Skip to main content

“5 industritë që po përfitojnë nga marketingu digjital” plus 9 more Ekonomia Online

“5 industritë që po përfitojnë nga marketingu digjital” plus 9 more Ekonomia Online


5 industritë që po përfitojnë nga marketingu digjital

Posted: 21 Jan 2018 10:10 AM PST

Çdo kompani ka nevojë për një plan digjital, por disa sektorë janë më të përshtatshme se tjerat për këtë lloj marketingu.

Në botën tonë të drejtuar nga kompjuterët dhe mobilët, marrëdhëniet ndërtohen përmes marketingut digjital. Kanë kaluar ditët e planeve të marketingut të përbëra nga ngjarjet personale dhe mediave tradicionale. Në vend të kësaj, tejkalimi i kufinjve përmes e-maileve dhe rrjeteve sociale tani është

kritik për çdo përpjekje të kompanive. Është një situatë përshtatshmërie, dhe deri më tani, shumica e kompanive janë përshtatur me këto kanale marketingu të reja. Sipas një studimi nga Study Insights, 82 përqind e bizneseve kanë plan të definuar për marketingun digjital, qoftë në planin e tyre të marketingut ose në një plan digjital të ndarë.

Si konsumatorë, ne gjithmonë kemi qenë shënjestra e këtyre përpjekjeve të marketingut digjital. Inboxet tona janë të mbushura çdo ditë më emaile nga bizneset, dhe mediat sociale të mbushura me foto dhe video duke na inkurajuar neve të provojmë produktet dhe shërbimet e kompanive që i ndjekim ose, bazuar në algoritmat e reklamave, kompanitë që do të dëshironim t'i ndjeknim. Mesazhi është i qartë.

Por në mes të gjithë këtij bombardimi të marketingut digjital, një pyetje e madhe shfaqet, a i'a vlen? A po marrin kompanitë përfitime të plota, në përpjekjet e tyre të marketingut digjital? A po klikojnë ndjekësit, a po blejnë konsumatorët, dhe a po rriten markat e tyre personale në tregun botëror? Numrat thonë po sepse shumica e kompanive po kanë të paktën 5 dollarë të ardhura për çdo 1 dollar të shpenzuar në marketingun digjital. Haptazi, përfitimet e marketingut digjital janë më të mëdha në disa sektore se sa në disa tjerë. Këtu janë pesë industri të cilat po përfitojnë shumë nga përpjekjet e tyre të marketingut digjital.

1. Ligji

Mund të duket befasi, por industria e ligjit po ka shumë sukses në marketingun digjital. Përderisa mund të mos jetë një lëvizje tërësisht strategjike, sipas Greentarget's 2013 State of Digital & Content Marketing Survey, vetëm një nga katër firmat e ligjit kishin strategji specifike të marketingut. Por firmat e ligjit po qëndrojnë jashtë blogeve.

Përfaqësuesit ligjorë janë individë inteligjentë të cilët janë të specializuar në komunikim. Në mënyrë specifike, ata janë të mirë në shpjegimin se si ligji punon dhe se si të përdorni shkathtësitë në argument. Në blogun e tyre individual të frimës, në LinkkedIn, dhe në website të spikatura si Medium dhe Huffington Post, këta përfaqësues ligjorë po shkruajnë postime të dobishme në blog për tema specifike ligjore. Njerëzit i gjejnë dhe i lexojnë ato, dhe këto firma fitojnë klientë si rezultat. Është një strategji e cila ofron përfitim të fuqishëm sepse, për këto firma ligjore, ata nuk investojnë shumë financiarisht, por prapë ata përfitojnë shumë.

2. Shëndeti

Kur keni pyetje rreth shëndetit tuaj, cila është gjëja e parë që bëni? Nëse jeni si tre çereku i përdoruesve të internetit, 77 përqind, sipas studimit të Pew Research Center's Health Online 2013, ju kontrolloni online për të gjetur më shumë informacione. Përderisa doktorët padyshim janë një pjesë e rëndësishme e kësaj, e vërteta është se ata nuk janë vendi i parë në të cilin njerëzit shkojnë për të pasur qasje rreth informatave të shendetit. Për këtë arsye një marketing digjital i mirë për organizatat e kujdesit të shëndetit dhe doktorët individualë janë të rëndësishëm. Një website i mirë, prezenca e ngurtë në media sociale, grafika të lexuara lehtë dhe informata të shëndetit lënë përshtypje të mira dhe sjellin pacientët.

3. Automobilat

Marketingu ka qenë gjithmonë pjesë e madhe e industrisë së automobilëve. Reklamat e televizionit, të revistave dhe të gazetave duke premtuar marrëveshjet më të mira në modelet më të reja kanë qenë standarde për një kohë të gjatë. Mirëpo së fundmi, marketingu digjital është bërë një nga kanalet më të rëndësishme të industrisë së automobilëve për të arritur konsumatrë potencialë. Sipas, eMarketer, shpenzimet e reklamave në mediat tradicionale nga të gjitha kompanitë e mëdha automobilistike janë në rënie, derisa shpenzimi në reklama digjitale është duke u rritur çdo vit. Në fakt, nga 2014 në 2015, u rrit pothuajse 22 përqind.

Një arsye e rëndësishme për këtë rritje është se marketingu digjital u lejon këtyre kompanive të rregullojnë përvojën e marketingut për demografika të ndryshme, falë informatave personale në dispozicion përmes mediave sociale, një person i vjetër, për shembull, angazhohet më ndryshe se sa një person i ri. Në vend se të presin për shikues ose lexues të reklamave, kompanitë po sjellin reklamat në mënyrë direkte të konsumatorët.

4. Industria argëtuese

Media sociale është bërë vendi i kompanive argëtuese për të ndarë të gjitha llojet e informatave, foto, përmbajtje të shkurtëra, paraqitjet prapa skenave, madje edhe video direkte. Më shumë se kaq, edhe pse, është një vend ku këto kompani vënë ide në kokat e ndjekësve, shkoni të shikoni këtë film, mos harroni të xhironi këtë shfaqje, tregojuni shokëve se sa shumë ju ka pëlqyer kjo përvojë direkte.

Me informatat personale të arritshme në mediat sociale, së bashku me analitikat për të promovuar produkte specifike argëtimi për demografika të ndryshme, përfitimi i marketingut digjital i këtyre kompanive është më i madh se sa me media tradicionale, e cila ishte më pak e shënjestruar. Sipas një shpjegimi të fundit në TrackMaven, kjo e gjitha është falë angazhimit të përmirësuar me admiruesit, ndarjes më të mirë të tregut dhe të dhënat e marketingut për të ri shënjestruar demografika specifike.

5. Ushqimi

Njerëzit kanë lidhje me të vërtetë emocionale me ushqimin që atyre u pëlqen, dhe ata janë besnikë ndaj produkteve të tyre të preferuara. Të vetëdijshëm ndaj kësaj, kompanitë e ushqimit janë përgjigjur në mënyrë efektive me fushata në mediat sociale duke përmbajtur shumë tërheqje ndijore dhe një shkallë të lartë të angazhimit të konsumatorëve.

''Industria e ushqimit nuk është më e varur nga kartat e mërzitshme të recetave, ose ndaj fjalëve në një libër'', tha Mat Silitala, drejtori i Avalaunch Media.

''Konsumatorët tani hyjnë online, kontrollojnë rrjetet e tyre sociale dhe shikojnë video të mrekullueshme të cilat tregojnë vetëm në disa sekonda se si të përgatisësh pothuajse gjithçka të cilën mund t'a imagjinosh''.

Këto përpjekje tërheqin përdoruesit. Ata duhet të ndihen se këtyre kompanive me të vërtetë u intereson për preferencat e tyre të ushqimit, dhe rezultatet janë mbresëlënëse. Ky studim i vitit 2014 nga Digital Training Academy shikon pesë fushata të marketingut digjital dhe tregon se si shitjet dhe lëvizjet janë rritur nga secili.

The post 5 industritë që po përfitojnë nga marketingu digjital appeared first on Ekonomia Online.

Pse Anastasia po krahasohet me “peshk”?

Posted: 21 Jan 2018 10:06 AM PST

Anastasia Kvitko ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

E veshur me një fustan të zi e të hapur, kurbat e saj duken marramendëse.

Disa mediet rozë e kanë krahasuar trupin e saj me një peshk. Sa është i drejtë ky “personifikim” vlerësojeni vetë.

Dress @fashionnova 🌸 Use my coupon code "ANAKXO"to get 15%

A post shared by Anastasia Kvitko (@anastasiya_kvitko) on

Good morning ☀ Photo @aldorphotography

A post shared by Anastasia Kvitko (@anastasiya_kvitko) on

@thecelebtv launched today! Chat with me 1-on-1 now at Celeb.tv! ☺

A post shared by Anastasia Kvitko (@anastasiya_kvitko) on

The post Pse Anastasia po krahasohet me “peshk”? appeared first on Ekonomia Online.

Simptomat e sëmundjes së tiroideve që nuk duhet t’i injoroni

Posted: 21 Jan 2018 10:00 AM PST

Gjëndrat tiroide janë përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin dhe temperaturën e trupit.

Nëse puna e tyre ndërpritet, kjo gjë mund të çojë në pasoja të rënda për organet tuaja: mëlçinë, zorrët, veshkat, sistemin riprodhues, zemrën dhe trurin.

Më poshtë do të shihni disa prej simptomave që nuk duhet të injoroni:

Lodhje dhe nervozizëm

Sëmundja e tiroideve mund të ndikojë në nivelin tuaj të energjisë dhe në gjendjen shpirtërore. Hipotireoza shkakton ndjenjën e lodhjes dhe humbjes së forcës, shoqëruar me probleme të gjumit dhe nervozizmit.

Ndryshimet në ritmin e zemrës

Ato mund të ndikojnë edhe në rrahjet e zemrës, të cilat bëhen më të shpeshta.

Humbni ose fitoni peshë në mënyrë drastike

Një humbje ose shtim në peshë në një kohë të shkurtër nënkupton nivele të larta ose të ulëta të hormoneve tiroide.

Lëkurë e thatë dhe thonj të dëmtuar

Nëse thonjtë tuaj dëmtohen, janë më delikatë por edhe lëkura juaj është e ashpër, është një shenjë e gjëndrave të tiroideve.

Çrregullimi i temperaturës së trupit

Mund të përjetoni të dridhura ose të shfaqni djersë të tepërta.

Ënjtje në qafë

Nëse shihni ënjtje të qafës është shenjë e dukshme e gjëndrave të tiroideve.

Keni vazhdimisht dhembje muskujsh

Edhe kjo është një simptomë tjetër e sëmundjes së tiroideve.

The post Simptomat e sëmundjes së tiroideve që nuk duhet t'i injoroni appeared first on Ekonomia Online.

Reali kthehet me fitore, si në tenis

Posted: 21 Jan 2018 09:58 AM PST

Kriza e rezultateve te Reali i Madridit u duk se do të vijonte edhe këtë javë të La Ligas, kur Deportivo La Coruna, rivali i radhës që zbriti në "Santiago Bernabeu" për t'u ndeshur me "Los Blancos"-it, kaloi në avantazh në minutën e 23-të me anë të Adrian.

Por, kundërpërgjigjja e Realit erdhi më e furishme se kurrë më parë, duke shënuar plot 7 herë në portën kundërshtare, fillimisht për të përmbysur rezultatin në pjesën e parë, e më pas për t'iu dhuruar spektaklin e shumëpritur tifozëve madrilenë.

Tri dygolësha janë shënuar nga të besuarit e Zinedine Zidane, nga Nacho, Bale dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa goli i shtatë i skuadrës u shënua nga Luka Modriç.

Një triumf ky që duket se zgjon nga gjumi "merengues"-it, por që mbeten ende larg Barcelonës kryesuese, me 16 pikë më pak. Barcelona do të luajë në mbrëmje në fushën e vështirë të Betisit, ndërsa Reali gjithsesi do të ketë edhe një ndeshje tjetër për të luajtur, në përpjekje për të shkurtuar diferencën.

The post Reali kthehet me fitore, si në tenis appeared first on Ekonomia Online.

Maqedonasit djegin flamurin e BE-së në Shkup

Posted: 21 Jan 2018 09:52 AM PST

Flamuri i BE u ndez në Shkup në një protestë të shoqatave nacionaliste patriotike maqedonase kundër ndryshimit të emrit të shtetit. Demonstruesit kundërshtojnë edhe miratimin e një ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Protesta mbahet para Parlamentit të Maqedonisë, të organizuar nga shoqatat patriotike dhe Forcat e Bashkuara Maqedonase (MOS), ku sipas vlerësimeve të ndryshme, morën pjesë nga 500 deri në 1.500 njerëz.

Media raporton se rreth 500 njerëz kanë nënshkruar një peticion kundër ligjit të ri për përdorimin e gjuhës që zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet në të gjithë territorin e vendit dhe kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë në kontekst të zgjidhjes së mosmarrëveshjes me dekada të gjatë me Greqinë.

The post Maqedonasit djegin flamurin e BE-së në Shkup appeared first on Ekonomia Online.

Megjithatë Shpend Ahmeti del “të zgjedhë” kryetarin

Posted: 21 Jan 2018 09:48 AM PST

Në zgjedhjet e brendshme të subjektit më të madh në vend për të zgjedhur kryetarin e saj ka votuar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Një fotografi është publikuar në rrjetet sociale, ku Ahmeti shihet duke votuar në njërin prej vendvotimeve të Vetëvendosjes, raporton Persikopi.

Më herët, mediet kishin raportuar se se Ahmeti, së bashku me të dorëhequrit nga partia nuk kanë votuar fare.

Albin Kurti është i vetmi kandidat për kryetar të Vetëvendosjes.

Në zgjedhjet e sotme nuk janë parë duke votuar disa prej të pakënaqurve me zhvillimet brenda VV-së.

Në fletëvotim janë opsionet "për", "kundër" dhe "abstenoj".

The post Megjithatë Shpend Ahmeti del “të zgjedhë” kryetarin appeared first on Ekonomia Online.

Barcaleta e ditës: Gruaja, kredia dhe banka…

Posted: 21 Jan 2018 09:42 AM PST

Një grua paraqitet në një nga bankat në qendër të Tiranës dhe kërkon oficerin e kredisë. Ajo i thotë se do të shkojë në një qytet evropian për biznes jo më shumë se dy javë dhe ka nevojë të marrë hua 5000 euro.

Zyrtari i bankës i thotë asaj se banka do të ketë nevojë për një lloj garancie për një hua të tillë, kështu që gruaja i dorëzon çelësat e një Rolls Royce-t të ri që është parkuar në rrugë para bankës.

Pasi kryhen të gjitha verifikimet, banka vendos ta pranojë makinën si kolateral (garanci) për huanë. Një punonjës e drejton Rolls Royce-n në garazhin e bankës dhe e parkon atje.

Dy javë më vonë, gruaja kthehet, rimburson 5000 eurot dhe interesin për to, i cili ishte 15 euro. Oficeri i kredisë i afrohet asaj dhe i thotë:

"Ne jemi shumë të lumtur që bëmë biznes me Ju, dhe që ky transaksion funksionoi shumë mirë, por jemi pak të habitur. Ndërsa ishit larg, ne kontrolluam llogaritë tuaja dhe gjetëm që ishit një pasanike multimilionere. Ajo që na habit është pse do të shqetësoheshit për të marrë hua 5000 euro?"

"Epo, ku tjetër në Tiranë mund ta parkoj makinën time për dy javë me 15 euro?

The post Barcaleta e ditës: Gruaja, kredia dhe banka… appeared first on Ekonomia Online.

Asgjë e zakonshme në martesën e Angela Martinit, modelja tregon unazën unike

Posted: 21 Jan 2018 09:36 AM PST

Ndoshta do e quani “shtrigë” kur të mësoni historinë sesi modelja kishte menduar çdo gjë për unazën dhe partnerin që katër vjet më parë.

Angela Martini, pas fotove mahnitëse nga muaji i mjaltit, i vë kapakun kësaj periudhe të çmendur të nisur me martesën e saj në Las Vegas, me unazën me një gur gjigant drejtkëndësh që mban në dorë.

❤ #honeymoon

A post shared by Angela Martini (@angela_martini) on

Modelja shqiptare e martuar me producentin nga Rumania, ka treguar që katër vjet më parë i kishte thënë mikeshës së saj, artiste bizhuterish që ajo do ia krijonte unazën e martesës dhe pas një viti ishte nisur në Los Angeles ku do të gjente “të duhurin”. Atë e gjeti, u martua dhe tani u kthye te mikesha e vetë për të marrë nga duart e saj, unazën që kishte ëndërruar gjithmonë.

 

The post Asgjë e zakonshme në martesën e Angela Martinit, modelja tregon unazën unike appeared first on Ekonomia Online.

Griezmann zgjedh Barcelonën

Posted: 21 Jan 2018 09:00 AM PST

griezmanYlli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann do t'i bashkohet Barcelonës, raportojnë mediet spanjolle.

'Blaugranat' prej kohësh insistojnë ta blejnë francezin, dhe duket se ky qëllim i Barcelonës do të realizohet, por jo gjatë tregut të janarit, transmeton kp.

Siç raportojnë mediet iberike, Griezmann do t'i bashkohet gjigantit spanjoll në verën që vjen.

Francezi kërkohet edhe nga Manchester United, por thuhet se lojtari preferon Barcelonën së cilës pritet t'i bashkohet në fund të këtij sezoni.

The post Griezmann zgjedh Barcelonën appeared first on Ekonomia Online.

Njihuni me shenjat e heshtura të stresit

Posted: 21 Jan 2018 08:47 AM PST

Dr. Megan Arroll, psikologe dhe autore e shumë librave, thotë se stresi prek në shumë mënyra si trurin ashtu edhe trupin tonë. Ai lë shenja të dukshme, si fizike ashtu edhe mendore. Ndër shkaktarët kryesor të stresit është ngarkesa e madhe fizike dhe psikologjike që ne mund të kemi në një periudhë të caktuar. Ja cilat janë disa nga shenjat më të dukshme të prezencës së tij në secilin prej nesh.

  • Keni probleme me rrahjet e zemrës.
  • Keni vështirësi në përqendrim dhe si pasojë shpesh mund t'ju qëllojë të humbisni fillin e bisedës.
  • Nuk mund të qëndroni dot pa lëvizur, kjo është edhe një shenjë se stresi po bëhet paksa problematik dhe duhet të merrni masa për ta trajtuar atë.
  • Keni probleme me stomakun, duke qenë se stomaku dhe truri komunikojnë me njëri tjetrin, nëse truri është i ngarkuar, pra i prekur nga stresi, atëherë kjo gjendje do t'i transmetohet edhe stomakut dhe si pasojë mund t'ju shfaqen probleme të tilla si diarre, kapsllëk etj.
  • Keni probleme me gjumin, mungesa e gjumit lidhet me prezencën e stresit të akumuluar prej një kohe të gjatë.
  • Ju ikën zëri, të folurit vështirësohet kur vuani nga stresi, kjo pasi krijohen edhe probleme me frymëmarrjen.
  • Acaroheni lehtë, stresi ju nxit të irritoheni lehtë dhe të keni debate të shpeshta me personat që ju rrethojnë.
  • Ndjeheni sikur të gjithë përveç jush po bëjnë diçka pozitive në jetë, po ecin përpara dhe veç ju jeni duke qëndruar në vend numëro.
  • Prekeni shpesh nga gripi dhe nuk shëroheni lehtë. Kjo pasi stresi prek dhe dobëson sistemin imunitar.

Por çfarë ndodh saktësisht me trupin tuaj kur jeni nën stres?

Gjatë kohës që jeni në stres, gjaku e shmang trurin, zemrën, mushkëritë dhe muskujt, duke bërë që trupi të kërkojë një mënyrë për të dalë nga kjo gjendje. Rrahjet e zemrës shtohen me qëllim që këto zona të furnizohen me sasinë e nevojshme të gjakut. Frymëmarrja bëhet më e shpeshtë sepse duhet që muskujt të furnizohen sa më shpejtë me oksigjen, madje në periudha të tilla trupi ka prirjen të djersijë më shumë me qëllim që të shmangë rritjen e temperaturës. Niveli i sheqerit rritet ndjeshëm pasi duhet që të furnizojë trurin dhe muskujt. Një tjetër pasojë e stresit është edhe ngushtimi i enëve të gjakut.

Gjëja më e mirë që mund të bëni në situata të tilla është të qetësoheni, të mendoni pozitivisht dhe të bëni gjëra ndryshe.

The post Njihuni me shenjat e heshtura të stresit appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more