Skip to main content

“Putin arriti në Ankara, me Erdoganin bisedon për Sirinë dhe Irakun” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Putin arriti në Ankara, me Erdoganin bisedon për Sirinë dhe Irakun” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Putin arriti në Ankara, me Erdoganin bisedon për Sirinë dhe Irakun

Posted: 28 Sep 2017 10:08 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka arritur në Ankara, ku do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të biseduar për Sirinë dhe Irakun. Vizita e sotme njëditëshe e Putinit në Ankara bëhet tri ditë pasi të dy liderët biseduan me telefon, me ç'rast është trajtuar edhe çështja e referendumit kundërthënës për pavarësi në rajonin autonom kurd në Irak. "Rusa dhe Turqia bashkëpunojnë shumë për së afërti", tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Putinit, para vizitës. Mëtutje, ai theksoi se vizita e Putinit ka "qëllime absolutisht pragmatike", duke shpjeguar se të dy vendet kanë "bashkëpunim shumë të afërt" në tregti, investime, kulturë, pastaj bashkëpunim teknik ushtarak, e të tjera. Peskov tha se të dy palët do t'i "sinkornizojnë pikëpamjet e tyre për të gjitha këto çështje".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Dënohen sulmet ajrore në spitalet në Idlib të Sirisë

Posted: 28 Sep 2017 09:17 AM PDT

Kombet e Bashkuara i kanë dënuar sulmet ajrore kundër pesë spitaleve dhe dy qendrave humanitare në Idlib të Sirisë, që kanë ndodhur këtë javë, dhe kanë kërkuar ndërtimin e sistemit që civilët dhe kapacitetet shëndetësore, të mbrohen nga grupet "terroriste" të afërta. Këshilltari i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Jan Egeland, tha se nuk është e qartë se kush i ka kryer sulmet, por ky është një trend i përshkallëzimit, për t'i sulmuar spitalet, ambulancat dhe punëtorët shëndetësorë, raporton agjencia Reuters. "Ne duhet në mënyrë urgjente ta kemi një sistem të informimit për këto lokalitete të mbrojtura, që aktorët e armatosur do t'i respektonin" u tha Egeland reporterëve, megjithqë ka pranuar se disa agjenci humanitare ishin hezituese t'i ndanin koordinatat GPS me palët ndërluftuese. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbi: Protestë e mediave me ballina të zeza dhe errësim në Internet

Posted: 28 Sep 2017 08:54 AM PDT

Mediat e pavarura në Serbi e kanë dënuar atë që e kanë cilësuar si përkeqësim të situatës së mediave të lira në këtë vend. Afro 150 kompani mediale dhe organizata joqeveritare sot i kanë errësuar faqet e tyre në Internet për një orë në mesditë, me shpjegimin me shkronja të bardha se" kjo është ajo që duket sikur nuk ekziston shtyp i lirë". "Fushatës protestuese me emrin "Të ndalet errësira e mediave në Serbi", i janë bashkuar disa gazeta të pavarura. E përditshmja Danas sot është botuar me faqen e parë të zezë me shkrimin "duket se sikur atje nuk ka media të lira". Një numër i stacioneve të radios dhe të televizionit kanë transmetuar muzikë të shkurtër dhe video, me mesazhin e fushatës protestuese. Megjithatë, ky aksion është bojkotuar nga mediat shtetërore dhe pjesa më e madhe e kompanive kryesore mediale. Organzuesit e protestës thanë se aksioni ka për qëllim të tërhiqet vërejtja në opinion, "se liria e mediave në vendin tonë po vdes dhe se ne të gjithë duhet të luftojmë për ta mbrojtur atë". Në deklaratën e organizuesve theksohet, po ashtu, se fushata ka për qëllim që t'i përkujtoj njerëzit se mediat e lira ekzistojnë në Serbi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfundoi rundi i katërt i bisedimeve për Brexit

Posted: 28 Sep 2017 08:40 AM PDT

Më tepër se një vit prej se britanikët votuan për tu larguar nga Bashkimi Evropian, proces i njohur si Brexit, dhe gjashtë muaj pasi Londra e shpalli Brexitin, bisedimet e britanisë dhe Bashkimit Evropian ende janë në fazën preliminare. Shumë liderët ë BE-së kanë shqetësime se koha po kalon dhe se do të ketë vështirësi që ndarja të arrihet aashtu siç parashihet deri më 29 mars të vitit 2019. Pas rundit të katërt të negociatave të mbyllura në Bruksel, shefi i ekipit të negociatëroëve të Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier, ka tërhequr vërejtjen se nuk është bërë progres i rëndësishëm, megjithqë i ka lavdëruar disa momente të reja pozitive në negociata. Por, negociatori britanik për procesin e Brexitit, David Davis, u tha sot reporterëve se negociatat po lëvizin përpara. "Ky rund ishte vital dhe ne kemi bërë progres të rëndësishëm", tha Davis, raporton agjencia AP nga Brukeli.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Serbe: Asociacioni, sipas marrëveshjes së vitit 2013

Posted: 28 Sep 2017 07:53 AM PDT

Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë prioriteti kulmor i Listës Serbe, por një gjë e tillë, gjithashtu është obligim për institucionet e Kosovës, i cili ka dalë nga marrëveshja në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, vlerësojnë përfaqësuesit e Listës Serbe. Igor Simiq, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dhe zëdhënës i këtij subjekti politik, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë ekziston një vullnet i mirë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, jo vetëm brenda Listës Serbe, por sipas tij edhe tek përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Megjithatë, siç thotë ai, ndonëse formimi i Asociacionit do të nisë shpejt, ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur mund të nisë ky proces. "Në përgjithësi, ne ende nuk e kemi të caktuar datën se kur mund të nisë ky proces. Mund të them se formimi i Bashkësisë së komunave serbe, si një institucion kulmor, është proces dhe jo vetëm një moment kur mund të thuash 'do ta formojmë' dhe kaq. Ky është proces që do të kërkojë kohë. Por, e rëndësishme është që ky është obligim që ka dalë nga marrëveshja dhe kjo nuk është marrëveshje e imponuar, por e arritur nga ekipet e bisedimeve. Çdo shtyrje e asaj për të cilën janë marrë vesh, është jo e sinqertë", tha Simiq. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka bërë me dije se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet, por vetëm në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Kjo e fundit, më 23 dhjetor 2015, pati vlerësuar se disa nga parimet e përgjithshme të marrëveshjes për Asociacionin, të datës 25 gusht 2015, nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe se këto parime duhet të jenë në pajtueshmëri me standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës. Asociacioni i komunave me shumicë serbe, buron nga Marrëveshja e Parë e Parimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel më 19 prill të vitit 2013. Simiq thotë se Lista Serbe do të insistojë që formimi i Asociacionit të bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013. "Qëndrimi i Listës Serbe është që Bashkësia e komunave serbe të formohet ashtu siç është rritur pajtimi në Bruksel. Mund t'ju them, edhe si jurist, që Kushtetuta e Kosovës thotë që marrëveshjet që kanë karakter ndërkombëtar, ashtu siç po i trajton Kosova, si dhe që janë të ratifikuara nga Kuvendi, ato kanë fuqi më të madhe ligjore se sa vet Kushtetuta e Kosovës, e lerë më nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese", tha Simiq. Por, njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se në marrëveshjen e Brukselit thuhet qartë se Asociacioni do të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës, gjegjësisht, sipas ligjeve të saj. Kjo marrëveshje, siç thotë ai, gjendet edhe në faqen e internetit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë. Por, sipas tij, problemi është krijuar për shkak të interpretimeve të ndryshme, ndërmjet asaj që e thotë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe asaj që e thonë Beogradi zyrtar dhe Lista Serbe. "Aty shkruhet mjaft qartë që Bashkësia e komunave serbe do të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Prandaj, problemi është se ky fakt po injorohet, ndërkohë që po ky fakt është mjaft i rëndësishëm dhe nuk guxon të injorohet. Në rast se këto fakte, janë kështu siç po i themi, atëherë Lista Serbe nuk ka këtu shumë hapësirë për manipulime", tha Nojkiq. Ai ka shprehur mendimin që përmbajtja e Marrëveshjes për formimin Asociacionit duhet sqaruar për opinionin, ndërkaq që Lista Serbe dhe Qeveria e Kosovës do të duhej të ulen dhe bisedojnë lidhur me vërejtjet që ka dhënë Gjykata Kushtetuese lidhur me formimin e Asociacionit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rita Ora është e gatshme ta lansoj albumin e saj të dytë

Posted: 28 Sep 2017 07:49 AM PDT

Këngëtarja e popullarizuar, Rita Ora, shqiptare nga Kosova, e cila jeton në Londër, është e gatshme ta lansoj një album të ri, pas disa viteve të heshtjes. Ajo, po ashtu, në muajin nëntor, do të kthehet në qytetin e saj në Londër, për të qenë nikoqire e manifestimit, MTV Europe Music Awards. Këngëtarja 26 vjeçare, i tha agjencisë AFP, se do ta këndojë këngën e re nga albumi i saj i ardhshëm, për të cilën ajo ka konfirmuar se po përfundon dhe se e konsideron si çështje tejet personale. Albumi i saj i ardhshëm, i dyti me radhë, do të paraqitet nga kompania Atlantic Records në Nju Jork. "Ka pasur shumë frustrime, humë pikëllime dhe gëzime, derisa unë nuk kam mundur ta vë në vend të parë muzikën, gjatë disa viteve të kaluara", tha Rita Ora. E lindur në Kosovë, familja shqiptare e Rita Orës, lëvizi në Londër kur ajo ishte ende e vogël. Në ceremoninë MTV Europe Music Award, Rita Ora do të jetë shqiptarja e dytë me radhë që është nikoqire. Vitin e kaluar, nikoqire e këtij manifestimi në Roterdam, ishte këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e lindur në Nju Jork nga prindërit shqiptarë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE përgatitet kundër krimeve kibernetike

Posted: 28 Sep 2017 06:55 AM PDT

Bashkimi Evropian do të zhvillojë sot ushtrimet e para, si përgjigje për krizat e kërcënimeve kibernetike dhe hibride. Ushtrimet e titulluara PACE17, do të zgjasin për një javë dhe do përfshijnë testimin e një kërcënimi hibrid ndaj BE-së dhe vendeve anëtare. Ky testim ka për qëllim të kuptojë se sa shpejt mund të reagojë BE-ja ndaj një kërcënimi të tillë dhe se sa janë të koordinuara vendet anëtare për këtë hap. Gjatë muajit të ardhshëm do të mbahen ushtrime të veçanta edhe nga NATO-ja. Sipas një njoftimi nga Bashkimi Evropian, të dy ushtrimet do të mbahen "në mënyrë paralele, mirëpo në mënyrë të koordinuar nga stafi i BE-së dhe NATO-s", me qëllim të dy organizatat të përgjigjen njëjtë gjatë momentit të krizave. Gjatë muajve të fundit, Bashkimi Evropian ka rritur masat ndaj krimeve kibernetike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtyhet sërish procesi gjyqësor ndaj Gruevskit

Posted: 28 Sep 2017 06:49 AM PDT

Për të gjashtën herë me radhë, Gjykata Penale në Shkup ka shtyrë rastin, që në opinion njihet si "Shuplakat",me ç`rast në bisedat e përgjuara dëgjohet se si ish-kryeministri Nikolla Gruevski urdhëron që të goditet me shuplakë kryetari i Komunës Qendër, Adrej Zhernovski. Ky rast kishte ndodhur në ditën kur ishte caktuar debati për ndryshimin e planit urbanistik, pasi këtë komunë e kishte marrë nën udhëheqje partia e kryeministrit të tanishëm të Maqedonisë, Zoran Zaev. Seanca e së enjtes është shtyrë për shkak të mosparaqitjes në gjykatë të njërit prej të akuzuarve. Si i dyshuar i parë për këtë rast gjyqësor është ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Prokurorja Speciale Publike, Fatime Fetai kërkoi që të mos përsëritet më e njëjta situatë në seancën e ardhshme. Prandaj, ajo kërkoi nga gjykatësja Tatjana Mihajllova, që i akuzuari Dimçe Kërstev, të sillet me forcë në gjykatë nga ana e organeve të sigurisë. Prokuroja Fatime Fetai, që është pjesë e ekipit të Prokurorisë Speciale Publike, gjatë seancës së sotme ka drejtuar akuza edhe ndaj gjykatës, siç ka thënë për stërzgjatje të panevojshme të këtij gjykimi. "Kjo është përpjekje që të justifikoheni për atë që e kam thënë herën e kaluar, se me qëllim i zgjatni seancat", tha Fetai duke shtuar se çdo kush është përgjegjës për veprimet e veta. Prokurorja Fetai tha se nëse ky gjykim vazhdon sipas kësaj dinamike, atëherë kryesore do të mund të mbahet në vitin 2020, ku dhe do të vjetërsohej ky rast si lëndë. Ndryshe, për rastin e njohur si "Shuplakat", Prokuroria Speciale ka ngritur proces gjyqësor një vit më parë, përkatësisht më 15 shtator të 2016-tës. Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë të VMRO-DPMNE-së thonë se po bëhet presion ndaj kësaj partie me zhvillimin e proceseve gjyqësore ndaj ish-funksionarëve të saj, në momentin që Maqedonia është futur në fushatë zgjedhore. Njohësit e çështjeve juridike thonë se në asnjë mënyrë rastet të cilat janë ngritura nga Prokuroria Publike Speciale nuk duhet parë nën prizmin e fushatës zgjedhore. Osman Kadriu, ish-gjykatës për Radion Evropa e Lirë thotë se zvarritja e proceseve gjyqësore që i ka ngritur Prokuroria Speciale publike është si rrjedhojë e krizës juridike nga e cila nuk arrin të dalë Maqedonia edhe pas formimit të Qeverisë së re të vendit. "Nga ana e gjykatave duket se ka një frenim, obstruksion nga ana e strukturave të caktuara në gjyqësor, që assesi të mos zbardhen këto raste penalo-juridike. Jam i mendimit se tani duhet të shkohet në masa konkrete të përgjegjësisë penalo-juridike për funksionarë të pushtetit gjyqësor", thotë Kadriu. Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike, Arsim Sinani vlerëson se duhet investuar më shumë në profesionalizmin e mediave kur ata raportojnë për çështje të ndjeshme siç janë proceset gjyqësore për ish-zyrtarët e lartë të shtetit, të cilët akuzohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale. "Mendoj se duhet të investohet në media, në kuptimin që të kemi gazetarë të cilët në formë profesionale do t'i qasen raportimit për këtë çështje". "Dalja nga rrjeti i merimangës që përbën luftën ndaj korrupsionit do të duhet të fillohet me këto dy segmente, përkatësisht reforma të thella në mediat dhe gjyqësor". "Faktori ndërkombëtar do të duhet të investojë në drejtim që të lirohet nga rrjeti i merimangës, si gazetarët ashtu dhe gjykatësit", thotë Sinani. Ndryshe, sot është shtyrë dhe seanca e parë e caktuar në Gjykatën Penale të Shkupit për rastin e njohur si"Transporter ", në të cilën i dyshuar i parë është kryetari i Komunës së Manastirit për keqpërdorim të detyrës zyrtare me ndarjen e tenderëve për transportin e nxënësve në këtë komunë. Seanca për këtë lëndë gjithashtu është shtyrë për shkak mungesës së njërit nga të akuzuarit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ligjet që i mungojnë Kosovës

Posted: 28 Sep 2017 06:23 AM PDT

Ligjet që kanë të bëjnë me integrimet evropiane dhe ato për sistemin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit, konsiderohen si më të rëndësishmet që duhet të miratohen nga Kuvendi i Kosovës brenda një periudhe sa më të shpejtë kohore. Kështu të paktën thonë disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndonëse legjislatura e re, e konstituuar më 7 shtator, ende nuk ka mbajtur asnjë seancë të rregullt plenare.  Albulena Haxhiu, deputete në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se ka shumë ligje që kanë mbetur pa u miratuar nga legjislatura e kaluar. Pas përfundimit të mandatit të Kuvendit të kaluar, të njëjtat ligje kthehen në pikën zero, ndërkohë që ka edhe shumë ligje tjera që janë në pritje dhe presin shqyrtimin dhe miratimin në Kuvend. Sipas Haxhiut, Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyra të pajustifikueshme, por edhe ligje të tjera duhet të procedohen nëse ka vullnet të duhur politik, që ato të miratohen. "Ne do të fokusohemi më tepër në ligjet që kanë të bëjnë më tepër me luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, mirëpo pa i përjashtuar edhe çështjet e tjera të cilat kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës. Sigurisht që do të kontribuojmë shumë në amendamentet për projektligjet e ndryshme të cilat do të procedohen në Kuvendin e Kosovës. Është e qartë se ajo për të cilën ka nevojë është zhvillimi ekonomik, mirëqenia, barazia dhe drejtësia", tha Haxhiu. Deputetja Haxhiu tha po ashtu se shumë ligje të cilat janë të domosdoshme nuk janë paraparë në planin e Qeverisë, dhe kjo, sipas saj, paraqet shqetësim. "Ata nuk a kenë pasur prioritet programin legjislativ apo qeverisës sepse kanë pasur interes akomodimin e ambicieve personale të individëve brenda kësaj Qeverie", tha Haxhiu. Ndërkaq, Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se ligjet të cilat kanë mbetur nga legjislatura e kaluar, por edhe ligjet e tjera duhet të miratohen me prioritet pasi që, sipas tij, në këtë formë Kosova mund të funksionojë edhe më mirë. Ai tha se pa një bazë të mirë ligjore të standardizuar dhe funksionale në kuptimin e zbatimit të ligjeve do të paraqiten pengesa në funksionimin e institucioneve të caktuara. "Është koha për rishikimin e buxhetit, po ashtu Ligji për fenë dhe ligje të tjera të cilat duhet të kalojnë sa më shpjet, në mënyrë që Kosova të mund të funksionojë duke i adoptuar, ndryshuar dhe plotësuar këto ligje", tha Isufi. Kurse deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha për Radion Evropa e Lirë se çdo ligj është i një rëndësie të veçantë, por sipas tij, prioritet duhet dhënë ligjeve që kanë të bëjnë me integrimet evropiane. "Ligjet që ndërlidhen me integrimet evropian, por edhe të tjerat, qofshin ato që kanë të bëjnë me sundimin e rendit dhe ligjit në vend, të gjithat janë të rëndësishme. Ka disa që kanë mbetur në procedurë e që kanë qenë ligje të rëndësishme dhe tash varet edhe prej agjendës së re që e sjell Qeveria, por e cila (agjenda legjislative) ende nuk është para Kuvendit. Janë disa ligje, sidomos nga fusha e drejtësisë, të cilat kanë qenë në procedurë, por edhe ligje të tjera që kanë qenë në tentativë që të plotësohen dhe ndryshohen, siç është edhe Ligji për kodin penal dhe ai për liritë fetare", tha Zemaj. "Viti 2018 është viti në të cilin është dashur të fillojnë së zbatuari disa ligje, sidomos në aspektin e sigurisë dhe sistemit të drejtësisë", tha deputeti Zemaj. Kuvendi i Kosovës gjatë mandatit të kaluar është përballur me një prej periudhave më të vështira të funksionimit të tij dhe si pasojë kanë mbetur shumë ligje të pa miratuara. Legjislatura e kaluar nuk ka arriti të përmbushë as kriterin e fundit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, e që ishte ratifikimi i  Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin dhe Erdogan do të diskutojnë për Sirinë dhe Irakun

Posted: 28 Sep 2017 06:21 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin do të takojë në Ankara homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për të biseduar rreth Sirisë dhe Irakut. Vizita një ditore e Putinit në kryeqytetin turk, vjen pas tri ditësh prej kur të dy liderët kanë biseduar përmes telefonit rreth referendumit kundërthënës për pavarësi, në rajonin autonom të kurdëve në Irak. "Rusia dhe Turqia janë duke bashkëpunuar shumë ngushtë", ka thënë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov. Peskov ka thënë më 27 shtator se vizita e Putinit ka "qëllime pragmatike", duke shtuar se dy shtetet zhvillojnë, "bashkëpunim shumë të ngushtë", në tregti, investime kulturore, bashkëpunime rreth ushtrisë dhe fusha të tjera. Ai ka thënë se të dy palët do të "sinkronizojnë pikëpamjet e tyre në këto çështje". Presidentët do të takohen gjatë një darke pune dhe do të mbajnë një konferencë për shtyp në pallatin e Erdoganit, ka njoftuar presidenca turke përmes ueb faqes. Turqia e ka dënuar referendumin e kurdëve të rajonit të Irakut, duke e akuzuar liderin kurd, Masud Barzani për "tradhti". Ankaraja e ka cilësuar këtë referendum si rrezik për sigurinë e saj kombëtare, duke u frikësuar se ky hap mund të nxisë separatizëm në mesin e popullatës së saj kurde. Zyrtarë në Ankara kanë thënë se presidenti turk, Erdogan dhe ai rus, Putin, kanë diskutuar për këtë referendum gjatë bisedës telefonike më 25 shtator, dhe janë pajtuar se votimi ndikon në integritetin territorial të Irakut dhe Sirisë. Autoritetet zgjedhore në rajonin e Kurdistanit kanë thënë se referendumi për pavarësi ka kaluar me mbështetje prej 92 për qind.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kinë: Kompanitë e Koresë V. do të mbyllen deri në janar

Posted: 28 Sep 2017 05:34 AM PDT

Kina i ka udhëruar kompanitë e Koresë Veriore që deri në muajin janar të ndalojnë veprimtaritë e tyre në territorin kinez për shkak të zbatimit të sanksioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pasi Pheniani ka kryer testin e gjashtë bërthamor, ka thënë Ministria për Tregti. Kjo ministri ka bërë të ditur se kompanitë, kanë 120 ditë kohë që të mbyllen, duke nisur nga data prej kur ka filluar zbatimi i rezolutës së OKB-së më 11 shtator. Ky njoftim ka ardhur disa ditë, pasi Kina ka konfirmuar se do të aplikojë sanksione të reja duke përfshirë limitimin e eksportit të naftës së rafinuar për në Korenë Veriore duke filluar nga 1 tetori. Zbatimi i sanksioneve të OKB-së nga Kina konsiderohet i ashpër për Korenë Veriore. Pekini njihet si një prej partnerëve kryesor të Phenianit, sa i përket tregtisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë presion Kinës që të përdorë fuqitë e saj ekonomike, në mënyrë që Koreja Veriore të heqë dorë nga ambiciet e saj bërthamore. Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, do ta vizitojë Pekinin gjatë këtij vikendi për biseduar me diplomatin e lartë të Kinës, Yang Jiechi dhe ministrin e Jashtëm, Wang Yi. Tillerson do të diskutojë rreth tensioneve bërthamore të Koresë Veriore, çështjeve tregtare dhe rreth vizitës së planifikuar të presidentit amerikan, Donald Trump në Kinë gjatë muajit nëntor, ka thënë Departameti amerikan i Shtetit. Gjatë kësaj kohe përveç Kinës, Trump pritet të vizitojë edhe Japoninë dhe Korenë Jugore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia nuk e kthen pastorin amerikan në SHBA

Posted: 28 Sep 2017 05:02 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do ta ekstradojë pastorin e burgosur amerikan në Turqi, Andrew Brunson, pasi Uashingtoni refuzon të ekstradojë klerikun turk, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja beson të ketë qenë pjesë e tentimeve të dështuara për grushtshtet në Turqi. Erdogan ka thënë të enjten se Uashingtoni po i bën presion Turqisë të rikthejë pastorin Andrew Brunson, i cili është i ndaluar në Turqi gjatë tetorit të vitit të kaluar me akuza për terror. Gjatë muajit maj, Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka kërkuar qeverisë turke ta kthejnë pastorin Brunson në SHBA. Turqia e akuzon Gulenin për pjesëmarrje në tentimet për puç gjatë korrikut të vitit të kaluar. Gulen i mohon akuzat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia mohon akuzat për vdekjet e civilëve në Siri

Posted: 28 Sep 2017 04:08 AM PDT

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i ka mohuar akuzat se avionët ushtarakë rusë dhe sirianë kanë lënë të vdekur të paktën 150 civilë brenda një jave të bombardimeve, duke thënë se kanë qenë të kujdesshëm ndaj civilëve. Ministria i është përgjigjur komenteve që janë bërë gjatë ditës së mërkurë nga punëtorët opozitarë të shpëtimit, të cilët kanë akuzuar Moskën dhe Damaskun për vdekjen e 150 personave dhe lëndimin e dhjetëra personave të tjerë, gjatë sulmeve ajrore në provincën Idlib. Gjenerali, Igor Konashenkov, ka thënë përmes një deklarate se grupi i udhëhequr nga opozitarët, Mbrojtja Civile, që ka bërë këto akuza, është një grup "sharlatanësh", të cilët nuk duhet të konsiderohen si burim i sigurt i informacionit. "Avionët luftarakë rus nuk kanë goditur distriket e banuara me civilë, në mënyrë që të mënjanohen viktimat", ka thënë Konashenkov. Ai ka thënë se gjatë javës së kaluar, caku i aeroplanëve rusë në provincën Idlib ka qenë tek militantët luftarakë dhe pajisjet e tyre .

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senatori: Nxitje “djallëzore” ruse lidhur me protestat sportive

Posted: 28 Sep 2017 04:08 AM PDT

Provokuesit rusë në Internet po e shfrytëzojnë kundërthënien lidhur me protestat e lojtarëve zezakë amerikanë kundër dhunës policore për t'i thelluar përçarjet në Shtetet e Bashkuara, ka thënë senatori, James Lankford, republikan nga Okllahoma, anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit amerikan. Duke folur mbrëmë në një dëgjim, ai theksoi se shfrytëzuesit e paguar të mediave sociale, të cilët ai i ka quajtur si "djaj", duke i mbështetur të dy palët e debatit të nxehtë publik, që filloi ditëve të fundit pasi disa lojtarë zezakë të futbollit amerikan, në shenjë proteste kundër incidenteve të raportuara të dhunës policore kundër personave të dyshuar zezakë se kanë bërë krime, janë gjunjëzuar derisa është ekzekutuar himni kombëtar i Shteteve të Bashkuara, gjatë së cilit rregullisht njerëzit ngriten në këmbë në shenjë nderimi. Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë ditëve të fundit i ka kritikuar lojtarët, duke thënë se "nuk e kanë respektuar vendin tonë" dhe u ka bërë thirrje pronarëve të ekipeve të Ligës Kombëtare Futbollistike, që t'i përjashtojnë ose suspendojnë futbollistët të cilët kanë qëndruar në gjunjë. Senatori Lankford tha se provokuesit rusë, për të cilët ndihmësit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara thonë se ishin detektuar nga agjencitë e Inteligjencës amerikane dhe i kishin informuar anëtarët e komitetit, nuk po anojnë për asnjerën palë në këtë mosmarrëveshje, por po synojnë ta rrisin zemërimin e shprehur nga njerëzit e të dy grupeve. "Ata u drejtoheshin të dy palëve gjatë fundjavës së kaluar, dhe janë përpjekur në mënyrë djallëzore për ta shtuar nivelin e zhurmës në Amerikë dhe për ta zmadhuar këtë çështje që të duket shumë më e madhe", tha senatori Lankford gjatë dëgjimit në Komitetin e sigurisë së brendshme dhe të punëve qeveritare në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Komiteti i inteligjencës i Senatit është njëri prej disa paneleve të Kongresit, që po zhvillon hetime për përpjekjet e dyshuara ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara. Ndihmësit në Kongres thanë se hetuesit kanë gjetur dëshmi se përpjekjet për ndikim kanë vazhduar edhe këtë vit. Rusia i ka hedhur poshtë pohimet se janë bërë çfarëdo përpjekjesh për të ndikuar në zgjedhje ose në debatin publik. Hetuesit privatë, të cilët e gjurmojnë propagandën ruse dhe fushatat e dizinformimeve, thanë se akuzat e senatorit Lankford janë të besueshme. Një faqe në Internet e themeluar së bashku nga hetuesit që punojnë për Aleancën për Sigurimin e Demokracisë, i cili është projekt dypatriak transatlantik për ta kundërshtuar fushatën e dezinformimeve ruse, i tregon postimet në Twitter, që i mbështesin të dy palët e debatit futbollistik nga profilet e ndryshme, për të cilat thuhet se ishin përdorë për ta përhapur propagandën ruse në rrjetin Twitter. Clint Watts, kërkues që ka ndihmuar në krijimin e kësaj faqeje që e gjurmon propagandën ruse në mediat sociale, i tha agjencisë AP se fushata e përshkruar nga senatori Lankford, është e ngjashme me fushatat propaganduese të cilat ishin mirë të dokumentuara, sikur ajo që ishte shfrytëzuar në rrjetin Facebook, për të përhapur mesazhe në favor dhe kundër lëvizjes Jetët e Zezakëve Janë të Rëndësishme. Zoti Watts tha se përpjekjet e fundit të propagandës ruse janë të ngjashme me fushatat "me masa aktive" të periudhës ish-sovjetike, kur Moska ishte angazhuar në luftën informative të paraparë për t'i destabilizuar demokracitë perëndimore nga brenda. "Qëllimi është që të shkaktojnë përçarje në Amerikë", tha Wattts. Njëherësh, Komiteti i inteligjencës në Senat dhe ai në Dhomën Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, kanë kërkuar nga kompanitë gjigante teknologjike, siç janë Google, Facebook dhe Twitter, që të flasin për përvojat e tyre me organizatat ruse, që postojnë shpallje në rrjetet e tyre, gjatë një dëgjimi publik në javët e ardhshme. Përgatiti: Fatmir Bujupi 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liderët evropianë duhet ta shtyjnë vendimin për Brexit

Posted: 28 Sep 2017 03:27 AM PDT

Liderët evropianë duhet ta shtyjnë vendimin për në muajin tetor, në të cilin duhet të vendosin nëse bisedimet për Brexit janë zhvilluar mjaftueshëm për të kaluar në negociatat për tregti, është bërë e ditur përmes një draft rezolute nga Parlamenti Evropian, raporton AFP. Pa "një arritje të madhe", liderët duhet të shtyjnë vlerësimin, për të cilin do të diskutohet në muajin e ardhshëm gjatë një samiti, është thënë përmes rezolutës, të cilin do ta votojnë anëtarët e Parlamentit Evropian gjatë javës së ardhshme në Strasburg. Negociatorët nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian do ta përfundojnë të enjten raundin e katërt të negociatave në Bruksel. Sipas rezolutës thuhet se Parlamenti Evropian" vlerëson se gjatë raundit të katërt të bisedimeve nuk është arritur përparim i mjaftueshëm për të drejtat e qytetarëve, çështjen e Irlandës dhe Irlandës Veriore, dhe obligimeve financiare Mbretërisë së Bashkuar". Anëtarët e Parlamentit Evropian duhet të vendosin për një marrëveshje për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian deri në vitin 2019. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili përfaqëson vendet anëtare të BE-së, ka thënë pas takimit me kryeministren britanike Theresa May në Londër se "nuk është arritur përparim i mjaftueshëm" deri më tash.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hetimi i çështjes ruse: Twitter takon panelet e Kongresit

Posted: 28 Sep 2017 02:30 AM PDT

Përfaqësues të rrjetit social Twitter do të vizitojnë sot Kongresin e Shteteve të Bashkuara, në kuadër të hetimeve që po bëhen për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar. Komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit i kanë ftuar edhe gjigantët e teknologjisë Facebook dhe Google të paraqiten në seanca dëgjimore në muajt e ardhshëm. Komitetet janë duke hetuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe të propagandës në mediat sociale, nivelin e përfshirjes së Rusisë dhe nëse njerëz apo entitete në SHBA kanë ndihmuar në shënjestrimin e këtyre lajmeve. Facebook dhe Twitter përdorin lloje të ndryshme të platformave. Përdoruesit mund të regjistrohen në mënyrë anonime në Twitter, i cili ka më shumë llogari publike sesa Facebook-u. Disa ligjvënës amerikanë kanë shprehur shqetësim për potencialin e përdoruesve anonimë për të përhapur keqinformime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm vdekjeprurës kundër forcave afgane të sigurisë

Posted: 28 Sep 2017 01:29 AM PDT

Së paku 12 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë janë vrarë, kur një sulmues me një automjet të mbushur me eksplozivë ka hedhur veten në erë, në jug të provincës Kandahar. Përgjegjësinë për sulmin pranë selive të qeverisë dhe policisë në qarkun Maruf e morën talibanët. "Dymbëdhjetë forca të sigurisë janë vrarë dhe katër janë plagosur", tha zëdhënësi i policisë së Kandaharit, Zia Durrani. Talibanët thanë se kanë marrë kontrollin e qendrës së qarkut Maruf, por kjo u hodh poshtë nga zyrtarët.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Piktorë pa atelie!

Posted: 28 Sep 2017 01:17 AM PDT

Në fshatin Lepinë afër Komunës së Lipjanit jeton një familje 7 anëtarëshe rome. Vëlla e motër, ndonëse nuk kanë të përfunduar shkollën e artit, ata tashmë kanë mbi 200 piktura, të cilat i kanë punuar vetë. Janë këta Bajram e Fahrije Mehmeti, të cilët në kushte mjaft të vështira ekonomike, megjithatë, kanë arritur që pasionin e tyre për pikturën mos ta shuajnë. Ndonëse shtëpia e tyre ka vetëm dy dhoma për të 7 anëtarët e familjes, ata e shfrytëzojnë për të fjetur, të ushqehen dhe jetojnë, si dhe e kanë improvizuar si atelie, për të pikturuar. Bajram është 37 vjeçar. Ai thotë se përmes artit përpiqet që të pasqyrojë kulturën rome. Pothuajse të gjitha pikturat e tij kanë lidhshmëri me jetën e komunitetit rom në Kosovë. "Kryesisht pikturoj jetën e romëve, e paraqes kulturën rome dhe doket tona. Gjithashtu më pëlqen të pikturoj natyrën, peizazhet dhe portretet". "Mund të them se punojmë me material i cili është lehtësisht i qasshëm për ne, për shkak se nuk kemi kushte të punojmë. Punojmë me teknikën e temperit, në letër. Kam dëshirë të punoj në pëlhurë, por për shkak të materialit që nuk e kemi, sepse nuk kemi kushte të mjaftueshme, punojmë me ato që kemi. Pra, unë dhe motra ime Fahrija, punojmë në letër dhe në këtë mënyrë prezantojmë kulturën dhe jetën tonë, përmes kësaj teknike", tha Bajrami. Bajrami thotë se në dy raste ka hapur ekspozitë, një herë në Komunën e Graçanicës dhe herën tjetër në Galerinë e Arteve të Kosovës. Për këtë të fundit,në të cilën janë ekspozuar mbi 200 piktura, Bajrami thotë se ku është pritur me mjaft interesim. "Kjo ekspozitë është mbajtur në vitin 2012. Ka pasur mjaft njerëz që i kanë shikuar punimet tona. Kjo ka qenë ekspozitë e veçantë, të cilën e kemi pasur në Kosovë", tha Bajrami. Ai shtoi se deri më tash, nuk kanë marrë ndonjë ndihmë për t'ua lehtësuar kushtet e punës. "Deri më tash as që kemi kërkuar, por besoj që për punën tonë kanë dëgjuar, por edhe e kanë parë, mjaft njerëz". "Unë jam një artist autodidakt dhe që kur kam qenë fëmijë i vogël kam nisur të pikturoj. Nuk kam përfunduar shkollimin për pikturë, për shkak të kushteve, të cilat nuk i kemi pasur, sepse jemi një familje mjaft e varfër". "Megjithatë, jam lajmëruar në një shkollë private për pikturë. Kjo ka qenë moti, në vitin 2000, në Uglare. Kështu kam mësuar mjaft teknika. Kështu edhe e kam përsosur punën time", tha Bajrami. As Fahrije Mehmeti, 39 vjeçe nuk ka të kryer shkollë për artin. Ajo ka mbaruar vetëm shkollën fillore. Ndonëse nuk ka pasur mundësi të vijojë më tej shkollimin, Fahrija tash është një artiste. Ajo pikturon portrete, ku përmes tyre pasqyron kulturën rome, komunitetit që edhe vetë i takon. Përpos pikturave Fahrija , së voni ka filluar të pikturojë edhe shamitë, që i përdorin kryesisht komuniteti rom. "Për mua do të thonë shumë kjo punë që bëj , pasi unë kam punuar portrete në letër, dhe tash punoj si ide të re, shamitë I ngjyrosi me ngjyra ku pasqyroj të njëjtën ide, pra kulturën rome, por jo në letër por ne material. Teknikën e njëjtë e përdori". Fahrija shpreson se dikush do t'iu ndihmojë që ata ta kenë një atelie të tyre, e që edhe është ëndrra e vetme e Fahrijes. "Tash kemi një projekt, i cili dhëntë Zoti të ketë sukses, me ndihmën e njerëzve të mirë. Nëse ata kanë vullnet, të na ndihmojnë që ky projekt të ketë sukses, në mënyrë që të mbledhim para sa është e nevojshme që ta kemi atelienë tonë dhe material të mjaftueshëm që të punoj unë dhe vëllai im, me teknikën të cilën e ka". "Mund të them se pasqyrojmë kulturën rome, por edhe grave të Kosovës. unë këtë e bëj përmes imagjinatës, ashtu siç më vjen ideja dhe e shpërfaqi. Tash për tash i kam të gatshme rreth 50 portrete", tha Fahrija. Sidoqoftë, ëndrra Bajramit dhe Fahrisë mbetet ndërtimi i një atelieje, gjithsesi me vullnetin e mirë të njerëzve që do të mund t'ju ndihmonin, dhe më pas ku ata do të mund të punonin duke shprehur talentin e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kultura rome në pikturë

Posted: 28 Sep 2017 01:10 AM PDT

Bajram dhe Fahrije Mehmeti janë piktorë autodidaktë. Ata i përkasin komunitetit rom dhe thonë se pikturat e tyre pasqyrojnë kulturën e këtij komuniteti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri i Japonisë shpërndan parlamentin

Posted: 28 Sep 2017 12:17 AM PDT

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, shpërndau Dhomën e Ulët të Parlamentit, përpara zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet, të shpallura të hënën, një vit para kohe, do të mbahen më 22 tetor. Abe kërkon mandat të ri në kohën e krizës së vazhdueshme bërthamore të Korsë së Veriut. Ai po ashtu pritet të përfitojë nga vlerësimet e fuqishme për të dhe nga një opozitë në rrëmujë. Abe është bërë kryeministër në vitin 2012, ndërsa Partia e tij Liberal-Demokrate udhëheq koalicionin qeverisës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more