Skip to main content

“Miratohet Plani Zhvillimor Komunal i Ferizajt për periudhën 2017-2025” plus 9 more Ferizaj Press

“Miratohet Plani Zhvillimor Komunal i Ferizajt për periudhën 2017-2025” plus 9 more Ferizaj Press


Miratohet Plani Zhvillimor Komunal i Ferizajt për periudhën 2017-2025

Posted: 21 Sep 2017 09:44 AM PDT

Ferizaj.21.09.2017. Kuvendi i Komunës Ferizaj ka vazhduar sot mbledhjen e ndërprerë të hënën ku si pikë kryesore e rendit të ditës ishte miratimi i Planit Zhvillimor Komunal 2017-2025.

Hapjen e mbledhjes e bëri kryesuesi i Kuvendit të komunës Faruk Guri i cili sqaroi se pezullimi i një pëlqimi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është ndërprerë dje me një vendim të ri nga kjo Ministri e dhe tashmë organet komunale kanë të drejtë të miratojnë këtë plan.

Drejtori për Urbanizëm dhe Mjedis Faik Grainca ka sqaruar para kuvendarëve se hartimi këtij plani ka marrë një kohë të gjatë dhe janë zhvilluar komunikime të vazhdueshme me Ministrinë për t'u respektuar të gjitha kriteret e parapara ligjore.

Ai shpjegoi se edhe ankesave të qytetarëve organet komunale u janë përgjigjur me arsyeshmëri të plotë edhe peticioneve të banorëve të rrugës "Astrit Bytyqi" ndaj kundërshtimeve që kanë pasur për ndërtimet e larta.
Ndërkaq në fjalën e tij drejtuar kuvendarëve kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa deklaroi se ky plan zhvillimor paraqet orientimet më të mira për qytetin dhe fshatrat dhe meriton të votohet për krijimin e kushteve e standardeve moderne në shumë sfera.

"Jam shumë i sigurte tani se kemi në dorë njërin nga projektet më identifikuese për qytetarët tanë dhe i cili nuk mund të realizohet pa pasur edhe ne një pajtueshmëri mes vete .Komuna e Ferizajt disa herë ka treguar edhe më herët se din të bashkëpunojë mirë kur ka pasur para vetes vendime të rëndësishme. Unë e konsideroj si veprim të qëlluar që e kemi shtyrë seancën të hënën sepse tashmë u sqarua kjo situatë. Unë i kuptoj shqetësimet e qytetarëve qofshin ato të arsyeshme apo të paarsyeshme , apo edhe të motivuara , por çështjet individuale parcelat individuale janë ato që do t'japin identitetin këtij plani. Ky plan përcakton zhvillimi ekonomik dhe zhvillimin e përgjithshëm të komunës sonë për 8 vitet e ardhshme dhe na takon të punojmë bashke për realizimin sa më të mirë të tij" tha kryetari Svarqa.

Këshilltarët komunalë komentuan në mënyra të ndryshme përparësitë dhe mangësitë që ka ky plan por dominoi disponimi i përgjithshëm se ky dokument strategjik është një pasuri e rëndësishme për Ferizajn.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit me 20 vota për , asnjë kundër dhe 6 abstenime kuvendarët ferizajas kanë miratuar Planin Zhvillimor komunal 2017- 2025.

Gjatë seancës së sotme me shumicë votash janë miratuar edhe dy pika të tjera që kanë të bëjnë më shndërrimin e tokave nga destinimi bujqësor në atë ndërtimor.

Ndërtohet sistemi i ri i furnizimit me ujë të pijes për fshtarat Sazli, Papaz, Prelez i Muhaxherëve dhe Prelez i Jerlive

Posted: 21 Sep 2017 09:40 AM PDT

Ferizaj.21.09.2017. Banorët e fshatrave Sazli, Papaz, Prelez i Muhaxherëve dhe Prelez i Jerlive si dhe fshati Surqinë nga sot do të kenë mundësi të furnizohen më mirë me ujë nga sistemi i ri  i ujësjellësit.
Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me organiztën CDI dhe Minisitrinë e Zhvillimit Ekonomik kanë ndërtuar një sisiem të ri pompimi i cili është përuruar sot në fshatin Surqinë.
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ishte sot për vizitë tek sisitemi i ndërtuar në fshatin Surqinë tha se po i gëzohet edhe një projekti që do të përmirsojë jetën e qytetarëve të kësaj ane.
"Jemi sot në fshatin Surqinë në sisitemin e pompimit ku janë bërë edhe shpimet e ujit ku sistemi i të cilave sjellin nga 13 litra ujë në sekond , sasi të ujit këto që barten në rezervarin kryesor në kodrën e Gllavicës ku më pas shpërndahet ai ujë në fshatrat Sazli, Papaz, Prelez i Muhaxherëve dhe Prelez i Jerlive ndërsa më vonë këtu do të kyqen edhe fshatrat Pojatë, Softaj deri në pjesën e ulët të Rahovicës . Është një projekt me rëndësi tepër të madhe për sigurimin e ujit të pijes ngase zgjidh shumë telashe me të cilat janë përballur këta banorë të pjesës veriore të komunës.
Ne po punojmë që edhe fshatrat Bibaj e Fshati i Vjetër si dhe Gremja do të bëhen me ujë shumë shpejt dhe kështu gradualisht po përmbyllen problemet me ujin e pijes në rrafshet rurale dhe ato urbane brenda pak muajsh" deklaroi kryetari Svarqa

Edhe drejtori i kompanisë rajonale e cila është përgjegjëse për furnizim me ujë "Bifurkacioni" shpjegoi se sasia e ujit do të jetë me ë mirë dhe këta banorë do të pijnë ujë të kontrolluar nga Instituti për Mbrojtjen e Shëndetit Publik dhe do të menaxhojë gjithë këtë furnizim me kapacitetet që ka.

Ndërtimi i sistemit të ri të pompimit për këto fshatra ka pasur një kosto prej 936 mijë eurosh ku 180 mijë euro ka dhënë organizata CDI , 100 mijë euro Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa pjesën tjetër tgë mjeteve i ka dhënë komuna e Ferizajt, kurse punët për realizimin e këtij projekti janë kryer nga kompania "Rahovica Company".

 

Komuna rrënon fabrikën që ishte e ndërtuar në pronë komunale

Posted: 21 Sep 2017 09:36 AM PDT

Ferizaj.21.09.2017. Fabrika e detergjenteve ''Star detergjent'', e ndërtuar në zonën industriale të fshatit Babush, u rrënua nga komuna e Ferizajt. Toka në të cilën ishte e ndërtuar kjo fabrikë është e komunës së Ferizajt, të cilën kjo e fundit ia kishte dhënë në shfrytëzim për 10 vjet Gëzim Gashit. Ai thotë se i është përmbajtur në tërësi kontratës së nënshkruar me komunën, përveçse në dy vitet e fundit nuk ka mundur të punoj pasi ka qenë për tretman mjekësor jashtë shtetit. Gashi konsideron se ky veprim i komunës është politik.

"Ky rrënim po ndodhë sigurisht për çështje partiake, sepse unë marrëveshjen dhe kontratën me komunën e kam deri në vitin 2019, kështu që këta sipas asaj që kam dëgjuar kanë thënë pse nuk kam bërë një aplikim për mandatin tjetër për 90 vjet, do të thotë që unë kam pas afat edhe dy vite të tjera, unë e kam zbatu kontratën, e kam ndërtu objektin, pastaj investimet, fabrika është brenda ku e kam bërë prodhimin e detergjenteve, nuk më kanë njoftuar asgjë, unë kam qenë në Gjermani për shkaqe shëndetësore dhe kjo është arsyeja që kam qenë dy vite atje, kështu që dy vitet e fundit nuk kam punuar",tha Gashi.

Ndërsa, drejtori i Zhvillimit Ekonomik në komunën e Ferizajt Shemsedin Sojeva, thotë se është Kuvendi Komunal ai i cili ka vendosur për t'ia marrë pronën publike Gëzim Gashit, sepse ai nuk i është përmbajtur planit dinamik që kishte prezantuar. Drejtori Sojeva thotë se jo vetëm Gashi, por të gjithë ata që gëzojnë prona komunale dhe nuk iu përmbahen kontratave do t'iu merren pronat.

"Në seancën e majit në Kuvendin Komunal është votu që ajo pronë t'i merret Gëzim Gashit dhe t'i jepet në shfrytëzim palës tjetër, në bazë të planit dinamik të cilin e ka paraparë zotëria në fjalë nuk i është përmbajtur. Ne sa herë kemi shkuar në vizitë nuk ka qenë askush, pse zotëriu nuk na ka dërguar një shkresë se jam në Gjermani kështu e kam gjendjen dhe ne e kishim kuptu, por ne nuk kemi pasur asnjë lajmërim se ku gjendet zotëria apo me na dhënë sqarime pse nuk është punuar aty, ne e kemi dokumentacionin, jemi të vetëdijshëm, e dimë edhe për të tjerët nuk është bërë këtu diskriminim edhe bizneset e tjera të cilat kanë përfitu mos t'i gëzohen faktit se kanë marr pronën për 90 vite se nëse nuk punojnë, nuk zhvillojnë aktivitetin e vetë dhe planin dinamik që kanë paraparë edhe ata e njejta gjë do t'i pres", tha Sojeva.

Muaj më parë, Kuvendi Komunal i Ferizajt kishte marrë vendim që disa personave që kishin përfituar prona komunale t'ua ndërpres kontratën për shkak se nuk i ishin përmbajtur marrëveshjes së nënshkruar me komunën, transmeton Televizioni Tema.

E pabesueshme, Rita gjen sozinë e saj – si të ishte motër binjake e saj

Posted: 21 Sep 2017 07:42 AM PDT

Madje, edhe ajo është e famshme.

Modelja Jasmine Sears është aq e ngjashme me këngëtaren kosovare saqë duken sikurse të jenë binjake.

Mediat britanike kanë treguar se Rita dhe Jasmine kanë raporte shumë të mira me njëra tjetrën dhe janë shoqe të mira.

Krejt çka ndryshojnë ato është pjesa e syve ku Jasmine ka sy të kaltër, kurse Rita jo. /GazetaExpress/

8 produkte që nuk skadojnë kurrë

Posted: 21 Sep 2017 07:37 AM PDT

Ekzistojnë disa produkte që nuk skadojnë kurrë. Ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse ruhen në ambiente të përshtatshme si; larg lagështisë apo dritës së diellit.

Ne po ju rendisim disa prej tyre.

Kripa

Për mijëra vjet kripa përdoret për ruajtjen e ushqimit. Mekanizmi është i thjeshtë: kripa thith ujin, duke e bërë ushqimin jo tërheqës ndaj baktereve që mund ta prishin atë. Në fakt, bakteret e ujit nuk mund të shumëzohen. Është e qartë se kripa nuk ka afat.

Çokollata e zezë

Ajo mund të konservohet në kushte të mira për më shumë se dy vjet, më shumë se çokollata me qumësht. Është substanca e bardhë; e ngjashme me mykun ajo që mbulon sipërfaqen e një cope çokollate dhe që për një farë kohe nuk i bën dëm organizmit tonë. Pllakat e çokollatës e ruajnë cilësinë e tyre në një temperaturë të caktuar dhe përpunimi i saj lejon formimin e kristaleve të gjalpit të kakaos, e strukturuar në mënyrë që të favorizohet fortësia dhe mpirja e saj, e të shkrihet vetëm në gojë. Kur kalon më shumë se 20°C, disa kristale mund të modifikohen, duke formuar një sipërfaqe të bardhë mbi pllakat e çokollatës. Kjo nuk do të thotë se ajo është e pangrënshme, por shija dhe qëndrueshmëria nuk janë më të njëjta, nëse nuk rikthehet në temperaturën e duhur. Kështu që gjithmonë mbajeni çokollatën nën 20 ° C.

Sheqeri

Ashtu si kripa që përthith lagështinë e disa produkteve, të njëjtin efekt e ka edhe sheqeri. Për pasojë ai përdoret për konservimin e ushqimit, siç është marmelata. Në disa raste përdoret së bashku me kripën, siç është specialiteti nordik, i quajtur Gravlax.

Erëzat dhe perimet e thara

Sekreti i qëndrueshmërisë së tyre është tek mungesa e lagështirës që i bën ato të pathyeshme nga bakteret dhe myku. Përveç kësaj, mungesa e ujit ndalon enzimat që të hapin farën. Nëse janë të vulosura mirë, erëzat dhe perimet e thara mund të jenë një burim i mirë proteinash edhe pas disa viteve konservimi./faktoman.com

Mjalti

Është pa dyshim një nga ushqimet më të mahnitshme në natyrë dhe në mesin e shumë përfitimeve të tij, mjalti ka edhe rezistencë ndaj kohës. Shkencëtarët gjetën mjaltë në varrin e një faraoni 3300-vjeçar dhe ai ishte ende i konsumueshëm. Mjalti që hani zakonisht ka një datë skadimi (e detyrueshme me ligj). Rezistenca e tij shumë efektive ndaj kohës është për shkak të përmbajtjes së ulët të ujit dhe përmbajtjes së lartë të sheqerit që e bën atë pothuajse imun ndaj sulmit bakterial.

Uthulla

Mund të konsiderohet si një verë e keqe ose musht dhe ndoshta kjo është arsyeja qeë nuk ka një afat skadimi. Konservimi i saj për një kohë të gjatë vjen për shkak të baktereve Acetobacter që oksidojnë alkoolin e pijeve alkoolike dhe parandalojnë bakteret e tjera nga kolonizimi. Me kalimin e viteve asnjë lloj uthull nuk bëhet e rrezikshme për shëndetin: disa ndryshojnë ngjyrën ose shijen, por uthulla e bardhë mbetet krejtësisht e pandryshuar.

Orizi

Nëse ruhet në një temperaturë të ultë (rreth 3 ?) dhe në mungesë të oksigjenit, ai mund të zgjasë deri në 30 vjet. Krundja që përftohet nga orizi, konsiderohet si mjaft e shëndetshme, por mund të prishet. Kur orizi integral mban era bojë, është mirë që ta hidhni atë larg.

Salca e sojës

Ajo mund të zgjasë për më shumë se 3 vjet. Është e fermentuar si uthulla dhe gjithashtu përmban kripë.

Zbulohet mesazhi i fshehtë, që Princeshë Diana kishte shkruar në këpucët e martesës

Posted: 21 Sep 2017 07:28 AM PDT

Detaje interesante zbulohen, pak ditë pas 20 vjetorit të vdekjes së Princeshë Dianës. Dizanjuesi i veshjeve të saj ka zbuluar mesazhin emocionues që Princesha kishte të fshehur në këpucët e saj të martesës me Princin Charles.

Daily Mail raporton se në këpucët e princeshës, të krijuara këto nga këpucari i famshëm Clive Shilton, mbanin një dedikim për burrin e saj. Ajo kishte shkruar inicialet e saj dhe të tij, dhe në mes të shkronjave C dhe D, kishte edhe një zemër në mes. Këpucët e princeshës Diana kishin një takë të ulët dhe ishin të mbuluara me 132 perla./Dritare.net

Rastësitë më e çuditshme që keni hasur ndonjëherë

Posted: 21 Sep 2017 07:20 AM PDT

Rastësi një në një milion, është e vështirë të besohet Disa njerëz besojnë në fat, besojnë se çdo gjë në jetë ndodh për një arsye, është e paracaktuar pavarësisht fuqisë suaj. Të tjerë besojnë në një ekzistencë që është më shumë një sërë ngjarjesh dhe dukurish të rastësishme që, sado të çuditshme mund të duken, janë thjesht rastësi, shkruan rtv21.tv. Kudo që besimet tuaja qëndrojnë në shkallën e fatit-koincidencës, këto shanse sfiduese do të turbullojnë mendjen tuaj. Kjo listë me imazhe tregon kur rastësitë ishin aq të përsosura, ndodhin aq të rralla sa edhe skeptikët më të zjarrtë mund të pyesin nëse nuk ka pasur ndonjë forcë mbinatyrore në të.

PDK hap fushatën zgjedhore në Ferizaj

Posted: 21 Sep 2017 05:13 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, zyrtarisht ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Kandidati për kryetar të komunës së Ferizajt nga PDK, Agim Aliu, tha se ky subjekt është forca e ndryshimit aq të nevojshëm të këtij qyteti.

''Sot në këtë shesh po hapim një kapitull të rëndësishëm për qytetin e Ferizajt. Nga këtu me konceptin tonë politik po fillojmë ndryshimin e madh për qytetin tonë. Ky ndryshim vie si kërkesë e kohës. Kandidimi im për kryetar do të shërbej si model i përkushtimit ndaj jush, shembull se si politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Lista jonë është listë konkuruese, gjithëpërfshirëse dhe kërkoj mbështetjen tuaj.
Jam i vendosur që me angazhimin tim dhe të ekipit tim Ferizajt t'ia kthejmë dinjitetin, jemi të bindur se Ferizaj duhet të kthehet në qytet funksional, ta kthejmë në binar të normalitetit. Ferizaj ka treguar gjithëherë kulturë të lartë zgjedhore dhe urojmë që kjo praktikë të vazhdoj. PDK ka kontribuar dhe do të vazhdoj të kontribuoj sepse në jemi forca e ndryshimit, ndryshimit aq të nevojshëm për Ferizajn'', tha Aliu.

Diplomon studentja e parë në programin e ri mësimor të Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të mobileve

Posted: 21 Sep 2017 03:59 AM PDT

Ferizaj.21.09.2017. Sot, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), diplomoi studentja e parë në Programin e ri mësimor të Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve.
Gentiana Gërbeshi është e diplomuara e parë në këtë program të ri i cili është unik në Kosovë.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, uroi studenten Gërbeshi për arritjen e deritanishme, si dhe uroi që të vazhdoj këtë rrugëtim për ndërtim të karrierës.
Gentiana u shprehë e kënaqur që po i prin këtij procesi. Sipas saj gjatë studimeve, UShAF i ka ofruar kushte të jashtëzakonshme që ajo të aftësohet në drejtimin e përzgjedhur.
"Ndihem krenare dhe mjaft e emocionuar që une jam e para e diplomuar në këtë program. Falënderoi profesorët për profesionalizmin e treguar gjatë këtyre tri viteve të studimeve. Falë përkushtimit të tyre në mësimdhënie, jam këtu me një diplomë që do të më hap rrugë të reja, si dhe bashkëpunimit të UShAF me kompanitë ku më kanë ndihmuar në aftësim praktik", tha Gentiana.
Gentiana qysh në vitin e tretë të studimeve ishte e kërkuar nga tregu dhe tani ajo punon në mobilerinë AMRE, si dizajnere e mobileve.

Vlerat dhe lëndët ushqyese të rrushit të thatë, ja pse duhet të hani nga 20 kokrra çdo ditë

Posted: 21 Sep 2017 01:51 AM PDT

Nëse deri më sot keni menduar se procesi i tharjes së frutave e “zhvesh” një frut nga vlerat ushqyese dhe vitaminat, keni gabuar ! Përkundrazi, dehidratimi i rrushit e jo vetëm, përqëndron më tepër lëndët ushqyese duke bërë që vlerat e një grushti rrushi të thatë të barazvlerësohen me ato të 500 gr rrushi të freskët për shembull .Më poshtë Living ka përmbledhur të gjitha aryet përse duhet të përfshini në dietën tuaj jo vetem rrushin, por dhe frutat e tjera  të thata.
1. Lufton kavitetet
Sipas Web MD rrushi i thatë kuron sëmundjen e mishrave të dhëmbëve falë një mikro-lënde ushqyese të quajtur Boron. Boron ndihmon trupin tuaj të thithë kalciumin dhe ndihmon në forcimin e kockave. Rrushi i thatë përmban gjithashtu acid oleanolic që mbron dhëmbët tuaj kundër shtresëzimit dhe prishjes
2. Aparati tretës
Rrushi i thatë është i pasur në fibra. Këto të fundit jo vetëm që rregullojnë nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak, por largojnë toksinat nga trupi duke ndihmuar në funksionet e aparatit tretës.
3. Rrushi i thatë është burim shumë i mirë i hekurit dhe kaliumit. Një grush rrush i thatë na siguron 10 për qind të nevojave tona të përditshme për hekur.
4. Burim energjie
Rrushi i thatë si çdo frut tjetër është burim karbohidratesh. Ngrënia e disa kokrrave rrushi të thatë na furnizon me sheqer e kësisoj me energji.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more