Skip to main content

Ora News: “Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në Divjakë” plus 9 more

Ora News: “Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në Divjakë” plus 9 more


Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në Divjakë

Posted: 26 Sep 2017 11:52 PM PDT

Një 67 vjeçar në Divjakë është arrestuar e Divjakës për dhunë në familje. Në pranga ka rënë Sokrat Gjeka, 67 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases P.Gj, 61 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vodhi pajisjet elektronike të lokalit gjatë natës, arrestohet 40-vjeçari

Posted: 26 Sep 2017 11:47 PM PDT

Policia e Lushnjes arrestoi një 40 vjeçar me akuzën e vjedhjes. Bledar Biba, banues në  Lushnje, dyshohet se ka vjedhur gjatë natës një lokal në lagjen "Xhevdet Nepravishta.

Biznesi mësohet se është në pronësi  të shtetasit A.M, 29 vjeç, banues në Lushnje.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 televizorë dhe 2 njësi kompjuterash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje”.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump javën e ardhshme do të vizitojë Porto Rikon

Posted: 26 Sep 2017 11:41 PM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të vizitojë më 3 tetor Porto Rikon.

Porto Riko ka nevojë për shumë para. Do të shkoj atje të martën, kjo duket të jetë dita më e përshtatshme që nuk ndërpret punën dhe përpjekjet e punonjësve të emergjencës për të ndihmuar njerëzit“, u tha Presidenti Trump ligjvënësve ndërsa i njoftoi për vizitën që vjen rreth dy javë pasi uragani Maria shkatërroi territorin e ishullit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të rrisë fondet për Porto Rikon për të ndihmuar në heqjen e gërmadhave të shkaktuara nga uragani si dhe forcuar masat mbrojtëse në rast emergjencash, përfshirë ndihmën e drejtpërdrejtë federale për 180 ditë.

Menjëherë më pas guvernatori i Porto Rikos Ricardo Rossello, shkroi në twitter se informoi presidentin për situatën në terren dhe se e kishte falënderuar atë për përgjigjen e shpejtë ndaj situatës së krijuar atje./VOA/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

E donte shumë jetën! Ish-deputeti demokrat humb njeriun e zemrës

Posted: 26 Sep 2017 11:36 PM PDT

Ish-deputeti demokrat, Kastriot Islami, ka humbur njeriun e tij të zemrës. E ëma e tij, Myzeje Islami është ndarë nga jeta.

Me një mesazh të ndjerë në fb, ai ka ndare me miqte e tij dhimbjen e madhe

Mesazhi i Islamit 

Nena jone e dashur mbreme eshte larguar prej nesh…
Ajo e deshte shume jeten dhe ne e donin shume ate ta kishim prane nesh…U perpoqem shume…
Te duam shume dhe ti do te mbetem gjithnje mes nesh….
U Prehsh e qete nena jone!

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Doktor Shkencash” në Estoni, por i riu nga Tirana refuzon ofertat jashtë

Posted: 26 Sep 2017 11:21 PM PDT

Kjo është historia e një tjetër shqiptari të susksesshëm në botë. Klodian Vasil Dhoska nga Tirana, ka  përfunduar studimet shkencore me Medalje Ari DOKTOR i Shkencave në Inxhinieri Mekanike tek Universiteti Teknologjik i Talinit në Estoni.

Klodiani ka refuzuar oferta pune në vendet e Gjermanisë dhe të Estonisë për një arsye më madhore për të. Ai do të kthehet në Shqipëri, për t'i shërbyer atdheut të tij. Por pyetja që shtrohet është: A ofron një vend pune  të denjë Shqipëria për Klodianin?

Megjithatë le të njihemi me të dhe suksesin e tij në Estoni përmes këtij profili të përgatitur nga gazetarja Fatime Kulli:

Janë botuar mbi 30 tema shkencore të publikuara në libra e revista shkencore ndërkombëtare, nga ku Klodian Dhoska disponon studime me vlera shkencore botërore, të firmosura nga akademikë e shkencëtarë botërorë që nga USA, Gjermania, Finlanda, Çekia, Italia e tjerë.

Me punën e tij këmbëngulëse, edukimin pedagogjik e shkencor u përgatit ky kërkues shkencor i ardhshëm i Evropës dhe i Shqipërisë.

Kujtojmë thëniet e politikanëve shqiptarë në emisionet televizive si dhe të disa artikujve gazetareske se: I mirëpresim studentët tanë shqiptarë që kanë dalë me rezultate të shkëlqyera, aq më tepër, Ekselent absolut me Medalje ARI. Këta student na kanë nderuar anë e kënd botës nëpër Universitetet Europiane, Amerikane e tjerë.  Këta studentë janë e ardhmja e kombit që do të merren me formimin shkencor të studenteve në universitete të ndryshme të Shqipërisë. Që prej shumë kohësh nuk po shohim tema dhe shpikje shkencore të aprovuara nga akademia botërore për studentët shqiptarë këto 25 vitet e fundit.

Klodian DHOSKA, është një ndër ata studentë që kërkon koha sot, duke plotësuar kriteret e duhura "EKSELENT", me Medalje Ari,rast i rrallë në shkencën e bukur dhe të vështirë të inxhinierisë mekanike  të specialitetit "Mekatronike", them i rrallë, jo vetëm në Shqipëri, por i cilësuar nga Rektori i Universitetit Teknologjik i Talinit, Prof. Jaak Aaviksoo "Më i miri student i doktoraturës." Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike duke vlerësuar sa e sa punë shkencore e dërgoi për punë studimore shkencore në Institutin Kombëtar të Metrologjisë Gjermane P.T.B. që të bëjë punime shkencore për dy vjet e disa muaj, i cili pati arritje dhe shpikje për "Studimin e nxjerrjes së modelit matematik mbi metodat e matjeve këndore tek objektet që kanë forma gjeometrike të komplikuara, si dhe për metodën e saktësisë së lartë të përdorur për karakterizimin e detektorëve, të cilët rrisin saktësinë e imazhit të tij."

Janë botuar mbi 30 tema shkencore të publikuara në libra e revista shkencore ndërkombëtare, nga ku vetë Klodiani disponon studime me vlera shkencore botërore, të firmosura nga akademikë e shkencëtarë botërorë që nga USA, Gjermania, Finlanda, Çekia, Italia e tjerë.

Klodiani i dashuruar mbas punës shkencore si ekselent që është, për kryerjen e doktoraturës nga katër vjet punë studimore e shkencore, e kreu për tre vjet e gjysmë, duke u diplomuar DOKTOR në  fushën e inxhinierisë mekanike, në specialitetin e mekatronikës.

Rektorati dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Teknologjik të Talinit, për rezultatet e arritura në punën shkencore, e përzgjodhi Klodianin pedagog gjatë viteve 2012 – 2016, për dhënien e leksioneve studentëve të masterit të këtij universiteti, duke dhënë kontributin e tij në përgatitjen e inxhinierëve apo pedagogëve të ardhshëm.

Me punën e tij këmbëngulëse, edukimin pedagogjik e shkencor u përgatit ky kërkues shkencor i ardhshëm i Evropës dhe i Shqipërisë.

Duke e vlerësuar prezencën e talentit shqiptar, rezultatet dhe formimin e tij shkencor, prirjet dhe të ardhmen e tij në fushën e shkencës, Klodi pati oferta nga Instituti Metrologjisë Gjermane dhe Universiteti Teknologjik i Talinit, për t'u punësuar si Pedagog dhe për të dhënë kontributin e tij shkencor pranë këtij instituti dhe universiteti, por Klodiani me zemër Shqiptari zgjodhi vendlindjen e tij, Shqipërinë, për të vënë në shërbim të popullit dhe të Atdheut punën e tij shkencore, mundin dhe djersën e tij për t'i shërbyer popullit dhe Atdheut, për të kontribuar me dijet e tij nëpërmjet leksioneve shkencore për studentët shqiptarë dhe për shkencën që evoluon çdo ditë në botë.

Klodiani vjen nga familje intelektuale, babai inxhinier mekanik, ndërsa e ëma mësuese, publiciste e shkrimtare. Klodiani studimet i filloi ne degën e inxhinierisë mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës, ndërsa masterin në Universitetin e Tartuse në Estoni në vitin 2012, si dhe studimin shkencor të doktoraturës e filloi në Universitetin Teknologjik në Tallinit, po në Estoni, dhe me datën 19 Shtator 2016 u realizua në mënyrë ceremoniale dhënia e titullit DOKTOR në fushën e inxhinierisë mekanike në specialitetin e mekatronikës me rezultate të shkëlqyera, Ekselent me Medalje Ari.

Në ceremoninë e dorëzimit të titullit DOKTOR i Shkencave në fushën e mekatronikës, dy  prindërit

e Klodiani që ishin prezent në Ceremoninë e dhënies së Medaljes së Arit, u ndjenë mjaft krenarë, kur Rektori Jaak Aaviksoo dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Tauno Otto ia dorëzuan titullin e Doktorit, djalit të tyre, ku përveç pasqyrimit në monitor të emrit të Klodian Dhoska me germa të mëdha i vetmi SHQIPTAR, i cili me përshëndetjen dhe fjalën e tij në podium, krijoi emocione të veçanta, mbasi në këtë universitet morën titullin Doktor edhe studentë nga kombe të tjerë, si: Rusia, Kina, Koreja, Italia, Greqia e të tjerë.

Klodiani me marrjen e gradës shkencore DOKTOR, ka refuzuar ofertat e punësimit të përmendura më sipër, në vendet e Gjermanisë dhe të Estonisë. Ai, punën e tij studimore dhe shkencore do ta verë në shërbim të Atdheut, për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe për thithjen e projekteve e punëve studimore e Shkencore të Komunitetit Europian, dhe me punën e tij krijuese shkencore do të ngrejë gjithnjë lart emrin e vendlindjes së tij, Shqipërisë së dashur.

Atdheu ynë ka nevojë për punën shkencore të Klodianit dhe kemi besim se do shkojë nga një arritje në tjetrën./Marrë nga Voal/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Transporti i fëmijëve në shkolla, ndëshkohen 25 drejtues mjetesh

Posted: 26 Sep 2017 11:18 PM PDT

Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka vijuar me kontrollin e automjeteve të shërbimit publik, të atyre që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobuzë, taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara nga Enti Pronar dhe në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e certifikatave të transportit rrugor.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar në të gjithë territorin e qytetit, në orare të ndryshme dhe sipas hartës së evidentuar më herët si zona problematike përsa i përket transportit publik. 

Nga kontrollet, janë konstatuar e ndëshkuar për mangësi të ndryshme 90  drejtues automjetesh, për informalitet në fushën e transportit

Gjithashtu në zbatim të këtij plani, policia thotë se janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues  automjetesh që transportojnë fëmijë pa vendosur rripin e sigurimit, dhe për mangësi të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Masat e dhunshme të qeverisë serbe në Preshevë

Posted: 26 Sep 2017 11:09 PM PDT

Ngjarjet e fundit në Preshevë kanë lëkundur themelet e kësaj popullate e cila është e pafuqishme që të artikuloj zërin e saj për të drejtat e saj politike. Vendimi i Qeverisë së Serbisë mbi shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës dhe emrimi i Organit të Përkohëshëm, është me qëllime të qarta politike antishqiptare dhe për të treguar se shteti serb me urrejtjen që ka ndaj shqiptarve të këtyreve komunave merrë vendime edhe atë në forma jodemokratike dhe në kundërshtim me vullnetin e shumicës së subjekteve politike shqiptare.

Duhet konsideruar në rend të parë se asnjë nga subjektet politike të Preshevës as përsëafërmi nuk kontribojn në dobi të popullatës shqiptare dhe për më tepër as që janë të unifikuara për çështjet krucial. Nuk doja që të ndaj lot krokodili me disa pseudo intelektual e analist shqiptar si dhe disa subjekte poltike të Preshevës në dobi të ish-kryetares së shkarkuar. Disa thurrni vargje për ish-kryetaren e parë femër shqiptare në Preshevë gjë që duhet çmuar këtë simbolik, por se i vunë edhe epitete të mëdha si "Hillary Clinton" e Preshevës shpesh herë të bënë edhe të nevrikosesh me vetevetën si qytetar se deri kur me këso injorancash dhe epitet të mëdha kurse realiteti politk është në skaj të një ekzodi të spastrimit të asaj popullate shqiptare. Po të mbash epitetin e një gruaje si Hillary Clinton në rend të parë duhesh që atë vendë ta bësh "Tokë të premtuar".

Të jesh Hillary Clinton e Preshevës do të thotë të jesh një grua e guximshme që vlerat e demokracis dhe të të drejtave të njeriut ti promovosh pa asnjë hezitim e frikë, që të kemi ato vlera demokratike që ka promovuar zonja Clinton, që të kemi lirit elementare politike që i takojn çdo shoqërie demkratik. Një Hillary Clinton nuk mundet të qëndroj prapa sedrës së Riza Halimit aq me pak një tutore e tij, dhe as që do të vjen në shprehej që ti takoj një subjekti politik siç është PVD-ja e cila plot mbi 25 vite është bashkëfajtore e sundimit të gjatë e të egër serb në këtë rajon shqiptarë.

Këtu nuk po çfajsoj aspak as PDSH, BDL, UDSH, si dhe APN, pasi si njëra si tjetra siç thotë populli "merre njërën mëshoj tjetrës", pasi që janë bashkëfajtore për këtë gjendje të mjerushme politike.

Sjellja e neo-otmanistit Shqiprim Arifi në Organin e Përkohëshëm të Komunës së Peshevës, nga qeveria serbe tregon më së miri se për momentin është më i miri për qeverin e serbisë dhe se është personi më adekuat për të zbatuar politikën antishqiptare. Ky erdoganist i vogël që gjatë qeverisjes së tij me kabinatin e tij më shumë rrinin në Turqi dhe shetiteshin rrugëve të Stambollit dhe të Beogradit se sa merreshin me çështjen shqiptare.

Fajtor për sjelljen e neo-otmanistit Shqiprim Arifi në Organin e Përkohëshëm është shteti serb që e projektoi me disa ish-asambleista komunal si dhe me partit e tjera shqiptare, por këtu nuk duhet përjashtuar se i'u dha një përkrahje edhe nga Prishtina. Këtu nuk do ti falej gabimi që Milaim Zeka kohë më parë i'a dha përkrahjen në mediumin publik në RTK në emisionin e tij, ku e cilsonte si person që shteti serb po i'a ka frikën ardhjes në pushtet lokal Shqiprim Arifit, gjë që koha e dëshmoj se vet shteti serb e solli në pushtet.

Duke pasur parasyshe se APN është me misoin special në Kosovë Lindore gjegjësisht në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegj, si një instrument për realizimin e politikave të qëveris së serbis, atë duke infiltruar me petkun religjioz.

Në këto rrethan duhet urgjentsisht partit e tjera politike të unifikohen dhe të ngriten në protesta kundër vendimeve të padrejta të qeveris serbe, dhe të tregojn vendosmëri politike nëse qeveria serbe nuk e tërheq vendimin që të gjitha subjektet politike duhet të bojkotojn zgjedhjet dhe duhet shqyrtuar mundësin e shkuarjes në një paralelizëm të pushtetit lokal duke krijuar institucionet lokale të pavaruar nga qeveria serbe.

Konsultimi me Prishtinën dhe veçanërisht me Tiranën është i domosdoshëm në këto rrethana.

Valon Jashari:
*Historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i "Lëvizjes së Lirisë", lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, viziton sot Tiranën

Posted: 26 Sep 2017 10:00 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të vizitojë sot Tiranën, në të parën vizitë të tij jashtë shtetit që prej marrjes së detyrës.

Së bashku me delegacionin shoqërues, Haradinaj do të pritet në orën 10.00 në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet ceremonia ushtarake e mirëseardhjes.

Në orën 10.05, Haradinaj do të ketë takim me homologun Rama dhe më pas një takim dypalësh mes delegacioneve.

Në orën 11.00, do të zhvillohet takimi inaugural i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, nën kryesinë e dy Kryeministrave. 

Më pas në orën 11.30, dy Kryeministrat do të kenë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri i Kosovës do të ketë gjithashtu takime me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin.

Haradinaj pritet të takohet edhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Në varësi të axhendës, do të ketë edhe një takim mes Haradinajt dhe ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tiranë, të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl”

Posted: 26 Sep 2017 01:57 PM PDT

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën "Bardhyl", por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25, ndërsa forcat e policisë kanë konstatuar 5 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Për rastin janë shoqëruar në ambientet e policisë 7 persona për verifikime dhe sqarime të mëtejshme.

Po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vuçiç flet për Kosovën në OKB, përmend vetëm një kusht

Posted: 26 Sep 2017 01:53 PM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, përsëri ka folur për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Deklarata të ngjashme, rreth kësaj teme, Vuçiç ka bërë edhe dje.

Ai ka thënë se Kosova nuk mundet të hyjë në OKB, pa u kënaqur edhe Serbia me diçka, e kjo, sipas tij, do të thotë që Serbia të mos e njohë Kosovën.

“Ne nuk mund të kënaqemi nëse na kërkohet njohja e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk ka tekst final të marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk ka karrige të Kosovës në OKB, pa vendim të Serbisë”, ka shtuar Vuçiq.

Ai ka theksuar se ka ardhur koha për zgjidhjen e problemit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. /Express/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more