Skip to main content

“Shtatë vite nga “21 janari”, zbardhet axhenda e kryeministrit Rama” plus 9 more - Gazeta Dita

“Shtatë vite nga “21 janari”, zbardhet axhenda e kryeministrit Rama” plus 9 more - Gazeta Dita


Shtatë vite nga “21 janari”, zbardhet axhenda e kryeministrit Rama

Posted: 21 Jan 2018 01:44 AM PST

 

Sot bëhen 7 vite nga ngjarja e "21 janarit" ku mbetën të vdekur 4 persona gjatë protestës Partisë Socialiste që në atë kohë ishte në opozitë.

Kryeministri Rama do të mbledhë sot në kryeministri familjarët e viktimave në ambientet e Kryeministrisë.

Po ashtu në një njoftim për mediat thuhet se do të zhvillohen homazhe përgjatë Bulevardit të Dëshmorëve.

Rinis dialogu, çfarë pritet të ndodhë sot në ditën e fundit të takimit Bushati-Kotzias

Posted: 21 Jan 2018 01:32 AM PST

 

Kanë rinisur bisedimet mes dy vendeve  Shqipëri dhe Greqi pas dy ditës dialogu mes dy ministrave të jashtëm të dy vendeve.

Ministri Bushati dhe homologu i tij janë takuar paraditen e sotme rreth orës 10:00 për të përfunduar dialogun e nisur dy ditë më parë.

Një ditë më parë në një deklaratë për mediat Bushati tha se diskutimet janë të vështira, pasi shtrihen në një periudhë të gjatë historie.

Ai tha se gjatë ditës së sotme është bërë progres, ndërsa theksoi se temat e diskutimit nuk janë sekret.

"Këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjerë, e shtrirë në kohë në 70 vjet histori. Mund t'ju them që edhe në Korçë kemi bërë progres të qenësishëm. Nesër do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete, sepse temat janë thënë nga të dyja palët.

Jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj edhe drejt zgjidhjeve konkrete", tha Bushati.

Diskutimet, edhe në ditën e dytë të tyre, janë zhvilluar në një hotel të njohur të qytetit të Korçës, ndërsa asnjë informacion nuk rrjedh nga salla "hermetike" e hotelit.

Në përfundim të ditës së tretë të bisedimeve, do të ketë një deklaratë të përbashkët zyrtare për rezultatet e tyre.

Shenjat më me fat për paranë në 2018-n; Parashikimi financiar sipas horoskopit

Posted: 21 Jan 2018 01:28 AM PST

 

Duke qenë se teknologjia po përparon çdo ditë e më shumë, edhe astrologët më të njohur në botë, janë mbledhur prej disa vitesh në një hapësirë virtuale, ku publikojnë parashikimet e tyre dhe përpiqen që të japin një panoramë të qartë të asaj çfarë kërkojnë lexuesit. "Monitor" kërkoi për financat, sipas shenjave të horoskopit në vitin 2018.

Albert Einstein ka thënë se "Kurrë nuk mendoj për të ardhmen, pasi vjen më shpejt seç e pres", megjithatë tema si: a do të kem të ardhura të mjaftueshme, a do të kem fat po të marr një vendim financiar, a do të jetë 2018 viti i duhur për të hapur një biznes etj.; janë gjithnjë pyetje që ngjallin kërshëri.

Lexoni më poshtë parashikimin financiar për vitin 2018 sipas Ganesha.com

Dashi

Yjet parashikojnë se fillimi i vitit nuk do të jetë për ju periudha më e mirë financiarisht. Kjo ndodh sepse Afërdita, planeti i lidhur me financat, nuk do t'ju favorizojë. Megjithatë, tranziti i Afërditës do të luajë rol të rëndësishëm në rritjen e financave tuaja. Ju duhet gjithashtu të reflektoni më tepër për vendimet dhe veprimet tuaja të së kaluarës.

Kjo është e rëndësishme në situatën aktuale. Një këshillë: Shmangni shpenzimet e tepërta. Ju duhet të identifikoni fushat e ndryshme në të cilat po shpenzoni para dhe të përcaktoni se ku mund të ndaloni ose të reduktoni shpenzimet. Periudha nga java e fundit e marsit deri në mes të prillit duket e rëndësishme në këtë drejtim. Gjithashtu nga fundi i korrikut deri në mesin e gushtit duket se s'do të keni periudhë të mirë për fitime monetare apo aktivitete financiare. Kështu, ju duhet të shmangni investime gjatë kësaj periudhe. Yjet ju këshillojnë të shmangni blerje pronash gjatë 2018-s.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

7 mars deri në fund të prillit
27 qershor deri në fund të gushtit
6 tetor deri në mes të nëntorit

Demi

Merkuri, i cili drejton shtëpinë tuaj të dytë, do të luajë rol të rëndësishëm në çështjet tuaja financiare. Në fillim të vitit, ju mund të keni një ndjesi që keni bërë disa fitime të mëdha monetare, me më pak përpjekje. Megjithatë, së shpejti do të ktheheni me këmbë në tokë.

Pas kësaj, mund të jeni të zënë me angazhime që lidhen me profesionin tuaj. Ju do të kërkoni për krijimin e kontakteve me persona me ndikim në mënyrë që të përmirësoni perspektivat tuaja financiare. Ju do ta konsideroni këtë të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, ju duhet të keni një gjë në konsideratë. Ju duhet të shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme financiare kur Merkuri është në opozicion me shenjën tuaj (periudha nga java e fundit e marsit deri në mes të prillit). Pra, duhet të veproni duke mbajtur në mendje të gjitha këto gjëra.
Periudha nga mesi i prillit deri në mes të korrikut duket të jetë e mirë për të rritur fitimet monetare. Kjo do t'ju bëjë të lumtur dhe do të rrisë entuziazmin tuaj. Përveç kësaj, në tremujorin e fundit i vitit do t'ju shfaqen perspektiva të mira për të fituar para. Marrja në konsideratë e rreziqeve do t'ju bëjë të ndiheni më mirë financiarisht dhe mendërisht të lumtur.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

Java e dytë e marsit deri në mes të prillit
Mesi i muajit maj deri në javën e fundit të korrikut
Mesi i muajit gusht deri në mes të muajit tetor

Binjakët

Lëvizja e shpejtë e Hënës përcakton zhvillimet financiare. Në fillim të vitit, Hëna është në shenjën e Gaforres, pra është drejtpërdrejt në opozicion me Saturnin, në shenjën e Bricjapit. Ky pozicion planetar mund t'ju shtyjë të hartoni një strategji të sigurt për forcimin e financave tuaja. Kjo është një pikë e rëndësishme dhe mund t'ju ndihmojë në mënyra të ndryshme financiarisht. Periudha në mes të prillit do të jetë e rëndësishme për financat tuaja (duke rritur burimet e të ardhurave).

Megjithatë, tranziti agresiv i Marsit gjatë muajit gusht në shenjën tuaj mund t'ju shkaktojë shpenzime të papritura, gjë që mund të jetë një burim shqetësimi për ju. Ju duhet të trajtoni me kujdes shumë çështje që lidhen me financat në gusht, për shkak të tranzitit të Marsit. Shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme financiare gjatë këtij muaji. Megjithatë, tremujori i fundit i 2018-s do të jetë një periudhë pozitive për të fituar të ardhura ekstra. Ju duhet të përdorni më së miri këtë periudhë për të forcuar pozicionin tuaj financiar. Kjo është e rëndësishme për ju dhe do t'ju ndihmojë shumë.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

Nga mesi i prillit deri në mes të qershorit
27 qershor deri në fund të gushtit
6 tetor deri në mes të nëntorit

Gaforrja

Planetët parashikojnë një vit të shndritshëm për ju në aspektin financiar. Jupiteri do të lehtësojë mundësitë për përfitime financiare.
Jepini mundësi Jupiterit të mençur që t'ju sjellë begati vetëm me metoda etike dhe korrekte moralisht. Gjatë marsit, ju do të keni tendencën të merrni vendime financiare duke ndjekur instinktin. Ganesha ju këshillon të mos e bëni një gjë të tillë.

Ju duhet të merrni vendime të rëndësishme financiare vetëm pas shqyrtimit siç duhet të situatës. Nëse nuk mund të merrni vetë vendime të rëndësishme financiare, ju duhet të kontaktoni ekspertë të fushës dhe të merrni udhëzimet e tyre. Është më mirë të konsultoheni me ata se të bëni gjërat vetë nëse nuk jeni shumë të sigurt për disa çështje. Është e udhës që ju do të investoni para në blerjen e ndonjë toke, si një mënyrë për të shtuar në pasurinë tuaj. Megjithatë, pozicioni i planetëve në tremujorin e parë të vitit 2018 nuk është i favorshëm për të tilla sipërmarrje.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të korrikut
7 gusht deri në fund të vitit
6 tetor deri në mes të nëntorit

Luani

Merkuri është një faktor i rëndësishëm kur bëhet fjalë për çështjet e parave. Jupiteri dhe Marsi mund t'ju ndihmojnë në rritjen e fitimeve dhe krijimin e pasurisë. Jupiteri do të ndryshojë pozicionin e tij në javën e dytë të nëntorit, i cili do të japë një shtytje të mëtejshme për perspektivat tuaja financiare. Jupiteri do të jetë shumë bujar për ju këtë vit.

Tranziti i Afërditës do të hapë rrugë të reja për të fituar para. Ju do të keni shansin për të fituar para edhe në aktivitetin që po kryeni aktualisht. Megjithatë, ju këshillohet të mos merrni vendime të rëndësishme kur Merkuri të jetë në opozicion me shenjën tuaj, për të shmangur ndikimin negativ. Midis mesit të majit deri në mes të shtatorit, planetët ju mbështesin që të blini një pasuri të patundshme.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të korrikut
7 gusht deri në fund të vitit
6 tetor deri në mes të nëntorit

Virgjëresha

Afërdita do të luajë një rol të rëndësishëm në aspektin financiar. Lëvizja e Afërditës është mjaft e rëndësishme për ju.
Megjithatë Afërdita do të jetë në një pozicion jo të favorshëm me shenjën tuaj në fillim të vitit.
Sipas Horoskopit Financiar të Virgjëreshës, Afërdita fillon të ngrihet në horizont diku rreth 21 shkurtit. Gjatë periudhës kur Afërdita është në opozicion me shenjën tuaj nuk këshillohet të merrni vendime të rëndësishme që lidhen me financat.

Transiti i Afërditës nga mesi i prillit deri në mes të majit do të jetë i frytshëm për ju në aspektin e përfitimeve financiare. Gjatë kësaj periudhe mund t'ju hapet një rrugë të re për të rritur perspektivën tuaj financiare.
Megjithëse ju do të keni fitime, disa shpenzime të papritura kanë të ngjarë të marrin një pjesë të mirë të fitimeve tuaja. Duke pasur parasysh këtë, ju do të duhet të planifikoni financat tuaja në periudhën afatgjatë.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të qershorit
15 gusht deri në mes të nëntorit

Peshorja

Fakti që Jupiteri është i pranishëm në shtëpinë tuaj që lidhet me financat është një shenjë e mirë për fitimet tuaja. Ju ka të ngjarë të shtoni të fitimet tuaja, falë mbështetjes së Jupiterit. Pikat e forta: do të keni mundësi të mira për të fituar më shumë para.

Gjatë periudhës kur Afërdita është në opozicion me shenjën tuaj nuk është këshillueshme të merrni vendime të rëndësishme. Tranziti i Afërditës nga mesi i prillit deri në mes të majit do të jetë i frytshëm në aspektin financiar. Gjatë kësaj periudhe mund t'ju hapet ndonjë rrugë e re për të rritur perspektivat financiare. Megjithatë ju duhet të shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme kur Merkuri të jetë në opozicion me shenjën tuaj,
Qershori do të jetë një muaj me shumë potenciale për konkretizimin e të ardhurave.
Periudha mes gushtit deri në fund të nëntorit është e favorshme për të blerë ndonjë pasuri të patundshme. Ju duhet të shmangni nënshkrimin e marrëveshjeve të reja nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të qershorit
15 gusht deri në mes të nëntorit

 

Akrepi

Jupiteri do të mbajë portofolin e financave për ju pasi është edhe guvernator në shtëpinë tuaj të dytë. Jupiteri do të jetë në shenjën tuaj për pjesën më të madhe të vitit. Falë kësaj lëvizjeje ju do të fitoni më shumë para. Do të fitoni para duke bërë më përpjekje minimale. Ky avantazh monetar i shtuar do të rrisë fuqinë tuaj financiare. Pika kryesore: Shpenzimet e familjes suaj mund të rriten.

Në javën e dytë të nëntorit, Jupiteri do të zhvendoset në shenjën e zjarrit të Shigjetarit. Ky tranzit do të jetë i favorshëm për financat tuaja. Megjithatë, shpenzimet që lidhen me familjen tuaj mund edhe rriten. E gjithë kjo mund t'ju vërë në një lloj situate financiarisht stresuese. Pavarësisht gjithë këtyre gjërave, në fund të vitit do të ndiheni i lumtur për të ardhurat tuaja. Në fillim të vitit, për shkak të Afërditës, në opozicion me shenjën tuaj, duhet të shmangni çfarëdolloj marrëveshje që lidhet me blerjen e një pasurie të patundshme. Afërdita do të dalë nga ky pozicion më 21 shkurt. Në mes të prillit, pozicionet planetare do të jenë të favorshme për blerjen e ndonjë prone.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

Mes prilli deri në korrik
7 gusht deri në mes të nëntorit

Shigjetari

Në një pozicion jo të favorshëm, Saturni do të drejtojë shtëpinë tuaj të dytë, atë të financave. Po ashtu, Saturni do të qëndrojë në shenjën e vet të tokës, Bricjapi. Ai do t'ju japë një mësim se si të fitoni para dhe si të menaxhoni çështjet që lidhen me financat. Do të përballeni me një periudhë me angazhime duke mësuar kompleksitetin e menaxhimit të financave. Fakti që Marsi do të lëvizë në shenjën e Bricjapit do t'jua shtojë vështirësitë.

Ju duhet t'i trajtoni çështjet monetare me kujdes dhe të ruani rezerva monetare. Lëvizja e Saturnit dhe Marsit në shtëpinë e dytë mund t'ju sjellë shpenzime të papritura. Periudha nga mesi i prillit deri në mes të korrikut është e favorshme për të blerë një pronë apo një makinë të re. Kjo periudhë është e favorshme edhe për rritjen e fitimeve tuaja monetare.
Edhe periudha nga mesi i nëntorit deri në fund të vitit do të jetë pozitive për rritjen e të ardhurave tuaja.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të korrikut
7 nëntor deri në fund të vitit.

Bricjapi

Saturni do të jetë në shtëpinë tuaj të dytë, e cila lidhet me financat. Saturni po ashtu është guvernator i shenjës suaj. Ai do të jetë në shenjën tuaj për gjatë gjithë vitit. Duhet theksuar që Saturni ju bën më të kujdesshëm në çështjet që lidhen me financat. Në të njëjtën kohë, edhe Hëna do të jetë në shtëpinë tuaj të dytë për pjesën më të madhe të vitit. Megjithatë duhet të mbani parasysh që nuk ka rrugë më të shkurtra për të fituar para.

Periudha juaj e mirë për të fituar para nis rreth mesit të prillit dhe do të vazhdojë deri në mes të muajit maj. Ky zhvillim, po ashtu do të rrisë edhe entuziazmin tuaj dhe ju do të ndiheni vërtet mirë në këtë gjë. Edhe mesi i korrikut është një periudhë e mirë, pasi fitimet tuaja do të rriten. Tremujori i fundit i vitit ka mjaft potencial për të fituar para. Periudha nga mesi i marsit deri në mes të korrikut është e favorshme për të nënshkruar marrëveshje, ndoshta ju mund të blini një shtëpi. Por kini parasysh një gjë, para se të nënshkruani një marrëveshje është mirë të këshilloheni me ndonjë ekspert të fushës.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

Muaji mars deri në fund të korrikut
Nga mesi i gushtit deri në fund të shtatorit
Nga mesi i nëntorit deri në fund të vitit

Ujori

Jupiteri do të drejtojë, për pjesën më të madhe të vitit, shtëpinë tuaj të dytë, që lidhet me financat. Kjo tregon qartë një rritje të ardhurash për ju. Megjithatë periudha midis 7 marsit deri në mes të prillit nuk është e favorshme për fitime monetare. Ju duhet të shmangni marrjen e çdo vendimi të rëndësishëm financiar gjatë kësaj periudhe.

Edhe periudha 26 korrik deri në mes të gushtit nuk është e favorshme për marrjen e vendimeve financiar. Periudha nga mesi i prillit deri në mes të korrikut është pozitive për fitime të konsiderueshme, ju duhet ta përdorni mirë këtë kohë. Rreth javës së dytë në nëntorit, Jupiteri do të shkojë tek shenja e tij, Shigjetari, kjo është një shenjë e mirë për të ardhurat tuaja.
Nëse doni të blini një shtëpi, periudha deri në mes të nëntorit është e favorshme. Megjithatë ju duhet të tregoheni të kujdesshëm që të këshilloheni me ndonjë ekspert para se të nënshkruani marrëveshjen. Nëse doni të merrni një kredi, Jupiteri do t'ju mbështesë.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të korrikut
Nga mesi i nëntorit deri në fund të vitit

Peshqit

Marsi do të drejtojë shtëpinë e dytë në shenjën tuaj që lidhet me financat. Kjo do të thotë që Marsi do të luajë një rol jetësor që lidhet me financat. Marsi do të shkojë tek shenja e Bricjapit në mes të muajit mars e do të qëndrojë aty deri në mes të majit. Kjo është një periudhë e mirë për të rritur të fitimet tuaja.

Marsi hyn në shenjën e Ujorit dhe është në opozicion të kundërt rreth fundit të qershorit. Marsi rihyn në shenjën e Bricjapit në opozicion me shenjën tuaj rreth mesit të gushtit. Ju duhet të shmangni çdo vendim të rëndësishëm financiar kur Marsi është në opozicion me shenjën tuaj. Këtë gjë duhet ta mbani gjithnjë parasysh, ndryshe do të keni ndërlikime të ndryshme. Ndërsa lëvizja e Afërditës në shenjën e ajrit të Peshores, në javën e dytë të gushtit do të jetë një periudhë e frytshme për ju.

Planetët parashikojnë se ju do të keni fitime monetare nëpërmjet trashëgimisë. Shtëpia e katërt e shenjës suaj drejtohet nga Merkuri dhe u referohet pasurive të patundshme. Periudha nga marsi deri në fund të qershorit është e favorshme për të blerë një pasuri të patundshme. Ju duhet ta finalizoni çdo marrëveshje para se Merkuri të shkojë në opozicion me shenjën tuaj (23 mars – mesi i prillit). Ju mund të fitoni të ardhura të mëdha duke shitur ndonjë pronë të cilën jua kanë lënë në trashëgimi.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

Mars deri në mes të qershorit
Gusht deri në fund të nëntorit/Monitor

Drama e Nicolas Cage, si i bëri “rrush e kumbulla” 150 milionë $ (FOTO)

Posted: 21 Jan 2018 01:22 AM PST

 

Nicolas Cage ka qenë një nga aktorët me më shumë fitime në Hollivud, me filma si "National Treasure" dhe "Leaving Las Vegas".

54-vjeçari grumbulloi rreth 150 milionë dollarë nga karriera e tij e suksesshme, por shumë shpejt i shpenzoi të gjitha.

Por, si është e mundur kjo?

Nga blerja e një kështjelle 8 milionë $ e deri te kafkat e dinosaurëve, do ju tregojmë se si Nicolas Cage sot i ka borxh 14 milionë dollarë shtetit si taksa të prapambetura.

Në një farë pike, Nicolas Cage ishte pronar i 15 shtëpive të shtrenjta
Ndërtoi një varr të shtrenjtë në formë piramide pranë njërës prej shtëpive. Kurrë nuk tha pse i duhej një varr i tillë
Blinte kafshë ekzotike të tipit kobra, peshkaqen, krokodil dhe shumë krijesa të rralla ujore
Bleu një Lamborghini Miura që ishte në pronësi të ish-Shahut të Iranit për 450 000 dollarë
Bleu një kafkë dinosauri për 260 000 dollarë
Koka njerëzish që kanë shërbyer si trofe nëpër tributë e Amazonës
Novelën grafike ku është shfaqur për herë të parë Superman, e ka blerë për 150 000 dollarë

Merkel-Macron: Europa ecën përpara vetëm e bashkuar

Posted: 21 Jan 2018 01:08 AM PST

 

Emmanuel Macron shpreson për një “Po” të socialdemokratëve për koalicionin e madh. Kjo u la të kuptohej në takimin me Angela Merkel. Merkel e Macron kërkuan një ripunim të Marrëveshjes së Elysee-së.

Barbara Wesel – DW

Edhe nëse kancelarja Angela Merkel para vendimit të socialdemokratëve ka dridhje, asgjë nuk kuptohet në takimin me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris. Marrëdhënia e mirë me Macron ka muaj që funksionon, sidomos në politikën europiane, megjithëse Macron është shumë më ambicioz se kancelarja. “Bëhet fjalë jo për të theksuar dallimet, por të përbashkëtat”, thotë Macron.

Shpresa tek koalicioni i madh

Por përpara se të ndodhë diçka në politikën për Europën, duhet fillimisht që SPD-ja të vendosë për koalicion të ri me Angela Merkelin. Por çfarë do të ndodhë, nëse kjo nuk funksionon? A merr fund edhe Europa?, pyet një gazetar francez. “Entuziazmi im për Europën nuk varet nga partitë e tjera”, përgjigjet Merkel. Ajo dëshiron “dritë të gjelbër dhe që kjo të mos ndodhë.” Por Partia Socialdemokrate është ajo që vendos. Edhe presidenti francez, shpreson me kancelaren, megjithëse nuk bën parashikime. Por sipas tij “SPD ka treguar ambicie të madhe europiane”, edhe kancelarja ka ambicie të madhe europiane. “Këto shkojnë perfekt”. Macron nuk e fsheh se vazhdimi i koalicionit të madh për të është absolutisht i rëndësishëm.

Reformim i përbashkët i eurozonës

Pas takimit të ministrave të Financave, Bruno le Maire dhe Peter Altmeier (17.01) dhe një ujdie për reformën e eurozonës deri në fillim të verës janë vënë piketat për hapat e para për një fond europian të krizës dhe buxhet investimesh. Edhe unioni bankar pritet të bëjë hapa përpara.” Po të shohim se çfarë bën SHBA këtu, (ulje radikale taksash) atëherë koha nuk pret”, thotë Merkel. Edhe Macron shprehet se nuk duhet të grindemi për instrumentet, por të ecim hap pas hapi përpara. Si në çështjen e mbrojtjes, edhe atë të politikës ekonomike europiane- gjithkund duhet të flasim “për modalitetet, se si mund të çojmë përpara bashkëpunimin në plan afatshkurtër, afatmesëm e afatgjatë”, sipas Macron.

Një Marrëveshje e re Elysee?

Merkel dhe Macron premtuan një marrëveshje të re të Elysee-së. Sipas kancelares ajo i duhet përshtatur shekullit të ri. Por çfarë nënkupton kjo? Të hënën( 22.1.) në Asamblenë Kombëtare në Paris së bashku me përfaqësues nga Bundestagu festohet 55 vjetori i themelimit të Marrëveshjes së Elysee-së. Ajo vendosi gurthemelin e bashkëpunimit gjermano-francez pas lufte, me shkëmbimin e nxënësve, partneritetet. Kjo është histori, tani kërkohen impulse të reja – si një hapësirë ekonomike gjermano-franceze, bashkëpunim i ngushtë në çështjen e refugjatëve, në politikën e sigurisë dhe të klimës. Emmanuel Macron e kishte dhënë këtë ide, ai dëshiron të afrojë më shumë Berlinin dhe Parisin. Por idetë duhet të mbushen tani me përmbajtje.

Pas takimit, Merkel dhe Mcron vizituan një koncert të Debussy-së me dirigjentin e famshëm. Daniel Barenboim, një figurë, që sipas Merkelit i ka të gjitha dimensionet e marrëdhënieve gjermano-franceze. Barenboim ka jetuar gjatë në Paris, dhe tani drejton orkestrën shtetërore në Berlin. Merkel dhe Macron shijojnë kështu efektin lidhës të kulturës, pak pushim për Angela Merkelin, pa pyetje për SPD-në apo ambicien e saj në politikën europiane.

Melania Trump, më e pëlqyera e familjes presidenciale amerikane

Posted: 21 Jan 2018 12:56 AM PST

Në 1-vjetorin e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti amerikan ka përshkuar një trajektore të mbushur me polemika, vendime të diskutueshme që kanë ulur popullaritetin e tij në nivel historik për një president.

Mirëpo nga ana tjetër ylli i Zonjës së Parë Melania Trump nuk resht së shkëlqyeri.

Në një anketim të kompanisë Yougov, Ish-modelja me origjinë sllovene, rënditet si më e pëlqyera e familjes presidenciale.

Në familjen Trump, Melania është e vetmja që ka mbledhur më shumë mbështetës së sa të pakënaqur.

Zonja e Parë arriti të mundë edhe vajzën e Presidentit, Ivankën, popullariteti i së cilës ka qenë gjithmonë në majë.

Ndonëse më pak e përfshirë në aktivitete publike, se paraardhësja e saj Mishel Obama, Melania ruan një profil pozitiv, larg politikës agresive që zhvillon presidenti Trump.

Nga ana tjetër më pak i pëlqyeri i familjes presidenciale është dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner.

21 Janari, Mark Nika mesazh Arta Markut: Hap dosjen, Llalla fshehu provat

Posted: 21 Jan 2018 12:44 AM PST

 

Largimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe emërimi i kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, me mbështetjen e fortë të SHBA-BE, ka zgjuar shpresat tek familjarët e viktimave të 21 Janarit, për hapjen e dosjes dhe rinisjen e hetimeve, për urdhëruesit e vrasjeve, ekzekutuesit, penguesit e drejtësisë dhe manipuluesit e provave.

Në 7-vjetorin e masakrës në bulevard, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë para Kryeministrisë, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, i dha një mesazh kryeprokurores së përkohshme Arta Makut. Teksa shpreh besimin tek kryeprokurorja e re, Nika i kërkon zonjës Marku që të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, e cila ka urdhëruar drejtësinë shqiptare që të hapë dosjen.

Nika akuzoi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla se ka zvarritur hetimet si dhe fshehur provat për vrasjen e Alekstit, për shkak, sipas tij, të një aleance me Partinë Demokratike dhe Gjykatën e Lartë. Marku tha se familjarët e Aleksit presin me shpresë edhe ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, duke iu referuar Byrosë së Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Xhaxhai i Aleks Nikës rrëfeu edhe komunikimin me ambasadorët e Perëndimit në Tiranë për këtë çështje.

-Z. Nika, 7 vjet hidhërim, shpresa, zhgënjime, fyerje nga politika dhe përballje me murin e drejtësisë. Si ndiheni sot?
Kanë kaluar 7 vite që kur forcat e Gardës së Republikës, të komanduara nga Sali Berisha, vranë katër qytetarë të pafajshëm me duart në xhepa, Aleksin me shokët e tij. Neve na janë zgjuar të njëjtat emocione. E njëjta dhimbje.

Ky krim shtetëror nuk është ndëshkuar. Mosndëshkimi është një krim i dytë. Faktet e hedhura në media janë të mjaftueshme për të ngritur akuza ndaj udhëtuesve dhe ekzekutorëve të kësaj masakre. Ne kemi konstatuar që Prokuroria e Përgjithshme, e cila drejtohej nga ish-kryeprokurori Llalla, ka lejuar me ndërgjegje të plotë fshehjen dhe manipulimin e provave. Ky ka krijuar tek ne shqetësimin dhe bindje se përhershëm se prokuroria ka punuar për ta arkivuar përjetësisht këtë çështje.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë, falë aleancës së tyre kriminale, arritën që t'i kthenin vrasjet kriminale në vrasje nga pakujdesia. Sipas prokurorisë vrasja e Aleksit nuk provohet, ndërkohë që, është provuar nga ekspertimi i FBI se, plumbi që i mori jetën Alekstit ka dalë nga arma e ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi. Këta nuk përfillin ekspertizën e FBI se janë mësuar që t'i bëjnë ekspertizat vetë, për të shpëtuar nga drejtësia. Kanë kaluar 7 vite dhe krimi që kanë parë mijëra njerëz drejtpërdrejt nuk është ndëshkuar, për shkak se përgjegjësit deri më tani kanë kontrolluar Prokurorinë dhe gjykatat. Kjo është shumë e rëndë, jo vetëm për ne, por edhe si shoqëri, si komb.

-Megjithatë, ky 7-vjetor përkon me zgjedhjen e një kryeprokurori të ri, që ka mbështetjen e plotë të SHBA-BE. A keni besim se Arta Marku do të hapë dosjen? A keni një mesazh për zonjën Marku?

Unë akuzoj sot publikisht ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla për zvarritje të qëllimshme të hetimeve për vrasjen e Alekstit. Llalla ishte politikisht dhe juridikisht i kapur nga Partia Demokratike. Me veprimet e tij, ai rehabilitoi krimin e kryer nga Garda e Republikës, duke na bërë që të humbasim besimin tek drejtësia. Edhe mazhoranca duhet të ishte treguar më e vendosur për ta shpërbërë këtë aleancë kriminale mes Llallës, PD dhe Gjykatës së Lartë. Nuk duhet të kishte pritur mbarimin e mandatit, për zëvendësimin e Llallës me Arta Makun, të cilën nuk e njohim.

Markun nuk e njohim, por kemi të dhëna se Arta Marku është e pandikuar nga politika dhe se ka mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, ne kemi besim se, zonja Marku do t'i rishqyrtojë kërkesat tona të vazhdueshme dhe do të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, e cila urdhëron drejtësinë shqiptare të hapë dosjen.

Mesazhi ynë për zonjën Marku është ky: Zbato vendimin e Gjykatës së Strasburgut për këtë çështje. Zbato vetëm ligjin. Se kush janë vrasësit, këtë e ka përcaktuar ekspertiza, e kanë përcaktuar pamjet filmike, ka dëshmitarë etj. Se kush janë urdhëruesit, kjo del nga ligjet dhe rregullat që ishin atëherë. Kjo del edhe nga deklaratat e tyre publike.

-Gjatë vitit 2018, mund të ngrihen edhe disa organe të reja të drejtësisë si Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale. Sipas ligjeve, çështja e 21 Janarit kalon në kompetencë të këtyre organeve. Ndërkohë që, të gjithë gjykatësit dhe prokurorët duhet që të kalojnë Vetingun. Pra, shumë ndryshime po ndodhin. Do t'i vini në lëvizje këto organe?

Ne kemi besim të fortë se, Byroja Kombëtarë të Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, që jo vetëm çështjen e Aleksit, por edhe të tjerëve, do t'i hetojë me profesionalizëm dhe paanshmëri.

Besimi ynë buron nga angazhimi i SHBA-BE për t'i ngritur këto organe. Tek këto organe ne do të denoncojmë edhe fyerjen që Ilir Meta i ka bërë Aleksit pas vdekjes, duke i thënë kokëpalar, akt ky antinjerëzor dhe që bie ndesh edhe me traditën tonë. Ne do të denoncojmë edhe Sali Berishën si komandanti real i gardës në 21 Janar.

-Keni kontakte me përfaqësues të qeverisë? Si i keni raportet?

Në vazhdimësi ne kemi ndjerë nga afër kujdesin e aparatit të qeverisë aktuale, jo vetëm për familjen tonë. Ka një interesim njerëzor nga qeveria, sidomos nga kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, për fëmijët e Aleksit. E kemi vlerësuar dhe e vlerësojmë këtë akt të qeverisë, për të jetësuar kujtimin e të vrarëve në protestën popullore të 21 Janarit.

Të gjitha këto na e lehtësojnë dhimbjen tonë. Por, asgjë nuk e zëvendëson drejtësisë. Drejtësi do të thotë të zbardhet e vërteta e plotë dhe përgjegjësit të marrin ndëshkimin e merituar ligjërisht. Ne nuk kemi kërkuar dhe as nuk do të kërkojmë kurrë që kryeministri të bëjë prokurorin dhe gjyqtarin. Ne kemi kërkuar që kjo qeveri të krijojë kushtet për një drejtësi pavarur. Duam një drejtësi që të mos komandohet nga politika.

Ne i besojmë vetëm një drejtësie të pavarur, që shqyrton heton dhe shqyrton provat me profesionalizëm.

-Çfarë u kanë premtuar apo thënë ambasadorët e Perëndimit në Tiranë për këtë çështje, gjatë kontakteve dhe takimeve që keni pasur?
Ne kemi kontaktuar ambasadorë të Perëndimit në Shqipëri. Ata na kanë thënë në vazhdimësi që "kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare, por do të ushtrojmë presion për të zbardhur çështjen".

Ata nuk mund të ndërhyjnë në këtë punë, por na kana garantuar se mund të sjellin ekspertët më të mirë nga BE dhe SHBA për të ndihmuar drejtësinë e re shqiptare për zbardhjen e çështjes. Sot, në 7-vjetorin e tragjedisë, në emër të familjes Nika, kam vetëm një mesazh: Gjaku i Aleksit nuk do të bëhet kurrë ujë. Edhe për shkak të traditës, ne nuk do të bëhemi kurrë gjakhumbës./Shqiptarja.com

Stop korrupsionit! Protesta masive në Rumani

Posted: 21 Jan 2018 12:40 AM PST

Megjithë të ftohtin dhe reshjet e dëborës në kryeqytetin rumun, Bukuresht demonstruan rreth 100.000 vetë për pavarësinë e drejtësisë.

AC/DC dhe Andrei Rieu ia kanë dalë të mbushnin me koncertet e tyre në sheshin e madh “Piata Constitutiei” në Bukuresht, me rreth 60.000 vetë. Por protesta masive të shtunën solli edhe më shumë njerëz në këtë shesh e në bulevardin që të çon drejt “Pallatit të Popullit”, ndërtesa e parlamentit të sotëm rumun. 100.000 vetë dolën në rrugë.

450 kilometra në këmbë

Dhjetë prej këtyre demonstruesve nuk dalloheshin me grumbullit të njerëzve të shtunën, por ata kanë qenë në qendër të vëmendjes së shtypit në ditët e shkuara. Ata kanë ardhur me këmbë nga qyteti Cluj në Transilvani në kryeqytet. Sorin Bobis, i cili e ka organizuar këtë demonstratë tha në mbrëmjen para protestave. “Kur njerëzit bëjnë 450 kilometra me këmbë që t’u dëgjohet zëri, për të shprehur pakënaqësinë e tyre me qeverinë, do të ketë edhe disa mijëra bukureshtas të tjerë që do të ndërpresin aktivitetet e fundjavës për të protestuar.”

Rumänien Proteste in Bukarest (DW/C. Stefanescu)

Në të vërtetë erdhën më shumë vetë se në fillim të protestave, në dhjetor. Qeveria e drejtuar nga partia PSD në kohë rekord ndërmori atëherë vendime që e vënë në pikëpyetje pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Mes këtyre vendimeve edhe atë që parasheh që të dyshuarit të jenë prezentë, kur të merren në pyetje viktimat, kontrollet mund të bëhen vetëm pas njoftimit të dërguar më parë tek personat e prekur, provat e videove mund të shpallen të pavlefshme dhe paraburgimi në raste akuzash korrupsioni do të bejrë si masë. Madje mes deputetëve me probleme juridike diskutohet mundësia, që abuzimi me postintë mos shihet si vepër penale, nëse nuk tejkalohet një kufi financiar i caktuar. Kjo ka ndezur zemërimin e njerëzve.

Parulla në dy gjuhë

Shumë vetë kanë ardhur nga zona, ku jeton pakica hungareze. Megjithëse ka tensione për shkak të kërkesave për pavarësi në këtë rajon, dallimet kulturore apo gjuhësore nuk luajtën ndonjë rol në protesta. Peter Ecksetin-Kovacs, përfaqësues i partisë së Pakicës hungareze në Rumani (UDMR) ka marrë me vete në Bukuresht të gjithë ata që donin të protestonin, madje me parulla në dy gjuhë. “Ne duam drejtësi, gënjeshtarët nuk duhet të ulen tek levat e pushtetit”, thotë ai. Kovacs është një nga politikanët e pakët që ishin mes demonstruesve. Demonstruesit e tjerë edhe ata që erdhën nga Cluj gjetën dyert e mbyllura, si në selinë e PSD-së ashtu edhe të partnerit të koalicionit qeverisës, partisë pseudo-liberale, ALDE. Oferta e këtyre dy partive për dialog ishin dyert e mbyllura.

Rumänien Proteste in Bukarest (DW/C. Stefanescu)

Muresan: “Posti i politikanit është i përkohshëm”

Zëdhënësi i partive popullore europiane, EVP, Siegfried Muresan, eurodeputet thotë se në një situatë të tillë vendi i një politikani është mes njerëzve. “Posti i politikanit është i përkohshëm, në radhë të parë ti je qytetar.” Muresani, një politikan me origjinë rumune erdhi në Bukuresht për shkak të protestave. Ai e kupton pakënaqësinë e demonstruesve. “Vitin e kaluar bëhej fjalë për ligje amnistie. Tani bëhet fjalë për kufizimin e pavarësisë së prokurorëve e gjykatësve dhe dobësimin e autoritetit antikorrupsion, DNA. Njerëzit dalin në rrugë për t’i dhënë sinjal politikës- ne nuk e pranojmë këtë.”

Cristian Stefanescu/Bukuresht/ DW

Paralajmërimi i drejtorit të BERZH: Sfida për Shqipërinë fillon në 2019-ën

Posted: 21 Jan 2018 12:31 AM PST

 

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pret një rritje prej 4% në 2018, në sajë të projekteve të TAP dhe Devollit, si dhe nga kërkesa private në vend. Matteo Colangeli, drejtori i BERZH për Shqipërinë, pohon në një intervistë për "Monitor" se perspektiva afatshkurtër është pozitive. Por, sfida e vërtetë fillon në 2019-n e më pas, kur efektet e projekteve të mëdha mbarojnë dhe vendit do t'i duhet të mendojë për një zhvillim të qëndrueshëm.

Në afatin e gjatë, pika më e rëndësishme për prosperitetin afatgjatë të Shqipërisë është që lëvizja drejt procesit të integrimit në BE të përshpejtohet dhe të ndërmerren të gjitha masat në sektorin e reformave të administratës publike dhe shtetit të së drejtës (ndër të tjera) që të plotësohen kërkesat e BE-së për hapjen e negociatave.

Më tej, duhen ndërmarrë edhe reforma në mjedisin e biznesit dhe në sektorin e energjisë.

Sektorët me potencial më të lartë, ku duhet të përqendrohet zhvillimi i ekonomisë, sipas tij, janë agrobiznesi dhe turizmi. Z. Colangeli tërheq vëmendjen që për një stabilitet afatgjatë, rritja të balancohet midis sektorëve dhe likuiditeti të drejtohet në sektorët konkurrues të ekonomisë shqiptare sesa në projekte teorike të pasurive të patundshme.

Si do ta vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2017?

Performanca ekonomike vijoi të rritet në 2017-n, me një rritje të vlerësuar prej 4% në gjysmën e parë të vitit, si rezultat i investimeve madhore si Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Hidrocentrali i Devollit. Ne parashikojmë një rritje të përgjithshme prej 3.7% për 2017-n. Ndërsa kjo është një arritje e rëndësishme, veçanërisht gjatë një viti elektoral, me një periudhë të gjatë paqartësie politike, nuk është shumë e dukshme sesa është në fakt rritja neto, pa llogaritur dy investimet e huaja të sipërpërmendura në sektorin e energjisë.

Një tjetër arritje e 2017-s ishte përfundimi i suksesshëm i programit 3-vjeçar të FMN-së, i cili ndikoi në rritjen e stabilitetit fiskal dhe rënien e nivelit të borxhit publik (i cili vazhdon të mbetet ende i lartë).

Cilat janë pritshmëritë për ekonominë shqiptare në vitin 2018? Cilët janë faktorët që do të ndikojnë pozitivisht dhe negativisht?

Perspektiva afatshkurtër është pozitive. Ne presim të shohim një rritje prej 4% në 2018, në sajë të projekteve të TAP dhe Devollit si dhe nga kërkesa private në vend. Politika monetare do të vazhdojë të mbështesë rritjen dhe efekti i normave të ulëta të interesit në nxitjen e kreditimit pritet të rritet në përputhje me përpjekjet e vazhdueshme për luftën ndaj kredive jo performuese (NPL) në sektorin bankar. Ekonomia do të përfitonte edhe nga një progres i mëtejshëm në procesin e integrimit në BE, pasi ky do të perceptohej si një sinjal pozitiv për investitorët që vendi është në drejtimin e duhur. Vazhdojnë të ekzistojnë ende disa rreziqe që lidhen me dobësi të trashëguara strukturore në administrimin publik dhe infrastrukturë.

Pas përfundimit të projekteve të mëdha, si TAP dhe Devolli, ku duhet të përqendrohet Shqipëria, në mënyrë që të ruajë rritjen e qëndrueshme dhe si duhet ta bëjë këtë?

Me vështrimin në 2019-n dhe më tej, sfida kryesore ekonomike për Shqipërinë do të jetë ndërtimi i një zhvillimi të qëndrueshëm, për të vijuar me rritjen edhe pas përfundimit të ndërtimit të projekteve të TAP dhe Devollit. Këndvështrimi im është që sektorët me potencial më të lartë janë agrobiznesi dhe turizmi. Lufta ndaj informalitetit, aksesi më i mirë në financime dhe tërheqja e investimeve të reja do të jenë elemente të rëndësishme në maksimizimin e këtij potenciali, së bashku me zgjidhjen e problemit të titujve të pronësisë dhe një sistem ligjor më të besueshëm për të zgjidhur çështjet tregtare.

Për sa i përket turizmit mendoj se për Shqipërinë është e rëndësishme që të fokusohet në cilësinë e ofertës së saj dhe të synojë të tërheqë vizitorë apo konsumatorë të mëdhenj, duke lëvruar më shumë nga bukuritë natyrore apo trashëgimitë kulturore të vendit. Përmirësimi i infrastrukturës së transportit publik dhe shërbimeve mjedisore, veçanërisht për mbetjet dhe menaxhimin e ujërave, si dhe parandalimi i ndërtimeve masive dhe pa plan janë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e një avantazhi konkurrues të Shqipërisë në një periudhë afatgjatë.

Këtë vit, sektori i ndërtimit po kontribuon në gjysmën e rritjes ekonomike të vendit. A po ndjek Shqipëria modelin e duhur ekonomik dhe a është e rrezikshme që të riorientohet likuiditeti në sektorin e ndërtimit, veçanërisht në ndërtimin e apartamenteve?

Ekonomia shqiptare ka nevoja thelbësore në ndërtim, veçanërisht në infrastrukturë dhe nuk është çudi ta shohim këtë sektor si një nga faktorët kryesorë të rritjes, aktualisht. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që për një stabilitet afatgjatë, rritja të balancohet midis sektorëve dhe likuiditeti të drejtohet në sektorët konkurrues të ekonomisë shqiptare, sesa në projekte teorike të pasurive të patundshme. Bankat duhet të jenë të kujdesshme, në mënyrë që të shmangin sërish problemet me NPL-të.

Sipas mendimit tuaj, cilat janë reformat kryesore strukturore drejt të cilave duhet të përqendrohet qeveria shqiptare?

Pika e parë dhe më e rëndësishme për prosperitetin afatgjatë të Shqipërisë është që lëvizja drejt procesit të integrimit në BE të përshpejtohet dhe të ndërmerren të gjitha masat në sektorin e reformave të administratës publike dhe shtetit të së drejtës (ndër të tjera) që të plotësohen kërkesat e BE-së për hapjen e negociatave. Më tej, duhen ndërmarrë edhe reforma në mjedisin e biznesit.

Në këtë kuadër, ne do të vazhdojmë të mbështesim Këshillin e Investimeve, i cili ka treguar se është një platformë efektive për dialogun publik- privat. Përpjekjet kundër informalitetit duhet të jenë sistematike dhe të qëndrueshme përgjatë cikleve politike, për të arritur rezultate afatgjata. Së fundmi, reformat në sektorin e energjisë duhet të vazhdojnë me përmirësime të mëtejshme në praktikat e qeverisjes dhe ato operacionale për ndërmarrjet shtetërore në sektorin e energjisë, për ta bërë të qëndrueshme situatën aktuale financiare të përmirësuar të tyre.

Cila është vlera kumulative e projekteve të BERZH në Shqipëri dhe planet e disbursimit për të ardhmen?

Që prej fillimit të operacioneve të saj, BERZH ka investuar rreth 1 miliard euro në Shqipëri. Portofoli ynë aktual është prej 422 milionë eurosh, kryesisht në sektorin e energjisë dhe transportit, lidhur me projektet e infrastrukturës. Në vitin 2018, ne presim të mbyllim një financim prej 500 milionë eurosh për projektin TAP, krahas të paktën 1 miliard euro hua sindikale që do t'u jepen bankave nga BERZH. Ne po punojmë gjithashtu me BE, në një projekt të madh për financimin e turizmit – dhe zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri, nëpërmjet së cilës ne shpresojmë të zgjidhim disa nga problemet në zhvillimin e sektorit.

Fokus më të madh do të ketë edhe zhvillimi i sektorit privat, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përmes investimeve dhe shërbimeve të konsulencës. Unë besoj se ndarja e riskut me bankat tregtare do të jetë një mjet efektiv për të drejtuar investimet e BERZH drejt SME-ve. Së fundmi, ne jemi të angazhuar për të ndihmuar në zhvillimin e sektorit të energjisë diellore në Shqipëri dhe parashikojmë të mbështesim prezantimin e një procesi konkurrues tenderimi për centralin e parë fotovoltaik, më vonë gjatë 2018-s.

Si ka qenë ecuria e fondit të garancisë në sektorin e bujqësisë që ju nënshkruat me qeverinë shqiptare në vitin 2016? Nëse mund të përmendni disa nga problemet me të cilat po haseni me sistemin e bujqësisë në Shqipëri dhe rekomandimet tuaja për ndërhyrjet e nevojshme?

Kjo është një nismë shumë e rëndësishme e Bankës dhe e zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë Shqiptare, e cila po e mbështet me fonde të konsiderueshme grantesh. Objektivi është të injektojmë 180 milionë euro financime për një periudhë 3-vjeçare në sektorin e agrobiznesit nga kreditë më të vogla për fermerët tek financimet e mëdha për kompanitë e përpunimit dhe shpërndarjes. Ne jemi ende në një stad relativisht të hershëm të implementimit, pasi bankat e mëdha filluan të ofrojnë kredi nën këtë program vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2017.

Presim që këtë vit të ketë rritje të përdorimit të skemës dhe një akses të përmirësuar në financime për agrobizneset shqiptare. Sfida më e madhe në përthithjen e financimeve të lira, për mendimin tim, është e lidhur me nivelin e lartë të informalitetit në sektor dhe aftësi të kufizuara konkurruese në tregjet e eksportit. Kjo mund të adresohet duke ndërmarrë përmirësime të rëndësishme në sigurinë ushqimore dhe kontrollin e tyre. Ashtu si në turizëm, agrobiznesi në Shqipëri duhet të fokusohet tek cilësia dhe tek shfrytëzimi maksimal i kapaciteteve të tij të konsiderueshme natyrore.

 

Dëborë deri në lartësi deri në 300 m, parashikimi i motit për sot

Posted: 21 Jan 2018 12:18 AM PST

Kjo e diel do të regjistrojë reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të dendura dëbore.

Sipas parashikimit të Meteoalb, shtrirja e dëborës do të jetë në lartësi deri në 300 metra mbi nivelin e detit.

Përmirësimi i motit do të ndodhë gjatë mesnatës së sotme.

Për sa i përket temperaturave, ato do të kenë rënie gjatë pasdites së sotme dhe gjatë natës që vjen pas.

Meteoalb: Dita e diel nis me vranësira e reshje të pakta por mesdita sjell intensitet mesatar deri të lartë të shirave në pjesën më të madhe të Shqipërisë por dëborë të dendur në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja zgjerojnë shtrirjen e dëborës deri në 300 – 400 m mbi nivel deti por zonat me reshje do të jenë të pakta, kryesisht ato Lindore. Gjatë natës pritet përmirësim i motit ndërsa zonat Lindore dhe kryesisht Juglindja, mbeten me reshje të pakta dëbore.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more