Skip to main content

Mesazhi.com: “Mungesa e gjumit mund të shkaktojë sëmundje…” plus 9 more

Mesazhi.com: “Mungesa e gjumit mund të shkaktojë sëmundje…” plus 9 more


Mungesa e gjumit mund të shkaktojë sëmundje…

Posted: 28 Sep 2017 02:00 PM PDT

Të gjithë jemi mësuar të dëgjojmë se nëse kalojmë shumë orë duke fjetur nuk është mirë, por një studim i ri vërteton të kundërtën.

Sipas ekspertit të gjumit, profesor Matthew Walker, shumë prej nesh po përjetojnë një epidemi katastrofike të humbjes së gjumit që mund të shkaktojë disa sëmundje fatale.

Ai ka treguar se pas një nate ku keni fjetur vetëm katër ose pesë orë gjumë, qelizat tuaja natyrale bashkohen me qelizat e kancerit.

Kjo mund të duket e frikshme për ata që kanë probleme me pagjumësinë, por nuk duhet të përhapin panik.

Nëse jeni person që konsumoni shumë ujë, ushtroni rregullisht dhe ushqeheni shëndetshëm atëherë nuk ka asgjë për tu shqetësuar nëse nuk flini shumë orë.

Në këto raste, një person që konsumon duhan dhe fle 12 orë gjumë është më shumë i prekur nga sëmundjet kancerogjene.

Por sugjerohet që të vizitoni një mjek specialist nëse pagjumësia juaj vjen pa asnjë arsye dhe ju ndiheni të lodhur gjatë ditës./Mesazhi/

The post Mungesa e gjumit mund të shkaktojë sëmundje… appeared first on Mesazhi.com.

Edhe kripa ndihmon në humbjen e peshës

Posted: 28 Sep 2017 01:00 PM PDT

Konsumimi i kripës, sipas ekspertëve mundet të nxitë humbjen në peshë.Rezultatet tregojnë se konsumimi i lartë i kripës jo domosdoshmërisht rrit etjen, por sasia e urinës së prodhuar është në përputhje me ditët kur nuk konsumoni sasi të lartë të kripës.

Kjo sugjeron se trupi shkrin yndyrat për të prodhuar lëngje.

Zbulimet janë një kontradiktë me studimet paraprake që sugjerojnë se konsumimi i tepërt i kripës shkakton shtimin në peshë duke shkaktuar, që trupi të mbajë lëngjet brenda.

Hulumtuesit nga "Vanderbilt University", kanë analizuar astronautët nën simulimin e udhëtimit hapësinor.

Rezultate, e publikuara në "Journal of Clinical Investigation", kanë bërë me dije se, përkundër konsumimit më të madh të kripës në ditë të caktuara, astronautët kishin pirë më pak ujë, që është në kundërshtim me teorinë se ushqimet e njelmë- ta na shtojnë etjen.

Pra, përkundër faktit se ata kishin pirë më pak ujë, ekuipazhi kishte urinuar të njëjtën sasi të urinës.

Shpjegimi për këtë ishte se astronautët kishin shkëmbyer yndyrat për të prodhuar lëngje./Mesazhi/

The post Edhe kripa ndihmon në humbjen e peshës appeared first on Mesazhi.com.

Arsenali shënon edhe fitoren e dytë në Ligën e Evropës

Posted: 28 Sep 2017 12:47 PM PDT

Arsenali ka shënuar edhe fitoren e dytë në Ligën e Evropës.

'The Gunners' në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Evropës, ka mposhtur në udhëtim 2:4 skuadrën nga Bjellorusia, Bate Borisov.Skuadra e Arsene Wenger e nisi mirë takimin duke shënuar tre gola, për 0-3.

Walcott shënoi dy herë, në minutat 9' dhe 22'. Mbrojtësi Holding trefishoi epërsinë duke shënuar në minutën e 25',Vendasit ngushtuan epërsinë në minutën e 28', nëpërmjet Ivanic.Ishte Giroud që në minutën e 49', nga penalltia shënoi për 1:4, teksa goli i fundit i kësaj ndeshje u shënua nga Gordejchuk, i cili në minutën e 67' shënoi për 2:4.

The post Arsenali shënon edhe fitoren e dytë në Ligën e Evropës appeared first on Mesazhi.com.

Si duhet të reagoni ndaj kritikave…

Posted: 28 Sep 2017 12:00 PM PDT

Kritika pranohet me vështirësi edhe nga njeriu më modest, veçanërisht kur bëhet pa takt dhe padrejtësisht. Ashtu si thika, kritika shpeshherë shkakton plagë të thella dhe ndan edhe miqtë më të mirë.

Megjithatë, Profeti Muhamed (a.s) ishte shembullor jo vetëm në aftësinë për t`i pranuar kritikat me përulësi, por edhe për t`i përdoruar ato për arritjen e rezultate pozitive.

Një ditë, një rabin hebre i quajtur Zejd ibn Sana erdhi për të kërkuar borxhin që i kishte dhënë Profetit (a.s). Ai e kapi Profetin (a.s) për tunike, e vështroi ashpër dhe i tha: "Ju familja e Abdul Mutalibit nuk jeni korrekt në kthimin e borxhit!"

Një nga shokët e Profetit, Omer ibn Hatabi (r.a), i zemëruar nga kjo sjellje i thotë Zejdit: "O armik i Allahut, si flet e sillesh me të Dërguarin e Allahut në këtë mënyrë?! Për Atë që e ka dërguar me të vërtetën, po të mos kisha frikë se humbas Xhenetin, do të ta kisha këputur kokën me shpatë!"

Profeti po shihte i buzëqeshur nga Omeri dhe i tha: "O Omer, në vend të kësaj duhej të na jepje ndonjë këshillë të sinqertë! Më mirë do të ishte të kërkoje prej meje t'ia kthej borxhin dhe të kërkosh prej tij ta kërkojë hakun e vet më mirë dhe më butë”.

Pastaj, duke iu drejtuar Zejdit, i tha: "Kanë mbetur edhe tre ditë kohë para mbarimit të afatit për shlyerjen e borxhit". Pastaj, urdhëroi që t’i kthehej borxhi dhe t`i jepej njëzet sa\’a (masë peshe) më shumë si kompensim për reagimin kërcënues të Omerit ndaj tij.

Në këtë ngjarje, Profeti Muhamed (a.s) nuk tenton të shfajësohet përpara hebreut. Ai kurrë nuk zemërohej për ndonjë çështje personale, por vetëm për hir të Allahut, nëse shkelej ndonjë nga dispozitat e Tij.

Tregon gruaja e Profetit, Aisheja: "I Dërguari i Allahut kurrë nuk hakmerrej për vete, përveç kur ishte në pyetje shkelja e ligjeve të Allahut, atëherë ai ndëshkonte për këtë". (Buhariu)

Duke mos i parë kritikat si sulm personal, Profeti (a.s) arriti ta vlerësonte kritikën në mënyrë racionale dhe të pranonte përgjegjësinë që kishte për të kthyer borxhin brenda afatit të caktuar edhe pse ai nuk e kishte kaluar atë.

Reagimi i Profetit jo vetëm që i dha zgjidhje situatës, por dhe arriti rezultat pozitiv, gjë që nuk do të kishte ndodhur, nëse ai do të ishte vetëmbrojtur përballë kritikave të hebreut.

Kur Omeri shkoi tek Zejdi për t'i kthyer borxhin dhe për ta kompensuar, Zejdi pyeti: “Ç\’janë këto?” Omeri u përgjigj: “I Dërguari i Allahut më urdhëroi të t’i jap këto ngaqë të frikësova”.

Omeri atëherë e pyeti se çfarë e kishte shtyrë të vepronte ashtu dhe t`i thoshte ato fjalë të Dërguarit. Zejdi iu përgjigj: “O Omer! Në fytyrën e të Dërguarit të Allahut kam vërejtur të gjitha shenjat e pejgamberllëkut, përveç dy; që durimi dhe qëndrueshmëria e tij t’ia kalojnë injorancës dhe e dyta është që sa më i ashpër të jetë dikush ndaj tij, aq më i butë dhe i duruar bëhet ai, e tashmë jam i kënaqur.

O Omer, të them ty si dëshmitar që dëshmoj dhe pranoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut të vetëm, që feja ime është Islami dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij.

Gjithashtu të kam për dëshmitar që gjysmën e pasurisë sime – e unë jam ndër njerëzit më të pasur në Medinë – ia jap, për hir të Allahut, tërë pasuesve të Muhamedit”. (Hejthemiu)

Në një tjetër ngjarje, pas një beteje, Profeti filloi t’i shpërndajë plaçkat e luftës. Të parët që morën plaçkë lufte të madhe, ishin ata që sapo kishin pranuar Islamin.

Pasi i kishte dhënë myslimanëve të rinj, Profeti (a.s) urdhëroi Zejd ibn Thabitin që të sillte plaçkën e luftës dhe të grumbullonte njerëzit. Më pas Profeti caktoi pjesën, që i takonte secilit prej tyre.

Megjithëse ndarja e plaçkës së luftës u bë sipas një politike të mençur, jo të gjithë e kuptuan këtë gjë. Disa nga banorët e Medinës (ensarët) mbetën të pakënaqur me pjesën e tyre.

Ankesat filluan të shndërrohen në akuza derisa Sad ibn Ubade shkoi te Profeti dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut! Banorët e Medinës janë zemëruar me ty dhe thonë, qe ti tani gjete farefisin dhe popullin tënd”.

Profeti e pyeti: “Po ti o Sad, çfarë mendon?”
Sadi iu përgjigj: “O i Dërguari i Allahut, unë jam një nga populli im” (mendoj si ata).
Atëherë Profeti i tha: “Mblidhi medinasit o Sad”.

Dikush mund të mendojë, se Profeti (a.s) kërkoi të grumbulloheshin medinasit, që ti qortonte dhe ti ndëshkonte për dyshimet dhe hamendësimet e tyre në lidhje me mënyrën e shpërndarjes së plaçkës së luftës.

Në vend të kësaj, me t’u mbledhur të gjithë, Profeti (a.s) u drejtua nga ensarët dhe pasi falenderoi Allahun, u tha: “O ensarë, kam dëgjuar se jeni të zemëruar me mua dhe që keni thënë se i Dërguari i Allahut, tani e gjeti popullin e tij.

A nuk ju gjeta të humbur dhe Allahu ju udhëzoi? A nuk ju gjeta të varfër dhe Allahu ju pasuroi? A nuk ishit armiq me njëri-tjetrin dhe Allahu jua bashkoi zemrat?”
Ata iu përgjigjën: “Është mirësi e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij”.

Profeti u tha përsëri: “O ensarë, nëse dëshironi mund të përgjigjeni”.
“Po çfarë të themi, o i Dërguar i Allahut?”
Profeti (a.s) u tha: “Për Zotin, do të kisha dëshmuar për vërtetësinë e përgjigjes tuaj, nëse do të kishit thëne: “Edhe ti erdhe i përgënjeshtruar, kurse ne të besuam.

Erdhe i lënduar dhe ne të ngushëlluam. Erdhe i përndjekur nga populli yt dhe ne të strehuam. Erdhe i varfër dhe të pasuroi Allahu mes nesh. O ensarë, a ju mbeti hatri për disa gjëra të kësaj bote, të cilat unë ua dhashë njerëzve, që sapo kishin pranuar Islamin, me qëllim që t’u shtohet dashuria për këtë fe, duke u lënë juve me besimin tuaj?

A nuk jeni të kënaqur o ensarë, që derisa njerëzit e tjerë të kthehen në shtëpitë e tyre me deve dhe dele, ju të ktheheni në vendin tuaj me të Dërguarin e Allahut? Për Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muhamedit, sikur të gjithë njerëzit të ndiqnin një rrugë, kurse ju ensarët një rrugë tjetër, unë do të ndiqja rrugën e ensarëve.

O Zot! Mëshiroji ensarët, bijtë e ensarëve dhe bijtë e bijve të ensarëve!”
Të gjithë qanë saqë iu lagën edhe mjekrat nga lotët dhe thanë: “Ne jemi të kënaqur që kemi me vete të Dërguarin e Allahut”.

Edhe pse si Profet i Zotit, ai nuk ishte i detyruar të jepte shpjegime, largpamësia dhe dhembshuria qe e karakterizonin, e shtyu të vepronte kështu në këtë situatë. Ai e kuptonte mirë natyrën e tyre njerëzore dhe nevojën që kishin për të kuptuar arsyet pas veprimeve të tij.

Ai gjithashtu e kuptoi, se shkaku i vërtetë për zemërimin e tyre ishte frika se mos ai i kishte braktisur. Për këtë arsye, Profeti nuk i ndëshkoi për dyshimet e tyre mbi drejtësinë e tij.

Megjithëse në pamje të parë dukej se shkaku për kritikat e ensarëve ishte se nuk morën plaçkë lufte të mjaftueshme, Profeti mendoi mirë për shokët e tij dhe e kuptoi, se ata nuk besonin që ai ishte i padrejtë, por thjesht kishin nevojë të siguroheshin për dashurinë e tij për ta.

Myslimanët sot mund të përfitojnë shumë nga shembulli i Profetit (a.s), kur përballej me kritika. Shembulli i tij na mëson të mendojmë gjithmonë mirë për të tjerët, të tregojmë modesti në çdo situatë dhe të zemërohemi vetëm për hir të Allahut.

Së pari, është e rëndësishme të kuptohet personi që kritikon, për të bërë dallimin e mesazhit nga mënyra e të shprehurit të tij. Pastaj, çështja duhet vlerësuar në mënyrë racionale.

Në qoftë se kritika është e vlefshme, atëherë personi i cili është kritikuar, duhet të përpiqet t`i japë zgjidhje çështjes; por nëse kritika nuk qëndron, atëherë ai duhet t’ia shpjegojë palës tjetër mendimin e tij me qetësi dhe duke treguar mirëkuptim dhe mirënjohje.

Me të vërtetë, ne duhet të përpiqemi ta imitojmë shembullin e Profetit (a.s), pasi ai është shembulli më i mirë.

Heather Shaw është një amerikane e konvertuar në Islam. Aktualisht ajo banon në Egjipt, ku punon si përkthyese profesioniste dhe jep mësim part-time në studime Islame dhe të gjuhës arabe.

Ajo është diplomuar për gjuhë arabe dhe studime islame në Universitetin El-Ez`her, ku aktualisht ndjek një program master në Kodikologji.

Heather ka përkthyer libra në fushat e Ligjit Islam të familjes, tolerancës në Islam, Hadithit (Traditës Profetike) dhe Tefsirit (Komentimit të Kuranit)./MESAZHI/

The post Si duhet të reagoni ndaj kritikave… appeared first on Mesazhi.com.

Si ndikon stresi në pamjen tuaj fizike

Posted: 28 Sep 2017 11:00 AM PDT

Stresi është shkaktari kryesor i shumë problemeve shëndetësore, duke nisur që prej depresionit dhe deri te sëmundjet kardio-vaskulare.

Stresi i ndodh të gjithë njerëzve, por në momentin që nuk e shmangni dot punën, faturat, apo jetën, e vetmja mënyrë që mbetet është menaxhimi i tij.

Nëse ju nuk arrini dot të kontrolloni stresin, atëherë pasojat e tij do të shfaqen edhe në pamjen tuaj fizike, dhe kjo është një arsye më shumë për tu stresuar. Ja se çfarë i bën stresi pamjes tuaj:

1 – Ju shton qeskat poshtë syrit

2 – Ju than lëkurën, dhe kjo shkakton rrudha
3 – Ju mbush me akne
4 – Shkakton njolla në lëkurë, të cilat mund edhe të mos largohen kurrë

5 – Skuqje të syve dhe të lëkurës

6 – Rrudha në ballë apo zona të tjera delikate

7 – I bën flokët me yndyrë

8 – Përveç kësaj do të vini re edhe rënie masive të flokut

9 – Dobësim të thonjve apo njolla të bardha./Mesazhi/

The post Si ndikon stresi në pamjen tuaj fizike appeared first on Mesazhi.com.

Shkaqet dhe parandalimi i të fikëtit

Posted: 28 Sep 2017 10:00 AM PDT

Të fikëtit ndodh si pasojë e mosushqyerjes së mjaftueshme të trurit me gjak ose përbërësit ushqimorë kryesorë për një çast. Zemra dhe sistemi nervor janë më të prekurat prej ndryshimit.

Te fikët është ajo gjendje e organizmit ku personi për arsye të ndryshme, në mënyrë të papritur, humbet përkohësisht vetëdijen dhe forcën muskulore duke u rrëzuar ku ndodhet.

Kjo përbën një urgjencë të shpeshtë mjekësore, që kërkon ndërhyrje të shpejtë për të shmangur pasojat e mundshme.

Nëse të fikët ndodh duke drejtuar një mjet lëvizës, kur je në një vend (në lartësi, pranë zjarrit, lumit, rrugës) ose në procese pune me rrezikshmëri për jetën tënde dhe të të tjerëve, pasojat mund të jenë të tmerrshme.

Të fikëtit ndodh si pasojë e mosushqyerjes së mjaftueshme të trurit me gjak ose përbërësit ushqimorë kryesorë për një çast. Zemra dhe sistemi nervor janë më të prekurat prej ndryshimit.

Dridhjet ose tkurrje-lëshimet si purtekë (konvulsionet) mund të shfaqen si pasojë e mosfunksionimit normal të zemrës dhe vuajtjes së trurit. Një moskoordinim i përkohshëm i sistemit nervor mund të bëhet shkak.

Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës dhe disa ndryshime të tjera shoqëruese në damarë (zgjerim i tyre), për momentin, e pasqyron këtë ç’rregullim.

Në favor të këtij mekanizmi (të ngacmimit të mbaresave të fijeve nervore në gurmaz, në mushkëri, në fshikëz të urinës, në fundzorrën e trashë etj.) është rënia e të fikëtit gjatë gëlltitjes, gjatë jashtëqitjes së ujit të hollë apo të trashë, gjatë kollitjes etj.

Si zhvillohet procesi?

Pas një çrregullimi të vrullshëm në organizmin e personit, shfaqen papritur nje errësim para syve ose xixa ose marramendje ose të përziera dhe të vjella ose djersitje ose dhimbje në kraharor dhe mos mbajtje e ujit të hollë e të trashë.

Rënia në tokë si lëkurë e porsa rrjepur pason, pa mundësi shmangieje prej një kërcënimi të mundshëm (prej zjarrit, prej lartësisë, prej rrymës elektrike, prej lumit, prej automjeteve apo prej trenit).

Edhe kur shenjat paralajmëruese zgjatin disa sekonda, forcat fizike janë të kufizuara për zhvendosje prej vendrrezikut. Personi në të fikët mund të dalë shpejt prej gjendjes ose të vdesë brenda disa minutave apo më vonë.

Këtu luajnë rol gjendja e përgjithshme e organizmit, sidomos e zemrës dhe e damarëve të gjakut, vendi i rënies, cilësia e dhënies së ndihmës së parë etj.

Në një zemër të vuajtur dhe të zmadhuar dridhjet e saj ashtu si edhe ngadalësimi i rrahjeve nën 40/minutë, mund të bëhen shkak i të fikëtit dhe i vdekjes së papritur.

Në moshat e mëdha, kërcënimi i jetës është shumë më i shprehur se në moshat e reja dhe të mesme. Kjo lidhet me aftësitë e kufizuara kompensuese të organizmit.

Edhe më i lartë është rreziku i vdekjes në të vuajturit e zgjatur, për shkak të sëmundjeve, të shpërdorimeve në regjim, në dietë etj./Mesazhi/

The post Shkaqet dhe parandalimi i të fikëtit appeared first on Mesazhi.com.

Shkenctarët amerikanë: Kanceri mund të parandalohet deri në 50 për qind të rasteve

Posted: 28 Sep 2017 09:00 AM PDT

Sipas një studim të realizuar nga Instituti Amerikan i Shëndetit Publik, dega në Misuri, e të botuar në revistën Science Transitional Medicine, njerëzit mund t'i përgjysmojnë gjasat për t'u prekur nga kanceri duke përmirësuar mënyrën e të të jetuarit.

Zgjedhjet që njeriu bën në përditshmëri luajnë rol të rëndësishëm në shkaktimin e kancerit – pirja e duhanit, dieta jo e shëndetshme dhe mos-aktiviteti fizik, janë disa nga faktorët që mund të ndryshohen.

Sipas të dhënave, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm duhani është përgjegjës për rreth 30 për qind të gjitha rasteve të kancerit. Pesha e tepërt trupore dhe obesiteti janë përgjegjës për 20 për qind të rasteve të tjera.

Dhe, duke ndryshuar këto shprehi të këqija, kanceri mund të parandalohet madje në një shkallë edhe më të lartë.

Studiuesit thonë se 75 për qind e rasteve të kancerit në mushkëri mund të parandalohen vetëm duke hequr dorë nga duhani.

Shumë vende, edhe ato të banuara me popullatë shqiptare, kanë miratuar ligje e programe për ndalimin e duhanit në vendet publike ose për dekurajimin e pirjes së tij.

Por, këto ligje dhe programe ka raste që nuk zbatohen, veçanërisht në vendet ku problemet politike, ekonomike e shoqërore janë më të shumta (siç janë Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera shqiptare në Ballkan).

Por ekzistojnë edhe pengesa të tjera, mbase më të mëdha. Njerëzit janë skeptikë se kanceri mund të parandalohet dhe nuk binden derisa preken nga kjo sëmundje fatale.

Autorët e studimit të sipërpërmendur thonë se rastet e kancerit mund të pakësohen dukshëm në mbarë botën, nëse njerëzit individualisht apo si shoqëri ndryshojnë sjelljet e tyre dhe nëse përpjekjet e shëndetit publik mbështeten mbi njohuritë shkencore./Mesazhi/

The post Shkenctarët amerikanë: Kanceri mund të parandalohet deri në 50 për qind të rasteve appeared first on Mesazhi.com.

27 milionë $ për një nëndetëse luksi

Posted: 28 Sep 2017 08:00 AM PDT

Për milionerët përreth botës nuk është më në modë që të kenë një jaht luksoz të tyrin, shumë shpejt ata do kenë edhe nëndetëse luksi nën pronësi.

Nëndetësja luksoze 27 milionë dollarëshe, Neyk, është në gjendje që të zhytet deri në 150 metra.

Prodhimi i Neyk është një bashkëpunim midis kompanive Rolls-Royce, Nëndetëset Ocean, MTU dhe Bosch.

Gjatësia e tyre varion nga 19-24 metra dhe mund të mbajë deri në 20 pasagjerë, këta të fundit do të kenë edhe një fushëpamje prej 270 gradësh.

Prototipi i parë i kësaj supernëndetëse do të jetë gati për shitje në janar të vitit të ardhshëm  2018, e në të do të ketë një bibliotekë të vogël dhe pa harruar edhe një bar./Mesazhi/

The post 27 milionë $ për një nëndetëse luksi appeared first on Mesazhi.com.

Gjermani, zbulohet helm në ushqimin e foshnjave

Posted: 28 Sep 2017 07:25 AM PDT

Në disa markete në jug të Gjermanisë është zbuluar se ushqimi i foshnjave është përzier me helm.

Sipas mediave gjermane, si rezultat i kontrolleve të bëra në mostrat e marra nga ushqimet e foshnjave të kompanive të ndryshme që shiten nëpër markete, është zbuluar se në këto ushqime ka përmbajtje të helmit në sasi që mund të shkaktojë rrezik për jetën e foshnjave.

Në letrat kërcënuese të dërguara në zinxhirin e dyqaneve si Aldi, Rossmann, Lidl, DM, Müller, Edeka, Norma dhe Rewe thuhet se në rast se nuk dërgojnë 10 milionë euro do të vazhdojnë t'i shtojnë helm ushqimeve të foshnjave.

Policia filloi hetimet lidhur me personin apo personat të cilët kanë bërë shantazhe. Ushqimet e foshnjave në marketet në fjalë janë konfiskuar. /aa/

The post Gjermani, zbulohet helm në ushqimin e foshnjave appeared first on Mesazhi.com.

E tmerrshme: Në Prishtinë dhunohet seksualisht një grua 72 vjeçare

Posted: 28 Sep 2017 07:06 AM PDT

Mjekët kujdestarë në repartin e gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të martën mbrëma kanë pranuar një rast shumë të rëndë.

Një grua 72 vjeçare ka përfunduar në QKUK pasi është dhunuar seksualisht gjatë mbrëmjes në kryeqytet.

Insajderi ka marrë vesh se 72 vjeçarja ka qenë e lënduar shumë si pasojë e dhunës seksuale që kanë ushtruar ndaj saj.

Policia ia ka konfirmuar Insajderit rastin e ndodhur por nuk ka pranuar të jap më shumë informacione.

"Po mund ta konfirmojmë se ka ndodhur rasti, por për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve nuk mund të jepen më shumë informacione", ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai nuk ka treguar për lëndimet që ka marrë e moshuara por vetëm ka treguar se nuk ka asnjë të arrestuar.

"Nuk dihet i dyshuari që ka kryer këtë akt", ka thënë Krasniqi.

Insajderi ka tentuar që të marrë informacione zyrtare në QKUK por ende nuk ka marrë përgjigje.

The post E tmerrshme: Në Prishtinë dhunohet seksualisht një grua 72 vjeçare appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more