Skip to main content

“Kërcënimi i mediave sociale për shoqërinë dhe sigurinë” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Kërcënimi i mediave sociale për shoqërinë dhe sigurinë” plus 1 more Telegrafi Opinione


Kërcënimi i mediave sociale për shoqërinë dhe sigurinë

Posted: 15 Feb 2018 08:35 AM PST

George Soros

Çasti aktual në botë është i dhimbshëm. Shoqëritë e hapura janë në krizë dhe forma të ndryshme diktature dhe shtete mafioze, me shembull të Rusisë së Vladimir Putin, janë në ngritje. Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump do të donte të krijonte shtetin e tij të stilit mafioz, por nuk mundet, prej Kushtetutës, institucioneve të tjera dhe një shoqërie civile të fortë që nuk do ta lejonte.

Jo vetëm që është vënë në diskutim mbijetesa e shoqërisë së hapur; por e gjithë mbijetesa e qytetërimit është në rrezik. Ngritja e liderëve si Kim Jong-un në Korenë e Veriut dhe Trump në SHBA ka shumë lidhje me këtë. Të dy duken të gatshëm të rrezikojnë një luftë bërthamore për të mbajtur pushtetin. Por shkaku për këtë shkon më thellë. Aftësia e njeriut për të përdorur forcën e natyrës, si për shkaqe shkatërrimtare dhe për të ndërtuar, vazhdon të rritet, ndërsa aftësia jonë për të qeverisur veten siç duhet luhatet dhe është tani në një pikë të ulët.

Ngritja e sjelljes monopoliste të kompanive gjigante amerikane të internetit po kontribuon shumë në impotencën e qeverisë amerikane. Këto kompani kanë luajtur shpesh një rol inovativ dhe çlirues. Por teksa Facebook dhe Google shtojnë pushtetin, ato po bëhen një pengesë ndaj inovaciont dhe kanë shkaktuar një shumëllojshmëri problemesh për të cilat vetëm tani kemi filluar të jemi në dijeni.

Kompanitë fitojnë duke shfrytëzuar mjedisin ku funksionojnë. Kompanitë e minierave dhe naftës shfrytëzojnë mjedisin fizik; kompanitë e mediave sociale shfrytëzojnë mjedisin social. Kjo është veçanërisht e keqe, sepse këto kompani ndikojnë në mënyrën si njerëzit mendojnë dhe sillen pa e ditur ata. Kjo ndërhyn me funksionimin e demokracisë dhe integritetin e zgjedhjeve.

Ngaqë kompanitë e platformës në internet janë rrjete, ato shijojnë përfitime margjinale në rritje, që shkakton zhvillimin e tyre fenomenal. Efekti i rrjetit është vërtet i paprecedent dhe transformues, por është edhe i paqëndrueshëm. Iu deshën Facebook tetë vite e gjysmë për të arritur një miliard përdorues dhe gjysmën e kësaj kohe për të arritur miliardin e dytë. Në këtë normë, Facebook do të mbetet pa përdorues të rinj në më pak se tre vjet.

Facebook dhe Google efektivisht kontrollojnë mbi gjysmën e të gjithë të ardhurave të reklamimit dixhital. Për të ruajtur dominimin e tyre, ato duhet të zgjerojnë rrjetet e tyre dhe të rrisin pjesën e vëmendjes së përdoruesve. Aktualisht ato po e bëjnë këtë duke i ofruar përdoruesve një platformë të favorshme. Sa më shumë kohë që kalojnë përdoruesit në platformë, aq më shumë të vlefshëm bëhen ato për kompanitë.

Për më tepër, për shkak se ata që ofrojnë kontent nuk mund të shmangin përdorimin e platformave dhe duhet të pranojnë çdo kusht që u ofrohet, edhe ata kontribuojnë në përfitimet e kompanive të mediave sociale. Në fakt, përfitimi i jashtëzakonshëm i këtyre kompanive është kryesisht funksion i shmangies së përgjegjësisë së tyre – dhe pagesës – për kontentin e platformave të tyre.

Kompanitë pretendojnë se ato thjesht shpërndajnë informacion. Por fakti që ata janë thuajse shpërndarës monopol i bën ato ente publike dhe duhet të jenë subjekt i rregullave të ashpra, që synojnë ruajtjen e konkurrencës, inovacionin dhe aksesin e ndershëm dhe të hapur.

Klientët e vërtetë të kompanive të mediave sociale janë reklamuesit e tyre. Por një model i ri biznesi po shfaqet gradualisht, bazuar jo vetëm te reklamimi por edhe te shitja e produkteve dhe shërbimeve direkt te përdoruesit. Ata shfrytëzojnë të dhënat që kontrollojnë, mbledhin shërbimet që ofrojnë, përdorin çmime diskriminuese për të mbajtur më shumë përfitime që përndryshe do të duhej t'i ndanin me klientët. Kjo shton përfitimin e tyre edhe më shumë, por paketimi i shërbimeve dhe çmimet diskriminuese pengojnë efikasitetin e ekonomisë së tregut.

Kompanitë e mediave sociale i mashtrojnë përdoruesit e tyre duke manipuluar vëmendjen e tyre, duke e drejtuar atë drejt qëllimeve të tyre tregtare dhe duke krijuar me qëllim varësi ndaj produkteve që ata ofrojnë. Kjo mund të jetë shumë e dëmshme, veçanërisht për adoleshentët.

Ka një ngjashmëri mes platformave të internetit dhe kompanive të basteve. Kazinotë kanë zhvilluar teknika për të mbajtur klientët në atë pikë që t'i vënë në bast të gjitha paratë e tyre, edhe paratë që nuk i kanë.

Diçka e ngjashme – dhe me gjasa e pakthyeshme – po ndodh me vëmendjen njerëzore në epokën tonë dixhitale. Kjo nuk është thjesht çështje shpërqendrimi apo varësie; kompanitë e mediave sociale në fakt po i nxisin njerëzit të dorëzojnë autonominë e tyre. Dhe ky pushtet për të formësuar vëmendjen e njerëzve po përqendrohet vazhdimisht në duart e disa kompanive.

Duhet përpjekje e madhe për të mbrojtur atë që Xhon Stuart Mill e quajti liri të mendjes. Me t'u humbur, ata që rriten në epokën dixhitale mund ta kenë të vështirë ta fitojnë atë mbrapsht.

Kjo mund të ketë pasoja politike të thella. Njerëzit pa liri mendje mund të manipulohen lehtësisht. Ky rrezik nuk shtrihet vetëm në të ardhmen, por ka luajtur tashmë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale amerikane 2016.

Ka një perspektivë edhe më alarmuese në horizont: një aleancë mes shteteve autoritare dhe monopoleve teknologjikeve të pasura me të dhëna, që sjellin së bashku sisteme në zhvillim të mbikëqyrjes së korporatave me sisteme tashmë të krijuara të mbikëqyrjes së sponsorizuar nga shteti. Kjo mund të rezultojë në një rrjet të kontrollit autoritar, të cilin as Xhorxh Oruell nuk do ta kishte imagjinuar.

Vendet ku "martesa të tilla të pashëndetshme" ka gjasa të ndodhin së pari janë Rusia dhe Kina. Kompanitë kineze të IT janë në veçanëri plotësisht të barabarta me platformat amerikane. Ato gëzojnë mbështetje dhe mbrojtje të plotë të regjimit të presidentit Xi Jinping. Qeveria kineze është e fortë mjaftueshëm për të mbrojtur kampionët e vet kombëtar, të paktën brenda kufijve.

Monopolet teknologjike me bazë në SHBA janë tunduar tashmë të bëjnë kompromis për të fituar hyrje në këto tregje të gjera me zhvillim të shpejtë. Liderët diktatorial të këtyre vendeve mund të jën shumë të lumtur të bashkëpunojnë me ta, në interes të përmirësimit të metodave të tyre të kontrollit të popullsive të veta dhe të zgjerimit të pushtetit dhe ndikimit të tyre në Shtetet e Bashkuara dhe kudo tjetër në botë.

Ka gjithashtu një pranim në rritje të një lidhje mes dominimit të platformave të monopolit dhe pabarazisë në rritje. Pëqendrimi i aksioneve në duart e disa individëve luan një rol, por pozicioni i veçantë i zënë nga gjigantët e internetit është edhe më i rëndësishëm. Ata kanë arritur fuqinë monopol ndërsa po konkurrojnë ende me njëra-tjetrën. Vetëm ata janë mjaftueshëm të mëdhenj për të gëlltitur kompani të reja që mund të bëhen konkurrentët e tyre dhe vetëm ata kanë burimet për të pushtuar territorin e tjetrit.

Pronarët e platformave gjigante e konsiderojnë veten mjeshtër të universit. Në fakt, ata janë skllevër të ruajtjes së pozicionit të tyre dominant. Ata janë angazhuar në një përpjekje ekzistenciale për të dominuar zonat e reja të zhvillimit që inteligjenca artificiale po hap, si për shembull makinat pa shoferë.

Ndikimi i inovacioneve të tilla mbi papunësinë varet nga politikat qeveritare. Bashkimi Europian dhe veçanërisht vendet nordike, janë më largpamëse se Shtetet e Bashkuara në politikat e tyre sociale. Ata mbrojnë punëtorët, jo vendet e punës. Ata janë gati të paguajnë për ritrajnim dhe dalje në pension të punonjësve të tyre të zhvendosur. Kjo i jep punëtorëve në vendet nordike një ndjesi të madhe sigurie dhe i bën ata më mbështetës ndaj inovacioneve teknologjike se punëtorët në SHBA.

Monopolet e internetit nuk kanë as vullnetin dhe as tendencën të mbrojnë shoqërinë kundër pasojave të veprimeve të tyre. Kjo i kthen ata në një kërcënim publik dhe është përgjegjësia e autoriteteve rregullatore për të mbrojtur shoqërinë nga ata. Në SHBA, rregullimet nuk janë mjaftueshëm të forta për të përballuar ndikimet politike të monopoleve. BE-ja është në pozicion më të mirë, por nuk ka ndonjë platformë gjigante të veten.

BE-ja përdor një përcaktim tjetër të fuqisë së monopolit nga SHBA. Ndërsa ligji amerikan përqendrohet kryesisht në monopolet e krijuara nga përvetësimi, ligji europian ndalon abuzimin me pushtetin monopol sido që ai të arrihet. Europa ka ligje më të forta të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave se Amerika.

Për më tepër, ligji amerikan ka miratuar një doktrinë të çuditshme që e mat dëmin si një rritje në çmimin e paguar nga klientët për shërbimet e marra. Por është thuajse e pamundur ta provosh këtë, duke marrë parasysh se platformat gjigante të internetit ofrojnë një shumicë të shërbimeve të tyre falas. Për më tepër, doktrina lë jashtë konsiderate të dhënat e vlefshme që kompanitë e platformës mbledhin nga përdoruesit e tyre.

Komisionerja europiane për konkurrencën Margrethe Vestager është shembulli i qasjes europiane. BE-së iu deshën shtatë vjet për të ndërtuar një çështje kundër Google. Por si rezultat i suksesit të saj, procesi i krijimit të rregullave të përshtatshme është shtuar shumë. Për më tepër, falë përpjekjeve të Vestager, qasja europiane ka filluar të ndikojë të sjellja amerikane.

Është thjesht çështje kohe përpara se dominimi global i kompanive amerikane të internetit të thyhet. Rregullimi dhe taksimi, udhëhequr nga Vestager, do të sjellë thyerjen e tyre. /Project Syndicate/reporter.al/

The post Kërcënimi i mediave sociale për shoqërinë dhe sigurinë appeared first on Telegrafi.

Boris Johnson, kryemjeshtri i premtimeve boshe

Posted: 15 Feb 2018 08:29 AM PST

Ai kalon dorën në flokët e tij të shpupurisur, citon tabela antike me ligje të Hamurabit dhe përmend mendimtarin John Stewart Mill. Por ndërkohë njihen truket e vogla retorike të Boris Johnsonit: ai bën gjeste madhështore, për të fshehur boshësinë intelektuale dhe mospërfilljen e plotë të fakteve.

Ministri i Jashtëm konsiderohet si njëri nga përfaqësuesit më të shquar të Brexit-it, por sa më shumë afrohet largimi nga BE, aq më të fortë bëhen kundërshtarët e tij. Tani Boris Johnsoni lufton për trashëgiminë e tij politike dhe për të ardhmen e tij.

Ai i kupton frikërat e skeptikëve nga pasojat e Brexitit, betohet Boris Johnson. Për t’i fshirë ato me një të rënë të dorës nga tryeza në momentin pasues. Britania e Madhe nuk do të bëhej as ishullore, as më pak e rëndësishme nga pikëpamja strategjike me largimin nga BE. Dhe menjëherë pas kësaj ai pohon me guxim se tregtia me BE nuk është kaq e rëndësishme për ekonominë britanike. E ardhmja ekonomike pret diku tjetër jashtë në botën e madhe, para së gjithash në Azi. “Global” është po ashtu fjala e preferuar e tij. Faktet ekonomike, deputetët konservatorë të Tory nuk i kanë kundërshtuar kurrë: BE është vërtet, me dallim të madh nga të tjerët, partneri më i madh tregtar i Britanisë së Madhe, por këtë pak gjë do ta zëvendësojnë Singapori dhe të tjerët pas Brexit-it pa problem, apo?

Edhe njëherë tjetër u pikturon Johnsoni bashkatdhetarëve të tij një të ardhme të lavdishme dhe në mirëqenie pa Evropën. Edhe nëse ekonomistët dhe gazetarët i dëshmojnë atij njëqind herë të kundërtën: Borisi e njeh rregullin bazë të propagandës. Një gjë vetëm duhet ta përsëritësh mjaftueshëm dendur, që të konsiderohet e vërtetë.

Shumica e britanikëve e njohin tashmë raportin e tensionuar të Boris Johnsonit me të vërtetën dhe trajtimin tepër të shpenguar që u bën ai fakteve të rëndësishme politike. Si ministër i Jashtëm ai ka kohë që është diskredituar. Por edhe si kryebreksitas ai ka humbur çdo besueshmëri. Interesi i tij kryesor para së gjithash është që të pengojë një referendum të dytë dhe që të nxisë ambicien e tij. Johnsoni vazhdon të besojë se në fakt fati e ka caktuar që të jetë kryeministër dhe se në fund mund të bëhet pasardhës i Theresa Mayt.

Brexi-ti duhet të jetë i ashpër, është mesazhi i tij, përndryshe gjithçka do të jetë e kotë. Vetëm e çliruar nga vargonjtë e marrëveshjeve dhe rregullave evropiane mund të ngrihet Britania e Madhe si shqiponjë në ajër. Kështu flet dikush që ose nuk kupton asgjë nga ekonomia botërore ose që e paraqet veten me qëllim si injorant. Në fund mbeten vetëm fjalë të marra të një kryemjeshtri të premtimeve boshe. Gjithçka do të rregullohet? Këtë nuk duhet ta besosh, kur përcjellësi i këtij mesazhi është Boris Johnsoni.

Johnsoni duhet të jetë tani i pari që të tregojë ato që mendon lidhur me Brexit-in e tij. Ministra të tjerë dhe në fund vetë kryeministrja duan të paraqesin në ditët në vijim strategjinë e tyre të Brexit-it. Ajo vjen e vonuar me muaj të tërë, aq më tepër kur nuk pritet një plan i besueshëm: kabineti është dhe mbetet i përçarë.

Brexit-i është vendimi më i rëndësishëm në historinë më të re të vendit, thonë vëzhguesit britanikë. Por qeveria në Londër dështon dhe nuk është e përgatitur për përgjegjësinë e saj. Lufta për Brexitin po e copëton vendin, po i përçan Tory-t dhe po e helmon klimën politike. Kjo vetëm mund të keqësohet në kuadër të negociatave me Brukselin muajt e ardhshëm. /DW/

The post Boris Johnson, kryemjeshtri i premtimeve boshe appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more