Skip to main content

“SHBA stërvitje të përbashkët me Korenë e Jugut” plus 9 more Lajmi i Fundit

“SHBA stërvitje të përbashkët me Korenë e Jugut” plus 9 more Lajmi i Fundit


SHBA stërvitje të përbashkët me Korenë e Jugut

Posted: 11 Oct 2017 07:49 AM PDT

SHBA kanë ndërmarrë një tjetër stërvitje të përbashkët me Korenë e Jugut, ndërsa në gadishull u dërguan dy bombardues strategjikë.

Avionëve të tipit "B-1B" iu bashkuan më vonë dy "F-15K" të Seulit, e së bashku lëshuan raketa ajër-tokë, në vazhdën e manovrave të kryera mbi ujërat koreano-jugore.

Më herët, edhe Kina u ankua nga kalimi i një destrojeri amerikan shumë pranë ishujve të Detit të Kinës Jugore, të kthyer në "mollë sherri" mes Pekinit dhe fqinjëve.
Muajin e ardhshëm, Trump do të mbërrijë në Azi për vizitën e tij të parë atje si president, e cila do të përfshijë edhe një ndalesë në Kinë, e cila po përballet sot me presionin për të bërë më shumë në lidhje me Korenë e Veriut, aleaten dhe njëkohësisht partneren e saj tregtare.
Pheniani i ka parë gjithmonë si kërcënim stërvitjet e zhvilluara mes SHBA dhe Koresë së Jugut, edhe pse zyrtarët e të dyja vendeve në fjalë kanë këmbëgulur vazhdimisht se ato janë të një natyre mbrojtëse.
Situata tani është më ndryshe, sepse manovrat vijnë në mesin e një përshkallëzimi të ndjeshëm të tensioneve me Penianin, për shkak të programit të tij bërthamor, shkruan tesheshi. Në muajt e fundit, ai kreu testin e 6 atomik e lëshoi dy raketa mbi Japoni, ndërsa Kim Jong-un është përfshirë në një shkëmbim të nxehtë fyerjesh e kërcënimesh me presidentin amerikan Donald Trump.

The post SHBA stërvitje të përbashkët me Korenë e Jugut appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Argjentina u kualifikua në ‘’Kupën e Botës’’, Mesi feston si i çmendur (Foto)

Posted: 11 Oct 2017 07:39 AM PDT

Argjentina me tre golat e Messit u kualifikuan në Kupën e Botës. NË sfidën kundër Ekuadorit, Argjentina fitoi bindshëm!

Por, ajo që ka surprizuar ka qenë Mesi. fituesi i 5 herë "Topit të Artë" ka qenë i papërmbajtshëm mbrëmë në dhomat e zhveshjes.

Së bashku me shokët e tjerë të skuadrës, Messi ka festuar kualifikimin e mundimshëm të skuadrës kombëtare me këngë dhe brohoritje në dhomat e zhveshjes.

Një nga të paktat raste që 'pleshti' lëshon veten në të tillë gjendje.

The post Argjentina u kualifikua në ''Kupën e Botës'', Mesi feston si i çmendur (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Arrestimi i pedagogut në Malajzi, nëna e tij: 2-3 të huaj nuk e donin atje

Posted: 11 Oct 2017 07:30 AM PDT

Nëna e pedagogut të arrestuar në Malajzi për terrorizëm, nuk e pranon këtë akuzë.

35-vjeçari, baba i katër fëmijëve, rezulton drejtues dhe themelues i një akademie për mësimin e Kuranit dhe gjuhës arabe në Malajzi, të quajtur "AlImam Ibnul Jazari Academy".

Në Malajzi, ai njihej me emrin Ibrahim Al Arna'oot, madje kishte edhe titullin "Sheik". Mes tetë personave të arrestuar ishin edhe dy shqiptarë të tjerë, përveç Zaimajt, i cili prej vitesh jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët e tij në Malajzi ku edhe ka përfunduar studimet e larta.
Në gjendje të tronditur pas lajmit për arrestimin e djalit, nëna e tij, Afërdita dhe babai, Adriatiku, flasin për "gabim" në arrestimin e Klodianit duke pretenduar se ai asnjëherë nuk ka shfaqur shenja dhune në familje dhe jo më të kryejë akte terroriste. Nëna e tij, gjatë një interviste dhënë për "Panorama", flet dhe për një kurth nga ana e ndonjë të njohuri në Malajzi që kërkon t'i bëjë keq djalit të saj.
"Vetëm një kurth mund të jetë, ose ndonjë keqkuptim, sepse Klodiani asnjëherë nuk mund të kryejë akte terroriste", pretendon ajo. 69-vjeçarja, Afërdita Zaimaj, mohon edhe akuzën se i biri mund të jetë bërë pjesë e ISIS për përfitime ekonomike, duke dëshmuar gjendje të keqe financiare të familjes së saj. Zaimaj është familje që prediojnë prej kohësh fenë muslimane, madje vjehrri i Klodianit, Musa Duhanxhiut është Inspektor i Myftinisë së Elbasanit, në Belsh.

Pse mendoni se është kurth?
Sepse për djalin tim të gjithë flasin vetëm fjalë të mira, ai nuk mund të bëjë kurrë një gjë të tillë. Kam bindjen se duke patur goxha arritje në Malajzi, dikush mund t'i ketë bërë ndonjë kurth vetëm se mund ta ketë zili. Duke qenë se ishte djalë me kulturë dhe i dashur, dikush kërkon që të shkatërrojë djalin tim, familjen e tij me katër fëmijë.
Kur e keni parë për herë të fundit dhe si kanë qenë raportet tuaja?
Vetëm pak kohë më parë erdhi këtu dhe bile nga malli dhe dashuria që kishte për ne, e shtyu dhjetë ditë lejen për të shkuar në Malajzi. I përgatita drekën dhe e përcolla vetë djalin tim, në datën 30 shtator, nuk ka as dy javë që ka ikur.
A keni parë ndonjë shenjë të dyshimtë te Klodiani?
Jo, ai ishte shumë i dashur, shumë familjar, është me shumë kulturë dhe ka pasur gjithnjë dëshirën të studiojë, madje edhe doktoraturën e ka përfunduar me forcat e veta.
Klodiani kishte edhe një emër tjetër?
Po, e thërrasin edhe Ibrahim, sepse është mysliman, beson shumë dhe Allahu nuk do t'ia lejonte kurrë një gjë të tillë. Po të kishte qenë terrorist, unë do të isha në gjendje të mirë ekonomike, por në fakt, nuk është ashtu, ne nuk jemi mirë ekonomikisht.
Pse dyshoni për kurth dhe cilët mund të jenë personat?
Nuk e di, kam përshtypjen se mund të jenë dy apo tri veta, që Klodianin nuk e donin fare, dhe nuk besoj se janë shqiptarë, por gjithsesi nuk jam e sigurt, pasi djali im nuk merrej me fjalë, shikonte familjen e tij dhe jetën e vet.
Sa kohë ka Klodiani që jeton jashtë shtetit?
Ka ikur që në moshën 16- vjeçare për studime në Jordani dhe së fundmi në Malajzi, çdo gjë e ka arritur me forcat e tij, me përpjekje të mëdha, ndaj i bëj thirrje shtetit shqiptar që të më ndihmojë të më nxjerrë djalin nga kjo e keqe, që ndoshta mund të jetë e padrejtë dhe e pabazë.
A besoni te drejtësia?
Po, besoj dhe jam e bindur se vërteta do të dalë në shesh, dhe se djali im do të bashkohet me katër fëmijët e tij, kam besim të plotë se Zoti do të sjellë shumë shpejt drejtësi te Klodiani im.

The post Arrestimi i pedagogut në Malajzi, nëna e tij: 2-3 të huaj nuk e donin atje appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Plot 5 mijë euro gjobë për lëvizjen ‘’Vetëvendosje’’

Posted: 11 Oct 2017 07:23 AM PDT

Lëvizja ''Vetëvendosje'' ka marrë një lajm të keq. Mësohet se ajo është gjobitur me 5 mijë euro, pasi zyrtarë të Shtabit Zgjedhor të LDK-së kanë vërejtur dhe fotografuar vendosjen e kioskave për qëllime elektorale në sheshin qendror "Zahir Pajaziti" nga partia e Visar Ymerit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së me seli në Prishtinë, ndërsa Vetëvendosjes i është shqiptuar një gjobë prej 5 mijë euro të cilën detyrohet ta paguaj në afat prej 15 ditësh, nga data e pranimit të këtij vendimi.

Në arsyetimin e LDK-së drejtuar PZAP-it, thuhet se Lëvizja Vetëvendosje me anë të këtyre kioskave ka rënë në kundërshtim me nenin 33 pika b e LZP-së. Paneli i PZAP-it nga fotografitë e ofruara si provë nga parashtruesi i ankesës, ka konstatuar se është bërë shkelje e Kodit të Mirësjelljes.

The post Plot 5 mijë euro gjobë për lëvizjen ''Vetëvendosje'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Publikojnë të njëjtën foto, Noami e quan Noizyn vëllain e madh (Foto)

Posted: 11 Oct 2017 07:07 AM PDT

Një ditë më parë Noizy publikoi një foto me një vajzë, e cila është pjesë e OTR. Kjo foto ngjalli shumë dyshime, por asnjë përgjigje.Po të njëjtën foto e ka publikuar vetë vajza, Naomi.

Këngëtarja e re ka postuar edhe disa muaj më parë foto me Noizy-n, por kjo është hera e parë që edhe ky i fundit poston foto me të.
Por a tregon kjo që ata të dy kanë nisur një lidhje dashurie, apo janë miq shumë të mirë?!

Këtë nuk mund ta themi me siguri pasi asnjëri prej tyre nuk ka treguar detaje për të vërtetuar se çfarë raporti kanë, megjithatë kujtojmë se shumë muaj më parë kur Naomi kishte publikuar foton e parë me Noizyn, e kishte quajtur atë "vëllain e saj të madh".

The post Publikojnë të njëjtën foto, Noami e quan Noizyn vëllain e madh (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Dhunimi i dy punonjësve të HEC-it, arrestohet 1 person, 3 shpallen në kërkim

Posted: 11 Oct 2017 06:58 AM PDT

Zbardhet ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Bulqizë, ku dy shtetas punonjës në një firmë Hec-i, u dhuanuan.

Blutë, pas hetimeve, bënë të mundur identifikimin e autorëve, ndërsa mësohet se është arrestuar në flagrancë një person, dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Po ashtu, blutë bëjnë me dije se janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë 8 shtetas të tjerë

Ngjarje e ndodhur :

Rreth orës 17.00 datë 10.10.2017 salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë është njoftuar nga spitali i Bulqizës se kanë ardhur për të marë ndihmë mjekësore dy shtetas.

Menjëherë ka shkuar grupi hetimor në ambjentet e spitalit ku kanë konstatuar duke marrë ndihmë mjekësore shtetasit G.B, 50 vjeç, banues në Elbasan, dhe shtetasin I.R, 45 vjeç, banues në Durrës, punonjës në një firmë Hec-i.

Dy shtetasit e lartëpërmendur kanë deklaruar se sëbashku me tre punonjës të tjerë në vendin e quajtur ‘Liqeni i Bardhë’, Valikardhë-Bulqizë, janë dhunuar me sende të forta nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar dhe me armë zjarri në ajër.

Dy shtetasit e mësipërm janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa tre të tjerët nuk kanë marrë asnjë dëmtim.

Menjëherë pas deklarimeve të marra Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke bërë të mundur identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga specialistët e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Gëzim Liçi, 44 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas dyshohet se ka dhunuar shtetasit G.B dhe I.R.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B.L, A.L, R.S, (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë model 56.

Si dhe janë konstatuar dëmtime të pjeshme në xhamat e dy mjeteve.

Vijojnë hetimet për zbardhje e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e personave që janë shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

The post Dhunimi i dy punonjësve të HEC-it, arrestohet 1 person, 3 shpallen në kërkim appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Basha zbulon: I dyshuari për ngjarjen në Elbasan u arratis, e ndihmoi policia

Posted: 11 Oct 2017 06:46 AM PDT

Partia Demokratike zbuloi të dhëna të reja për arratisjen e të dyshuarit kryesor të ngjarjes në Elbasan, ku policia u sulmua me një automjet të blinduar më 18 shtator 2017.

Sipas Lulzim Bashës, i dyshuari kryesor i sulmit, që mendohet se është Suel Çela është arratisur tashmë.

"Edi Rama i jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar se me ata e ruajti pushtetin dhe e siguroi votën.
Të dyshuarit kryesor që ishte në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e policisë së korruptuar të Edi Ramës u largua nga vendi dhe sot gjendet në një vend të Bashkimit Europian" tha Lulzim Basha.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar Enea Bekteshi. Ai ka pranuar se drejtonte Audi-n e blinduar natën e 18 shtatorit, por prokuroria zbuloi se shenjat e gishtave të tij ishin në derën e pasagjerit.

I dyshuari kryesor për ngjarjen është Suel Çela, por emri i tij nuk është përmendur asnjëherë nga policia.

The post Basha zbulon: I dyshuari për ngjarjen në Elbasan u arratis, e ndihmoi policia appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Sekuestrohet një llogari bankare me 187.000 Euro në Sarandë, procedohet 46 vjeçari

Posted: 11 Oct 2017 06:45 AM PDT

Policia e Sarandës, në zbatim të Plan-Operacionit ”Vjeshtë 2017”, ka sekuestruar llogari bankare me vlerë 187.000 Euro.

Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme është kryer më datë 11.10.2017 , në bazë edhe të procedimit penal nr. 708 datë 10.10.2017 për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Llogaria bankare i përket shtetasit J.G., 46 vjeç, banues në Finiq,Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.

The post Sekuestrohet një llogari bankare me 187.000 Euro në Sarandë, procedohet 46 vjeçari appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Rriten temperaturat në vend, sinoptikanët tregojnë sa do të zgjasë

Posted: 11 Oct 2017 06:29 AM PDT

Sinoptikanët njoftojnë se ditën e enjte do të ketë kthjellime, ndërsa vranësira kalimtare shfaqen në ekstremin Jugor e Verior.

Edhe pasditja mbetet nën dominimin e motit kryesisht të kthjellët deri në mbrëmje kur vranësira kalimtare shfaqen në Veri – Qendër.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje të ndjeshme sjell mesdita kur maksimumi ngjitet mbi 27°C. Deri te shtunen do kete nje rritje goxha te ndjeshme te temperaturave.
Meteoalb

The post Rriten temperaturat në vend, sinoptikanët tregojnë sa do të zgjasë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kreu i FRPD reagon pasi u la jashtë listave, bën paqe me PD-në

Posted: 11 Oct 2017 06:17 AM PDT

Një reagim nga kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka surprizuar së fundmi. Përmes një profili në FB, ai publikon foton me Lul Bashën.

E ndërsa duket se e ka harruar tashmë që Basha e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë, Këlliçi shprehet se kanë diskutuar për zgjedhjet e 25 qershorit, se çfarë duhet të ishte bërë më mirë.

Me sa duket paqja është rikthyer mes të dyve, pasi Këlliçi thotë se bashkë kanë rënë dakord që të bëjnë të pamundurën për t'i shkurtuar ditët qeverisë.
STATUSI I PLOTË
Pas nje diskutimi te hapur e konstruktiv me Kryetarin e Partise Demokratike, z. Lulzim Basha mbi ate se ku u gabua per zgjedhjet e 25 qershorit, cfare nuk duhet te ishte bere dhe cfare mund te behej me mire, NE nisim te vendosur dhe te bashkuar rrugetimin jo te lehte per kthimin e shpreses dhe besimit.
Qellimi yne kryesor dhe i perbashket eshte qe ti shkurtojme sa me shume ditet kesaj qeverie dhe ketij kryeministri te lidhur koke e kembe me krimin dhe trafikun e droges.
Rinia shqiptare nuk e meriton Edi Ramen ne krye!

The post Kreu i FRPD reagon pasi u la jashtë listave, bën paqe me PD-në appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more