Skip to main content

Tirana Observer: ““Nëse do Berisha e shkarkon për 24 orë Bashën”, si i përgjigjet deputeti i PD-së Jozefina Topallit” plus 9 more

Tirana Observer: ““Nëse do Berisha e shkarkon për 24 orë Bashën”, si i përgjigjet deputeti i PD-së Jozefina Topallit” plus 9 more


“Nëse do Berisha e shkarkon për 24 orë Bashën”, si i përgjigjet deputeti i PD-së Jozefina Topallit

Posted: 30 Sep 2017 10:10 AM PDT

TIRANE- Deklarata e bërë nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, një ditë më parë, se "Berisha nëse e shkarkon Lulzim Bashën për 24 orë nga kreu i partisë", ka ngjallur jo pak reagime.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, në emisionin "Kjo javë" me gazetaren Nisida Tufa në "News24", thotë se askush nuk mund të shkarkojë kryetarin e partisë, qoftë ky edhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Sipas Palokës, nuk mund të shkarkohet në një mënyrë të tillë, kryetari i cili ka marrë votat e anëtarësisë.

Më tej, deputeti demokrat tha se Topalli dhe Patozi janë dy figura me përvojë të gjatë në strukturat e PD, dhe e dinë se partia nuk funksionin kështu, pra me shkarkime.

"Nuk kam dëshirë të komentoj deklarata që nuk i njoh. Por nëse do të ishte kështu, është e gabuar, sepse askush nuk mund të shkarkojë kryetari i partisë, qoftë edhe Berisha, ndërkohë që ai ka marrë votat e anëtarësisë. Mendoj se edhe Patozi edhe Topalli kanë jo vetëm përvojën e gjatë në strukturat e PD, por kanë edhe pjekurinë e duhur për të kuptuar se nuk funksionon kështu partia. Nëse kërkojmë funksionimin e statutit, e dimë që nuk funksionon kështu. Për mua kjo nuk është një deklaratë me logjikë. Unë nuk po them që këto figura duan ta shkatërrojnë PD. Nuk kam dëgjuar të thotë dikush që kanë krijuar fraksione.

Kur të shtrihet dora të komunikosh me ide, apo të bindësh anëtarësinë që ke një platformë për të ardhur në pushtet, futesh në konkurrim dhe fiton nëse ke shumicën, por nëse përpiqesh vetëm të dëmtosh, nuk funksionon. Dhe ne rastet i kemi, gjatë fushatës së 2017, unë e kam thënë edhe në vend tjetër, për fat të keq, për pakënaqësi të momentit, patëm anëtarë kryesie që deklaruan dhe i kërkuan demokratëve të mos votojnë. Dolën në konferencë shtypi dhe i kërkuan demokratëve të mos votojnë. Pati nga ata që për karshillëk shkuan dhe bënin selfie nga Parisi, dhe i postonin në FB. Pati të tjerë që nuk shkuan të votojnë", tha Paloka.

 

Unaza ideale e fejesës bazuar në shenjën e horoskopit

Posted: 30 Sep 2017 09:55 AM PDT

Çdo vajzë do të dontë që në gishtin e katërt të dorës së majtë të mbante një unazë të çmuar, në emër të dashurisë ! Zgjedhja i takon partnerit, por për t'u siguruar që ai do të bëjë të duhurën tregojini fotogalerinë e mëposhtme e cila përmbledh modelet më të bukura të unazave sipas shenjave të horoskopit

Dashi- Klasikë, por jo një zgjedhje e çfarëdoshme

er1 1506118515
Demi- një unazë klasike

er2 1506118515
Binjakët të dashuruar pas formave të veçanta

er3 1506118519
Gaforrja- Një unazë princeshe

 

Luani: Një unazë që është shumë larg klasikes dhe normales

er5 1506118519
Virgjëresha: Minimaliste

er6 1506118515
Peshorja: Një unazë në formën e lules

er7 1506118515
Akrepi: Një unazë që tërheq vëmendjen

er8 1506118519
Shigjetari larg klasikes ! Ari i kuq është zgjidhja ideale

er9 1506118515

Bricjapi: Një unazë me një prerje klasike

er10 1506118519
Ujori: Sigurohuni që unaza të ketë gurin e çmuar të zafiri

er11 1506118519
Peshqit: Një prerje elegante për femrën më të brishtë të horoskopit

er12 1506118519

Dalin skenat e para të serialit të ri të Tolgahan Sayisman, burri Almeda Abazit

Posted: 30 Sep 2017 09:40 AM PDT

Hande Ercel dhe Tolgahan Saysiman kanë xhiruar këtë verë një serial të ri të titulluar “Perla e zezë”. Aktorja protagoniste e serialit “Jetë” dhe aktori protagonist i “Mos u dorëzo” janë bashkuar në këtë projekt të ri i cili pritet të jetë një sukses. Ai ka nisur transmetimet në Turqi. Disa nga momentet më të bukura të episodit të parë jua sjellim në videon e mëposhtme.

‘Dashuri e pafund’, kandidat për çmimet Emmy në kategorinë “Seriali më i mirë”

Posted: 30 Sep 2017 09:25 AM PDT

Sukseset e serialit “Dashuri e pafund” vazhdojnë njëri pas tjetrit. Burak Ozcivit, Neslihan Atagul dhe Kaan Urgancioglu janë të parët artistë turq të cilët janë finalistë në Çmimet Ndërkombëtare Emmy, një nga çmimet më prestigjoze në industrinë e kinematografisë. Seriali “Dashuri e pafund” është kandidat në kategorinë “Seriali më i mirë”.

kara sevda 71.Bolum mobil 1920x1080

Gjithashtu, ky serial është ndër më të ndjekurit serial turk në botë duke u transmetuar deri në Greqi, Lindjen e Mesme, Kili, Argjentinë, Peru dhe në shumë vende të tjera. Edhe publiku shqiptar është njohur me këtë serial përmes Tring.
Çmimet Emmy do të mbahen më 20 Nëntor në New York dhe shpresojmë t’i bëjnë aktorët tanë të dashur fitues.

Aktoret femra të Hollywoodit që nuk po e humbasin shkëlqimin e tyre

Posted: 30 Sep 2017 09:10 AM PDT

Vitet 1990 dhe 2000 duket se kanë qenë vetëm dje, por e vërteta është se një dekadë tjetër tashmë po mbyllet.

Secili prej nesh prisnim me padurim aktorët me rolet e tyre të veçanta si dhe mund të dëgjonim për orë të tëra këngët e interpretuesve tanë të preferuar.

Bright Side solli një listë aktoresh të famshme femra, për të parë se sa kanë ndryshuar pas 20 viteve.

Carmen Electra

Charlize Theron

Angelina Jolie

Denise Richards

Monica Bellucci

Andie MacDowell

Sarah Chalke

Gwen Stefani

Courteney Cox

Tara Reid

Winona Ryder

Natalie Portman

Jennifer Lopez

Catherine Zeta-Jones

Jennifer Aniston

Kate Beckinsale

 

Pensionet e emigrantëve, kush ka punuar në Itali dhe Shqipëri mund të marrë dy pensione

Posted: 30 Sep 2017 08:55 AM PDT

TIRANE-Shqiptarët që kanë jetuar dhe punuar në Itali kanë mundësinë të fitojnë pensione sipas kohës që kanë paguar edhe kontributet. Drejtuesja e zyrës së hapur nga shteti italian në Shqiperi thotë se e drejta vjen nga ligji italian i pensioneve.

"Sistemi kontributiv fillon që nga data 1 janar 1996, ndërsa sistemi retributiv përfshin pensionistët që kanë filluar punë në vitet '90-'91, kur ka qenë fluksi i emigrantëve të parë", deklaron Beskida Aliaj, drejtuese e Patronato INAS CISL Albania.

Por çfarë kushtesh duhet të përmbushin pensionistët shqiptarë për të marrë pension edhe nga Italia? "Kushti i parë është mosha 66 vjeç e 7 muaj dhe kushti i dytë është minimumi 5 vite kontribute", sqaron Aliaj.

Aliaj thotë se për të aplikuar në IMS, ndryshe instituti i sigurimeve shoqërore taliane, që është ekuivalent me institutin shqiptar të sigurimeve, kandidatët për pension italian duhet të ndjekin këtë rrugë institucionale.

"Duhet që këta persona të çregjistrohen nga komuna ku kanë jetuar më parë, mbledhja e të ardhurave të familjes, një kod fiskal dhe një kartë identiteti", nënvizon Aliaj.

Këtë rrugë kanë ndjekur dy shqiptarë të rikthyer në Shqipëri pas emigrimit. Dy histori sa të ngjashme edhe të ndryshme, por që në thelb ka dy kryefamiljarë që emigruan në Itali për arsye ekonomike.

"Në vitin 2002 emigrova në Itali për arsye ekonomike, për të shkolluar fëmijët në Austri. U çoja fëmijëve 1.400 euro në muaj. Pas 7 vitesh, kur fëmijët e mbaruan shkollën, u ktheva në Shqipëri. E mbylla ciklin e Italisë", thotë Gëzim Peti.

Sot Gëzimi merr 2 pensione, një shqiptar dhe një italian. "149 euro marr nga Italia për 8 vjet dhe 130 mijë nga Shqipëria për 27 vjet", thotë ai.

Ndërsa Brahim Muça e la Vorën për Italianë përmes bashkimit familjar që i siguruan dy djemtë, që kishin emigruar për punë para tij.

Megjithëse në moshë të madhe për të punuar, aq sa italianët e shihnin me dyshim e madje shumica kishin refuzuar t'i firmosnin kontratë pune, ai arriti të punonte si punonjës i ligjshëm për 9 vite në vendin fqinj. 71-vjeçari sot merr 306 euro pension nga Italia dhe 22.5 mijë lekë pension nga Shqipëria.

"Kam punuar në një kompani që merrej me pjesë mobiljesh, punëtor i thjeshtë. Nga makineria dilnin copat e veshura me rimeso, të cilat i merrja unë, i prisja dhe i sistemoja", tregon zoti Muça./TCH.

Deputeti i LSI tjetër thirrje Lu dhe Vlahutin: Mos heshtni, shpëtojeni Vetingun

Posted: 30 Sep 2017 08:34 AM PDT

 

TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë një tjetër thirrje drejtuar krerëve të delegacioneve të BE dhe SHBA në vendin tonë, në kuadër të vettingut. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Vasili i kërkon ambasadorit Donald Lu dhe ambasadores Romana Vlahutin, që të mos heshtin për procesin e vettingut, por ta shpëtojnë atë.

Deputeti i LSI thotë se kryeministri Rama për shkak të frikës nga vettingu, futi duart në proces.

Vasili i bën thirrje ambasadorëve Lu dhe Vlahutin që t'i kërkojnë maxhorancës të anullojë vendimet e fundit të marra në Kuvend me 73 vota, "duke asgjësuar të gjitha garancitë që vetë ambasadorët u dhanë të gjithë shqiptarëve në korrikun e 2016".

REAGIMI I PLOTE
Lu dhe Vllahutin, mos heshtni dhe shpëtojeni Vetingun.

Për shkak të frikes së shkollëpakut nga Vetingu qeveria e tij e vogel futi duart e medha te Vetingu.
Qeveria tashme i kontrollon strukturat e Vetingut, u jep personel dhe para aq sa do ajo' dhe me anë të Ministrisë së Drejtesise u administron investimet dhe informacionet, pra u kontrollon gjithçka.

Ambasadorët Lu dhe Vllahutin ishin garantët e pavarësisë së plotë dhe të pakushtëzuar të Vetingut.

Si anëtar i komisionit të reformës në drejtësi, personalisht e votova vetingun në atë kohë (kujtoj që vota ime bënte diferencën) vetëm pasi besova totalisht garancitë e plota që dy ambasadorët e nderuar Lu dhe Vllahutin qe perfaqesojne SHBA dhe BE më dhanë edhe mua personalisht.

Te nderuar Lu dhe Vllahutin, votimi i fundit i dhunshem i maxhorances në parlament për strukturat e Vetingut :

1.është falimentimi i një ideje pozitive,

2.është perëndimi i një shprese të fundit për një drejtësi të pavarur dhe me integritet,

3.është pushtimi prej qeverisë i mundësisë së fundit për ringritjen e shtetit të së drejtës.

Ambasadorët Lu dhe Vllahutin në kohën e miratimit të kësaj reforme

1. garantuan publikisht se reforma në drejtësi ishte nje produkt i perbashket edhe i SHBA dhe BE, e ku Vetingu ishte zemra e procesit.

2.Garantuan gjithashtu se qeveria s'kishte te drejte te propozonte reformen, por Kuvendi i Shqiperise dhe Komisioni i Posacem.

3.Garantuan gjithashtu qe Ministria e Drejtesise nuk do te kishte asnje rol sepse organet e reja do te ishin krejt te pavarura ne vendimet e tyre por edhe ne administrimin e tyre.

4.Garantuan qe qeveria do te paguante te gjithe kostot financiare pa nderhyre ne kete proces.

Ka vetëm një shpresë të fundit për të shpëtuar asgjësimin përfundimtar të Vetingut.

Lu dhe Vllahutin kanë sërish në duart e tyre një mundësi të fundit që ta shpëtojnë Vetingun, që zemra e reformës në drejtësi të mos pushojë ende pa filluar mirë dhe qe Shqiptaret te mos zhgenjehen perfundimisht.

Le ti kerkojne maxhorances t'i anulloje vendimet e fundit te mara ne kuvend me 73 vota duke asgjesuar te gjitha garancite qe vete ambasadoret u dhane te gjithe shqiptareve ne korrikun e 2016.

Ne te kundert do te thote se gjithçka ishte nje demagogji, farse dhe riciklim i te njejtes drejtesi te kapur e te korruptuar si dhe qe kete fat te Vetingut do te kete edhe SPAK-u etj organe te drejtesise.

Sarah Jessica Parker trishton fansat me lajmin e saj

Posted: 30 Sep 2017 08:08 AM PDT

 

Sarah Jessica Parker ka konfirmuar se nuk do të ketë një seri të tretë të "Sex and the City" pas lajmit ekskluziv të publikuar nga "DailyMailTv", ku u raportoua se kolegia e saj, Kim Cattrall ka hequr dorë nga pjesëmarrja në film për shkak të kërkesave të saj.

Parker është pyetur nga "Extra" gjatë eventit të "Ballet Gala" në New York, rreth serisë së ardhshme të filmit ""Sex and the City"

"Ka marrë fund, nuk do të ketë seri të tretë të këtij filmi", ka thënë ylli hollivudian teksa ka qënë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Matthew Broderick.

"Jam shumë e zhgënjyer", vijoi ajo. "Kishim një histori dhe skenar të bukur, humoristik, lëndues dhe shumë të gëzueshëm. Eshtë zhgënjyese që nuk do e tregojmë historinë që kemi përjetuar por më keq më vjen për audiencën që po priste me padurim një tjetër film".

Chloe Khan, tregon format perfekte në Insagram

Posted: 30 Sep 2017 08:04 AM PDT

 

Chloe Khan në çdo dalje të saj të lë pa fjalë.

Lepurushja e Playboy-t dhe ylli i televizionit me pamjen e saj gjithmonë të befason.

Chloe së fundi ka postuar një fotografi në "Instagram", ku tregon format e saj te kuruara dhe perfekte.

Pas mesazhit të Donald Lu, reagon Basha: Ja ku i shpenzon paratë tuaja Qeveria Rama

Posted: 30 Sep 2017 08:00 AM PDT

TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas mesazhit që Ambasadori amerikan Donal Lu dha për të rinjtë në një takim me ta në Rrëshen.

Ambasadori theksoi se: "Ju jeni te rinj. E ardhmja juaj është në Shqipëri dhe e ardhmja e Shqipërisë është tek ju." Basha tha se Ambasadori ka të drejtë. Kështu funksionon demokracia teksa u ndal edhe te përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t'i bëjë qeverisë.

REAGIMI I PLOTE
Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: "Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju."

Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t'i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë: Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi:
1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dolllarë.
2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë.

Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë. Ashtu sic ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more