Skip to main content

Mesazhi.com: “Shkenctarët: Peshqirët e banjos janë të ndotur me baktere” plus 9 more

Mesazhi.com: “Shkenctarët: Peshqirët e banjos janë të ndotur me baktere” plus 9 more


Shkenctarët: Peshqirët e banjos janë të ndotur me baktere

Posted: 26 Sep 2017 02:35 PM PDT

Së fundmi shkencëtarët kanë sugjeruar se peshqirët e tualetit duhet t'i pastrojmë pas çdo tri apo katër përdorimeve – gjë të cilën shumica e njerëzve nuk arrijnë ta bëjnë.

Megjithatë, çfarë mund t'ju bind ta bëni këtë, është fakti se hulumtimet e reja kanë treguar se shumica e peshqirëve janë të ndotur me baktere të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Nëse peshqiri juaj nuk është pastruar për vetëm dy ditë, dhe e thani fytyrën me peshqirin e dorës, mundësitë janë se do të keni më shumë baktere E. Coli në fytyrë sesa nëse do ta futnit kokën në guaskën e tualetit.

Rreth 90 për qind të peshqirëve të tualetit janë të kontaminuar me baktere coliform, ndërsa rreth 14 për qind e peshqirëve përmbajnë bakteren E. Coli.

Në disa raste, shkencëtarët kanë gjetur në peshqir edhe gjurmë të bakteres salmonellës.

Peshqirët, sipas shkencëtarëve, janë vendi i përsosur për baktere sepse çdo herë që i përdorim ata ne transferojmë baktere natyrale të lëkurës në sipërfaqen e tyre, së bashku me çdo mikrob tjetër që mund ta kemi./Mesazhi/

The post Shkenctarët: Peshqirët e banjos janë të ndotur me baktere appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë ndodh nëse nuk flini mjaftueshëm?

Posted: 26 Sep 2017 02:00 PM PDT

Ne bëjmë shumë gjëra çdo ditë, saqë duhet t'ia ndalojmë vetes ndonjë gjë dhe shpeshherë kjo gjë është gjumi.

Ne ose vendosim të flemë më vonë ose të zgjohemi herët për t'i kryer detyrat që i kemi. Si rezultat i kësaj, ne zgjohemi sikurse të mos kemi fjetur fare.

Por, çfarë ndodh nëse nuk flemë mjaftueshëm?

Sëmuremi. Sistemi jonë i imunitetit është i ndërlidhur direkt me gjumin, dhe mungesa e gjumit e vështirëson punën e sistemit të imunitetit për t'i luftuar sëmundjet.

Është më vështirë të mendoni logjikisht dhe të reagoni shpejt, gjë e cila mund të jetë e rrezikshme, e veçanërisht nëse nevojitet ndonjë reagim i menjëhershëm – p.sh, kur jeni duke vozitur.

Fitoni peshë nëse flini më pak se pesë orë në ditë.

Shëndeti i lëkurës fillon të 'shkatërrohet': rrudha, kapilarë, aknet fillojnë të shfaqen dhe në përgjithësi trupi plaket më shpejt sesa zakonisht.

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare fillon të shënojë rritje.

Rreziku për zhvillimin e kancerit rritet.

Epshi seksual zvogëlohet. Nëse flini më pak se pesë orë, nivelet e testosteronit dhe hormonet e seksit zvogëlohen me 15 për qind.

Harrojmë më shumë. Kur flemë, truri jonë i shfleton të gjitha informacionet. Mungesa e gjumit e pengon atë ta bëjë këtë gjë.

Çfarë duhet të bëni?

Ka vetëm një zgjidhje: flini më shumë./Mesazhi/

The post Çfarë ndodh nëse nuk flini mjaftueshëm? appeared first on Mesazhi.com.

Liverpooli barazon me Spartakun

Posted: 26 Sep 2017 01:55 PM PDT

Liverpooli mbetet pa fitore në dy ndeshjet e para të grupeve në Ligën e Kampionëve.

"The Reds" barazuan sonte me Spartakun e Moskës, 1:1.Eduardo kaloi vendësit në epërsi me një super-gol nga goditja e dënimit.

The post Liverpooli barazon me Spartakun appeared first on Mesazhi.com.

City me triumf komod, Napoli rrëmben pikët e para

Posted: 26 Sep 2017 01:44 PM PDT

Manchester City ka arkëtuar pikë të plota edhe në xhiron e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Të zgjedhurit e Pep Guardiolas fituan me rezultat 2-0 kundër Shakhtar Donetskut në Emirates Stadium.

Pas një gjysme të parë pa gola, rezultati u zhbllokua me të filluar pjesa e dytë. Kevin de Bruyne shënoi një gol të bukur në minutën e 48-të.

Gol shumë i bukur nga De Bruyne (Twitter/Manchester City)
Sergio Aguero e pati rastin ta dyfishonte epërsinë, mirëpo dështoi të ishte i saktë nga pika e bardhë (72'). Sidoqoftë, në fund të ndeshjes, anglezët shënuan me anë të Raheem Sterling (90′).

Pas dy xhirove të para, Manchester City kryeson Grupin F me gjashtë pikë.

Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Napoli ka fituar me rezultat 3-1 kundër Feyenoordit në San Paolo.

Lorenzo Insigne e zhbllokoi rezultatin në minutën e shtatë dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë. Me të filluar pjesa e dytë (49'), Dries Mertens e dyfishoi epërsinë e nikoqirëve.

Lorenzo Insigne festoi me fanellën e Arek Milik duke e mbështetur bashkëlojtarin e lënduar (Twitter/Squawka)
Jens Toornstra e pati mundësinë ta ngushtonte rezultatin, mirëpo dështoi të realizojë nga pika e bardhë në minutën e 68-të.

Menjëherë pas, Jose Callejon shënoi edhe golin e tretë të vendasve që i jepte fund dyshimin për fituesin. Sofyan Amrabat e shënoi golin e nderit për skuadrën mysafire (90').

Këto ishin tri pikët e para të Napolit, duke qenë se ndeshjen e parë e humbi nga Shakhtar Donetsku (2-1) që ka po aq pikë sa ekipi që luan në Serie A.

The post City me triumf komod, Napoli rrëmben pikët e para appeared first on Mesazhi.com.

Reali mposht Dortmundin

Posted: 26 Sep 2017 01:40 PM PDT

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bale në minutën e 18-të kaloi Realin në epërsi për të hapur serinë e golave.

Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Cristiano Ronaldo dyfishoi rezultatin.

Në minutën e 54-të Aubameyang ngushtoi rezultatin, ndërsa Ronaldo në minutën e 79-të Ronaldo me golin e dytë personal u përkujdes që të mos lejoj befasi.

Pas xhiros së dytë Reali ka gjashtë pikë në Grupin H, ndërsa Dortmundi mbetët pa pikë.

The post Reali mposht Dortmundin appeared first on Mesazhi.com.

Shopping-u krijon varësi

Posted: 26 Sep 2017 01:00 PM PDT

Vështirë të percaktohet në kohët moderne të boom-it të konsumizmit një kufi i qartë mes blerjes normale dhe asaj patologjike.

Një përgjigje e shpejtë do të ishte se shopping- kompulsiv është një mekanizëm mbrojtës ndaj përjetimeve dhe ndjenjave të dhimbshme, sidomos për shkak të marrëdhënieve, duke krijuar një lloj mbrojtje nga një imazh i dobët për veten dhe nga rreziku i perhershem i të braktisurit.

Në eksperiencën emocionale të shopping, individët dallohen nga niveli i ndryshëm i impulsit për të blerë, si një burim eksitimi, kënaqësie dhe relaksimi.

Disa tregojnë se ndihen "të ekzaltuar" gjatë kësaj sjellje;  "diçka që jep adrenaline" …apo  "është si të bësh dashuri me produktin …".

Shopping kompulsiv është një çrregullim që implikon tre kategori çrregullimesh psikologjike e të sjelljes si :

Çrregullimi i kontrollit të impulseve

Individi nuk i reziston dot impulsit për të blerë, pavarësisht nëse është i domosdoshëm apo jo dhe shpesh herë edhe në mungesë të mundësive financiare.

I parë keshtu 'impulsi i blerjes' kthehet në një tendencë të ekzagjeruar dhe  shkatërruese, shoqëruar nga një nevojë që kërkon të kënaqet urgjentisht.

Sjellja Obsesive

Nga ana tjetër përseritja e sjelljeve blerëse, të con në karakteristikën obsesive të këtij çrregullimi i cili duket të rritet ashtu sikurse edhe probleme të tjera obsesive në prani të situatave stresante.

3.Varësia nga një aktivitet

Por karakteristika që padyshim duket më e vështira për t'u çrrenjosur është varësia nga sjellja e blerjes.

Kjo sindromë quhet :  "Shopping kompulsiv" , "Varësi nga blerjet" ose "Shopaholism" ( mania për shopping).

Gjthsesi,  American Psychiatric Association (APA), nuk e njeh si çrregullim.

Subjektet që prezantojnë  këtë çrregullim , kryesisht femra të reja në moshë, nëse fillimisht  blejnë për kënaqësinë që të sjell një veshje apo  një objekt i ri, më pas kjo kënaqësi, pak nga pak,  shoqërohet me një gjendje tensioni gjithnjë në rritje dhe dëshira për blerje bëhet e pafrenueshme.

Fillon të blejë objekte të cfarëdolloji  që në pjesën më të madhe lihen në një cep ose hidhen dhe kjo gjë shoqërohet me ndjenja faji dhe turpërim.

S.L. McElroy, një studiuese amerikane që është marrë gjerësisht me ketë fenomen , ka propozuar kriteret e mëposhtme diagnostikuese  për të bërë dallimin mes personave që praktikojnë blerjet  si një aktivitet normal, nga ata për të cilët ky aktivitet merr karakteristika patologjike :

  1. Preokupim, impuls apo sjellje të të blerit jo të përshtatshëm  të perjetuar si e parezistueshme,  që ndërhyn me forcë apo pa sens; të blerit në mënyrë frekuente  të objekteve të padobishëm , përtej mundësive objektive, dhe që zë një periudhë kohe më të gjatë se ajo që ishte paracaktuar;
  2. Preokupimi, impulsi apo akti i  të blerit shkaktojnë stres të fortë, bëjnë të harxhohet kohë, ndërhyjnë  në mënyre të theksuar  në funksionimin social , në punë dhe shkaktojnë probleme financiare (borxhe me bankën ose falimentim);
  3. Blerja në mënyrë kompulsive nuk  prezantohet në rrjedhën e crregullimit të  manisë apo hipomanisë.

Shopping kompulsiv , sipas studimeve sot pranohet se " është një problem mendor, një gjendje e shkaktuar nga  ndryshimet e vazhdueshme në strukturën dhe funksionimin mendor"  (Leshner, 2001).

Si një substancë kimike  edhe  një eksperiencë emocionale  mund të jenë kaq kënaqësi -sjellëse sa të krijojnë  një  lidhje varësie prandaj, nëse ndjeni që keni këto shenja të lartpërmendura, duhet patjetër të drejtoheni tek një psikolog për t'ju ndihmuar të largoni varësinë ndaj tyre./Mesazhi/

The post Shopping-u krijon varësi appeared first on Mesazhi.com.

Aksident i rëndë në Komoran, dyshohet për tre të vdekur

Posted: 26 Sep 2017 12:32 PM PDT

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja, duke treguar se në Komoran kanë ndodhur dy aksidente afër njëra tjetrës.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, aksidenti i parë në Komoran një vet-aksident, ku dyshohet se kanë humbur jetën dy persona.

Ndërsa, sipas tij aksidenti i dytë ka ndodhur mes një kamioni dhe një ambulance, ku edhe në këtë dyshohet se një person ka ndërruar jetë, transmeton Indeksonline.

"Pas pranimit te informacionit rreth ores 20:00, per nje aksident trafiku ne rr. Peje-Prishtine ne afersi te Komoranit, njesitet policore kane reaguar ne ate lokacion.

Sipas informacioneve te para nga zyrtaret policor dyshohet se ne rastin e pare nje drejtues automjeti ka humbur kontrollin duke u vetaksidentuar, ndersa po ne afersi te njejtin vend pak minuta me vone nje aksident tjeter eshte shkaktuar ndermjet: nje kamioni dhe nje autoambulance.

Ne vetaksidentin e raportuar dyshohet per dy persona te vdekur, ndersa raportohet se edhe ne automjetin e ambulances nje person ka humbur jetën.

Njesitet policore dhe te emergjences po ndermarrin veprimet e nevojshme ne vend te ngjarjes per te identifikuar rrethanat se si kanë ndodhur te dy rastet, eshte njoftuar prokurori dhe hetimet per te dy keto raste te rënda jane ne proces", thuhet në njoftimin e zëdhënësit, Hoxha.

The post Aksident i rëndë në Komoran, dyshohet për tre të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Januzaj fajëson Van Gaalin se ia dëmtoi karrierën

Posted: 26 Sep 2017 11:26 AM PDT

Adnan Januzaj thotë se besimi që i ishte dhënë te Manchester Unitedi si një prej talenteve më të spikatur, u shua nën drejtimin e Louis van Gaalit.

Anësori shqiptar konsiderohej si një prej futbollistëve shpresëdhënës në pozitën e tij kur doli në skenën e futbollit evropian si 18 vjeçar, me disa paraqitje mbresëlënëse për Djajtë e Kuq.

Asokohe, Sir Alex Ferguson besonte se ai do të bëhej lojtar i madh, ndërsa Ryan Giggs e konsideronte atë si një version të ri të Wayne Rooneyt.

Mirëpo, katër vite më pas, futbollisti po përpiqet ta rindërtojë karrierën te Real Sociedadi, pasi dështoi t'i arrinte pritshmëritë.

Januzaj tash luan për Real Sociedadin
Tash 22 vjeçar, Januzaj thotë se kontrolli i tepruar që ushtronte Van Gaal mbi skuadrën ka ndikuar në karrierën e tij.

"Nuk e kisha lirinë e njëjtë. Një anësor ka nevojë për besimin e trajnerit, i cili i thotë: 'Shko përpara dhe kaloi kundërshtarët'. Me të (Van Gaalin) ishte një lojë e ngadalshme me pasime".

Lexo po ashtu:
Januzaj tregon pse zgjodhi të luajë për Belgjikën para Shqipërisë dhe Kosovës
Januzaj tregon pse zgjodhi të luajë për Belgjikën para Shqipërisë dhe Kosovës
"Për dikë ishte e vështirë. Keni mundur ta shihni se disa lojtarë nuk e shijonin futbollin. Trajneri dhe unë kemi mbajtur shumë takime të vështira".

Pritshmëritë ishin shumë të mëdha për anësorin shqiptar
"Isha i frustruar dhe të gjithë mund ta kuptonin se unë nuk isha Adnani i njëjtë si në vitin e parë. Nganjëherë madje isha në tribuna".

"Kur angazhohesh shumë në stërvitje dhe të lënë jashtë, është diçka që vështirë pranohet nga një i ri… Si futbollist nëse mendon shumë në fushë, nuk është gjë e mirë. Të nevojitet instinkti i lojës".

"Kur na vinte topi, na duhej të ndaleshim dhe të mendonim: 'Çfarë të bëj me topin tash? Nuk guxoj ta humb'", rrëfyer Januzaj për Daily Mail.

Të gjithë parashikonin se ai do të shkëlqente për vite të tëra te Unitedi
Ai më tej ka thënë se kishte arritur në një fazë kur kishte frikë se nuk do të zgjidhej nga trajneri, në rast se do ta bënte lojën e tij normale, prandaj ishte detyruar t'i ndiqte urdhrat e Van Gaal që, sipas Januzajt, e penguan zhvillimin e mëtutjeshëm të lojtarit.

The post Januzaj fajëson Van Gaalin se ia dëmtoi karrierën appeared first on Mesazhi.com.

Dortmund – Real Madrid, formacionet zyrtare

Posted: 26 Sep 2017 11:21 AM PDT

Dortmundi dhe Real Madrid do të takohen në ndeshjen e dytë të grupit H në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Këto janë formacionet zyrtare:

Borusia Dortmund: Bürki; Piszczek, Sokratis, Toprak, Toljan; Castro, Sahin, Götze; Yarmolenko, Aubameyang, Philipp.

Real Madrid: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Nacho; Casemiro; Kroos, Modric; Isco; Ronaldo, Bale.

The post Dortmund – Real Madrid, formacionet zyrtare appeared first on Mesazhi.com.

Komuna e Prishtinës shpall gjendje të jashtëzakonshme, shkaku i qenve endacakë

Posted: 26 Sep 2017 11:15 AM PDT

Komuna e Prishtinës shpall gjendje të jashtëzakonshme, shkaku i qenve endacakë
Komuna e Prishtinës thotë se situata me qentë endacakë ka arritur nivelin alarmant, prandaj kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, që të mund të marrin vendime të shpejta të kontraktimit në përputhje me ligjin.

"Tash u bënë dy vite që Kryetari Shpend Ahmeti i ka dërguar letra qeverisë dhe presidencës për ta ngritur çështjen në nivel nacional të sigurisë, por ende nuk kemi marr përgjigje. Komunat nuk i kanë as mundësitë e as instrumentet të ballafaqohen vetë me këtë dukuri", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës, transmeton Telegrafi.

"Ne nuk mundemi as ta ndryshojmë legjislacionin e as ta zgjedhim problemin vetëm brenda kufijve tonë. Përkundër faktit që ndajmë mjete për çdo vit, qe dy herë nuk aplikon askush në shpalljen e prokurimit. AVUK është përgjegjës për vendime, Agjenci kjo e nivelit qendror".

"Ne jemi jo vetëm të gatshëm të ndihmojmë por edhe të kontribuojmë financiarisht në zgjidhjen e problemit por nuk mundemi vetë. I bëjmë apel edhe kryeministrit Haradinaj që qeveria ta ngrit gjendjen e gatishmërisë sepse nuk ka çështje më të rëndësishme për qytetarin. Duhet dhe mund të mobilizohen AVUK, Universiteti i Prishtinës, FSK, organizatat për mbrojtjen e kafshëve, komunat edhe secili komunitet".

"Ne, sot kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në Komunën tonë, që të mund të marrim vendime të shpejta të kontraktimit në përputhje me ligjin, por druajmë se nuk mjafton.

"Të punojmë së bashku për të arritur zgjidhje të pranueshme për të gjithë!", thuhet në njoftimin e Komunës.

The post Komuna e Prishtinës shpall gjendje të jashtëzakonshme, shkaku i qenve endacakë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more