Skip to main content

“Podgoricë: Parada e Krenarisë kërkoi të drejta më të mëdha” plus 14 more Radio Evropa e Lirë

“Podgoricë: Parada e Krenarisë kërkoi të drejta më të mëdha” plus 14 more Radio Evropa e Lirë


Podgoricë: Parada e Krenarisë kërkoi të drejta më të mëdha

Posted: 23 Sep 2017 09:04 AM PDT

Afro 200 vetë kanë marrë pjesë sot në paradën e komunitetit LGBT në Podgoricë të Malit të Zi, që kanë kërkuar më tepër të drejta dhe dënime më të ashpra për aktet e dhunës kundër homoseksualëve në këtë vend të vogël ballkanik. Pjesëmarrësit në Paradën e Krenarisë, e pesta me radhë, marshuan nëpër qendër të kryeqytetit, duke mbajtur mbishkrime dhe duke brohoritur slogane "krenar që djali im është homoseksual" dhe "vajza ime është lezbike". Policia e kishte bllokuarr këtë hapësirë për shkaqe të sigurisë. Gjatë paradës së sotme nuk është raportuar për incidente. Njëri prej organizuesve të kësaj ngjarjeje, Danijel Kaleziq, tha se aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBT dëshirojnë dënime më të ashpra ndaj sulmeve kundër homoseksualëve, që aktualisht trajtohen si "rrahje e zakonshme me grushta". Mali i Zi, me 620 mijë banorë, është anëtari më i ri i NATO-s, ndërsa për tu bërë anëtar i Bashkimit Evropian synon përmirësim të të drejtave të njeriut. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pjesën qendrore të Meksikës e ka tronditur një tërmet i fuqishëm

Posted: 23 Sep 2017 07:58 AM PDT

Një tërmet i fuqishëm me intensitet 6.2 shkallë e ka tronditur sot pjesën qendrore të Mekiskës, vetëm disa ditë pas dridhjes së madhe të tokës, nga e cila janë vrarë afro 300 njerëz, kanë thënë monitoruesit sizmologjikë të Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Tërmeti ka ndodhur sot pasdite, ndërsa epiqendrën e kishte 19.3 kilometra në juglindje të qytetit, Matias Romero, në shtetin Oksaka, ka raportuar Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Të dhëna të ngjashme kanë paraqitur edhe monitoruesit meksikanë të tërmeteve. Në kryeqytetin Meksiko Siti, ekipet e shpëtimit përkohësisht i kanë ndalur operacionet e kërkimeve. Shërbimi i mbrojtjes civile i Mekiskës tha se në kryeqytet nuk ka pasur raporte se dridhja e re, që qartaz ishte tërmet pas atij kryesor të 19 shtatorit me intensitet 7.1 shkallë, ka shkaktuar dëme të reja.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe një fillim i plogësht i Kuvendit të Kosovës

Posted: 23 Sep 2017 07:15 AM PDT

Kuvendin e Kosovës që nga nisja e konstituimit të tij, e kanë përcjellë zvarritje të shumta dhe ndërprerje, për shkak të mospajtimeve të mëdha ndërmjet subjekteve politike në pushtet dhe atyre opozitare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Aktivisti opozitar Udaltsov u arrestua gjatë një proteste

Posted: 23 Sep 2017 06:10 AM PDT

Policia e Rusisë sot e ka arrestuar aktivistin opozitar, Sergei Udaltsov, dhe afro 30 pjesëmarrës të tjerë, gjatë një proteste antikapitaliste në pjesën qendrore të Moskës. Shkrimtari dhe politikani nacionalist, Eduard Limonov, po ashtu është në mesin e të arrestuarve gjatë protestës, e cila nuk ishte lejuar nga autoritetet. Më herët, në rrjetin Twitter, në profilin e lidhur me zotin Udaltsov, ishte shkruar se protestuesit "lëvizën në mënyrë të qetë, pa mbishkrime dhe slogane. Zyrtarët policorë erdhën dhe thanë se po mbahet tubim i palejuar". Më 8 gusht, Udaltsov ishte liruar nga burgu, pasi i kishte kaluar 4 vjet e gjysmë, për rolin e tij në organizimin e protestës në maj të vitit 2012, kundër presidentit, Vladimir Putin, dhe qeverisë së tij, në sheshin Bolotnaja në Moskë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

K. Jugore dhe Kina kanë regjistruar dridhje në K. Veriore

Posted: 23 Sep 2017 05:29 AM PDT

Koreja Jugore ka thënë se sot është regjistruar një tërmet me intensitet 3 shkallë në Korenë Veriore, afër vendit ku Pheniani aktualisht e ka kryer një provë atomike. Agjencia meteorologjike e Koresë Jugore tha se po e analizon këtë dridhje, megjithqë vlerësimet e para tregojnë se ishte tërmet natyror. Nga ana tjetër, agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua, ka raportuar më herët se shërbimi sizmik i Kinës e kishte detektuar një tërmet me intensitet 3.4 shkallë në Korenë Veriore dhe këtë e kishte parë si eksplodim. Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga Ministria e jashtme e Kinës. Ky tërmet i sotëm është regjistruar se ka ndodhur në hapësirën Kilju, afro 20 kilometra në juglindje të vendit, ku Pheniani e ka kryer testin e gjashtë dhe më të fuqishëm më 3 shtator, ka thënë Agjencia për mot e Koresë Veriore. Testi verikorean i 3 shtatorit ishte regjistruar si tërmet me intensitet 6.3 shkallë. Të gjashtë provat e mëparshme atomike të Koresë Veriore janë regjistruar si tërmete me intensitet 4.3 shkallë ose më tepër. Koreja Veriore i ka përshpejtuar synimet për zhvillimin e armatimit atomik, që mund t'i sulmojë caqet në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Azi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtetet amerikane thonë se sistemi i votimit ishte sulmuar nga rusët

Posted: 23 Sep 2017 05:20 AM PDT

Qeveria amerikane mbrëmë i ka njoftuar 21 shtete se sistemi i tyre votues ishte sulmuar nga hakerët gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, ndërsa disa shtete, ku gara ishte shumë e paqartë, thanë se hakerët ishin të lidhur me qeverinë e Rusisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nepotizëm edhe në Qeverinë e re të Maqedonisë

Posted: 23 Sep 2017 04:42 AM PDT

Nepotizmi ka përfshirë edhe Qeverinë e re të Maqedonisë, partitë e së cilës kur ishin në opozitë kritikonin pa ndërprerë qeverinë e kaluar që drejtohej nga VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja, që tani është në koalicion me LSDM-në e kryeministrit Zoran Zaev.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Referendumi kurd dhe mosmarrëveshjet që çajnë rajonin

Posted: 23 Sep 2017 04:17 AM PDT

Më 25 shtator, kurdët e Irakut do të bëjnë diçka krejtësisht të parashikueshme. Do të votojnë me "po" në një referendum që qeveria rajonale e Kurdistanit do ta mbajë për pavarësinë që e kërkon me shekuj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Iran: Përkundër vërejtjes amerikane, është kryer një test raketor

Posted: 23 Sep 2017 03:42 AM PDT

Irani thotë se e ka kryer me sukses një test raketor balistik, përkundër vërejtjeve të Uashingtonit. Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, ka dhënë pamje të lansimit të raketës, Khorramshahr, që së pari ishte zbuluar në paradën ushtarake të profilit të lartë gjatë ditës së djeshme. "Kjo është raketa e tretë iraniane me rreze të veprimit prej 2 mijë kilometrash", u tha në raportin e sotëm të këtij transmetuesi. Gjatë paradës ushtarake, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Teherani do ta vazhdoj programin e vet raketor dhe do t'i forcoj kapacitetet ushtarake iraniane, përkundër kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, që Irani ta ndal zhvillimin e "raketave të rrezikshme".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të jetosh pa lëvizur nga një plumb qorr...

Posted: 23 Sep 2017 02:44 AM PDT

Asllan Uka ka 12 vjet që jeton si person me nevoja të veçanta. Ishte një plumb qorr që atij ia ndryshoi jetën. Ngjarja e dhimbshme për të, ndodhi në një aheng familjar, ku Asllani ishte mysafir dhe u plagos nga një person, i cili po ashtu ishte pjesëmarrës në atë aheng.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tenisonet me K. Veriore i rrisin shqetësimet për Olimpiadë

Posted: 23 Sep 2017 01:47 AM PDT

Austria dhe Gjermania dje i janë bashkuar Francës duke thënë se po e shqyrtojnë mundësinë për të mos marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore në vitin 2018, për shkak të tensioneve në rritje lidhur me programin atomik të Koresë Veriore. Lojërat Olimpike të parapara të zgjasin prej 9 e deri më 25 shkurt të vitit të ardhshëm, mbahen në një vend që është vetëm 80 kilometra në jug të kufirit të fortifikuar të Koresë Jugore me Korenë Veriore. Për shkak të përshkallëzimit të fjalëve ndërmjet Phenianit dhe Uashingtonit këtë javë, ministri i jashtëm i Koresë Veriore u tha gazetarëve në Kombet e Bashkuara në Nju Jork se veriu mund ta kryej një test të ardhshëm të bombës hidrogjenike mbi Oqeanin Paqësor, e jo nën oqean. Ky këmbim i ashpër i kërcënimeve ka ndikuar që ministrja e sportit e Francës, Laura Flessel, tha para dy ditësh se "nëse kjo përkeqësohet dhe ne nuk kemi siguri, atëherë ekipi i Francës do të mbetet" në Francë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kabul: NATO-ja ndërton qendër rehabilituese në një spital ushtarak

Posted: 23 Sep 2017 01:29 AM PDT

Në një spital ushtarak në Kabul të Afganistanit, NATO-ja do ta ndërtoj një qendër të re rehabilituese për trajtimin e pacientëve ushtarakë dhe civilë, ka njoftuar sot aleanca veriatlantike. Sipas njoftimit, kjo qendër është e planifikuar për trajtimin e 100 pacientëve dhe ofron shërbime të plota të fizioterapisë. Në këtë ndërtesë do të jetë edhe një pjesë për banim të 20 femrave, që studiojnë në Akademinë e Afganistanit për Shkenca Mjekësore. Kjo qendër në vlerë prej 54 milionë dollarësh "është edhe një shembull i investimeve dhe përkushtimeve të vendeve të NATO-s dhe partnerëve të saj, për të mundësuar që qeveria e Afganistanit të kryejë shërbime të domosdoshme", tha Cornelius Zimmermann, përfaqësues i lartë civil i NATO-s në Afganistan. Sipas kumtesës, Kanadaja është donatori më i madh për këtë projekt dhe ka shprehur përkushtim për të kontribuar me 27 milionë dollarë. Ndërtimi i këtij kapaciteti mjekësor pritet të përfundoj në fund të vitit 2019. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga fundosja e anijes - së paku 21 migrantë të vdekur

Posted: 23 Sep 2017 01:12 AM PDT

Një anije e peshkatarëve duke bartur migrantë është fundosur dje në bregdetin e Turqisë në Detin e Zi, me ç'rast u vranë së paku 21 vetë dhe 5 të tjerë konsiderohen të zhdukur, ka njoftuar roja bregdetare e Turqisë. Së paku 40 vetë janë shpëtuar nga anijet e shërbimit kufitar të Turqisë dhe të anijeve komerciale, ka thënë Komanda e rojës bregdetare të Turqisë. Anija e peshkatarëve është fundosur pak kohë para agimit të djeshëm afër bregdetit në Kefken, që është 200 kilometraa në lindje të Stambollit, kanë thënë autoritetet turke. Autoritetet lokale thanë se pjesa më e madhe e migrantëve ishin irakianë, që përpiqeshin të kalonin në Rumani, shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Kapiteni i anijes ishte sirian dhe policia është në kërkim të trafikantëve të tjerë. Kohëve të fundit, gjithnjë e më tepër migrantë po përpiqen të kalojnë nga Turqia në Detin e Zi dhe të arrijnë në Rumani. Më se 830 migrantë janë zënë në det së bashku me 10 trafikantë të dyshuar, derisa përpiqeshin të kalonin nëpër Detin e Zi gjatë 7 incidenteve të ndara ndërmjet 13 gushtit dhe 9 shtatorit, kanë thënë zyrtarët e Turqisë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Kosovari që sulmoi me sëpatë u dërgua në psikiatri

Posted: 23 Sep 2017 12:51 AM PDT

Një gjykatë gjermane ka vendosur dje që një person nga Kosova, i cili në muajin mars papritmas i ka sulmuar udhëtarët me një sëpatë në stacionin kryesor hekurudhor në Dyseldorf, të dërgohet në spital psikiatrik. Ky i pandehur, 37 vjeçar nga Kosova, që është identifikuar vetëm si Fatmir H., ballafaqohet me përpjekje për vrasje në procesin në Gjykatën shtetërore në Dyseldorf. Katër prej viktimave patën pësuar plagë të rënda, përfshirë edhe një vajzë 13 vjeçare, raporton agjencia AFP. Ishin lënduar edhe dy turiste ialiane dhe një femër tjetër dhe pesë udhëtarë meshkuj, të gjithë të moshës ndërmjet 30 dhe 50 vjeçare. I dyshuari kishte ikur nga policia dhe e kishte plagosur rëndë vetveten pasi kishte kërcyer nga një urë e lartë katërmetërshe. Ky person i sëmurë psikikisht, me histori të ankthit të lartë dhe të vetëlëndimit, kishte "dëgjuar zëra" dhe kishte shpresuar se do të qëllohej për vdekje nga policia, është thënë në gjykatë. Fatmir H. kishte ardhur në Gjermani në vitin 2009 dhe kishte marrë të drejtë banimi për "shkaqe humanitare".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE mirëpret fjalimin e May-t për Brexit

Posted: 22 Sep 2017 10:21 AM PDT

Bashkimi Evropian mirëpriti "frymën konstruktive" të fjalimit të kryeministres britanike, Theresa May, e cila tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë "të respektojë angazhimet e saj" në buxhetin aktual të bllokut. "May shprehu frymë konstruktive, e cila po ashtu është fryma e Bashkimit Evropian gjatë këtyre negociatave unike", tha kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier. "Fjalimi tregon vullnet për të ecur përpara", shtoi ai. May, gjatë fjalimit të premten, propozoi periudhë dyvjeçare të tranzicionit, pasi Britania të largohet nga Bashkimi Evropian, duke thënë se Britania duhet të jetë në gjendje të hyjë në tregun e përbashkët evropian gjatë kësaj periudhe dhe vendet e tjera të BE-së "të mos paguajnë më shumë". May po ashtu tha se Londra do të paguajë "faturën" për largimin nga blloku. Komentet e saj vijnë në kohën kur negociatat për Brexit kanë ngecur te çështja e shumës që Britania duhet të paguajë për të përmbushur zotimet e saj financiare ndaj bllokut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more