Skip to main content

Tirana Observer: ““Miss Universe 2016” pozon para aparatit të Fadil Berishës” plus 9 more

Tirana Observer: ““Miss Universe 2016” pozon para aparatit të Fadil Berishës” plus 9 more


“Miss Universe 2016” pozon para aparatit të Fadil Berishës

Posted: 22 Sep 2017 09:45 AM PDT

Fadil Berisha është fotografi më i mirë i momentit, shqiptar.

Për aparatin e tij, kanë pozuar shumë yje botërore duke përfshirë edhe aktorë hollivudian.

E poza para Berishës së fundi ka bërë edhe Miss Franca e vitit 2016, Iris Mittenaere.

Kjo e fundit shihet duke u fotografuar në bikinit e kompanisë së veshmbathjeve, Yamamay.

Bukuroshja 24-vjeçare vitin e kaluar ka fituar edhe kurorën e Miss Universe 2016.

Victoria Beckham nuk pushon dot së qari që kur djali i saj iku nga shtëpia

Posted: 22 Sep 2017 09:35 AM PDT

Teksa të gjithë mendonim se Victoria Beckham është një njeri i ftohtë që “nuk ka ” ndjenja, ajo na tregoi të kundërtën kur djali i saj Brooklyn, u zhvendos në New York për të ndjekur studimet e larta.

Ajo asokohe publikoi një foto duke qarë, në krah të të birit. Stilistja e njohur duket se nuk e ka marrë akoma veten, nga largimi i djalit.

Victoria ka treguar në kanalin e saj të makeup-it në Pixiwoo, se nuk ndalon dot së qari që kur djali i saj adoleshent është zhvendosur për në New York.

"Unë ende qaj, që kur Brooklyn u zhvendos në New York. Ai është 18 vjeç tashmë, dhe unë nuk ndaloj dot së qari",-është shprehyr Victoria.

Cindy Crawford nuk i mëson së bijës vetëm sekretet e punës si modele, por dhe të çlodhjes

Posted: 22 Sep 2017 09:20 AM PDT

 

Kaia Gerber ka kaluar një ditë ose disa orë në spa me mamanë e saj supermodele, Cindy Crawford. Pa diskutim mënyra më e mirë për të festuar debutimin në sfilatë! Dyshja ka bërë pak pushim nga gjithë çmenduria e këtij muaji mode, sipas këtij postimi në Instagram të makeup artist-it Hung Vanngo.

Kaia pati pjesëmarrjen e parë zyrtare në Javën e Modës së New York-ut me Calvin Klein dhe më pas mori pjesë në sfilatat e Alexander Wang, Fenty, për ta mbyllur me sfilatën e Marc Jacobs. Këto, kur është vetëm 16 vjeç.

Tani duket se kanë vendosur të bëjnë një trajtim çlodhës. Të dyja, kanë vendosur maska poshtë syve, mesa duket edhe modelet kanë rrathë sysh dhe Crawford ka shkuar më tej me një lyerje vetullash. Kjo, sigurisht nuk është hera e parë për Crawford që ndodhet në një sezon të ngarkuar dhe ajo di si ta trajtojë veten si një profesioniste.

Me muajin e modës që vlon, kjo dyshe motrash, uh, mama dhe vajzë, kanë shumë rrugë përpara.

Incidenti në mbledhjen e kryesisë, deputeti i PD: Ishte i parapërgatitur

Posted: 22 Sep 2017 09:03 AM PDT

 

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka komentuar incidentin në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana (i caktuar në këtë detyrë nga Lulzim Basha) ka tentuar të godasë sekretaren për Organizatat Partnere në PD, Valbona Mezini, pasi kjo e fundit e ka ndërprerë.

I ftuar në rubrikën 'Opinion' në 'News24', Strazimiri tha se në mbledhje pati debat dhe kjo është gjë e mirë sipas tij. Strazimiri u shpreh se incidenti duke iu referuar audioregjistrimeve ishte i parapërgatitur. Strazimiri tha se prioritet i çdo demokrati është shpëtimi i vendit nga Edi Rama.

"Për fat të mirë pati debat dhe ishte një nga mbledhjet më të mira të kryesisë. Mund tju them se gjithçka u zhvillua me sinqeritet. Ishte një mbledhje që zgjati rreth 5 orë dhe gjithkush dha mendimin e tij. Besoj se jemi në rrugën e duhur dhe do kemi edhe rezultatet e para, qoftë edhe emocionale. Prioriteti i çdo demokrati është shpëtimi i vendit nga Edi Rama.

Nuk është aspak thelbësore incidenti dhe po të më pyesnit para pak orësh do ju thoja që emocionet janë një gjë e mirë. Por tashmë ju them që ka dalë një audioregjistrim, çka tregon që ka qenë i përgatitur. Ishte një moment emocioni deri në kufijtë e tensionit, por nuk njolloset mbledhja"- tha Strazimiri.

 

Alessandra Ambrosio, e mrekullueshme me të bardha

Posted: 22 Sep 2017 08:53 AM PDT

Alessandra Ambrosio ka impresionuar të gjithë me paraqitjen e saj.

Kësaj radhe modelja i ka lënë pa fjalë të gjithë me paraqitjen e saj – shkruan Daily Star.
Brazilianja joshëse kishte veshur një fustan të hapur i cili zbulonte format e saj trupore, teksa gjoksi i saj sa nuk shpërthente.

VIDEO: 10 qytetet më të çuditshëm në botë

Posted: 22 Sep 2017 08:49 AM PDT

Janë të "çuditshëm" sepse nuk e plotësojnë konceptin normal se si duhet të jetë një qytet ose vend. Nga qyteti me dy banorë tek ai që është komplet blu.

Edhe  princeshat frymëzohen nga njëra-tjetra, shikoni Kate dhe Mary

Posted: 22 Sep 2017 08:41 AM PDT

Çdo princeshë që nis të tërheqë vëmendjen për stilin, vitet e fundit, është e pashmangshme të mos krahasohet me Kate Middleton. Dukesha e Cambridge-it ka ditur, së bashku me stafin që kujdeset për të, të krijojë një imazh të mrekullueshëm, duke kombinuar të thjeshtën, me të bukurën, eleganten me femëroren. Dhe ndërsa mund të jetë frymëzim për shumë femra anembanë botës, duket se ka frymëzuar edhe një grua që, si ajo, qe jeton brenda një mjedisi mbretëror, princeshën e Danimarkës, Mary.

Mary është 44 vjeçe, mama e katër fëmijëve dhe njihet për stilin e saj të thjeshtë të jetës dhe elegancën në takimet e rëndësishme. Ajo është martuar me djalin e mbretëreshës në fron të Danimarkës, Margrethe II.

Megjithatë, mediave nuk u ka shpëtuar ngjashmëria e stilit të princeshës së Danimarkës me dukeshën e Cambridge-t. Duket se Princesha Mary frymëzohet nga Kate për stilin e saj në jetën e përditshme, në aktivitetet në natyrë, por edhe në mbrëmje elegante.

 

 

Kur vjen vera

Dhe dimri

Ndonjëherë arrin deri aty sa duken si i njëjti person. Nuk e dimë nëse të gjitha këto veshje i ka mbajtur më përpara Kate dhe më pas është shfaqur me to Mary, sepse kjo do ishte provë e pakundërshtueshme që princesha e Danimarkës kopjon atë të Anglisë. Ne po themi thjesht që të dyja kanë shije të afërta dhe Kate ka një motër në stil.

Komentuesit e “masakruan” pasi quajti Albin “vëlla”, reagon motra e Klaudia Pepas

Posted: 22 Sep 2017 08:30 AM PDT

Një video e Klaudia Pepës për Albi Nakon, të cilin e quajti "vëlla", nuk është pritur mirë nga komentuesit, edhe pse çifti kanë pak muaj të ndarë.

Në një video që Klaudia ka shpërndarë në Instagram, komentuesit i përsërisin idenë, se ajo nuk mund të quajë vëlla ish-bashkëshortin me të cilin ka pasur marrëdhënie intime.

Klaudia ka reaguar shumë pak, por e kanë marrë në mbrojtje motra dhe e ëma, të cila janë përpjekur t'iu shpjegojnë, se nuk është e pamundur që një marrëdhënie dashurie të kthehet në miqësi.

"Nuk besoj se duhej ta quante "ish-bashkëshorti" pasi atë marrëdhënie të afërt mbajnë. Ka mbaruar dashuria si burrë dhe grua dhe ka mbetur si shokë apo vëlla. Me vjen keq që jeni kaq të ceket. Po të kishit aq mend sa thoni e bëni, nuk do flisnit kaq rendë e pa respekt. Sepse një njeri i mençur nëse ka një pakënaqësi që i ka vrarë veshin apo një këshillë, e thotë në mënyrë të kulturuar e jo duke përdorur fjalë të tipit "legene, trape, fytyrë e deformuar" e sidomos kur fytyrat tuaja janë më keq se vetë e keqja. Njerëz të ulët e pa kulturë!", shkruan Pamela.

Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Sfidat me të cilat përballet njerëzimi

Posted: 22 Sep 2017 08:22 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë sot në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Ai e nisi fjalën e tij para përfaqësuesve të shteteve me sfidat që përballet sot njerëzimi.

"Sa herë ka ndodhur që njerëzimi të përballet me kaq shumë sfida konkrete si në ditët e sotme. Kur ka pasur një tjetër kohë që të jemi përballur me kaq probleme?", tha Rama.

Mes të tjerash Rama pohoi se radikalizmi vazhdon të trondiste vlerat e njerëzimit, ndërsa u ndal edhe tek ndryshimet klimaterike.

"Radikalizmi vazhdon të trondiste vlerat tona, ato janë po godasin qorrazi anë e mbanë botës. Disa konflikte brutale dhe të pandashme vazhdojnë të na rrezikojnë. Të tilla janë edhe pasojat që pasqyrojnë për vuajtje pa mbarim për komunitetet. Ndryshimet klimaterike një e vërtetë sfidueses e që disa vazhdojnë të vendosin pikëpyetje. Kjo përbën një prej sfidave më problematike.

Katastrofat janë duke u bërë më të shpeshta dhe intensive. Sezoni i uraganeve na tregon se natyra do jetë e avantazhuar përballë nesh. Ne duhet të mbrojmë planetin, jetët tona. Rendi ndërkombëtar është sfidues.

Më keq situatë në Azinë Juglindore, një krizë e stërzgjatur. Pabarazia vijon të rritet dhe bota bëhet më e pasur në kontrast. Asnjë vend, sado i madh apo i fuqishëm s'mund të përballet apo zgjidh këto sfida i vetëm. Vizioni duhet të jetë universal.", tha Rama.

Nusja kurorëzon ëndrrën e saj, por dhëndri…mungon! (Foto)

Posted: 22 Sep 2017 08:20 AM PDT

Torta, buqeta me lule, fustani i bardhë dhe i gjatë, unaza, gjithçka. Nuk mungonte pikërisht asgjë për një martesë të përkryer. Ose më mirë, dikush mungonte: dhëndri në altar.

Por Laura Mesi, 40 vjeçe nga Lissone në Monzë të Italisë, instruktore fituesi, ka kurorëzuar ëndrrën e saj për t'u martuar në një ceremoni, por "single" ama, duke bërë një festë të madhe.

Nga ana tjetër, "të duash veten tënde para kujtdo" është motoja e saj. Vajza italiane ka publikuar fotot e saj të dasmës në faqen e saj në "Facebook", "Laura Mesi Sposa Single", ndonëse në çdo imazh mungonte dhëndri.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more