Skip to main content

“Serbia tmerrohet nga vizita e Thaçit në Vatikan” plus 9 more Gazeta Tribuna

“Serbia tmerrohet nga vizita e Thaçit në Vatikan” plus 9 more Gazeta Tribuna


Serbia tmerrohet nga vizita e Thaçit në Vatikan

Posted: 28 Sep 2017 01:43 AM PDT

Mediat në Serbi, të kontrolluara nga shteti, janë tmerruar nga vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Vatikan, i cili sot pritet në një audiencë private nga Papa Françesku.

"Shefi i shtetit të rremë sot në Vatikan", është mbititulli i gazetës "Informer". Kjo gazetë shkruan se Thaçi në takim me Papën do të kërkojë njohën e Vatikanit.

"Presidenti i shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi sot në audiencë te Papa Françesku do të kërkojë nga Vatikani që ta ndryshojë qëndrimin e vet në lidhje me pavarësinë e Kosovës", shkruan Informer.

Mediat në Serbi janë alarmuar që Thaçi pas Papës, për herë të tretë do të qëndrojë në Uashington.

“Nga Roma, Thaçi do të vazhdojë për Uashington, në mënyrë që në bashkëbisedim me zëvendës presidentin e SHBA-ve Michael Pence ta lus Amerikën të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet ndër tjera.

Megjithatë, shefi i diplomacisë Vlladisllav Jovanoviq është mundur t'i qetësojë qytetarët serbë. Ai ka thënë se vizitat e Thaçit nuk do ta përmirësojnë pozitën e Kosovës.

Presidenti Thaçi, sot do të takojë Papa Françeskun, të cilin do ta falënderojë për mbështetjen që i ka dhënë popullit të Kosovës, në periudha të ndryshme, si dhe për rolin e tij në promovimin e paqes.

Ndërkaq, nesër i pari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të udhëtojë drejt Uashingtonit, ku do të takojë zëvendëspresidentit Michael Pence.

 

The post Serbia tmerrohet nga vizita e Thaçit në Vatikan appeared first on Gazeta Tribuna.

Indonezi, evakuohen mbi 120 mijë persona nga frika e vullkanit

Posted: 28 Sep 2017 01:41 AM PDT

Një zyrtar indonezian është shprehur se mbi 120.000 persona kanë braktisur rajonin rreth vullkanit në malin Agung, në ishullin turistik Bali, nga frika se së shpejti mund të ndodhë shpërthimi.

Nyoman Parwata, zyrtar i Agjencisë për zbutjen e katastrofave në Bali, të enjten theksoi se numri i të evakuarve është rritur në 122.500.

Nga dita e premte është në fuqi niveli më i lartë nga shpërthimi i vullkanit. Zona e rrezikshmërisë shtrihet në 12 kilometra rreth karterit të vullkanit, transmeton Anadolu Agency.

Agung shpërtheu në vitin 1963 duke vrarë mbi 1.100 persona, ndërsa është aktiv prej një viti.

The post Indonezi, evakuohen mbi 120 mijë persona nga frika e vullkanit appeared first on Gazeta Tribuna.

Ministri britanik i Shtetit thirrje Mianmarit ti japë fund tragjedisë në Arakan

Posted: 28 Sep 2017 01:39 AM PDT

Ministri britanik i Shtetit, përgjegjës për Azinë, Mark Field është ministri i parë i huaj që ka vizituar shtetin e Arakanit.

Gjatë një vizite në Mianmar, ministri britanik i Shtetit, përgjegjës për Azinë, Mark Field, i kërkoi qeverisë së atjeshme ti japë fund dhunës kundër muslimanëve Rohingya, thuhet në një kumtesë të qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ajo që ne kemi parë në Arakan në javët e fundit është një tragjedi absolute dhe e papranueshme", tha Field.

"Duhet ti japim fund dhunës dhe ti kthejmë në shtëpitë e veta në mënyrë të sigurtë të gjithë të ikurit", shtoi më tej ai.

Field tha se gjatë takimit me ministren e Jashtme të Mianmarit, Aung San Suu Ky, "ka theksuar fuqishëm nevojën që Mianmari të marrë në konsideratë thirrjet e Këshillit të Sigurimit për ti dhënë fund dhunës dhe të lejojë qasje për organizatat humanitare".

Ministri britanik i Shtetit është ministri i parë i huaj që ka vizituar shtetin e Arakanit, që prej shpërthimit të dhunës kundër muslimanëve lokalë që ka rezultuar me mbi 400 mijë të shpërngulur.

"Field vizitoi shtetin e Arakanit ku ishte dëshmitar i shpërnguljes së njerëzve nga shkaku i dhunës së fundit kundër muslimanëve Royingya", thuhet në deklaratë.

Edhe lideri i Partisë Laburiste në opozitë në Britani të Madhe, Jeremy Corbyn i bëri thirrje ministres së Punëve të Jashtme të Mianmarit, Aung San Suu Kyi që t'i jepet fund dhunës kundër muslimanëve të Arakanit.

Corbyn gjatë fjalimit të tij në Kongresin vjetor të partisë së tij të mërkurën, i bëri thirrje lideres së Mianmarit, Suu Kyi duke thënë se: "Muslimanët e Arakanit përjetuan dhimbje të mëdha. I them luftëtares së demokracisë dhe të të drejtave të njerëzve Suu Kyi: Jepi fund dhunës kundër muslimanëve të Arakanit në Mianmar dhe lejo hyrjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatave ndërkombëtare humanitare në Arakan".

The post Ministri britanik i Shtetit thirrje Mianmarit ti japë fund tragjedisë në Arakan appeared first on Gazeta Tribuna.

Lajm i mirë për kosovarët nga Ambasada Amerikane

Posted: 27 Sep 2017 11:57 PM PDT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë nga Tetori 2017, do të fillojë procesimin për Vizat e Shumëllojshmërisë për banorët e Kosovës për programin 2018.

Brian Corteville shef i Seksionit Konsullor në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, tha se ka lloje të vizave që lëshohen në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Kur të përfundon ndërtimi i Ambasadës në vitin 2018 do të lëshohet të gjitha shërbimet për vizat", tha ai sot (e enjte) në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai foli edhe për vizat që lëshojnë për të moshuarit dhe kjo sipas tij është një mundësi shumë e mirë që të moshuarit nuk do të udhëtojnë për vizat në Shkup. Corteville bëri me dije se për vizat turistike ende duhet të shkohet në Shkup. "Nuk kemi hapësirë për të pritur aplikuesit, deri sa të bëhet ambasada e re", tha ai.  Sipas tij ka shumë kosovarë që duan ta vizitojnë Amerikën. "E shohin në filma Amerikën dhe për këtë ndoshta duan të vizitojnë", tha ai.

Corteville ka folur edhe për vizat emigruese. "Zakonisht ka mashtrime duke u dërguar e-maili të ndryshme se gjoja kanë fituar. Departamenti i shtetit nuk u dërgon asnjë e-mail nëse kanë fituar dhe nuk duhet të u dërgohen askujt para", tha ai. Corteville njofti se të gjitha të interesuar për vizat emigruese mund ët marrin informacioni në faqen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Ai tha se 100 kosovarë emigrojnë në ShBA për çdo vit.

The post Lajm i mirë për kosovarët nga Ambasada Amerikane appeared first on Gazeta Tribuna.

Mediat serbe: NATO shqetësohet rreth planit për ushtrinë e Kosovës

Posted: 27 Sep 2017 11:53 PM PDT

E përditshmja serbe "Vecernje Novosti" shkruan sot se NATO shpreh shqetësim në lidhje me propozimin që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në një forcë të armatosur, pa ndryshimet kushtetuese.

Sipas këtij mediumi NATO konsideron se veprimet e tilla të njëanshme nuk janë të dobishme, transmeton Indeksonline.

Novosti shkruan: "Sekretari i Përgjithshëm këtë mesazh ua përcolli drejtpërdrejt autoriteteve të Kosovës. Ai gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të mbeten në kontakt të afërt me Beogradin", thuhet në përgjigjën e marrë të Novostit nga zyrtarët e NATO-s në Brukel lidhur me cështjen se cili është pozicioni i Aleancës

 

The post Mediat serbe: NATO shqetësohet rreth planit për ushtrinë e Kosovës appeared first on Gazeta Tribuna.

Hoxhaj pret që më 2018 të ketë rezultate në dialogun Kosovë-Serbi

Posted: 27 Sep 2017 08:12 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për gazetën austriake Wiener Zeitung ka thënë se në vitin 2018 mund të ketë një kthesë në dialogun me Serbinë, ndërsa nuk pret që do të ndodhin takime me palën serbe këtë vit.

Hoxhaj ka deklaruar se nuk mund të ketë një pajtim mes Kosovës dhe Serbisë pa pasur njohje të ndërsjellët si dy shtete dhe se do të ishte naive të besohej një gjë e tillë.

"Do të ishte naive të besonim që pa njohje mund të kishim një proces pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë. Ka shembuj të mjaftueshëm në historinë evropiane që tregojnë që fillimisht agjenda politike duhet të ndryshoj, nga shtetet të cilat e kanë sjellë konfliktin. A besoni se Gjermania dhe Franca mund të ishin pajtuar nëse kufiri me Francën do të ishte ende i diskutueshëm?" ka thënë Hoxhaj.

I pyetur për iniciativën e presidentit serb për dialog të brendshëm në Serbi për Kosovën, Hoxhaj ka thënë se është lëvizje e drejtë dhe e domosdoshme.

"Ajo çfarë Presidenti Vuçiq ka bërë, ishte e drejtë dhe e domosdoshme. Ne jemi duke u përpjekur të kuptojmë se në cilin drejtim ai dëshiron të drejtoj. Për neve është e qartë se Kosova nuk është çështja numër një, e cila njerëzit në Serbi mund t'i lëvizë.

Gjithashtu nuk është numri dy apo tre, e as dhjetë. Por edhe nëse është çështja e trembëdhjetë më e rëndësishme në politikën e brendshme serbe, atëherë do të varet nga politikanët për të gjetur zgjidhje. Paralel me këtë ne kemi nevojë për një dialog në shoqëri. Ne duhet të njohim njëri-tjetrin dhe të mos kemi paragjykime, në vend të një realiteti të supozuar, që nuk ekziston", ka deklaruar Hoxhaj.

 

The post Hoxhaj pret që më 2018 të ketë rezultate në dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Gazeta Tribuna.

Janinë, sekuestrohen 190 kg hashash, në pranga dy shqiptarë

Posted: 27 Sep 2017 08:10 AM PDT

Departamenti i antidroges së Janines ka mundur të finalizojë me sukses një operacion për kapjen dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, agjentët e antidrogës mundën të bllokojnë një automjet brenda të cilit u gjetën të paketuara 67 qese me peshë 190 kilogramë kanabis në total.

Në pranga ranë dy shtetas shqiptarë, 33 dhe 34 vjeç.

Autoritetet thanë se dy të arrestuarit janë pjesë e një organizate të trafikimit të lëndëve narkotike që kryesisht operon me zonën Menidhi të Athinës.

Burime policore i thanë Top Channel se në kërkim janë shpallur edhe disa shtetas shqiptarë, si dhe një shtetas grek.

Ndërkohë, Gjykata e Janinës vendosi t'i lerë në burg trafikantët, ndërsa operacioni vazhdon për kapjen e të dyshuarve të tjerë si anëtarë të grupit.

The post Janinë, sekuestrohen 190 kg hashash, në pranga dy shqiptarë appeared first on Gazeta Tribuna.

Edhe Angela Merkel përballet me vija të kuqe për formimin e qeverisë

Posted: 27 Sep 2017 08:08 AM PDT

Kancelarja Angela Merkel është paralajmëruar nga partnerët e mundshëm për koalicion se përballët me detyrë shumë të vështirë për ta formuar një qeveri funksionale.

Politika nuk është matematikë", ka paralajmëruar lideri i Partisë së Lirë Demokratik (FDP), Christian Lindner, partia e së cilit shihet si aleat i natyrshëm për koalicion.

Partneri më i mundshëm për koalicion për Partinë Kristian Demokrate (CDU) të Merkelit është FDP-ja dhe të Gjelbërit, shkruan BBC.

Por, emigrimi dhe çështjet tjera mund ta prishin një marrëveshje të mundshme.

Nëse kancelarja dështon ta arrijë një marrëveshje në muajt e ardhshme, atëherë Gjermania mund të përballët me zgjedhje të reja.

Me Social Demokratët e qendrës së majtë që kanë hedhur poshtë mundësinë për t'u futur në koalicion, marrëveshja e vetme që ka mundësi të funksionojë do të ishte i ashtuquajturi "Koalicioni Xhamajka", i cili mori emrin për shkak të ngjyrave zi, verdhë dhe gjelbër të partive të përfshira politike: e zeza e CDU-së, e verdha e FDP-së dhe e gjelbra e të Gjelbërve.

Lindner, partia e së cilit nuk pajtohet me të Gjelbrit në çështje si Evropa, edukimi me emigrantët, i ka akuzuar disa njerëz se e kanë shndërruar "Xhamajkën" në një projekt politikë e romantik.

The post Edhe Angela Merkel përballet me vija të kuqe për formimin e qeverisë appeared first on Gazeta Tribuna.

Hoxhaj pret që më 2018 të ketë rezultate në dialogun Kosovë-Serbi

Posted: 27 Sep 2017 08:03 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për gazetën austriake Wiener Zeitung ka thënë se në vitin 2018 mund të ketë një kthesë në dialogun me Serbinë, ndërsa nuk pret që do të ndodhin takime me palën serbe këtë vit.

Hoxhaj ka deklaruar se nuk mund të ketë një pajtim mes Kosovës dhe Serbisë pa pasur njohje të ndërsjellët si dy shtete dhe se do të ishte naive të besohej një gjë e tillë.

"Do të ishte naive të besonim që pa njohje mund të kishim një proces pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë. Ka shembuj të mjaftueshëm në historinë evropiane që tregojnë që fillimisht agjenda politike duhet të ndryshoj, nga shtetet të cilat e kanë sjellë konfliktin. A besoni se Gjermania dhe Franca mund të ishin pajtuar nëse kufiri me Francën do të ishte ende i diskutueshëm?" ka thënë Hoxhaj.

I pyetur për iniciativën e presidentit serb për dialog të brendshëm në Serbi për Kosovën, Hoxhaj ka thënë se është lëvizje e drejtë dhe e domosdoshme.

"Ajo çfarë Presidenti Vuçiq ka bërë, ishte e drejtë dhe e domosdoshme. Ne jemi duke u përpjekur të kuptojmë se në cilin drejtim ai dëshiron të drejtoj. Për neve është e qartë se Kosova nuk është çështja numër një, e cila njerëzit në Serbi mund t'i lëvizë.

Gjithashtu nuk është numri dy apo tre, e as dhjetë. Por edhe nëse është çështja e trembëdhjetë më e rëndësishme në politikën e brendshme serbe, atëherë do të varet nga politikanët për të gjetur zgjidhje. Paralel me këtë ne kemi nevojë për një dialog në shoqëri. Ne duhet të njohim njëri-tjetrin dhe të mos kemi paragjykime, në vend të një realiteti të supozuar, që nuk ekziston", ka deklaruar Hoxhaj.

The post Hoxhaj pret që më 2018 të ketë rezultate në dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Gazeta Tribuna.

Gjermania, me një aeroplan dëboi 150 refugjatë nga Shqipëria dhe Kosova

Posted: 27 Sep 2017 07:58 AM PDT

Me një aeroplan të përbashkët që është nisur sot në orët e mesditës nga Aeroporti i Dyseldorfit, janë riatdhesuar 150 azilkërkues të Shqipërisë dhe të Kosovës, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Bëhet fjalë për 106 shtetas të Shqipërisë dhe 44 të Kosovës, të gjithë me status të refuzuar (me përgjigje negative) të azilit, transmeton albinfo.ch.

Një zëdhënës i Policisë Fedreale të Gjermanisë ka thënë për bild.de se aeroplani fillimisht do të fluturonte drejt Aeroportit të Tiranës dhe pastaj drejt atij të Prishtinës.

The post Gjermania, me një aeroplan dëboi 150 refugjatë nga Shqipëria dhe Kosova appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more