Skip to main content

Mesazhi.com: “Zieni këta dy përbërës dhe humbisni peshë me lehtësim” plus 9 more

Mesazhi.com: “Zieni këta dy përbërës dhe humbisni peshë me lehtësim” plus 9 more


Zieni këta dy përbërës dhe humbisni peshë me lehtësim

Posted: 27 Sep 2017 02:35 PM PDT

 

Humbja e peshës mund të jetë një proces jashtëzakonisht i vështirë. Kjo përzierje që mund ta përgatisni në shtëpi do t'ju ndihmojë të humbni 5 kilogramë në një javë, ndërkohë që ju nuk keni nevojë që të hani më pak se zakonisht. Për më tepër do të ndiheni shkëlqyeshëm me këtë përzierje.

Ajo përgatitet shumë thjesht. Ju duhen vetëm dy përbërës. Ju duhet një gotë me ujë dhe një majë lugë kafeje me pluhur kanelle. Është e lehtë.

Ja se çfarë ju duhet të bëni:

Vetëm shtoni 1 majë luge kanellë në 250 ml ujë dhe lëreni të ziejë për 5 minuta. Pastaj, hiqeni atë nga zjarri dhe lëreni të ftohtet për 10 minuta. Pijeni këtë pije të mrekullueshme me stomakun bosh në mëngjes, menjëherë pasi të zgjoheni.

Gjithashtu, këtë pije mund ta pini në mes të ditës, apo para se të darkoni, por sigurohuni që ta pini të paktën 15 ditë! Pastaj, do të filloni të shikoni ndryshimin./Mesazhi/

The post Zieni këta dy përbërës dhe humbisni peshë me lehtësim appeared first on Mesazhi.com.

Barça me fitore minimale ndaj Sportingut

Posted: 27 Sep 2017 02:16 PM PDT

Barcelona fitoi ndaj Sportingut të Lisbonës me rezultat 0-1 në Ligën e Kampionëve.

Mysafirët mbajtën topin dhe sulmuan vazhdimisht, por nuk arritën të tregojnë diçka në fazën finale të fushës.

Goli i vetëm në takim erdhi nga Sebastian Coates në minutën e 49-të.

Mbrojtësi uruguaian shënoi në portën e tij dhe kështu i dha klubit katalunas tre pikët e radhës.

Pas kësaj fitore Barcelona prin në Grupin D me gjashtë pikë, ndjekur nga Sportingu dhe Juventusi nga tre pikë.

Pa pikë në grup në vendin e fundit është Olympiakosi.

Ndeshja e ardhshme e klubit spanjoll është ndaj klubit grek.

The post Barça me fitore minimale ndaj Sportingut appeared first on Mesazhi.com.

Chelsea mposht Atletico Madridin

Posted: 27 Sep 2017 02:13 PM PDT

Atletico Madrid nuk ka arritur të shënojë fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët ka pësuar humbje para shikuesve të vetë kundër Chelseat me rezultat 2-1.

Gjersa Atletico Madrid realizoi gol në 45 minutshin e parë, Chelsea shënoi dy sosh në atë të dytin.

Antonie Griezmann arriti të kaloi në epërsi vendasit nga pika e bardhë pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Reagimi i Diego Costas pasi që e pësoi golin e dytë Atletico Madrid
Megjithëse vendasit e dominuan takimin, mysafirët arritën të barazonin rezultatin dhe të marrin një pikë në stadiumin Wanda Metropolitano.

Ishte Alvaro Morata që shënoi golin e barazimit me kokë në të 60 minutë pas një harkimi të saktë të Eden Hazardit.

Deri në kohën shtesë nuk pati gola, por Michy Batshuayi heshti të pranishmit në stadium në kohën shtesë me golin, i cili doli të jetë i fitores për Chelsean.

Pas kësaj, Atletico ka një pikë dhe zë pozitën e tretë të grupit C, ndërsa Chelsea është lider me gjashtë sosh.

The post Chelsea mposht Atletico Madridin appeared first on Mesazhi.com.

PSG deklason Bayernin

Posted: 27 Sep 2017 02:09 PM PDT

Paris Saint Germain ka mposhtur Bayern Munchenin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golat për skuadrën franceze i shënuan Dani Alves (2'), Cavani (31') dhe Neymar (63').

Pas xhiros së dytë, PSG prinë në grupin B me gjashtë pikë, ndërsa Bayern dhe Celtic kanë nga tri pikë.

The post PSG deklason Bayernin appeared first on Mesazhi.com.

A është depresioni një sëmundje fizike?

Posted: 27 Sep 2017 01:00 PM PDT

 

Depresioni është një sëmundje fizike që mund të trajtohet me ilaçe anti-inflamatore, sipas një studimi nga Universiteti i Kembrixhit.

Një sistem imunitar tepër aktiv mund të nxisë këtë gjendje shëndetësore mendore duke shkaktuar përhapje të inflamacionit.

Ky i fundit shkakton edhe ndjesitë sikur nuk ke asnjë shpresë apo je i palumtur, shpjegojnë ekspertët.

Sistemi imunitar mund ta ketë të vështirë që të rimarrë veten pas një sëmundje ose ngjarje tronditëse, shtojnë ata.

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit që vuajnë trauma të shumta emocionale kanë shenja të inflamacionit, që do të thotë se sistemi i tyre imunitar është vazhdimisht i inflamuar.

Profesor Ed Bullmore, drejtues i departamentit të psikiatrisë tek Universiteti i Kembrixhit, thotë: "Në lidhje me humorin, pavarësisht çdo dyshimi të arsyetueshëm, ka një lidhje shumë të fortë mes inflamacionit dhe simptomat depresive.

"Në studimet mjekësore eksperimentale, nëse trajtoni një individ të shëndetshëm me ilaçe inflamatore, si interferon, një përqindje e kërnsiderueshme e këtyre njerëzve mund të kalojnë në depresion", raporton "The Telegraph".

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Kembrixhit shpresojnë që të nisin studime vitin e ardhshëm për të prodhuar ilaçe anti-inflamatore kundër depresionit./Mesazhi/

The post A është depresioni një sëmundje fizike? appeared first on Mesazhi.com.

Dobitë e vajit të Arrave…

Posted: 27 Sep 2017 01:00 PM PDT

 

Vaji esencial i arrës është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3. Ky vaj përmban një sasi të lartë të fitoushqyesve dhe është një burim i konsiderueshëm i fosforit, seleniumit, zinkut, magnezit, kalciumit dhe hekurit.

Ai ofron një sasi thelbësore vitaminash B2, B1, B3 së bashku me niacinën dhe vitaminën E. Vaji i arrës mund të konsumohet, edhe pse ai gjen më pak përdorim në gatim në krahasim me vajrat e tjerë.

Ky vaj ka një aromë dhe shije delikate dhe një ngjyrë të çelët. Vlerat ushqimore Në një racion prej 220 gramësh (ose një gotë) të vajit të arrave do të përfitoni 218 gramë yndyrna totale, 32.7 mg vitaminë K, 0.87 mg vitaminë E dhe 0.9 mg kolinë.

Duke qenë se vaji i arrës është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3, ai është mjaft i dobishëm në përdorimet estetike dhe ato mjekësore. Vaji i arrës përmirëson qarkullimin e gjakut, duke luftuar bakteret, mykun, inflamacionin, plakjen, duke përmirësuar tonalitetin e lëkurës dhe rigjeneruar atë.

1. Trajtimet kundër stresit Arrat dhe vaji i tyre i vijnë në ndihmë organizmit duke luftuar stresin. Ky vaj përmban yndyrna polio-të-pangopura që ndihmojnë në kontrollimin e tensionit të gjakut.

Studimet kanë treguar që acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe inflamacionit në përgjithësi. Vaji i arrës ka gjithashtu aftësinë të ulë tensionin e gjakut gjatë goditjeve të stresit.

2. Shëndeti kardiovaskular Vaji i arrës ndihmon në uljen e rreziqeve të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, pikërisht falë aftësisë për uljen e kolesterolit. Ky vaj ndihmon organizmin duke eliminuar kolesterolin e keq nga organizmi.

Studimet thonë që vaji i arrës ndihmon në ruajtjen e funksioneve të enëve të gjakut dhe shëndetit të qelizave që garantojnë shëndetin kardiovaskular. 3. Në ndihmë kundër alergjive.

Nëse femrat shtatzënë marrin vajin e arrave në formën e një suplementi, atëherë fëmijët e tyre do të jenë më pak të rrezikuar nga alergjitë. Studimet klinike thonë se vaji i arrës zhvillon dhe forcon shpejt sistemin imunitar.

Rrjedhimisht funksionet imunitare tek foshnja do të jenë më të forta dhe rreziqet e shfaqjes së alergjive, më të ulëta. 4. Kurë për sklerozën Studimet klinike thonë se konsumimi i rregullt i vajrave të pasur me Omega-3 ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sklerozës me 60 përqind, në krahasim me ata që nuk konsumojnë këto vajra rregullisht. Gjithsesi studimet për këtë çështje vazhdojnë akoma.

Si të përgatisni vajin e arrës në kushtet e shtëpisë Blini dy deri në tre kilogramë arra, të freskëta, të thata dhe të paqëruara. Nëse është e mundur mblidhini vetë nga pema kur janë akoma të njoma dhe thajini.

Qërojini arrat dhe vendosini në një enë të pastër. Më pas shtypini dhe grijini hollë, deri sa të bëhen pluhur. Në një tenxhere, hidhni pluhurin e arrave, shtoni pak ujë dhe vendoseni në zjarr. Përzijeni vazhdimisht për 30 minuta deri sa të bëhet qull.

Shtrydhja duhet bërë manualisht me një napë ose nëpërmjet një aparature të posaçme e njëjtë me ato të grirjes së mishit, por që ka funksion të veçantë për nxjerrjen e vajit. Në të dyja rastet, masa e përftuar nga zierja e arrave duhet shtrydhur dhe me sasinë që përmendëm do të nxirrni deri në 1 litër vaj arrash. Sasia e përftuar varet nga cilësia e arrave.

Gjëja e fundit që ju nevojitet të bëni është të filtroni vajin. Merrni sërish një napë dhe hidheni vajin të kullojë në një enë të pastër. Hidheni vajin në enë të vogla qelqi me ngjyrë të errët. Përdorni etiketa ku të shkruani datën e presimit të vajit. Mbani vajin në frigorifer për deri në 2-3 muaj./Mesazhi/

The post Dobitë e vajit të Arrave… appeared first on Mesazhi.com.

Autori i lajmeve të rreme që i ndihmuan Trumpit të fitoj zgjedhjet, është gjetur i vdekur

Posted: 27 Sep 2017 12:52 PM PDT

Autori i lajmeve të rreme Paul Horner 38-vjeç, i cili ishte bërë "i njohur" me deklaratën që kishte ndihmuar Donald Trumpin të fitojë zgjedhjet presidenciale, është gjetur i vdekur në apartamentin e nënës së tij në Phoenix të SHBA-ve, shkruan Guardian.

Sipas zëdhënësit të policisë në Mariopa, Mark Casey, Horner është gjetur i vdekur në shtratin e tij më 18 tetor, si dhe kanë gjetur dëshmi që qojnë "në teorinë se ai padashje kishte konsumuar sasi të madhe të drogës", transmeton Telegrafi.

Lajmet e Horonerit që shpesh janë bërë virale në rrjetet sociale, gjatë një interviste dhënë gjatë vitit të kaluar për "Washington Post", ka deklaruar se simpatizantët e Trumpit pa ndonjë problem i kanë besuar lajmeve të tij të rreme.

Ai gjithashtu kishte deklaruar se ndihet keq që kishte ndihmuar Trumpin gjatë fushatës me lajme të rreme.

Lajmet e rreme kishin për cak Barack Obamën, Hillary Clintonin si dhe shumë politikanë tjerë. /Telegrafi/

The post Autori i lajmeve të rreme që i ndihmuan Trumpit të fitoj zgjedhjet, është gjetur i vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Çudia në Gjykatën e Apelit, i padituri është edhe paditës

Posted: 27 Sep 2017 12:14 PM PDT

Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër, Kristaq Thimio tregoi dje në "Fiks Fare" se në gjykatë duhet të mbrojë veten ndaj një akuze që ka ngritur institucioni që ai drejton.

Më 19 korrik të këij viti, ai është paraqitur në Gjykatën e Apelit Gjirokastër si i paditur nga institucioni që drejton. Në rolin e paditësit dhe të paditurit është mbajtur edhe seanca e parë gjyqësore.

Seanca e radhës është caktuar për më 28 shtator, kur në mungesë të juristit të institucionit, "drejtorit të paditur", do t'i duhet t'i luajë vetë të dyja rolet para trupit gjykues. Ky drejtues është larguar tre herë nga detyra dhe ka fituar të drejtën e rikthimit me gjyq.

Zoti Thimio është emëruar fillimisht kryeinspektor i ISHMP Gjirokastër më datë 21.02.2014. Ai është shkarkuar nga detyra më datë 29.12.2014 për arsye se rezultonte debitor ndaj OSHEE-së.

Pas shkarkimit nga detyra ai nisi dhe procesin gjyqësor ndaj institucionit me objekt "Kundërshtim urdhëri nr 67 dt 29.12.2014 të kryeinspektorit të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave; kthim në pozicionin e mëparshëm të punës; detyrimin e palës së paditur të kryejë pagesën nga momenti i ndërprerjes së marrëdhënieve të punës deri në momentin e rikthimit në punë".

Në fund të këtij procesi ai doli fitues dhe në qershor 2017 u rikthye në krye të institucionit. Por ndërkohë, ndaj tij ishte hapur një tjetër proces gjyqësor për 1 USB.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, dega rajonale e qarkut Gjirokastër, mbas paraqitjes së raportit të hartuar nga Drejtoria e Auditimit të Brendshëm të Ministrisë së Mjedisit ka ngarkuar me përgjegjësi materiale kryeinspektorin Thimio, për shpenzimin e fondeve të institucionit për karburantin dhe për një USB që nuk e ka kthyer, me vlerë 3.000 lekë. Inspektoriati ka kërkuar marrjen e të gjithë hapave ligjorë për të zhdëmtuar këtë vlerë, duke arsyetuar se nuk ka asnjë dokument që justifikon mënyrën e përdorimit të karburantit dhe mungesën e USB-së.

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër mori vendim duke pranuar pjesërisht akuzën. Kështu, Kristaq Thimio u çlirua nga detyrimi i karburantit dhe iu la në ngarkim vetëm vlera prej 3.000 lekë e USB-së.

Por kur filloi gjyqi në shkallë të dytë, zoti Thimio u kthye në pozicionin e drejtuesit të institucionit që kishte ngritur padinë ndaj tij. Në këto kushte kryeinspektori Ergys Agasi, më datë 28.07.2017 ka nxjerrë një urdhër në bazë të të cilit Thimio pezullohej nga detyra për shkak se ndaj tij kishte filluar një procedim disiplinor, duke marrë shkas nga raporti i auditimit të sipërcituar.

Ndërkohë që më datë 14.09.2017, zoti Agasi kishte nënshkruar urdhrin tjetër për revokim të pezullimit dhe rikthimin në detyrë të Thimios.

Thimio,  pas marrjes së detyrës, është paraqitur në seancë gjyqësore në cilësinë e të paditurit, ndërkohë që është de jure dhe de facto edhe përfaqësuesi i palës paditëse, duke krijuar një situatë  absurde që i jep shkas krijimit të një situate konflikti interesi. Absurdi vijon në seancën e datës 28.09.2017.

The post Çudia në Gjykatën e Apelit, i padituri është edhe paditës appeared first on Mesazhi.com.

Këto janë pasaportat më të vlefshme, dhe e kundërta

Posted: 27 Sep 2017 12:07 PM PDT

Sigurisht se ju pëlqen të udhëtoni nëpër botë, por janë rrethanat ato që e bëjnë këtë udhëtim më të vështirë.

Ai/ajo që e ka më së lehti ta marr një udhëtim rretheqark botës del të jetë ai/ajo që ka pasaportë gjermane. Kjo informatë vjen nga një sondazh i ri që rendit vendet në mbarë botën në bazë të “lirisë së udhëtimit” të akorduar për qytetarët e tyre.

Liria e udhëtimit përcaktohet nga numri i vendeve ku qytetarët mund të udhëtojnë pa pasur nevojë për vizë. Gjermanët kanë pasaportat më të fuqishme në botë, duke ofruar qasje pa viza në 177 vende dhe territore botërore.

Nga një total prej 218 vendeve, sipas Indeksit të Kufizimeve të Vizave, shtetasit gjermanë mund të vizitojnë pa vizë 177 prej tyre.

Suedezët qëndrojnë fare afër, me qasje pa viza në 176 vende. Franca, Finlanda, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, të gjitha janë të radhitura në vendin e tretë, me qasje në 175 vende.

Qytetarët e Shteteve të Bashkuara dalin pa viza në 174 vende, së bashku me qytetarët e Belgjikës, Danimarkës dhe Holandës.

Ndërkohë fund të listës, vijnë “pasaportat më të dobëta në botë”, ku hyjnë Somalia, Iraku, Pakistani dhe Afganistani.

Aftësia e një vendi për të marrë heqjen e vizave pasqyron marrëdhëniet diplomatike me vendet e tjera. Kërkesat për viza formohen gjithashtu nga marrëveshjet reciproke të vizave, rreziqet e sigurisë dhe rreziqet e shkeljeve të rregullave të vizave dhe imigracionit. /MESAZHI/

 

The post Këto janë pasaportat më të vlefshme, dhe e kundërta appeared first on Mesazhi.com.

Nuk të ndryshon Zoti, derisa nuk ndryshoni vetë

Posted: 27 Sep 2017 12:00 PM PDT

 

Është vetë njeriu burim i çdo ndryshimi për mirë apo për keq. Sipas gatishmërisë së tij për tu lartësuar ose për të marrë tatëpjetën, është dhe frymëzimi i Zotit.

Kur profetit Muhamed a.s iu shpall Kurani, u prit nga zemra të sinqerta dhe të përmalluara, gjë e cila ua shtoi dhe forcoi besimin.

Sakaq, zemrat që e refuzuan, ishin ato të ligat dhe përgënjeshtrueset e çdo të mire, gjë e cila ua shtoi mosbesimin.

Thotë Zoti në Kuran:"Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim dhe hipokrizi) thonë: "Kujt prej jush do t'ia shtojë besimin kjo sure?" Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gëzohen.

E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e veta, ajo ua shton edhe më dyshimin që kanë dhe ata vdesin si mohues." (Teube, 124-125)

Popujt që kërkojnë lavdinë, askush nuk mund ti pengojë në rrugën e lavdisë, do të arrijnë atë me krenari, sepse e meritonin.

Le të shohim besimtarët në luftën e Bedrit. Ishin vetëm treqind e katërmbëdhjetë burra, por ishin bërthama e këtij umeti, bërthamë e fortë e një umeti të fortë dhe madhështor. Që aty buruan fitoret dhe zgjerimi i territoreve të mëvonshme.

Një umet që i është dorëzuar pasivitetit, që e ka pranuar nënshtrimin madje dhe poshtërimin, nuk mund të ngrejë kokë asnjëherë. Benu Israilët poshtëroheshin dhe persekutoheshin nga faraoni.

Ai i kishte skllavëruar shpirtërisht dhe fizikisht. E gjitha kjo, sepse ata shfaqnin gatishmëri të çuditshme për tu skllavëruar dhe poshtëruar. "Kështu, ai e nënçmoi popullin e vet dhe ata iu nënshtruan, sepse ishin vërtet një popull i lig." (Zuhruf, 54)

Kur profeti Musa a.s i çoi tek toka e shenjtë, ata u zbrapsën sepse nuk e meritonin fitoren dhe lavdinë.

Nënshtrimi, poshtërimi dhe persekutimi u kishte depërtuar në çdo qelizë. Prandaj dhe Zoti i ndëshkoi duke i humbur në shkretëtirë për dyzet vite, derisa vdiq dhe u shua brezi i robërisë, brezi i disfatave dhe poshtërimit.

Me të lindur brezi i ri, brezi i rezistencës, sfidave dhe krenarisë, e morën tokën e shenjtë.

Çdo shtet apo revolucion, bazohet pikërisht tek heronj të cilët kanë gatishmëri për sakrificë dhe flijim.

Ebu Muslim Horasani thoshte:"Liderët e një vendi të fuqishëm, në fillimet e tij janë të guximshëm dhe trima. Shtetet, rrëzohen dhe shuhen vetëm për shkak të dembelëve dhe dështakëve, të cilët kanë gatishmërinë për tu rrëzuar."

Dinastia omejade u shua nga vetë krerët e saj, nga njerëz të pakujdesshëm dhe qejflinj, si puna e Velid ibnu Jezid, i cili u izolua totalisht nga njerëzit. Gjithë kohën e kalonte i dehur dhe jetonte në luks të shfrenuar, derisa u vra nga kushëriri i tij dhe u dogj në lëkurë gomari.

Dinastia abasite u rrëzua nga brezi kaotik i vetë kësaj dinastie, të cilët nuk dinin gjë tjetër përveç dëfrimit dhe përmbushjes së qejfeve. Elmustasim, kalifi i fundit e abasitëve, gjithë ditën e kalonte duke parë ndeshjen e deshve dhe duke luajtur tavull.

Sakaq, ata që ngritën civilizime, e meritonin këtë status, zhvillim dhe qytetërim. Mos vallë japonezët e arritën zhvillimin dhe teknologjinë e tyre të përparuar, duke vështruar yjet, duke mbajtur në qafë hajmali, duke kërkuar mendimin e fallxhorëve?!

Jo miq të dashur! Ata e arritën këtë zhvillim duke përveshur llërët, duke punuar, duke hapur shanse të reja, duke përdorur dhuntitë dhe talentet në shërbim të rilindjes dhe civilizimit, larg dembelizmit, fenomeneve joshëse dhe mashtruese të përmbushjes së shfrenuar të tundimit të instinktit.

Mos vallë Malajzia nën udhëheqjen e Mahadir Muhamed, ka arritur ekonomikisht aty ku ka arritur, sepse i ka kënduar me lahutë lavdisë të parëve të saj dhe historisë së shkuar, apo sepse Mahadir Muhamed vendosi një plan praktik, i cili njihet me emrin "Plani njëzet vjeçar".

Ky plan mund të gjendet dhe lexohet kollaj për këdo që dëshiron të njihet me të. Ky plan, bazohej tek respekti i vlerave, respekti i lirive të tjerëve, ngritja e shtetit institucional, hapja e tregut të punës, kalimi nga teoria në praktikë etj…

Mos vallë Erdogani i Turqisë e ngriti vendin dhe e zhvilloi vendin e tij, duke qëndruar ulur e duke u rrëfyer turqve haberet e gjyshërve të tij, Osmanit të parë, Sulejmanit të madhërishëm, Muhamed Fatihut e shumë të tjerëve?

Ky burrë dhe njerëzit që e rrethonin, shtrënguan rripin dhe iu përveshën punës e cila bazohej tek shpirti i konkurrencës, novatorizmit dhe kreativitetit. Ata vendosën plane konkrete dhe amicioze për arsimin, politikën, ekonominë, turizmin etj…

Ata formuan grupe pune me njerëzit më të mirë, të cilëve u besuan zbatimin e këtyre planeve dhe projekteve. Këtë vit, Turqia zinte vendin e parë në botë në fushën e turizmit, për nga rregulli, organizimi dhe shërbimet që ofronte. Vlen të dihet se Turqia nuk është vend i naftës apo i gazit.

Nuk mund të pushtohet një vend dhe nuk mund të nënshtrohet një popull, nëse nuk kanë gatishmëri për diçka të tillë. Bota islam në kohën e denigrimit, u sulmua dhe u shkretua nga mongolët barbarë.

Por, kur myslimanët brofën në këmbë dhe e refuzuan kolonializmin, ishte koha e triumfit madhështor të Salahudin Ejubit ndaj kryqtarëve në Kuds, Jeruzalem.

Ata që nuk kanë me ç'të krenohen, atyre që u mungon lavdia, nuk kanë përjetuar progres dhe zhvillim, u mungon gatishmëria për tu lartësuar në shkallët e lavdisë. Ata që mendojnë vetëm për vogëlsirat, jetojnë në botën e iluzionit dhe dëfrehen me të shkuarën, nuk vlejnë për të ndërtuar një të ardhme të lavdishme, atyre u mungon kreativiteti dhe ambiciet.

Po të shohim figurat më të shquara të historisë, emëruesi i përbashkët i tyre është vendosmëria, sfidimi, durimi, puna e palodhur… pavarësisht besimit dhe fesë që i përkisnin.

Gjithçka ka të bëjë me respektimin e ligjeve të jetës së kësaj bote, kushdo  që kërkon gjen, kush mbjell korr. Thotë Zoti në Kuran:"Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa të ndryshojnë gjendjen e tyre." (Rad, 11)

Prandaj, le t'ia nisë njeriu me veten e tij, le ta ndryshojë atë për mirë, le ta shtojë vullnetin, planifikimin dhe punën. Ai që mendon natë e ditë për suksesin, i  bëhet gati dhe përgatitet, patjetër që Zoti do ia plotësojë ëndrrën e tij dhe do i japë sukses.

Ai që kërkon të shtojë të mirat materiale, lodhet dhe derdh djersë për të fituar pasurinë me djersën e ballit, Zoti do e furnizojë nga nuk e priste.

Kurse ai që shtrihet në krevatin e tij, herë i hap sytë nga njëra faqe muri e herë nga tjetra, duke pritur që ti zbresë inteligjenca dhe gjenialiteti nga tavani, apo ti hyjë dhuntia nga dritarja, është një i sëmurë që duhet trajtuar sa më shpejt.

Prandaj dhe profesionistët kërkojnë që njeriu, fillimisht të ndryshojë botëkuptimin e tij ndaj vetes dhe ndaj jetës.

Ata këshillojnë që njeriu të mendojë rreth suksesit, lavdisë, triumfit, paqes, shëndetit, mirëqenies etj… për rrjedhojë, do të vihet në lëvizje për ti garantuar. Ai nuk ka përse të mendojë për dështimin, mbetjen në mësime, prapambetjen, luftën, disfatën, sëmundjen dhe fukarallëkun. Duke menduar për të keqen, e ndjell dhe i dorëzohesh asaj. Përktheu-Elmaz Fida /Mesazhi/

The post Nuk të ndryshon Zoti, derisa nuk ndryshoni vetë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more