Skip to main content

Ora News: “E tmerrshme, 80 peshkaqenë rrethojnë zhytësit” plus 9 more

Ora News: “E tmerrshme, 80 peshkaqenë rrethojnë zhytësit” plus 9 more


E tmerrshme, 80 peshkaqenë rrethojnë zhytësit

Posted: 30 Sep 2017 12:18 AM PDT

Një grup prej 80 peshkaqenësh është gjëja e fundit që një grup zhytësish në brigjet e Bahamasit  duan të përballen. Një inxhinier na New  Jersey, Troy Iloski ka kapur momentin kur ai dhe ekuipazhi i tij  po eksploronte në det, rreth 20 metra nën ujë.  

Videoja tregonin 50 vjeçarini cili ruante gjakftohtësinë  dhe mundohej të mbante të qetë peshkaqenët, pasi vetëm ashtu mund ta largonte frikën.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

E kapin me motor pa leje, kur i kontrolluan banesën u habitën çfarë gjetën

Posted: 30 Sep 2017 12:12 AM PDT

U kap teksa lëvizte në një motor pa dokumente por më pas i zbuluan se në shtëpi mbante   armë nga më të ndryshmet dhe municione.

Personi i arrestuar mbrëmjen e 29 shtatorit nga  skuadra “Shigjeta” e Forcës së Posaçme “Shqiponja” është Bruno Kurti, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në momentin kur u ndalua ai kishte me vete armë zjarri “Browing”, me një krehër me fishekë, informon policia e Tiranës.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
një silenciator

– një palë dylbi

– 21 copë fishekë

– 5 telefona

– një qese farmacie me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa

– një thikë me palosje

– një thikë me dorezë të zezë

– shkop gome

– 2 shkopinj të punuar në mënyrë artizanale

– 6 targa automjetesh

– një kartmonedhë 2000 e dyshuar fallco

– një minikartë telefoni

– prozhektor

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 236, 278, 279 dhe 283 të Kodit Penal

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Zoti nuk bën gabime”, prindërit lejojnë foshnjen e sëmurë të vdesë

Posted: 29 Sep 2017 11:51 PM PDT

Një çift i krishterë ka lënë fëmijën e tyre të porsalindur që të vdesë për shkak të besimit të tyre fetar.

Vajza Rachel Joy dhe Joshua Barry Piland ka lindur më 6 gusht, dhe një ditë më pas mamia që e vizitonte zbuloi që ajo ishte me verdhëzë. Pavarësisht se u përpoqën që të bindnin prindërit e saj që ta dërgonin në spital, ata rezufuzuan që ti jepnin trajtim mjeksor, duke u shprehur se 'Zoti nuk bën gabime".

Pas disa ditës Abigail filloi të mos konsumonte ushqim dhe gjendja e saj u përkeqësua gjatë kësaj kohe. Nga neglizhenca e prindërve të saj vogëlushja pushoi së marri frymë.

Rachel dhe Joshua janë arrestuar nga policia pas vdekjes së vajzës së tyre, pasi autopsia konfirmoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e neglizhencës dhe se po të kurohej nuk do të kishte asnjë problem.

/Oranews.tv

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sulm vetëvrasës pranë një xhamie shiite në Kabul

Posted: 29 Sep 2017 11:49 PM PDT

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në afërsi të një xhamie shiite në Kabul të Afganistanit. Sipas zyrtarëve afgan të paktën pesë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ka ndodhur pas lutjeve të së premtes, një ditë para festës së Ashures.

/REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Jep dorëheqjen Sekretari i Shëndetësisë

Posted: 29 Sep 2017 11:44 PM PDT

Sekretari amerikan i Shëndetësisë Tom Price, i përfshirë në një skandal lidhur me udhëtimet e tij me avionë privatë të kushtueshëm për vizitat qeveritare, dha dorëheqjen të premten, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

"Price paraqiti dorëheqjen dhe presidenti (Donald Trump) e pranoi", theksoi komunikata.
Disa minuta më përpara Trump la të nënkuptohej se Prince i kishte minutat e numëruara në gjirin e qeverisë amerikane.

Tom Price shprehu keqardhje për çështjen dhe njoftoi të enjten se do të paguante dëmshpërblimet për shpenzimet me çarter dhe se do të udhëtonte vetëm me linjat e rregullta, por kjo nuk e zbuti zemërimin e presidentit Trump dhe nuk e shpëtoi nga humbja e postit.

Price është anëtari i parë i kabinetit të presidentit Trump që largohet nga posti, deri tani janë shkarkuar disa zyrtarë të tjerë të lartë.
Price kishte më pak se 8 muaj në detyrë.

/ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përmbytet anija, mbyten 60 myslimanë Rohingya

Posted: 29 Sep 2017 11:08 PM PDT

Rreth 60 persona besohet se kanë humbur jetën kur një anije me myslimanë Rohingya, që iknin nga dhuna në Mianmar, është mbytur pranë brigjeve të Bangladeshit, të enjten vonë.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se 23 veta janë konfirmuar të vrarë, ndërsa 40 të tjerë "janë të zhdukur dhe supozohet se janë mbytur".

Qysh në fund të gushtit, mbi gjysmë milioni Rohingya kanë ikur nga dhuna në Mianmar drejt Bangladeshit.

Dhuna në shtetin Rakhine ka nisur më 25 gusht, kur militantët Rohingya kanë sulmuar disa poste të sigurisë.

Ushtria më pas është përgjigjur me, siç është thënë, sulme brutale.

Zyrtarë të OKB-së kanë thënë se ushtria e Mianmarit po bën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Raketa në vend të avionëve?!

Posted: 29 Sep 2017 01:52 PM PDT

Transporti ajror shumë shpejt do të mund të realizohet me raketa dhe jo me avionë. Të paktën kjo është ideja e themeluesit të kompanisë, Space X, Elon Musk, i cili ka prezantuar një risi të re. Në rast se projekti do të zbatohet me sukses, qytetarët do të mund të udhëtojnë nga Londra drejt Nju Jorkut në vetëm 39 minuta.

Njerëzit shumë shpejt do të kenë mundësi që të fluturojnë nga një kontinent në tjetrin në më pak se një orë, ndërsa risia është prezantuar së fundmi nga Elon Musk.

Themeluesi i Space X dhe Tesla ka hedhur idenë e transportit përmes raketave, gjë që sipas tij, do të mundësonte përshkimin e distancave relativisht të gjata brenda një afati të shkurtër kohor.

 Në një video promocionale të shpërndarë së fundmi, ekspertët që po punojnë për projektin kanë sjellë edhe pamjet e para se si do të mund  të udhëtojnë qytetarët, ndërsa nga përllogaritjet paraprake, distanca Londër New York do të mund të përshkohet në vetëm 39 minuta.

Raketa mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 27 mijë kilometrash në orë dhe është pjesërisht e ripërdorshme, gjë që ul automatikisht edhe kostot për prodhimin.

Gjithashtu, Musk ka sqaruar se ky është një version me parametra më të ulta në krahasim me Raketën e Madhe që pritet të kryejë udhëtime drejt planetit Mars brenda vitit 2024.

 Themeluesi i Space X deklaroi në fund se gjëja më e rëndëishsme është fakti që kompania ka gjetur edhe investitorët që kanë pranuar të vendosin paratë e tyre mbi këtë projekt që do të nisë të zhvillohet brenda pak muajve.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA tërheq diplomatët nga Kuba, dyshohet se kanë rënë pre e ‘sulmeve zanore’

Posted: 29 Sep 2017 01:50 PM PDT

Si pasojë e disa sulmeve të dyshuara me valë zanore, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të tërheqin shumicën e diplomatëve ameriakanë në Kuba, ndërsa ngjarja duket se ka dobësuar edhe më tej marrëdhëniet e brishta mes dy vendeve. Departamenti i Shtetit njoftoi se në selinë diplomatike, nga tani e tutje do të qëndrojnë vetëm përfaqësuesit e nivelit të lartë, ndërsa konfirmohet shkurtimi drastik i zyrtarëve të tjerë.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që të tërheqin shumicën dërmuese të stafit diplomatik në Kuba, pas raportimeve se këta të fundit mund të kenë rënë pre e të ashtëquajturave sulme zanore.

Ngjarja misterioze ka shkaktaur një debat madhor dhe ka rrezikuar shëmbjen totale të marrëdhënieve të brishta mes dy vendeve që tradicionalisht kanë patur përplasje, por Havana zyrtare ka mohuar përfshirjen në incidentet e regjistruara.

Uashingtoni bën të ditur se si pasojë e disa sulmeve që janë organizuar me anë të valëve zanorë, diplomatët kanë patur komplikacione të ndryshme shëndetsore që janë manifestuar me simptoma si dhimbja e kokës, humbja e dëgjimit, temperaturë si dhe marrje mendsh.

Ky problem nuk është shfaqur vetëm tek diplomatët, por edhe tek një pjesë e turistëve amerikanë që kanë vizituar Kubën dhe kanë qëndruar në hotele.

Për këtë arsye, një paralajmërim ka shkuar edhe për qytetarët e thjeshtë që mund të kenë planifikuar të pushojnë në Havana apo qytete të tjera kubane.

Departamenti amerikan i Shtetit raportoi se nga ambasada amerikane në Havana do të largohen shumica e stafit jo-thelbësor, për të qëndruar vetëm përfaqësuesit e nevojshëm.

Presidenti Raul Castro ka dhënë garancinë e tij personale se këto sulme nuk janë një vepër e Havanës zyrtare, por ende nuk dihet nëse do të ketë masa të tjera nga amerikanët.

Gjatë Presidencës Obama, marëdhëniet mes dy vendeve pësuar një afrim pas dekadash mungesë komunikimi, ndërsa Presidneti Trump ka premtuar se do të kthejë mbrapsht disa politika. Megjithatë, ai ka konfirmuar se nuk do të mbyllë ambasadën në Havana.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aksidenti në Gjirokastër, PD: Kryepolici po tenton të manipulojë ngjarjen

Posted: 29 Sep 2017 01:31 PM PDT

Pas publikimit të pamjeve të aksidentit në Gjirokastrë nga Ora News ku dyshohet të jetë përshirë Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, ka reaguar nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj akuzon Lorenc Paganikën se po tenton të fshehë ngjarjen pasi aksidentoi kalimtarin dhe nuk i dha as ndihmën e parë.

Deklarata e plotë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Drejtori i Policisë, Lorenc Paganika ka aksidentuar një kalimtar në Memaliaj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e nevojshme qytetarit, por tashmë po tenton të manipulojë ngjarjen. Fatmirësisht qytetari i aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën.

Makina e tij pësoi dëmtime nga aksidenti por drejtori nxitoi që ta rregullojë, dhe ka lejuar ekspertimin nga grupi hetimor vetëm pasi makina ka dalë nga servisi, duke tentuar të mbyllë çështjen.

Kjo ngjarje, e gjitha e filmuar, tregon sjelljen e paprecedentë të kreut të policisë së një qarku. Sjellja e këtij kryepolici vërteton gjendjen e Policisë së Shtetit, ku shefat e saj janë mbi ligjin dhe nuk ka asgjë të përbashkët me qindra oficerë të tjerë të ndershëm të Policisë së Shtetit.

Kjo është e vërteta. Policia ka kapitulluar përballë krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe nuk garanton dot sigurinë e qytetarëve. Ky është realiteti i qeverisë së Edi Ramës, me krimin që zotëron vendin, me drogën që blen zgjedhjet, me kryepolicë që nuk duan t'ia dinë për ligjin.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nga 1 tetori, qytetarët që nuk tërheqin kuponin tatimor do gjobiten

Posted: 29 Sep 2017 01:24 PM PDT

Duke filluar nga 1 tetori, kur nis dhe faza e tretë anti-informalitet nuk duhet të bëjnë kujdes vetëm bizneset por edhe qytetarët.

Kushdo që bën një blerje dhe nuk tërheq kuponin tatimor do të përballet me gjobë.

Një fakt të tillë e bëri me dije në emisionin"Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe,drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero.

Vjero: Edhe qytetarët do kontrollohen, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin sigurisht që ka një penalitete që është 1 mijë lekë për ata që thyejnë ligjin. Ne do i inkurajojmë të jenë pjesë e këtij aksioni. Jo gjthmonë do hyjmë direkt në ambinetin e biznesit por do pyesim një qytetar që sapo ka marrë një shërbim në atë njësi, i cili më tej mund të jetë dhe objekt i kontrollit. Janë skema që përdoren në gjithë botën, ka punonjës të administratës tatimore, por jo vetëm, që hyjnë në një aktivitet.Qëllimi është jo të penalizojmë qytetarin por të jetë pjesë e aksionit dhe palë me administratën tatimore.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more