Skip to main content

“19 shkurt 2018” plus 9 more - Gazeta Dita

“19 shkurt 2018” plus 9 more - Gazeta Dita


19 shkurt 2018

Posted: 18 Feb 2018 05:00 PM PST

Horoskopi, 19 shkurt 2018

Posted: 18 Feb 2018 03:38 PM PST

Dashi

Sa vështirë sot për të bërë edhe gjërat më elementare! Është Marsi ai që jua turbullon idetë e sjell pështjellim, dujke iu bërë konfuzë e të pavendosur. Kujdes kanë filluar tensionet në raportet me partnerin.

 

Dashi

Një dëshirë të marrë për t'u hedhur në aventura, apo është thjesht një moment për të nxjerrë gjithë dufin e akumuluar gjatë këtyre ditëve? Bëni më të mirën që ju duket, por mos abuzoni me forcat dhe energjitë tuaja.

 

Binjakët

Mbështetja që do t'ju japë Afërdita sot është shumë domethënëse, për arsye se pikërisht në planin sentimental keni shumë nevojë. Mosmarrëveshjet me dikë mund të evitohen duke u treguar më tolerantë.

 

Gaforrja

Kuadri yjor në përgjithësi është pozitiv dhe dita pritet të jetë mjaft e mirë në planin profesional. Megjithatë ju këshillohet të merreni më shumë me veten tuaj dhe me problemet në raportet me partnerin.

 

Luani

Sot duket se jeni të "preferuarit"e yjeve, pasi janë disa planetët e mirë. Në plan të parë është Afërdita që sjell stimuj të rinj për erosin. Një mik, apo një njohje e re mund të shënojnë një kthesë pozitive.

 

Virgjëresha

Pritet një ditë me shumë impenjime dhe ritmi marramendës do të ndikojë jo pak në gjendjen tuaj shpirtërore, por nuk do të mungojnë sadisfaksionet edhe ne planin ekonomik. Hëna mund t'jua prishë pak humorin.

 

Peshorja

Edhe pse yjet ju favorizojnë në shumë drejtime, nuk është rasti të ndërmerrni iniciativa apo të hidhni hapa të pastudiuara, pasi situata mund të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme. Intensive raportet ndërpersonale.

 

Akrepi

Marsi dhe Merkuri janë në një orbitë mjaft pozitive për ju, duke stimuluar cilësitë më të mira që keni. Nëse merreni pak shumë me veten tuaj, me siguri që edhe ato pak probleme në planin sentimental eliminohen.

 

Shigjetari

Duhet të "shtrëngoni dhëmbët" e të pritni momente më të mira, pasi situata yjore nuk është e favorshme për momentin. Jupiteri sjell ankime dhe pesimizëm, prandaj evitoni të qëndroni pasivë e në vetmi.

 

Bricjapi

Në përgjithësi parashikohet një ditë e mirë, por jeni disi të papërqendruar (ndoshta për shkak të Hënës negative në shenjë) dhe hezitues për të marrë një vendim. Kujdes me sëmundjet e stinës!

 

Ujori

Dita e sotme duket se do të jetë shumë interesante në planin ekonomik, sepse është Jupiteri në shenjë ai që ju bën të jeni të favorizuar në një tratativë. Vetëm se duhet të tregoheni të përpiktë me partnerët.

 

Peshqit

Sot ka të ngjarë të jeni shumë aktivë, pasi Merkuri, Marsi dhe Saturni mund të ushqejnë dëshirën tuaj për të bërë gjithçka. Rrethi i miqve tuaj mund të zgjerohet, por mos harroni se duhet t'i përzgjidhni ju vetë.

Këshilla e Gatuzos për Crutone:’’Gjej një të dashur të bukur dhe bëj dashuri.’’

Posted: 18 Feb 2018 01:50 PM PST

Para ndeshjes në "Seria A" kundër Sampdoria-s, trajneri i Milan, Gennaro Gatusso ka prekur shumë tema që lidhen me "djallin", ndër të cilat është edhe ajo e sulmuesit të ri Patrick Crutone.

Gatusso,i pyetur për 20-vjeçarin Crutone, është shprehur: ''Ne duhet ta marim me qetësi për Cutrone-n. Ai nuk duhet të hutohet nga fakti se është lojtari më i ri i Milan që ka shënuar kaq gola. Ai duhet të punojë dhe të pushojë në të njëjtën kohë. Unë shpresoj të gjejë një të dashur të bukur që të pushojë dhe të bëjë dashuri.''

Deklaratë interesante kjo, apo jo?

s.a/dita

Rastësi të mëdha në botë që shkaktojnë habi

Posted: 18 Feb 2018 01:42 PM PST

Jeta ndonjëherë është e mbushur me ndodhi, të cilat janë pothuajse të pamundura për t'u shpjeguar.

Më poshtë do shikoni disa ndodhi të regjistruara si më të cuditshmet, e me impakt tek njerëzit;

Enzo Ferrari, i cili themeloi kompaninë Ferrari, vdiq më 1988. Një muaj më vonë, lindi futbollisti Mesut Ozil. Duke i parë fotot e tyre, gjëja e parë që të vjen ndërmend të thuash është se ”janë vëllezër”.

Krijuesit e filmit vizatimor ''The Simpsons'' bënë një episod në vitin 2000, në të cilin me nota sarkastike paraqitën si personazh vizatimor Donald Trump,presidentin e ri të SHBA-së. Ndërkohë gjendemi në 2018 pikërisht me Trumpin si president të Amerikës.

Në 1898, 14 vjet përpara se të mbytej Titaniku, shkrimtari Morgan Robertson shkruajti novelën ''Futility'', ku tregohej historia e një anijeje me emrin ''Titan'', e cila ishte fundosur në det. Por nuk është thjesht emri, ai që na shtyn të shohim një koiçidencë të çuditshme. Të dyja anijet, si ajo realja ashtu dhe ajo e trilluara kishin të njëjtat karakteristika teknike. Dhe mbi të gjitha, të dyja u përplasën me ajsbergë në Atlantikun e Veriut.

Shumë rastësi të cuditshme hasim dhe në biografitë e presidentëve amerikanë, Abraham Lincoln dhe John Kennedy.

Ja cilat janë disa prej tyre:

  • Të dy janë qëlluar me një pistoletë mbrapa kokës,në ditë të premte. Dhe të dy në atë moment kanë qenë të pranishëm në organizime festive, të shoqëruar nga gratë e tyre.
  • Kishin katër fëmijë.
  • Kishin një mik që quhej Billy Graham.
  • Kenedi kishte një sekretare që quhej Znj. Lincoln, ndërsa Abraham kishte një sekretar që quhej John.

s.a/dita

Vajzat shqiptare kryesojnë në botë për prirjet në shkencë

Posted: 18 Feb 2018 01:03 PM PST

Shqipëria është një nga ato vende të botës ku gratë dhe vajzat kanë rezultate më të larta se djemtë në shkencë dhe matematikë.

Përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, Giuseppe Belsito i ka konsideruar vajzat dhe gratë një pasuri fantastike. Sipas tij, këto të fundit do të jenë edhe e ardhmja e vendit.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Un Women (organizatë ndërkombëtare) që operon edhe në Shqipëri, vetëm 28% e të gjithë studiuesve të botës janë gra.

Studentet vajza në Shqipëri dominojnë në fushën e shkencave të edukimit e më pas në atë të shëndetësisë. Vetëm 5% e vajzave janë diplomuar në inxhinieri. Por më shumë se 71% e studentëve të diplomuar në fushën e shkencave natyrore dhe matematikës janë vajza.

Sipas objektivave globale përfshirja sa më e madhe e grave dhe vajzave në kërkimin shkencor, jetën politike apo pozicione drejtuese përbëjnë tiparet e  zhvillimit të një vendi të qëndrueshëm, shkruan Atsh.

s.a/dita

Aksident tragjik në Shkodër, babai humb jetën bashkë me dy fëmijët

Posted: 18 Feb 2018 12:49 PM PST

Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji është babai që humbi jetën bashkë më dy fëmijët e tij si pasojë e një aksidenti të frikshëm të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Ai drejtonte mjetin tip 'Alfa Romeo' dhe udhëtonte me bashkëshorten dhe 3 fëmijët kur u përplas me një mjet tjetër tip 'Fuoristradë', ku udhëtonin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Fillimisht u plagosën të 7 personat që udhëtonin në dy mjetet, por pak minuta më vonë ndërroi jetë Edmond Preka me djalin 8 muajsh e me dëmtime të rënda që nuk mundi të rezistonte ishte vajza tjetër e çiftit Preka, Ajseli e cila ndërroi jetë në spital.

Gruaja e tij Evisi, dhe vajza tjetër Noemi 10 vjeçe ndodhen në spital, kjo e fundit në gjendje të rëndë.

l.h/ dita

E zeza dominon në tapetin e kuq të ‘BAFTA AWARDS’

Posted: 18 Feb 2018 12:48 PM PST

Po mbahet sot eventi i përvitshëm BAFTA,ku kanë parakaluar të gjithë personazhet më të fuqishëm të industrisë së showbizit amerikan dhe jo vetëm.

Njësoj si në 'Golden Globes',të ftuarit janë sugjeruar të zgjedhin veshje të zeza në kuadër të fushatës ndaj abuzimit seksual në Holliwood.

Fotot më poshtë na japin një ide më të qartë sesi duken fatlumët që mund të marrin pjesë sot.

JENNIFER LAWRENCE

ANGELINA JOLIE

MARGOT ROBBIE

OCTAVIA SPENCER

SALMA HAYEK

EMMA ROBERTS

a.k/dita

Me urdhër të ministrit, lirohet shqiponja e robëruar (detaje nga një operacion i rrallë)

Posted: 18 Feb 2018 12:45 PM PST

Shqiponja e ka folenë në male, ndërsa në mënyrë simbolike në…flamur. Por duket se pavarësisht zhdërvjelltësisë së saj këtë herë  pati nevojë për ndihmë. Një kronikë e pazakontë u transmetua sot në televizionet shqiptare ku thuhej se Policia e Pukës ishte angazhuar në një aksion të rrallë në fshatin Berishaj të këtij rrethi.

Bëhet fjalë për një operacion jo për të kapur ndonjë të kërkuar, por për të liruar një… shqiponjë.

Aksioni policor mori shkas nga denoncimet në rrjetet sociale të ambientalistëve, të cilët kishin nxjerrë një video të një shqiponje të lidhur nga këmbët.

Pas këtij denoncimi, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, urdhëroi një grup të gatshëm të komisariatit të Pukës, që të verifikonte rastin në fjalë.

Pas mbërritjes së efektivëve në fshatin Berishaj u bë i mundur lirimi i shqiponjës. Ajo u la e lirë në fluturim, ashtu siç i ka hije një shqiponje. e.r/dita

Zbulohen 95 planetë të rinj jashtë sistemit tonë diellor

Posted: 18 Feb 2018 12:41 PM PST

Pothuajse 95 planetë të rinj në orbitën e disa yjeve jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar nga teleskopi i Keplerit të NASA-s. Studiuesit konfirmuan praninë e 95 botëve pas studimit të 275 kandidatëve të mundshëm.

Teleskopi Kepler ka gjetur mijëra kandidatë për t'u vlerësuar si planetë kur u lançua gati një dekadë më parë. Por zbulimi i fundit ngre shpresat se astronomët së shpejti mund të gjejnë një sistem të ngjashëm me planetin tonë, në të cilin të ketë jetë.

Studimi u krye nga një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Andrew Mayo nga Instituti Kombëtar i Hapësirës në Universitetin Teknik të Danimarkës.

Planeti i parë që rrethon një yll të ngjashëm me diellin tonë u zbulua vetëm në 1995.

l.h/ dita

Kur, një miqësi 24-vjeçare u kris/ Rozi dhe Fiori flasin

Posted: 18 Feb 2018 12:26 PM PST

Vetë moderatorët e "Boom" në Ora News, Rozana Radi dhe Fiori Dardha pranuan se në të vërtetë ka ekzistuar një zënkë gjashtë mujore midis tyre.

Të ftuara në emisionin "Thumb" ato kanë sqaruar për herë të parë publikisht, se përse nuk folën për një kohë të gjatë. Miqësia e tyre 24-vjeçare pësoi krisje, dhe arsyeja sipas Rozit ishte vet Fiori.

Rozana: "Ne jemi zënë, se ti nuk më lë të flas. "

Fiori: "Ne u zumë me të vërtetë. Rozit i mbushën mendjen top që unë nuk e lija të fliste. Që unë kisha gjithë protagonizmin në emision dhe kjo ishte hija për të më bërë fresk mua. Një ditë të bukur, unë u zgjova dhe thashë po e lë Rozin të flasë. Ishin fillimet e emisionit, unë kisha më shumë eksperiencë, Rozi e kishte për herë të parë. Ne tani e dimë kush ia mbushi mendjen. Dhe kështu lindi debati, sepse në dialogun që zhvillojmë në emision nuk ka skenar. Unë nuk i fola e para."

Moderatorët e përmbyllën duke thënë se e njohin mirë njëra-tjetrën, dhe se nuk mund ta mbajnë dot gjatë zemërimin mes tyre.

s.a/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more