Skip to main content

“Laç, qëlloi me armë një person, arrestohet autori” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Laç, qëlloi me armë një person, arrestohet autori” plus 9 more Gazeta SHQIP


Laç, qëlloi me armë një person, arrestohet autori

Posted: 18 Feb 2018 02:15 AM PST

Policia e Laçit ka arrestuar shtetasin Xhevahir Lika, i cili u konfliktua mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 me Gent Bushin.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare 'Mark Trokthi' dhe Lika pas sherrit qëlloi me armë zjarri në ajër dhe u largua.

Lika, që plagosi me mjete të forta Bushin, u prangos gjatë natës pranë zonës së Gjormit.

18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rita Ora “djeg” skenën në koncertin për pavarësinë e Kosovës (Foto)

Posted: 18 Feb 2018 01:57 AM PST

Rita Ora u rikthye mbrëmë në vendin e saj të origjinës, Kosovë për të festuar së bashku me mijëra të pranishëm në sheshin e përgatitur për koncertin e saj të hapur, 10 vjetorin e pavarësisë.

Rita nuk i zhgënjeu aspak mijëra fansat e saj kur ajo dhuroi një nga performancat më madhështore në një koncert të pabesueshëm në Prishtinë.

Këngëtarja entuziazmoi turmën, ndërkohë që dukej magjepsëse me veshjen prej leopardi.  Mediat britanike The Sun dhe Daily Mail vlerësojnë paraqitjen e Ritës dhe shprehen se gjigandja e skenës dukej tepër seksi me veshjen ngjyrë qershie.

Ylli i popit inkorporoi valle tradicionale kosovare në këngën e saj Black Widow, ndërsa iu drejtua turmës edhe në gjuhën e saj amtare.

18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Aksident në Rrugën e Kombit, avokati përplas patrullën e policisë

Posted: 18 Feb 2018 01:31 AM PST

Në Rrugën e Kombit ka ndodhur një aksident ku janë plagosur tre persona.

Sipas njoftimit të policisë, një autoveturë e cila drejtohej nga një avokat prej Laçit, ka goditur mjetin e policisë së Kurbinit shumë pranë kryqëzimit të Milotit, në Rrugën e Kombit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur vetë drejtuesi i mjetit, por edhe dy efektivë policie, që ndodheshin në makinën e patrullës.

Avokati A. Lleshi është larguar nga vendngjarja, ndërsa është shpallur në kërkim, ndërsa dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç.  Aksidenti ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm.

18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Napoli ndaj Spalit për të ruajtur kreun, Milani për vazhdimësinë kundër Sampit

Posted: 18 Feb 2018 01:17 AM PST

Në Itali, Napoli do të bëjë gjithçka për të ruajtur kryesimin, teksa pret në San Paolo ekipin e Spalit, që nuk njeh ende fitore gjatë vitit 2018.

Sarri është ankuar për kohën e shkurtër që ka në dispozicion skuadra për t'u shplodhur nga impenjimi me Lajpcigun, por gjithsesi tani 59-vjeçari napolitan po fillon të vuajë pasojat e besimit të tepruar që ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe pikërisht te një grup i reduktuar futbollistësh.

Po në orën 15:00 do të luhet edhe takimi Benevento – Crotone, ndërsa me shumë interes pritet gjithashtu edhe dueli i orës 18:00 Atalanta – Fiorentina, ndërkaq ndeshja e mbrëmjes rikthen rivalitetin ndërmjet Milanit dhe Sampdorias, dy skuadra që paraqiten në Stadiumin Meazza pas një ecurie të gjatë pozitive, falë së cilës këto ekipe tashmë kanë rritur ndjeshëm pretendimet.

18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

KESH fiton 8 mln euro; Gjysma e prodhimit nga HEC-i shitet për eksport

Posted: 18 Feb 2018 01:13 AM PST

Situata e mirë hidrike po përmirëson financat e Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, e cila po eksporton në nivele të larta.

Prodhimi ditor këtë periudhë është 28 milionë kilovat/orë energji, nga të cilat 12 milionë shkojnë për eksporte, ndërsa 16 milionë për konsumin vendas.

8 milionë euro pritet të jenë shitjet e energjisë nga KESH në tregun e parregulluar për muajin shkurt. Ndërkohë prodhimi i lartë në kaskadën e Drinit po lehtëson edhe financat e kompanisë tjetër të sektorit energjetik, OSHEE, e cila po blen energji nga KESH me çmime të lira.

Niveli i liqenit të Fierzës është mbi 292 metra, katër metra larg kuotës maksimale. Ndërkohë në nivele të larta prodhimi janë dhe hidrocentralet private. Rreth 11 milionë kilovat/ore energji prodhohen çdo ditë prej tyre.

E gjithë sasia e energjisë e gjeneruar nga kaskada e Drinit dhe HEC-et private ka kapur kuotën e 40 milionë kilovat/ orëve në ditë, kapacitete këto që po menaxhohen nga OST.

Vitin e kaluar Shqipëria harxhoi mbi 200 milionë euro për të blerë energji nga importi me çmime të kripura, duke rënduar veçanërisht financat e OSHEE.

18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Përtej dashurisë së Mbretëreshës Viktoria dhe princit Albert

Posted: 18 Feb 2018 01:12 AM PST

Martesa mes dy kushërinjve të parë, mbretëreshës së re dhe princit gjerman simpatik dhe të mençur, ishte një përplasje dashurie. Përgjatë 17 viteve, lindën nëntë fëmijë: katër djem dhe pesë va-jza. Piktura dhe fotografi paraqitën imazhin e një çifti të përkushtuar të rrethuar nga fëmijë të bindur e të ëmbël. Megjithëse seksualisht të magjepsur, çifti i ri ishte bllokuar në fakt në një luftë për pushtet.

Alberti mori gjithnjë e më shumë detyra nga mbretëresha, ndërsa shtatzënitë e saj e detyronin të qëndronte mënjanë. Dhe Viktoria nuk ishte e kënaqur për këtë: ajo e admironte "engjëllin" e saj për talentet dhe aftësitë e tij, por ishte veçanërisht e shqetësuar për shkakun se po i grabitej pushteti si mbretëreshë. Ka pasur edhe grindje të tmerrshme, ndërsa Alberti ishte llahtarisur nga temperamenti i shpërthimeve të Viktorias. Gjithmonë thellë në mendjen e tij ekzistonte frika se ajo mund të kishte trashëguar çmendurinë e mbretit Xhorxh III. Ndërsa ajo ecte furishëm nëpër pallat, ai fshihej duke mbajtur shënime.

Megjithëse ajo ishte nënë shumë herë, Viktoria urrente të mbetej shtatzënë. Shtatzënitë e përsëritura ajo i konsideronte "më shumë si lepujt apo derrat e Guinesë sesa çdo gjë tjetër jo shumë e këndshme". Ajo nuk pëlqente veçanërisht ushqimin me gji dhe e konsideronte atë një praktikë neveritëse. Ajo nuk ishte as shumë e dalluar si nënë, megjithëse ishte mjaft e kujdesshme në zbatimin e detyrës së saj për të qenë "e ashpër". Ajo nuk ofronte afeksion.

Marrëdhëniet me djalin e saj më të madh, Berti, i cili më vonë u bë Eduardi VII, qenë veçanërisht të dobëta. Që në fillim ai ishte një zhgënjim për mbretëreshën. Si të gjithë princërit mbretërorë, ai u arsimua në shtëpi me një mësues. Berti eci shumë keq në mësime dhe prindërit e tij e menduan si gjysmak. Viktoria shkroi: "Nuk mendoj se është i pashëm me atë kokë të vogël dhe të ngushtë deri në dhimbje, me ato tipare të stërmëdha dhe nevojës për mjekër."Kur Berti ishte 19 vjeç, ai kaloi disa kohë duke u stërvitur me ushtrinë në Irlandë dhe një prostitutë me emrin Nellie Klifden u fut fshehtas në krevatin e tij. Kur kjo ngjarje mbërriti tek Alberti, ai e priti shumë keq.

Shpejt pas kësaj, Alberti vdiq. Cilido qoftë shkaku i vdekjes, për shumë vite më vonë, Viktoria ia vuri fajin Bertit për vdekjen e tij dhe shmangu të kalonte kohë me të. Për 40 vitet që vijuan, Viktoria qëndroi e veshur me të zeza dhe u shfaq në publik rrallë dhe pa dëshirë. Për popullin e saj, ajo ishte e imta "Vejushë e Uind-sorit", një figurë patetike e goditur nga trishtimi. E vërteta ishte shumë e ndryshme. Megjithëse Viktoria ishte e padukshme, nevoja e saj për të kontrolluar fëmijët e vet ishte pothuajse patetike.

Ajo krijoi një rrjet spiunësh dhe informatorësh, të cilët raportuan mbi çfarë po bënin fëmijët e saj. Kur Berti u mar-tua me një princeshë daneze, Viktoria urdhëroi mjekun e saj të raportonte çdo detaj mbi shëndetin e nuses, përfshirë edhe ciklin e saj menstrual. Ballot e oborrit u organizuan në mënyrë të tillë që të mos përkonin me periodat e princeshës. Vajza e madhe e mbretëreshës Viki u martua me Fritz, trashëgimtari i fronit të Prusisë, kur ishte 17 vjeç.

Ajo u bë nëna e Kaizerit Uilliam II. Megjithëse larg në Gjermani, Viki nuk u shpëtoi dot ndërhyrjeve nga e ëma. Kur Viki njoftoi se ajo ishte shtatzënë, Viktoria iu përgjigj: "Ç'lajm i tmerrshëm… na ka mërzitur deri në vdekje". Vi-ki dhe motra më e vogël, Alise, e cila u martua gjithashtu me një princ gjerman, bënë komplot ndaj mendimeve të nënës së tyre. Në mënyrë sekrete, ato i ushqyen fëmijët e tyre me gji. Kur Viktoria e mësoi këtë gjë, u zemërua shumë dhe i quajti "lopë".

Ndryshimi i qëndrimeve të Viktorias qenë habitëse, ndërsa shpërthimet e saj në zemërim mund të bëheshin tmerruese. Ajo e bëri gjithmonë të qartë për fëmijët e vet se nuk ishte vetëm nëna e tyre, por edhe sovra-nia, dhe ata nuk duhet ta harronin kurrë këtë. Ajo mbajti vajzën më të vogël, Beatrice në shtëpi. Vajza u tmerrua nga e ëma. Viktoria dëshironte që Beatrice të mbetej e pamartuar. Kur vajza njoftoi se ishte fejuar me një princ gjerman joshës, Viktoria refuzoi t'i flasë për gjashtë muaj dhe pranoi martesën vetëm me kushtin që çifti të jetonte bashkë me të.

Rebelja e kishte emrin Luiza. Flirtuese, tërheqëse dhe shumë reaguese, ajo refuzoi të martohej me një princ gjerman. Në vend të tij, ajo zgjodhi lordin Lorne. Ky rezultoi gabim. Martesa nuk solli fëmijë, ndërsa Lorne i mërzitur jetoi me thashethemin se ishte gej.Viktoria i kontrolloi djemtë e saj po kaq ngushtë. Leopold, i cili trashëgoi hemofilinë, vuajti veçanërisht shumë. Viktoria e përshkroi atë si një "fëmijë me pamje tepër të zakonshme".

Ajo u përpoq ta detyronte atë të jetonte si një invalid, duke e lidhur me fasho pambuku. Si fëmijë, ai u tall nga shërbëtori i vet që ishte ngarkuar të përkujdesej për të, por Viktoria refuzoi të dëgjojë ankesat e tij. Ai vdiq në moshën 32-vjeçare. Por djali me të cilin u grind më shumë, ishte djali i madh Berti. Në një rast, Viktoria tha se problemi me të, ishte se Berti qe tepër i ngjashëm me të. Ajo kishte të drejtë. Njësoj si e ëma, Berti ishte i babëzitur dhe tepër seksi me tem-perament shpërthyes. Por ai gëzonte edhe një dhuratë të madhe, kishte sharm personal.

Si princ i Uellsit, Berti kaloi nga një skandal në tjetrin. Viktoria nuk e lejoi atë të shikonte dokumen-tet e qeverisjes pavarësisht kërkesave të tij të përsëritura. Por historia pati një fund të papritur. Berti nuk i prishi kurrë marrëdhëniet me nënën e tij. Kur në fund ai e zëvendësoi të ëmën si monarke në moshën 58-vjeçare, ai qeverisi mirë. Berti e mod-ernizoi monarkinë, dhe puna e tij ishte një nga arsyet që shpjegojnë se monarkia britanike i mbijetoi Luftës së Parë Botërore.

18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Emma Watson dhuron 1 mln paund për fushatën anti-ngacmimeve seksuale

Posted: 18 Feb 2018 01:09 AM PST

Aktorja e famshme e filmit "Harry Potter", Emma watson ka dhuruar 1 milion paund për një fushatë të re që synon të ndihmojë ato që preken nga ngacmimet seksuale.

Donacioni vjen pasi afro 200 yje britanikë dhe irlandezë të ekraneve kanë nënshkruar një letër të hapur që bën thirrje për t’i dhënë fund ngacmimeve seksuale në punë.

Emma Thompson, Keira Knightley dhe Emma Watson janë ndër aktoret që nënshkruan letrën, botuar në Observer.

Gratë që do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Bafta në Londër të dielën mbrëma, thanë se do të vishen me të zeza në qilimin e kuq.

Ky veprim është një shfaqje e solidaritetit me lëvizjen e bazuar në Hollivudit Time’s Up, nisur pas akuzave për abuzim seksual nga aktoret e profilit të lartë kundër producentit të filmit Harvey Weinstein.

Watson është një nga donatoret e para të Fondit të Drejtësisë dhe Barazisë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka nisur një fushatë të mbledhjes së fondeve për të paguar për një rrjet të ri këshillash.

Fondi është krijuar nga 190 gra që kanë nënshkruar letrën, së bashku me një grup prej 160 personash – duke përfshirë akademikë, aktivistë dhe punonjës bamirësie – për të ndihmuar viktimat për “mbështetje dhe drejtësi”.

Keira Knightley dhe Tom Hiddleston kanë dhënë secili nga 10,000 paund. Në letrën e tyre thuhet se ceremonia e shpërblimeve Bafta ishte një ngjarje për të “festuar këtë moment të jashtëzakonshëm solidariteti dhe uniteti përtej kufijve duke u bashkuar dhe duke e bërë këtë një lëvizje ndërkombëtare”.

18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Trump kritikon FBI-në pas sulmit në shkollën në Florida

Posted: 18 Feb 2018 12:56 AM PST

Presidenti Donald Trump ka kritikuar FBI-në, pasi sipas tij mungoi reagimi në një kohë që ngjarja në shkollën e Floridas të mërkurën ishte e paralajmëruar.

FBI “po shpenzonte shumë kohë duke u përpjekur për të provuar marrëveshjen ruse me fushatën Trump”, shkruajti presidenti i SHBA në rrjetet sociale.

"Nuk ka asnjë ndërhyrje. Merruni me gjërat thelbësore dhe na bëni krenarë", shtoi Trump.

FBI ka pranuar se nuk ka arritur të veprojë në lidhje me vrasjen e të dyshuarit Nikolas Kruz, i cili ka pranuar të shtënat në një shkollë të mesme në Parkland, ku vdiqën 17 vetë.

Ky ishte sulmi me numrin më të madh të viktimave në shkollat amerikane që nga viti 2012 dhe ka ripërsëritur debatet e gjata rreth kufizimeve më të ashpra për armët e zjarrit.

Më parë, studentët që i mbijetuan të shtënave u mblodhën në Florida, duke kërkuar legjislacion më të shtrënguar mbi kontrollin e armëve dhe duke kritikuar presidentin për marrjen e ndihmës financiare nga Shoqata Kombëtare e Riflit (NRA) gjatë fushatës së tij presidenciale.

Ndërkohë Guvernatori i Floridas Rick Scott tha se kreu i Byrosë Federale të hetimeve duhet të japë dorëheqjen, ndërsa prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions urdhëroi një rishqyrtim, duke kritikuar dështimet e FBI-së.

18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

75 vjeçarja xheloze për të dashurin 90-vjeçar. Historia e Noçes dhe Qamilit

Posted: 18 Feb 2018 12:40 AM PST

E keni dëgjuar shprehjen "Dashuria nuk njeh moshë"? Shembulli konkret i kësaj thënieje ishte historia e transmetuar këtë të shtunë në programin "Dua të të bëj të lumtur" mes Merjemes dhe Qamilit.

Mejreme Dibra ose siç njihet ndryshe nga të gjithë ata që i qëndrojnë afër, "Noçja", është një grua 75-vjeçare me të cilën jeta nuk është treguar tepër bujare.

Është martuar dy herë me shpresën që do të gjente lumturinë, por fatkeqësisht të dy bashkëshortët e saj kanë ndërruar jetë. Sikur të mos mjaftonin këto, Noçes i vdiq edhe vajza që kishte nga martesa e parë. Vendosi të jetojë vetëm për 17 vjet derisa mori vendimin për t'i kaluar vitet e pleqërisë në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastër.

Aty njohu Qamilin, me të cilin u dashurua dhe prej 15 vitesh ndajnë të njëjtën dhomë. Historia e tyre e dashurisë të bën të besosh se xhelozia ekziston në çdo moshë dhe se një gjest i bukur të gëzon në çdo kohë.

Arsyeja pse Noçja kishte kërkuar që përballë saj të vinte Qamili lidhej me disa kërkesa të sajat për të, që iu parashtruan atij në formën e premtimeve. Noçja i kërkoi Qamilit, një burrë tipik gjirokastrit, që të tregohet pak më dorëlëshuar kur vjen puna tek dhuratat e saj dhe gjithashtu, ç'ishte më e rëndësishmja që të mos shihte më gra të tjera, sepse ajo bëhej xheloze.

E gjithë historia u shoqërua me batuta dhe të qeshura, duke e ndryshuar komplet situatën në përfundim të programit.

18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Deti”, Tsipras autorizon fazën finale të negociatave me Shqipërinë

Posted: 18 Feb 2018 12:30 AM PST

Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar Top Channel se kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për shportën e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas këtyre burimeve, dy ditë më parë, kryeministri grek ka dhënë dakortësinë dhe fuqinë ekzekutive për ministrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Mësohet se në Kretë, në Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe pak prej pikave me të cilat dy palët nuk kishin një pozicion përfundimtar. Top Channel ka mësuar se tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakortuar edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike.

Lidhur me këtë, pala jonë ka bërë kujdes, me qëllim zbatimin e përpiktë të së drejtës ndërkombëtare, duke bërë kujdes që të mos "mërzisë" edhe aleatin e madh të Shqipërisë, Turqinë.

18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more