Skip to main content

RTSH: “Rama publikon foton me Trampin” plus 9 more

RTSH: “Rama publikon foton me Trampin” plus 9 more


Rama publikon foton me Trampin

Posted: 20 Sep 2017 12:54 PM PDT

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjete sociale një foto me presidentin amerikan Donald Tramp, të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre Linda dhe Melani. Fotografia, të cilën zoti Rama e ka cilësuar si “foto e ditës”, është bërë me rastin e vizitës së kryeministrit shqiptar në Nju Jork, ku po merr pjesë në sesionin e 72-të Asamblenë së Përgjithshme të OKB-së. Ky është takimi i dytë i zotit Rama me zotin Tramp, që kur ai ka marrë detyrën e presidentit të SHBA në janar të këtij viti. Më parë ata janë takuar në Samitin e NATO-s në Bruksel.

Tragjedi në Romanat, tre fëmijë digjen në shtëpi

Posted: 20 Sep 2017 12:45 PM PDT

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur pas diten e së mërkurës në fshatin Romanat, pranë Durrësit. Tre fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të tre meshkuj kanë humbur jetën, pasi banesa e familjes Konçi është përfshirë nga flakët. Fëmijët kanë qenë vetëm në banesë pasi nëna e tyre kishte shkuar të merrte dy vajzat në shkollë, ndërsa babai ishte në punë. Policia po heton rreth shkaqeve të zjarrit. Fqinjët e familjes nuk kanë mundur t’u vijnë në ndihmë pasi dritaret e shtëpisë kanë qenë me hekura.

Mbetje urbane & inerte në aksin Shkodër-Muriqan

Posted: 20 Sep 2017 07:48 AM PDT

Kjo është gjendja në aksin rrugor Shkodër–Muriqan. Pothuajse në të gjithë gjatësin e rrugës syri të sheh kazana të tejmbushur e grumbuj mbeturinash. Jashtë kameras banorë të zonës shprehen të shqetësuar për këtë gjendje, ato pohojnë se paguajnë taksat e pastrimit e megjithatë shërbimi që ofrohet lë shumë për të dëshiruar. Drejtuesit e njësisë administrative Ana e Malit në bashkinë e Shkodrës, thonë se menaxhimi i mbetjeve urbane në këtë zonë, e në veçanti përgjatë këtij segmenti rrugor, është një nga problematikat kryesore, për shkak edhe të fluksit të lartë të qarkullimit. Problematika e menaxhimit të mbetjeve urbane është shqetësim jo vetëm në njësinë administrative të Ana e Malit por thuajse në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër. Si arsyet e kësaj gjendje listohen një seri faktorësh që shkojnë nga zgjerimi territorial, mungesa e riciklimit apo dhe ndërgjegjësimi qytetar për të mbajtur mjedisin pastër.

Kumbaro inspekton vendvarrimin e Skënderbeut në Lezhë

Posted: 20 Sep 2017 07:33 AM PDT

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro inspektoi vendvarrimin e Skënderbeut në Lezhë dhe zonën muzeale që e rrethon atë, ndërsa qeveria përgatit vitin e heroit kombëtar. Restaurimi i vendvarrimit të Skënderbeut, shpallja e 2 marsit festë kombëtare dhe vendosja e shtatores së Skënderbeut pranë zonës muzeale janë kërkesa që i janë paraqitur ministres Kumbaro nga përfaqësues të Bashkisë Lezhë. Kërkesës së bashkisë, Kumbaro iu përgjigj pozitivisht, por duke kërkuar nga kjo njësi vendore që të depozitojë projekte konkrete në mënyrë që të marrin financim. "Në emër të qeverisë shpreh vullnetin maksimal për të ndihmuar çdo projekt të mirë", tha ajo.Rikonstruksioni i çatisë, ndriçimi, vendosja e fonisë, si dhe rrethimi i zonës për ta mbrojtur atë nga dëmtimet apo keqpërdorimi janë disa nga nevojat urgjente që nevojiten për vendvarrimin e heroit kombëtar në Lezhë. Por, mësohet se Bashkia nuk ka ende gati projektin e plotë në mënyre që ndërhyrja të nisë sa më shpejt.

Inva Mula&TOB rikthejnë në skenë “Peshkatarët e perlave”

Posted: 20 Sep 2017 06:56 AM PDT

Opera "Peshkatari i perlave" nga kompozitori francez Georges Bizet me regji nga Inva Mula çel sezonin artistik të teatrit të Operas dhe baletit. Një opera elegante ku ngërthehen gjithë elementet vokalë, skenografi, kostume, kori, orkestër dhe koreografi në një amalgamë që përpiqet të sjellë atmosferën idilike të ishujve ku peshkohen perlat. Gjithçka në konceptimin e artistes Inva Mula e cila i rikthehet kësaj vepre pas më shumë se 25 vitesh nga vënia e fundit në skenën shqiptare. " Fatmirësisht nuk më ka rënë për ta kënduar "Peshkatarët e perlave" në gjithë karrierën time mbasi kam ikur nga shqipëria, pra kam ikur me "Peshkatarët e perlave". Në vitin 1990 kam luajtur "Lejlanë" kur isha shumë e re dhe përveç aries që e kam kënduar disa herë nëpër koncertë nuk e kam kënduar "Peshkatarët e perlave" pra nuk është një vepër e cila ka kaluar nëpërmjet regjisorëve apo dirigjentëve të mëdhenj por vjen shumë e virgjër, shumë e pastër, pathuajse e paeksperimentuar në eksperiencën time" tha artistja Inva Mula. Me një ekip artistësh të talentuar ku spikasin në rolet kryesore baritoni i talentuar Armando Likaj, sopranot Ramona Tullumani, Simona karafili si dhe shumë artistë të tjerë Inva Mula përpiqet të frymëzoje një elegancë në çdo detaj. Me këtë bashkëpunim ajo ka përkrah edhe dirigjentin e njohur francez Gerard Akokan i cili shfrytëzoi konferencën e shtypit për të dhënë një mesazh. "Do tju kërkoja gjithë politikanëve shqiptarë cilado qoftë ndjeshmëria e tyre politike që të ndihmojnë artistët shqiptarë sepse jam sinqerisht i bindur se mënyra më e mirë për të ndryshuar dëmin që i është bërë imazhit të Shqipërisë jashtë është eksportimi i operas dhe i këtyre artistëve. Duhet ta them se Inva Mula, Saimir Pirgu, Jaho dhe të tjerë këngëtare të mëdhenj në skenat botërore janë ambasadorë fantastike të së ardhmes". Opera Peshkatarët e perlave do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve mbrëmjen e 22 shtatorit për të vijuar më tej me 24 dhe 25 shtator duke sjellë tek publiku një nga kryeveprat e Bizesë shpesh të nënvleftësuar.

Sheshi “Nënë Tereza” do ju jepet këmbësorëve

Posted: 20 Sep 2017 06:50 AM PDT

Një nga sheshet kryesore në Tiranë, Sheshi “Nënë Tereza”, shumë shpejt mund të kthehet në një shesh vetëm për këmbësorët. Lajmi është dhënë nga vetë kryetari i bashkisë Erion Veliaj.”Edhe këtë vit pavarësisht se i kemi kthyer disa hapësira në 100 përqind pedonale, duke filluar nga sheshi "Skënderbej", te Pazari i Ri, prapë do të investohemi në disa hapësira të tjera pedonale. Një prej tyre do të jetë gjithë sheshi “Nënë Tereza”” tha zoti Veliaj. “Siç e dini, me kohë të pjesshme ai është pedonal duke filluar nga Presidenca deri te korpusi universitar” shtoi ai Projekti do të pilotohet në ditën pa makina në 22 shtator, dhe do të nisë së shpejti zbatimi i tij.
Një hapsirë tjetër për këmbësorët do të jetë pas Ministrisë së Arsimit, zona ku është klubi "Heminguej" dhe disa shtëpi karakteristike të Tiranës, bëri të ditur kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Krijimi i disa zonave vetëm për këmbësorët, nuk mund të thuhet se është mirëpiritur masivisht nga qytetarët e Tiranës. Veçanërisht drejtuesit e makinave kanë më shumë vërejtje, pasi u është vështirësuar mjaft puna e tyre si dhe u është zgjatur koha në timon. Përdorimi i transportit urban, apo biçikletave, mjaft të këshilluar nga Bashkia e Tiranës, është parë me dyshim nga qytetarët. Disa prej tyre kujtojnë se me kthimin e Sheshit “Skënderbej” në një zonë për këmbësorët, është ndryshuar edhe historia e qytetit. Bashkia e Tiranës, ka bërë disa investimet të rëndësishme në krijimin e unazave rrugore të qytetit, por ato ende nuk mund të thuhet se kanë thënë efekte lehtësuese.

Dyqanet e bukës të heqin qeset plastike, tjetër nismë e Bashkisë së Tiranës

Posted: 20 Sep 2017 06:14 AM PDT

Bashkia e Tiranës ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm për të çuar drejt zeros përdorimin e qeseve plastike në tregjet e qytetit. Gjashtë muaj më parë ajo arriti një marrëveshje me supermarketet për të kaluar me pagesë përdorimin e qeseve. Sipas kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, rezultati ishte reduktimi i qeseve plastike me 60 përqind. Të mërkurën pas një takimi me Shoqatën e Prodhimit të Bukës, u ra dakord që 250 furrat më të rëndësishme të bukës në Tiranë nuk do të shpërndajnë më prodhimet e tyre me qese plastike.
Për zotin Veliaj ky është një rekord historik. “Edhe në Amerikë dhe qytetet e tjera të zhvilluara shpërndahen qeset kafe të letrës, që janë produkt i ricikluar dhe shpërbëhet në 4 minuta dhe jo në 400 vjet sa duan qeset” tha ai. “Është më shumë se një fitore e drejtpërdrejtë në betejën për të pasur një Tiranë më të pastër. Bashkimi i shoqatës me 250 furra buke dhe pastiçierie me nismën tonë redukton 1 milion qese në ditë në Tiranë. Kjo bën krenar secilin në shtëpinë e vet sot, është diçka konkrete dhe të prekshme, pra që ne në Tiranë e ndjejmë nga mënyra sesi është qyteti sot, më i pastër” tha me entuziazëm zoti Veliaj. “Nuk ka qytet realisht sot në Ballkan që ta ketë bërë këtë, fillimisht me supermarketet dhe me shitësit e bukës” shtoji më tej ai.
Kreu i Shoqatës së Prodhimit të Bukës, Gëzim Peshkëpia, nga ana e tij tha se “Ne kemi rënë dakord njëzëri për mbështetjen e kësaj lëvizjeje që shpresojmë në të ardhmen të sjellë edhe reduktimin e ndotjes së ambientit”.
Tashmë pritet që një hap tjetër i reduktimit të qeseve plastike të jenë tregjet e gjelbër të qytetit, por edhe minimarketet e lagjeve.
Historia zhdukjes së qeseve plastike nga tregjet shqiptare ka vite që ka nisur. Një vendimi i qeverisë Berisha, parashikonte që pas datës 1 shtator 2012, të ndalohej prodhimi dhe hedhja në treg e qeseve plastike të pabiodegradueshme nga të gjithë operatorët ekonomikë. Por që nga ajo kohë kanë kaluar 5 vjet.

Klosi: Në 300 ditë do arrijmë të pastrojmë territorin

Posted: 20 Sep 2017 06:11 AM PDT

Territori shqiptar ka nevojë për pastrim rrënjësor dhe ne do ta arrijmë për 300 ditë së bashku me njësitë vendore. Kështu u shpreh Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi në një takim me kryetarët e bashkive në  Durrës. Fillimi i operacionit mbarëkombëtar, do të jetë i ngjashëm me mega operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike përsa i përket masave të ashpra penalizuese.  Ministri Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi tha se mjedisi nuk është mall pa zot, ndaj sot shpallim nismën e gjerë për një mjedis më të pastër, për tu shkëputur nga ndotja, si garanci për zhvillimin e gjithë vendit. Aksioni do të zhvillohet në disa faza, duke përfshirë të gjithë territorin e vendit. Gjatë zbatimit do të ketë masa të ashpra për të gjithë subjektet që shkaktojnë ndotje.

Deputetët e PD takim me banorët e Shkozës

Posted: 20 Sep 2017 05:42 AM PDT

Opozita i kërkon Qeverisë të ndalë presionin që po ushtron sipas saj ndaj banorëve të Shkozës, sikundër të zbatoje mekanizmat ligjore për ti dëmshpërblyer ata me vlerën e tregut , për banesat që po i shemben për ndërtimin e veprës së infrastrukturës. Deputët e zones së Tiranës si edhe nënkryetari Demokrat i Kuvendit Paloka, thanë se këtyre banorëve nga Qeveria i është premtuar legalizim banesash dhe jo shembja e tyre. "Kështu është kur i beson Edi Ramës. Jemi ktu bashkë me deputetet e Tiranës për të sensibilizuar dhe për ti bërë thirrje qeverisë dhe Edi Ramës-Mos u sill si armik me qytetarët e tu, bëhu njerëzor" bën thirrje Paloka. Edhe banorë të zonës së Shkozës thanë se në fushatë ju garantua legalizimi dhe jo shembja e banesave të tyre. Ata kërkojnë zgjidhjen e situatës me dialog duke konfirmuar se nuk duan të bëhen pengesë por vetëm trajtim dinjitoz konform ligjeve . "Nuk e mbaj mend ndonjë herë moj zonjë vendin tim pa Kryeministër, pa Kryetar Bashkie, pa Ministër të Brendshëm" shprehen të rebeluar banorët. Sipas banorëve të Shkozës, arroganca e instancave shtetërore dhe lokale, po hedh në rrugë 700 persona që jetojnë në rreth 153 shtëpi që po shemben.

E Mërkurë, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Posted: 20 Sep 2017 05:36 AM PDT

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more