Skip to main content

“Memushaj pranon marrëveshjen, një hap larg Barit” plus 9 more - Gazeta Dita

“Memushaj pranon marrëveshjen, një hap larg Barit” plus 9 more - Gazeta Dita


Memushaj pranon marrëveshjen, një hap larg Barit

Posted: 23 Jan 2018 02:32 AM PST

Nga sa shkruan sportmediaset futbollisti shqiptar Ledian Memushaj ka pranuar ofertën e Barit dhe tashmë pret vetëm "ok" përfundimtar të Beneventos.

Nga kjo marrëveshje që pritet të finalizohet brenda 48 orëve, Benevento parashikohet të përfitojë 500 mijë euro.

Sipas medieve italiane, drejtuesit e skuadrës që militon në Serie B gjetën akordin me Beneventon, e më pas edhe me vetë lojtarin për të bërë transferimin e Memushajt në merkaton e dimrit.

Kështu, Ledian Memushaj do t'i bashkohet një tjetër futbollisti shqiptar te Bari, mesfushorit Migjen Basha.

Forcat turke bombardojnë Sirinë veriore

Posted: 23 Jan 2018 02:18 AM PST

Forcat turke bombarduan Sirinë e veriut të hënën, në një fushatë për të larguar milicinë kurde jashtë zonës së Afrin-it, ndërsa zyrtarët njoftuan se operacioni do të përfundojë shpejt.

Përplasjet me forcat turke në veriperëndim të Afrin-it u njoftuan edhe nga milicia kurde YPG.

Zëvendës kryeministri turk Mehmet Simsek tha se ofensiva ushtarake do të shërbejë për të zvogëluar rrezikun terrorist ndaj Turqisë.

Ankaraja e akuzon YPG-në, që kontrollon Afrinin, si të lidhur me rebelimet brenda Turqisë.

Kryeministri turk Binali Yildirim tha se objektivi i operacionit është krijimi i një kordoni sigurie prej 30 kilometrash brenda zonës së Afrinit për të mbrojtur qytetet turke nga sulmet.

Ndërkohë sot shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini tha se ishte "shumë e shqetësuar" nga ofensiva turke kundër objektivave të milicisë kurde në Siri dhe njoftoi se do të kërkojë bisedime urgjente me zyrtarët turq.

Detaje të reja, Ariela dhe Aldisoni të lidhur prej 4 vitesh, ishin ndarë para 2 muajsh

Posted: 23 Jan 2018 02:17 AM PST

Detaje të reja janë mësuar rreth ngjarjes që tronditi kryeqytetin mesditën e së dielës, kur Aldison Belulaj vrau për vdekje plumba Ariela Muratin.

Studentja e Juridikut, 21-vjeçarja Ariela Murati ka qenë e lidhur me djalin që e vrau për katër vite, raporton News 24 që në kohën kur ishin gjimnazistë.

Por para dy muajsh, në nëntor të 2017-ës çifti është ndarë e ka shkëputur çdo kontakt. Gjatë kësaj kohe Aldisoni e ka shqetësuar Arielën në telefon duke mos pranuar ndarjen.

Madje kohët e fundit Ariela po shoqërohej me një djalë tjetër dhe këtë fakt e ka marrë vesh edhe Aldisoni.

Para 10 ditësh për të mos pasur më asnjë kontakt me ish-të dashurin, Ariela ka ndërruar edhe numrin e telefonit.

Ky veprim me sa duket ka acaruar gjendjen mendore të Aldisonit, i cili ka kërkuar një kontakt të saj edhe tek familjarët e vajzës.

Ditën e ngjarjes Aldisoni e ka ndalur në rrugë Arielën e cila ka qenë e shoqëruar me motrën dhe kushërirën. Motra dhe kushërira janë distancuar dhe nuk kanë dëgjuar dialogun mes të rinjve.

Ato janë kthyer vetëm kur kanë dëgjuar Arielën të bërtiste "mos më vrit". Vajza është ulur në gjunjë është përpjekur të qetësojë autorin, por ai e ka qëlluar.

Viktima ka një plagë plumbi tejshpuese në dorën e djathtë dhe në këmbën e djathtë dhe një plumb në kokë.

Drejt një sistemi për votimin e emigrantëve

Posted: 23 Jan 2018 02:02 AM PST

 

Është zhvilluar sot në Tiranë një tryezë diskutimi mbi votimin e shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj parashtroi çështjet kryesore që kërkojnë adresim për realizimin e këtij projekti.

"Aspekti parësor i sistemit të votimit të emigrantëve është identifikimi i vendndodhjes së tyre". Kjo tha Xhafaj vlen si për votim me postë, ashtu edhe nëse zgjidhet votimi elektronik.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se është jetike që procesi të përmbajë tre elementë bazikë.

"Është shumë e rëndësishme, është themelore, që sistemi i votimit duhet të sigurojë për ta tre elementë bazikë: fshehtësinë e votës, transparencë të procesit të numërimit dhe padyshim, integritet të procesit të votimit."

Xhafaj tha se në varësi të modelit që duam të zgjedhim,  duhet të vendoset nëse do tu kërkojmë atyre që paraprakisht të regjistrohen si votues që të përfshihen në listën e zgjedhësve apo do të jenë automatikisht pjesë e listës së zgjedhësve. "Këto dhe shumë çështje të tjera kërkojnë adresim të shpejtë dhe të përshtatshëm."

Ministri i brendshëm tha se një ndër prioritetet kryesore të qeverisë për këtë mandat është edhe saktësimi i adresave, ku banon kush, pjesë e së cilës është edhe identifikimi dhe regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko si edhe ambasadorë të huaj të akredituar në Shqipëri

Çamët nisin protestat, AFP: Athina kishte dekada që e kërkonte këtë marrëveshje

Posted: 23 Jan 2018 02:00 AM PST

 

Ashtu siç ishte paralajmëruar, çamët do të nisin sot protestat, të provokuara nga arritja e një marrëveshje për varrezat e ushtarëve grekë.

"Shoqata "Çameria", ditën e sotme, ora 17:00 do të organizojë një protestë përpara Ministrisë së Jashtme në përkujtim të të rënëve përgjatë genocidit të shovinizmit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. I pranishëm në protestë edhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi," thuhet në një njoftim.

Ndërkohë lajmi i nisjes së kërkimit për eshtrat e ushtarëve grekë është raportuar nga mediat më të mëdha në botë.

Agjencia AFP shkruan se ministria e Jashtme e Greqisë e quan një moment historik.

"Fushata e vitit 1940-41 në Shqipëri, ku sulmi italian u zmbraps përkundrejt të gjitha shanseve, përkujtohet çdo vit në Greqi dhe është i pari sukses i Aleatëve ndaj fuqive të Boshtit", shkruan agjencia.

"Greqia e ka kërkuar diçka të tillë prej dekadash. Detajet u miratuan në nëntor, edhe pse marrëveshja origjinale është përmbyllur në vitin 2009", thuhet në shkrim.

"Shqipëria dhe Italia kanë arritur një marrëveshje të ngjashme për të riatdhesuar eshtrat e më shumë se 6 mijë ushtarëve italianë. Por Greqia, e cila ka një minoritet etnik në jug të Shqipërisë, dhe që në të kaluarën ka kërkuar të aneksojë rajonin, gjithmonë ka insistuar që të rënët e saj të mbeten në shtetin fqinj. Trajtimi i minoritetit grek në Shqipëri është burim i përsëritur tensionesh mes dy shteteve".

“Amerika e para”, Trump shton tarifa për mallrat e importit

Posted: 23 Jan 2018 01:57 AM PST

SHBA ka miratuar tarifat e shumë diskutuara mbi lavatriçet e importuara dhe panelet diellore. Lëvizja është në një linjë me politikën tregtare të presidentit Trump, "Amerika e Para", që synon të mbrojë prodhuesit lokalë nga konkurrenca e huaj.

Prodhuesit kinezë të paneleve diellore dhe ata të lavatriçeve në Korenë e Jugut, do të preken më rëndë. Të dyja vendet i kanë kritikuar tarifat për të cilat presidenti Trump ka folur që kur është ulur në detyrë.

Veprimi po konsiderohet si lëvizja më domethënëse në fushën e tregtisë, e presidentit Trump, që kur ai vendosi ta nxjerrë SHBA nga marrëveshja për partnershipin trans-paqësor dhe të rinegocionte marrëveshjen për tregtinë e lirë në amerikën veriore, nafta.

Politika është miratuar nga Trump pasi Komisioni Amerikan për Tregtinë Ndërkombëtare arriti në përfundimin se prodhuesit lokalë dëmtoheshin nga importet më të lira.

Tarifat e vendosura mbi panelet diellore ishin sidoqoftë më të ulëta nga sa prodhuesit amerikanë kishin shpresuar, por ato mbi makinat larëse dhe pjesët e këmbimit të tyre ishin më të larta nga ç'pritej, duke shtuar vlerën në disa raste deri në 50 për qind.

Koreja e Jugut tha se do të ankohej në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke i quajtur tarifat të ekzagjeruara. Prodhuesit koreano-jugorë, përfshirë Samsung dhe LG, konkurrojnë në tregun e makinave larëse me firma amerikane si Whirpool.

Ndërkohë Kina, prodhuesja më e madhe në botë e paneleve diellore, tha se lëvizja do të dëmtonte akoma më tej ambientin e tregtisë globale.

Rakipi dhe Rehoveci shkojnë në gjykatë, kërkojnë rikthimin e mandatit

Posted: 23 Jan 2018 01:52 AM PST

 

Ish-deputeti Aqif Rakipi ankimon në Gjykatën e Administrative vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit.

Ora News mëson se brenda javës do të ankimojë në Gjykatë edhe ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rehoveci

Më 5 janar 2017 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u hoqi mandatin dy deputetëve, atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili kishte fituar mandatin në qarkun e Beratit, si dhe atij të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili e kishte fituar mandatin në Qarkun e Elbasanit.

Me 5 vota pro, KQZ pranoi kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme, e cila pas verifikimit të shenjave të gishtërinjve i akuzoi dy deputetët se me emër të rremë ishin ndaluar në shtetin italian rreth 20 vite më parë.

Deputetët e ri që zunë vendin e tyre janë Dritan Bici, i cili zëvendëson Aqif Rakipin në Qarkun e Elbasanit.

Aeroporti i Vlorës, Gjiknuri zbulon ofertën: Do konkurojë Rinasin

Posted: 23 Jan 2018 01:49 AM PST

Mbi 90 milionë euro do të investohen në aeroportin e ri të Vlorës, i cili do të jetë shumë më modern se Aeroporti "Nënë Tereza". Këtë shifër e bëri publike Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një intervistë në Tonight Ilva Tare, teksa tha se shteti do të marrë disa risqe për t'i garantuar fitimet kompanisë. Gjiknuri foli dhe për rrugët e reja që do të ndërtohen ku veçoi aksin Rrogozhinë-Kashar i cili do të jetë me pagesë.

Vlora është një ofertë shumë serioze, është një investim mbi 90 e ca milionë euro. Është një aeroport shumë më modern sesa Rinasi. Një aeroport që do të sigurojë akses dhe për kargon dhe pasagjerët. Çfarë garanci do japë shteti apo risqet janë gjëra…Shteti do marrë ato risqe që do të mendohen të pranueshme, të mitigueshme. Mund të jenë në formën qoftë dhe të një minimumi trafiku të garantuar për një periudhë afatshkurtër apo forma të tjera. Kjo kontratë do të jetë ndër më të mirat. Qeveria të mërkurën do të kalojë projektligjin e veçantë që do të miratohet në Kuvend dhe brenda një periudhe te shkurtër do të fillojnë negociata intesive edhe me ekspertizë të huaj. Në fund do të kemi një kontratë transparentë dhe me leverdi me vendin”, tha Gjiknuri.

Duke nënvizuar se aeroporti i Vlorës do të konkurojë atë të Rinasit, Gjiknuri është besimplotë se brenda gjysmës së parë të këtij viti do të finalizohet kontrata.

Oferta që ka ardhur për aeroportin e Vlorës është shumë serioze nga një konsorcium i kompanive më të mëdha turke, nga kompanitë më të mëdha në botë. Këto kompani sot po ndërtojnë aeroportin e Stambollit, aeroporti më i madh i botës. Është një ofertë që është terësisht me investim privat, shteti merr vetëm garancitë minimale dhe kjo ofertë po studiohet, do të negociohet. Patjetër që ka nevojë për përmirësim por është një proces që do të vijojë me grupet e punës të ngritur me përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Transporteve dhe shumë shpejt do të dalë me konkluzione. Jam i bindur se brenda 6 mujorit të parë të këtij viti ne do të kemi një kontratë në fuqi dhe fatmirësisht Shqipëria do të bëhet me një aeroport të dytë ndërkombëtar, jo vetëm turistik, një aeroport që do të jetë konkures me Rinasin”, tha ministri.

Për sa i përket rrugëve të reja, Gjiknuri tha se këtë vit nis aksi Thumanë-Vorë dhe autostrada Kashar-Rrogozhinë që do të jetë me pagesë.

Ministri Gjiknuri pohoi se ka nisur studimi i fizibilitetit për të ndërtuar gjithashtu një aeroport turistik në qytetin e Sarandës.

Kanabisi si ilaç

Posted: 23 Jan 2018 01:43 AM PST

 

Pas legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor në Gjermani sapo ka nisur të hapet një treg i ri me potencial të madh.

Kanabisi përdoret si terapi në rastin e sëmundjes së multipël sklerozës, për kurimin e dhimbjeve kronike apo të simptomave që shoqërojnë disa sëmundjeve të tjera si kanceri apo SIDA.

“Kur marr kanabis ndjej më pak dhimbje dhe kam më pak ngërçe”, – thotë Christoph Schäkermann, që vuan nga sëmundja e multipël sklerozës që prej vitit 2015.

Prej marsit të vitit 2017 canabisi lejohet që të tregtohet në farmacitë gjermane legalisht për t’u përdorur për arsye mjekësore. Mjekët mund t’u japin madje një recetë speciale pacientëve që të përdorin kanabis në rast se terapitë e tjera alternative nuk kanë efekt. Kostot në një rast të tillë i marrin përsipër shoqëritë e sigurimit, sepse pesë gram lule kanabisi kushtojnë në farmaci mbi 125 euro.

Në gjysmën e parë të vitit 2017 mjekët lëshuan më tepër se 10.600 receta për kanabis. Për këtë arsye shpesh në farmaci nuk e gjen dot këtë medikament me bazë bimore.

Nga kjo po përfitojnë tani katër sipërmarrjet që mundën të siguronin licencat e importit të kanabisit nga Agjencia federale e Opiumit. Një nga këto është firma Cannamedial Pharma. Niklas Kouparanis, drejtori i shpërndarjes pranë Cannamedial Pharma thotë se në Gjermani fillimisht nuk u mendua se nevoja dhe kërkesa për kanabis do të jetë kaq e madhe.

Kanabisi që importohet për arsye mjekësore ka cilësi jashtëzakonisht të lartë, dhe nuk mund të krahasohet me cilisinë e kanabisit që pihet në formë cigareje.

Tani kanabisi importohet kryesisht nga Holanda. Por Cannamedial Pharma parashikon të fillojë të importojë kanabis nga Kanadaja.

Në SHBA mjekimi me kanabis gjeneron të ardhura në miliarda. Niklas Kouparanis mendon se gjatë vitit 2018 firma e tij do të importojë rreth 22 tonë kanabis.

Importet e kanabisit u nënshtrohen kontrolleve të rrepta të cilësisë dhe të standardeve.

Kanabisi që importohet për arsye mjekësore ka cilësi jashtëzakonisht të lartë, dhe nuk mund të krahasohet me cilësinë e kanabisit që pihet në formë cigareje./Deutsche Welle

 

Kujdes nga mikrovala

Posted: 23 Jan 2018 01:37 AM PST

Furrat me mikrovalë ndotin ambientin me dioksid karboni. Në Evropë janë rreth 131 milionë furra mikrovale të cilat gjenerojnë 7.7 milionë tonelata CO2 në vit, e barabartë me shkarkimet e 7 milionë automjeteve.

Studimi më i fundit britanik thekson se edhe gjatë kohës që nuk përdoren, por janë në prizë, ato vijojnë shkarkimin e dioksidit në ambient. Pra, pas ngrohjes së një vakti, është mirë që mikrovala të shkëputet nga priza elektrike, në mënyrë që të evitohet impakti negativ.

Studiuesit theksojnë se zakonisht një mikrovalë ka një jetëgjatësi 8 vjet, por sipas tyre është mirë që kjo pajisje elektroshtëpiake të mos ndërrohet thjesht për modë.

Pasi llogaritet që në vitin 2005 në Evropë janë hedhur si mbetje 184 mijë tonelata furra mikrovale dhe me këto ritme mendohet se në vitin 2025 kjo shifër të arrijë në 195 mijë tonelata.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more