Skip to main content

“Sëpatë druri, unazë fejese dhe kuti me magnet: Disa nga gjërat e blera në gjendje të dehur (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Sëpatë druri, unazë fejese dhe kuti me magnet: Disa nga gjërat e blera në gjendje të dehur (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Sëpatë druri, unazë fejese dhe kuti me magnet: Disa nga gjërat e blera në gjendje të dehur (Foto)

Posted: 14 Feb 2018 11:17 AM PST

Shpenzimi për të paguar pijet në lokal nuk është asgjë, në krahasim me shpenzimet që kanë bërë disa njerëz, teksa blinin përmes internetit derisa ishin në gjendje të dehur.

Kur u kthjellën dhe iu arritën dërgesat, mbetën të habitur me atë se çfarë kanë porositur, transmeton Telegrafi.

Ata kanë shfrytëzuar një llogari në internet, që merret me shitjen e gjërave të vjetra, për të shitur këto gjësende të panevojshme për ta, megjithëse janë krejtësisht të papërdorura.

Dikush ka blerë një sëpatë druri, ndërsa tani dëshiron ta shesë sepse do të bashkëjetojë me të dashurën dhe ajo nuk po ia duron.

Dikush tjetër ka blerë unazë për t'i propozuar të dashurës, por kur është kthejë ka menduar se është herët, teksa një grua dëshiron ta heqë qafe një kuti me magnet për vendosjen në derën e frigoriferit.

Më poshtë mund të shihni disa nga rastet më ekstreme, ndërsa iu rekomandohet që pasi të keni pirë disa gota, të qëndroni larg prej ueb-faqeve që ofrojnë gjëra për shitje. /Telegrafi/

The post Sëpatë druri, unazë fejese dhe kuti me magnet: Disa nga gjërat e blera në gjendje të dehur (Foto) appeared first on Telegrafi.

Pëlqeu shumë ushqimin që hante, nuk mund të përmbahej dhe nisi të qajë (Video)

Posted: 14 Feb 2018 07:50 AM PST

Ushqimi iu sjellë kënaqësi të madhe njerëzve, zakonisht kur janë të uritur dhe nisin të hanë specialitetin e tyre të preferuar.

Por, një grua që besohet të jetë nga Shtetet e Bashkuara, nuk ka mundur të përmbahej dhe nisi të qante, teksa po hante një burito, transmeton Telegrafi.

"Si ka mundësi të eksitohesh ka shumë, kjo është ekzagjeruar", ka qenë një nga komentet e shumta për këtë rast.

Në anën tjetër, skena e pazakontë që është realizuar teksa udhëtonin, ka bërë xhiro në rrjetet sociale. /Telegrafi/

The post Pëlqeu shumë ushqimin që hante, nuk mund të përmbahej dhe nisi të qajë (Video) appeared first on Telegrafi.

Ankohej vazhdimisht dhe kërcënon stafin, udhëtarja përjashtohet prej aeroplanit (Video)

Posted: 14 Feb 2018 04:46 AM PST

Udhëtarja e paemëruar që ankohej se e kanë ulur pranë një nëne me fëmijë, para se të kërcënonte stafin me përjashtim prej pune, është përjashtuar me forcë prej aeroplanit.

Marissa Rundell ishte me të birin Mason që ka tetë muaj, duke udhëtuar për në New York, kur gruaja që iu ul pranë nisi të ankohej, transmeton Telegrafi.

"Ishte e fundit që hyri në aeroplan dhe sapo e përplasi çantë, mu drejtua me fyerje dhe ankesa për fëmijën që qante", ka thënë Rundell.

Madje, ajo i ka filmuar sjelljet e 'udhëtares prej ferri', të cilën e larguan, nga frika se mund të nxjerrë probleme gjatë tërë fluturimit. /Telegrafi/

The post Ankohej vazhdimisht dhe kërcënon stafin, udhëtarja përjashtohet prej aeroplanit (Video) appeared first on Telegrafi.

Imazhe që dëshmojnë se këto dhurata assesi nuk duhet t’ia dhuroni partnerit për Shën Valentin (Foto)

Posted: 14 Feb 2018 04:44 AM PST

Dita e të dashuruarve po shënohet në gjithë botën, dhe çiftet tashmë i kanë dhuruar njëri-tjetrit dhuratat, duke ia shprehur haptazi dashurinë partnerëve.

Por jo gjithmonë dhuruarat që ua dhurojmë partnerëve janë të duhurat, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon fotogaleria e publikuar më poshtë, transmeton Telegrafi.

Ata nuk kanë zgjedhur metoda për t’ia shprehur dashurinë partneres apo partnerit, por nga tendenca që të jenë sa më shumë në qendër të vëmendjes, kanë bërë disa gabime trashanike që shumë njerëz i kanë bërë të qeshin me lot.

Bored Panda ka përpiluar fotogalerinë me dhuratat më qesharake që të rinjtë ua kanë bërë partnerëve të tyre, duke shpresuar se më këtë gjest do t’i befasojnë për të mirë, por ja që ka ndodhur e kundërta. /Telegrafi/

The post Imazhe që dëshmojnë se këto dhurata assesi nuk duhet t’ia dhuroni partnerit për Shën Valentin (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more