Skip to main content

“LDK-ja do të marrë pjesë në seancën për demarkacionin” plus 9 more Ekonomia Online

“LDK-ja do të marrë pjesë në seancën për demarkacionin” plus 9 more Ekonomia Online


LDK-ja do të marrë pjesë në seancën për demarkacionin

Posted: 16 Feb 2018 10:51 AM PST

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se deputetët e tyre do të marrin pjesë në seancën për demarkacionin, që u caktua për të dielën nga Kryesia.

Por, Hoti tha për gazetarët se seanca u caktua pa kuorum, raporton Ekonomia Online.

"Kryesia nuk pati kuorum që caktoi seancën e marrëveshjes së demarkacionit. Kështu kryetari në bazë të kushtetues vendosi që seanca të mbahet të dielën”.

“Ka shumë dileme për se çfarë do të ratifikohet në kuvend. Nesër do të mbahet edhe mbledhja e qeverisë që do konfirmoj këtë marrëveshje. Ne do të marrim pjesë në seancën e së dielës por që do të shohim si do të votojmë", tha Hoti.

“A do të jetë edhe aneks-marrëveshja për ratifikim apo jo. Ne do të paraqitemi të dielën në ora 6 dhe do ta shqyrtojmë marrëveshjen në vitit 2015".

"Për neve është e qartë që marrëveshja që është nënshkruar atëherë duhet të ratifikohet në Kuvend", theksoi shefi i deputetëve të LDK-së.

The post LDK-ja do të marrë pjesë në seancën për demarkacionin appeared first on Ekonomia Online.

Rita Ora vjen nesër në Prishtinë

Posted: 16 Feb 2018 10:42 AM PST

Për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, festimeve jubilare nesër do i bashkohet edhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe me famë botërore, Rita Ora.

Rita Ora nesër do të arrijë në Kosovë në orën 13:00, kurse në orën 15:00, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ajo do e mbajë një konferencë për mediat vendore e ndërkombëtare, që këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, vetë ka shprehur gatishmërinë që të vijë të këndojë në Prishtinë, duke i bërë kështu një dhuratë Republikës së Kosovës në jubileun e madh, në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Performanca e këngëtares sonë me famë botërore do të shtrihet nga sheshi "Skenderbeu", përgjatë sheshit "Nënë Tereza", deri te sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, më 17 shkurt 2018, në koncertin festiv që fillon në ora 20:00.

Me kërkesë të vetë Rita Orës, i gjithë koncerti festiv do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkoheni në këtë festë jubilare dhe bashkërisht t'i gëzohemi të arriturave të deritashme të shtetit tonë.

The post Rita Ora vjen nesër në Prishtinë appeared first on Ekonomia Online.

10 burimet kryesore të stresit te fëmijët

Posted: 16 Feb 2018 10:37 AM PST

Edhe fëmijët bien pre e stresit, ky është një fakt tashmë.

Por cilët janë faktorët që ndikojnë në të? Përveç arsyeve të përditshme si vonesa për në shkollë apo humbja e një lodre, ata preken edhe nga ngjarje më madhore, të cilat jo domosdoshmërisht janë negative apo stresuese.

Ja cilat janë disa prej tyre:
– Kur prindërit kanë probleme
– Zënka me një shok
– Testimet në shkollë
– Mendimi që të tjerët mund të kenë për pamjen e tyre të jashtme
– Mungesa e privatësisë
– Lindja e një vëllai apo motre më të vogël
– Frekuentimi i një shkolle të re
– Divorci i prindërve
– Rimartesa e njërit prind me një person tjetër
– Gjendja jo e mirë ekonomike në familje.

Kini parasysh problematikat e mësipërme dhe sigurohuni që të mos ia ofroni fëmijës suaj asnjërën prej tyre.

The post 10 burimet kryesore të stresit te fëmijët appeared first on Ekonomia Online.

Haxhiu: Kryesia vendosi për seancë pa kuorum

Posted: 16 Feb 2018 10:31 AM PST

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi për mbajtjen e seancës së të dielës mbrëma, për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, u mor pa kuorum të kryesisë.

Pas mbledhjes, ajo ka deklaruar se si rrjedhojë e këtij zhvillimi Lëvizja Vetëvendosje do të takohet për të marrë vendim lidhur me pozicionin që do të mbajë, pa dhënë komente tjera lidhur me këtë çështje.

The post Haxhiu: Kryesia vendosi për seancë pa kuorum appeared first on Ekonomia Online.

Promovohen veprat e Arbën Xhaferit, “dijetarit më të dalluar prej politikanëve”

Posted: 16 Feb 2018 10:26 AM PST

Me veprat e tij, Arbën Xhaferi afirmoi vlerat kombëtare. Ai ishte një prej mendimtarëve më të mëdhenj ndër politikanët shqiptarë, ndërsa vepra e tij u cilësua si platformë të gjallë diskutimesh, reflektimesh e përfundimesh.

Kështu u tha në promovimin e veprave në pesë vëllime të Arben Xhaferit që u bë të premten në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Në këtë promovim morën pjesë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa etj.

Kryeministri shqiptar e ka cilësuar Xhaferin një princ i pakonkurrueshëm si intelektual, i cili shkoi përtej dhe mori rolin e vështirë – "të aktorit të angazhuar politik".

"Xhaferi ishte dijetari më i dalluar prej politikanëve dhe politikani më i dalluar ndër dijetarët – shëmbëlltyrë e një përpjekje të pafundme të shqiptarëve", tha Rama.

"Arbën Xhaferi ishte një admirues i Evropës, një admirues me një njohje të jashtëzakonshme të Evropës".

Sipas tij, Xhaferi ishte udhëkryqi mes rilindasit të fundit dhe dijetarit të parë bashkëkohor.

Madje, kryeministri i Shqipërisë, jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit e cilësoi të shenjtë.

Rama tha se Xhaferi nisi shkrimet e tij në një periudhë të dyfishtë, në kohën kur po binte komunizmi dhe nën dy në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë.

The post Promovohen veprat e Arbën Xhaferit, "dijetarit më të dalluar prej politikanëve" appeared first on Ekonomia Online.

Vlerat shëndetësore të lules së blirit

Posted: 16 Feb 2018 10:19 AM PST

Lulja e blirit përmirëson sistemin imunitar, ajo parandalon disa qeliza të dëmshme, qetëson organizmin, heq ankthet dhe ul tensionin e gjakut.

Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Rritet në pyje, shkurre dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut.

Blirit i përdoren lulet së bashku me gjethet. Vjelja bëhet me dorë ose me gërshërë dhe duhet të të kihet parasysh të mos hiqen më shumë se 60-70 % e luleve.

Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell sidomos në këto ditë qershori. Vlerat shëndetësore të lules së blirit përfshijnë aftësinë për të përmirësuar sistemin imunitar, ajo parandalon disa qeliza të dëmshme, qetëson organizmin, heq ankthet dhe ul tensionin e gjakut.

Lulja e blirit është përdorur në mjekësinë tradicionale popullore të shumë vendeve në botë. Lulja e blirit në versionin e saj të thatë mund të bëhet çaj, i shijshëm dhe me aromë të fortë. Lëngu dhe lulja vetë kanë një nivel të lartë përbërësish të çmuar, flavonoidë dhe substanca të tjera që e bëjnë blirin si një bimë shumë të besueshme në treg.

Cilat janë vlerat e lules së blirit?

Lufton ankthin: Një nga përdorimet më të gjera të çajit të lules së blirit është kundër ankthit. Ky çaj ka aftësi qetësuese kundër stresit mendor. Nëse vuani nga luhatjet e humorit ose stresi kronik, një filxhan me çaj bliri është zgjidhja më e zgjuar që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin mendor.

Neutralizon qelizat e dëmshme: Antioksiduesit që gjenden tek bliri shërbejnë si luftëtarë kundër radikaleve të lira, duke i larguar ato dhe përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm. E gjithë kjo parandalon sëmundjet kronike.

Pastron organizmin: Përbërësit dhe acidet që gjenden tek bliri çlirohen menjëherë në çaj duke nxitur djersitjen. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar toksinat nga trupi, së bashku me kripërat e tepërta, yndyrnat, ujin dhe substancat e huaja. Këto cilësi e bëjnë blirin shumë të çmuar në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, pasi e ul atë.

Lufton të ftohtin dhe gripin: Përveç nxitjes së djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator. Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe fytin e trazuar, duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.

Lufton dhimbjet: Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës, të shkaktuara nga tensioni dhe simptoma të tjera të inflamacionit duhet të konsumojnë çaj bliri dhe të eliminojnë dhimbjet nga artriti apo simptoma të tjera. Siç largon problemet nga rrugët e frymëmarrjes, ashtu ul tensionin e gjakut duke parandaluar një sërë problemesh përfshirë dhimbjet e kokës.

Përmirëson tretjen: Nëse keni stomak të lënduar, fryrje apo shtrëngime, atëherë mos i kurseni vetes një filxhan me çaj bliri sepse do të ndiheni mirë menjëherë. Përbërësit biologjikë të lules së blirit do të shuajnë shqetësimet gastrointenstinale dhe nxisin një tretje më të mirë të ushqimit.

Kujdes: Doza maksimale e këtij çaji është tre filxhanë në ditë. Gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë çaj bliri sepse përbërësit e lules mund të ndërveprojnë negativisht me barrën e tyre.

The post Vlerat shëndetësore të lules së blirit appeared first on Ekonomia Online.

Si duhet shpërblyer punonjësit e mirë?

Posted: 16 Feb 2018 10:06 AM PST

Periudhat e shpërblimeve të punonjësve janë të vështira për menaxherët. Ata duhet të vendosin se cili punonjës meriton shpërblim dhe se si duhet shpërblyer ai.

Përzgjedhja e punonjësve dhe marrja e vendimeve për shpërblime mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë, pasi mund të shkaktojë pakënaqësi te punonjësit. Megjithatë në periudha shpërblimesh në kompani duhet pasur parasysh:

1. Ndiqni politikat e kompanisë –
 Shumica e kompanive kanë politikat e tyre të shpërndarjes së shpërblimeve për punonjësit. Bisedoni me shefin ose drejtuesin e Burimeve Njerëzore për udhëzime në vendim-marrje dhe caktimin e shpërblimeve.

2. Krahasoni arritjet e punonjësve – Shpërblimet janë vetëm motivuese dhe domethënëse në qoftë se ato lidhen direkt me arritjet e gjithsecilit.

3. Tregohuni transparent – Bëni të qartë që në fillim se ç'duhet të bëjnë punonjësit për të përfituar shpërblime. Pasi të keni shpërndarë informacionin për këtë gjë, atëherë tregohuni të hapur dhe të sinqertë duke treguar mënyrën që keni ndjekur për të arritur në vendimin që keni marrë.

The post Si duhet shpërblyer punonjësit e mirë? appeared first on Ekonomia Online.

Seanca për Demarkacionin, të dielën në ora 18:00

Posted: 16 Feb 2018 09:59 AM PST

Seanca plenare për të votuar Demarkacionin me Malin e Zi është vendosur të mbahet ditën e diel, në ora 18:00.

Kështu është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila u mblodhë për të vendosur ditën e mbajtjes së seancës.

The post Seanca për Demarkacionin, të dielën në ora 18:00 appeared first on Ekonomia Online.

Aida Dërguti e lëshon mbledhjen, nuk ka kuorum

Posted: 16 Feb 2018 09:54 AM PST

Mbledhjen e Kryesisë se Kuvendit e ka lëshuar ish-deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti.

Sipas saj, nuk ka kuorum për t’u marrë vendime në lidhje me çështjen e demarkacionit.

The post Aida Dërguti e lëshon mbledhjen, nuk ka kuorum appeared first on Ekonomia Online.

Po, kafeja ndikon në produktivitet

Posted: 16 Feb 2018 09:32 AM PST

Nuk është e pazakonshme që punëdhënësit dhe punonjësit të kërkojnë kafe kur ata duan të rrisin energjinë e tyre. Dhe përderisa disa prej tyre mund të preferojnë kafeinën në formë të sodës ose pijes energjike, dhe të disa të tjerë rritësi i disponimit i preferuar është vetë kafeja.

Kjo varshmëri bëhet nga kafeina, e cila duket të ketë ndikim në qartësinë mendore dhe performancën. Aspekti negativ? Përveç varshmërisë kafeja mund të inkurajojë shtimin e peshës.

Por kafeja ka edhe anët e saj të mira, gjithashtu. Së pari do të studiojmë popullaritetin e madh të kafesë, e cila natyrisht që është e mirë për biznes dhe ndërmarrësi. Dhe, së dyti kjo pije e famshme është identifikuar edhe si antioksidant.

Pra, a është kafeja e mirë për ju? A e rritë me të vërtetë prodhimtarinë? Këtu janë çështjet që duhet të merrni parasysh kur dëshironi kafe.

1. Përmirëson performancën mendore dhe vigjilencën.

Shkrimtari mjekësor Stephen Braun ka thënë se kafeja bllokon receptorët e adenosinë, një përzierje në trurin tuaj e cila shkakton përgjumjen. Kjo shpjegon se pse shumica prej nesh ndihemi më pak të lodhur kur konsumojmë kafe.

Në doza të vogla, gjithashtu thuhet se kafeja përmirëson performancën mendore dhe vigjilencën. Por kafeina nuk ndikon te të gjithë në mënyrë të njëjtë. Reagimi juaj personal ndaj kafeinës mund të jetë ndryshe nga i dikujt që e njihni.

Të tjerë faktorë në reagimin tuaj personal gjithashtu përfshijnë dozën e konsumimit tuaj, peshën, moshën dhe madje edhe cilësinë e gjumit tuaj. Duhet të jeni të vetëdijshëm se mund të ndërtoni tolerancë ndaj kafeinës gjatë kohës, kështu që një filxhan kafe mund të mos jetë i mjaftueshëm për të të dhënë energjinë me të cilën je mësuar.

Në fakt, disa njerëz nuk ndiejnë asgjë deri sa të pijnë dy filxhanë, por kjo nuk është diçka për t'u mburrur. Do të thotë që jeni lidhur me kafenë për një kohë të gjatë.

Kafeja mund të rrisë funksionet tuaja kognitive, memorien, vigjilencën dhe energjinë. Por sikur ne të gjithë e dimë, ky efekt është i shkurtër, dhe ju mund të mos keni energji më vonë.

2. Mund të ketë ndikim në cilësinë e gjumit tuaj.

Në doza të vogla, kafeina nuk duhet të ndikojë në orarin tuaj të gjumit. Por nëse konsumoni shumë, mund t'a keni të vështirë të flini natën. Kjo për fat të keq mund të krijojë një cikël të pa shëndetshëm duke mos fjetur shumë, duke u stresuar dhe duke performuar dobët në punë. Një rezultat më i gjatë mund të jetë rraskapitës ose sulm ankthi.

Përdorimi i tepërt i kafeinës, për më tepër, mund të rezultojë në stomak të trazuar, në nervozë dhe madje edhe në rrahje zemre.

Ka fokus më të madh të gjumit tani se në të kaluarën, e mbushur nga konfliktet e pikëpamjeve në mes të mentalitetit nxitues që ndërmarrësit si Gaary Vaynerchuck dhe Grant Cardone promovojnë, dhe pikëpamjeve të kundërta nga James Altucher dhe Arianna Huffington.

Vetëm ju mund të vendosni se çfarë është më mirë për ju, por është mirë të jeni të vetëdijshëm se gjumi juaj mund të ndikohet në mënyrë negative nga kafeina. Kështu që, duhet të jeni të vetëdijshëm se përdorimi mesatar i kafesë është zgjidhja juaj më e mirë.

3. Mund të rrisë vullnetin tuaj.

Për tani, është konkluzion i ditur se vullneti juaj zbrazet gjatë ditës përderisa merrni vendime. Kjo mund të jetë një nga arsyet se pse Steve Jobs ishte i njohur për veshjen e tij të njëjtë çdo ditë. Ai nuk kishte pse të mendonte se çfarë të vishte kur të zgjohej në mëngjes, dhe kështu ai ishte në gjendje të ruante vullnetin e tij për vendime më të mëdha.

Pra del se, kafeja mund të forcojë vullnetin dhe vetë-kontrollin tuaj, veçanërisht kur jeni të rraskapitur. Të merrni një vendim të madh kur jeni të lodhur nuk është një gjë e mençur. Mund të përfundoni duke rrezikuar vlerat e juaja, duke u dorëzuar ndaj presioneve ose të filloni projekte të reja në kohë të pa përshtatshme.

Mirëpo, pirja e kafesë mund të ju ndihmojë të qëndroni në tokë dhe të merrni vendime më të mira. Kjo është një gjë e mirë për t'a mbajtur në mend nëse keni pasur një ditë të zënë dhe keni vendime të rëndësishme për të marrë.

4. Pirja e kafesë në kohë  të gabuar mund të dërgojë në shtypje të lartë të gjakut dhe të niveleve të adrenalinës.

Ndërmarrësit vazhdimisht po përballen me sfida të reja. Në biznes, një mentalitet i fortë është kusht i domosdoshëëm, por edhe njerëzit më të mirë mund të stresohen dhe të rraskapiten. Nëse kjo vazhdon gjatë, ju mund të dërrmoheni.

Tendenca është të bëheni edhe më shumë të sigurtë ndaj kafesë kur jeni të lodhur. Pra del se, kjo është koha më e keqe për të mbushur trupin tuaj me kafeinë, sepse mund të rezultojë në rritje të shtypjes së gjakut dhe niveleve të adrenalinës. Siç e kemi parë edhe më herët, kafeina bllokon adenosinën, duke ju bërë edhe më të lodhur.

Kjo mund të tingëllojë e pafajshme, por është një mënyrë e mirë për të tërhequr sulm paniku, dhe sapo të aktivizohet, ankthi shpesh duhet të menaxhohet nga kjo barrë e gjatë. Ju madje mund të përfundoni me çrregullim ankthi. Nuk keni nevojë për më shumë kafeinë kur jeni duke u përballur me nivele të larta të stresit, varësisht përfitimeve të saj kur nuk jeni nën presione të mëdha.

5. Mund të ju ndihmojë të mësoni më shpejt.

Shumë ndërmarrës janë konsumatorë pjellorë të përmbajtjes, varësisht se a janë artikuj apo postime blogu, revista, gazeta, libra dhe video. Kjo informatë i ndihmon ata të marrin vendime, të sjellin risi dhe të zbatojmë ide të reja në bizneset e tyre.

Studimet në vazhdim kërkojnë fokus dhe vëmendje, të cilat, si vullneti, mund të zvogëlohen gjatë ditës. Është dëshmuar se 200 mg e kafeinës mund të ju ndihmojë të identifikoni fjalë dhe fraza më shpejt se sa do të mundeshit nëse s'do të pinit kafe.

Shumë ndërmarrës kanë për qëllim të fitojnë aftësi të reja, të mësojnë teknologjinë ose të kuptojnë më mirë se ku po qëndron kompania e tyre në mes tjerash në industrinë e tyre. Një filxhan kafe ose dy  mund të jenë ato që ju nevojiten për t'i dhënë vëmendjen e plotë materialit në të cilin po punoni.

Mendimet e fundit

Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për të mirat dhe të këqijat e kafesë. Përdorimi mesatar, me vëmendje ndaj shprehive të gjumit dhe niveleve të stresit, mund të jetë përfitues. Ndërkohë, jini të vëmendshëm se përdorimi i tepërt dhe keqpërdorimi mund të trazojë një problem ekzistues shëndetëësor ose të zhvillojë një sëmundje të re. Në mënyrë tipike, abuzimi me kafeinë nuk ia vlen për shkak të problemeve që sjell, kështu që vendosni kufinjë dhe qëndroni të shëndetshëm.

The post Po, kafeja ndikon në produktivitet appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more