Skip to main content

“Real Madridi ofron 227 milionë euro për Kane, Tottenhami nuk pranon” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Real Madridi ofron 227 milionë euro për Kane, Tottenhami nuk pranon” plus 9 more Telegrafi Futboll


Real Madridi ofron 227 milionë euro për Kane, Tottenhami nuk pranon

Posted: 22 Jan 2018 03:12 PM PST

Oferta e fundit e Real Madridit është 227 milionë euro për Harry Kane, por as kjo nuk ka mjaftuar për Tottenhamin.  

Anglezët edhe pse kanë treguar se shesin lojtarë në vitet e fundi, kësaj radhe këtë shumë e kanë marrë me qetësi të madhe.

Lajmin e publikojnë mediat angleze duke cituar se krerët e klubit anglez nuk janë të kënaqur dhe se nuk duan të mbesin pa sulmuesin më të mirë në kampionat.

Harry Kane i Tottenham Hotspur, sulmuesi më i mirë në Ligën Premier. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Ëshë pikërisht trajneri Mauricio Pochettino, që ka përjashtuar cdo mundësi që lojtari të largohet, sidomos në janar.

Kane: Kam sakrifikuar shumë për t'i mposhtur dy futbollistët më të mirë në botë, Messi dhe CR7 Kane: Kam sakrifikuar shumë për t'i mposhtur dy futbollistët më të mirë në botë, Messi dhe CR7

Kjo pasi që Tottenham mbetet në garë në Ligën e Kampionëve, ndërsa edhe po Kane të kalojë të Real Madridi, ai nuk do të kishte të drejtë të luante në këtë garë.

Harry Kane vazhdon të festoj golat e tij. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Shuma prej 227 milionë euro mund t'i rikthej palët sërish në bisedime, pasi mbretërit duan një lojtarë të sulmit medoemos tani.

"Kane kushton 200 milionë euro"

Los Blancos janë të lidhur me emra si Kylian Mbappe, Neymar dhe Eden Hazard, në ditët e fundit, por me anglezin Kane që mbetet objektivi kryesor. /Telegrafi/  

The post Real Madridi ofron 227 milionë euro për Kane, Tottenhami nuk pranon appeared first on Telegrafi.

Mbappe mund ta humb ndeshjen me Real Madridin në Ligën e Kampionëve shkaku i lëndimit

Posted: 22 Jan 2018 02:48 PM PST

Kylian Mbappe mund të mungojë në ndeshjen që Paris Saint-Germain e zhvillon ndaj Real Madridit. 

Francezi ka pësuar një dëmtim në ndeshje ndaj Lyonit, ku portieri Anthony Lopes, e përplasi për tokë.

Sipas ESPN në Spanjë, Mbappe ka lënduar shpinën deh mungesa e tij mund të jetë deri në dy muaj.

Mbappe pas lëndimit të parë

Mbappe kishte dhimbje të mëdha pas lëndimit dhe u desh që të largohet me barelë.

Por raportimet e fundit nga Franca thonë se nuk ka diçka për tu shqetësuar.

Lëndimi i tij u duk i madh në fillim

Edhe vetë 19-vjeçari ka shkuar në Twitter ku ka thënë se është mirë dhe nuk ka vend për shqetësime.

Nëse raportimet nga Spanja për lëndimin e tij janë të vërteta, atëherë PSG do të ketë një mungesë shumë të madhe.

Ai u largua me barelë

Dy gjigantët do të takohen me 14 shkurt, në ndeshjen e parë. Ndeshja kthyese zhvillohet me 6 mars. /Telegrafi/

The post Mbappe mund ta humb ndeshjen me Real Madridin në Ligën e Kampionëve shkaku i lëndimit appeared first on Telegrafi.

Allegri: Është dashur ta mbyllim ndeshjen në pjesën e parë

Posted: 22 Jan 2018 02:41 PM PST

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk është ndarë plotësisht i kënaqur me lojtarët e tij pas fitores minimale në shtëpi ndaj Genoas.

Sipas Allegrit, lojtarët e tij është dashur ta mbyllnin këtë ndeshje qysh në pjesën e parë.

“Ne kemi mundur ta mbyllim ndeshjen qysh në pjesë të parë, ishte një fitore e merituar”.

Lajmet e fundit rreth Juventusit Lajmet e fundit rreth Juventusit

“Higuainit nuk i mungoi motivimi dhe përkushtimi. Ai punoi shumë mirë, ai ishte udhëheqësi i ekipit në fushë”.

(Getty Images)

“Për momentin ne jemi në krye, por të gjitha skuadrat në maje mund të luftojnë për titull”, u shpreh Allegri.

Ai shtoi se të gjithë duhet të përkujdesen për të hyrë në ndeshje për të fituar dhe për të shënuar gola.

Juventusi me këtë fitore ngjitet në krye të klasifikimit me 54 pikë. /Telegrafi/

The post Allegri: Është dashur ta mbyllim ndeshjen në pjesën e parë appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Swansea 1-0 Liverpool, dështojnë Mane dhe Karius

Posted: 22 Jan 2018 02:22 PM PST

Liverpooli ka dëshpëruar sot në përballje me Swansean duke u mposhtur 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Mawson në pjesën e parë.

Por lojtari i ndeshjes është portieri i vendasve, Fabianski, i cili është votuar me notën 8.4.

Maëson është i dyti i vlerësuar me notën 8.2.

Ky është Liverpooli, mposht të parin pastaj mposhtet nga i fundit (Video) Ky është Liverpooli, mposht të parin pastaj mposhtet nga i fundit (Video)

Në anën tjetër te Liverpooli është votuar lartë Van Dijk me notën 8.0.

Sadio Mane dhe Karius janë më të dobëtit në këtë ndeshje, me notat 6.0 dhe 6.1.

Liverpooli pas kësaj humbje mbetet në vendin e katërt. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Swansea 1-0 Liverpool, dështojnë Mane dhe Karius appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Juventus 1-0 Genoa, shkëlqejnë Mandzukic dhe Costa

Posted: 22 Jan 2018 02:14 PM PST

Juventusi ka arritur një fitore shumë të vështirë ndaj Genoas duke e mposhtur këtë të fundit 1-0.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Douglas Costa që qëlloi portën në pjesën e parë.

Braziliani është ndër më të votuarit, pasi ka marrë vlerësimin 8.1. Njëjtë është vlerësuar edhe Mario Mandzukic.

Te Juve paraqitje të mirë kishin edhe Giorgio Chiellini (7.7) dhe Miraljem Pajnic (7.3).

Juventusi vazhdon me fitore, Costa shënon golin e vetëm (Video) Juventusi vazhdon me fitore, Costa shënon golin e vetëm (Video)

Te mysafirët më të mirët ishin Izzo (6.8) dhe Perin (6.7).

Lojtari me notën më të vogël në këtë përballje ishte Laxalt (5.7).

Juventusi pas kësaj fitoreje është në vendin e dytë me 53 pikë, një më pak se Napoli. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Juventus 1-0 Genoa, shkëlqejnë Mandzukic dhe Costa appeared first on Telegrafi.

Ky është Liverpooli, mposht të parin pastaj mposhtet nga i fundit (Video)

Posted: 22 Jan 2018 01:54 PM PST

Liverpooli nuk ka arritur ta mbajë serinë e fitoreve, pasi ka pësuar në udhëtim nga Swansea (1-0).

Ndeshja nisi më mirë për Liverpoolin që kishte disa raste të mira.

Por më të rrezikshmit ishin Virgil Van Dijk (23') dhe Sadiu mane (30'), por që nuk arritën të shënojnë.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 40-të. Ishte Alfie Maëson që shënoi pas një harkimi nga goditja nga këndi.

Festa e golit. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Por Sadio Mane kishte rst të mirë pas pasimit nga Mohamed Salah, por gjuajtja e tij shkoi mbi jashtë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Duel gjatë ndeshjes (Getty images)

Liverpooli  nisi mirë edhe pjesë e dytë me Mohamed Salah i cili gjuan nga 15 metra, por Lukasz Fabianski, ishte në vend.

Sadio Mane në aksion. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Salah dy herë dhe Firmino një herë provuan në fund të ndeshjes, por që nuk arritën ta ndryshojnë rezultatin dhe t'i ikin humbjes.

Liverpooli pas kësaj humbje mbetet në pozitën e katërt me 47 pikë, ndërsa për Sëansean ishin pikët e shpresës, pasi me 20 pikë mbyll renditjen. /Telegrafi/  

The post Ky është Liverpooli, mposht të parin pastaj mposhtet nga i fundit (Video) appeared first on Telegrafi.

Juventusi vazhdon me fitore, Costa shënon golin e vetëm (Video)

Posted: 22 Jan 2018 01:38 PM PST

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë kundër Genoas (1-0).

Zonja e Vjetër e nisi ndeshjen më mirë duke radhitur disa raste. Miralem Pjanic, Samih Kheidra dhe Douglas Costa tentuan të shënojnë që në fillim.

Por vendasit kaluan në epërsi në minutën e 18-të. Pas një pasimi të bukur të Mandzukic, më së miri në zonë u gjend Costa i cili me një prekje të lehtë shënoi për 1-0.

Të dy klubet pas golit  tentuan të shënojnë, por me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Benatianë duel me Pandevin. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Në pjesën e dytë rastet më të mira i kishte Miralem Pjanic dhe Samih Khedira, por që nuk arritën të shënojnë.

Loja e Juventusit ishte më shumë e koncentruar në goditje nga distanca, por që shumë shpesh nuk e qëllonin cakun.

Mario Mandzukic në aksion. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Në anën tjetër për disa minuta në pjesën e dytë e morën lojën nën kontroll edhe Genoa, por pa arritur të krijojnë ndonjë rast të rrezikshëm.

Pas kësaj fitoreje Juventusi mbetet në pozitën e dytë me 53 pikë,një më pak se Napoli që është lider.

Zonja e Vjetër ndeshjen e ardhshme udhëton te Chievo. /Telegrafi/

The post Juventusi vazhdon me fitore, Costa shënon golin e vetëm (Video) appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Dortmundit kërkon të zgjidhet situata e Aubameyang teksa spekulohet për largim te Arsenali

Posted: 22 Jan 2018 01:25 PM PST

Trajneri i Dortrmundit, Peter Stoger, dëshiron që e ardhmja e Pierre – Emerick Aubameyang të sqarohet sa më shpejt në mesin e interesimit të madh nga Arsenali.

Dortmundi bëri të ditur në fundjavë se ka marrë një ofertë që besohet të jetë afro 50 milionë euro për Aubameyangun nga Arsenali.

Arsenali konfirmoi transferimin e Mkhitaryan në një marrëveshje shkëmbimi për Alexis Sanchez.

Dortmundi thuhet se po kërkon 60 milionë euro për 28 vjeçarin, i cili ka dy ndeshje që nuk luan me spekulimet që gjithnjë e më shumë po rriten për të ardhmen e tij.

“Natyrisht, ne duam që të ketë një zgjidhje deri nesër, cila do që të jetë ajo”.

“Nuk duhet që të marrë më shumë kohë kjo punë. Nuk mund të them asgjë më tepër derisa të shoh çka do të ndodhë në ditët në vijim”, u shpreh trajneri gjerman.

Aubameyang ka qenë i kërkuar edhe nga Milani më herët. /Telegrafi/

The post Trajneri i Dortmundit kërkon të zgjidhet situata e Aubameyang teksa spekulohet për largim te Arsenali appeared first on Telegrafi.

Marotta: Nuk e duam Balotellin, tani as De Vrijin

Posted: 22 Jan 2018 12:07 PM PST

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se nuk janë të interesuar për Mario Balotellin. 

Sipas The Sun, Bianconerët kanë interesim për sulmuesin e Nice.

“Përtej dashurisë dhe vlerësimit tonë [për të] është një fantazi, një mashtrim”, ka thënë Marotta për Mediaset Premium.

“Ai është një profil që nuk kemi nevojë".

Balotelli shumë pranë Juventusit? Balotelli shumë pranë Juventusit?

“[Stefan] De Vrij është një lojtar i mirë që do të ishte i lirë, por tani ka një marrëveshje me Lazion. Ai nuk është objektiv i yni".

“Sa për Emre Can, ai është një lojtar i rëndësishëm që aktualisht luan për Liverpoolin. Ne e dimë se kontrata e tij po mbaron, por ai mund të rinovojë".

“Ne do të përpiqemi ta sjellim atë tek ne, ne do të përpiqemi ta marrim atë, është një objektiv i vështirë, por mendoj që një klub i madh duhet të ketë ambicien për të arritur objektiva të vështira".

“Përgjigja është e njëjtë edhe për [Matteo] Politanon", ka thënë Marotta. /Telegrafi/    

The post Marotta: Nuk e duam Balotellin, tani as De Vrijin appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: De Bruyne vazhdon kontratën me Manchester Cityn

Posted: 22 Jan 2018 11:42 AM PST

Manchester City ka konfirmuar se ka vazhduar kontratën me De Bruyne për pesë vite me një pagë prej 260,000 funte në javë. 

Belgu e ka opsionin edhe për një vit tjetër, ndërsa është kthyer në një prej lojtarëve më të besuar të Pep Guardiolas.

Mesfushori kishte pagë prej 200,000 funte në javë, ndërsa tani është rritur për 60 mijë tjera.

“Jam i lumtur që po nënshkruajë kontratën e re me klubin".

Belgu ishte së bashku me gruan e tij kur nënshkroi vazhdimin e kontratës

“E kam thënë edhe më herët që qëllimi im është që të qëndrojë te City, pasi jam ndjerë si në shtëpi që nga dita e parë".

“Jo vetëm pse po fitojmë, por jemi duke luajtur futboll të jashtëzakonshëm", ka thënë De Bruyne.

Ferran Soriano me De Bruyne pas vazhdimit të kontratës

Edhe drejtoi i klubit, Txiki Begiristain, është shprehur i lumtur më vazhdimin e kontratës së belgut.

De Bruyne u bashkua me Cityn nga Wolfsburg për 55 milionë funte në gusht të vitit 2015 dhe nga ajo kohë ka zhvilluar 122 ndeshje. /Telegrafi/

The post Zyrtare: De Bruyne vazhdon kontratën me Manchester Cityn appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more