Skip to main content

Mesazhi.com: “Pse duhet ta pastroni fytyrën me ujë të gazuar?” plus 9 more

Mesazhi.com: “Pse duhet ta pastroni fytyrën me ujë të gazuar?” plus 9 more


Pse duhet ta pastroni fytyrën me ujë të gazuar?

Posted: 29 Sep 2017 02:35 PM PDT

Teknika e pastrimit të fytyrës me ujë të gazuar mund të ju befasojë, por gjithnjë e më shumë kjo metodë është duke u kthyer në trajtimin më të preferuar për shumë gra në të gjithë botën.

Kjo metodë ndihmon në që lëkura juaj të qëndrojë e freskët dhe e shkëlqyer për një kohë.

Larja e fytyrës me ujë të gazuar pastron dhe shtrëngon poret, duke i dhënë fytyrës butësi dhe lëkurë më të hapur. Përfitimi më i madh i këtij trajtimi është, sigurisht, thjeshtësia, si dhe kohëzgjatja.

Sa herë që ndjeheni të lodhura, mjafton të pastroni fytyrën me ujë të gazuar dhe shpejt do të ndjeni ndryshimin që sjell fibra kolagjenike duke i shtuar lëkurës qëndrueshmëri.

Gjithashtu është e dobishme për pastrimin e poreve. Përparësi tjetër është se këtë metodë mund ta përdorin të gjitha gratë, pavarëisht llojit të lëkurës./Mesazhi/

The post Pse duhet ta pastroni fytyrën me ujë të gazuar? appeared first on Mesazhi.com.

Mediet serbe raportojnë për rrahjen ndërmjet Krasniqit e Zekës (FOTO)

Posted: 29 Sep 2017 02:32 PM PDT

Përplasja fizike ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, dhe deputetit të NISMA-s, Milaim Zeka, ka zgjuar interesim edhe të medieve serbe.

Disa nga mediat atje kanë raportuar lidhur me ngjarjen e cila ka tronditur dhe ka ngjallë reagimin e gjithë opinionin publik në Kosovë, shkruan Gazeta Observer.

Tanjug ka shkruar se "debati televiziv ndërmjet dy deputetëve është kthyer në luftë fizike".

The post Mediet serbe raportojnë për rrahjen ndërmjet Krasniqit e Zekës (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

Lëvizja Vetëvendosje reagon për incidentin Krasniqi-Zeka

Posted: 29 Sep 2017 02:25 PM PDT

Ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje pas incidentit në të cilin u përfshi deputeti i saj, Frashër Krasniqi.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se Krasniqit "iu bë e pamundur të diskutojë me Milaim Zekën në Klan Kosova për shkak të akuzave të rënda e shpifjeve nga më të ultat".

Në reagim thuhet se nuk kishin qenë në dijeni se Milaim Zeka do të ishte prezent në debat.

Reagimi i plotë:

Është tepër e vështirë edhe të fillosh të debatosh me Milaim Zekën, pasi ai nuk flet me gjuhën e argumenteve, por me fyerjen dhe shpifjen e gjuhës së dhunës së pushtetit.

Sot, Frashër Krasniqit iu bë e pamundur të diskutojë me Milaim Zekën në Klan Kosova për shkak të akuzave të rënda e shpifjeve nga më të ultat.

Frashër Krasniqi dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk kanë qenë të njoftuara me kohë se kush do të ishte bashkëbiseduesi, sipas standardeve profesionale të cilat praktikohen gjatë organizimit të emisioneve të tilla të debateve TV.

Prandaj është krejtësisht manipulative shpifja e fundit e Milaim Zekës, se Frashër Krasniqi ka vajtur në emision për t'u përleshur me të.

Megjithatë, Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhjen për atë që ka ndodhur në emision dhe i ben thirrje të gjithëve për qetësi e mendje të kthjellët.

Nga ana tjetër, me të njëjtën gjuhë represive ka folur së fundmi për këtë ngjarje edhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Dhuna verbale e pushtetit në Kosovë ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka qenë përherë pararendëse e dhunës përmes represionit policor.

Ky lloj represioni është në frymën e çdo regjimi autoritar të cilit i janë lëkundur themelet njëherë e mirë./Mesazhi/

The post Lëvizja Vetëvendosje reagon për incidentin Krasniqi-Zeka appeared first on Mesazhi.com.

Plasaritet iPhoni i parë 8+, dyshohet se fajet i ka bateria (Foto)

Posted: 29 Sep 2017 02:22 PM PDT

Mediat taivaneze e kanë publikuar defektin e parë serioz në iPhone 8+. Një zonjë e ka paraqitur tek Apple një rast ku telefoni i saj i ri i është plasaritur.

Zonja Wu ka thënë se e kishte në rrymë duke e mbushur iPhonin kur ai është plasaritur në mes.

Apple e ka marrë telefonin për analizë duke mos dhënë ende asnjë përgjigje./Mesazhi/

The post Plasaritet iPhoni i parë 8+, dyshohet se fajet i ka bateria (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Dita e Ashurës, një ditë e paharruar në 5000 vite

Posted: 29 Sep 2017 02:13 PM PDT

Dita e Ashurës, një spjegim nga Halil Avdulli, në një dimenzion shumë përfshirës. Këtu do ta kuptoni një ngjarje që përmendet edhe ne dy librat e mëhershme Tevrati dhe Inxhili, por Kurani jep detaje edhe me tej. Për të mësuar pse Kurani sqaroj ngjarjen ju do të ndicni ligjërimin me temën Mesazhi i ditës së Ashurës.

 

 

The post Dita e Ashurës, një ditë e paharruar në 5000 vite appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë është pagjumësia?

Posted: 29 Sep 2017 02:00 PM PDT

Pagjumësia (Insomnia) është një problem i shpeshtë i gjumit, i cili mund të ndikojë në kualitetin tuaj të jetës.

Njerëzit me insomnia kanë probleme të bien në gjumë ose të qëndrojnë në gjumë. Ata mund të zgjohen gjatë natës ose të zgjohen herët në mëngjes.

Problemet tuaja me gjumin mund të vijnë dhe shkojnë, ose ato mund të jenë edhe të vazhdueshme.

Problemet afat-shkurtra të gjumit shpesh lidhen me stresin afat-shkurtër. Kjo pagjumësi afatshkurtër mund të zgjatë për disa ditë ose disa javë. Shpesh kjo përmirësohet pas më pak se një muaji.

Problemet kronike me gjumin janë probleme që vazhdojnë një kohë të gjatë. Kjo quhet pagjumësia kronike.

Kjo shpesh është simptomë e ndonjë problemi tjetër shëndetësor, si depresioni ose dhimbja kronike. Pagjumësia kronike është një problem më i rrallë se çrregullimet e përkohshme të gjumit./Mesazhi/

The post Çfarë është pagjumësia? appeared first on Mesazhi.com.

Këto janë masat e reja shtypëse ndaj myslimanëve ujgur

Posted: 29 Sep 2017 01:38 PM PDT

Autoritetet kineze kanë urdhëruar miliona myslimanë në vend që të dorëzojnë teshat e tyre të namazit dhe kopjet e Kur'anit ose do të përballen me dënime.

Zyrtarët në provincën Xinjiang kanë paralajmëruar pjesëtarët e pakicës etnike ujgur që të dorëzojnë sendet fetare në të kundër do të përballet me "dënime të ashpra".

"Ne morëm një njoftim, ku na thuhet se çdo ujgur etnike duhet të dorëzojë do artikull të lidhur me Islamin nga shtëpia e tij, duke përfshirë Kur'anin si dhe çdo gjë tjetër që mban simbolet e fesë", tha Dilxat Raxit, nga Kongresi Botëror Ujgur për Radion Azia e Lirë, e cila operohet nga qeveria amerikane.

Direktiva vlen edhe për myslimanët etnikë të Kazakistanit dhe Kirgistanit, tha RFA.

Në raportet e saj për vitet 2016-2017, Amnesty International tha se qeveria komuniste e Pekinit "vazhdoi të shkelte të drejtën e lirisë së fesë dhe të godiste të gjitha mbledhjet fetare të paautorizuara" në rajon dhe të ndalonte shkrimtarët ujgur.

Tensioni midis ujgurëve dhe kinezëve Han në vitin 2009, u shoqërua me dhunë dhe viktima.

Qindra njerëz kanë vdekur në konfliktin e zgjatur midis separatistëve dhe qeverisë kineze në Rajonin Autonom të Xinjiang Uyghur, emri i tij i plotë, i cili ndodhet në kufirin e largët veriperëndimor të vendit.

The post Këto janë masat e reja shtypëse ndaj myslimanëve ujgur appeared first on Mesazhi.com.

Ushtari rus bën masakër në kazermë

Posted: 29 Sep 2017 01:23 PM PDT

Një ushtar rus ka hapur zjarr ndaj trupave të tjerë gjatë praktikës në Lindjen e Largët të Rusisë, duke vrarë tre persona. Ministria e Mbrojtjes tha se incidenti mund të jetë rezultat i ushtarakëve që vuajnë një probleme nervore.

Autoritetet lokale raportuan një situatë emergjente në një nga njësitë ushtarake në qytetin e Belogorsk, Rajoni Amur, të premten.

Incidenti ndodhi gjatë një praktike të planifikuar natën.

"Një oficer dhe dy trupa u qëlluan për vdekje, ndërsa dy ushtarë të tjerë u dërguan në një institucion mjekësor ku ata morën të gjitha trajtimet e nevojshme", tha Ministria e Mbrojtjes.

Qitësi, identiteti i së cilit nuk dihet ende, iku nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është i lirë.

Ai ka marrë me vete një mitraloz dhe disa fishekë municionesh.

Ministria e Mbrojtjes tha se po shqyrton "të gjitha shkaqet e mundshme për incidentin, duke përfshirë edhe një shkatërrim nervor të ushtarakut"

Siguria në shkolla, spitale, ndërtesa administrative dhe objekte të tjera kyçe në zonë është rritur.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve vendas të qëndrojnë vigjilentë dhe të lajmërojnë policinë nëse ata "ndeshen me një person të dyshimtë të armatosur në uniformë ushtarake".

The post Ushtari rus bën masakër në kazermë appeared first on Mesazhi.com.

Flet Frashër Krasniqi: Ndjej keqardhje për ju qytetarë!

Posted: 29 Sep 2017 01:05 PM PDT

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se i vije keq për atë që ndodhi në mes tij e deputetit, Milaim Zeka, në Info Lokale në Klan Kosova.

Ja statusi i tij i plot:

"Të dashur qytetarë,

Më vjen keq për situatën që u krijua sot.

Dola në debat me Milaim Zekën, duke mos e llogaritur se sa e vështirë është të përmbahesh në debat me një njeri të tillë. Pavarësisht mesazheve mbështetëse, nuk do të dëshiroja që çështjet politike të zgjidhen në këtë mënyrë.

Pushtetit kriminal të Klanit Pronto nuk i ka mbetur përfaqësues tjetër përveç Milaim Zekës. Me ta nuk mund të bisedosh për politikë, ekonomi, etj. E vetmja gjuhë që dijnë është gjuha e shpifjeve dhe fyerjeve të rënda.

Ata, përballë argumenteve dhe fakteve tona, kanë vënë shpifjet dhe gjuhën denigruese që është bërë e padurueshme.

Milaim Zeka, që është mashtrues i mërgatës shqiptare, shok i ngushtë i Xhabir Zharkut që ndjeket nga Republika e Kosovës për krim të organizuar, keqpërdorues i hapësirës publike të Televizionit Publik, seksist dhe fyes i grave dhe vajzave, ofendues i qytetarëve të Kosovës, bashkëpunëtor i kriminelëve të Klanit Pronto, etj… ka degraduar çdo debat politik.

Edhe njëherë, ndjej keqardhje ndaj jush për krejt këtë situatë".

The post Flet Frashër Krasniqi: Ndjej keqardhje për ju qytetarë! appeared first on Mesazhi.com.

Promovohet libri “Qytetërime dhe Qytete” e profesorit Ahmet Davatogllu (Foto)

Posted: 29 Sep 2017 01:03 PM PDT

Shtëpia Botuese Logos A ishte vendi ku themeluesi i kësaj të fundit Ismail Bardhi, bëri hapjen e prezantimit të librit të ish kryeministrit të Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllut, të titulluar "Qytetet dhe qytetërimet", të botuar në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Logos A.

Në shenjë afërsie, Profesori Bardhi iu drejtua ish kryeministrit turk si vëlla, duke e falënderuar atë për prezencën e tij.

Fjalimin e tij, profesori Bardhi e filloi me "Bismil-lah", duke theksuar se esenca e qytetërimeve, duhet të jetë njeriu. Kurse profesori Davutogllu tha se është një ndjenjë e veçantë që është në Shkup, duke e cilësuar këtë qytet si vendlindje të tij.

Kënaqësia është e veçantë, theksoi Davutogllu, që shkaku i vizitës është libri, respektivisht debati rreth librit./Mesazhi/

The post Promovohet libri “Qytetërime dhe Qytete” e profesorit Ahmet Davatogllu (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more