramo, shefi ekzekutiv i firmës këshilluese të Henry Kissinger, ka hartuar dhe ndarë me mua një plan – i cili ka qarkulluar në mesin e zyrtarëve në Uashington – për të mbledhur një konferencë ndërkombëtare mbi përhapjen bërthamore. Të gjitha shtetet që kanë armë bërthamore, do të binin dakord të mos testonin apo zgjeronin arsenalet e tyre për një periudhë kohore – për shembull, 36 muaj. Inspektorët do të verifikonin që këto kufizime respektohen. Të gjitha kombet e tjera do të pohonin se nuk kanë ndërmend të blejnë armë bërthamore. Ç'është më thelbësorja, Koreja e Veriut do të ftohej të firmoste këtë marrëveshje si një shtet me armë bërthamore, me idenë e ngrirjes së progresit për momentin dhe me objektiv heqjen dorë prej tyre më vonë.

Ramo thotë se avantazhet e kësaj qasjeje janë se ajo e paraqet problemin e Koresë së Veriut në një kontekst më të gjerë të përhapjes globale, duke i dhënë të gjithëve një rrugëdaljes, me qëllim që deklaratat e mëparshme të panegociueshme, të mos gjejnë zbatim. Ai krijon një koalicion global, që mund të lidhej për t'i vendosur sanksione Koresë së Veriut, nëse do të refuzonte ose mashtronte për angazhimet e veta, duke i dhënë një mbulesë Kinës, që me të vërtetë të vinte nën fre aleatin e saj. Plani gjithashtu trajton shqetësimet kryesore të Pekinit për sigurinë: parandalimin e kolapsit të Koresë së Veriut dhe pengimin e Koresë së Jugut dhe Japonisë që të blejnë armë bërthamore. (Ramo, i cili ka një njohuri të thellë të Kinës, beson se kjo qasje më e gjerë do të lejonte qeverinë kineze të ndryshonte qëndrimin e saj.)
Specifikat e një plani të tillë mund të rregullohen. Ndoshta konferenca mund të jetë një përpjekje për të përditësuar dhe zgjeruar vetë Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, që është pak a shumë i vjetëruar. (Traktati, i hartuar në vitin 1968, hiqte një vijë të qartë midis energjisë paqësore bërthamore dhe asaj për armë, por ky dallim është shumë më i vështirë për t'u zbuluar këto kohë.) Ndoshta mund të bëhet si një forum rajonal, duke theksuar pjesëmarrjen e Japonisë dhe Koresë së Jugut, në mënyrë që angazhimi i tyre për të mos ndërtuar armë bërthamore, të shihet si problem kyç – siç është kërcënimi i nënkuptuar se nëse nuk do të kishte marrëveshje, ata do të ishin në të vërtetë të lirë të lëviznin në atë drejtim.
Nuk ka një politikë të mirë – e lëre më të përsosur – për problemin e Koresë së Veriut. Por administrata e Trump duhet të ndalë fyerjet, të bëhet serioze dhe të përpiqet të gjejë ndonjë mënyrë për të stabilizuar situatën. Përndryshe, ne i kemi hyrë një rruge, që do ta detyrojë Uashingtonin të shkojë në luftë, ose të pranojë në mënyrë të heshtur humbjen para "Little Rocket Man".
Bota.al

The post ''Trump gaboi rëndë, nisi luftën me Korenë pa strategji solide'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Merr fjalën pas Bashës, Rama batuta në kuvend: PD vjen era qepë

Posted: 29 Sep 2017 06:19 AM PDT

Në Kuvend, kur fjalën e mori kryeministri Edi Rama, nisi me batutat.

Ai e mori fjalën menjëherë pasi foli kryedemokrati Basha. Shefi i qeverisë u shpreh se PD është një parti që është ngritur në ditë të bukura, "por ju e keni kthyer dhe i vjen era qepë".
Ndërsa nga ana tjetër ai u drejtua duke u thënë se PD ka një problem për të bukurën. Ai tha se ata meren deri tek atletet e tij dhe u kërkoi që dha ata të veshin atlete, por fshehurazi.

Kanë qenë deputetët e grupit të PD-së që kanë reaguar duke u shprehur se ishte ora 12 e natës.
Por Rama nuk është ndalur dhe më tej në fjalën e tij është shprehur se dhe zonjat e Kuvendit veshin atlete kur janë shtatzëna dhe sjellin në jetë fëmijët. Këtu ka reaguar deputetja e PD-së Jorida Tanaku që i është kundërpërgjigjur, sepse vetëm disa muaj më parë është bërë nënë. Nga ana e tij Rama i tha se nuk i kishte përmendur emër dhe se nuk po ofendonte njeri.
Pjese nga debati
Rama: Çfarë kemi me atlete po çfarë keni me atletet? Urdhëro?
Albana Vokshi: Nuk do rrime këtu ora 12 e natës?
Rama: S'po nigjoj, s'po nigjoj çfarë po thoni. Tani të kaloj tek pjesa tjetër. Tani iu lutem atletet mos i vishni fshehurazi. S'keni pse nuk mbani atlete pse nuk mbaj unë. Mos i shani atletet, vishni atlete. Këtu janë gjiithë këta zonja, mbeten shatzanë bëjnë fëmijë, me atletet i bëjnë pse i bëjnë me taka. Me taka i bëre dy binjakë që të të rrojnë sa malet? Me atlete i bëre me çfarë do t'i bëje.
Tabaku: Çfarë po thua..
Rama: Më duket se mu drejtove pa tu drejtova dhe me fole pa të folur.
Tabaku: Absolutisht…
***
Edi Rama: Me atë tavanin e zyrës ça pate? Mezi e gjeta në vilat pas Akademisë së Arteve. Iu luta atij, ma solli. Ishte pasuri kulturore. Të lutem mos ma hap muhabetin e bashkisë se fillon e nuk mbaron kurrë, të lutem! PD duket sikur mban era qen, megjithëse nuk mban era qen, po keni dicka që ju lidh me shëmtinë.
Lulzim Basha: E mbani mend atë gropën që unë e mbusha në mes të Tiranës, gropa e Hajdin Sejdisë i thonin. Qelbej e gjithë Tirana, por jo aq sa zyra jote, thonin që ishte jashtëqitja e breshkave. A s'paska qenë ajo? Unë nuk të kam përmendur ndonjëherë akuzat për higjienën personale, pavarësisht të gjithave. ti nuk mund t'i thuash opozitës të vendit tënd se ngjan me pisllëkun.

 

The post Merr fjalën pas Bashës, Rama batuta në kuvend: PD vjen era qepë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E rëndë në Laprakë, makina përplas rëndë kalimtaren (Foto)

Posted: 29 Sep 2017 06:13 AM PDT

Një aksident i rëndë është rapotuar ditën e sotme në Laprakë, ku një grua është përplasur nga një automjet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të rrugës, në afërsi të vendit të njohur si "Kupola", teksa gruaja po tentonte të kalonte rrugën.
Sipas të dhënave të para, e plagosura është rreth të 50-ave.

Ajo ndodhet e shtrirë në tokë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca. Sipas dëshmitarëve, gjendja e gruas paraqitet mjaft e rëndë. JOQ

The post E rëndë në Laprakë, makina përplas rëndë kalimtaren (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more