Skip to main content

“Një takim imagjinar me ambasadorin Lu për Vettingun” plus 9 more - Gazeta Dita

“Një takim imagjinar me ambasadorin Lu për Vettingun” plus 9 more - Gazeta Dita


Një takim imagjinar me ambasadorin Lu për Vettingun

Posted: 20 Jan 2018 02:07 AM PST

Nuk e prisnja që zoti Donald Lu, ambasador i SHBA, do t'i përgjigjej kaq shpejt kërkesës sime për takim. Për më tepër një përgjigje pozitive.

Në ditën e orën e caktuar kapërceva derën e Ambasadës së shtetit të madh dhe nën shoqërimin e rojave me uniformë e sjellje elegante, u gjenda në zyrën e zotit Donald Lu. Emocionet e pashmangshme të rastit, për çudi, i kapërceva me shumë lehtësi.

Pas përshëndetjes së mirëseardhjes, zoti Lu, me një buzëqeshje prej babaxhani shqiptoi shqip fjalën "urdhëroni", që do të thoshte se unë duhej të filloja të shtroja problemin për të cilin kisha kërkuar atë takim të pazakonte për një qytetar të zakonshëm.

-Zoti ambasador, i gjithë problemi im lidhet me  të famshin Vetting.

Ambasadori Lu ndjeu lehtësim. Problemi im ishte plotësisht në fushën e tij. Ndaj dhe me një buzëqeshje dashamirëse, çka do të çarmatoste dhe protestuesin më të egërsuar të sindikatave shqiptare, ma ktheu : "Punët e mira bëhen ngadalë, thoni ju shqiptarët"!

-Po, vërtet, ashtu është, ia prita pa vonesë, por korrupsioni e krimi po vrapojnë shpejt . . . .

Replika ime e ndezi muhabetin. Pa krijuar asnjë pauzë, ambasadori mori inisiativën  e bashkëbisedimit dhe me një durim të admirueshëm më përsëriti pothuaj të gjitha ato që ai ka deklaruar në takime të ndryshme apo në prononcimet me gazetarët, që i vihen mbrapa, sapo del nga ambasada.

-Zoti ambasador, – guxova e i ndërhyra pa e mbaruar plotësisht ligjëratën. – Unë e kuptoj se realizimi i Vettingut dhe i vetë reformës së drejtësisë në vendin tonë, për situatën e krijuar, nuk është një punë e lehtë. Korrupsioni galopant i këtyre 27 viteve e ka bërë "nyjen" shumë më të fortë e më të koklavitur edhe se "Nyjen Gordiane".

Zoti Lu qeshi dhe duke më treguar se e dinte atë punën e "Nyjes" së famshme, më provokoi: "Mos doni të thoni se "Nyja" e korrupsionit shqiptar duhet prerë më shpatë, siç bëri Aleksandri i Madh?"

-Jo, jo, ruajna zot! Në këtë rast ne na mungon edhe Aleksandri, edhe shpata . . . . por, – vijova më tej, – unë do t'ju propozoja një metodë tjetër. Nje metodë më afër në kohë, më të thjeshtë dhe mjaft efikase. . .

Dhe i tregova këtë episod nga jeta dhe veprimtaria e Ali Pashë Tepelenës:

Kur shtetasit e Ali Pashës nuk gjenin zgjidhje të drejtë tek Kadiu për hallet e tyre, shkonin e ankoheshin tek Pashai. "Pasha i nderuar, filani më ka vjedhur lopën", thoshte ankuesi. "Për allah nuk është e vërtetë", – ia kthente i akuzuari. Si t'ia bënte Pashai?  Situatës së koklavitur Ali Pashë Tepelena i jepte këtë zgjidhje: Nëse i akuzuari  për vjedhjen e lopës ishte i shëndoshë nga trupi, Aliu konkludonte dhe urdhëronte: "Jepi mexhidet (lekët) se ti do t'ja kesh vjedhur lopën, ndaj dhe je shëndoshur". Ndërsa kur qëllonte që vetë ankuesi ishte i shëndoshë dhe i akuzuari për vjedhjen e lopës i dobët, Pashai thoshte: "Po të ta kishte marrë ty lopën, do të ishte shëndoshur si ti, ndaj ik se nuk është ky hajduti i lopës tënde". Dhe davaja e Ali Pashë Tepelenës nuk kishte apel. . .

Në situatën konkrete të vendit tonë, vijova unë,  nuk do të bëhej ndonjë gabim i madh, nëse do të përdorej metoda e Ali Pahë Tepelenës. Propabiliteti i gabimit do të ishte tepër i vogël. Në nëntëdhjetë e nëntë përqind të rasteve "korrupsionistët"  janë të shëndoshë, me qafë e gushë që u kërcen mbi jakën e zbërthyer të këmishës. . . .

Ambasadori Lu, ndonëse u kënaq dhe madje qeshi me lot për episodin në fjalë, refuzoi kategorikisht të përdorej kjo metodë në ditët e sotme.

-Gjërat, tha ai, duhet të sqarohen me detaje, me argumente, me fakte. Ndaj dhe po bëjme gjithë këto përgatitje, po ngrejmë gjithë këto komisione . . . Dhe rreshtoi me saktësi organet speciale që kanë nisur apo do të nisin shumë shpejt punën për realizimin e refomës në fjalë. Reforma e drejtësisë, vijoi ambasadori, është reforma më e rëndësishme e këtyre 27 viteve. Frutet e saj të plota do të duken pas shtatë deri dhjetë vitesh, ndaj ajo duhet përgatitur e zbatuar me kujdes e me saktësi. . .

Shtatë deri dhjetë vite për të marrë frutat e plota të reformës?!  A nuk janë pak si shumë? Nuk mund të rrija pa i treguar bashkëbiseduesit tim një ngjarje që, sipas një tregimi të lexuar këtu e tre dekada më parë, ka ndodhur në Francë.

Një kont francez, bri vilës tri katëshe, kishte një kopësht (bahçe) të mrekullueshme, ku kishte mbjellur të gjitha llojët e pemëve dhe perimeve. Por lezetin e kopshtit ia prishte një lepur, i cili sapo fillonin perimet e para, i çukiste e i nakatoste me dhëmbët e tij të vegjël, por të mprehtë. Konti, nuk kishte lënë mjet pa përdorur, që nga kurthet, leqet apo dhe helmet, por nuk kishte mundur të shpëtonte nga lepuri grabitqar. Ndaj një ditë, ftoi për drekë tre – katër Kontër të nahijeve fqinje dhe pasi i dëndi me pije e meze, u kërkoi ta ndihmonin në asgjesimin e lepurit grabitqar. Katër Kontët komshij, së bashku me të zotin e vilës, ngjeshën shpatat e koburet dhe hipur mbi kuaj i ranë disa herë kryq e tërthorë kopshtit. Pas  dy orësh "luftim", arritën ta gjenin e ta vrisnin lepurin bandit. Po, kur ndaluan për të shijuar fitoren, panë me dhimbje se nga dyluftimi me grabitësin lepur, kopshti ishte shkatërruar plotësisht dhe duhej punuar e mbjellur nga fillimi.

-Ne, së bashku me shqiptarët, do ta zëmë lepurin grabitqar, së bashku me ujqërit e korrupsionit dhe "kopshtin" nuk do ta prishim.

-Ambasador, – ia prita unë, – korrupsioni e krimi tek ne është bërë sa piramida e Keopsit . . .

-Do ta shëmbim nga themelet këtë piramidë, – foli zoti Lu, dhe shtoi dozën e buzëqeshjes duke më vështruar drejt e në sy.

Megjithë skepticizmin ndaj deklaratave të mikut të përtejoqeanit, e pranova humbjen e "duelit", por nuk u tërhoqa pa dhënë edhe një këshillë shqiptarçe. I thashë ambasadorit se piramida, ashtu si dhe kulla ndërtohen duke filluar nga themelet e gjer në çati. Ndërsa për ta prishur shpejt dhe pa rrezik të të zërë brenda, puna nis nga çatia për të shkuar tek themelet.

-Hiqi nja tre-katër tjegulla çatisë dhe kulla (shtëpia) bie vetë brenda pa qenë nevoja ta gërgasish nga poshtë.

Nuk e di nëse e kuptoi apo jo se për cilat "tjegulla" e kisha fjalën. Dhe këtë të fundit nuk arrita ta verifikoja, pasi takimi im imagjinar me Ambasadorin Lu mbaroi. Të presim e të shpresojmë se diçka do të ndodhë me fillimin e vitit të ri. Fundja shpresëhumburit nuk kanë se ç'të humbin nga pritja, veçse shpresën!

Gjon Bruçi

Profil/ Njeriu i mirë dhe atdhetari Baftjar Jonuzi

Posted: 20 Jan 2018 01:57 AM PST

Prof.Dr.Fatmir Shehu

Vitet ikin dhe kujtimet  rrojnë dhe trasmetohen brez pas brezi. Populli jonë ka një shprehje : "rrofsh dhe e kujtofsh " në raste ngushëllimi. Kjo shprehje ka një domethënje të madhe sepse i jep kuptim   dhe e bënë të qënësishme të shkuarën dhe e lidh atë me të tashmen dhe të ardhmen.

Dhe kështu çdo brez e ka për detyrë që të mos harrojë, madje ti dokumentojë kujtimet dhe çdo gjë që lidhet me paraardhësit e tijë aq më shumë kur ndër  ta ka të shquar , që kanë kontribuar duke mohuar dhe veten për të mirën e vëndit pse jo edhe të brezit pasardhës. Një nga këta njërëz është dhe Baftjar Jonuzi , bir i Gorishovës  së Mallakastrës.

Sigurisht që unë që po shkruaj këto radhë nuk kamë pasur rastin që ta njohë në punë të përbashkët , apo të kem pasur n'do një bashkëpunim me 'të sepse unë kamë qënë relativisht  vogël  në kohën që ka jetuar ai sa që moshatarëve të tijë  I thërrisja  me "xha ". Megjithëatë , PËR shkak se dhe ai ka qënë i larguar me punë të ndryeshëme,  unë e kamë takuar vetëm njëherë por sigurisht  kamë dëgjuar si dhe kamë lëxuar. Jo më kot thonë se clsia e një fuçie me verë  vlerësohet  duke pirë  edhe vetëm një gotë. Prandaj dhe mua,  ai takim i vetëm me 'të më fiksoi në shpirtin dhe kujtesën time madhështinë e atij njeriu që nuk mund ta harroj.

Ne jetonim në Gorishovë dhe xha Baftjarin gjyshi e njifte shume mirë dhe kish respekt dhe dashuri  për të sa që shpesh kur binte llafi thosh: "Lum nëna që e ka" por dhe "Lumë ne që e kemi " se na nderonë fshatin.

Familja nga rridhte Baftjari është një familje atdhedashëse  me aktivitet patriotik  dhe kontribut në ngritjen e Flamurit, në luftën e Vlorës etj Baftjar Jonuzi ishte njeri I punës, i sakrificës dhe i devotshëm për të kryer punë të rëndësishëme. Ai ishte nga ata njërëz që bënë dhe luftën dhe u vunë të mobilizuar në vënijen në jetë dhe të  idealeve  që ushqyen  gjatë kohës së luftës.

Lindi më 1926 nga një familje fshatare e mesme. Në moshën 16 vjeçare mori pjesë në lëvizjen  Nacional-Çlirimtare  në çetën teritoriale të Cakranit dhe luftoi me armë në dorë kundër zaptuesëve të huja dhe bandës së Isa Toskës. Gjatë luftës punoi me rininin.

Në gusht 1944 mori pjesë në radhët e ushtrisë  N.ÇL në Grupin  e Tretë të Mallakastrës dhe më vonë në brigatën  e XI sulmuese  me detyrë komisar batalioni. Mbas çlirimit punoi si drejtues në sektor të ndryeshëm  të ekonomisë, në Durrës , në Ministrinë e Bujqësisë, në komitetin ekzekutiv të qarkut të Vlorës dhe të Fierit  si i plotfuqishëm i grumbullimeve dhe shef i seksionit të bujqësisë në Fier.

Ai ishte në Komitetin Ekzekutiv dhe nguli këmbë që të shkonte në bazë pranë tokës dhe fshatarëve puntor dhe  të mirë. Dhe këtij qëllimi me këmbënguljen dhe pasionin e tijë ja arriti . Kërkesën e tijë këmbëngulse organet kompetente ja plotësuan duke i propozuar që të shkonte në  Zharrëz në mënyrë që kjo kooperativë të ngrihesh në një nivel të lartë ekonomiko-financiar dhe të zhvillimit social dhe kulturor duke nderuar dhe emrin që I kishin vënë:  të udhëheqsit kryesor të Partisë

Baftjar Jonuzi

Ai i vuri në kornizën e qëllimit të tijë fjalët që i thanë kur e nisën për në kooperativë: "Duam ta forcojmë atë kooperativë , ta bëjmë një ekonomi shëmbullore , ashtu siç na ke thenë dhe ti se mund ta bësh  . Atje sigurisht nuk është fushë me lule .Ti e njef vet më mirë gjendjen. Kështu në Sheqishtë dhe Frashër ekonomia po zhvillohet vetëm në një drejtim: në atë të kultivimit të pambukut. Veç kësaj ka tarafe dhe  grindje , më shumë kujdesen për tredynymshin e tyre se sa për tokën dhe kërkesat  e kooperativës. Ka mjaftë probleme në organizimin e punës , në ngrityjen e shkallës së kulturës  sidomos në drejtim të njohurive bujqësore, në mungesën e vizioneve për të gjetur dhe aplikuar forma dhe metoda të reja për  intensifikimin e  prodhimit dhe rritjen e vlerës së ditës së punës e cila tani është nga më të ultat”.

Për familjen , I thanë ,  nuk po të themi që ta marrish me vete-lëre në Fier se Fieri dhe Zharrza janë si hunda me buzën. Kjo e kish mërzitur dhe  kish kundërshtuar me të parën:"familja është imja dhe unë e dua atije ku jamë vetë " u kish thënë me një tis shakaje  por me  vendosmërinë   që e karakterizonte .

Përfaqësuesit e tre fshatrave: Zharrëz , Frashër dhe Sheqishtë  e zgjodhën një zëri Kryetar të kooperativës me qëndër në  Zharrëz.  Staturën e tijë si njeri i punës dhe i virtutshëm në çdo drejtim  Baftjar Jonuzi  e skaliti në këtë kooperativë  dmth  në  Kooperativën e Zharrëzës të rrethit të Fierit.

Me zgjuarësinë që e karakterizonte  që në fillim tërhoqi dhe e bëri për vete  forcën dhe mbështëtjen e organizatës së partisë dhe të sekretarit të sajë që më tepër për respekt se sa për moshë e thërrisnin Xha Rrapo. Xha Rrapoja ishte i devotshëm, i merakut për të realizuar detyrat  dhe të delte faqebardhë  por .. aq e kishte, i mungonte eksperienca , vizioni për të kapur dhe zhvilluar  drejtimet në të cilat sigurohesh realizimi i qëllimit dmth që kjo kooperativë të bëhej më e mira jo vetëm në Fier por në tërë vëndin . Kryetari I ri në moshë dhe detyrë , e dinte dhe i jepte rëndësi forcës së kooperativistëve prandaj aplikojë që në fillim metoda të vaçant për   mobilizimin  e tyre. Ai u afrua me ta duke u gjendur afër për çdo gjë,  në gëzime dhe hidhërime , në halle dhe në zgjidhjen e problemeve. Ai konsumoi shumë kohë dhe energji që  banorët e këtyre fshatërave të linin kokën për të – si i thonë fjalës. Ata  bënin be për kokën e kryetarit.  Ai organizoi kurse kualifikimi dhe arsimimi për të ngritur nivelin e njohurive të tyre në fushën e agranomisë, dhe kulturave bijqësore , I dha rëndësi shkollës dhe investimeve të ndryshëme si  në blektori, në pemtari dhe në prodhimin e zarzavateve etj. Ai u nis nga mendimi se kooperativa ishte afër qëndrave relativisht të populluara e  të banuara që kishin nevojë për produkte bujqësore dhe blektiorale krahas nevojave që kish in banorët e vetë fshatrave që përbënin kooperativën.

Ai e fillojë punën si kryetar me passion dhe dashuri, me zgjuarsi dhe me një sistematik rezultative.  Zbatoi edhe metoda psikologjike në mardhënie me njërzit. Ishte kunder urdhërit: "ik, dhe beje këtë ose atë" duke futur  në zbatim konceptin që  ishte me i pëlqyer dhe me rezulativ:  "hajde ta bëjmë këtë dhe atë" . U  bë njësh me njerëzit  dhe nuk linte hall pa zgjidhur. Kryetari  punonte me programe dhe plane –nuk ikte kuturu – të dalë ku të dalë dhe zbatonte rregullat agroteknike dhe  udhëzimet e agranomëve dhe specialitëve të tjerë të çdo profili që kish kooperativa si dhe mundohsh të vilte eksperiencë  kudo ku e gjente.

Është interesante një fakt që tregojnë që ai kur erdhi një mësuesë e re që kish marrë me vete dhe nënën si për fillim,  u mobilizua personalisht që ti sistemonte dhe tu krijonte kushte të përshtatshëme jetese. Ishte një arsimdashës I apasionuar gjë që në përgjithësi e kanë gorishovarët .

Nami I tijë për arritjet që realizojë brënda një periudhe të shkurtër u përhap si rrufeja. Në vitin e parë kooperativistët morrën rreth 90 lekë për ditë pune nga 40 lekë që merrnin para se të vinte kryetari I Ri.  Dhe kështu   dora dorës  vlera e ditës së punës mbas tre vjetëve  të punës së tijë arriti  në 220 lekë për ditë pune. Kjo solli një kuriozitet dhe habi që lidhesh me faktin se si u realizuan këto  arritje?!  Baftjar Jonuzi kësaj pyetje I përgjigjesh fare shkurt:" vetëm me punë e të gjithëve"dhe nuk e vinte fare  në dukje rëndësinë e punës së tijë që sigurisht delte vetevetiu në pah  duke bërë diferencat e tregusave  para dhe mbas ardhjes së tijë ,  se gjithë  të tjerat aty kishin qënë,

Me kujtohet  që  ishja një ditë me gjyshin në Fier aty nga viti 1953 . Po iknim rrugës për të shkuar atje ku kishte gjyshi qëllim të vente. Unë ishja prej  dore  me gjyshin sepse ky I fundit ndruheshdhe kujdesej   se  mos më shtypte ndo një makinë . Atëherë ishja I vogël dhe Fieri më dukesh një nga qytetet më të mëdhenjë të Botës.

Dëgjova një zë nga mbrapa : Xha Isuf paske ardhur për pazar sot  dhe një dorë e ngrohtë më përkëdheli mua pa e ditur se kush jam dhe pyeti:

– Po ky djal i kujt është?

-I djalit , Rustemit – iu përgjegj gjyshi .

Xha Baftjari me një herë më tërhoqi mbas vetes dhe më përqafoi e më shtrëngoi mbas trupit. Sigurisht që ai e dinte që unë ishja jetim se më kish lënë nëna të vogël dhe sa i tha gjyshi se kush ishjam atë e tronditën dhe e mallëngjyen kujtimet e dëgjuara  që kish në lidhje me mua .

-Ooo,  Fatmiri na qënka  ky ?!.Po këtë e ka shumë xhanë xhaxhi Baftjari  sepse kamë dëgjuar llafe të mira. Ja këtu afër është një pastiçeri xha Isufi , kam dëshirë t'u qeras ti jap dhe djalit ndonjë ëmbëlsirë që pëlqen.

Unë kisha dëgjuar në biseda shtëpie për Baftjar Jonuzin por nuk e kishja parë ndonjëherë dhe m'u duk një burrë I pjekur, më një gojë  që nxirrte fjalë të ëmbla  dhe I dashur me njerëzit. Sa kohë që ndenjëm bashkë ai më la përshtypjet e një njeriu të mirë dhe që s'do e harroja kurrë.

Kur u ndamë me Xha Baftjarin me shumë përqafime dhe përkëdhelje nga ana e tij , i cili me sa pashë nxitonte, më tha gjyshi: është nga  Gorishova, Baftjar Jonuzi.

Ishte hera e parë dhe e fundit që e takova dhe ai takim mu fiksua në mëndjen dhe në shpirtin tim si një takim me një njeri  që do luftuar që në jetë ti afrohesh por është e vështirë ta tejkalosh.

Jeta më çoi me dallgët e sajë të zakonshëme atje ku kishja destinimin por emiri dhe çdo gjë që dëgjoja nga çdo kush  për xha Baftjarin ruhesh në kujtesën time  e pa cenuar.

Merja  vesh kur ai dekurohesh me tuituj më të larta të kohës,  dhe  gëzohesha pa masë , merja  vesh  që ai kish një reputcion të madh ndër kooperativistët e Zharrzit por dhe në rrethin e Fierit e më gjërë. Sa herë që dëgjoja mirë për xha Baftjarin më bëhesh zemra mal dhe bëja më shumë përpjekje që unë mos t'a turpëroja ,  përkundrazi .

Por … gëzimet që ndjenja nga sukseset e Xha Baftjarit mi preu vdekja e tij e parakohëshëme e cila si shumë të tjerë edhe mua më hidhëroi pa masë . Më 3 Tetor 1965 në orën  4 e 30 minuta të mëngjesit I shtruar në spital nga një sëmundje e rëndë në stomak  u nda nga jeta dhe nga të gjithë ata që e donin dhe e respektonin  në një  moshë fare të re 39 vjeçare. Në varrimin e tij dhe në ngushëllime morën pjesë personalitete të kohës sidomos nga krahina e Mallkastrës, emrat e të cilëve janë shënuar në nekrologjinë e tijë të botuar në gazetat e kohës ku mund të përmëndim Bilbil Klosin, Piro Dodbiba, Piro Gusho, Faik Ahmeti, Syrja Hysi, Teki Sadiku, Azbi Lamçja, Daut Klosi, Myzafer Trebeshina, Hajdar  Aranitasi,  etj..  Është për t'u theksuar se në këtë kooperativë mbas Baftjar Jonuzit  u caktua të punonte një mallakstriot tjetër shumë i nderuar dhe i respektuar Qemal Bregasi. Në një takim  që patëm një ditë më tha :" ishte nje detyrë shumë e vështirë për mua sepse unë duhesh  me do e mos  që emrin e Baftjarit t'a çoja më lartë. Shyqyr që nuk u turpurova !".   Baftjar Jonuzi  la shumë kujtime të mira nga pas por la në vështirësi familjen dhe zonjën e tijë të nderuar  me shtatë fëmijë të vegjël dhe në kushte të vështira ekonomike. Për Baftjar Jonuzin  thoshin "e hëngri puna" sepse ai  ishte shumë i përkushtuar për punën që I kishin ngarkuar  dhe që do thënë e kërkoi vet me këmbëngulje  . Ai ushqehesh vetëm me punë dhe  kujdesin për veten e tijë  as që e kish në konsideratë . Edhe kur kish dhimbje në stomak vetëm vinte dorën dhe I dukesh se e qetësonte dhe nuk ju nënështrua një dagnostikimi dhe terapije të përshtateshëme  sepse " nuk e linte puna".  Por mjer ai që iku i ri ne lulen e jetës së tijë pa fëmijët bëhen më të mirë kur vuajnë dhe ashtu ndodhi me të vërtet sepse shumica e fëmijve u bënë njëri më I mirë se tjetri duke numruar Jonuzin-djalin më të madh ,  që dha një kontribut të vyer në diplomacinë shqiptare  duke shërbuer me nder e përkushtim në shumë vëndë të Botës si në Greqi , Jugosllavi , Turqi etj të cilin Fieri e ka bërë Qytetar Nderi . Të nderuar janë dhe fëmijët e tjerë si vajzat dhe djemtë . I nderuar është stomatologu –Pirua që I vinë klientët nga të katër anët e botës jo vetëm emigrantët shqiptar por edhe të huaj  sepse ka një nam të mirë si specialist ekselent por I nderuar është dhe Venigjari I cili është një biznesmen I guximshëm .

Kohët e fundit mora vesh që Baftjar Jonuzin e bënë Qytetar Nderi të komunës së Zharrëzës ku ai ka dhënë një kontribut të veçant në atë komunitet me motivacion: " Për kontributet dhe aftësi të rralla organizuese e komunikuese , për rritjen e mirëqënies së popullit të Zharrzës , për nxitjen dhe përparimin e Arsimit , kulturës dhe shëndtësisë në Zonë". Po ashtu dhe Shoqata Atdhetare  Kulturore Mallakstra  I ka dhenë  titullin "KRENARIA E MALLAKASTRËS" me motivacionin  për kontributin e shquar atdhetar në rang kombëtar dhe lartësimin  e vlerave atdhetare  të krahinës së Mallakstrës" . Njerëzit e mirë si Baftjar Jonuzi (Begaj) do të kujtohen e do të nderohen brez pas brezi sepse ata janë një shëmbull pozitiv që I nevoitet jetës njerëzore për të ecur përpara.

 

Martin Schulzi duhet të dridhet

Posted: 20 Jan 2018 01:54 AM PST

Martin Schulzi duhet të dridhet. Nëse këtë të dielë në kongresin e partisë socialdemokrate votohet kundër rezultatit të bisedimeve paraprake për qeverinë e koalicionit, atëherë ka marrë fund jo vetëm koalicioni, por edhe Schulzi si kryetar partie.

Më shpejt dhe më thellë nuk do të ishte rrëzuar asnjë kryetar tjetër i SPD-së. Nuk ka kaluar asnjë vit që socialdemokratët e zgjodhën Schulzin si kryetar njëzëri në post.

Po, SPD është tradicionalisht një parti ku diskutohet me afsh, për të mos thënë një grumbull njerëzish që grinden.

Kancelarët e mëparshëm që kanë dalë nga radhët e kësaj partie mund të flasin gjatë për këtë: Helmut Schmidti shpiku 40 vjet më parë vendimin e dyfishtë të NATO-s dhe për shkak të rezistencës në partinë e tij nuk arriti t’ua imponojë atë të tjerëve.

Gerhard Schröderi vuri në rrugë me Agjendën 2010 reformën më të madhe sociale në historinë e pasluftës në Gjermani, së cilës Gjermania i dedikon gjendjen e shkëlqyer të mirë aktuale ekonomike.

Por kush vuan deri sot nga kjo vepër e mrekullueshme dhe e kritikon atë? SPD-ja.

Por Martin Schulzi nuk e meriton keqardhjen. Sepse në gjendjen e sotme, të cilën ai nuk e ka më nën kontroll, ai e futi vetë veten.

Kjo nisi me fushatën krejt të bllokuar elektorale në zgjedhjet parlamentare, në të cilën Schulzi nuk gjeti ndonjë temë të nxehtë.

Vazhdojmë me duelin televiziv me kancelaren, e cila të linte përshtypjen e një bisede prezantuese për zëvendëskancelarin, pastaj kthesa e beftë në mbrëmjen e zgjedhjeve: “Bashkëpunimi me partitë unioniste që prej këtij momenti ka marrë fund”.

Ky kurs me zigzake i humbi atij kredibilitetin jo vetëm te elektorati – por e copëtoi partinë e tij dhe e përçau thellësisht atë.

Në këtë situatë, plani i veprimit të kryesisë së SPD-së për një koalicion të ri të madh i ngjan një valleje në tehun e thikës: bisedime koalicioni vetëm kur për ato të kenë dhënë miratimin rreth 600 delegatët e kongresit të partisë.

Dhe nëse arrihet deri në një marrëveshje koalicioni, për të duhet të votojnë pozitivisht edhe më shumë se 400.000 anëtarët e SPD-së.

As statuti i SPD dhe aq më pak kushtetuta nuk imponojnë një procedurë të tillë të gjatë dhe të vështirë dhe të komplikuar, e cila me shumë fat do t’u dhuronte gjermanëve deri për Pashkë një qeveri të re federale.

Pse nuk merret vendimi për të nisur zyrtarisht bisedimet për koalicionin thjesht në një mbledhje të Grupit Parlamentar të SPD-së ose në kryesinë e partisë? Shpjegimi është banal: delegimi i vendimit te kongresi i partisë ose te anëtarët është një mjet presioni përballë partisë së Angela Merkelit.

“Për fat të keq nuk mund të afrohemi me ju më tej në këtë pikë, sepse përndryshe atë nuk e aprovojnë njerëzit tanë.” Ajo që ishte një ndihmë në negociata, ajo të dielën mund t’i kushtojë shtrenjtë Martin Schulzit.

Një kryetar i fortë nuk do t’i ishte ekspozuar kurrë një rreziku të tillë.

Të gjitha këto mund t’i paraqesësh të zbukuruara si një kulturë debati brendapartiak. Por edhe mund ta marrësh thjesht në konsideratë: SPD në gjendjen e tanishme mjerisht nuk është as një partner i besueshëm, as e aftë për të qeverisur.

Por as zgjedhje të reja nuk mund të preferojë SPD – sipas të gjitha sondazheve ajo do të dilte në to më keq se në shtator. Pra shumë gjëra flasin për një premierë në historinë federale të Gjermanisë: për një kabinet minoriteti të CDU dhe CSU.

Për Angela Merkelin ky është lajmi më i keq i mundshëm.

Felix Steiner – DW

 

Petrit Vasili: Dy pyetje për kryeministrin që shet dhe blen shëndetin

Posted: 20 Jan 2018 01:50 AM PST

Kryetari i grupit të LSI, Vasili ka reaguar lidhur me historinë e mësueses nga Rrësheni të prekur nga tumori që publikoi sot kryeministri.

Ai thotë se Ramës, damka e zezë e turpit që përdori shëndetin e njerëzve për ca dite të fëlliqura pushtet më shumë nuk do t'i ndahet gjithë jetën.

Mësuesia nga Rrësheni që vuan nga kanceri i gjirit gjatë një takimi në Rrëshen pak ditë më parë i shprehu shqetësimin kryeministrit, ndërsa Rama i premtoj se brenda 10 ditëve do të siguronte ilaçin në spital duke mbajtur premtimin.

Statusi i Petrit Vasilit

Dy pyetje per kete kryerrypin kryeminister qe shet dhe blen shendetin

1.Po muajt e jetes se demtuar pa kurim dhe pa ilace qe s’ja dha pushteti i tij ja ktheu mesueses nga rresheni.

2.Meqe ka thene kryerrypi boll qe te ankohen njerezit se jua zgjidh ky,pyes meqe u ankova une dje publikisht,po per femijet e semure ne onkologjine e pediatrise,hemofiliket e talasemiket pse nuk pergjigjet.Apo meqe eshte kryerryp ankesave te opozites nuk ju pergjigjet.

Damka e zeze e turpit qe perdori shendetin e njetezve per ca dite te felliqura pushtet me shume nuk do ti ndahet gjithe jeten,sepse jetën qe është nje e drejte e shenjte e cdo shqiptari ky i marre jua shet per nder.

Turqi, aksidentohet autobusi me turistë, 11 të vdekur dhe 44 të plagosur

Posted: 20 Jan 2018 01:40 AM PST

11 persona kanë humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën pas aksidentit të një autobusi me turistë në provincën e Eshkisehir, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

“Viktimat ishin pjesë e një turi turistik nga Ankaraja", shtoi kjo agjenci.

Aksidenti ndodhi sot gjatë orëve të para të mëngjesit kur drejtuesi i autobusit humbi kontrollin dhe u përplas me pemët anash rrugës.

Grupi turistik po shkonte në qytetin e Bursës.
Policia ndaloi shoferin e autobusit dhe ka nisur hetimet.

Pseudocyesis, sëmundja e çuditshme e shtatzanisë false

Posted: 20 Jan 2018 01:22 AM PST

Në mes të viteve 1960 Dr. Radebaugh, një pediatër i ri , vullnetar në një klinikë për punëtorët emigrantë të bujqësisë në Rochester, në një mbrëmje ishte u thirr për një grua që ishte duke lindur.

Kur ai arriti  gjeti një grua me një bark me dimensionet e një pjepri, që klithte  në dhëmbje.

"Mendoj se ajo do të lindë për pak" tha doktori.  .

Dr. Radebaugh dhe punonjësit e klinikës që ishin me të, vendosën të bëjnë një ekzaminim pelvik për të cilin e çuan pacienten në një repart  urgjence të spitalit. Duke e ndihmuar gruan në karocën lëvizëse për në spital, doktori ndjeu se u lag nga një lëng i pastërt që doli nga gruaja. Doktori mendoi se u çanë ujërat.

Ditën tjetër, kur doktori telefonoi spitalin për të marrë vesh si shkoi lindja e gruas, doktori mori një përgjigje që nuk e priste:

"Oh, ajo nuk është këtu" i tha doktori i rojës. Atë e nxorëm nga spitali mbrëmë.

"Mbrëmë? Si është e mundur?".

"Ajo nuk ishte për lindje; kishte vetëm vezikën plot.  Ishte një rast pseudocyesis"

Pseudocyesis ka të bëjë me ndjesinë e shtatzanisë pa qenë shtatzanë.

Ato ndodhin 1-6 në çdo 22.000 lindje.

Por edhe pse ky çrregullim është i rrallë, rastet e shtatzënisë false janë raportuar që nga kohët më të vjetra.

Në vitin 300 (p.k), Hippokrati përshkruante 12 gra që "besonin se ishin shtatzëna,"

Mary Tudor, Mbreteresha e Anglisë, besohet se ka vuajtur nga pseudocyesis ose shtatzënia false. Disa komentues të jetës së saj thonë se aktet violente që ajo kreu dhe që i dhanë asaj emrin Bloody Mary, ishin reaksion ndaj faktit që ajo kurrë nuk mbeti vërtet shtatzënë.

Kjo gjendje, pa dyshim, është e rrallë. Vetëm disa qindra raste janë raportuar në literaturën mjekësore.

Bashkë me rritjen e barkut gruaja paraqet edhe shenja të tjera të shtatzënisë si amenorea (mungesa e menstruacioneve), gjinjtë e plotë, lëvizje të fëmijës në bark e shenja të tjera.

Ja një rast i përshkruar në prill 1941 në revistën amerikane "TIMES":

"Në një ditë pranverore vitin e kaluar, një grua e re hyri në klinikën e Bostonit Lying-in Hospital. Ajo kishte "profilin" e një gruaje pesë muaj shtatzënë, shkruan Dr. Robert Northwall Rutherford. Krenare ajo i tregoi doktorit për shqelmat që foshnja e saj e gjallë, akoma, e palindur hidhte. Këto shkelma  i kishte ndjerë edhe burri i saj.

Dr. Rutherford e ekzaminoi me kujdes pacienten. Ajo nuk ishte shtatzënë. Ajo nuk kishte tumor. Ai u interesua të dinte se çfarë e kishte shkaktuar këtë zmadhim të trupit. Ai vuri diagnozën "spurius pregnancy" (shtatzëni false ) dhe doli nga dhoma për t'u konsultuar me një doktor tjetër.

Ky dhe raste të ngjashme e detyruan Dr. Rutherfordin të gërmojë për rekorde të vjetra, u përpoq të gjente diçka lidhur me "pseudocyesis" ose shtatzëninë fallco. Javën e fundit ai e raportoi gjetjen e tij në revistën New England Journal of Medicine…”

Sipas kujtimeve të Sigmund Frojdit, pacientja e tij e famshme "Anna O," besonte se ishte shtatzënë me një fëmijë që kish për baba psikoanalistin e saj të parë, Josef Breuer. Ai shkroi për Anën, prozën shkencore më letrare që është shkruar ndonjëherë, e për të cilën u nderua me çmimin "Gete' për letërsinë.

Frojdi këtë zhvillim ja atribuoj asaj që e quajti transference, ose një lidhje e fortë e pacientit me psikoanalistin e saj- një koncept që përbën  gurin e qoshes në teorinë Frojdiane.

Në revistën "Psichosomatics", Dr. Biju Basil, një psikiatër në Drexel University, raporton rastin e një gruaje që kaloi nëpër një lindje false, në kohën që nusja e djalit po lindte.

“Ajo filloi të ketë dhimbjet e lindjes.  Ajo ka qënë shtatzënë  më përpara dhe ajo tha se e ndjente veten ekzaktësisht si më parë kur kishte lindur. Ajo madje bëri një "shtërzim të fundit " ashtu siç kishte bërë kur kishte lindur fëmijët e saj.

Kjo gjendje e gruas lidhet me dëshirën për të marrë pjesë plotësisht në lindjen e nipit të saj të parë.

Ajo nuk e kishte vlerësuar nusen e djalit dhe kurrë nuk e kishte pritur në shtëpi. Ishte kjo arsyeja që ajo dëshironte të luante një rol më aktiv me këtë jetë të re, që do të vinte në botë", thotë doktor Bazil

Shtatzënia false është rezultat e një feedbaku reciprok delikat mendje-trup, por shkencëtarët, akoma, nuk dinë mirë shkaqet pse ndodhin këto shtatzëni tek njerëzit.

Dihet vetëm që grave të prekura u ndalojnë menstruacionet, u rritet barku, kanë nausea dhe vjellja, u rriten gjinjtë dhe u rritet dëshira për të ngrenë.

Ato kanë çdo shenjë dhe simptom shtatzënie me përjashtim të tre shenjave: Doktori nuk dëgjon tonet e zëmrës së fetusit,  nuk e shikoni fetusin në ekzaminimin me ultratinguj dhe gruaja nuk do të lindë një fëmijë nga kjo shtatzëni.

Shumë psikiatër mendojnë se pseudocyesis (shtatzënia false ) shfaqet në ato paciente që e duan të mbeten shtatzëna në mënyrë të dëshpëruar, ose që duan të marrin pjesë në një eksperiencë lindjeje të një anëtareje tjetër shtatzënë në familje.

b.m. / dita

Urdhëri: Arta Marku ndërpret komandimet e prokurorëve

Posted: 20 Jan 2018 01:21 AM PST

Kryeprokurorja Arta Marku vijon rokadën në Prokurorinë e Përgjithshme.

Arta Marku ka firmosur një urdhër për të ndërprerë të gjitha komandimet e prokurorëve në Tiranë dhe në rrethe.

Brenda muajit janar parashikohet që komandimet e prokurorëve të ndërpriten të gjitha, ndërsa burime nga organi i akuzës pohojnë se urdhri prek rreth 30 prokurorë. Deri tani Arta Marku ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues.

Kryeprokurorja pak ditë më parë firmosi lirimin e drejtuesve të Elbasanit, Kukësit, Fierit, Tiranës dhe dy prokurorëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

FOTOT / Rrjet i ri ujësjellës-kanalizimeve në tre lagje të kryeqytetit

Posted: 20 Jan 2018 01:08 AM PST

Një nga shërbimet jetike për qytetin, përveç furnizimit me ujë të pijshëm është edhe shërbimi i shkarkimit të ujërave të ndotura.

Bashkia e Tiranës përmes specialistëve të UKT ka përfunduar me sukses sistemimin e rrjetit të ri të kanalizimeve në rrugën "Robert Shvarc", pranë shkollës "At Zef Pllumi", për një shërbim sa më cilësor për banorët.

Gjithashtu,  është mundësuar një rrjet i ri ujësjellësi në rrugën "Petro Nini Luarasi", pranë Shkollës së Baletit. Ky investim do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm nga tubacione të reja me materiale bashkëkohore dhe cilësi maksimale. Ndërtimi i një lidhjeje të re me rrjetin e ujësjellësit është i rëndësishëm për të mundësuar akses dhe shërbim cilësor për të gjithë banorët e zonës.

Ndërkohë, në rrugën "Ali Visha" , Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një tjetër linjë të re ujësjellësi, e cila do të ndikojë më shumë për të rritur kapacitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Strategjia e re e Pentagonit: Të mbrohemi nga Rusia dhe Kina

Posted: 20 Jan 2018 12:57 AM PST

Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis tha se konkurrenca mes fuqive të mëdha dhe jo terrorizmi, është tani fokusi i sigurisë kombëtare amerikane.

"SHBA përballet me kërcënime në rritje nga fuqitë revizioniste si Kina dhe Rusia, që kërkojnë të krijojnë një botë sipas modeleve të tyre autoritare. Nëse ju na sfidoni, kjo do të jetë dita juaj më e gjatë dhe më e keqe", u shpreh Mattis.

Sekretari amerikan i mbrojtjes i bëri këto komente ndërsa publikonte strategjinë kombëtare të mbrojtjes. Në një referencë në dukje ndaj Rusisë, ai paralajmëroi që të mos kërcënohet eksperimenti i Amerikës në demokraci.

Duke folur në Washington, Mattis, i bëri apel kongresit të financojë ushtrinë ashtu siç duhet dhe të mos bëjë reduktime të padiskutuara dhe automatike në buxhetin federal amerikan.

Kërcënimet e listuara në strategjinë kombëtare të mbrojtjes, janë të njëjtë si ata të administratës Obama, por prioritetet ndryshojnë. Më parë, grupet xhihadiste si shteti islamik apo Al Kaeda ishin në fokus, por ish kundërshtarët e luftës së ftohtë, Rusia dhe Kina, janë zhvendosur tani në krye të klasifikimit.

Tre fuqitë më të mëdha bërthamore, kanë përbërë një kërcënim të qëndrueshëm ekzistencial për njëra tjetrën që nga ditët e luftës së ftohtë. Vitet e fundit, sidoqoftë, frika ndaj të paimagjinueshmes, një përballjeje direkte, veçanërisht mes Rusisë dhe SHBA-ve, në Siri apo Ukrainë, është shtuar.

Pse ka mbetur në histori Beteja e Vajkalit?

Posted: 20 Jan 2018 12:40 AM PST

Beteja e Vajkalit (1465) ishte një nga betejat e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër pushtuesve osmanë.

Sulltan Mehmeti II dërgoi dy ushtri të mëdha njëkohësisht për ta vënë Skënderbeun midis dy zjarresh. Njëra, e komanduar nga renegati Ballaban Pasha, marshoi nga Traka në Maqedoni dhe u vendos në kamp në fushën e Vajkalit (Bulqizë). Ushtria tjetër osmane marshoi përmes Tesalisë drejt bregdetit shqiptar dhe u vendos në Kashar.

Skënderbeu e rrethoi fushën e Vajkalit nga të gjitha anët, pa u lënë osmanëve mundësi të manovronin ose të vendosnin lidhje midis dy ushtrive.

Ka mbetur në histori sepse e gjithë ushtria osmane u asgjësua ose u kap rob.

Mundi të shpëtonte vetëm Ballabani me një pakicë ushtarësh.

n.s. / dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more