Skip to main content

Mesazhi.com: “Nuk përfitojnë të gjithë njëjtë nga stërvitjet” plus 9 more

Mesazhi.com: “Nuk përfitojnë të gjithë njëjtë nga stërvitjet” plus 9 more


Nuk përfitojnë të gjithë njëjtë nga stërvitjet

Posted: 22 Sep 2017 02:35 PM PDT

Aktiviteti fizik vepron ndryshe te njerëz të ndryshëm, thonë studiuesit amerikanë nga Universiteti i Louisianas.

Në një studim të realizuar kohë më parë, studiuesit kanë përcjellë mbi 700 persona të moshës 20 vjeçe e më lartë dhe të cilët i janë nënshtruar një programi të caktuar stërvitor.

Asnjëri prej personave të hulumtuar deri së paku gjashtë muaj më parë nuk është marrë me asnjë aktivitet të rregull fizik.

Duke matur shkallën e shfrytëzimit të oksigjenit, një tregues për aftësinë performuese të personit, është vërejtur përmirësim te disa, por jo edhe te të tjerët.

Përmirësimet në mesatare kanë qenë 17 për qind, por te disa persona përmirësimi është treguar madje në 40 për qind.

Matja e nivelit të rezistencës në insulinë, një tregues i rëndësishëm për sëmundje të zemrës dhe diabet, është përmirësuar te 58 për qind e personave të përfshirë në hulumtim, derisa te të tjerët ka mbetur i njëjtë ose madje është përkeqësuar.

Por, disa tregues të tjerë, si numri i rrahjeve të zemrës dhe niveli i tensionit të gjakut, kanë treguar vlera të ngjashme për të gjithë pjesëmarrësit në studim./Mesazhi/

The post Nuk përfitojnë të gjithë njëjtë nga stërvitjet appeared first on Mesazhi.com.

Ja ku fshihen bakteret në shtëpinë tuaj…

Posted: 22 Sep 2017 02:00 PM PDT

Edhe pse të gjithë mundohemi që shtëpinë ta mbajmë të pastër, ekzistojnë disa vende të cilat janë të stërmbushura me baktere të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Nëse keni menduar se bëhet fjalë për banjën tuaj gënjeheni pasi që guaca e tualetit nuk gjendet as në mesin e 20 vendeve më të papastra.

Nëse dëshironi të jeni të sigurt që shtëpia juaj është e sigurt, sjellim te ju disa nga vendet më të papastra në të cilat fshihen një numër i madh bakteresh.

Bakteret e rrezikshme, kërpudhat dhe myku fshihen gjithandej në shtëpinë tuaj…

Kutia e brushave të dhëmbëve
Është njëri ndër vendet me më shumë baktere në banjën tuaj, më saktësisht gota ku mbahen ato.

Lagështia konstante është vendi ideal për zhvillimin e kërpudhave dhe mykut, kështu që do të ishte mirë që gotën ta pastroni dy herë në javë me sapun dhe ujë dhe njëkohësisht të shpërlahet dy herë.

Enët ushqyese të kafshëve shtëpiake

Për shkak të ushqimit të mbetur dhe lagështisë konstante edhe enët e kafshëve tuaja shtëpiake zënë vend me shkallë shumë të lartë te vendet e papastra në familje.

Disa herë në javë këto enë mbushni me ujë me detergjent, lërini të qëndrojnë ashtu për 15 minuta dhe pastaj shpërlani ato me ujë të nxehtë.

Dërrasa për prerje

Dërrasa për prerje mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Çdo mbrëmje ka kërkesa të ushqimit, kështu që çdo mbrëmje lajeni atë.

Nëse deri më tani nuk e keni bërë këtë, është koha ta bëni pasi që në dërrasën tuaj fshihen një numër i madh i baktereve të rrezikshme, kërpudhave dhe myku.

Pas çdo përdorimi dërrasën lajeni me detergjent për enë dhe ujë, apo makinë të enëve.

Aparatet e kafes

Rezervari i ujit tek aparatet e kafes është i errët dhe me lagështi, dhe mu për këtë ky vend është i sajuar për zhvillimin dhe shumimin e mikroorganizmave.

Nëse dëshironi që të zgjidhni këtë problem ju duhet vetëm pak uthull. Vendosni uthullën në enë, lëreni të qëndrojë rreth gjysmë ore pastaj shpërlajeni atë me ujë të nxehtë.

Shpuza për larjen e enëve

Shumë kërkime kanë treguar se shpuza për larjen e enëve fsheh me së shumti baktere në të gjithë shtëpinë.

Bakteret në duar, enë dhe lavaman përfundojnë drejt e në shpuzë, dhe kur ka vend të lagësht ato adhurojnë të rrinë aty.

Prandaj duhet sa më shpesh ta ndërroni shpuzën e vjetër me të re dhe rregullisht shpërlajeni atë me lëngje me bazë të klorit./Mesazhi/

The post Ja ku fshihen bakteret në shtëpinë tuaj… appeared first on Mesazhi.com.

A të ndihmon uthulla e mollës në dobësim, dietogia jep përgjigjie!

Posted: 22 Sep 2017 12:16 PM PDT

Dietologia e njohur ndërkombëtare Leslie Langevin, në një publikim për "Whole Health Nutrition", për këtë pikëpyetje thotë se ka qëndrime të ndryshme.

Leslie thotë se nuk ka asnjë rregullore që mund të të rekomandojë për të humbur kilogramë nga suplemente të ndryshme.

“Ka disa evidenca që mund të të ndihmojnë me nivelin e sheqerit në gjak, po e vërteta është që jemi shumë kaotikë rreth asaj që duhet të rekomandojmë në rastin e uthullës së mollës.

“Disa studime të vogla në kafshë, më së shumti minj, kanë treguar se uthulla e mollës mund të jetë një zgjidhje e mirë për të ngrënë më pak në ditë.

Studime të tjera kanë zbuluar se uthulla mund të reduktojnë yndyrën e akumuluar, megjithatë është provuar në minj, jo në njerëz.

Nga studimet, duket premtuese, por ka akoma rezerva.

Studime të tjera kanë treguar se uthulla e mollës mund të ketë ndikim në metabolizëm, kështu që ndihmon për të humbur peshë.

Është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që duan të humbasin peshë. Megjithatë, duhet pasur kujdes.

Leslie thotë se uthulla e mollës në sallata apo edhe në mëngjes me ujë me limon është rekomandimi më i mirë.

Kështu, ky është ilaçi magjik kundër peshës./Mesazhi/

The post A të ndihmon uthulla e mollës në dobësim, dietogia jep përgjigjie! appeared first on Mesazhi.com.

Pse duhet të jemi të vendosur?

Posted: 22 Sep 2017 12:00 PM PDT

Fillimet e vullnetit janë një shqetësim dhe preokupim, kurse fundi i tij është vendosmëria. Ne themi për dikë që është i vendosur, pasi ka arritur atje ku ka dëshiruar.

Gjithashtu, themi "mbret i vendosur" për një mbret të fuqishëm, i cili kur e dëshiron diçka, e arrin.

Një besimtar, nuk mund të arrijë besim të fortë, nëse nuk karakterizohet nga një vendosmëri e lartë.

Edhe një jobesimtar mund të jetë i vendosur dhe me vullnet, nëse është i sinqertë në ideologjitë e tij. Thuhet që një jobesimtar i sinqertë, triumfon ndaj një besimtari fallco.

Tregohet se Izabela, mbretëresha e Kastiljes, ishte betuar se nuk do e ndërronte këmishën e brendshme, derisa t`a çlironte plotësisht Kastiljen dhe t'ia kthente të krishterëve dhe mbretërisë së saj edhe pëllëmbën e fundit të Grenadës.

Këmisha e saj njihet si "Këmisha e moçme e Izabelës" Ajo vazhdoi të sakrifikojë për tridhjetë vite me radhë, për të realizuar synimin që i kishte vënë vetes dhe ishte e vendosur në armiqësinë e saj kundër myslimanëve.

Ajo shpenzonte stolitë dhe diamantet e saj, me qëllim që të financonte ushtrinë. Ishte vetë ajo që financonte udhëtimet e Kristofor Kolombit për zbulimin e Amerikës.

Muhamed Ikbal thotë: "Besimtari i dobët, justifikohet me kaderin dhe caktimin e Zotit. Kurse besimtari i fuqishëm, është vetë kaderi dhe caktimi i Zotit mbi tokë".

Vetë emigrimi i Profetit (a.s) "Hixhreti" është kulmi i vendosmërisë dhe vullnetit të çeliktë. Secili personazh nga personazhet e Hixhretit, mishëron vullnetin, vendosmërinë dhe ambicien e lartë.

Kjo duket më mirë tek i dërguari i Zotit, i cili edhe pse përndiqej nga Kurejshët, në kulmin e përndjekjeve, ai i premtonte Surakas stolitë e mbretit pers.

Profeti Ibrahim (a.s)

Ai e ekspozoi veten dhe jetën e tij ndaj zjarrit, sakrifikoi gjithçka për të kënaqur dy miqtë e tij, pranoi të ofrojë djalin për kurban dhe si shpërblim fitoi kënaqësinë dhe lëvdatën e vetë Zotit të madhëruar. Zoti thotë në Kuran mbi Ibrahimin: "dhe Ibrahimi, i cili i plotësoi detyrimet". (Nexhm: 37)

Vendosmëria e tij shfaqet dhe në ngritjen e themeleve dhe ngrehinës së Qabes.

Një fjalë e urtë arabe thotë: "Shpirtrat e vendosur dhe ambiciozë, e rraskapisin dhe dërrmojnë fizikun".

Filloje me mjetet dhe mekanizmat që të gjenden, se Zoti i çdo gjëje do e lehtësojë udhën për realizimin e objektivave.

Mbreti Nemrud, kishte urdhëruar, që Ibrahimi (a.s) të bojkotohej. Ai as nuk mund të blinte dhe as nuk mund të shiste gjë.

Një ditë ai doli, që të blejë diçka për të ngrënë për gruan e tij Sarën, por askush nuk pranoi t'i shesë. Me qëllim që mos i shkaktojë dhimbe dhe trishtim, ai mbushi një qese me rërë, sikur të ishte miell dhe vajti në shtëpi.

Me të lënë qesen mënjanë, ai vajti të flejë. Pas pak ai u befasua nga fjalët e gruas së tij, që i thoshte: "Çohu të hamë bukë!" I habitur, e pyeti: "Ku e more miellin?" Ajo ia ktheu: "Nga qesja që solle ti"

Nëse bojkotohesh nga Nemrudi apo kushdo tjetër, dije se Zoti i qiellit nuk bojkoton askënd. Zoti thotë në Kuran: "Furnizimi juaj ndodhet në qiell…"

Profeti Zekerija (a.s)

Zoti thotë në Kuran: "Atje, Zekerija iu lut Zotit të vet e tha: "Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!" (Al Imran: 38)

Ajeti i mësipërm fillon me ndajfoljen e vendit "Atje". Në fakt, Zekerija e luti Zotin në vendin ku e adhuronte gjithmonë, por ndajfolja "atje" tregon mbi vështirësinë e pranimit të një lutjeje të tillë.

Realizimi i një ëndrre dhe lutje të tillë dukej i pamundur me parametrat krahasues të kësaj bote. Ai tashmë ishte në një moshë të thyer dhe i plakur dhe ç`ishte më e keqja, gruaja e tij ishte sterile.

Por Zoti që ka krijuar gjithçka dhe zotëron gjithçka nga jeta e kësaj bote, i bashkon të kundërtat, afron distancat e largëta dhe realizon të pamundurën.

Nëse bindja dhe siguria jote tek forca e Zotit është e dobët, atëherë lute Zotit të të ndihmojë. Besimi dhe bindja e dobët të thyejnë para sprovave.

Kurse një njeri, që është i lidhur me Zotin, ka vendosmëri dhe ambicje, padyshim që është i fuqishëm.

Profeti Jusuf (a.s)

Zoti thotë në Kuran rreth Jusufit (a.s): "Ai është nga robërit Tanë të sinqertë"

Duke qenë i tillë, shejtani e kishte të pamundur ta mashtrojë dhe ta tërheqë në rrugë të keqe. Ishte pikërisht sinqeriteti i tij me Zotin, ai që e mbrojti nga shejtani.

Një realitet të tillë, e pohon vetë shejtani i mallkuar ku thotë: "Përveç robërve të Tu të sinqertë".

Kështu, Jusufi (a.s) ishte i vendosur, që të largohej nga gjynahet dhe veprat e liga.

Dijetari i njohur Ibnul Kajjim, përsëriste shpesh herë këtë shprehje: "Tregohu i sinqertë të shpëtosh".

Tregohu i sinqertë duke mos u ushqyer veçse me hallall, të të ruajë dhe mbrojë Zoti nga gjynahet. Zoti thotë në Kuran: "Zoti del në mbrojtje të atyre që besuan".

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme nga e cila i mbron, janë gjynahet dhe punët e liga, pasi ata e përkujtojnë vazhdimisht Zotin dhe nuk e harrojnë.

Kur Profeti Jusuf (a.s) u hodh në pus, u mbajt dhe mbrojt nga vetë dora e Xhibrilit (a.s).

Nëse dëshiron të dish se çfarë vendi dhe rëndësie zë tek Zoti, kontrollo vendin e Zotit në zemrën tënde. Nëse Zoti dhe feja e Tij janë gjithçka për ty, dije se ke pozitë të lartë tek Zoti".

Profeti Musa (a.s)

Ai është nga profetët me vendosmëri të lartë. Një cilësi tjetër e Musait (a.s) është, se ai kishte zë të lartë dhe të fuqishëm.

Kur Profeti Muhamed (a.s) udhëtoi natën e Miraxhit, dëgjoi një zë të lartë dhe të fuqishëm. I habitur e pyeti Xhibrilin (a.s): "I kujt është ky zë kaq i lartë?" Xhibrili (a.s) i tha: "Është i Musait".

Profeti (a.s) e pyeti sërish: "Po përse e ngre kaq shumë zërin?" Xhibrili (a.s) i tha: "Zoti e dinte se Musai a.s e ka këtë ves dhe e pranoi ashtu siç ishte".

Megjithatë, kur populli i tij i thanë, se ushtria e Faraonit po na arrin, ai ua ktheu plot besim dhe siguri: "Kurrë! Me mua është Zoti im. Ai do më orientojë".

Aisheja, gruaja e Profetit (a.s)

Kur lexonte ajetin: "Pastaj, Ne ua dhamë Librin robërve Tanë të zgjedhur (nga ndjekësit e Muhamedit).

Disa prej tyre i bëjnë dëm vetes (duke bërë vepra të ndaluara), disa janë në rrugë të mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur të ndaluarat), ndërsa disa, me lejen e Allahut, shkojnë përpara me të mira (përtej detyrimeve); kjo është dhuntia e madhe".

(Fatir: 32), ajo thoshte: "Përsa u përket "ndërsa disa, me lejen e Allahut, shkojnë përpara me të mira (përtej detyrimeve)" janë ata, që jetuan me Profetin Muhamed (a.s).

Kurse "disa janë në rrugë të mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur të ndaluarat)janë brezi dhe gjenerata, që erdhën pas tyre. Kurse "Disa prej tyre i bëjnë dëm vetes (duke bërë vepra të ndaluara)" jemi ne".

Diçka e tillë ishte shembull modestie nga ana e Aishes, gjë e cila buronte nga vendosmëria dhe vullneti i saj.

Padyshim që modeli dhe shembulli më i lartë mbi vendosmërinë dhe vullnetin e çeliktë, është profeti Muhamed (a.s).

Vendosmëria në përftimin e dijeve

Edhe pse Musai (a.s) i bisedonte direkt me Zotin dhe pa ndërmjetës, ai tregohej modest dhe pranoi të përftojë dije nga Hidri.

Ai e kundërshtoi Hidrin në tre çështje. Për këtë, Hidri refuzoi që ai ta shoqëronte më tutje dhe i tha: "Kjo është ndarja ndërmjet meje dhe teje…" (Kehf 78)

Kurse ne i thyejmë urdhrat e Zotit me qindra herë në ditë. A nuk frikësohesh o vëlla dhe o motër se edhe ty mund të të thuhet nga Zoti: "Kjo është ndarja ndërmjet meje dhe teje…"

Më vonë, Zoti e pyeti Musain: "O Musa! Çfarë mbresash ke nga udhëtimi me Hidrin?" Musai i tha: "Mbeta i befasuar në çështjen e anijes, fëmijës dhe të murit".

Zoti i tha: "O Musa! Këto janë tre gjëra që të kanë ndodhur dhe ty! Ti u frikësove se mos mbyteshit, për shkak të difektit të anijes.

Ndërkohë që kur ishe foshnje, ne e urdhëruam nënën tënde të të hedhë në lum të vetëm. Kush të mbrojti nga mbytja asokohe?"

Musai i tha: "Ti o Zot".

Zoti i tha: "Nëse unë të mbroj të vogël, përse mendon se të kthej shpinën pasi të rritesh?!"

O Musa! Ti kundërshtove vrasjen e një fëmijë, ndërkohë që ti vetë ke vrarë një njeri padrejtësisht.

O Musa! Përsa i përket murit që ndërtuat, është e njëjta gjë me dy vajzat, që i ndihmove për t'u dhënë ujë deleve të tyre.

Ti shkove dhe u shtrive poshtë hijes së një peme dhe njëra nga dy vajzat u kthye për të të ftuar në shtëpi. Ai që të solli këtë vajzë, është po Ai që u dërgoi tek muri i dy jetimëve".

Tregohet, që një burrë i tha Musait (a.s): "O Musa! Kam jetuar sipas urdhrave dhe porosive të Zotit për njëzet vite me radhë.

Pas këtyre viteve, i braktisa porositë e Zotit dhe kam jetuar mes gjynaheve dhe veprave të liga për njëzet vite të tjera. Tashmë dua të pendohem dhe t'i rikthehem rrugës së Zotit, por a më pranon vallë Zoti?"

Zoti e inspiroi Musain, që t'i thotë: "Për njëzet vite na u binde dhe Ne të deshëm. Për njëzet vite të tjera na ktheve shpinën dhe Ne të dhamë afat. Nëse dëshiron t'i kthehesh rrugës tonë, të pranojmë".

Muadh ibnu Xhebel (r.a), vdiq në moshën tridhjetë vjeçare. Megjithatë, Ditën e Kijametit ai do të ngrejë lart flamurin e dijetarëve. Ai nuk harronte asgjë nga ato që msonte nga i dërguari i Zotit.

Një ditë, Bilali (r.a) shkoi tek Profeti (a.s) dhe i tha: "O i dërguar i Zotit, unë nuk di të lutem siç lutesh ti dhe Muadhi.

Profeti (a.s) e pyeti: "Po çfarë thua kur lutesh?" Ai iu përgjigj: "Them: O Zot ma bëj rrizk xhenetin dhe më ruaj prej zjarrit". Profeti a.s i tha: "Rreth atyre fjalëve sillemi dhe unë me Muadhin".

Abdul Melik i këshillonte fëmijët që të marrin dije dhe u thoshte: "Nëse je i varfër, dijet të japin pasuri. Nëse je i pasur, dijet të falin përsosmëri".

Vendosmëria në urdhërim për mirë dhe ndalimin nga e keqja

Sa herë që Ibrahimi (a.s) diskutonte me të atin, i drejtohej me fjalët: "O babushi im!", kurse Lukmani, i drejtohej djalit të tij: "O biri im!"

Ndërsa ne i drejtohemi njëri-tjetrit vetëm me fjalë të tilla: "Ti je ai që e bëre këtë gjëmë të madhe…".

Kriteret e urdhëresës për mirë dhe ndalesës nga e keqja:

Të kesh dije mbi atë që urdhëron ose ndalon.

Të sillesh me zemërbutësi me ata që urdhëron dhe ndalon.

Të jem shembull për gjërat që urdhëron dhe për ato që ndalon të tjerët.

Urdhëresa për mirë dhe ndalesa e të keqes në familje nuk bëhet, duke i thënë babait ose nënës: "Ju nuk faleni… Duhet të faleni patjetër…" Por sa herë që të hyjë koha e namazit, thuaju:"Unë po shkoj në xhami të falem. A keni ndonjë kërkesë që t'ua plotësoj?"

Tregohet, se gjatë Kalifatit të Ebu Xhafer El-Mensur, një mexhus, që pretendonte se është mysliman, vajti dhe i tha: "O Prijës i besimtarëve!

Për shkak të turmave të shumta rreth Qabes, shpeshherë vjen një erë e rëndë, e cila është e padurueshme për të gjithë.

Unë të këshilloj që sipër ndërtesës së Qabes të ndezësh një zjarr me dru temjani (ud). Era do bëjë, që aroma e parfumit të përhapet mes njerëzve, duke e bërë më të lehtë ritin e tavafit.

Duke u nisur nga qëllimi i mirë, Halifeja urdhëroi që diçka e tillë të bëhej. Në fakt, tavafi rreth zjarrit dhe adhurimi i tij është diçka, që ka të bëjë me besimin e mexhusëve zjarrputistë.

Kjo ndodhi, i kishte rënë në vesh dijetarit të njohur Jezid ibnu Nekkash. Me ta marrë vesh, i urdhëron nxënësit e tij, që të hapin fjalës e ai do të shkojë në Haxh këtë vit.

Kur Ebu Xhafer El-Mensur dëgjoi, se ky dijetar do të shkojë në Haxh, u tha këshilltarëve: "Le të shkojmë dhe ne, që të përfitojmë nga dijet dhe urtësia e tij".

Ai i dërgoi fjalë dijetarit dhe i kërkoi. që ditën e Kurban Bajramit të jepte mësim në Qabe, pasi do të merrte pjesë vetë Halifeja.

Ditën e caktuar ishin grumbulluar shumë njerëz dhe haxhillarë rreth këtij dijetari, mes tyre dhe vetë Halifeja mysliman.

Dijetari iu drejtua njërit nga nxënësit e tij më të afërt dhe i tha: "Sa të filloj unë, ti ngrihu dhe fillo të lëvdosh Halifen. Gjatë lëvdatave, përmend dhe faktin që mbi Qabe, ai ka ndezur zjarr me temjan".

Pas pak, dijetari filloi mësimin dhe siç kishin rënë dakord, nxënësi u ngrit në këmbë dhe e ndërpreu. Ai filloi ta lëvdojë Halifen për arritjet dhe suksesin e tij dhe ndër të tjera përmendi ndezjen e zjarrit mbi Qabe, për të përhapur aromën e temjanit.

Në çast dijetari e ndërpret dhe i thotë: "Hesht o i pacipë! Mos je më i ditur se Prijësi i besimtarëve?!

Ai e njeh librin e Zotit dhe traditën profetike më mirë se ç'e njohim unë dhe ti. Si guxon të thuash, se Prijësi i besimtarëve paska ndezur zjarr mbi Qabe, që myslimanët të sillen rrotull tij siç bëjnë mexhusët?!"

Kur i dëgjoi këto fjalë, Halifeja iu drejtua njërit prej shërbëtorëve të tij dhe i tha: "Shko shpejt, fike zjarrin dhe hiqi temjanët mbi Qabe!" Kështu dijetari i nderuar e mbylli këtë çështje, pa akuza dhe fyerje.

Vendosmëria në bujari dhe zemërgjerësi

Kjo arrihet duke qenë bujar dhe duke e mbajtur atë të fshehtë.

Tregohet që në Kufa, për dyzet vite me radhë, fukarenjtë e qytetit gjenin çdo mëngjes para derës së shtëpisë ushqimin e një dite. Asnjë prej tyre nuk e dinte, kush ua dërgonte ushqimin.

Që ditën kur vdiq Zejnul Abidin, ushqimi mungonte para derës së shtëpisë. Kështu ata kuptuan, që ishte ai, që ua vendoste ushqimin para portës. Kur e zhveshën për ta larë, panë që supet e tij ishte plot vija të zeza, të cilat ishin shenjat e litarit, me të cilin mbarte ushqimet.

Bujaria më e mirë dhe e dobishme, është ajo e përhapjes së dijeve dhe njohurive, është kur i urti përhap urtësinë, kur babai i kushton kujdes edukimit të fëmijëve, kur gruaja kthehet në gropë thithëse për çdo konflikt dhe zemëratë.

Si ta nxisim vullnetin tek fëmijët tanë

Duke u folur sa më shumë mbi modele të ndershëm dhe njerëz të shquar. Tregoju vajzave jetëshkrimin e Aishes, Esmasë etj…

Tregoju djemve jetëshkrimin e Abdullah ibnu Zubejrit, kur ishte i vogël dhe gjatë rinisë. Tregojua ndodhinë e tij me Umer ibnul Hattabin, ku të gjithë shokët e tij u larguan të frikësuar me ta parë Umerin, kurse ai jo.

Kur Umeri e pyeti përse nuk iku, ai i tha: "Rruga nuk është e ngushtë, që të të bëj vend të kalosh dhe nuk kam bërë asgjë të keqe që të të frikësohem".

Krenaria dhe fisnikëria i përket Zotit, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve…/Mesazhi/

The post Pse duhet të jemi të vendosur? appeared first on Mesazhi.com.

Shtetet më të sigurta, ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Posted: 22 Sep 2017 11:47 AM PDT

Në vendin e parë është Islanda, duke u pasuar nga Portugalia, kurse në atë të tretë Austria.

Në kohën kur ka shumë sulme terroriste, vrasje, e shumë gjëra negative, janë disa shtete, që llogaritet se janë shumë të sigurta.

 Sipas Instituti të Ekonomisë dhe Paqes, që llogarit Indeksin e Paqes Globale dhe publikon një listë me 163 shtetet me nivelin më të lartë të sigurisë, në vendin e parë në Evropë, por edhe në botë e ka Islanda. Në vendin e dytë është Portugalia, kurse në atë të tretë Austria.

 

"Islanda është shteti që e kryeson këtë listë me nivelin më të lartë të sigurisë. Ajo ka gjithashtu edhe numrin më të ulët të vrasjeve, numrin më të ulët të të burgosurve dhe nivelin më të ulët të terrorizmit", shkruan 'Monitor'

Por, duke marrë parasysh vetëm vendet e Evropës, atëherë Zvicra ndodhet në vendin e shtatë, sa i përket sigurisë, përcjell albinfo.ch.

"Zvicra renditet e shtata, për nivelin e lartë të sigurisë politike dhe mungesën e konflikteve të jashtme dhe të brendshme".

Duke parë renditjen e përgjithshme të shteteve evropiane, atëherë Shqipëria është në vendin e 29-të, vetëm një pas Serbisë që ndodhet në vendin e 28-të, derisa Kosova është në vendin e 33-të, sipas kësaj renditjeje. Pas Kosovës janë Bosnja, Maqedonia dhe e fundit (36) është Turqia.

Top-10

1. Islanda
2. Portugalia
3. Austria
4. Danimarka
5. Çekia
6. Sllovenia
7. Zvicra
8. Irlanda
9. Norvegjia
10. Hungaria

The post Shtetet më të sigurta, ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova appeared first on Mesazhi.com.

Vdes gruaja më e pasur në botë

Posted: 22 Sep 2017 11:39 AM PDT

Trashëgimtarja e "L"oreal", Liliane Bettencourt, e njohur si gruaja më e pasur në botë, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Sipas "The Guardian", lajmi u bë i ditur nga e bija e saj Françoise Bettencourt Meyers.

"Liliane Bettencourt vdiq mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e saj", tha Meyers në një komunikatë për shtyp, të enjten.

Bettencourt ishte personi i 14-të më i pasur në botë sipas revistës "Forbes". Pasuria e saj vlerësohet të ketë kapur shifrat e 33 miliardë eurove.

Ajo shihej rrallë në publik që kur la bordin e "L'Oreal" në vitin 2012.

The post Vdes gruaja më e pasur në botë appeared first on Mesazhi.com.

Ky është shqiptari i parë që do të paraqitet në Superligën e Serbisë që nga viti 1990

Posted: 22 Sep 2017 11:26 AM PDT

Para shpërbërjes së Jugosllavisë, para vitit 1990, ka qenë një numër i madh i lojtarëve shqiptarë që kanë luajtur në elitë e futbollit të këtij vendi.

Mjafton të cekim emrat e Fadil Muriqit, Kujtim Shalës e Fadil Vokrrit.Madje ky i fundit, ka bërë edhe histori te Partizani i Beogradit, duke qenë ndër më të mirët në kohën e tij te skuadra serbe, e cila korrte suksese falë këmbeve të Fadil Vokrrit.

Por që nga ajo kohë, asnjë futbollist me origjinë shqiptare nuk është paraqitur në Superligën e Serbisë.Dhe këtë periudhë të gjatë, pritet ta thyej talenti nga Presheva, Iljaz Zylfiu.19 vjeçari është pjesë e ekipit të KF "Radnik" në Surdolicë, që garon në Superligën e Serbisë, duke u renditur ka fundi i tabelës.Zylfiu është duke pritur mundësinë për të debutuar nga trajneri Simo Krunic, e cila duket se nuk është larg, duke parë cilësitë e lojtarit.

Mësohet se dëshira e lojtarit në të ardhmen është të vesh fanellën e Kombëtares Shqiptare.

The post Ky është shqiptari i parë që do të paraqitet në Superligën e Serbisë që nga viti 1990 appeared first on Mesazhi.com.

Ambasada e Amerikës shpreh keqardhje për ricertifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Posted: 22 Sep 2017 11:22 AM PDT

Ambasada e Amerikës në Kosovë është shprehur e pakënaqur që Gjykata Supreme riktheu në garë kandidatët që i përjashtoi KQZ-ja.

Në vendimin e Supremes thuhet se KQZ obligohet të bëjë certifikimin e tre kandidatëve, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit."Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) zbaton urdhrat e Gjykatës Supreme për ricertifikimin e kandidatëve të diskualifikuar më parë, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet. Kuptojmë vendimin e KQZ-së për t'i kthyer të 89 kandidatët e diskualifikuar si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës", thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Megjithatë, kjo ambasadë thotë se u vjen keq që rezultati i këtij vendimi zhbën punën e shkëlqyeshme të KQZ-së dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të zbatuar ndalesën e paraparë me Ligjin për Zgjedhje për moslejimin e kandidimit të kandidatëve të dënuar për vepër penale."Vazhdojmë të mbështesim frymën dhe qëllimin e asaj dispozite të Ligjit për Zgjedhje. Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë. Besojmë që votuesit kërkojnë kandidatë të panjollosur nga krimi", thuhet në deklaratën e tyre.

The post Ambasada e Amerikës shpreh keqardhje për ricertifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale appeared first on Mesazhi.com.

Bllokohet kufiri më i madh në botë

Posted: 22 Sep 2017 11:16 AM PDT

Zyrtarët e Kalifornisë kanë paralajmëruar për rrëmujë në lëvizje gjatë fundjavës pasi një nga vendkalimet më të mëdha kufitare do mbyllet për ndërtim.

Hyrja e Porto San Ysidro, në mes të San Diego në Kaliforni dhe Tijuana në Meksikë do mbyllët për udhëtarët në jug për 57 orë.

Kalimi i këmbësorëve, automjeteve dhe kamionëve në veri të Meksikës nuk do preken nga kaosi. Dihet se është vendkalimi më i madh në botë pasi mijëra njerëz kalojnë kufirin cdo ditë.

Projekti i zgjerimit që ka kosto 741 milionë dollarë do shkaktojë rrëmujë në trafik deri në fund të 2019.

Qeveria e San Diego ka vendosur që ta bëjë këtë projekt pasi do ketë rritje 87% të trafikut të automjeteve deri në vitin 2030.

The post Bllokohet kufiri më i madh në botë appeared first on Mesazhi.com.

Pse iPhone është aq i shtrenjtë

Posted: 22 Sep 2017 11:01 AM PDT

Iphone-t janë më të shtrenjtë se disa smartfonë – Androidë, dhe kjo vie për disa arsye.

E para, Apple dizajon dhe zhvillon jo vetëm hardverin e secilit telefon, por edhe softverin e tyre poashtu.

Apple vlerëson dhe kontrollon përshtypjet e dhe përvojat e secilit konsumator. Historikisht, konkurrentët si Samsung kanë ndërtuar llojet e tyre dhe kanë përdorur sistemin operativ Android të Google për të punuar me pajisjet e tyre. Por integrimi i kujdesshëm i softuerit dhe harduerit kërkon punë më të thellë dhe intensive, dhe prandaj natyrshëm rritet edhe cmimi për telefon.

Apple poashtu vazhdon ta pozicionoj iPhone si produktin më të avansuar, gjë që e lejon atë që të jetë "lojtar kryersor" edhe në vende që po zhvillohen në mënyrë marramendëse. Kjo taktikë pa funksionuar mirë, deri këtu: iPhonë është produkti më fitimprurës në historinë bashkëkohore.

Por nuk duhet lënë pa u vlerësuar edhe aspekti teknik.

Për të krijuar një iPhone, duhen mbledhur dhjetëra metale nga cdo qoshk i botës, të prodhura dhe të matura me dorë, që kanë një cmim të lartë pasi janë metale të rralla. Këto janë materiale tejet komplekse, duke filluar nga "Gorilla Glass" e pastaj me procesorët kompakt dhe të fuqishëm të A-series.

Dhe prandaj del përfundimi se të paguash 649 $ për një telefon, i cili ka dalur në dritë falë zbuluesve Cupertino, minatorëve të Bolivisë, zhvilluesve botëror të aplikacioneve dhe paketuesve kinez, cuditërisht duket një cmim i arsyeshëm! /MESAZHI/

 

The post Pse iPhone është aq i shtrenjtë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more