Skip to main content

“Ajdarevic shënon me kokë, shpëton AEK-un nga humbja (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Ajdarevic shënon me kokë, shpëton AEK-un nga humbja (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll


Ajdarevic shënon me kokë, shpëton AEK-un nga humbja (Video)

Posted: 15 Feb 2018 02:55 PM PST

Skuadra e famshme greke AEK Athinë ka barazuar në ndeshjen e parë të 1/16-të së finales në Ligën e Evropës.

Ekipi nga kryeqyteti i Greqisë kishte përballë skuadrën ukrainase Dynamo Kiev.

Dynamo ishte në epërsi nga pjesa e parë me golin e shënuar nga Tsygankov.

E për AEK-un në minutën e 79-të u inkuadrua në lojë edhe mesfushori shqiptar, Astrit Ajdarevic.

Reprezentuesit të Shqipërisë i ka mjaftuar vetëm një minutë lojë për të shënuar.

Ajdarevic shënoi një gol të bukur me kokë për t'i siguruar barazimin skuadrës së tij 1-1.

Ndeshja kthyese mes Dynamo Kiev dhe AEK Athinë do të zhvillohet pas një jave në Ukrainë.

Ky ishte goli i parë për Ajdarevicin këtë edicion në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

 

The post Ajdarevic shënon me kokë, shpëton AEK-un nga humbja (Video) appeared first on Telegrafi.

Nesër hidhet shorti për çerekfinale në Kupën e Kosovës

Posted: 15 Feb 2018 02:28 PM PST

Janë kompletuar skuadrat çerekfinaliste në Kupën e Kosovës.

Këtë edicion në çerekfinale do të marrin pjesë vetëm shtatë skuadra kosovare.

Llapi arriti ta eliminojë kampionin në fuqi të Kosovës, Trepçën '89 duke e mposhtur në 'Riza Lushta' 0-2.

Fitore të lehtë ka shënuar edhe Prishtina që ka mposhtur rivalin lokal Kosovën e Prishtinës 5-0.

Tutje kanë kaluar edhe dy skuadrat gjilanase Drita dhe Gjilani që triumfuan si mysafir me rezultat të ngjashëm 0-1 ndaj Istogut respektivisht Ballkanit.

Dy skuadrat me ngjyrat kuq e zi, Vëllaznimi dhe Drenica gjithashtu kanë siguruar një biletë për çerekfinale.

Ndërkohë skuadra e vetme nga Liga e Parë që është ende në garë është Vushtrria që eliminoi Lirinë e Prizrenit pas penalltive.

Tërheqja e shortit për ndeshjet çerekfinale do të bëhet nesër (e premte) nga ora 14:00 në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Njëra nga shtatë skuadrat e lartpërmendura do të ketë pushim dhe do të kaloj drejt në gjysmëfinale. /Telegrafi/

The post Nesër hidhet shorti për çerekfinale në Kupën e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Forma e Batshuayit në tri ndeshje me BVB-në bën që largimi i Aubameyang të harrohet, Westfalenstadion ka një mbret të ri (Video)

Posted: 15 Feb 2018 01:56 PM PST

Kampioni aktual i Anglisë, Chelsea kërkonte sulmues në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte e kishte në radhët e veta një sulmues fantastik si Michy Batshuayi por nuk besonte në të.

Belgu kishte shënuar 12 gola dhe kishte bërë dy asistime me fanellën e Chelseat në të gjitha garat por këto shifra nuk e bindën Conten.

Italiani kishte kërkuar transferimin e Olivier Giroud dhe lejoi largimin e Batshuayit në drejtim të Dortmundit.

Klubi gjerman ka fituar më së shumti nga huazimi i Batshuayit në 'Signal Iduna Park'.

Batshuayi sa ishte pjesë e Chelseat

Sulmuesi i talentuar belg ka zhvilluar tri ndeshje deri më tani me Dortmundin duke treguar se sa vlen.

24-vjeçari ka shënuar tre gola në Bundesliga në dy takime dhe ka bërë një asistim në dy fitore radhazi të Dortmundit.

E radha ishte për Atalantën ku Dortmund e mposhti ekipin italian me vështirësi 3-2.

Edhe në këtë takim shkëlqeu Batshuayi me dy gola të shënuar në fund të ndeshjes.

Dortmund që tani po mendon të fillojë negociatat me Chelsean për blerjen përfundimtare të sulmuesit.

Dy klubet në marrëveshjen e janarit nuk e kishin përfshirë opsionin e blerjes së lojtarit nga Dortmundi në kontratë.

Sigurisht që paraqitjeve të tija i gëzohen te Chelsea që kërkojnë të fitojnë sa më shumë nga shitja e tij.

Batshuayi ka kontratë me Chelsean deri në qershor të vitit 2021, ndërsa iu bashkua londinezëve nga Olympique Marseille për 39 milionë euro. /Telegrafi/

The post Forma e Batshuayit në tri ndeshje me BVB-në bën që largimi i Aubameyang të harrohet, Westfalenstadion ka një mbret të ri (Video) appeared first on Telegrafi.

Federata Spanjolle hap hetim ndaj festës së Pique ndaj Espanyolit

Posted: 15 Feb 2018 01:32 PM PST

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar se kanë hapur një hetim për festën e Gerard Pique në Espanyol.

Më parë këtë muaj, spanjolli shënoi gol në barazimin e vonshëm për Blaugranën në derbin katalanas.

Megjithatë, festa e tij drejtuar tifozëve vendas lë shumë për të dëshiruar, pasi Pique iu drejtua me gisht në hundë atyre.

Pique lëndohet, por edhe mund të suspendohet shkaku i gjestit të tij Pique lëndohet, por edhe mund të suspendohet shkaku i gjestit të tij

Rrjeti televiziv ESPN tani raporton se RFEF kanë konfirmuar se po hapin një “proces të hetimit të klasifikuar” në incidentin e Piques në stadiumin RCDE.

Festa e Piques me bashkëlojtarët (Getty Images)

Espanyol nuk e kishte raportuar incidentin, por ishte ankuar se mbrojtësi i quajti Espanyolin klub nga Cornella (zona në të cilën ndodhet stadiumi i tyre) dhe jo Espanyoli nga Barcelona – titulli i tyre zyrtar.

Pique shpjegon gjestin ndaj Espanyolit: Ata kanë fyer familjen time Pique shpjegon gjestin ndaj Espanyolit: Ata kanë fyer familjen time

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas e kishte quajtur incidentin ‘provokues’, por përsëriti se ai nuk do të ishte pjesë e asnjë procesi vendimmarrës, i cili mund të sillte mbrojtësin me një pezullim nga loja.

Ditëve të ardhshme pritet të merret një vendim përfundimtar për mbrojtësin e Barcelonës, por Pique e ka mohuar se ka provokuar tifozët vendas. /Telegrafi/

The post Federata Spanjolle hap hetim ndaj festës së Pique ndaj Espanyolit appeared first on Telegrafi.

Emery dhe Al-Khelaifi shpëtojnë nga dënimet e UEFA-s pas komenteve mbi gjykimin ndaj Real Madridit

Posted: 15 Feb 2018 01:10 PM PST

Pavarësisht raporteve të ndryshme të mediave, UEFA ka vendosur të mos sanksionojë Unai Emery apo Nasser Al-Khelaifi për komentet e tyre kundër gjykimit pas ndeshjes të së mërkurës kundër Real Madridit.

Trajneri dhe kryetari i Paris Saint-Germain, ishin shumë kritik ndaj performancës së gjyqtarit Gianluca Rocchi në ndeshjen e parë të tetës së finales së luajtur në Santiago Bernabeu, të fituar nga Reali me rezultat 3-1.

Dyshja parisiene besonte se skuadra e tyre ishte ndëshkuar për faulle dhe nuk merrte vendime të rëndësishme që ata mendonin se ishin të merituar. Al-Khelaifi ndjeu se pala e tij ishte trajtuar padrejtësisht dhe dëshiron që situata të rishikohet.

Al-Khelaifi: UEFA duhet të ketë kujdes me gjyqtarët, Neymar nuk shkon te Real Madridi Al-Khelaifi: UEFA duhet të ketë kujdes me gjyqtarët, Neymar nuk shkon te Real Madridi

“Gabimet e gjyqtarit na kanë kushtuar shumë. Ata e gjykuan [Kylian] Mbappe si pozitë jashtë-loje, kur ai nuk ishte dhe mendoj se gjyqtari arndihmoi Real Madridin”, kishte thënë fillimisht Al-Khelaifi.

PSG humbën nga Reali edhe pse ishin në avantazh (Getty Images)

“Kishte tre gabime, por nuk them se humbëm vetëm për këtë, vetëm se ata bënë një ndryshim. Ne nuk jemi Real Madrid, por kjo është e mjaftueshme, unë mendoj se UEFA duhet të bëjë diçka”, përfundoi sheiku i PSG-së.

Emery u bëri jehonë deklaratave të shefave të tij dhe gjithashtu preku gjyqtarët në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Unai Emery i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit Unai Emery i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit

“Gjyqtari ka marrë vendime që na kanë dëmtuar në mënyrë të qartë. Kishte lojë me dorë nga Sergio Ramos, kështu duhet të jetë VAR. Nuk e kam parë atë, por puna e gjyqtarit është ta sheh atë”.

“Kjo nuk e justifikon punën tonë, por ne mund të kthehemi në Paris dhe shpresojmë se gjyqtari nuk do të ndikojë në ndeshjen tjetër”, kishte thënë Emery. /Telegrafi/

The post Emery dhe Al-Khelaifi shpëtojnë nga dënimet e UEFA-s pas komenteve mbi gjykimin ndaj Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Ostersunds 0-3 Arsenal: Notat e lojtarëve, Mustafi ndër më të mirët

Posted: 15 Feb 2018 12:28 PM PST

Arsenali ka marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Ostersunds.

Skuadra angleze nuk e pati të vështirë të triumfojë duke shënuar tre gola në portën e vendasve 0-3.

E lojtari me notën më të lartë në këtë takim ishte portieri mysafir David Ospina.

Ospina pati disa ndërhyrje fantastike ndërsa krejt në fund priti edhe penallti (8.4).

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Mesut Ozil (8.1) dhe talenti i ri Maitland Niles (8.0).

Ndërkohë mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ishte ndër më të mirët në fushë ku mori notën (7.8).

Futbollisti më i dobët në këtë sfidë ishte Petterson me notë 4.7.

Paraqitje të dobët tek vendasit pati edhe portieri Keita që nuk mori notë më të lartë se (5.5). /Telegrafi/

The post Ostersunds 0-3 Arsenal: Notat e lojtarëve, Mustafi ndër më të mirët appeared first on Telegrafi.

Ludogorets 0-3 Milan, notat e lojtarëve

Posted: 15 Feb 2018 12:12 PM PST

Milani ka fituar në udhëtim me rezultat të thellë 3-0 ndaj Ludogoretsit.

Rossonerët kanë fituar ndeshjen e parë të 1/16-tës së finales së Ligës së Evropës në udhëtimin e tyre te bullgarët e Ludogoretsit.

Golat në këtë takim për skuadrën e Gennaro Gattusos u shënuan nga Patrick Cutrone (45′), Ricardo Rodriguez (64′) dhe Fabio Borini (90+).

Milani fiton në udhëtim te Ludogoretsi, me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Evropës (Video) Milani fiton në udhëtim te Ludogoretsi, me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Evropës (Video)

Megjithatë, lojtarët më të vlerësuar të ndeshjes ishin Hakan Calhanouglu dhe Franck Kessie, të cilët u notuan me 8.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e vendasve, Renan, i cili u vlerësua me notë 5.6. /Telegrafi/

Ludogorets:

Dështuan edhe Swierczok, Plastun dhe Sasha

Milan: 

Paraqitje të mirë patën Cutrone, Biglia dhe Bonaventura

The post Ludogorets 0-3 Milan, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Përfundojnë befasitë e Ostersundsit, Arsenali mposhtë lehtësisht skuadrën suedeze

Posted: 15 Feb 2018 11:56 AM PST

Skuadra angleze Arsenal ka marrë një fitore të lehtë 0-3 në udhëtim tek Ostersunds.

Arsenali kishte përballë befasinë më të madhe të Ligës së Evropës këtë edicion, skuadrën suedeze Ostersunds.

Të gjithë në klubin vendas besonin se do të vazhdonin të befasonin edhe më tej por jo edhe kundër Arsenalit.

'Topçinjve' i mjaftuan vetëm 13 minuta lojë për të kaluar në epërsi.

Shkodran Mustafi

Ishte mesfushori ofensivë Iwobi që asistoi bukur tek Nacho Monreal i cili shënoi për 0-1.

Në minutën e 24-të, përforcimi i madh i janarit për Arsenalin, Henrikh Mkhitaryan depërtoi bukur në zonë dhe në tentim për ta shërbyer Dany Welbeckun u shënua autogol nga mbrojtësi vendas Papagiannopoulos.

Me epërsinë prej dy golave të Arsenalit përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

E në pjesën e dytë përsëri vazhdoi dominimi i mysafirëve përballë skuadrës vendase.

Në minutën e 58-të, Mesut Ozil u shërbye mirë nga Mkhitaryan për ta ngritur epërsinë në 3-0.

Krejt në fund të ndeshjes vendasit patën rastin për ta shënuar golin e nderit nga penalltia, por goditjen e Petterson e priti bukur Ospina.

Kësisoj Arsenali ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë dhe më e qet e pret ndeshjen kthyese në 'Emirates'.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ishte titullar në këtë takim dhe luajti gjatë 90 minutave, ndërsa Granit Xhaka u pushua nga Wenger në bankën rezervë. /Telegrafi/

The post Përfundojnë befasitë e Ostersundsit, Arsenali mposhtë lehtësisht skuadrën suedeze appeared first on Telegrafi.

Milani fiton në udhëtim te Ludogoretsi, me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Evropës (Video)

Posted: 15 Feb 2018 11:52 AM PST

Milani ka fituar në udhëtim te skuadra bullgare, Ludogorets, me rezultat të thellë 0-3.

Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso ka vazhduar me formë të mirë edhe në Evropë, pas asaj në Serie A.

Rossonerët kanë fituar në udhëtim te bullgarët e Ludogoretsin në një ndeshje aspak të lehtë për ta në letër, por të dominuar në të dy pjesët.

Pjesa e parë u karakterizua me dy apo tri raste të mira për gol për Milanin, por goli erdhi vetëm në minutën e fundit të kësaj pjese.

Cutrone vazhdon me gola (Foto: AC MIlan)

Ishte talenti italian, Patrick Cutrone, i cili shënoi me kokë nga afërsia për 0-1 pas asistimit të Hakan Calhanouglu dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë i takoi skuadrës së Gattusos, të cilët donin me çdo kusht ta përfundonin sa më shpejt ndeshjen.

Rodriguez u tregua i saktë nga pika e bardhë (Foto: AC Milan)

Megjithatë, goli i dytë dhe i sigurisë erdhi në minutën e 64-të, ku mbrojtësi Ricardo Rodriguez shënoi nga pika e bardhë për 2-0.

Për 3-0 ishte Fabio Borini, i cili shënoi në minutat shtesë dhe dhe vulosi firon dhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Ndeshja e kthimit në San Siro zhvillohet pas një javë, pra me datë 22 mars. /Telegrafi/

The post Milani fiton në udhëtim te Ludogoretsi, me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Evropës (Video) appeared first on Telegrafi.

Januzaj shënon një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë (Video)

Posted: 15 Feb 2018 11:48 AM PST

Adnan Januzaj ka vazhduar me formën e tij të mirë te Real Sociedadi.

Mesfushori nga Kosova është futur nga banka rezervë në ndeshjen ndaj Red Bull Salzburg.

Mysafirët kishin kaluar në epërsi në pjesën e parë, ndërsa Sociedadi e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 57-të nëpërmjet Odriozola.

E golin e epërsisë skuadrës spanjolle ia solli talenti nga Istogu, Adnan Januzaj.

Januzaj shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë në minutën e 80-të për të sjellë gëzim të madh në shkallët e stadiumit. /Telegrafi/

 

The post Januzaj shënon një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more