Skip to main content

Tirana Observer: “Mattis në Afganistan, “shi” raketash në aeroportin e Kabulit” plus 9 more

Tirana Observer: “Mattis në Afganistan, “shi” raketash në aeroportin e Kabulit” plus 9 more


Mattis në Afganistan, “shi” raketash në aeroportin e Kabulit

Posted: 27 Sep 2017 12:02 PM PDT

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka mbërritur për një vizitë surprizë në Kabul, për t'u takuar me krerët e qeverisë afgane dhe ata të forcave të armatosura amerikane dhe NATO-s.

Por menjëherë pas mbërritjes së tij, 20 deri në 30 raketa janë qëlluar në afërsi të aeroportit të kryeqytetit afgan, një sulm ky i marrë përsipër si nga talebanët ashtu edhe nga ISIS.

Pas mesazhit në Twitter të zëdhënësit të Emiratit Islamik të Afganistanit, sipas të cilit sulmi kishte si objektiv avionin e Mattis; ISIS ka publikuar një video që merr përsipër autorësinë e sulmit.

Sipas Site Intelligence Group, anëtarët e "Kalifatit" të Abu Bakr al Bagdadit kanë publikuar në agjencinë e lajmeve Amak një video ku shihet një rebel duke përdorur një raketahedhëse SPG9 për të goditur objektivin.

Vizita e Mattis, e panjoftuar më parë, vjen pas asaj në Nju Delhi, gjatë të cilës qeveria indiane ka dhënë garanci për të ndihmuar në përballimin e krizës afgane, por pa dërguar ushtarakë.

Sipas mediave ndërkombëtare, në Kabul Mattis shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Autoritetet afgane kanë bërë me dije se pas sulmit aeroporti është mbyllur dhe të gjitha fluturimet janë anuluar. Ndërsa një konferencë e përbashkët për shtyp mes presidentit Ashraf Ghani dhe shefit të Pentagonit nuk është mbajtur.

Hajdutët e bankomatëve, bankat: Ja si duhet të ruheni

Posted: 27 Sep 2017 11:40 AM PDT

Bullgari Viktor Eftimov dhe bashkëpunëtori i tij i shpallur në kërkim nuk ishin të parët që vinin në Shqipëri për të klonuar kartat e kreditit.

Përmes metodës "skimmer", në vendin ku futet karta, autorët vendosnin një pajisje që kopjon të dhënat, si dhe një minikamera për të marrë kodin dhe pas klonimit të kartës realizonin vjedhjen.

Në të kaluarën përvëç bullgarëve janë ndaluar edhe shtetas turq, por ekspertët japin alarm për shtim të rasteve dhe bëjnë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm gjatë veprimeve në bankomate.

"Krahas masave të vetë bankave përdoruesve u këshillojmë të mos ekspozojnë kodin PIN, të mos e ndajnë atë me të tretë persona që mund të jenë pjesë e mashtrimit dhe të bëjnë raportim pranë bankave për çdo rast dyshimi", deklaron Nevila Kovaci, kryetare e Komitetit të kartave të Shoqatës së Bankave.

Por a rimbursohen qytetarët të cilëve iu boshatiset llogaria? "Nuk ka procedura standarde për rimbursimin e kartëmbajtësve. Klientët rimbursohen nga bankat në rastet kur nuk janë pjesë e skemës së mashtrimit, apo keqpërdorimit të kartave të tyre", thotë Kovaçi.

“Kërcënuesi” shqiptar i Papës kërkon ndihmë: Mos më paragjykoni

Posted: 27 Sep 2017 11:25 AM PDT

Është mysliman dhe mediat italiane e akuzuan se donte te konvertonte Papën, por ai quhet Brendon dhe nuk duket as i ashpër dhe as i rrezikshëm.

I larguar që fëmijë nga Shqipëria së bashku me prindërit, ai u rikthye tek gjyshërit në moshën 22-vjeçare sipas një vendimi të ministrit të Brendshëm italian, që urdhëroi deportimin e tij javën e shkuar nën dyshimin për ekstremizëm.

Por Brendon Bardhi e konsideron veten një besimtar që u pa i dyshimtë nga autoritetet pas komenteve të tij në Facebook, që u konsideruan si simpati ndaj ISIS. Ndaj ai thotë se iu drejtua Papës për t'i kërkuar ndihmë.

"Dola në mëngjes nga ora 5, me pak frikë dhe emocion. Ndalova në një kishë, kërkova priftin e saj që të më bënte lidhje me Papën. Në momentin që ky person më pa me Kur'anin mbeti shumë i trembur. Unë i buzëqeshja, ai më shihte me inat. U ndjeva shumë fajtor, edhe pse nuk isha. Mesazhi që doja t'i përcillja Papës ishte që jo të gjithë jemi njësoj, jo të gjithë jemi terroristë", tregon Bardhi.

Por kjo i kushtoi atij shtrenjtë. Që nga kjo tentativë e muajit shkurt për të takuar Papën, Brendon është mbajtur në burg.

"Në ditën e parë që kam shkelur aty më konsideruan terrorist, që nuk isha. Çdo gjë që thosha nuk merrej për bazë. Unë isha në shtëpinë time, sepse jam italian. Jam një djalë normal, që ka ndihmuar shumë persona. Mundohem t'i ndihmoj e jo t'i vras", thotë 22-vjeçari.

Bardhi është personi i pestë që brenda pak kohësh dëbohet nga autoritetet italiane për të njëjtin motiv. Ai tani më shumë i frikësohet paragjykimeve dhe kërkon një shans të ketë një jetë normale.

"Kërkoj ndihmë, sepse edhe unë jam njeri i dobët. Më duhet një bazament, të kem një punë që të vazhdoj jetën time", thotë Bardhi./tch

Nga Blendi Fevziu/ Mos ja kërkoni policisë…

Posted: 27 Sep 2017 11:05 AM PDT

Nga Blendi Fevziu

Një operacion i policisë në Elbasan është vënë në qendër të komenteve e kritikave mediatike në 48 orët e fundit, me një intensitet që pak herë e kemi parë. Pamja e një dyzine oficerësh policie, të veshur me antiplumb, kallashnikovë e pistoleta në dorë, që qëndronin të pafuqishëm përpara një makine të blinduar, është padyshim imazhi më i trishtë i një shteti që ka dëshmuar live, përpara kamerave, kapitullimin e tij.

Nuk ka asnjë vlerë debati nëse policia duhej të ndërhynte me forcë, siç mendojnë disa, apo duhej të ndalonte për të shmangur një përplasje të papritur që mund të çonte në viktima nga rradhët e saj, siç mendojnë të tjerë. Këto janë detaje operacionale që oficerët e policisë i dinë më mirë se sa ne. Nuk ka asnjë rëndësi nëse personi që kundërshtoi policinë u kap apo do të kapët më vonë. As pretendimi që ai mund të ngrejë se ishte policia ajo që i zuri rrugën. Edhe këto janë detaje që i zgjidh prokuroria dhe Gjykata. Nëse policia ka tejkaluar detyrën ajo ndëshkohet; nëse personi që drejtonte makinën i goditi qëllimisht ata po ashtu dënohet ai. Edhe kjo s'ka asnjë rëndësi.

Incidenti i Elbasanit dëshmoi se ligji në Shqipëri nuk është njësoj për të gjithë! Dëshmoi se një qytetar përgjigjet para ligjit me gjithë përgjegjësinë e tij, ndërsa një tjetër e sfidon shtetin. sheh se si strukturat e vetë shtetit, me armët e shërbimit në dorë, rrinë si mjeranë përballë një porte që mbyllet me ngadalë. Dua të pyes sot, çdo ndodhte nëse një qytetar i zakonshëm, nga unë i pari, do të përplaste makinën e policisë në sy të 12 policëve të armatosur. Çdo të ndodhte me këtë qytetar dhe cili do të ishte fati i tij? Do të ndodhte ajo që nuk ndodhi atë natë në Elbasan. Dhe pyetja është përse? A ka faj policia? A mund të bëhen përgjegjës ata policë për sjelljen e tyre? Edhe po, por një gjë është e sigurtë, fajin mos e kërkoni kurrë tek policia. Jo vetëm në Elbasan, po kudo në Shqipëri. Jo vetëm tek ajo video që patë, por edhe tek ato raste të tjera që raportohen nën zë, por që nuk dokumentohen dot me kamera si ky!

Ka policë të korruptuar, ka policë të paaftë, ka edhe policë të trembur, por nuk ka policë që s'duan ta bëjnë punën e tyre. Nëse ata ngecin; nëse ata rrinë si mjeranë si atë moment, fajin kërkojeni tek politika. Për fatin tonë të keq policia nuk vepron dot e ndarë nga politika dhe as kundër vullnetit të saj.

Çfarë mund ti kërkosh një oficeri policie sot në Shqipëri, në Tiranë apo Elbasan, Lezhë apo Vlorë, Durrës apo Shkodër, kur personat që ai ka në ndjekje shfaqen në tavolina me politikanë të rëndësishëm dhe njerëz që kanë në dorë fatin dhe karrierën e policit në fjalë?! Çfarë do t'i kërkosh sot një polici, kur personat që ai ka vendosur në ndjekje kanë qenë sponsor kryesore në fushatën elektorale që sapo kaloi. Dhe jo vetëm për një parti, por në disa raste për disa. Çfarë mund ti kërkosh sot një polici kur mafia e hashashit sipas shërbimit sekret italian përfiton në Shqipëri, afro 200 milion euro neto në vit.

Kush është ai polic Don Kishot që ngrihet i vetëm përballë të gjithëve? Kush është ai që tenton ti ngjajë personazheve pozitive të Hollivudit, në një vend, ku fatet e vetë policit i ka në dorë ai që është miku më i afërt i trafikantit lokal.

Mos ja kërkoni policisë. Kapitullimi i shtetit live në kamera nuk është problem i saj, por i politikës. Në sondazhin e së hënës në Opinion, në 45 minuta votuan më shumë qytetarë se kurrë ndonjëherë. Afro 3700 vetë. 83 % e tyre konsideronin si kurajo të krimit mbështetjen e politikës. Dhe kanë të drejtë. Në 27 vjet kemi parë se sa herë politika ka vullnet, krimi ulet në gjunjë, fshihet, alarmohet dhe nuk bën më zë. Kur politika bëhet patericë e tij, ai del në shesh, më arrogant dhe më kriminal se kurrë. Dhe kur ai del përkrahu me politikanin, mos ja kërkoni policit të bëjë punën e tij. Kini kurajo të akuzoni atë apo ata që realisht janë përgjegjës për të.

PD paralajmëron: Pa votim elektronik, nuk marrim pjesë në zgjedhjet e 2019

Posted: 27 Sep 2017 10:52 AM PDT

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, nëse nuk miratohet votimi dhe numërimi elektronik. Deklarata ka ardhur nga deputeti i PD-së Edmond Spaho në rubrikën "Opinion" në "News24".

Sipas Brahos, PD është e vendosur për të bërë reformën zgjedhore dhe nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për votim dhe numërim elektronik.

Deputeti demokrat theksoi se puna për reformën zgjedhore duhet të fillojë sa më parë, në mënyrë që qytetarëve t'u mundësohet vota e lirë. Në të kundër, demokratët paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2019.

"Objektivi ynë është t'i japim qytetarëve shqiptarë zgjedhje të lira e të ndershme. Në përgjithësi zgjedhjet në Shqipëri, 2013, 2015, 2017, kanë patur probleme thelbësore, veçanërisht shitblerja e votës. Këto probleme do të evidentohet edhe në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 2017. Kur themi që duhet të kryhet reforma zgjedhore, përveç votimit elektronik, evitimit të shitblerjes së votës, është e rëndësishme që t'u mundësohet qytetarëve një sistem zgjedhor i ndershëm. Ndaj synohet të kalohet në një sistem të ri zgjedhor, i cili do të mundësojë të zgjedhurve dhe zgjedhësve votë dhe garë të ndershme.

Sa i takon votimit elektronik do të them se e kanë aplikuar vende të tjera, dhe tashmë tek ne kërkon vetëm vullnet politik. Nëpërmjet votimit elektronik do të mund të bëhet identifikimi elektronik i votuesve, do të evitohet manipulimi i votës, apo që të manipulohet lista e votuesve, po kështu ka mundësi që të votojnë emigrantët, (pjesëmarrja e të cilëve do të rritë numrin e votuesve).

Ballës i kujtova se sa i takon integrimin evropian të Shqipërisë, nëse ka forcë që ka kontribuar në këtë drejtim në mënyrë të vazhduar, ajo është PD. Konferenca e Kryetarëve sot kishte objektiv kërkesën e PD për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore. Duhet të fillojë sa më parë nga puna ky komision. E kemi filluar këtë aksion politik që në shtator, me fillimin e legjislaturës së re, me qëllim që të kemi të gjitha instrumentet në dispozicion, për të garantuar në kohë votimin elektronik. Nëse shteti angazhohet me mekanizmat që ka, nuk do të ketë shit-blerje të votës.

Ne jemi të fokusuar tek objektivi ynë i këtyre 4 viteve, pra reforma zgjedhore. Për të bërë këtë nuk ka nevojë për një tryezë politike të nivelit të lartë. Edhe në marrëveshjen e 17 majit, Rama tha se në zgjedhjet e ardhshme do të hyhet në proces me votim elektronik, për këtë nuk kemi më çfarë flasim"

“Luciferi” nuk ka ikur…

Posted: 27 Sep 2017 10:40 AM PDT

Vala e nxehtësisë e verës që lamë pas e koduar si "Lucifer" ku temperaturat shkuan mbi 40 gradë do të jetë diçka normale gjatë 30 viteve të ardhshme, thonë ekspertët.

Ndryshime klimatike do të thotë se zjarret do të përhapen 10 herë më shumë dhe ka gjasa që të përfshijë gjithë Evropën, sipas analistëve të Atributit Botëror të Motit, shkruan "Sun".

Temperaturat e larta përfshinë kontinentin në muajin gusht, duke shkaktuar probleme shëndetësore dhe zjarre të shumta.

Geert Jan van Oldenborgh, studiues i lartë në Institutin Mbretëror të Meteorologjisë Holandeze, tha:

"Ne gjetëm dëshmi të qarta të ndikimit të njeriut në ngrohtësinë e kësaj vere, si në temperaturat e përgjithshme të verës ashtu edhe në valën e nxehtësisë të quajtur Lucifer.

Në shumë qytete në të gjithë Evropën Jugore, tani ka një shans për të parë një valë të nxehtë çdo verë siç e pamë gjatë verës së kaluar.

Në fillim të viteve 1900, një verë si ajo që ne sapo përjetuam ka qenë jashtëzakonisht e rrallë".

Temperaturat e larta shkaktuan ngritjen e merkurit deri në 44C në jug të Spanjës dhe nxitën një rritje prej 15% të pranimeve në spitalet emergjente në Itali.

Së paku pesë njerëz vdiqën nga i nxehti në Itali dhe Rumani dhe temperaturat jashtëzakonisht të larta u regjistruan nga Spanja dhe Portugalia, Franca jugore, Italia, Ballkani dhe Hungaria.

Robert Vautard, studiues në Laboratorin e Shkencave të Klimës dhe Mjedisit, shtoi: "Është e rëndësishme që qytetet të punojnë me shkencëtarë dhe ekspertë të shëndetit publik për të zhvilluar plane veprimi për ngrohjen, sepse nxehtësia e tillë ekstreme do të bëhet normë në mes të shekullit".(Ora News)

Majlinda Bregu: Basha të argumentojë me fakte “planin mafioz” të ndërkombëtarëve

Posted: 27 Sep 2017 10:26 AM PDT

Nga Majlinda Bregu

Debati i diteve te fundit per  organiken e Institucioneve te Pavarura te Vettingut eshte as me pak e as me shume, por vazhdimi i lojes te shemtuar politike me procesin kyc te Reformes ne Drejtesi.

Qe te mos keqkuptohem po e them qarte qe ne krye: Vettingu duhet, por asnje nuk e do!

Menyra se si iu qasem keto dy vitet e fundit Reformes ne Drejtesi, -kakofonia dhe mungesa e koherences ne betejen politike te PD-se me te; largimi nga Komisioni i Reformes ne Drejtesi pikerisht kur diskutohej ligji i Vetting-ut; bllokimi i votimit te Vettingut per muaj me radhe si pasoje e bojkotit te opozites; shpallja e tij nga Lulzim Basha si "projekt mafioz i nderkombetareve"; tallja e vazhdueshme e kryeministrit dhe perfitimi nga pantonima politike e opozites per ta shpallur veten, heronj te Reformes ne Drejtesi, shto ketu dhe perzgjedhjen e kandidateve qe do te kryejne Vettingun, -jane deshmia me e mire e  lehtesise se paperballueshme me te cilen eshte shoqeruar ky proces.

I njejti ajer loje ndjehet edhe sot.

Une do te isha shume dakord qe komisioneret e Vettingut te kene staf dhe page me te larte se niveli i pagave ne Shqiperi. Thene ndryshe, dakord me cdo propozim edhe pse jo racional per realitetin shqiptar, por me kusht qe ky te vendoste nje standart logjik te pakundershtueshem e mbi te gjitha te paekzagjeruar per cdo institucion te ri qe ngrihet nga ky ligj.

Sigurisht qe nese nuk do te ishte mallkuar kaq shume vettingu, edhe kandidatet do te kishin qene me te mire.

Por nuk me rrihet pa thene qe nese debate per rendesine e Vetting-ut katandiset neser me vote pro e vote kunder per nivelin e pagave e organiken e stafit, dhe kjo perkthehet si mbeshtetje politike dhe/ ose bllokim politik i Vettingut, ne thjesht kemi patur frike ta mendojme seriozisht kete pune.

Nese eshte "projekt mafioz i nderkombetareve per t' ja lene Drejtesine Edi Rames"-neser  Lulzim Basha duhet te argumentoje me fakte, kete teze.

 

Mbase ne Qershor kur u votua ligji nuk e bente dot, se nuk e linte marreveshja  e Maj-it. Por neser i duhet ta beje. Ka mundesine te mbrojtjes se ligjshme te ndjesise se tij te pameshirshme per drejtesi te pakapur!

Kjo do te ishte beteje dhe jo te votosh kunder se nuk te ze vendi, meqe komisioneret e vettingut s' do marrin 10000 euro page ne muaj!

Mund ta beje neser, si njeri qe vetem parimet e udheheqin ne jete, pa llogari buxheti dhe me ashpersi juristi.

Kryemadhi, letër ambasadorëve: Vettingu në rrezik, qeveria po e kap…!

Posted: 27 Sep 2017 10:24 AM PDT

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u është drejtuar me anë të një letre ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin lidhur me shqetësimin e ngritur për Vettingun pas shkurtimit të strukturës nga Kuvendi.

"Vettingu është shumë i rrezikuar, qeveria kërkon ta kapë. Vendimet e maxhorancës në Kuvend dhunojnë pavarësinë e Vettingut.

Qeveria presion vetingut përmes shkurtimit te financimit.

Me VKM per administrimin synohet kontrolli i Vetingut permes Mininistrise se Drejtesise.

Ky eshte nje fillim teper negativ i reformes ne drejtesi dhe kjo po sjell tronditjen e besimit të shqiptareve tek reforma ne drejtesi", shkruan Kryemadhi.

TAP mbështet Festivalin e Komedisë në Korçë

Posted: 27 Sep 2017 10:06 AM PDT

Gjatë shtatorit, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka mbështetur organizimin e edicionit të katërt të festivalit e komedisë "KoKo Fest" në qytetin e Korçës.

Përgjatë një jave, teatri "Andon Zako Çajupi" i Korçës ka pritur trupat teatrale nga Shqipëria, Kosova dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Për publikun janë vënë në skenë 7 komedi të luajtura nga më shumë se 55 aktorë.

Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës, Zamira Kita, falënderoi TAP për mbështetjen e dhënë në organizimin e këtij festivali dhe kulturën në zonën e Korçës duke theksuar: "Përveç ndihmës që na ka dhënë për organizimin e këtij edicioni të katërt të festivalit, TAP është bërë një partner i kulturës në Shqipëri. Për t'u vlerësuar është investimi i TAP në ndërtimin e muzeut të fotografit të shquar korçar Gjon Mili. Ky muze është shumë i rëndësishëm për promovimin e kulturës në Korçë."

Drejtori i TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo, në bisedën që pati me organizatorët dhe artistët vlerësoi festivalin dhe shtoi: "TAP, në të gjitha bashkitë ku kalon gjurma e gazsjellësit, po mbështet një sërë projektesh që përmirësojnë jetën e banorëve në këto komunitete. Ne besojmë se kultura është një element shumë i rëndësishëm në përmirësimin e jetës se qytetarëve dhe për këtë arsye jemi të lumtur që kemi mbështetur një sërë aktivitetesh dhe projektesh kulturore."

Natën e fundit të Festivalit u shpërndanë edhe çmimet për aktorët, regjisorin dhe shfaqjen më të mirë. Çmimet iu dorëzuan artistëve nga Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo dhe drejtori i TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo.

Çmimin për shfaqjen më të mirë e mori Teatri i Shkupit me "Shfaqja që shkon mbrapsht" ndërsa si regjisori më i mirë u vlerësua Qëndrim Rijanit. Ndër aktorët, Yllka Muja u shpall aktorja më e mirë protagoniste dhe Luan Jaha aktori më i mirë protagonist.

Zvicra mbetet ekonomia më konkurruese në botë për të 9-in vit radhazi

Posted: 27 Sep 2017 09:20 AM PDT

Zvicra mbetet ekonomia më konkurruese në botë për të 9-in vit radhazi, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

Që prej vitit 2008, kur ra në vend të dytë pas Shteteve të Bashkuara, ekonomia zvicerane ka kryesuar në renditjen vjetore të Forumit.

Ekonomistët e Forumit Ekonomik Botëror thonë se Zvicra ka një rreth të fortë të infrastrukturës, institucioneve dhe edukimit, por në qendër të suksesit është mënyra se si ka krijuar dhe përdorur talentin. Sekreti i Zvicrës është aftësia për inovacion, mbështetur nga disa faktorë të tjerë që e mundësojnë.

Megjithatë, pas më shumë se 1 dekade në krye të renditjes, disa rreziqe janë shfaqur për Zvicrën. Popullsia në plakje mund të përkeqësojë inovacionin dhe një nga referendumet që zhvillohen shpesh në Zvicër mund t'i mbyllë derën talenteve të huaj.

"Shohim një përhapje të shpejtë të referendumeve të tillë për gjithçka. Disa prej tyre janë të rrezikshëm dhe mund të kërcënojnë  suksesin e ekonomisë zvicerane", tha Thierry Geiger, ekonomist i Forumit Ekonomik Botëror.

Renditjet janë bazuar në disa nxitës të konkurrueshmërisë dhe nëpërmjet një sondazhi të liderëve të biznesit.

"Konkurrueshmëria globale do të përcaktohet gjithnjë e më shumë nga kapaciteti inovues i një vendi", tha Klaus Schwab, themeluesi i Forumit.

Përveç Zvicrës, 10 vendet kryesore kanë mbetur si ç'kanë qenë një vit më parë, megjithëse kishte disa lëvizje në renditje. Shtetet e Bashkuara, u ngjitën sipër Singaporit në vend të dytë, ndërsa Hong Kongu u rrit me 3 vende në të 6-in, duke lënë Japoninë në vendin e 9-të.  Britania ra në vend të 8-të, dhe negociatat me Brexit nuk janë përfshirë ende. Kina u ngjit në vend të 27-të, shumë përpara Rusisë dhe Indisë, që rezultuan respektivisht në vend të 38-të dhe 40-të./Scan

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more