Skip to main content

“Barcelona iu rikthehet fitoreve” plus 9 more Ekonomia Online

“Barcelona iu rikthehet fitoreve” plus 9 more Ekonomia Online


Barcelona iu rikthehet fitoreve

Posted: 17 Feb 2018 09:52 AM PST

Barcelona e ka gjetur përsëri rrugën e fitores duke e mposhtur Eibarin në udhëtim të shtunën pasdite, pas dy barazimeve radhazi në La Liga.

Eibar e priti Barçën në "Estadio Municipal de Ipurua", në kuadër të javës së 24-të të La Ligës spanjolle, duke e mposhtur 2-0, raporton Express.

Barcelona gjeti rrjetën e portës kundërshtare përmes Luis Suarezit, i cili shënoi në minutën e 16-të, pas një super asisti nga Lionel Messi.

Kjo ishte e tera që të dy skuadrat ofruan në pjesën e parë e cila u mbyll 1-0 për mysafirët.

Pjesa e dytë prodhoi shumë raste nga të dy palët, të cilat nuk u shfrytëzuan. Eibar mbeti me një lojtar më pak në minutën e 66-të, kur Orellana u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Drejt në fund të ndeshjes, Jordi Alba e vulosi fitoren e Barcelonës.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka grumbulluar 62 pikë në vendin e parë, 10 më shumë se Atletico Madridi në vendin e dytë dhe 20 më shumë se Real Madridi në vendin e katërt, por i cili ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

The post Barcelona iu rikthehet fitoreve appeared first on Ekonomia Online.

Njihuni me aleatin tuaj të shëndetit

Posted: 17 Feb 2018 09:49 AM PST

Hipertensioni konsiderohet si "sëmundje e heshtur".

Sulmon shumë njerëz në ditët e sotme për shkak të stresit, dietës së dobët dhe pirjes së duhanit, transmeton Klan Kosova.

Disa nga simptomat më të zakonshme janë të vjellat, dhimbje koke të rënda, marrje mendsh dhe probleme me shikimin.

Nëse keni një ose më shumë simptoma, vizitoni mjekun tuaj për diagnozë ose trajtim. Megjithatë, ju keni edhe zgjidhjet natyrale si një alternativë. Mollët janë padyshim një nga ato.

Molla posedon aftësinë për të ulur presionin arterial sepse përmban flavonoide. Lëkura e mollës mund të ndihmojë rregullimin e hormoneve të lidhura me presionin tuaj të gjakut.

Gjithashtu parandalon vasokonstruktimin që mund të sulmojë enët e gjakut. Përbërësit e tjerë natyrorë që mund t'ju ndihmojnë kundër hipertensionit përfshijnë ekstraktin e lëkurës së mollës, qumështin dhe çajin e gjelbër, transmeton Klan Kosova.

Këtu janë disa përfitime të tjera që ju mund të merrni nga konsumimi i lëkurës së mollës:

-Detoksifikon mëlçinë tuaj

-Ul nivelin e kolesterolit

-Është plot me pektin kështu që do t'ju ndihmojë të parandaloni hipergliceminë

-Është plot me vitaminë B12 kështu që do t'ju ndihmojë kundër pagjumësisë

-Ul ethet

-Ajo stimulon prodhimin e lëngjeve të stomakut kështu që është e mahnitshme kundër ulçerës dhe gastritit

-Lëkura e mollës është plot me fosfor kështu që është e mahnitshme kundër problemeve me kujtesën

Konsumojeni lëkurën e mollës, të pjekur ose të papërpunuar, në lëngje, sallata ose si pure. Ajo nuk ka efekte anësore, shkruan ora, transmeton Klan Kosova.

The post Njihuni me aleatin tuaj të shëndetit appeared first on Ekonomia Online.

Barça u kthehet fitoreve

Posted: 17 Feb 2018 09:46 AM PST

Gjiganti katalunas ka fituar me dy gola dallim, në një ndeshje të dominuar gati krejtësisht, duke forcuar edhe më pozitën e parë në klasifikim.

Barcelona ka triumfuar në përballjen ndaj Eibar me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së 23-të të La Ligës.

Luis Suarez hapi llogarinë në minutën e 16-të të takimit, pas një asistimi të bukur nga Lionel Messi.

Ndërsa të dytin gol për katalunasit e shënoi mbrojtësi i majtë, Jordi Alba, një minutë para fundit të takimit.

Me këtë fitore, Barcelona numëron 62 pikë, dhjetë më shumë se Atletico Madrid, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

The post Barça u kthehet fitoreve appeared first on Ekonomia Online.

Akil Gjakova: Urime Pavarësia, jam krenar që ngrita flamurin e Kosovës në Paris

Posted: 17 Feb 2018 09:38 AM PST

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka uruar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Gjakova e fitoi medaljen e artë në grand slamin e Parisit në fillim të këtij muaji, duke u bërë xhudisti i parë kosovar në kategorinë e meshkujve që e arrinë këtë veçori, transmeton Express.

Ai thotë të jetë shumë krenar që e ka ngritur flamurin e Kosovës në kryeqytetin francez në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Medalja, ka thënë ai, është dhuratë për këtë festë.

"Urime ditëlindja Kosovë. Krenar që arrita ta ngrit flamurin e Kosovës në prag të 10 vjetorit të pavarësisë. Në video momentet më të bukura të fitores sime në Grand Slamin e Parisit, dhuratë për shtetin tim, Kosovën", ka shkruar Gjakova në Facebook.

Urime ditelindja Kosovë🇽🇰!Happy 10th birthday Kosova! Krenar qe arrita ta ngrit flamurin e Kosoves ne prag te 10 vjetorit te pavaresiseNe video momentet me te bukura te fitores sime ne Grand Slam Paris,dhurate per shtetin tim Kosoven🇽🇰🥋#Kosova10

Posted by Akil Gjakova on Saturday, 17 February 2018

The post Akil Gjakova: Urime Pavarësia, jam krenar që ngrita flamurin e Kosovës në Paris appeared first on Ekonomia Online.

Daily Mail: Kthimi triumfues i Rita Orës në vendlindje pas ikjes nga lufta

Posted: 17 Feb 2018 09:37 AM PST

"Rita Ora kthehet në vendlindje, Kosovë, për të kremtuar 10 vjetorin e pavarësisë: Këngëtarja bën kthim triumfues vite pasi familja e saj u larguan".

Është ky titulli të cilin i ka vënë "Daily Mail" shkrimit për ardhjen e Ritës në Prishtinë.

Këngëtarja Rita Ora u pa teksa aterroi në Kosovë sot para shfaqjes së saj që shënon 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia.

Ylli – që ka lindur në Kosovë para se familja e saj të ikte nga atje – u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj teksa po përgatitet për të ndezur një koncert në ambient të hapur në Prishtinë, shkruan britanikja e famshme "Daily Mail", transmeton Koha.net.

Kosova po feston 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia në një kremtë dyditore që ka nisur sot në tërë vendin.

Ceremonia kryesore zhvillohet nesër, kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, të kthehen nga Konferenca e Sigurisë në Munih.

Një panel special për Kosovën pritet të mbahet në konferencën e Munihut.

Ndërsa ky medium shkruan se festime ka gjithandej Kosovës, tregon edhe se në Mitrovicë, pjesa veriore e së cilit është e dominuar nga popullata serbe, janë vendosur posterë me mbishkrimin "10 vjet okupim ë Kosovës e Metohisë".

Muret në qytet janë mbushur me grafite, me flamuj serbë dhe me mbishkrime në gjuhën serbe "Kosova është Serbi – Krimeja është Rusi".

Një banor i Mitrovicës së veriut, Branislav Kërstiq, ka thënë: "Fatkeqësisht, komuniteti serb nuk e ka ndarë mendjen për këtë pavarësi. As Beogradi s'e di me siguri se si e sheh statusin e Kosovës".

The post Daily Mail: Kthimi triumfues i Rita Orës në vendlindje pas ikjes nga lufta appeared first on Ekonomia Online.

Adam Levine bëhet sërish baba

Posted: 17 Feb 2018 09:32 AM PST

Adam Levine dhe Behati Prinsloo janë bërë prindër për herë të dytë.

Këngëtari i Maroon 5 dhe modelja e Victoria's Secret, mirëpritën fëmijën e tyre të dytë së bashku, konfirmon E! News, transmeton Klan Kosova.

Emri i vajzës është Geo Grace Levine.

The post Adam Levine bëhet sërish baba appeared first on Ekonomia Online.

Çiftet më të papërshtatshëm në letërsi

Posted: 17 Feb 2018 09:26 AM PST

Para disa ditësh, autorja e mirënjohur JK Rowling pranoi se ishte penduar me vendimin e saj që Hermione të lidhej me Ronin në fund të sagës së Harri Poter.

E në fakt, shumë fansa të veprës së njohur u zhgënjyen që Harri dhe Hermione nuk përfunduan bashkë, shkruan botimeshqip.com

Nisur nga kjo deklaratë e Rowling dhe sigurisht edhe nga festa e Shën Valentinit, prestigjiozja angleze "The Guardian" ka hartuar një listë me çiftet më të papërshtatshëm në letërsi.

Mos u habisni që në këtë listë janë edhe disa nga çiftet që, në të njëjtën kohë, janë bërë sinonim i dashurisë.

1.Hithklif dhe Kethi (Lartësi të stuhishme)

Një dyshe që gjendet edhe në listën e çifteve më të njohura. Sipas "The Guardian", është një nga çiftet më të dashura në letërsi e në të njëjtën kohë një nga më të këqijtë. Marrëdhënia mes Hithklif dhe Kethit mund të përshkruhet si shkatërruese dhe abuzive.

2.Romeo e Zhuljeta

Mund të jetë një nga çiftet më irritues që ka njohur letërsia. E megjithatë, kjo historia e dashurisë me shikim të parë është e lezetshme.

3.Frenk dhe Epril (Rruga e revolucionit)

Një nga çiftet më të realizuar dhe të përshkruar më mirë në letërsinë e gjysmës së shekullit të kaluar. Vizioni i dy bashkëshortëve për jetën dhe të ardhmen është kaq i ndryshëm, sa e vetmja gjë që arrijnë është mbajtja e njëri-tjetrit peng dhe fajësimi i ndërsjellë.

4.Tom dhe Deizi (Getsbi i madh)

Përveç faktit që të gjithë lexuesit e duan Deizin me Getsbin, është e qartë që Deizi dhe bashkëshorti i saj Tom nuk janë për njëri-tjetrin. Ata e trajtojnë keq njëri-tjetrin, nuk kanë respekt, për të mos përmendur pastaj faktin që të dy janë tradhtarë. Gjithsesi, në një anë ata e meritojnë njëri-tjetrin pikërisht për këto arsye, si dhe për egoizmin, lakminë dhe arrogancën që i karakterizon.

5.Eduard Roçester dhe Berta Mason (Jane Eyre)

Në listën e çifteve më të mirë gjithmonë ka pasur vend për Eduardin dhe Xhejnin. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Eduardin dhe gruan e tij të parë, Bertën, me probleme skizofrenie. Ata të dy nuk ishin bërë për njëri-tjetrin, gjë që duhej ta kishin kuptuar që para se gjithçka të kthehej në flakë… në kuptimin e parë të fjalës.

6.Eduard Kallen dhe Bela Suon (Muzgu)

Kjo është e kuptueshme. Eduardi është vampir, Bela jo. Kaq mjafton.

7.Ana Karenina dhe Aleksi Vronski (Ana Karenina)

E kuptojmë, seksi ishte i mrekullueshëm dhe marrëdhënia mes tyre mund të ishte një nga më të mëdhatë, por mund të kishin një jetë më të lehtë nëse Ana do t'i dedikohej martesës së saj. Vendimi i saj për të braktisur Kareninin e mërzitshëm për pasionantin Vronski mund të duket i drejtë, por nga ana tjetër, me shumë mundësi Ana nuk do të kishte përfunduar nën tren.

8.Brixhit Xhons dhe Daniel Klever (Ditari i Brixhit Xhons)

Nëse Brixhit dhe Mark ishin çifti perfekt, Brixhit dhe Daniel ishin krejt e kundërta. Ai ishte arrogant dhe narcizist, ajo nuk mund t'i rezistonte sharmit të tij prej djali të keq.

The post Çiftet më të papërshtatshëm në letërsi appeared first on Ekonomia Online.

Të famshmit që Kosova i harroi

Posted: 17 Feb 2018 09:23 AM PST

Në momentet më të vështira për qytetarët e Kosovës, emra të mëdhenj të artit ishin mobilizuar për të dhënë kontributin e tyre. Në këtë formë ata u bënë zëri i kauzës për liri, dhe po ashtu meritor që bota ta kuptojë tmerrin që populli shqiptar në Kosovë përjetoi nga regjimi serb në fundin e viteve '90, shkruan sot Koha Ditore.

Artistë të mëdhenj, në mesin e tyre aktorët Vanessa Redgrave e Paul Newman, këngëtarët legjendar si Michael Jackson, Luciano Pavarotti e George Michael e të tjerë, kontribuuan në forma të ndryshme. Disa me ndihma financiare, e të tjerë dhuruan vepra për të mbledhur mjete për fëmijët e Kosovës dhe të mbijetuarit e luftës.

Të tjerë krijuan vepra arti për të shënuar në historinë e artit vuajtjet dhe gjenocidin e ushtruar ndaj kosovarëve. Në njërën formë apo tjetër të gjithë ata morën rolin e ambasadorëve të paqes, dhe shpërfaqën humanitetin të cilin njerëzimi kishte nevojë të shihte. U bënë shpresë për ata që u kthyen në shtëpitë e djegura dhe varrosën më të dashurit e tyre.

Këta artistë mbase nuk e kanë dhënë kontributin e tyre që një ditë të shpërblehen, por shteti i Kosovës i cili shpalli Pavarësinë dhjetë vjet më parë, nuk ka bërë asgjë që të paktën të përkujtojë ndihmën e tyre.

The post Të famshmit që Kosova i harroi appeared first on Ekonomia Online.

Luiza Gega, e Artë në garën ballkanike në 3000 m

Posted: 17 Feb 2018 09:18 AM PST

Luiza Gega ka dalë e parë në garën ballkanike të 3000 m, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë, duke rrëmbyer edhe medaljen e artë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.

Kampionia shqiptare ka shënuar kohën më të shpejtë 9 minuta e 06 sekonda, duke mposhtur rivalet e tjera, raporton TopChannel.

Një vit më parë po në Stamboll, atletja 29-vjeçare mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave me kohën 4:06:65, që është edhe rekordi kombëtar në këtë disiplinë.

The post Luiza Gega, e Artë në garën ballkanike në 3000 m appeared first on Ekonomia Online.

Kryeministri Haradinaj: Jam kundër ideve për ndarjen e Kosovës

Posted: 17 Feb 2018 09:17 AM PST

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj përsëri ka dalë kundër shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës. Ka thënë se është kundër ideve të tilla.
Madje, sipas tij, Serbia duhet ta njohë Kosovën e jo të hapen tema të tilla.

"E dimë që nga kufijtë më të dëmtuar në Ballkan janë shqiptarët, nga kufijtë ekzistuese realisht, sepse jetojmë në shtete të ndryshme të ndarë. Me shumë mund është arritur një gjendje e tashme e kufijve. Kosova i ka kufijtë e vetë, territorin e vetë dhe jam kundër këtyre ideve", ka thënë Haradinaj, në një intervistë për Top Channel.

"Fakti që pesëshja s'na ka njohur e bën më të vështirë marrëdhënien tonë me BE. Dalja nga gjendja e sotme do të ishte sikur 5-tshja e BE të na njihte ose sikur të përmbyllet dialogu me Serbinë me njohje reciproke. Besoj se ka ardhur koha për njohje reciproke me Serbinë", ka shtuar ai.

The post Kryeministri Haradinaj: Jam kundër ideve për ndarjen e Kosovës appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more