Skip to main content

Ora News: “Indi, 15 të vdekur dhe 20 të plagosur në një stacion treni” plus 9 more

Ora News: “Indi, 15 të vdekur dhe 20 të plagosur në një stacion treni” plus 9 more


Indi, 15 të vdekur dhe 20 të plagosur në një stacion treni

Posted: 29 Sep 2017 12:03 AM PDT

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe 20 të tjerë u plagosën në një stacion hekurudhor në Mumbai.

Shkak i kësaj tragjedie është bërë mbipopullimi në stacionin e trenit Elphinstone.

Ky stacion treni lidh dy nga linjat hekurudhore më të mëdha të qytetit.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa zyrtarë të lartë të vendit ndodhen në vendin e ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qeveria në Bagdad kërcënon kurdët në veri të Irakut

Posted: 28 Sep 2017 11:47 PM PDT

Kurdët në Veri të Irakut u shprehën me shumicë në referendum për pavarësinë. Në referendumin e diskutueshëm 92.3% e zgjedhësve votuan për shkëputjen nga Iraku, deklaroi komisioni kurd i zgjedhjeve të mërkurën në Erbil.

Që votuesit do të shpreheshin me shumicë për shkëputjen nga Iraku, kjo pritej. As rezultati zyrtar, që komunikoi të mërkurën (27.09) komisioni i zgjedhjeve në Erbil, nuk befasoi askënd. “Gjithsej 72,16 përiqnd e zgjedhësve kanë votuar. Me po kanë votuar 92.73 e tyre dhe me jo 7.27 përqind.” Referendumi nuk detyron askënd dhe as nuk është i barazvlefshëm me shpalljen e pavarësisë.

Presidenti kurd Masoud Barzani nuk priti rezultatin përfundimtar zyrtar të votimit. Në një fjalim në televizion qysh të martën ai shpalli fitoren: “Popull i madh i Kurdistanit, ti nuk i ke lejuar askujt, që të thyejë vullnetin tënd, kur ke votuar për pavarësinë – dhe ke votuar me jo për një masakër të mëtejshme dhe një sulm të ri kimik. Ne kemi nisur një fazë të re, dhe kjo është një fitore për të gjithë Kurdistanin.”

Barzani shpreson, që rezultati i votimit do ta forcojë atë dhe do t’i japë atij një mandat të qartë për bisedime me qeverinë qendrore të Irakut. Qëllimi i Barzanit është një marrëveshje për shkëputjen e Kurdistanit të Irakut nga pjesa tjetër e vendit. “Në vend të kërcënimeve dhe sanskioneve tani duhet të ketë një fillim të ri serioz të dialogut, me të cilin ne do të bëhemi fqinjë të mirë.”

Por qeveria e Irakut nuk do t’ia dijë për deklaratat e Barzanit. Kryeministri Haider al-Abadi e hedh poshtë kategorikisht ndarjen e Veriut të banuar me shumicë kurde. Me sa duket Abadi tani është i vendosur që t’i sprapsë liritë, që ka gëzuar deri më sot rajoni autonom. “Nëse aeroportet në rajonin e Kurdistanit në Erbil dhe Sulaimaniya nuk do të vendosen nën autoritetin e qeverisë qendrore, Iraku do të suspendojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare në këto aeroporte. Kabineti i ka dhënë kohë deri të premten në orën 18:00 Kurdistanit që ta verë në jetë këtë vendim. Në rast të kundërt të gjitha fluturimet ndërkombëtare do të suspendohen.”

Kjo i prek rëndë kurdët. Ata ndonëse i menaxhojnë vet këto dy aeroporte, janë të varur për koordinimin e fluturimeve nga Bagdadi. Madje Abadi shkon edhe më tej me deklarimet e tij: “Të gjitha kalimet tokësore, që lidhin rajonin e Kurdistanit me vendet fqinjë, duhet të kalojnë në kompetencën e qeverisë qendrore.”

Udhëheqja kurde e ka hedhur poshtë menjëherë këtë vendim. Por sidoqoftë shoqëritë e para ajrore kanë deklaruar tashmë anullimin e fluturimeve të tyre për të premten e ardhshme.

Edhe parlamenti i Irakut i ka ashpërsuar tensionet sërish. Ai i bëri thirrje kryeministrit, që të dërgojë ushtrinë mes Erbilit dhe Bagdadit në territoret e diskutueshme në Veri të Irakut, si në Kirkuk, ku ndodhen fushat më të mëdha të naftës./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mazhoranca miratoi strukturat dhe organet e Vettingut

Posted: 28 Sep 2017 11:21 PM PDT

Pas një seancë maratonë prej 16 orësh, me debate dhe diskutime Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për strukturat dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe për klasifikimin e pagave të Komisionerit Publik, të gjitha sipas variantit të propozuar nga komisioni i ligjeve. 

Kuvendi rrëzoi me 52 vota propozimin e PD dhe me 53 atë të LSI për organet e e vettingut.

Gjithashtu gjatë seancës maratonë u pranuan edhe dy dekretet e ish-presidentit të Republikës Bujar Nishani për kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe Për dhomat e tregtisë dhe industrisë. Këto dy dekrete morën votën pro të opozitës, ndërsa mazhoranca abstenoi.

Kuvendi votoi me 73 vota pro edhe aktin normativ të qeverisë, për ndryshimet në buxhetin e vitit 2017.

Votimi i disa prej pr/vendimeve

Projektvendim "Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese"
Propozimi i PD -52 pro, 73 kundër 
Propozimi i LSI -53 pro, 74 kundër
Votimi sipas variantit nga Komisioni i Ligjeve- 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektvendim "Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit""
Propozimi i PD- 53 pro, 74 kundër 
Votimi sipas variantit nga Komisioni i Ligjeve- 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektvendim "Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionerit Publik
Propozimi i PD- 53 pro, 74 kundër 
Propozimi i LSI- 53 pro, 74 kundër 
Votimi sipas variantit nga Komisioni i Ligjeve- 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016 "Për kthimin e ligjit nr. 92/2016 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", të ndryshuar
54 pro, 0 kundër, 72 abstenim

Dekret nr. 7969, datë 18.10.2016, "Për kthimin e ligjit nr. 93/2016 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, "Për dhomat e tregtisë dhe industrisë", të ndryshuar"
64 pro, 1 kundër, 71 abstenim

Akti normativ nr. 2, datë 16.8.2017 "Për disa ndryshime në ligjin nr. 130/2016 "Për buxhetin e vitit 2017
73 pro, 54 kundër, 0 abstenim

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

U rikthye Dafina Zeqiri, e vutë re çfarë mungoi?

Posted: 28 Sep 2017 11:19 PM PDT

Një ndër divat e muzikës shqiptare, Dafina Zeqiri po korr sukses në tregun e huaj. Pas 6 muajsh nga Fours Seasons ajo ka ardhur me një këngë të re, të titulluar Told Ya që numëron më shumë se 8 mijë klikime deri tani.

Jemi mësuar që Dafinën ta shohim me projekte të realizuara që nga teksti deri te klipi, por duket se ka vendosur të vijë ndryshe.

Ajo solli një këngë në gjuhën angleze, që u pëlqye që në minutat e para të publikimit por ishte vetëm audio dhe tekst. 28-vjecarja duket vetëm pas mikrofonit, por jo sic e kemi parë gjithmonë duke performuar në klipe muzikore.

Mund të jetë një ndër strategjitë e botës së muzikës, ku vihet re nëse kënga është e suksesshme dhe më pas bëhet realizimi i videoklipit.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Studentja më e mirë shqiptare fiton bursë të plotë në universitetin më të mirë në botë

Posted: 28 Sep 2017 11:15 PM PDT

Fjona Parllaku u shpall maturantja më mirë e vitit 2016. Një vit më parë, ajo rezultoi fituese në të dhjeta preferencat e saj për të vazhduar studimet e larta.

Për një vit ajo zgjodhi të studionte në një universitet privat në Tiranë në Programin e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital, edhe këtu me bursë të plotë.

Ndërkohë, dëshira e saj ishte të studionte jashtë vendit, mundësisht në një universitet prestigjioz. Fjona zgjodhi të aplikonte në universitetin më të mirë në botë, "Massachusetts Institute of Technology" të cilin e ëndërrojnë miliona student të rinj amerikanë dhe nga i gjithë globi.

Në përfundim të vitit shkollor, në fillimet muajit Maj të këtij viti, 19-vjeçares i vjen lajmi që do e bënte më krah në ato momente. Parllaku ishte pranuar në një nga universitetet më të mira në botë-MIT.

Vajza që kishte fituar me dhjetëra olimpiada matematike, brenda dhe jashtë vendit, u shpërblye me këtë mundësi, që e konsideron të rëndësishme për të ardhmen e saj.

Gjatë viteve të shkollës në Shqipëri ka marr vetëm dhjeta. Nuk e dimë se çfarë rezultatesh do të ketë në Massachusetts, por kështu si e ka nisur, zor të zbres nga froni!

Ajo këtë vit është një ndër 24 studentet që janë pranuar me bursë të plotë në MIT nga e gjithë bota.

Në datën 6 shtator Fjona ka filluar zyrtarisht shkollën dhe në këto ditë të parë është shumë e zënë. Për të sjell shembullin e një studenteje të talentuar dhe me vullnet, ne folëm me 19 vjeçaren, e cila në këtë bisedë për Dita-n na ka treguar për ditët e para në SHBA dhe për ambiciet që ka në rrugën e dijes.

Është vajza e një inxhinieri dhe e një pedagogeje gjuhësie. Prindërit kanë shërbyer si motivim në rrugën drejt dijes. "U jam më tepër se mirënjohëse prindërve të mi që kanë qenë një model perfekt për t'u ndjekur dhe që më kanë qëndruar pranë gjatë hapave më të rëndësishëm të formimit tim intelektual"-tregon studentja e MIT.

Massachusetts Institute of Technology

Fjona nuk i ka lënë punët për në momentin e fundit. Gjatë viteve të shkollës ajo ka gërmuar në heshtje duke zbuluar universitetet më të mira në botë. Duke qenë më e mira nuk kishte pse t'i privonte vetes një mundësi për të bërë pjesë në një nga institucionet më të rëndësishme të dijes.

"Pjesëmarrja në olimpiada të përvitshme kombëtare e sidomos ndërkombëtare më ka mundësuar njohjen me më të mirët nga vende të ndryshme të botës. Në ditët pas kompeticioneve, gjatë aktiviteteve e shëtitjeve që bënim në grup, diskutonim shpesh edhe për mundësitë për ndjekjen e studimeve jashtë vendit. Dhe, për disa vjet rresht që u bëra pjesë e këtyre diskutimeve, dëgjoja që MIT ishte universiteti më i lakuar e më i lakmuar nga të gjithë ata që, si unë, adhuronin shkencat e natyrës. Këto diskutime shërbyen si nxitje dhe më shtuan dëshirën të provoja fatin tim për të qenë mes më të mirëve në këtë universitet"- shprehet 19 vjeçarja për Dita-n.

Pavarësisht se kishte filluar vitin e parë për Inxhinieri Elektronik ajo, po në heshtje, pa shumë bujë, aplikon në universitetin ku gjendet sot.

"Aplikimin e fillova ndërkohë që vijoja studimet e larta në universitetin Epoka në Shqipëri, në degën e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital. Të them të drejtën u ndjeva e përkëdhelur nga fati, kur, një ditë të bukur të fillimit të Majit (ndërkohë që isha në prag të provimeve përfundimtare tek universiteti ku studioja) mora lajmin më të bukur e më të shumëpritur që çdo moshatar i imi ëndërron të marrë, që isha pranuar pikërisht në universitetin më të mirë në botë – MIT".

Parllaku ka shkuar në SHBA në 19 gusht, ndërsa shkolla ka filluar në 6 shtator. Gjatë këtyre ditëve, gjendet ende nën ethet dhe emocionet që të jepi gjithmonë një vend i ri, njerëz të rinj dhe sfida të reja. Pavarësisht kohës së shkurtër ajo ka kuptuar se ndodhet në një vend mundësish, të cilat premton se do i shfrytëzoj sa të mundet.

"Tani që jam pjesë e këtij universiteti, arrij t'u jap të drejtë të gjithë atyre që aspirojnë të jenë studentë këtu. Dhe kjo, jo vetëm për mundësitë e panumërta që ofron në lidhje me angazhimin në veprimtari të ndryshme argëtuese jashtë orëve të mësimit, por sidomos për metodat bashkëkohore të mësimdhënies, për lirshmërinë dhe motivimin që ke duke ndjekur leksionet, por edhe për mënyrën sistematike të kontrollit të njohurive që të lehtësojnë përgatitjen për provimet përfundimtare dhe për vlerësimin motivues që të nxit të jesh gjithnjë i përgatitur. Sigurisht, përshtatja me këtë lloj ngarkese kërkon pak më tepër kohë, pak më shumë vullnet për të mos u dorëzuar si edhe një mënyrë të veçantë të organizimit të kohës.

Ajo nuk ka humbur asgjë nga 1 vite studime në Shqipëri.

"Duke m'u dhënë mundësia të transferoj kreditet e fituara në universitetin që ndiqja në Shqipëri nga dega për të cilën studioja, tani jam studente në degën Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike, që është edhe më e gjerë dhe ofron mundësi më të shumta, jo vetëm për studime të mëtejshme dhe kualifikime më të larta, por edhe shërben si një investim i mirë për punësim në të ardhmen".

Pse një inxhiniere?

Që e vogël kam qenë e apasionuar pas teknologjisë dhe lojërave elektronike. Me kalimin e viteve kurioziteti për të kuptuar më me hollësi si funksionojnë pajisje të ndryshme elektronike apo shpikje nga më të fundit rritej çdo ditë e më shumë.

Unë jam rritur me matematikën dhe fizikën, ato janë pasioni im. Lidhja ime shkencat ekzakte ndoshta më lidhi me Elektronikën më shumë sesa me fusha të tjera. Elektronika është e sotmja dhe e ardhmja.

Tregu premtues që ofron profesioni i inxhinierit elektronik, që në këtë degë është i ndërthurur edhe me mundësinë e aplikimit të teknologjive moderne, komunikimit dhe sisteme të tjera teknike që transferojnë informacione, ishin faktorë të tjerë që më shtynë të bëja këtë zgjedhje.

Krahas talentit dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur rezultate sa më të larta përgjatë gjithë viteve të studimit, ka qenë puna e vazhdueshme dhe sistematike ajo që e ka kurorëzuar me sukses çdonjërin prej viteve, që nga shkolla 9-vjeçare e deri në vitin e fundit të gjimnazit.

Në Shqipëri ka me qindra maturantë dhe studentë të shkëlqyer, që bëjnë sakrifica maksimale për të arritur më të mirën, për të patur një formim sa më cilësor, secili prej tyre mund të ishte në vendin tim.

-Një gjë të tillë e ke të trashëguar nga familja. Sa kanë ndikuar ata në motivimin tënd dhe në dëshirën për ta dashur shkollën?

Në të vërtetë u jam më tepër se mirënjohëse prindërve të mi që kanë qenë një model perfekt për t'u ndjekur dhe që më kanë qëndruar pranë gjatë hapave më të rëndësishëm të formimit tim intelektual.

Por, për sa i përket zgjedhjes së degës, ata thjesht më kanë dhënë këshilla me shumë vlerë, duke u përpjekur të mos më imponojnë në asnjë formë mendimin e tyre.

-A e konsideron veten një gjeni? Duke marrë parasysh që në 13 vite shkollë keni marrë vetëm notën 10-të…

Nuk do ta quaja. Synimet e mia për të qenë sa më e suksesshme kanë qenë të qarta që në moshë të vogël. Gjithmonë jam përpjekur të mësoj shumë për të marrë maksimumin në një lëndë, në një provim apo në një projekt apo të arrija një nga vendet e para në një konkurs. Megjithatë, nuk mendoj që këto janë të mjaftueshme për ta quajtur veten gjeni. Që kur kam qenë e vogël kam patur dëshirë për të qenë një hap përpara programeve mësimore, sidomos në lëndën e matematikës. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse, me kalimin e kohës u bëra edhe pjesëmarrëse e olimpiadave në lëndë të ndryshme si matematikë, fizikë etj.

Mendoj se është puna sistematike burimi i të gjitha dhjetave gjatë këtyre viteve. Duhet ta theksoj, gjithashtu, që asnjëherë nuk duhet të kënaqemi me aq sa arrijmë. Është e rëndësishme që mos të rreshtim së kërkuari nga vetja, duke dalë ndonjëherë edhe përtej kufijve që mendojmë se jemi të aftë të arrijmë.

/GazetaDita/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthim me tritol në një dyqan në Shkodër

Posted: 28 Sep 2017 11:04 PM PDT

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në lagjen  "Vasil Shanto ” të qytetit të Shkodrës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:40 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

“Më datë 29.09.2017, ne orën 01.40 ka ardhur një telefonatë se në lagje "Vasil Shanto" Shkodër tek ish "5 Herojt" në derën e dyqanit të shtetasit A. D. ka patur një shpërthim me lëndë plasëse. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake rezulton se ishte vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shperthimi ka vetem dëme materiale“, tha policia.

Policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Jon Huntsman ambasador i SHBA në Moskë

Posted: 28 Sep 2017 10:27 PM PDT

Senati i Shteteve të Bashkuara e ka konfirmuar dje ish-ambasadorin amerikan në Kinë, Jon Huntsman, për ambasador të ri të administratës së Donald Trumpit, në Rusi.

Votimi në Senat për zotin Huntsman ishte unanim.

Ai ka përvojë të gjatë diplomatike, si ish-ambasador i presidencës Barak Obama në Pekin, dhe ambasador në Singapor, nën presidentin, George H.W. Bush.

Zoti Huntsman, 57 vjeçar, gjatë dëshmisë së tij në fillim të këtij muaji tha se "nuk ka dyshim se qeveria ruse ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, vitin e kaluar" dhe ka shtuar se "Moska vazhdon të përzihet në proceset demokratike të miqve dhe aleatëve tanë"./REL

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ruli tregon tre traumat e PD-së. Gara për kreun ishte pocaqi

Posted: 28 Sep 2017 02:19 PM PDT

Ish deputeti demokrat tregon tre traumat brenda PD. Pjese nga deklarata e Genc Rulit në emisionin “360 gradë” sot në Ora News

Genc Ruli: Trauma e parë ishin zgjedhjet e para pas një lideri mbi njëzet vjeçar karizmatik i cili konsiderohej i pakonkurueshëm.

Ditën që ikën kësaj partie i jepet mundësia që të përshtatet me klimën e re që nuk ka peshën e liderit autoritar. Lideri që do të dilte të vinte të paktën i legjitimuar. Unë pa e fshehur kam qenë për Olldashin, sepse ai duke e lexuar mirë projeksionin  dhe angazhimin e Berishës për të fituar Basha ndërmori atë sfidë. Unë isha kundër atij lloj procesi. Doja të lihej një garë e hapur, ku të kishte disa kandidatura dhe PD do të përgatitej për epokën e re, pa liderin e saj historik. Ky problem nuk ndodhi. Madje dhe kjo përplasje solli krisje të thellë. Pas fitores është një fjalë e Berishës: Fituesi merr të gjitha dhe humbësi i humbet të gjitha. Kishte të bënte ku do të dimensionohej Olldashi në raport me Bashën.

Momenti tjetër. Kur Basha fitoi i kemi dhënë dorën, uruar por që atë ditë e prapa, kur hymë në procesin e dytë brenda PD-së, (zgjedhjet brenda PD gjashtë muaj më pas )ishte: I vetmi autoritet legjitim në PD është Lulzim Basha të tjerët janë ilegjitimë. Ne nga erdhëm?! Nga ferrat?! Ne ishim zgjedhur nga strukturat   

 PD nuk ishte një makinë për të garuar në pistë me PS, por ishte një makinë ku rrota e majtë ishte në luftë me rrotën e djathtë, motori nuk ishte me asnjërën nga këto. Luli i mbulonte me pecetë problemet e vërteta.

Trauma e tretë. Zgjedhjet e fundit. Nëse të parën e quajmë dramë, të fundit ishin farsë. Na shpiku një term "ngrirje". Demokracia nuk luhet me hile. O luhet ose dhunohet haptazi. Nëse ky do të vepronte si një lider i ri, që është ende nëkërkim të legjitimitetit të tij, do të thoshte përgjegjësia është e imja.

Arben Imami: Kush humbet zgjedhjet (e ka per zgjedhjet parlamentare)  duhet të iki!

Genc Ruli: Në zgjedhjet për kryetar, Basha duhej të mbante një qëndrim shumë më dinjitoz. Për vetën e tij një herë. Shpiku fjalën "ngrirje" . Unë jam kryetari por nuk jam kryetari, por ama gjithë ditën rri tek selia, çon sejmenët poshtë.

Ka pasur farsa në zgjedhjen për kryetar.  Unë të marr vetëm një shifër. Në 2013 në garën Olldashi-Basha kanë votuar 600 anëtarë partie, kur makina partiake ishte më e nxehur, tani raportojnë 1200.

Kur në fakt kanë vajtur e votuar 250. Çfarë ishte ky zell për të rritur kot shifrën?!
Nuk qe vjedhje, por nuk kishe nevojë. Qoftë dhe me 2 mijë vota mbi Selamin ti fitoje.

Artur Zheji: Kjo është sfilitje

 Arben Imami: Pocaqi i thuhet andej

Genc Ruli: Pocaqi!  

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ruli: Në kulmin e çadrës, Basha nuk kishte zërin e ‘super-starit’

Posted: 28 Sep 2017 01:58 PM PDT

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli i ftuar në "360 Gradë" nga Artur Zheji në Ora News, duke analizuar marrëveshjen Rama-Basha, thotë se nga kjo marrëveshje humbi PD-ja dhe Rama luajti me kartën e deklaratës amerikane.

Ruli: Tek kulmimi i çadrës, që po ta shohësh, Bashës i ndryshoi leksiku, nuk është më ai zëri i super-starit, më i fortë, më agresiv, po binte "era" lider dhe ndofta për herë të parë që nga emërimi i tij si kryetar partia.

Dhe befas një moment lëvizin gurët si një dorë e mbrapshtë. Një ditë para marrëveshjes, ky merr një paralajmërim, draft-deklaratën e DASH për fajësimin e PD-së për ngërçin e krijuar.

Nuk kishte hartën e gjithë udhëtimit përpara. Rama e luajti me kartën e amerikanëve. Në këtë aspekt, besoja e ka përdorur më i pjekur dhe më i mësuar me intrigën politike. Katër orë i izoluar nuk ka pasur besoj as asistimin e zt.Berisha. Në vendime kritike ai kishte asistimin e Berishës. Rama ka luajtur këtë kartë.

Luftëtari i ri i papjekur me dinakëri të tilla ka menduar të kap sa të mund sot. Këtu humbi davanë e vet dhe davanë e PD-së.

"Ne në pushtet do të jemi", është përdorur kjo nga autoritete që kandidonin. Rama i ka kërkuar që të largojë armatën e vjetër nga PD.

Rama i kish fituar zgjedhjet që atë ditë. Rama sot kundërshtar politik ka vetëm Ilir Metën.

Rama sot nuk kërcënohet fare nga kundërshtari Lulzim Basha, madje e do mbijetesën e Lulzim Bashës.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pollo: Media hapa përpara, Ora News shembull pozitiv

Posted: 28 Sep 2017 01:57 PM PDT

Për deputetin e PD-së Genc Pollo, media në Shqipëri gjatë viteve të demokravisë ka shënuar arritje të rëndësishme edhe pse ballafaqohet me problematika më të ndryshme.Në intervistën e mbrëmjes, ai vlerësoi rolin e Ora News si një televizion i balancuar. Ndërkohë, Pollo komentoi edhe raportin e OSBE-së për zgjedhjet duke u shprehur se me anë të dokumentit të publikuar faktohet fenomeni negativ i shit-blerjes së votës.

I ftuar në intervistën e mbremjes, deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka folur mbi ecurinë e medias në 27 vite demokraci, ndërsa vlerësoi si një shembull pozitiv rastin e Ora News, e cila sipas tij, pavarësisht kohës relativisht të shkurtër në treg ka arritur të pozicionohet si një televizion i balancuar.

Pollo u shpreh se në përgjithësi, media ka një trajktore pozitive, pavarësisht problemeve.

Pollo: Në përgjithësi është ngritje por që ka problemet e veta, të viteve të fundit ndoshta. Por ka dhe një ndërgjegjësim të gazetarëve për rolin e tyre dhe parimet profesinale mbi bazën e cilave duhet të operojnë. Rasti për të përgëzuar Ora News dhe gjithë personelin e saj me rastin e 10 vjetorit. Është bërë një televizion i ndjekur dhe i besueshëm nga shqiptarët.

Më tej, Pollo foli edhe për raportin e zgjedhjeve të OSBE, duke e vënë theksin tek fenomeni i shitblerjes së votës.

Pollo: Ajo që është e re dhe negative dhe përmendet në paragrafin e  dytë të përmbledhjes ekzekutive dhe është rekomandim kryesor, jo rekomandim i 7 apo 12, por rekomandim kryesor i ODIHR, është masa kundër blerjes së votës, blerja e votës.

Në mbyllje, Pollo u kundërpërgjigj edhe ndaj akuzave të kryeminsitrit Rama, duke u shprehur se Partia Demokratike nuk po pengon rrugën e integrimit të vendit drejt BE-së, por thjesht po denoncon fenomenet negative që vërehen në procese të ndryshme.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more