“Vajza 17-vjeçare lë Italinë për të riun nga Lezha, por ja cfarë i ndodh kur vjen në Shqipëri” plus 9 more Lajmi i Fundit
“Vajza 17-vjeçare lë Italinë për të riun nga Lezha, por ja cfarë i ndodh kur vjen në Shqipëri” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Vajza 17-vjeçare lë Italinë për të riun nga Lezha, por ja cfarë i ndodh kur vjen në Shqipëri
- “Dua një lidhje për dy javë”, vajza shqiptare habit me kërkesën e saj
- Basha pas mbledhjes: PD është e hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë
- Rrëfimi i djalit nga Laçi: ‘’Isha fëmijë, halla me zhvishte dhe më ngacmonte seksualisht’’
- Euro rritet ndjeshëm, ja sa shkon në krahasim me lekun
- Fshehur në shtëpinë e gjyshes, policia i ngarkon një akuzë të re 31- vjeçarit nga Bulqiza
- Efektet negative që nuk e dinit se kafeja i sjell
- Sulmet terroriste në Europë, Franca 20 mln euro për rrethimin me mur xhami të Kullës Eiffel
- ‘’Bibla është më e dhunshme se Kurani’’
- Kim Jong-un nuk e ndal asgjë! Testet bërthamore të tij provokojnë shpërthimin e një vullkani të madh
Vajza 17-vjeçare lë Italinë për të riun nga Lezha, por ja cfarë i ndodh kur vjen në Shqipëri Posted: 19 Sep 2017 08:01 AM PDT Historia e dashurisë me një 18-vjeçar nga qyteti i Lezhës i është kthyer në makth adoleshentes që jeton prej shumë vitesh në Itali bashkë me familjen e saj. Gjithçka nisi rreth një vit më parë, kur vajza 17 vjeçe nisi të njihej me djalin e quajtur Kristjan N. Njohja me 18- vjeçarin kishte ndikuar që vajza adoleshente kohët e fundit të jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë. Edhe pse e lindur në Itali, ajo kishte shprehur simpati për Kristjanin, të cilin e takonte gjatë kohës që qëndronte në Lezhë për pushime. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës dy të rinjtë ishin në kontakt të vazhdueshëm përmes rrjeteve sociale. Pikërisht disa foto intime të tyre u bënë shkak për nisjen e kërcënimeve nga ana e të riut. Ky i fundit gjatë javëve të fundit ka kanosur të dashurën e tij se do t'ia publikonte në rrjetet sociale fotot private nëse nuk i jepte një shumë prej 7 mijë eurosh. Shuma e parave i është kërkuar vajzës gjatë bisedave mes tyre, por edhe përmes mesazheve telefonike që ata kanë shkëmbyer kohët e fundit. 17-vjeçarja, e cila aktualisht ndodhet në Shqipëri, ka denoncuar ngjarjen në polici para pak kohësh, duke bërë që të nisin edhe hetimet në lidhje me kanosjen që i ishte bërë nga i dashuri. Gjatë kallëzimit, vajza ka rrëfyer para oficerëve të policisë të gjithë atë çfarë kishte ndodhur. Për këtë arsye, Seksioni kundër Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë mbajti nën mbikëqyrje 18-vjeçarin për një javë për të arritur në arrestimin e tij në flagrancë. Forcat e policisë madje i kishin kërkuar vajzës që të mos ndërpriste komunikimin me të dashurin, në mënyrë që të kishte prova për pretendimet e saj. Sipas burimeve nga policia, bëhet e ditur se Kristjan N. ka vijuar shantazhet ndaj të dashurës së tij 17- vjeçare, sidomos në tri ditët e fundit, duke përdorur për këtë qëllim edhe mesazhet telefonike. Ka qenë pikërisht kjo provë që ka çuar më pas në arrestimin nga forcat e policisë të 18-vjeçarit. Në dëshminë e tij para oficerëve të policisë, ai nuk e ka pranuar akuzën, duke deklaruar se mesazhet nuk janë nisur nga telefoni i tij. Policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka sekuestruar telefonat celularë të dy të rinjve për të vërtetuar pretendimet e adoleshentes. Sipas të dhënave, 17-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka lindur në Itali, vend ku familja e saj jeton prej shumë vitesh. Tashmë 18-vjeçari i arrestuar do të përballet me akuzën e ngritur ku materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë"./panorama/ The post Vajza 17-vjeçare lë Italinë për të riun nga Lezha, por ja cfarë i ndodh kur vjen në Shqipëri appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
“Dua një lidhje për dy javë”, vajza shqiptare habit me kërkesën e saj Posted: 19 Sep 2017 07:53 AM PDT Një telefonatë e pazakontë ka mbërritur sot në "Aldo Morning Show", ku një grua emigrante ka kërkuar lidhje për dy javë. Vera tha se kërkon një djalë në moshë të re për dy javë pushimi që i kanë mbetur. E pyetur se përse nuk krijon një lidhje jashtë vendit, ajo tha se jasht ka një tjetër. "Një vajzë e mençur mban dy lidhje", tha Vera teksa shtoi se edhe më parë ka mbajtur dy lidhje në të njëjtën kohë. "Jam Vera, desha një njohje për këto pak ditë që më kanë ngelur, se do iki jasht. Nëse është e mundur me njoh një djalë që ia vlen, për këto dy javë. Unë do iki jasht, por nëse ja vlen do ta marr me vete. Dua të lidhem për dy javë. Jashtë e kam një lidhje, më duhet një për këtu. Në rrugë dal përditë unë. Unë s'dua pleq, dua moshë të re", tha Vera./Klan/ The post "Dua një lidhje për dy javë", vajza shqiptare habit me kërkesën e saj appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Basha pas mbledhjes: PD është e hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë Posted: 19 Sep 2017 07:42 AM PDT Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, ku u shpreh se kushdo që dëshiron të kontribuojë për forcën politike që ai drejton, është i mirëpritur. Me këtë përgjigje të shkurtër të tij, Basha ka shprehur qëndrimin e tij të prerë për fraksionet brenda partisë. "PD ka qenë dhe është e hapur dhe do të bëjë gjithçka që kushdo që do të kontribuojë të gjejë veten e saj ose të tij në çdo formë përfaqësimi", tha Lulzim Basha. The post Basha pas mbledhjes: PD është e hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Rrëfimi i djalit nga Laçi: ‘’Isha fëmijë, halla me zhvishte dhe më ngacmonte seksualisht’’ Posted: 19 Sep 2017 07:30 AM PDT Një rrëfim prekës ka ardhur nga një i ri nga Laçi. 24-vjeçari akuzon hallen e tij si përgjegjëse për traumën e shkaktuar në fëmijëri. Në një rrëfim për "ShkodraNeës" djali tregon se si kur ishte i mitur halla e ka bezdisur e ngacmuar seksualisht, e për pasojë ai sot e ka vështirë të ndërtojë marrdhënie të qëndrueshme me femra. "Sot jam 24 vjeç e jetoj në Belgjikë ku kam mbaruar dhe studimet. Por kam lindur në Laç. Kur isha i vogël rrija tek halla, kur prindërit ishin në punë. E urrej atë femër. Sepse më ka zhveshur dhe poshtëruar kur isha i vogël. Këto i mbaj mend si sot. Herë ishim veç unë e ajo, por shumë herë e bënte para të dashurit të saj këtë veprim. U ndjeja shumë i turpëruar dhe urreja kur rrija vetëm më të. Por prindërve nuk i tregoja se më dukej se ashtu sillen hallat. The post Rrëfimi i djalit nga Laçi: ''Isha fëmijë, halla me zhvishte dhe më ngacmonte seksualisht'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Euro rritet ndjeshëm, ja sa shkon në krahasim me lekun Posted: 19 Sep 2017 07:28 AM PDT Monedha e përbashkët u këmbye sot në tregun vendas me 133.65 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro ka hyrë në trendin rritës që nga data shtatë e këtij muaji, duke iu afruar kështu nivelit të këmbimit të periudhës para zgjedhjeve. Hera e fundit kur 1 euro këmbehej mbi 134 lekë ka qenë data 2 qershor. Ndikuar dhe nga tregjet ndërkombëtare, euro në vend po rifiton terrenin e humbur. Euro pati një periudhë të dobët gjatë sezonit veror, ku nivelin më të ulët e shënoi në datë 27 qershor, dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme, kur këmbehej 131.9 lekë. Megjithatë, edhe pse ka vijuar të forcohet në vend, duket e vështirë që të arrijë nivelin e 137 lekëve, me të cilin euro këmbehej në të njëjtën datë një vit më parë./monitor/ The post Euro rritet ndjeshëm, ja sa shkon në krahasim me lekun appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Fshehur në shtëpinë e gjyshes, policia i ngarkon një akuzë të re 31- vjeçarit nga Bulqiza Posted: 19 Sep 2017 07:25 AM PDT Policia e Dibrës i ka dorëzuar Tiranës 31- vjeçarin, që u arrestua të premten gjatë operacionit të koduar "Zerqani". I riu, që u etiketua si "i forti" apo "tmerri" i Bulqizës, në fakt, atje vetëm sa i fshihej drejtësisë dhe jetonte në arrati te shtëpia e gjyshes. Ndërsa krimet për të cilat akuzohej, i kishte kryer në Tiranë. Ndaj "të fortit" të Bulqizës, Besmir Zenelit, Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë "arrest me burg", në mungesë, prej 4 muajsh. Ai akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Në maj, ai tentoi të vriste 26-vjeçarin nga Tropoja, Dejvis Rrustemaj, për motive që ende nuk janë sqaruar. Zeneli e qëlloi Rrustemajn me armë zjarr, teksa apo po dilte nga një bilardo.
The post Fshehur në shtëpinë e gjyshes, policia i ngarkon një akuzë të re 31- vjeçarit nga Bulqiza appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Efektet negative që nuk e dinit se kafeja i sjell Posted: 19 Sep 2017 07:21 AM PDT Të gjithë pijnë kafe, e shumë prej tyre e teprojnë. Ndikimi i kafes në organizmin e njeriut është marrë shpesh në analiza nga ekspertët dhe jo rrallëherë rezultatet bien ndesh me njëri-tjetrin. Një pikëpyetje që gjithashtu është vënë shpesh në diskutim është ajo për kohën ideale të kafes. A është e këshillueshme të jetë kafja gjëja e parë që pimë në mëngjes? Kjo, me keqardhje, nuk është e rekomanduar nga specialistët. I gjithë sekreti është te hormoni i kortizolit i njohur si hormoni i stresit, por edhe hormoni që kontrollon orën biologjike. Kur trupi e çliron, atëherë ndihemi zgjuar. Nivelet e kortizolit, në të vërtetë, janë më të larta herët në mëngjes. The post Efektet negative që nuk e dinit se kafeja i sjell appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Sulmet terroriste në Europë, Franca 20 mln euro për rrethimin me mur xhami të Kullës Eiffel Posted: 19 Sep 2017 07:17 AM PDT Kulla Eiffel do të mbrohet nga një mur anti-plumb prej xhami së shpejti, janë shprehur menaxherët e njërës prej 7 mrekullive të botës në Paris. Baza e saj tashmë është rrethuar me një gardh metalik, ku pritet të ngrihet muri prej xhami. Sipas zyrës së Kryebashkiakes, Anne Hidalgo, puna për barrierën e re do të fillojë më vonë gjatë këtij viti. The post Sulmet terroriste në Europë, Franca 20 mln euro për rrethimin me mur xhami të Kullës Eiffel appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
‘’Bibla është më e dhunshme se Kurani’’ Posted: 19 Sep 2017 07:12 AM PDT Një prej shkencëtarëve dhe inxhinierëve të interesuar në sasinë e dhunës në Bibël dhe Kuran, ka krijuar softuerin ku ka futur tekstet e të dy librave. Edhe pse inxhinieri Tom Anderson nuk u nis me supozimin se Kurani ka më shumë fjalë të dhunshme në faqet e saj, hulumtimi nisi pas të mediave që cekin myslimanët, xhihadistët dhe luftëtarët e ISIS-it që bëjnë krime në emër të Kuranit. Duke përdorur softuerin që iu deshën dy minuta për të analizuar tekstin dhe për të kategorizuar fjalët, Anderson shikonte se sa herë në njërin apo tjetrin libër ishin fjalët "lumturia", "parandjenja", "zemërimi", "urrejtja", "pikëllimi", "befasia", "frika" dhe "mirëbesimi", raporton Independent, transmeton Telegrafi. The post ''Bibla është më e dhunshme se Kurani'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Kim Jong-un nuk e ndal asgjë! Testet bërthamore të tij provokojnë shpërthimin e një vullkani të madh Posted: 19 Sep 2017 06:54 AM PDT Testet e raketave bërthamore nga Koreja e Veriut kanë shkaktuar një tjetër frikë. Frika e një shpërthimi vullkani i cili është grumbulluar që prej vitit 1903. Shqetësimi u bë publik nga Bruce Bennett një analiste e mbrojtjes së lartë e cila në një intervistë të dhënë për CCN tha se përkohësisht është mbyllur Parku Kombëtar Paekut i shtrirë në kufijtë e Koresë së Veriut dhe Kinës. Testet bërthamore të kryera nga Koreja e Veriut kanë shkaktuar dridhje të vogla në Rezervën Kombëtare Natyrore të Changbaishan prej 70 kilometrash, shtoi më tej Bennett. The post Kim Jong-un nuk e ndal asgjë! Testet bërthamore të tij provokojnë shpërthimin e një vullkani të madh appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: