Skip to main content

Mesazhi.com: “Pse për dhunën në Mianmar bota po hesht?” plus 9 more

Mesazhi.com: “Pse për dhunën në Mianmar bota po hesht?” plus 9 more


Pse për dhunën në Mianmar bota po hesht?

Posted: 18 Sep 2017 02:33 PM PDT

Pse per dhunen ne Mianmar ka reaguar vetem Erdogan

Prej muajsh të tërë, një komunitet pakicë është duke u masakruar sistematikisht nga shteti sovran, në të cilin ai jeton.

E si të mos mjaftonte, po i djegin shtëpitë, fshatrat dhe qytetet. Megjithatë kjo është vetëm gjysma e së keqes: Njerëzit – pa dallime në gra, fëmijë apo të moshuar – janë duke u djegur për së gjalli ose po bëhen copë e çikë me thika kasapi.

Foshnjat dhe të moshuarit po i hedhin dhe mbytin me forcë në ujëra të thella apo të rrëmbyera.

Autorë të gjithë kësaj kërdie janë një shtet dhe murgj, ushtarë apo civilë budistë të mbështetur nga administrata shtetërore.

Viktima nuk janë rohingianët, por njerëzimi vetë. Të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshi Kombet e Bashkuara në krye të tyre, heshtën për këtë masakër. Pavarësisht se rohingianët janë myslimanë, dhjetëra vende islame nuk thanë qoftë edhe një fjalë të vetme.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ishte i vetmi që u revoltua me të drejtë dhe reagoi ashpër kundrejt masakrës në Arakan (Rakine)duke e ngritur atë në majat e agjendës botërore.

Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore, të cilat veprojnë me ndjeshmëri mjaft të lartë jo vetëm për të drejtat e njeriut, por edhe për mjedisin dhe të drejtat e kafshëve, heshtën që të gjitha karshi egërsisë në Mianmar (Birmani).

Të gjitha vlerat humane të Evropës dhe të Perëndimit po masakrohen sërish nga vetë bota perëndimore që prej rreth 35 vitesh. Dhe, tani, Perëndimit nuk i ka mbetur më asnjë argument.

Sa herë që Perëndimi dhe sidomos Bashkimi Evropian shqipton fjalët "të drejtat e njeriut" dhe "demokracia", gjithkush e di se nën këto fjalë qëndron interesi ekonomik. Këtë të vërtetë të hidhur e njohin shumë mirë edhe ata perëndimorë, që ndërgjegjja iu rron ende.

Perëndimi do të përmendet në histori si një qytetërim, i cili s'ka ditur t'i shmanget vetasgjësimit duke konsumuar e shteruar vlerat e veta. Dhe kam frikë se ne do të bëhemi dëshmitarë të kësaj drame.

Mu në kërthizë të Evropës, pak më shumë se një çerek shekulli më parë, Perëndimi firmosi aktin e kapitullimit të tij duke luajtur rolin e të verbrit ndaj gjenocidit të serbëve në Bosnjë-Hercegovinë.

Kjo u ndoq nga qëndrimi i tij në lidhje me luftën civile në Liberi. Dhe, sigurisht, pushtimi i Irakut e Afganistanit mbi pretendime të pabaza dhe fakte të sajuara bëri që besimi ndaj Perëndimit të prekë fundin.

Kurse qasja perëndimore në lidhje me Pranverën Arabe shoi edhe ato pak shpresa që kishin mbetur. Për mendimin tim, vlerat perëndimore dhanë frymën e fundit kur shtetet përfaqësuese të tyre mbështetën puçistët në rastin e përmbysjes së Mohamed Morsit, që ishte zgjedhur me rrugë demokratike nga shumica dërrmuese e popullit egjiptian.

Ngjarja e fundit, e cila shpalosi hipokrizinë e Perëndimit, ishte pritja dhe strehimi i puçistëve, që tentuan të rrëzojnë presidentin e zgjedhur me votë të lirë dhe demokratike në Turqi.

Ushtarakët e implikuar në tentativën e 15 korrikut të vitit të kaluar (2016) për grusht shteti në Turqi vranë qindra dhe plagosën mijëra civilë. Ndërsa bota perëndimore dhe BE-ja i përqafuan këta terroristë dhe u dhanë të gjithëve statusin e refugjatit.

Sot, heshtja e po këtij Perëndimi ndaj kërdisë në Arakan nuk shkakton zemërim dhe indinjatë tek askush. Sepse njerëzit tani e dinë që koncepte të tilla si demokracia, barazia, të drejtat e njeriut dhe morali janë thjesht instrumente, të cilat bota perëndimore i shfrytëzon për interesat e veta.

Ajo çfarë po jetohet në Arakan të Mianmarit është realisht një konflikt i ngjashëm me luftërat me prokurë në Siri, Irak dhe Libi.

Fuqia më e madhe ushtarake dhe ekonomike e botës perëndimore nuk do as që Kina të rritet si një fuqi ekonomike dhe as që Rruga e Mëndafshit të jetësohet apo gjallërohet sërish.

Më shumë se gjysma e tregtisë detare globale kalon nga Ngushtica e Malakës. Në rajonin dominues të kësaj ngushtice gjenden tubacionet, të cilat çojnë naftë dhe gaz natyror në Kinë. Rrezikimi i këtyre dy linjave energjetike mjaft të rëndësishme për Kinën do ta bënte ekonominë e këtij vendi të brishtë.

Tubacionet në fjalë kalojnë Arakani dhe shteti i Mianmarit ushtron presion e dhunë të çdollojshme mbi myslimanët rohingianë që kur ka fituar pavarësinë. Mirëpo ky presion, nga viti 2010 e deri më sot, ka marrë përmasat e gjenocidit dhe spastrimit etnik.

Dhuna solli më shumë dhunë dhe një organizatë terroriste e pajisur me armë jashtëzakonisht moderne, të sofistikuara e të shtrenjta u shfaq befasisht në Arakan, një rajon nën darën e urisë. Kjo organizatë terroriste do të luftonte gjoja për të drejtat e rohingianëve. Por, në të vërtetë, çdo aksion i saj u kthye në mortje dhe persekutim për rohingianët.

Kalimi i linjave energjetike më të rëndësishme dhe i gati 80 për qind të tregtisë detare të Kinës nga Ngushtica e Malakës i ka shtyrë ekonomitë, që e shikojnë këtë shtet me popullsinë më të madhe në botë si kërcënim, për të gjetur rrugëzgjidhje të reja.

Tashmë është zbuluar se qëllimi real i të fortëve të botës perëndimore, të cilët hynë në Afganistan dhe Irak me pretekstin për të asgjësuar armët e shkatërrimit në masë, ishte kryekëput i ndryshëm.

Vallë a nuk është e çuditshme mungesa e intelektualëve, që pyesin përse ushtarët perëndimorë vazhdojnë ende të qëndrojnë në këto vende edhe pasi u vërtetua se ato nuk zotërojnë armë bërthamore dhe të shkatërrimit në masë?!

Lufta me prokurë, që Perëndimi ka nisur në Lindjen e Mesme qysh prej vitit 1991, për fat të keq, tashmë ka bërë metastazë edhe në Azi. Shpresoj që logjika shtetërore e Mianmarit të triumfojë dhe të shpëtojë veten nga vorbulla që e ka rrëmbyer.

Përmes gjenocidit mbi myslimanët rohingianë kërkohet të ndryshohet harta etnike, politike dhe e sigurisë së këtij rajoni. E sigurt është se këto ngjarje s'do të kufizohen vetëm me rohingianët. Unë shpresoj, uroj dhe lutem që bota të mos instrumentalizohet më shumë nga kjo luftë e ndyrë me prokurë.

Autor: Erdal Simsek – Lektor i historisë në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale të Universitetit "Yildirim Beyazit", Ankara

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti – Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankara./Mesazhi/

The post Pse për dhunën në Mianmar bota po hesht? appeared first on Mesazhi.com.

Teknologjia e rrëzikshme për fëmijët

Posted: 18 Sep 2017 02:30 PM PDT

Pajisjet teknologjike nuk janë efikase për fëmijët pasi gjatë përdorimit të tyre ata marrin informacione të papërshtatshme.

Sot, më shumë se kurrë ne jemi afër teknologjisë, dobishmërive dhe problematikave që ajo shkakton.

Parë në aspektin e problematikave, fëmijët janë elementi kyç më i diskutuar në botë, kjo pasi përdorimi i teknologjisë është shumë negativ për zhvillimin e tyre.

Nëse më parë prindërit si pretekst për t'i vënë fëmijët e tyre në gjumë zgjidhnin përrallat, sot përdorin smartphonët.

Sidoqoftë ekspertët  këshillojnë të mos i lini këto aplikacione t'i bëjnë të gjitha.

Dr. David Van Pelt thotë: "Prindërit në ditët e sotme janë shumë të prirur drejt teknologjisë, por problemi qëndron në faktin se ata duhet ta përdorin atë në një mënyrë efikase, duke mos ua lënë fëmijëve të tyre t'i përdorin smartphonët pa pasur moshën e duhur."

Ai thotë se edhe kontakti fizik me smartphonët luan një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e fëmijëve.

"Prekja e ekranit të telefonit apo çdo lloj pajisjeje teknologjike prodhon reaksione kimike në tru, reaksione të cilat ndikojnë negativisht për formimin e fëmijëve", thotë Dr. Pelt.

Ai shton gjithashtu se këto pajisje teknologjike nuk janë efikase për moshën e tyre pasi gjatë përdorimit të smartphonëve fëmijët marrin informacione të papërshtatshme.

E gjitha kjo vlen në veçanti për prindërit të cilët me autorizimin e tyre po fusin fëmijët në një botë të rrezikshme virtuale./Mesazhi/

 

The post Teknologjia e rrëzikshme për fëmijët appeared first on Mesazhi.com.

Dëshironi dobësim? Vraponi 30 minuta çdo ditë!

Posted: 18 Sep 2017 02:11 PM PDT

Tridhjetë minuta vrap janë të mjaftueshme për t'u dobësuar. E njëjta kohë është e vlefshme edhe nëse kalohet mbi një biçikletë të fiksuar ushtrimesh, ose edhe duke bërë një ecje të thjeshtë.

Peshorja do t'ju falënderojë dhe trupi juaj do të jetë më i lehtë dhe më në formë. Studimi nga Universiteti i Kopenhagës dhe i publikuar në "Scandinavian Journal of Public Health", dëshmon se si një aktivitet fizik i përditshëm prej gjysmë ore do ndikonte në humbjen më shumë të peshës në krahasim me një ushtrim fizik me ritme intensive për një orë.

Studimi, kampioni prej 60 personash mbi peshë

Në studim apo nën mbikëqyrje u mor një grup prej 60 individësh me shëndet të mirë, por me një problematikë të moderuar të mbipeshës. Vullnetarët u ndanë në dy grupe, ndërsa ata u analizuan përreth tri javë.

30 të parët duhet të kryenin çdo ditë 30 minuta ushtrime fizike, ndërsa 30 të tjerët për një orë. Në përfundim të studimit, grupi i parë humbi më shumë kilogramë në krahasim me të dytin (3,6 kg kundrejt 2,7 kg), pavarësisht një trajnimi më të madh për nga kohëzgjatja.

Gjysmë ore stërvitje dhe dëshira për të lëvizur nuk humb akoma

Nga një analizë më e thellë e rezultateve, është vërejtur se komponentët e grupit të dytë, pas një ore aktiviteti fizik kishin tendencë të pushonin më shumë, ndërsa të parët kishin më shumë nevojë për të bërë diçka tjetër, si një shëtitje me qenin, të dilnin xhiro në këmbë, ndërsa ata preferonin shkallët në vend të ashensorit.

Kjo lloj sjelljeje do të ishte motivi kryesor për të cilin një aktivitet prej gjysmë ore çon në një mirëqenie më të madhe.

Të ecësh bën po aq mirë sa edhe të vraposh

Të tjerë studime të zhvilluara në të njëjtën kohë kanë treguar se të ecësh të bën po aq mirë sa edhe të vraposh.

Për ata që kanë shumë pak kohë në dispozicion, do të mjaftonin katër minuta ushtrime fizike intensive të përditshme për të përmirësuar shëndetin fizik, sidomos atë të zemrës, ndërkohë që vetëm tri minuta ushtrime do të bënin mirë për parandalimin e diabetit.

Kontrolli i peshës në shtatzëni

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për të mbajtur organizmin në formë të mirë, sidomos në situata të veçanta, si në shtatzëni.

Aktiviteti fizik në këtë fazë të jetës së një gruaje është i dobishëm për të lindur me një peshë trupi të ekuilibruar, apo për ta mbajtur peshën nën kontroll gjatë dhe pas shtatzënisë.

Kur duhet të vraponi?

Duke përjashtuar orët e drekës, çdo moment i ditës është i përshtatshëm për të bërë vrap. E rëndësishme është të vraponi. Vrapi i mëngjesit është më i këshillueshëm, sepse kemi më pak gjasa të thithim smog.

Dalja në darkë ndihmon për të shkarkuar nervat e streset e akumuluara gjatë ditës në punë. Pra këshilla që japin ekspertët është, vraponi kur të keni kohë, edhe pse më i këshillueshëm është vrapi i mëngjesit.

"Mund të vraponi sapo të ngriheni nga shtrati pa larë dhëmbët dhe fytyrën. Dushi që herët në mëngjes të ndihmon të përballosh me kthjelltësi pjesën tjetër të ditës. Vrapimi me stomak bosh ndihmon organizmin t'i djegë më lehtë yndyrat.

Vrapi duhet shndërruar në një tendencë. Është e rëndësishme të mos lihet pas dore. Nuk duhet ta ekzagjeroni, por shtojini gradualisht minutat e vrapit. Duke u mësuar me këtë ritëm, të jeni të bindur se nuk do ta ndieni lodhjen.

Si fillim thjesht duhet të provoni duke i alternuar minutat e vrapimit me ato të ecjes së shpejtë. Mund të vraponi 3 herë në javë nga 30 minuta", thotë një atlet.

Ku duhet të vrapojmë?

E bukura e vrapit është se mund të bëhet kudo: nuk nevojiten as fusha, as palestra dhe as pishina.

Nëse do t'u duhet të zgjidhni, atëherë shmangni asfaltin dhe sidomos çimenton: në fillim mund të jeni elastikë si një top bouling, çdo hap është një goditje, e cila që nga këmbët spostohet te kaviljet, gjunjët dhe ijët.

Një park, ose një rrugë e gërmuar, janë ideale për të bërë vrap. Por kini kujdes nga pengesat, sepse kur jeni të lodhur mund të ndodhë të pengoheni në ndonjë rrënjë dhe rrëzimi mund të ketë pasoja të rënda.

Gjithashtu nuk duhet të tregoheni të ashpër me veten: vrapimi në natyrë mes pemëve është më bukur sesa të sillesh rrotull një parkingu. Këmbët do të ndiejnë të njëjtën lodhje, por koka do të jetë "më e lumtur"./Mesazhi/

The post Dëshironi dobësim? Vraponi 30 minuta çdo ditë! appeared first on Mesazhi.com.

Ka disa zakone të përditshme që i bëjmë gabim

Posted: 18 Sep 2017 02:00 PM PDT

Në jetën e përditshme ne bëjmë disa zakona duke i ditur si të mira, por në fakt një pjesë prej tyre i bëjmë gabim. Ja cilat janë:

1.Shpëlarja e gojës me ujë

Ky zakon duket shumë natyral por shumë dentistë nuk janë dakord me këtë gjë.

Ndërkohë që lan dhëmbët me pastë, duhet thjesht të pështysh jo ti shpëlash me ujë, pasi uji largon fluorinën që mbron dhëmbët.

2.Pajisja që tregon sa kalori po humbisni

Në fakt është mirë të kesh nën kontroll e të shohësh se sa kalori po humbet apo sa i ke rrahjet e zemrës por kjo sipas trajnerëve nuk është mënyra e duhur.

Për të shmangur këtë është më mirë të shtosh stërvitjet sesa të mundohesh të shikos se sa kalori humbet.

3.E quajtur siesta

Ēdhtë gjumi apo dremitja pasdite, që ne zakonisht e bëjmë kur duam të qetësohemi.

Por kjo sipas mjekëve është e gabuar pasi dremitja në mes të ditës mund të sjellë atak në zemër apo problem të tjera.

Bashkëngjitur me këtë, gjumi i tepërt sjell problem me memorien dhe funksionin normal të trurit.

4.Larja e duarve me xhel anti-bakterial

Xheli anti bakterial na bën të mendojmë se largon mikrobet, Por në të vërtet mund të lerë në duar më shumë baktere.

Sipas shkencëtarëve, larja e duarve rrgullisht me sapun, qoftë sapun i thjesht largon bakteret nga duart.

5.Kontrolloi i shpeshtë tek mjekuTestet e shpeshta janë menduar si formë për të mbajtur shëndetin nën kontroll duke paralajmëruar për sëmundje të ndryshme, por në fakt është e padobishme.

Mjekët thotë se kontrolli duhet të bazohet në grupmoshë që do të thotë se duhet bërë kontroll një herë në vit.

6.VitaminatJemi mësuar me idenë se vitaminat janë përbërësit kryesorë të shëndetit, por duke i marrë ato së tepërmi mund të sjellin problem me shëndetin.

Shkencëtarët zbuluan se 46% e atyre që marrin vitamina preken më shpejt ndaj sëmundjeve.

Për këtë ata thonë se duhet patjetër një konsultë me mjekun për të kuptuar se çfarë mungese vitaminash ka në organizëm.

7.Pijet dietike

Thonë që ka shumë më pak kalori se pijet jo-dietike, që janë më pak të dëmshme dhe nuk na rëndojnë në organizëm.

Por shkencëtarët thonë se pijet dietike me sodë sjellin problem serioze me shëndetin, mund të shtosh peshë, madje edhe presioni i gjakut mund të rritet më shumë sa duhet.

8.Tendenca për të qëndruar të dobëtDisa studiues thonë se tendenca për t'u dobësuar apo për të qëndruar të dobët nuk është aq e mirë sa dëshira.

Ata që hanë shumë dhe nuk marrin peshë, e shtojnë yndryrën rreth zemrës e cila mund të sjellë probleme të mëvonshme.

Ndërsa një person që është i dobët ka gjasa të preket nga i ftohti më shumë se një i shëndoshë.

Gjithashtu studimet kanë vërtetuar se njerëzit e dobët kanë po aq gjasa të preken nga sëmundjet aq sa të dhëndoshët.

9.Të pastrosh çdo ditë

Të mbash shtëpinë pastër është kulturë dhe një zakon i mirë. Por nuk mund të thuhet e njëjta nëse përmendim detergjentët dhe kimikatet që përdoren në produktet e pastrimit.

Ato janë të dëmshme dhe mund të shkaktojnë irritim të syve, dhimbje koke dhe problem me frymëmarrjen.

10.Të pish shumë ujë

Thuhet se duhet të pish të paktën 8 gota ujë në ditë.

Nuk ka dyshim që uji është i domosdoshëm për mirëfunksionimin e pjesë të trurit, por nuk duhet ta tejkalosh masën.

Disa studime tregojnë se të pish shumë ujë shkakton problem me gjunjët dhe trurin.

Gjithashtu niveli i elektroliteve në trup do të ulej ndjeshëm, që mund të sjellë problem të quajtura hyponatremia./Mesazhi/

The post Ka disa zakone të përditshme që i bëjmë gabim appeared first on Mesazhi.com.

Organizatat humanitare turke shpërndajnë ndihma për myslimanët e Arakanit

Posted: 18 Sep 2017 01:57 PM PDT

Organizatat humanitare turke vazhdojnë të ndihmojnë myslimanët e Arakanit.

Në kampin e refugjatëve Balukali, që është njëri prej pesë kampeve të ngritura në kufirin Bangladesh-Arakan, organizatat humanitare turke shpërndajnë ndihma në ushqim.

Në kampin Balukali janë strehuar afërsisht 100 mijë myslimanë të Arakanit.

Myslimanët e Arakanit, të ikur nga sulmet e ushtrisë dhe të nacionalistëve budistë në provincën Arakan të Mianmarit, me vështirësi arrijnë në kampet në fjalë.

Bëhet e ditur se ndihmat e dërguara nga Shoqata "Guri i lëmoshës" (Sadaka Taşı) kanë arritur në kampin Balukali.

Ndërkohë në Qendrën e Entit të Çështjeve Fetare Diyanet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u organizua një protestë në shenjë përkrahjeje ndaj myslimanëve të Arakanit.

Në këtë manifestim të organizuar në qendrën në fjalë që ndodhet në Maryland gjysmë ore larg nga Uashingtoni morën pjesë mbi 20 organizata myslimane të shoqërisë civile të Amerikës.

Prej 25 gushtit e këtej, në sulmet e ndërmarra ndaj civilëve në Arakan nga ana e ushtrisë e Mianmarit me pretekst të luftimit me grupe të armatosura, janë vrarë me mijëra myslimanë.

Numri i saktë i civilëve të vrarë nuk mund të përcaktohet për shkak të ndalesës së hyrje-daljeve në zonë që u vendos nga udhëheqja e Mianmarit.

Në këto sulme ushtria dhe nacionalistët budistë dogjën dhe shkatërruan rreth 200 fshatra. Bëhet e ditur se dhjetëra mijëra myslimanë përpiqen për tu larguar nga kjo zonë për shkak të sigurisë për jetë./Mesazhi/

The post Organizatat humanitare turke shpërndajnë ndihma për myslimanët e Arakanit appeared first on Mesazhi.com.

Tualetet e Gjenevës bllokohen nga kartëmonedhat

Posted: 18 Sep 2017 01:50 PM PDT

Prokurorët në Gjenevë të Zvicrës janë duke hulumtuar një rast të çuditshëm, pasi një tualet i një banke si dhe tualetet e tri restoranteve janë bllokuar si pasojë e kartëmonedhave në vlerë më shumë se 100 mijë euro.

"Nuk jemi shumë të interesuar në motivin, por duam të dimë origjinën e parave", ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Vincent Derouand duke shtuar se bllokimi i tualeteve nuk është krim.

Gazeta "Tribune de Geneve", e cila raportoi e para për këtë çështje, ka thënë se bllokada ndodhi fillimisht në një tualet në bankën UBS dhe në tri restorante afër.

Aty u gjetën kartëmonedha 500-euroshe disa ditë më pas.

Të hollat ishin konfiskuar gjatë hetimit dhe nuk dihet akoma se kush do t'i marrë ato nëse del se janë legjitime.

Banka Qendrore Evropiane vitin e shkuar deklaroi se ka vendosur të ndërpresë prodhimin e kartëmonedhës prej 500 eurosh për arsyen se po përdorej shpesh për aktivitete ilegale./Mesazhi/

The post Tualetet e Gjenevës bllokohen nga kartëmonedhat appeared first on Mesazhi.com.

BMW po punon në krijimin e veturave pa çelësa (Foto)

Posted: 18 Sep 2017 01:10 PM PDT

Nder trendët e fundit në industrinë e automobilizmit, janë largimi i çelësave dhe zëvendësimi i tyre me aplikacione nga telefonat e zgjuar.

Volvo ka bërë të ditur se së shpejti do të heq çelësat, por nuk ka dhënë detaje tjera, teksa Tesla Model 3 do të hapet dhe mbyllet me anë të një kartele, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, edhe prodhuesi gjerman BMW ka njoftuar se po punon në këtë aspekt, ndërsa sipas të gjitha gjasave, çelësi mund të zëvendësohet me ndonjë aplikacion.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se ky version do të aplikohet në modelin i8, 5 Series dhe 8 Series./Mesazhi/

The post BMW po punon në krijimin e veturave pa çelësa (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Ja arsyet pse zgjoheni shpesh natën

Posted: 18 Sep 2017 01:00 PM PDT

Problemet kronike me gjumin janë të ndërlidhura me fibrilacion atrial të përkohshëm, por edhe me çrregullimet e rrezikshme të ritmit të zemrës, tregon një studim.

Fibrilacioni atrial është një çrregullim i zakonshëm i rimit të zemrës. Analiza e Gregory Markus nga Universiteti në Kaliforni dhe Matthew Christensen nga Universiteti në Miçigan ka shqyrtuar 14 milionë raste të personave të cilët vuajnë nga pagjumësia, zgjimi i shpeshtë gjatë natës dhe probleme tjera gjatë gjumit.

Personat me fibrilacion atrial kanë më tepër rrezik nga sulmi në zemër. Edhe pse një gjendje e tillë mund të jetë pasojë e plakjes, arsyet nuk janë shpjeguar sa duhet.

Shumë studime tregojnë se apnea, ndalja e frymëmarrjes gjatë gjumit, mund të çojnë deri te fibrilacioni atrial dhe probleme tjera shëndetësore.

Njëri nga autorët e studimit, Richard Becker, ka thënë se nuk kanë pritur se do të vijnë deri te zbulimi, se edhe personat që nuk vuajnë nga apnea mund të kenë fibrilacion atrial, transmeton kp.

Rezultatet tregojnë se personat që zgjohen më shpesh gjatë natës kanë 33 për qind më shumë shanse që të preken nga fibrilacioni atrial.

Studimi nuk ka shpjeguar se pse mungesa e gjumit edhe me frymëmarrje normale mund të dëmtojë zemrën, por autorët besojnë se ky mekanizëm është i lidhur me përgjigjen e trupit ndaj stresit.

Becker beson se kardiologët duhet që të theksojnë rëndësinë e gjumit, ashtu siç përmendin rëndësinë e dietës dhe ushtrimeve për shëndet./Mesazhi/

The post Ja arsyet pse zgjoheni shpesh natën appeared first on Mesazhi.com.

Si ranë armët e Serbisë në duart e milicive kurde?

Posted: 18 Sep 2017 12:58 PM PDT

Ish Presidenti Amerikan, Barack Obama, u zotua se nuk do t'i armatosë grupet kurdë në Siri në mënyrë që ta qetësojë Turqinë, por gazetarët kanë gjurmuar predha mortajash të prodhuara në Serbi të blera nga Pentagoni në duart e një milicias së ndaluar.

Ministria e Tregtisë e Serbisë dhe prodhuesi shtetëror i municioneve Krusik kanë zbuluar se mortajat e gjetura në duart e milicias kurde ishin pjesë e një pakete të shitur, pothuaj në tërësi, për Komandën e Operacioneve Speciale të Pentagonit, SOCOM.

SOCOM, që është përgjegjës për sigurimin e armëve për rebelët e mbështetur nga SHBA-të në luftë kundër ISIS-it në Siri, ka mohuar të ketë blerë predha mortajash pavarësisht se i janë prezantuar deklaratat nga Krusik dhe ministria serbe, si dhe dokumentet e rrjedhura të Pentagonit për transport, të cilat e mbështesin supozimin.

Zbulimi duket se konfirmon se milicia kurde kishte shtënë në dorë municionet e blera nga SHBA-të shumë më përpara se Presidenti Donald Trump të vendoste në maj për ta hequr ndalesën për armatosjen e tyre.

Nuk është e qartë se si Njësitet e Mbrojtjes Popullore të Kurdëve, të njohura si YPG, të cilat përbëjnë një pjesë kryesore të grupit anti-ISIS të mbështetur nga Pentagoni të quajtur Forcat Demokratike Siriane, SDF, pranuan mortaja në vitin 2016. Ish Presidenti Barack Obama në mënyrë të përsëritur është zotuar se vetëm njësitë arabe të SDF do të marrin pajisje në mënyrë që të zbutet aleati i NATO-s, Turqia, për të cilën YPG është organizatë terroriste.

Legjioni i Sham i mbështetur nga Turqia, anëtar i Ushtrisë së Lirë Siriane, publikoi këto fotografi në llogaritë e veta në mediat sociale në gusht të vitit 2016. Screenshot-ët tregojnë municione të ndryshme të kapura nga luftëtarët kurdë të YPG të Forcave Demokratike Siriane afër Jarabulus në veri të Sirisë. Shenjat e kutive të mortajave KV01/15 tregojnë se ato janë prodhuar në vitin 2015 në fabrikën shtetërore Krusik në Serbi.

Në gusht të vitit 2016, një grup rebel i mbështetur nga Turqia i quajtur Legjioni i Sham-it avancoi në veri të Sirisë në kufi me Turqinë, duke konfiskuar sasi të mëdha të kallashnikovëve dhe municionit.

Fotografi të ngarkesës të analizuara nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe Projekti për Raportim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) zbuluan disa pako me rrathë mortajash të prodhimit serb 120 milimetërsh.

Municioni ishte i shënjuar me numrin e lotit "KV 01/2015" që shihej qartë në paketim në fotot e publikuara. Numri i ID-së nuk është unik por nënvizon se është pjesë e grumbullit të parë të predhave të prodhuara në vitin 2015 nga fabrika shtetërore e municionit Krusik në Valevë, në perëndim të Serbisë.

Ministria serbe e Tregtisë tha për BIRN dhe OCCRP se 8,660 predha të mortajave nga "loti KV-01/15" janë dërguar në Kamerun dhe Arabi Saudite- asnjëra nga të cilat nuk i kanë mbështetur rebelët në Siri- dhe në bazën amerikanë të SOCOM në Kuvajt, një bazë e madhe logjistike për programin e Pentagonit për armatosjen e rebelëve sirianë. Ajo mohoi të tregojë sa mortaja kanë shkuar në secilin destinacion por shtoi se dërgesat në Kuvajt janë bërë përmes një firme të paemërtuar amerikane.

Krusik tha në një deklaratë se 602 predha janë eksportuar në Kamerun dhe 270 të tjera në Arabinë Saudite, përderisa pjesa e mbetur prej 7,988 predhave ishte shitur te Yugoimport, ndërmarrja shtetërore serbe për tregti të armëve, në porcione prej 4,000; 3,988 dhe 50 copësh. Krusik, megjithatë, nuk zbuloi destinacionin përfundimtar të tyre.

Dy deklaratat zyrtare tregojnë se sasia e plotë e 9,988 predhave ishin transferuar te SOCOM në Kuvajt, por Ministria, Krusik dhe Yugoimport refuzuan ta konfirmojnë këtë.

Legjioni i Sham i mbështetur nga Turqia, anëtar i Ushtrisë së Lirë Siriane, publikoi këto fotografi në llogaritë e veta në mediat sociale në gusht të vitit 2016. Screenshot-ët tregojnë municione të ndryshme të kapura nga luftëtarët kurdë të YPG të Forcave Demokratike Siriane afër Jarabulus në veri të Sirisë. Shenjat e kutive të mortajave KV01/15 tregojnë se ato janë prodhuar në vitin 2015 në fabrikën shtetërore Krusik në Serbi.

Dëshmi të tjera të transferit megjithatë janë ofruar nga dokumentet e ngarkesës ajrore të Silk Way të Azerbajxhanit të rrjedhura online në qershor. Ato zbulojnë se në shkurt të vitit të kaluar, 4 mijë mortaja të llojit të njëjtë të gjetura në Siri u dërguan te SOCOM në Kuvajt përmes Yugoimport nga kompanitë amerikane Chemring Military Products dhe UDC USA Inc.

Për shkak të mungesës së numrit të 'lot'-it në dokumentet e dërgesave dhe mungesës së konfirmimit nga firmat dhe autoritetet e përfshira, është e pamundur të thuhet përfundimisht se dërgesa lidhet me mortajat e gjetura te kurdët e Sirisë, edhe pse datat dhe shifrat përkojnë me informacionet e ofruara nga autoritetet serbe.

SOCOM tha në një deklaratë të shkruar se nuk ka blerë mortaja nga ky porcion, por nuk u përgjigj në kërkesën për qartësim kur u sfidua me informacione zyrtare nga Serbia.

The post Si ranë armët e Serbisë në duart e milicive kurde? appeared first on Mesazhi.com.

Alarmante, për 9 muaj 15 vrasje në Kosovë

Posted: 18 Sep 2017 12:57 PM PDT

Dukuria e vrasjeve në Kosovë ka shënuar rritje. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në këtë vit kanë ndodhur 15 vrasje.

Ekspertë të sigurisë thonë se duhet një sensibilizim më i madh i institucioneve relevante në mënyrë që të parandalohet kjo dukuri.

E sociologët thonë se prindërit duhet të kenë përkujdesje më të madhe ndaj fëmijëve të tyre, sidomos në fazën e adoleshencës.

Dukuria e vrasjeve në Kosovë sipas Policisë mbetet shqetësuese.Vetëm gjatë javës së kaluar kanë ndodhur dy vrasje. Njëri në qytetin e Pejës, kurse tjetri në Prishtinë.

Në rastin e parë viktima është goditur me sëpatë në oborrin e tij, gjersa të shtunën një i ri i moshës 16 vjeçar u gjend i vdekur, ku i cili kishte marr katër plumba në trup.

Derisa në vitin 2015 policia regjistroi 25 vrasje e në vitin e kaluar 26, ndërsa vetëm në periudhën janar-prill të këtij viti, sipas forcave të rendit, kanë ndodhur 13 vrasje.Vrasje pati edhe gjatë muajit korrik, ku dy vëllezër u vranë teksa po prenin dru në pyll në fshatin Kryshevc të Pejës.

Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha thotë se përveç përpjekjeve aktive në hetimin dhe zbulimin e rasteve të tilla shqetësuese të vrasjeve, Policia pothuajse çdo vit identifikon dhe konfiskon rreth 1200 deri 1500 armë ilegale të kalibrave të ndryshëm dhe municione të cilat paraqesin rrezik potencial kur ndodhën në duar të pasigurta.Vetëm në këtë periudhë të këtij viti, pra nga janari deri më tani Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 800 armë dhe mjete tjera të rrezikshme që mund të cenojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Megjithatë, eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, mendon se nga aspekti operacional Policia e Kosovës çalon nga stafi i i saj dhe kërkon që të rritet numrit i atyre policëve që veprojnë në bashkësi lokale, pasi vetëm në mënyrë do të vinte deri tek një siguri më e madhe për qytetarët e vendit.

Ndërsa sociologu, Bekim Selishta, në lidhje me shtimin e numrit të vrasjeve tha se janë si pasojë e gjendjes së rëndë socio-ekonomike e cila është e shprehur që nga periudha e pas luftës dhe njëkohësisht bëri thirrje të ketë përfshirje më të madhe të sociologëve nëpër shkolla.

Kujtojmë se trendi i vrasjeve që nga periudha e përfundimit të luftës ka filluar të rritet nga viti në vit.

The post Alarmante, për 9 muaj 15 vrasje në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more