“Vuri maskën më të çuditshme, që të kidnaponte ish të dashurën (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime
“Vuri maskën më të çuditshme, që të kidnaponte ish të dashurën (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime |
Vuri maskën më të çuditshme, që të kidnaponte ish të dashurën (Foto) Posted: 16 Feb 2018 05:51 AM PST Ish i dashuri xheloz, ka vënë një maskë të çuditshme, parukë dhe është veshur si infermier, për të kidnapuar partneren e mëhershme nën kërcënimin e armës. Gregory Whyte i shkoi pas viktimës, sapo ajo u lëshua nga puna në Cheshire të Anglisë dhe i tha "mbylle gojën se të vras", transmeton Telegrafi. Plani tij për ta kidnapuar nuk shkoi si duhet, pasi intervenuan të pranishmit dhe e ndaluan. Forcat e rendit kanë arrit me shpejtësi dhe e kanë arrestuar 55-vjeçarin, të cilit me vete i gjetën një palë pranga të punuara në shtëpi dhe një thikë. Atë e kanë dënuar me 12 vjet burg, pasi pranoi se donte të kidnaponte të dashurën, kishte tendenca për sulm fizik dhe barti thikë në publik. Këtë veprim, ai e ka ndërmarrë gjatë vitit të kaluar, vetëm pse dëgjoi se ajo nisi një lidhje të re. /Telegrafi/ The post Vuri maskën më të çuditshme, që të kidnaponte ish të dashurën (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Ndalohet kontrabanduesi që fshehu në të pasme, një kilogram kokainë (Foto) Posted: 16 Feb 2018 12:22 AM PST Rojat e aeroportit të Lisbonës në Portugali, i kanë gjetur një burri një kilogramë kokainë, të fshehura në të pasme. Sasitë e ndara në dy qese, 32-vjeçari i kishte qepur brenda brekëve për larje, në mënyrë që të duken sikur i ka pjesë të prapanicës, transmeton Telegrafi. Udhëtari që vinte nga Brazili, kishte rënë në sy nga ecja e çuditshme, derisa u vërejt edhe prej skanerëve të sigurisë. Atë e kanë dërguar në mbajtje, ndërsa masa që mundëson krijimin e 5,000 dozave individuale për konsum, i është konfiskuar menjëherë. Kjo nuk është hera e parë, që në këtë aeroport po ka përpjekje të pazakonta për kontrabandim droge. Zyrtarët kanë gjetur para pak kohë, mbi 700 kilogramë kokainë të fshehura brenda ananaseve. /Telegrafi/ The post Ndalohet kontrabanduesi që fshehu në të pasme, një kilogram kokainë (Foto) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: