Skip to main content

Ora News: “Rama: LSI befas në opozitë, e mbistresuar nga humbja e vendit të punës” plus 9 more

Ora News: “Rama: LSI befas në opozitë, e mbistresuar nga humbja e vendit të punës” plus 9 more


Rama: LSI befas në opozitë, e mbistresuar nga humbja e vendit të punës

Posted: 13 Sep 2017 12:21 AM PDT

Kryeministri Rama kishte edhe një mesazh për ish-aleatin e saj në 4 vitet e para të qeverisë. Nga foltorja e Kuvendit, shefi i qeverisë tha se LSI është më shumë e gjendur befas në opozitë, duke u ulur prapa kurrizit të PD.

Rama i tha opozitës së dytë në Parlament se disfatën në këto zgjedhje ta shikojnë tek vetja e tyre. Ai e paralajmëroi LSI që të ketë kujdes me shprehjen  "qeveri e vogël korrupsion i madh".

Rama: Nuk më vjen as keq as mirë, ky është një fakt i jetës që një opozitë tjetër më shumë e gjendur befas në këtë opozitë sesa e përgatitur për tu ulur atje poshtë pas kurrizit të PD pas 8 vjetësh ulur këmbëkryq në tepsinë e pushtetit, u shfaq këtu e mbistresuar nga humbja e vendit të punës.

Siç ju thashë edhe opozitarëve të përbashkët, po jua them edhe ju pas kurrizit të tyre, mos e kërkoni jashtë vetes shkakun e disfatës tuaj dhe mos i merrni shqiptarët për budallenj, që mund ti tërhiqni nga hunda duke iu bërë predikimi sikur sapo zbritet nga qielli. Dhe kujdes me atë parullën "qeveri e vogël korrupsion i madh" se tingëllon qamet si një lapsus frojdjan mbi marrëdhëniet që keni ju vetë me pushtetin.

Më vjen shumë mirë që pas kushedi që kur ky kuvend e nisi punën në orar dhe një debat kaq i gjatë dhe i lodhshëm u zhvillua sidoqoftë në një ecuri shembullore mbi binaret e rregullores.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pozon nudo në tempujt e lashtë të Egjiptit, modelja futet në burg

Posted: 13 Sep 2017 12:10 AM PDT

Një modele 'e frymëzuar nga Kleopatra' përfundoi në burg pasi pozoi nudo të realizuara në tempujt të lashtë të Egjiptit. Marisa Papem udhëtoi për në Egjipt për të realizuar fotot në fshehtësi, pa leje nga autoritetet.

"Shpirti i lirë", e cila ka pozuar nudo në 50 shtete, u shpreh se nuk e  kishte menduar që do ti shfaqeshin probleme kur u fotografua me piramidat në sfond.

Një roje sigurisë i kishte lënë të hynte pasi iu dhanë ryshfet, por pastaj u shfaqën dy persona të tjerë duke e pyetur se çfarë po bënte.

"Ne u përpoqëm që t'ia shpjegonim se ne po bënim art me respektin më të lartë për kulturën egjiptiane, por nuk shikonin një lidhje mes nudizmit dhe artit. Në sytë e tyre ishte pornografi, apo diçka e tillë,"-tha ajo.

Modelja belge dhe fotografi Jesse Walke u arrestuan por në kohë rekord arritën që të fshinin fotot aparati që të mos i shikonin autoritetet.

Pasi kaluan nga një burg në tjetrin dhe dolën para gjyqtarit ata u liruan për mungesë të provave. Kur dolën nga burgu, Walker arriti që të rimarrë fotot e fshira nëpërmjet një programi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

LSI merr Komisionin e Shëndetësisë, propozon Vasilin kryetar

Posted: 13 Sep 2017 12:06 AM PDT

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë një nga tre komisionet parlamentare që duhet të drejtojë opozita.

Kjo forcë politike ka propozuar Petrit Vasilin si kryetar të Komisionit të Shëndetësisë.

Nga tetë komisione parlamentare, 5 i drejton maxhoranca dhe 3 i drejton opozita.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dukej si test për kontrollin e shikimit, por ishte propozimi më i veçantë i martesës

Posted: 12 Sep 2017 11:53 PM PDT

Një turist i dashuruar i propozoi të dashurës së tij optometrike duke përdorur një test për kontrollin e shikimit në ekranin e informacionit të fluturimit në një tavolinë kontrolli në aeroport, pasi çifti ishte përgatitur të largohej jashtë vendit. Dan Jones, 31 vjeç, u ul në gju në frontin e të dashurës Hayley Quinn, 31 vjeç, përballë radhës së pasagjerëve të aeroportit.

Kur Hayley ngriti kokën, pa në ekranin e nisjes mbi tryezën në aeroportin e Cardiff,  një mesazh të veçantë në stilin e Grafikut të testit të shikimit që optometristët përdorin për të kontrolluar sytë e njerëzve . "Hayley, a do të martohesh me mua?" ka qenë shënimi, të cilin ajo e ka lexuar papritmas, derisa po bëhej gati të nisej për pushime.

Fillimisht ajo ka mbetur e habitur nga befasia, por më pas ka pranuar me kënaqësi, derisa ai ishte ulur në njërin gju dhe mbante në dorë unazën.

   

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sistemi i shkallëve elektronike më i gjatë në botë

Posted: 12 Sep 2017 11:50 PM PDT

Eksplorimi i qendrës tregtare të Hong Kongut në këmbë mund të jetë mjaft sfidë. Peisazhi kodrinor i kombinuar me nxehtësinë subtropikale do të testonte edhe qëndrueshmërinë e një alpinisti.

Por është gjetur një zgjidhje duke ndërtuar një zinxhir prej 800 metrash shkallë lëvizëse që janë janë quajtur sistemi më i gjatë i shkallëve elektronike në botë.

Me një kosto prej 30 milionë dollarë janë hapur për njerëzit në vitin 1993 dhe u kanë shërbyer 78,000 këmbësorëve çdo ditë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vidhnin naftë nga firma e ndërtimit, në pranga 3 persona

Posted: 12 Sep 2017 11:50 PM PDT

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për vjedhje të naftës nga eskavatori i një firme ndërtimi, që merret me ndërtimin e rruhës Tiranë-Elbasan.

Në kuadër të operacionit të koduar "Mulleti" u arrestuan Fatos Hasa, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë, Roland Puleci, 26 vjeç, banues në Fushë – Krujë dhe  Sul Lami, 28 vjeç, banues në fshatin në Fushë – Krujë.

"Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Mullet nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 duke vjedhur karburant në mjetin tip “Eksavator”, në pronësi të një firme ndërtimi", sqaron policia.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– Automjeti tip “Mercedez Benz”, në pronësi të shtetasit Sul Hasa.

– Automjeti tip “Fiat Punto “, në pronësi të shtetasit Fatos Hasa

– Një pompë elektrike së bashku me zorrën ( e cila shërbente për vjedhjen e naftës nga serbatori i mjeteve)

– 8 bidona ( 30 L në bagazhin e automjetit të sekuestruar)

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar, është gjendur dhe sekuestruar :

– 120 litra naftë e futur në 4 bidona.

Gjithashtu nga puna hetimore e kryer është dokumentuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në kantierin e ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan janë vjedhur  180 litra naftë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/ 2 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja si i përgjigjet Rama akuzave për blerjen e votave për Gramoz Ruçin

Posted: 12 Sep 2017 11:40 PM PDT

Në përfundim të diskutimeve për programin e qeverisë, fjalën e mori kryeministri Edi Rama i cili i dha një përgjigje të gjithë deputetëve të opozitës, të cilët njëzëri nuk ishin dakord më ketë program.

Rama tha se dora e qeverisë do të vazhdojë të shtrihet ndaj opozitës, ndërsa tha se për asnjë çast ata nuk sfiduan qeverinë e re.

Rama: Dora jonë do vazhdojë të shtrihet ndaj jush, edhe skeni parë gjë akoma. Më vjen keq që unë nuk bëra dot asnjë dallim mes fjalëve tuaja sot dhe atyre që thatë 4 vjet më parë po këtu.

Nuk çuditem as për këtë, mirë nuk më vjen që nuk sfiduat për asnjë cast qeverinë e re me artikulimin e qoftë edhe vetëm një gjëje të re. Qoftë edhe një tingull të padëgjuar të 4 viteve më parë. Sepse për alternativë të re do ishte e pamëshirshme tjua kërkosh në gjendjen që jeni.

Është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet kthesa që ky popull pret dhe meriton nga përfaqësuesit e vet nga ne këtu në këtë sallë dhe në debatin politik në tërësi. Por ne do trokasim me durim dhe këmbëngulje në veshët tuaj me shpresë që do zgjoheni dhe do reagoni duke na sfiduar me ide që hapin debat dhe jo me gërhitje me sy hapur që thjesht thyejnë heshtjen duke u kthyer pa i humbur edhe  4 vjet të tjera nga arratija e gjatë në realitetin e jetës reale, ku e keni lënë bosh vendin e alternativës qeverisëse duke mos e refuzuar dorën e shtrirë të bashkëpunimit tonë për cështje që nuk janë të majta dhe të djathta.

Kryeministri iu përgjigje edhe atye që e akuzuan se ka blerë vota për votimin e Gramioz Ruçit si kryetar Parlamenti.

Rama: Më akuzuat mua për blerje dhe shitje votash në zgjedhjet për kryetarin e Kuvendit. Nuk çuditem dhe as faj nuk ju vë dot kur ju shoh edhe ju dëgjoj në vazhdën e mohimit të realitetit.

Duket sikur kultura e mohimit të realitetit ju është bërë një sëmundje politikisht e transmetueshme. Simtoma e kësaj sëmundje u shfaq qartë edhe në këtë rast kur protagonistët e republikës së vjetër vunë kunjën që votat u blenë nga krimi. Ndërsa prurjet e republikës së re thanë që votat u vodhën në një grackë që e kishin vetë ata duke lënë bosh vendin e numëruesit.

Ju u ankuat gjithë kohës se nuk gjetët program në programin tonë. Nuk gjetët, reflektim thatë ju, kosto, bilance etj. Po sikur në fakt ajo që ju nuk gjeni të jetë aty dhe ju të mos keni sytë për ta parë dhe mendjen për ta kuptuar dhe nuk do ta ngrija këtë pikëpyejte.

Rama i kujton Bashës se ja humbur 13 deputetë

Është shumë e rëndë si pikëpyetje për një opozitë parlamentare sikur të mos ju shihja, ju sheh gjithë Shqipëria si mbyteni në një lugë ujë. Psh humbët 140 mijë vota në krahasim me 4 vjet më parë. Tani vini këtu, 13 veta mangut nga çishit kur shkuat për zgjedhje me konkluzionin se ne me 60 mijë vota më shumë dhe 9 veta plus qenkemi në panik se na ka braktisur populli. A mund të ma thotë kush si e parashikoni ju dhe si mund ta kuptoni programin tonë kur nuk jeni në gjendje të shikoni këtë fakt kaq të thjeshtë dhe kaq tronditës që e lidhni me tronditjen e euros nga krimi.

Rama: Basha ishte një kopje e tronditur e udhëheqësit të Republikës së re

Edhe kryetari Basha ishte një kopje e tronditur e udhëheqësit të Republikës së re. Mu duke se kishte më shumë hallin të mundte fantazmat e Astrit Patozit dhe Jozefinës që e akuzojnë nga ato penxheret e Mark Zukembergut, sesa të paraqiste në replikën e tij kartvizitën e opozitës, vizionin alternativ për Shqipërinë. Ligjërata me playback e cadrës së lirisë ishte tamam si ajo gjella e mbetur nga dreka që ngrohet për tu ngrënë në darkë. Shpresoj që herë a vonë ta mbaroni atë gjellë. Nuk e kuptoj sa i madh paska qenë ai kazan. Mbaroheni dhe kthehuni në debatin real, konkret produktiv.

Rama:  Të hapim dialogun për çështje me interes të përbashkët

Unë jam gati ta hapim dialogun për cështje të interesit të përbashkët në dobi të popullit. Sa shumë duhet të presim o shumë i nderuari kyretari i PD për ti adresuar këto cështje bashkarisht në një dialog të institucionalizuar mes palëve me ekipet përkatëse.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Avioni përplaset me pemën, rrëzohet në parkingun e makinave

Posted: 12 Sep 2017 11:27 PM PDT

Ky pilot është shumë më fat pasi avioni i tij u përplas me një pemë dhe më pas u rrëzua në një parking makinsh në Connecticut.

79-vjeçari pësoi vetëm disa plagë të lehta nga aksidenti i tmerrshëm.

Mediat lokale raportojnë se avioni i tij kishte pësuar rrjedhje karburanti që shkaktoi humbjen kontrollit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Amerika nuk mbështet version tjetër të Demarkacionit

Posted: 12 Sep 2017 11:12 PM PDT

Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë kanë deklaruar për gazetën "Zëri" se e mbështesin Marrëveshjen për Demarkimin e Kufirit të arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi në vitin 2015, e cila, sipas tyre, rezultoi me moshumbje të territorit nga këto dy shtete. Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj në ditën e parë të punës ka shkarkuar Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, transmeton zeri.info.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk mbështesin asnjë version tjetër të Demarkacionit me Malin e Zi, pos atij të arritur e të nënshkruar mes përfaqësuesve të të dyja shteteve në vitin 2015. Kështu kanë bërë të ditur për gazetën "Zëri" zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili qysh në ditën e parë të punës së tij shkarkoi Komisionin për Shënjimin e Kufirit, të drejtuar nga Murat Meha.

Me këtë rast Haradinaj si drejtues të komisionit të ri caktoi ish-deputetin e LDK-së Shpejtim Bulliqin, i cili kishte qenë ndër kundërshtarët më të ashpër të versionit aktual të Demarkacionit. Por, pas këtij vendimi reagoi edhe pala malazeze, e cila tha se nuk është njoftuar fare rreth shkarkimit të Komisionit, transmeton zeri.info.

Mirëpo për dallim prej saj, Haradinaj gjatë mbledhjes në të cilën shkarkoi Komisionin deklaroi se institucionet janë në kontakt me Malin e Zi. Nga ana tjetër, vendimin për shkarkimin e Mehës dhe për emërimin e Bulliqit e ka mirëpritur edhe lëvizja "Vetëvendosje", por jo edhe LDK-ja. /Zeri 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qeveria refuzoi kërkesën e Gruevskit për shtimin e sigurisë së tij

Posted: 12 Sep 2017 10:50 PM PDT

Ministria e brendshme e Maqedonisë e ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, aktualisht lider i partisë më të madhe opozitare, për ta shtuar sigurinë e tij, për shkak të një kërcënimi të paspecifikuar ndaj tij.

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, tha se aktualisht 6 rojtarë personalë e mbrojnë zotin Gruevski dhe familjen e tij dhe kjo mjafton.

Spasovski tha mbrëmë se truprojat e Gruevskit aktualisht nuk kanë raportuar për ndonjë kërcënim ndaj tij ose familjes së tij.

Partia WMRO-DPMNE e zotit Gruevski ka kërkuar së paku 20 truproje shtesë, "pasi është vlerësuar se ekziston nivel i lartë i kërcënimit për jetën e tij dhe për integritetin personal", raporton agjencia AP nga Shkupi.

Ish-kryeministrat e Maqedonisë kanë të drejtë për siguri të përbërë prej gjashtë truprojave, për aq gjatë sa ishin në zyre.

Gruevski ishte kryeministër prej gushtit të vitit 2006 e deri në janar të vitit të kaluar./Rel

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more