Skip to main content

Ora News: “Pamela Anderson në stadium, kujt po i jep zemër?” plus 9 more

Ora News: “Pamela Anderson në stadium, kujt po i jep zemër?” plus 9 more


Pamela Anderson në stadium, kujt po i jep zemër?

Posted: 26 Sep 2017 12:02 AM PDT

Ylli i Baywatch-it Pamela Anderson ishte fotografuar duke pare e emocionuar  të dashurin e saj Adil Rami gjatë fitores së Marsejës në Toulouse të dielën në mbrëmje.

Mesfushori francez luajti për 90 minuta në fitoren 2-0 të skuadrës së tij në Velodrome të Stade, ku Olumpique shkoi në vendin e pestë në Ligën 1.

Çifti filloi lidhjen qëkuar u takuan në  Los Anxhelos dhe më pas ata konfirmuan se ishin në një marrëdhënie së bashku.

    

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Uragani Irma, JLo dhuron 1 milionë dollarë për familjet e viktimave

Posted: 25 Sep 2017 11:58 PM PDT

Jennifer Lopez do të dhurojë 1 milionë dollarë për familjet e viktimave të uraganit Irma që shkatërroi Puerto Rikon.

Pas një kërkesë që i bëri fansave të saj për të dhuruar të ardhura për këto familje nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale, këngëtarja u bashkua me guveratorin e New York, Andrew Cuomo ku dha njoftimin për ndihmën që do japë për ishullin e goditur nga uragani.

Donacionet do të merren nga të ardhurat e shfaqjeve të saj në Las Vegas.

"Ishulli ynë Puerto Riko është goditur nga dy uragane shkatërruese Irma dhe Maria. Puerto Riko ka nevojë për ndihmën tonë dhe ju bëj thirrje për të mbështetur dhe ndihmuar financiarisht të prekurti nga uraganët,"-tha Jennifer.

 

Please donate TODAY to #unitedforpuertorico🇵🇷 @nygovcuomo

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Të brendshmet e Hitlerit shiten në ankand, ja shifra

Posted: 25 Sep 2017 11:57 PM PDT

Të brendshmet  Adolf Hitler janë shitur në një ankand  për 7 mijë dollarë në SHBA.

Udhëheqësi famëkeq i la të brendshmet e tij në lavanderi pasi qëndroi në një hotel austriak më 1938.

Të brendshmet ishin ruajtur shumë mirë dhe janë ekspozuar nga Alexander Historical Auctions të Chesapeake City, në Maryland dhe janë blerë nga një person që ka kërkuar të jetë anonim.

Të brendshmet mbajnë të qëndisur inicialet e diktatorit A.H.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Deputetet e PS marrëveshje bashkëpunimi me ministrat

Posted: 25 Sep 2017 11:51 PM PDT

Pas kthimit në SHBA, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar.

Në këtë mbledhje do të firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes deputetëve dhe ministrave.

Rama: E nisim punën e përbashkët me një marrëveshje të rëndësishme mirëkuptimi mes kryetarit të grupit parlamentar të PS në emër të deputetëve, sekretarit të përgjithshëm të PS në emër të strukturave drejtuese të PS dhe ministrave të qeverisë sonë.

Kjo marrëveshje synon që të cojë në një nivel të ri bashkëpunimi mes këtyre palëve që në fakt janë pjesë e të njëjtës skuadër për të rritur cilësinë e punës së përbashkët dhe përgjegjshmërinë individuale dhe kolektive të këtyre pjesëve përbërese  të skuadrës në funksion të përmbushjes së detyrimeve të mëdha që burojnë nga kontrata e PS me popullin shqiptar 2017-2021.

Kjo është një marrëveshje që dakordëson fushat dhe instrumentat që sigurojnë bashkëveprimin  mes qeverisë, grupit dhe partisë në funksion të një cilësie të re të komunikimit të brendshëm dhe me publikun, kohezionit të vendimarrjes dhe objektivave dhe të vendimeve që marrin sëbashku.

Kjo marrëveshje përbën një pikë të palëvizshme referimi për deputetet, të gjitha nivelet drejtuese në funskion të jetësimit të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm.

Për elementetet e marrëveshjes do ta detajojë kryetari i grupit, sëbashku me sekretarin e përgjithshëm për një punë cilësore të bërë në bashkëpunim me ekspertë për ta hartuar këtë dekument

Ne të vazhdojmë ti mbetemi besnik asaj që besoj që të gjithë së bashku mësuam nga leximi i zgjedhjeve të 25 qershorit. nevojës për tu bërë më të mirë dhe për të qeverisur shumë më mirë, nisur nga fakti se shqiptarët na votuan për atë që ne mund të bëjmë dhe jo për cka bëmë në 4 vitet e para.

Është një pikënisje që do të jetë piknisja e cdo ditë, duke bërë më shumë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dramatike, fëmija po mbytej, dhëndri hidhet në lumë për ta shpëtuar

Posted: 25 Sep 2017 11:23 PM PDT

Momenti i realizimit të fotografive të dasmës së një çifti në Kanada, mori një kthesë të papritur dramatike, ndërsa dhëndri u hodh në lumë për të shpëtuar një djalë të vogël që po mbytej.

Clayton dhe Brittany Cook ishin duke pozuar për fotot e dasmës në një urë parku në Kembrixh, kur dhëndri vuri re një djalë që po kërkonte ndihmë në lumë.

Pa u menduar, Cook u hodh në ujë dhe tërhoqi fëmijën në breg. Fotografët e tyre kapën momentin e shpëtimit të djalit dhe fotot u bënë virale në mediat sociale.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama në SHBA takim edhe me kompani investuese të Wall Street

Posted: 25 Sep 2017 11:23 PM PDT

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ku mori pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar edhe takime me kompani investuese të Wall Street.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

Gjatë një postimi në Facebook, diplomatja shqiptare thotë se “gjatë këtyre takimeve është prezantuar potenciali ekonomik i Shqipërisë dhe mundësitë e investimeve në fushën e naftës dhe energjisë së rinovueshme, minierave, zhvillimin e turizmit, zhvillimin e bujqësisë dhe produkteve bio.”

Faber thotë se u diskutua edhe  “prioriteti për sjelljen në Shqipëri të linjave të prodhimit dhe zhvillimeve të fundit të teknologjisë“. Ajo thotë se kompanitë paraqitën mjaft interes dhe drejtuan një numër pyetjesh në lidhje me ambientin e bërjes biznes dhe zbatimin e ligjit në vend.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ilir Panda: Përse thashë që pena është objekti më i shtrenjtë që kam blerë

Posted: 25 Sep 2017 11:03 PM PDT

Kandidati që konkuroi për anëtar të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit Ilir Panda reagon ndaj komenteve që i janë bërë për seancën e pyejeve me filozofin Përparim Kabo.

Në një deklaratë të bërë mbrëmë posaçërisht për emisonin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, në të cilin po diskutohej pikërisht për këtë seancë, ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-nënkryetari i KLD, Ilir Panda, sqaroi përse tha se objekti më i shtrenjtë që kishte blerë ishte një pendë dhe përse nuk kishte makinë.

Ishte momenti kur disa juristë të ftuar në studio si Fatmira Laska, Shefqet Muçi dhe Ferdinand Doja po komentonin lidhur me përgjigjet që ai kishte dhënë dhe Panda iu përgjigj me anën e një sqarimi.

Më poshtë është deklarata e plotë që bëri Panda mbrëmë për emisionin "Debati në Channel One".

Nga ILIR PANDA

Situata faktike:

Pyetja e parë: "Cili është objekti më i shtrenjtë që ke blerë?" Përgjigja "Një penë ose pendë, bashkë me kallamarin e bojës", madje kur fillova edhe ta shpjegoja vendin ku e kisha blerë dhe të bëja arsyetimin përse e vlerësoja atë objekt si më të shtrenjtin, personi që pyeste më ndërpreu, duke kaluar menjëherë te pyetja e dytë: "Po sa kushtonte ajo pena me gjithë kallamarin?". Vendosa t'i them çmimin e tregut, "70 dollarë". Pyetësi, ndoshta i pakënaqur nga përgjigjet e pyetjes së parë, vazhdoi: "Sa kushton makina juaj?". Unë iu përgjigja "Nuk kam një të tillë". Pyetësi tha, "Nuk e dëgjova". "Nuk e kam një të tillë", përsërita unë. Pyetje tjetër, "Po me çfarë udhëtoni?". Përgjigja: "Më pëlqen transporti publik". Pyetjes që vazhdoi "Po shtëpinë në rrugën "Brigada e VIII-të, sa e keni shitur?", iu përgjigja se "Kam autorizuar një person tjetër të merrej me atë veprim pasi ishte një operacion i ndërlikuar". Dhe unë, faktikisht, kisha vetëm ¼ e pronësisë. Në fakt, në dokumentet e mia nuk rezulton ajo adresë. "Brigada e VIII-të" është emri i rrugës pas pallatit ku kam banuar unë dhe një fakt të tillë e di vetëm një person që është interesuar mirë për të bërë pyetjet.

Arsyetimi: Përse prezantova penën si objektin më të shtrenjtë që kisha blerë?!

E para ishte fjala. Fjala thuhej, kumtohej, shqiptohej. Më pas fjala filloi të shkruhej. Fillimisht në tokë, në rërë ose në gur. Por volumi i dijeve që transmetoheshin ishte shumë i vogël deri sa njeriu shpiku penën me të cilën filloi të shkruante në papiruse dhe, më pas në letër. Dhe kështu pena, e ndihmuar nga boja, ndikoi që njeriu të mendonte më mirë, të fliste më mirë dhe trashëgimia e tij e gjithanshme të transmetohej ndër breza gati plotësisht. Pra, pena ndihmoi fjalën. Dhe kështu, deri sa u shpik shtypshkrimi dhe, më pas, kompjuteri. Për mendimin tim pena përfaqëson një hop shumë të madh cilësor në jetën e njeriut.

Unë vetë jam fëmijë i dy mësuesve. Mamaja ime ka qenë mësuese në shkollën fillore dhe me penë u ka mësuar shkrim e këndim qindra e qindra nxënësve. Babai im ka qenë pedagog i gjuhës, letërsisë dhe përkthyes. Me penë e bojë ai ka shkruar mijëra faqe, ndër të tjera dhe një ditar personal për mua që nga dita kur kam lindur dhe deri kur shkova në klasën e parë. Personalisht kam përdorur të njëjtën penë nga klasa e parë deri në të katërtën. Madje edhe kur erdhën stilolapsat në Shqipëri mësuesja nuk na lejonte të shkruanim me ta, duke na shpjeguar se me penë shkruhej më bukur. Prandaj pra, pena për mua është objekti më i shtrenjtë. Më i shtrenjti nga ana ideale dhe morale. Ai për mua është një objekt i paçmuar, pavarësisht çmimit të tregut që deklarohet. Fakti që kjo gjë nuk u kuptua prej disave për mua përbën vetëm keqardhje. Ndoshta ata kanë pasur në mendje vetëm vlerën materiale dhe nuk kanë kuptuar simbolikën e përdorur.

Kështu pra. I gjendur përpara një pyetje tendencioze kisha disa alternativa: Të mos përgjigjesha fare; të kërkoja kohë të mendohesha; të jepja një përgjigje sa për të kaluar radhën; të ironizoja ose të kundërsulmoja personin qe pyeste; etj. Meqenëse nuk doja të fyeja asnjë në atë sallë, aty për aty, vendosa të bëj një ironi me veten. Pra një pyetjeje me sens material t'i përgjigjesha me sensin ideal dhe moral. E përsëris. Duke dashur të mos fyeja askënd, unë guxova të bëj një sprovë, një autoironi, duke e menduar atë edhe si një sakrificë, në formën e mbartjes mbi shpinë të lukunisë së keqdashësve, të të painformuarve ose edhe të ndonjë hallexhiu të paditur). Por një sakrificë që vlen, që të bën më të fortë, të pranueshëm dhe të vërtetë.

Por, përse vendosa të bëj ironi me veten?! Në balancën e materiales dhe morales vetëm unë e di sa i pasur jam. Disa mund të më konsiderojnë të pasur (materialisht), por kjo është punë e tyre. Unë nuk jam i tillë. Nuk më ka tunduar kurrë materialja. Por, as i varfër nuk jam. Në jetë, unë i qëndroj parimit se "Nuk ka rëndësi sa i pasur je por sa i pasur ndjehesh". Dhe në këtë kuptim unë ndjehen vërtet i pasur.

Përse deklarova se nuk kam makinë?

Kjo është një e vërtetë lehtësisht e verifikueshme. Në regjistrin e automjeteve nuk ka një të tillë në emrin tim. As të familjes time. Unë kam në pronësi një apartament dhe një garazh. Meqenëse garazhi im prej disa vitesh ishte bosh, një i njohur, parkon aty makinën e tij. Me atë makinë transportohen, çdo ditë, tre fëmijë të mrekullueshëm në shkollë dhe në aktivitete të tjera. Kur makina është e lirë e përdor edhe unë. Për mua kjo është një marrëdhënie e thjeshtë njerëzore dhe nuk ka asnjë gjë për tu çuditur. Aq më tepër kur pyetja ishte "Sa kushton makina juaj?". Po çfarë përgjigje të jepja unë kur nuk kam makinë në pronësi?!

Për sa i përket deklarimit për përdorimin e transportit publik, e përsëris: "Më pëlqen transporti publik dhe e përdor atë sa herë që kam nevojë dhe mundësi." Nëse dikujt nuk i pëlqen, kjo nuk është puna ime.

Lexoni me shume rreth deklaratave të Ilir Pandes dhe kandidateve të tjerë 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sulmuesi palestinez qëllon për vdekje 3 izraelitë

Posted: 25 Sep 2017 10:38 PM PDT

Tre izraelitë janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur palestinez. Sipas  policisë ngjarja ka ndodhur në hyrje të një vendbanimi hebre në Bregun Perëndimor.

Edhe sulmuesi u qëllua nga autoritetet dhe vdiq më vonë, por ende nuk është identifikuar, tha një zëdhënës i policisë.

Sulmuesi kishte “mbërritur në portën e pasme të Har Adarit së bashku me punëtorët palestinezë që hynë në vendbanim” para se të hapnin zjarr ndaj rojeve të policisë izraelite, tha policia.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Viktimat kishin pësuar plagë me armë zjarri dhe thikë, tha shërbimi i ambulancës izraelite.
Ndërkohë identiteti i izraelitëve të vrarë është ruajtur nga autoritetet, raporton Jerusalem Post.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Akuza mes Rusisë dhe SHBA-së për vrasjet në Siri

Posted: 25 Sep 2017 10:34 PM PDT

Rusia dhe SHBA-ja në Siri kanë akuzuar njëra tjetrën se një ushtarë është vrarë në anët që këto dy shtetet mbështesin.

Zëvendës ministri i punëve të Jashtme, Sergei Rybakov, ka thënë se SHBA-ja duhet fajësuar për vdekjen e gjeneralit rus gjatë kësaj jave, duke kritikuar Uashingtonin me komente të pamatura.

Pentagoni nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.

Një zëdhënës i forcave siriane të mbështetura nga SHBA-ja, ka thënë se një avion luftarak rus ka sulmuar ushtarët e tyre në një fushë gazi afër qytetit të Deir al- Zor, duke vrarë dhe plagosur dy ushtarë.

Rusia në ndërkohë, ka hedhur poshtë akuzat e zëdhënësit të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, duke thënë se nuk mund të konfirmohet nëse sulmi ka ardhur nga forcat ruse.

Javën e kaluar, Moska dhe Uashingtoni kanë pasur takimin e parë me gjeneralët e të dyja vendeve, për të parandaluar aksidente të tilla.

Por sipas raportimeve dhe përplasjeve të vazhdueshme, problemi nuk është zgjidhur dhe vetëm sa mund të përkeqësohet./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

465 fëmijë janë zhvarrosur nga varret e luftës në Bosnjë

Posted: 25 Sep 2017 10:26 PM PDT

Instituti për Personazh e Zhdukur i Bosnjës tha se 456 fëmijë të moshës 17 vjeçare dhe më të mitur, të cilët u vranë gjatë luftës së viteve 1990 – përfshirë edhe nëntë foshnja- janë zhvarrosur deri më tani nga varret masive.

Një total prej 456 nga 25,500 njerëzish të zhvarrosur nga varret e luftës deri më tani në Bosnjë dhe Hercegovinë ishin fëmijë të moshës 17 vjeçare dhe më pak, tha për BIRN Instituti për Persona të Zhdukur.

Ndër ta kishte nëntë foshnja që ishin më pak se një vjeç në kohën kur kanë vdekur.

“Amila Dzaferagiç ishte tre muajshe kur u vra së bashku me nënën e saj Besima. Eshtrat u zhvarrosën nga varri masiv Laniste në zonën e Kljucit. Nurka Carkiç dhe foshnja e saj e porsalindur u zhvarrosën nga një varr i përbashkët në Drvar," tha zëdhënësja e Institutit për Persona të Zhdukur Lejla Cengiç.

Cengiç tha se në disa varre janë gjetur eshtra nga familje të tëra.

Ajo tha se një imam i quajtur Hasib Ramiç dhe familja e tij, përfshirë edhe gruan e tij Sefika dhe katër fëmijët e tyre, u zhvarrosën nga varri masiv Ljubina në komunën e Vogoscës.

“Muhamed Ramiç ishte 13 vjeç, Meliha ishte nëntë vjeçe, Ahmedi ishte katër vjeç dhe Amina ishte një muajshe. Amina është viktima më e re që është gjendur në territorin e Sarajevës. Imami Ramiç dhe familja e tij u vranë në zonën e Vogoscës në vitin 1993,” tha Cengiç.

Viktima më e re që është gjetur ishte një foshnjë që kishte vetëm një ditë që kishte lindur, anëtare e familjes Muhiç, e cila u varros më pas në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës në Potocari.

Sadik Selimoviç, një hetues në Institutin për Personat e Zhdukur, tha se varr masiv Suha në zonën e Bratunacit, nga i cili u zhvarrosën 38 viktima, kryesisht gra dhe fëmijë, ishte një nga më të vështirët ku kishte punuar organizata.

“Ne gjetëm një nënë dhe dy fëmijët e saj në një qese të zezë, si dhe shumë fëmijë të vegjël dhe Zekira Begiç, e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë. Puna në atë varr më ka sëmurur, sepse e gjithë kjo ka ndikuar shumë tek unë," tha Selimoviç.

Cengiç tha se eshtra fetusi ishin gjetur brenda trupit të nënës shtatzënë Zekira Begiç.

“Ky nuk është rasti i vetëm që gjendet një nënë shtatzënë. Eshtrat e nënës shtatzënë Zemina Huseinoviç dhe një fetusi në barkun e saj u gjetën në fshatin Luka në zonën e Bratunacit," tha ajo.

Rreth 7,000 njerëz mbeten ende të zhdukur nga lufta që përfundoi në vitin 1995.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more