Skip to main content

Ora News: “Del në shitje Ferrari i Michael Schumacher, ja sa kushton” plus 9 more

Ora News: “Del në shitje Ferrari i Michael Schumacher, ja sa kushton” plus 9 more


Del në shitje Ferrari i Michael Schumacher, ja sa kushton

Posted: 28 Sep 2017 01:18 AM PDT

Ferrari me të cilin legjenda e Formula 1 fitoi kampionatin Monaco Grand Prix, duke u shpallur kampion bote në vitin 2001 është nxjerrë në shitje.

Ferrari Marlboro F2001 do të dalë në ankand në 16 nëntor në New York. Dhe për vetëm 4 milionë dollarë, ju mund të merrni në shtëpi ikonën e të gjitha kohrave.

Karriera e famshme e  Schumacher është mbyllur në vitin 2012, Në atë kohë legjenda regjistroi 7 kampionate, 91 fitore dhe 1566 pikë në karrierë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Politika shqiptare dhe kosovare vlerëson Ora News

Posted: 28 Sep 2017 01:05 AM PDT

Në 10 vjetorin e Ora News Kryeministri Rama, Presidenti Meta, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, politikanë, deputetë dhe ish-deputetë shprehën konsideratën më të madhe për Ora News. Ata vlerësuan te Ora News, profesionalizmin dhe paanshmërinë.

Urimet e politikanëve për Ora News

Edi Rama: Paqe dhe bashkëpunim me të gjithë, kazan jo kazan nuk kemi çfarë bëjmë. Të gjitha bashkë do të ndajme këto halle.

Ilir Meta: Uroj suksese, jetë gjatë në raste ditëlindjesh dhe të jetë gjithmonë një televizion profesional, i balancuar dhe në interest ë publikut. Rritja e shëndetshme e medias është një gjë shumë e mirë për të gjithë, dhe pse jo edhe për një rritje të shëndetshme të politikës.

Ramush Haradinaj: Media në Shqipëri ka ecur përpara, shumë suksese Ora News.

Begjet Pacolli: Jam krenar sepse kam bashkëpunuar me Ora News. Kam pasur fatin që këtu jam në shtëpinë time. Ju dëshiroj çdo gjë të bukur. Suksese sepse ju keni qenë frymëzues të mëdhenj edhe të kulturës, edhe të edukatës, edhe të biznesit, edhte të politikës shqiptare.

Erion Veliaj: Gjithmonë e më shumë kuptoj se Tirana nuk është vetëm kryeqytet administrative, por edhe kryeqytet i medias, i informacionit dhe besoj që shumë media që kanë fillur si Ora News, sot kanë një dimension jo vetëm kombëtar, por të shqiptarëve kudo që janë. Ju falenderoj për misionin tuaj.

Lindita Nikolla: Juve posaçerisht ju falenderoj sepse keni qenë një bashkëudhëtare e të gjitha takimeve tona dhe eventeve me rëndësi në rrugëtimin e reformës në arsim. Fjalët më inkurajuese dhe mbështetjen maksimale për këtë televizion.

Valentina Leksaj: E rëndësishme është që Ora si një televizion është rritur shumë këto vite, është konsoliduar dhe është pasuruar me programe. Ajo që unë do të çmoja është që është një televizion i ekuilibrave dhe besoj që për politikën kjo është shumë e rëndësishme.

Agron Duka: Kam pasur rastin të jem disa herë në Ora News. Gjithmonë e kam parë një televizion të ekuilibruar dhe i urioj suksese.

Namik Dokle: 10-s që ka sot i shtoftë edhe një 0, që të bëhët 100 dhe më shumë vërtetësi dhe më shumë kulturë.

Arta Dade: Uroj që Ora News të vazhdojë në ritmet që ka pasur. Uroj sa më shumë vërtetësi të lajmit, sa më shumë profesionalizëm ashtu sikurse deri më sot Ora News ka pasur.

Astrit Patozi: Unë shpresoj që televizioni Ora News të ketë jetëgjatësi. Është një dritare e rëndësishme për publikun shqiptar dhe uroj të jetë besnik i të vërtetës dhe interesit publik në historinë e vet. Tashmë ka një histori dhe besoj që është një histori pozitive. Uroj që të vazhdojë kështu.

Ridvan Bode: Suksese dhe gjithë të mirat të gjithë stafit të Ora News. Është një nga televizionit që ka zënë tregun e mediave, tregun publik ka zënë një pozicion të vecantë dhe ka një raport me të vërtetën që është i tij.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bën tatuazh në sy, modelja humb shikimin

Posted: 28 Sep 2017 12:43 AM PDT

Një modele ka humbur shikimin në syrin e saj të djathë pasi bëri tatuazh në sy.

 Catt Gallinger nga Kanadaja vendosi të ndryshonte ngjyrën e së bardhës së syrit duke e kyther në të purpurt por procedura shkoi keq. 3 javë pasi ka bërë operacionin, Catt  ka ndjerë shqetësime dhe bëri vizitë mjeksore. 

Por menjëherë pas marrjes së trajtimit, syri i saj u mbyll. 

24-vjeçarja ka shpërndarë fotografitë në internet për të nadrë shqetësimin me njerzit dhe për të paralajmëruar rrezikshmërinë që kjo procedura sjell.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Binjaket kërkojnë burrë që ta ndajnë së bashku, por vetëm me një kusht

Posted: 28 Sep 2017 12:07 AM PDT

Dy binjaket ruse që ndajë gjithçka së bashku kanë vendosur që kur të martohen të mos ndahen nga njëra-tjetra. Pikërisht për këtë arsyen por kërkojnë një burrë që ta ndajnë së bashku.

Por nuk është aq e thjeshtë, burri që do të ketë fatin ti ketë dy motrat duhet të jetë shumë i pasur.

Motrat Adela dhe Alina Fakhteva thonë se duan të gjejnë dikë që ti mundësojë udhëtimet pasi janë mërzitur nga vendlindja e tyre.

Ato janë shprehur se nuk e kanë problem të kenë të njëjtin bashkëshort pasi janë mësuar të ndajën gjithçka së bashku. 22-vjeçaret janë të njohura në vendlindjen e tyre, Kazanit pasi kanë një bolg mode ku reklamojnë marka  të ndryshme, sipas mediave ruse.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot “360gradë” me Artur Zhejin në Ora News

Posted: 28 Sep 2017 12:04 AM PDT

Emisioni “360 gradë”  i gazetarit të njohur Artur Zheji, rikthehet sot në televizionin Ora News.

Polemikë, reflektim, investigim, debat, të vërteta të fshehura dhe të pathëna.

Emisioni do të transmetohet çdo të martë dhe të enjte ora 21:00.

Emisionet e Zhejit, shquhen per debatin e fortë dhe temat e mprehta politike dhe sociale, të cilat vendosin në fokus ngjarjet më të rëndësishme dhe ngërçet e pazgjidhura të shoqërisë shqiptare.

Zheji, gazetar që mbërrin audience të lartë, ka pothuajse 20 vjet që është i pranishëm në ekranet shqiptare më të rëndësishme, si analist dhe si drejtues emisionesh.

Zheji rikthehet në televizionin Ora News, çdo të Martë dhe të Enjte, në orën 21.00, me formatin e tij të veçantë Tv "360grade", që është edhe emisioni i tij i përhershëm

 

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sekuestrohen 54 kg kanabis, dy të arrestuar në Këlcyrë

Posted: 27 Sep 2017 11:58 PM PDT

Policia e Këlcyrës ka sekuestruar një sasi prej 54 kilogramë kanabis, ndërsa në pranga janë vënë dy persona.

Policia sqaron se “në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Theofan Tito dhe në banesën e shtetasit Manol Qorri, në fshatin Malshovë, Këlcyrë kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtyre rasteve”

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Theofan Tito, nga shërbimet e policisë u gjetën tre thasë plasmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë 38 kg.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Manol Qorri, në një fuçi plastike u gjetën 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe 13 fishekë dhe një armë gjahu (çifte), të cilën e mbante pa lejen e organeve kopetente.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Theofan Tito, 57 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Këlcyrë. ( i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje”).

Manol Qorri, 73 vjeç, banues në Malshovë, Këlcyrë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tre raste të dhunës në familje, arrestohen 3 persona

Posted: 27 Sep 2017 11:49 PM PDT

Tre persona janë arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit. Policia e Tiranës sqaron se në pranga janë vënë tre persona.

– Ilir Shahini, 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ëmës, shtetases F.Sh.,68 vjeçe.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetë dhe një thikë në kushtet e armës së ftohtë pa leje.

– Ardit Neli, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases N.B., 25 vjeçe.

– Fatush Peposhi, 27 vjeç, banues në Laknas, pasi në oborrin e banesës për motive të dobëta, ka goditur me thikë në kurriz vëllain, shtetasin M.P., 24 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit I.Sh., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A.N., për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, dhe në ngarkim të shtetasit F.P.,  për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Demarkacioni si ‘bumerang’ për Qeverinë Haradinaj

Posted: 27 Sep 2017 11:42 PM PDT

Kosovës po i pakësohen opsionet në lidhje me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, thonë analistët politikë. Sipas tyre, qëndrimi i përsëritur i Podgoricës se për Malin e Zi, Demarkacioni është çështje e mbyllur, i ka dhënë mesazhe të qarta Qeverisë së Kosovës se ratifikimi i Marrëveshjes aktuale, të nënshkruar qysh në gusht të vitit 2015, mbetet zgjidhja më e mirë.

Por, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli u ka thënë zyrtarëve në Podgoricë se tash për ratifikimin i marrëveshjeve ekzistuese për shënjimin vijës kufitare është i pamundur për shkak të rrethanave politike dhe përbërjes së re të Kuvendit.

Në këso rrethana, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë thonë se Kosovës nuk i mbetet rrugë tjetër përveç ta respektojë marrëveshjen dypalëshe që është nënshkruar mes komisioneve të shteteve përkatëse.

Politologu Ramush Tahiri, tha për Radion Evropa e Lirë se zhbërja e Marrëveshjes aktuale apo edhe dërgimi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit është e pamundur, pasi që pala malaziase nuk do që të përfshihet në asnjë rrethanë në këtë çështje.

Marrëveshja nuk mund të rinegociohet sepse nuk ka asnjë fakt të ri dhe nuk ka asnjë vërejtje të komisionit shtetëror. Kosova e ka bërë ndërrimin e komisionit që është në të drejtën e Kryeministrit. Por, Kosova, nuk mund t’i ndryshojë kriteret e rinegocimit pa pasur pasoja dhe pa e ditur rezultatin“, thotë Tahiri.

Tahiri thotë se Kosova, në këtë rast Qeveria e saj, duhet të sillet si subjekt i përgjegjshëm dhe të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të mos ketë sjellje si parti politike.

Vetëm nga fakti se është ndryshuar partia politike në pushtet, prej të cilës vjen Kryeministri, nuk dërgohet çështja në arbitrazh. Këto janë çështje profesionale që Qeveria duhet t'i dijë. Pa pasur objekt kundërshtimi nuk dërgohet çështja në arbitrazh. Unë thjesht mendoj se Kosova po hynë në një rrugë pa krye, për shkak të synimeve politike dhe po i humb konditat shtetërore dhe respektin institucional dhe duhet të respektohen kriteret ligjore dhe kushtetuese“,tha Tahiri.

Arbitrazhi ndërkombëtar për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, sipas analistëve, mund të vijë në shprehje nëse institucionet e Kosovës dështojnë përfundimisht që ta ratifikojnë në Kuvend Marrëveshjen për demarkacionin.

Analisti Artan Muhaxhiri, thotë se Qeveria e re duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë për të dalë nga bllokimi i çështjes së Demarkacionit.

Opsioni më real mund të jetë edhe arbitrazhi, por nëse paraprakisht sigurohen të gjitha prerogativat ligjore dhe politike që një proces i tillë nuk do të jetë i dëmshëm për qytetaret e Kosovës dhe për agjendën evropiane të Kosovë“, thotë ai.

Muhaxhiri thotë se kryeministri duhet të gjejë një zgjidhje reale e jo populiste dhe me kokëfortësi.

Zoti Haradinaj duhet të ballafaqohet me realitetin dhe ta kërkoj një zgjidhje e cila është realiste dhe praktike. Pra, nuk duhet të mbetet peng i qëndrimeve populsite deri sa ishte në opozitë, pasi është e kuptueshme se ato kanë qenë më të sforcuara se sa është dashur“, tha Muhaxhiri.

Ndryshe, komisioni i sapoemëruar shtetëror për shënjimin e vijës kufitare është në pritje të udhëzimeve dhe kompetencave nga Qeveria e Kosovës, në lidhje me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Kryesuesi i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar për Radio Evropa e Lirë se komisioni i ri, si punë të parë do ta ketë shqyrtimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, por edhe do t'i analizojë të gjitha raportet që janë bërë deri më tash nga komisioni paraprak.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë.

Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, ndërsa atë e ka kundërshtuar opozita e mëparshme në Kosovë, përfshirë edhe Ramush Haradinajn, i cili tash është kryeministër i Kosovës.

Komisioni Evropian i ka vënë kusht Kosovës për liberalizimin e vizave, pikërisht ratifikimin Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Greqi, mbytet skafi me refugjatë, humb jetën një vajzë 9 vjeçe

Posted: 27 Sep 2017 11:27 PM PDT

Një vogëlushe 9 vjeçe ka humbur jetën orët e para të së enjtes, pas mbytjes së një skafi me refugjatë në ujërat greke.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në veriperëndim të ishullit Kastelorizos, kur skafi u përmbys për shkak të kushteve të këqija të motit.

Një skaf i agjencisë europiane Frontex arriti të shpëtonte pesë persona, mes të cilëbe edhe vajzën e vogël, e cila paraqiti probleme shëndetësore. Ajo u dërgua urgjentisht në qendrën shëndetësore të ishullit, por me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk mundi të mbahej në jetë.

Në orët e para të mëngjesit u njoftua se një skaf i policisë bregdetare greke gjeti 20 të mbijetuar.

Nuk dihet ende se sa persona ndosheshin në bordin e skafit, që ishte nisur nga brigjet e Turqisë.

Ekipet e shpëtimit, të ndihmuara edhe nga një helikopter po vazhdojnë kërkimet në zonë, ku vlerësohet se mund të ketë dhe të mbijetuar të tjerë, të cilët për momentin konsiderohen të zhdukur.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Debati për organet e vettingut, Manjani: Shumë zhurmë për hiçgjë

Posted: 27 Sep 2017 11:23 PM PDT

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është pozicionuar kundër kërkesës së komisioneve të Vettingut për personel me 192 persona.

Sipas tij, kjo kërkesë është e papranueshme. Ai thekson se Kuvendi, pavarësisht problemeve të mëdha politike që ka, është krejt legjitim të refuzojë propozime të tilla absurde.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit

Shumë zhurmë për hiçgjë…
——-
Të zgjedhurit e Kuvendit që do bëjnë vetting-un e gjykatësve dhe Prokurorëve, kërkojnë një personel prej 192 personash.

Këshilltarë, sekretarë, personel administrativ, plot 192 persona që do ti shërbejnë 22 të zgjedhurve për të bërë vetting…

Shumë! Jashtë mase shumë e ekzagjeruar është kjo kërkesë e tyre!

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, pa llogaritur fare gjykatat e tjera, nuk i kanë e as i kanë patur asnjëherë këto salltanete…

E pra gjykatat kanë në dorë drejtpërdrejt liritë dhe të drejtat e njerëzve. Struktura e Vetting jo! Ajo ka në dorë vetëm dosjet e gjykatësve dhe Prokurorëve.

Sikur ky debat të ishte çelë për rritjen e personelit administrativ dhe ndihmës për gjykatat, pa asnjë hezitim do isha në favor të gjykatës!

Shumë vonesa në gjykim vijnë edhe për shkak të burimeve njerëzore të mangëta. Ndërkohë gjykimi brenda një afati të arsyeshëm është detyrim Kushtetues.

Por 192 vetë personel administrativ për 22 komisionere që do bëjnë vetting është e PA PRANUESHME!

Debati që mos miratimi i kësaj kërkese, “cënon pavarësinë” është i vonuar, por edhe i parakohshëm!

I vonuar sepse përzgjedhja e 22 anëtarëve u bë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Rilindjes. Asokohe Rilindja-PD-LSI ishin në “dakortësi”…

Madje Rilindja dhe PD ishin në dashuri, kur u futën në votim emra që u ftuan në konkurim nga Rilindja… Disa prej tyre nuk mund të zgjidheshin sepse ishin ne shkelje të ligjit, por PD dhe LSI heshtën. Pra në këtë kuptim debati për pavarësinë është i vonuar.

Ndërkohë, rregulli i mos paragjykimit të askujt kërkon që 22 komisionerëve i duhet dhënë koha të provojnë me vendime se sa të varur apo të pavarur do jenë. Pra duhet ti shohim në punë se sa të zotë janë.

Ndaj, debati për numrin e personelit është si hartim i bukur, por jashtë teme dhe jashtë kohe.

Kuvendi, pavarësisht problemeve të mëdha politike që ka, ështe krejt legjitim të refuzojë propozime të tilla absurde!

Aq më tepër që punën reale dhe voluminoze të vetting do ta bëjnë institucione të tjera si : ILDKP; DSIK; Agjensia e Pastrimit të Parave; SHISH dhe OMN.

Struktura e vetting thjesht do marrë në shqyrtim letrat që vijnë nga këto Institucione dhe formularët e vetë deklarimit.

Vettingu duhet të fillojë një orë e më parë. Vetëm pasi të fillojë do shohim çkemi bërë…

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more