Skip to main content

“Hitet e dashurisë që janë frymëzuar nga partnerët/et e këngëtarëve” plus 9 more - Gazeta Dita

“Hitet e dashurisë që janë frymëzuar nga partnerët/et e këngëtarëve” plus 9 more - Gazeta Dita


Hitet e dashurisë që janë frymëzuar nga partnerët/et e këngëtarëve

Posted: 16 Feb 2018 02:23 AM PST

Është bërë e udhës tashmë që këngëtarët të paktën një këngë dashurie ua kushtojnë dashurisë së jetës.

Dhe ne populli i  thjeshtë paguajmë për ti blerë,i dëgjojmë dhe shkrihemi në lot.

Por kush janë fatlumet/ët të cilëve u kanë kushtuar disa rreshta të ndjerë?

1.All of me

Kënga të cilën John Legend ja ka kushtuar bashkëshortes Chrissy Teigen është luajtur më shumë në dasmat shqiptare sesa në shtëpinë e tyre.

2.Perfect

Ed Sheeran,kuqalashi që na fitoi zemrat që në daljet e tij të para,smund si mos ti kushtonte një këngë të fejuarës së tij,Cherry Seaborn.

3.US

Jennifer Lopez,së fundmi I ka kushtuar një këngë të dashurit të saj Alex Rodriguez.Me Jenny-n e kemi humbur pak numërimin në fakt.

4.Awesome

Kënga e Kaney West për Kim Kardashian ku me pa fjalë ai ngre në piedestal të shoqen.Ske faj Kaney,Kim mbetet Kim!

5.The heart want what it wants

S’mund sesi Selena Gomez mos t’ja kushtonte një këngë dashurisë së parë Justin Bieber.Edhe pse nuk e ka pranuar publikisht,burime të sigurta thonë se është për të.Edhe kështu rezultoi që'zemra do atë që do',duke marrë parasysh faktin që cifti u kthye pas një periudhe të gjatë me ulje ngritje!

Konkluzioni?Neve mirë që sna shkruan njeri këngë,por as nuk po na I këndojnë.

a.k/dita

 

Përplasja greko-turke në Egje, Kotzias: Nuk do të përgjigjemi më në mënyrë paqësore

Posted: 16 Feb 2018 02:17 AM PST

 

Në një intervistë televizive për televizionin ALPHA, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i pyetur për incidentin e fundit pranë ishullit Imia, kur një anije ushtarake greke është përplasur nga një anije turke, ka deklaruar se nëse do të ndodhë përsëri një provokim i ngjashëm nga pala turke, pala greke nuk do të sillet më në mënyrë paqësore.

"Nuk duhet të ndodhë më, ka thënë ai, duke shtuar se "ishujt Imia janë greke dhe se Greqia nuk është as Siria dhe as Iraku, por një shtet me mbrojtje të zhvilluar, me sisteme moderne, me aleatë të mirë dhe me një diplomaci të lartë".

"Turqia është nevrike në këto momente, pasi shikon se Athina po mbyll frontet e hapura që ka me fqinjët: Zona Ekonomike Ekskluzive me Shqipërinë, çështjen e emrit me Shkupin, ndërsa ajo nuk po shkon mirë në Siri, në Irak fronti është i hapur, me Armeninë kufijtë i ka të mbyllura, ndërsa edhe me Qipron sillet si kauboj për shkak se në Zona Ekonomike Ekskluzive të Qipros janë gjetur rezerva të mëdha gazi natyror", tha kreu i diplomacisë greke.

a.s/dita

Kosova dhe Mali i Zi arrijnë marrëveshje për Demarkacionin

Posted: 16 Feb 2018 02:07 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviç kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Thaçi, përmes një konference për shtyp.

"Në këtë 10-vjetor të Pavarësisë, Kosova po shënon progres të rëndësishëm, që po përshëndetet nga të gjithë. Duke vlerësuar edhe vullnetin e mirë të shtetit të Malit të Zi dhe udhëheqjes kosovare në 48 orët e fundit, por edhe përpjekjet tona për dy vite e gjysmë, unë si President i Kosovës dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç nxorëm një deklaratë të përbashkët, që të inkurajojmë Kuvendin e Kosovës të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit", ka thënë Thaçi.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës për marrëveshjen mbi Demarkacionin.

"Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen", shkruan kryeministri i Kosovës.

"Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në formën e marrëveshjes si instrument ligjor detyrues ndërkombëtar, i jep fund një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë detyrimin e fundit për liberalizimin e vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Deklarata e dy presidentëve erdhi pas vizitës dyditore të kryeministrit malazez, Dusko Markoviç.

o.j/dita

Aktorja jonë e preferuar e komedisë sapo u martua dhe ne nuk morëm vesh gjë fare!

Posted: 16 Feb 2018 01:58 AM PST

Besoj që të gjithë e njihni komedianen Amy Schumer në rolet e saj brilante në filmat komedi apo edhe stand up-et e saj.

Epo ja ku ju bëjmë të ditur që Amy u martua.Ajo lidhi kurorë me të dashurin e saj prej muajsh(ndërkohë unë spo mbledh mendjen prej vitesh),në një ceremoni private,buzë detit me të afërmit e tyre.

Duhet të pranojmë që ajo duket shumë bukur edhe pse me disa kilogramë më shumë.

Se di për ju,por pas fotove të mëposhtme ndihem kaq e vetmuar…

Yup

A post shared by @ amyschumer on

a.k/dita

Shqipëria shkon me 7 peshëngritës në Europian

Posted: 16 Feb 2018 01:57 AM PST

Në kampionatin Europian të Peshëngritjes, Shqipëria do të përfaqësohet me 7 sportistë, 6 meshkuj dhe një femër, ndërsa listat e pjesëmarrësve në evenimentin që do të zhvillohet në Bukuresht, u konfirmuan edhe nga Federata Evropiane e këtij sporti.

Skuadra kuqezi do të jetë e pranishme në kryeqytetin e Rumanisë, pavarësisht skandalit të dopingut, me Romela Begajn që humbi medaljen e artë dhe të argjendtë në Botëror.

Fakti që Federata e Peshëngritjes është pa president dhe data e Asamblesë për zgjedhjen e kreut të ri ende nuk është përcaktuar, apo edhe që ndërkombëtarët i hoqën Shqipërisë të drejtën e organizimit të Kampionatit Europian, nuk e ka penguar sportin e peshëngritjes të ketë përfaqësuesit e saj.

Ndërkohë pjesë e listës përfundimtare me 7 peshëngritësit pjesëmarrës në Europian, do të jenë Evangjeli Veli, për femra dhe për meshkuj do të jenë Romario Avdiraj, Arber Çercizi, Briken Çalja, Daniel Godelli, Erkand Qerimaj si dhe Krenar Shoraj

Europiani i peshëngritjes do të çelë siparin më datë 26 mars dhe do të zgjasë deri më 1 prill, në Bukuresht të Rumanisë.

o.j/dita

Është nder apo turp të kesh mik një deputet?!

Posted: 16 Feb 2018 01:47 AM PST

Bedri Islami

Në të vërtetë, ideja e këtij shkrimi, më kishte lindur shumë ditë më parë, por si ndodh jo rrallë, rrëmuja e ditëve në politikën e tyre të zhurmshme, e la pas, duke menduar se kishte qenë një ide e rastit.

Më kishte lindur në ditët kur Komisioni i Veçantë merrte në pyetje kandidatët për postin e kryeprokurorit të Republikës, i përkohshëm, i cili do të shkonte në vendin e një dallkauku të jurisprudencës sonë, Llallës. Mendimin për këtë të fundit e kisha thënë në disa shënime radhazi dhe largimi i tij ishte, edhe për këndvështrimin më të paanshëm, i domosdoshëm.

Shikoja gjyqtarët e prokurorët kandidatë se si përgjigjeshin kur pyeteshin për lidhjet e tyre me politikanë dhe, sidomos, me deputetë. Duke marrë frymë me zor, sikur t'i kishin pyetur për pjesë në krim, përgjigjeshin se nuk njihnin thuajse asnjë, se nuk kishin lidhje me deputetë të ndryshëm dhe ndonjëri ishte i gatshëm të përbetohej se hasmi i gjithë jetës së tij.

Në të vërtetë, mes politikës dhe strukturave të drejtësisë ka qenë gjithnjë një lidhje e fortë, e qëndrueshme dhe pak herë e mbështetur mbi moralin. Ka qenë, e deri tani edhe mbetet, një lidhje koniunkturale, e sipërfaqshme, përfituese dhe mohuese e ligjit.

Duke e ditur këtë, pra duke qenë njëra palë e kësaj loje të hershme, shpesh herë të pështirë, mes politikës dhe drejtësisë, kandidatët ishin të gatshëm të mohonin gjithçka.

Ishte çasti kur mendova: është turp apo nder të kesh mik një deputetët, të bashkëpunosh me të, ta ftosh dhe të të ftojnë, pra të kesh një lidhje njerëzore. Pse, kaq ulët është niveli i deputetit, që edhe një njeri i drejtësisë, shumë herë ndoshta më i kapur nga e padrejta, tenton të mohojë, qoftë edhe një lidhje miqësore?

Pata menduar se është diçka e veçantë, thjeshtë nga disa njerëz që, për hir të postit ku synojnë, janë të gatshëm të mohojnë edhe veten. Ndoshta në përcaktimin e tyre të mohimit kishte diçka më shumë nga vetja, se sa nga e vërteta.

Këto ditë njerëzit u njohën me mesazhet e dy deputetëve demokratikas, relativisht të rinj në politikë, njëri krejt i ri, duhet thënë, edhe tejet agresiv, që i dërgonin njëri tjetrit mesazhe erotike.

Gjuha e përdorur, që turpëronte edhe një halabak rrugësh, ishte gjëja e parë që të binte në sy. "Mëkate" kanë shumë njerëz, por ky ishte një mëkat deputetësh, nga salla e kuvendit, ku pas pak, si njëri, ashtu edhe tjetri, mund të flisnin me atë pathosin e njerëzve që e dinë se, vetëm duke thirrur dhe treguar forcë, do të jenë përsëri në listën e kryetarit të tyre.

Dukeshin njerëz të shkolluar, një mik i imi shkroi edhe për shkollimin e tyre dhe parashikoi rendje drejt shkallëve të hierarkisë pushtetore, pikërisht se ishin treguar të tillë. E besoj se tek ne ndodh shpesh e kundërta: në vend që të të hapin derën dhe të përzëjnë, dera e hapur të fton për një shkallë të re politike. Sa më i papërgjegjshëm të jesh, aq më tepër do të rritesh në politikë. Aksiomë shqiptare.

Të kesh mik një deputet është nder apo turp?

Në fakt, nëse nuk ke mik një deputet nuk gjen as punë, as nuk merr një kredi të butë financiare, as për fëmijët nuk gjen një degë të mirë universitare, nuk merr dot një tender, nuk ndërton një gjë të vogël pa leje. Një mjeke e re, e specializuar shkëlqyeshëm, që nuk kishte pranuar të shkonte të jetonte e punonte në Angli, ku ishte bashkëshorti i saj, sillej nëpër dyert e ministrisë së Shëndetësisë për një vend pune sipas specializimit të saj të shkëlqyer. Edhe jashtë Tiranës, kudo, por të mos rrinte, pas më shumë se 10 vite studime të larta, përsëri si amvisë. Në Ministri i thonin me mirëdashje dhe të pafuqishëm: "po, nuk e ke mik një deputet, të paktën një".

"Dialogu " mes dy deputetëve demokratikas, njëlloj do të kisha reaguar po të ishte edhe mes dy deputetëve rilindas, mund të përshtirosë gjithkënd. Nuk është fjala për diçka private dhe se prekja e privatësisë së tyre është gjë e papranueshme. Ka disa gardhime që nuk mund të shkelmohen, as nga deputetët. Ka norma, ligje, përgjegjësi dhe perceptime që i dallon ata nga njerëzit e zakonshëm. Ashtu si dallohen nga privilegjet, ashtu duhet të dallohen edhe nga përgjegjësitë.

Me deputetë të tillë, është e vështirë të ndjehesh i nderuar nga miqësia e afruar. Ashtu si nga ata që, duke shporrur, qoftë përmes presionit, qoftë përmes parasë, gratë e mundshme për deputete për t'i hapur vendin një kaparoshi pareli, i cili, edhe sikur të pjellë vezë të arta (për dikë edhe i bën), përsëri posti i tij është krejtësisht pandershmëri.

Figura e deputetit po zbehet jashtëzakonisht shpejt, në mos ka shkuar në fundin e greminës. Ata po shndërrohen gjithnjë e më shumë në personifikimin e grykësit, zëçjerrësit, idehumbësit, njeriut pa vizion e shpesh herë pa ndjenjën e vetëdijësit vetjak.

Nëse deputeti i parë pluralist i vitit 1991 dëshmonte se në sallë kishte mjaft figura të një cilësie të lartë intelektuale dhe njerëzore, ky i fundit, ashtu si i parafundit, sundohet nga mediokriteti.

Nëse të parët, në nisjen e tyre, ishin të varfër, të zakonshëm dhe me jetë normale si të tjerët, parlamenti i tashëm mund të jetë më i pasuri ndër të pasurit e këtij trualli ballkanik. Por, ndoshta jam i gabuar, ndër më të pashkolluarit.

Nuk mund të mohoj se në sallë ka njerëz që janë në vendin e duhur, që të bëjnë nder edhe kur të flasin, të dinjitetshëm dhe kurajozë, por , gjithnjë e më shumë po humbin figura të tilla.

Mund ta mendonte njeri se ditën e enjte, që sapo shkoi, dy deputetët "dialog erotik shkrues" që tregonte se pas këtij dialogu ishin ndërtuar marrëdhënie të tjera, do të kishin guximin, që pa iu skuqur faqja, të ishin në sallën e Kuvendit?

E, unë them se, po, mund të mendohej. Disa vite më parë, disa dekada më parë, askush nuk mund ta mendonte. Tani, po.

Nder apo turp?

Kjo është një pyetje që e bën shumëkush, pavarësisht se përsëri në dyert e një deputeti do të trokasin.

Sepse, pa to, nuk të hapen rrugët.

 

 

Shpërndanin kokainë në Bllok, 4 të arrestuar

Posted: 16 Feb 2018 01:26 AM PST

Katër persona të arrestuar, mes tyre dhe një femër dhe 280 gramë kokainë janë sekuestruar në Tiranë gjatë operacionit antidrogë të koduar "Decline".

Në pranga kanë rënë Azis Meta, 35 vjeç, Përparim Kalbaj, 46 vjeç, Aleks Kanaçi, 35 vjeç, dhe E.B, 23 vjeçe.

Në rrugën "Nikolla Jorga", pas hetimeve të policisë rezultoi se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së kokainës në sasi të vogla personave të ndryshëm në zonën e "Bllokut".

Ata lëviznin me dy automjete. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 276.6 gramë kokainë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy makina dhe 7 telefona celularë.

o.j/dita

 

FAKSIMILE / Raporti i UEFA-s: Ridvan Bode e Dashnor Sula, në trukime

Posted: 16 Feb 2018 01:25 AM PST

Skandali i trukimit të ndeshjeve të Skënderbeut i cili e la për 1 vit jashtë Ligës së Kampionëve dhe që tashmë e rrezikon që ta lërë për një dekadë jashtë çdo kompeticioni europian, ka marrë përmasa më të mëdha duke përfshirë edhe figura politike dhe biznesmenë të njohur.

Në raportin e UEFA-s, thuhet se që nga vitit 2010 Skënderbeu ka manipuluar mbi 50 ndeshje kombëtare e ndërkombëtare.

Nga ky raport dalin të përfshirë dy njerëz me shumë peshë dhe të afërt me ish-kryeministrin Sali Berisha. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode si dhe ish-deputetin Dashnor Sula.

Sipas raportit të UEFA të publikuar nga "Shqiptarja.com" këta dy politikanë përmenden si të përfshirë në skandalin e trukimeve në bastet sportive. Madje ish-ministri Ridvan Bode përmendet së bashku me presidentin aktual të Skënderbeut, Ardian Takaj dhe ish-presidentin Agim Zeqo, të cilët cilësohen në këtë raport si personat kryesorë të klubit korçar të lidhur me bastet.

Sipas raportit të publikuar nga UEFA, ish-ministri Bode, ish presidenti i ekipit, Agim Zeqo dhe ai aktual, Ardian Takaj kanë trukuar 52 ndeshje të Skëndërbeut, 41 prej të cilave në Superligën Shqiptare, 5 ndeshje në Champions League dhe 6 ndeshje miqësore.

Për dy politikanët e Partisë Demokratike në raport thuhet specifikisht se dyshohet se kanë ndikuar në rezultatin e dy ndeshjeve midis Skënderbeut e Shkumbinit. "Ridvan Bode thuhet gjithashtu se ka një lidhje të ngushtë me klubet e tjera në Shqipëri.

Ai është mik i mirë i donatorit kryesor të KS Shkumbinit, Dashnor Sula. Të dy ata janë anëtarë të Partisë Demokratike. Në të vërtetë nga sinjalizimi i BFDS janë edhe dy ndeshje midis Skënderbeut e Shkumbinit të sinjalizuara 12/12/2010 dhe 08/12/2012 si të trukuara për baste dhe për të fituar Skënderbeu.

Për të dyja ndeshjet nga BFDS janë raportuar si: “Shumë të dyshimta dhe ka shumë të ngjarë të manipulohen për qëllime bastesh"", thuhet në faqet 56-57 të raportit inspektorëve të UEFA-s.

o.j/dita

*****

FOTO DITA: Agim Zeqo, Ardian Take, Ridvan Bode, gjate ndeshjes se futbollit Skenderbeu – Milsami, e vlefshme per ndeshjet ne grupe te Europa League, luajtur ne stadiumin Elbasan Arena, te qytetit te Elbasanit, gusht 2015

Akuzat e UEFA-s: Ridvan Bode e Dashnor Sula, të përfshirë në trukime

Posted: 16 Feb 2018 01:09 AM PST

Skandali i trukimit të ndeshjeve të Skënderbeut i cili e la për 1 vit jashtë Ligës së Kampionëve dhe që tashmë e rrezikon që ta lërë për një dekadë jashtë çdo kompeticioni europian, ka marrë përmasa më të mëdha duke përfshirë edhe figura politike dhe biznesmenë të njohur.

Në raportin e UEFA-s, thuhet se që nga vitit 2010 Skënderbeu ka manipuluar mbi 50 ndeshje kombëtare e ndërkombëtare.

Nga ky raport dalin të përfshirë dy njerëz me shumë peshë dhe të afërt me ish-kryeministrin Sali Berisha. Bëhet fjalë për ish-ministri i Financave, Ridvan Bode si dhe ish-deputetin Dashnor Sula.

Sipas raportit të UEFA të publikuar nga "Shqiptarja.com" këta dy politikanë përmenden si të përfshirë në skandalin e trukimeve në bastet sportive. Madje ish-ministri Ridvan Bode përmendet së bashku me presidentin aktual të Skënderbeut, Ardian Takaj dhe ish-presidentin Agim Zeqo cilësohen në këtë raport si personat kryesorë të klubit korçar të lidhur me bastet.

Sipas raportit të publikuar nga UEFA, ish-ministri Bode ish presidenti i ekipit, Agim Zeqo dhe ai aktual, Ardian Takaj kanë trukuar 52 ndeshje të Skëndërbeut, 41 prej të cilave në Superligën Shqiptare, 5 ndeshje në Champions League dhe 6 ndeshje miqësore.

Për dy politikanët e Partisë Demokratike në raport thuhet specifikisht se dyshohet se kanë ndikuar në rezultatin e dy ndeshjeve midis Skënderbeut e Shkumbinit. "Ridvan Bode thuhet gjithashtu se ka një lidhje të ngushtë me klubet e tjera në Shqipëri.

Ai është mik i mirë i donatorit kryesor të KS Shkumbinit, Dashnor Sula. Të dy ata janë anëtarë të Partisë Demokratike. Në të vërtetë nga sinjalizimi i BFDS janë edhe dy ndeshje midis Skënderbeut e Shkumbinit të sinjalizuara 12/12/2010 dhe 08/12/2012 si të trukuara për baste dhe për të fituar Skënderbeu.

Për të dyja ndeshjet nga BFDS janë raportuar si: “Shumë të dyshimta dhe ka shumë të ngjarë të manipulohen për qëllime bastesh"", thuhet në faqet 56-57 të raportit inspektorëve të UEFA-s.

o.j/dita

“Kotzias na tradhtoi, i ka dhënë tokë dhe det Shqipërisë”

Posted: 16 Feb 2018 12:47 AM PST

Gazetari dhe ish-politikani Kiriakos Belopoulos, në emisionin e tij 'Kondra & Riksi' ka vënë alarmin se Kotzias dhe qeveria e Tsiprasit kanë pranuar se Shqipëria po merr sipërfaqe tokë nga Greqia.

Sipas tij, nuk është Shqipëria që po humbet milje det në favor të Greqisë, por është shteti helen ai që po i fal sipërfaqe toke dhe det shqiptarëve.

Ai shton se edhe opozita greke 'Demokracia e Re' po hesht.

Ai thekson se problemi për Greqinë nuk është Shkupi dhe emri i Maqedonisë, por Shqipëria e Madhe.

'Kjo është sipërfaqja e Shqipërisë (shiko hartën nr 1).

Harta nr 1

Kjo është zona ekonomike që u vendos në marrëveshjen e vitit 2009 mes Greqisë dhe Shqipërisë.  Ndërkohë që në 2009 kishin firmosur gjëra të tjera, zona 1 dhe zona 2 (shiko hartën nr 2) që janë zona greke, ikin dhe i shkojnë Shqipërisë. 

Harta nr 2

Ishulli Bakreta është ishull grek, që u firmos edhe në marrëveshjen e 2009.  Pas kësaj skeme është Xhorxh Soros. Kjo zonë, sidomos në ishujt më poshtë ka 5 miliardë fuçi naftë. Këtë nuk e them unë, por Instituti Gjeologjik në Hjuston. Është bërë tradhti dhe asnjë nuk foli. I kemi dhënë sipërfaqe etnike Shqipërisë.

Në vitin 2009 (shiko hartën nr 3) i shikoni pozicionet e ishujve.

Harta nr 3

Tani shkojmë në hartën tjetër (shiko hartën nr 4) shikoni ishulli Kombos.

Harta nr 4

Vija e verdhë që tregon zonën greke tregon se ka hequr dorë nga zonat etnike helene.  Pra Shqipëria ulet më poshtë. Është pikërisht në zonën ku është nafta e stërmadhe. Tradhtarët. Ato që thonë në Shqipëri janë të vërteta. Këtu asnjë nuk flet. Demokracia e Re nuk flet për shefin e tyre sepse është Sorosi. Vetëm ne po i themi.  Pra në vitin 2009, Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që zona 1 dhe 2 të jenë greke. Kjo ishte marrëveshja jonë. Vijnë sot dhe japin ishullin grek dhe thonë që është shqiptar që Shqipëria të marrë zonën 1 dhe 2. Unë i kam thënë edhe në Kuvend. I thashë edhe Bakojanis që mos e çoni Shqipërinë në Evropë pa i mbyllur punët zyrtarisht, por ajo më tha që kemi marrëveshje.

Shteti shqiptar pas 6 muajsh e çon marrëveshjen në Gjykatës Kushtetuese dhe e anulojnë.  Është e njëjta gjë sikur t’i japim ishullin Imia Turqisë.

E shikoni zonën 1 dhe 2 (shiko hartën nr 5), këto po i falim. Këto po i falim. Është si të keni një pasuri në shtëpi dhe ta ndani me armiqtë tuaj.

Harta nr 5

Zona greke është ajo me vija të ndërprera, (shiko hartën nr 6), ajo që ne po i japim është vija poshtë saj. Në vend që t’i dërgojmë më lart, sipas marrëveshjes së 2009 ne po i ulim më poshtë. Nuk po flet asnjëri. I japim tokë Shqipërisë, i falim emrin Maqedonisë, flasim me turqit. Do i japim edhe gratë tona Turqisë? Çfarë është kjo gjë?'- tha ai në emisionin e tij./Perkthyer nga Konica.al

 

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more