Skip to main content

“8 arsye pse ju ikin talentët më të mirë” plus 9 more Ekonomia Online

“8 arsye pse ju ikin talentët më të mirë” plus 9 more Ekonomia Online


8 arsye pse ju ikin talentët më të mirë

Posted: 24 Mar 2018 09:22 AM PDT

A po bëni disa nga këto gabime gjatë procesit tuaj të punësimit?

Punësimi është më konkurrues se kurrë për shkak se kompanitë e mëdha luftojnë me bizneset fillestare dhe me ato të vogla për punonjësit më të mirë. Të gjithë dëshirojnë të tërheqin të rinjtë me aftësitë më të reja dhe më të mira, por jo çdo biznes ka buxhetin për të mundur konkurrencën.

Ju do të befasoheni kur të mësoni se paga nuk është faktori i vetëm përcaktues për ata që kërkojnë punë. Pavarësisht përpjekjeve tuaja më të mira, ju mund të largoni kandidatët gjatë procesit të intervistës, nëse jo më parë. Edhe pasi të keni punësuar dikë, punonjësit tuaj mund të largohen dhe të punësohen në biznese tjera të cilët po kërkojnë talente si të tyret. Këtu janë disa nga arsyet se pse konkurrentët mund të jenë duke ju marrë punonjësit potencialë.

Paga juaj

Edhe pse kërkuesit e punës marrin tjera gjëra në konsideratë kur zgjedhin një punë, paga juaj e shpallur menjëherë do të ngushtojë numrin e kandidatëve. Sigurohuni se paga juaj është në vijë me mesataret e zonës së vendit para se të shpallni kërkesën për punë. Nëse rregullisht punësoni për një pozitë, sigurohuni se po paguani në linjë të duhur për atë pozitë dhe lokacion, për shkak se pagat mund të ndryshojnë nga viti në vit.

Pyetjet tuaja të marra

Shumë biznese kanë filluar të bëjnë pyetje të çuditshme për të parë se si përgjigjen kandidatët. Fatkeqësisht, kjo taktikë mund të jetë e dëmshme, veçanërisht tani kur kandidatët mund të shpërndajnë këtë informacion në faqe si Glassdoor. Shmangni pyetjet të cilat humbasin kohën gjatë intervistës dhe fokusoheni në pyetje të llojit të shprehive të cilat ju ndihmojnë të vendosni nëse ai kandidat është i duhuri.

Kultura juaj e vjetruar

Të diplomuar të rinj hyjnë në fuqinë punëtore çdo vit, të gjithë duke sjellë pritshmëri të reja se si duhet të jetë kultura në punë. Kjo nuk do të thotë të pajisni zyrën tuaj me tavolina ping pongu. Por, fokusohuni se çdo punonjës ka një investim emocional në punën që ai ose ajo e bën duke e bërë qëllimin tuaj të qartë për gjithkënd që e intervistoni dhe punësoni. Sigurohuni se punonjësit tuaj kanë një ndjenjë kënaqësie dhe mirëqenie gjithashtu edhe një vizion të përbashkët të cilin iu keni ndihmuar t'a kuptojnë.

Orari juaj i pandryshueshëm

Nëse ende i detyroni të punojnë nga 9-5, nuk keni nevojë të shikoni më tutje se pse nuk mund të fitoni talentët më të mirë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të rinjtë të cilët kanë shprehur një preferencë për fleksibilitet në punë. Kjo përfshin të zgjedhin punë me orë fleksibile, gjithashtu edhe të jenë në gjendje të punojnë nga shtëpia. Provoni të gjeni një kompromis në mes të orarit të strukturuar të cilin mund ta preferoni dhe lirinë që punonjësit tuaj dëshirojnë.

Përfitimet tuaja të dobëta

Nëse pakoja juaj e përfitimeve nuk konkurron me punëdhënësit tjerë në zonën tuaj, ju mund të humbisni kandidatët për këtë arsye. Sipas sondazhit të Monster.com, sigurimi shëndetësor është përfitimi më i famshëm, së bashku me kohën e pushimit dhe rritjet e rregullta të pagës. Nëse ofroni këto përfitime, sigurohuni që i përmendni ato në shpallje dhe në intervistë të punës, gjithashtu edhe kursimet e pensionit të cilat i ofroni.

Vlerësimet tuaja negative online

Punëdhënësit mund të kërkojnë kandidatët online, por kjo funksionon në të dyja anët. Thjeshtë shtypja e emrit të një biznesi do ta dërgojë dikë në vlerësime online të atij biznesi. Disa kompani madje kanë vlerësime për procesin e tyre të intervistimit. Kushtojini vëmendje se çfarë po thonë njerëzit për kompaninë tuaj dhe provoni t'i mbani ato vlerësime sa më pozitive që është e mundur.

Mungesa juaj e investimit në punonjës

Përveç pamundësisë së punësimit të punonjësve të rinj, shumë biznese kanë problem në mbajtjen e punonjësve që tashmë kanë. Njerëzit largohen për shkak të problemeve me pagë, por gjithashtu mund të kalojnë tek një konkurrent për shkak se nuk shohin një të ardhme në kompaninë tuaj. Nëse punësoni nga jashtë në vend se të promovoni nga brenda ose nuk investoni në trajnimin e punonjësve tuaj, ju mund të keni problem në mbajtjen e punonjësve.

Stili juaj i dobët i menaxhimit

Menaxhimi i dobët dërgon në ndryshime të mëdha të stafit, gjithashtu edhe në fjalë të këqija të cilat largojnë kandidatët nga aplikimi kur bëni shpallje pune. Merrni në konisderatë nëse jeni të angazhuar në shprehi të dëmshme të cilat po dëmtojnë ambientin tuaj të punës dhe të cilat po mbajnë gjendjen morale të punonjësve të ulët.

Nëse keni problem në fitimin dhe mbajtjen e punonjësve, praktikat tuaja të punësimit dhe menaxhimit mund të kenë nevojë për ndryshime. Merrni në konsideratë ndryshimin e pyetjeve tuaja të intervistës, shprehjet në shpalljet e punës, dhe stilin e punës që ju e prisni nga punonjësit tuaj për të tërhequr profesionistët me aftësi më të larta në industrinë tuaj. (John Boitnott/ Entrepreneur)

The post 8 arsye pse ju ikin talentët më të mirë appeared first on Ekonomia Online.

Të folurit në publik rrit për 50% vlerën tuaj

Posted: 24 Mar 2018 09:07 AM PDT

Miliarderi Warren Buffett u tha studentëve të biznesit se kjo është aftësia më e vlefshme që ata mund të mësojnë.

Imagjinoni të punoni në një aftësi në 2017 që sapo ta përvetësoni atë do të rrisë vlerën tuaj me 50%. Kjo aftësi është të folurit në publik.

Dëgjoni këshillën e miliarderit Warren Buffett në një klasë të studentëve të biznesit në Universitetin Columbia në vitin 2009:

"Tani, ju mund të përmirësoni vlerën tuaj me 50% vetëm duke mësuar aftësitë e komunikimit – të folurit në publik."
Buffet thekson se përmirësimi i të folurit në publik është aftësia më e madhe për të rritur karrierën tuaj. Ju mund të mendoni: Kjo është e mrekullueshme, por unë kam frikë të flas në publik. Nuk ka problem edhe Buffet ka qenë i tmerruar nga kjo gjithashtu.

Tejkaloni frikën tuaj
Si një këshilltar i ri i aksioneve ai mori një kurs mbi të folurit në publik nga Dale Carnegie për të kapërcyer frikën e tij. Buffett u largua nga kursi në përpjekjen e tij të parë, sepse kishte frikë se do t'i kërkohej të fliste. Ai mori guximin për herë të dytë dhe sot me krenari tregon certifikatën e tij të Dale Carnegie në zyrën e tij.

Sipas kuratorit të TED Chris Anderson, të folurit në publik vlen më shumë se kurrë. Në librin e tij, "Bisedimet TED", Anderson shkruan: "Si udhëheqës – ose si një avokat – të folurit në publik është çelësi për të shkëmbyer njohuritë dhe për të promovuar një ëndërr të përbashkët."

A nuk është kjo ajo që të gjithë sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve mundohen të realizojnë kur kanë një ide? Të bëjnë pitching për idenë e tyre.

Qëllimi juaj është që të krijoni ndjeshmëri, një lidhje besimi mes jush dhe dëgjuesit tuaj. Qëllimi juaj është të ndani njohuritë tuaja dhe të promovoni një ëndërr të përbashkët. Të folurit në mënyrë efektive në publik është një aftësi që mund t'iu ndihmojë të arrini gjithë këto rezultate.

Mësoni aftësitë
Anderson e quan aftësinë për të "robëruar" një audiencë "Prezantim shkrim e këndim," një superfuqi të re ku të ngrini idetë tuaja, të shisni produktet dhe të përmbushni ëndrrat. Lajmi i mirë është se Anderson beson se kjo aftësi mund të mësohet.

Në sajë të lidhjeve broadband, YouTube dhe TED.com, çdokush me një kompjuter, telefon ose pajisje të lëvizshme mund t'i shikojnë të gjithë folësit e biznesit dhe të mësojnë prej tyre.

Për sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve të vogla, unë sugjeroj që të fillojnë të shohin video në YouTube të prezantuesit më të mëdh në historinë e biznesit — Steve Jobs.

Pothuajse çdo prezantim publik i Steve Jobs është publikuar, pra është në dispozicion për të gjithë, që nga nisja e produktit Macintosh në 1984 deri në hyrjen e iPhone-it të parë në treg në 2007.

Kushtoni vëmendje të veçantë për:

  • Slide-t e thjeshta, vizuale që Jobs përdorte për të plotësuar mesazhin e tij.
  • Si Jobs e mbajti prezantimin pa një telekomandë apo shënime të dukshme. Ai thjesht ka pasur pikat kryesore të mesazhit që donte të përcillte në kompjuterin e përdour për demon.
  • Jobs nuk ishte i ngrirë, ai prezantonte në mënyrë të tillë që publiku të mos e humbte përqëndrimin.

Po, aftësitë mund të mësohen- Steve Jobs nuk i kishte të lindura, ai punoi për to – por videot ja bënë më të lehtë mësimin e tyre.

Si një sipërmarrës apo pronar biznesi, ju jeni aq të vlefshëm sa idetë tuaja. Nëse ju nuk mund të bindni të tjerët për të blerë idetë tuaja, atëherë nuk vleni dhe aq shumë.

Idetë tuaja meritojnë të dëgjohen. Bëni një investim këtë vit për të përmirësuar këtë aftësi që mund të ndryshojë jetën tuaj, drejtimin e biznesit tuaj dhe për të rritur vlerën tuaj me 50% pothuajse menjëherë.

The post Të folurit në publik rrit për 50% vlerën tuaj appeared first on Ekonomia Online.

Prokuroria interviston 20 dëshmitarë rreth privatizimit të KEDS-it, në mesin e tyre edhe ministra

Posted: 24 Mar 2018 08:46 AM PDT

Prokuroria Speciale ende nuk e ka nxjerrë vendimin për fillimin e hetimeve për privatizimin tinëzar të 4 hidrocentraleve së bashku me distribucionin dhe furnizimin.
Deri më tani, Prokuroria Speciale në fazën parahetimore ka intervistuar 20 dëshmitarë, por ende nuk ka të dyshuar ndaj të cilëve do të fillojnë hetimet. Në mesin e të intervistuarve ka edhe ministra.

Faza e parahetimeve kishte nisur në vitin 2016, ndërsa konfirmimi zyrtar ishte dhënë për herë të parë në muajin mars të vitit 2017.

"Policia e Kosovës është në fazën e fundit të sigurimit të informatave të nevojshme, për rastin KEDS", ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Ai ka thënë se ende nuk ka vendim të hetimeve, përkundër që janë intervistuar 20 dëshmitarë.

"Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ende nuk ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër ndonjë personi. Deri më tani janë dëgjuar mbi 20 dëshmitarë dhe siguruar shkresa të ndryshme", tha Lutfiu për Gazetën JnK.

Rasti i hetimit të privatizimit të hidrocentraleve është përmendur edhe nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi në Emisionin 'Jeta në Kosovë'. Ai nuk kishte dhënë shumë detaje, por e kishte konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur grumbullimin e informatave për këtë rast pas raportimit në media.

Katër hidrocentrale ishin privatizuar bashkë me distribucionin dhe furnizimin me energji elektrike. Përfshirja e tyre në pakon tenderuese ishte mbajtur e fshehtë, ndërsa edhe ministrat që kanë marrë vendimet kryesore për privatizim kanë deklaruar se nuk kanë qenë të informuar se në pako është përfshirë edhe shitja e hidrocentraleve.

Katër hidrocentrale janë shitur së bashku me KEDS-in: hidrocentrali i Dikancës, hidrocentrali i Burimit, ai i Radavcit dhe Lumbardhit. Ato janë dhënë me koncesion nga KEK-u me qëllim të rivitalizimit të tyre dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese. Në kohën kur janë dhënë me qira, sipas KEK-ut, ato kanë pasur një kapacitet të instaluar prej 11 megavatëve, mirëpo koncesionarët janë zotuar se pas investimeve që do të bëjnë kapaciteti i tyre do të rritej në 14 megavatë. Nëse shihen komunikatat e lëshuara nga KEK-u, në kohën e dhënies së këtyre hidrocentraleve me koncesion, atëherë del që në to është dashur të investohen 15 milionë euro.

Më parë ishte raportuar se hidrocentralet ishin pjesë e listës së aseteve, mirëpo ishin shkruar vetëm pjesët përbërëse të hidrocentraleve. Gazeta Jeta në Kosovë e ka analizuar listën e aseteve, vetëm te pjesa e hidrocentraleve.

Në listën e gjatë të aseteve janë futur edhe pjesët përbërëse të hidrocentraleve. Në tërë listën e gjatë të asteve vetëm në një vend shkruan "HCV", që është akronim për "Hidrocentralet e Vogla". Në asnjë vend tjetër të kësaj liste nuk figuron fjala hidrocentral.

I pari në listë është hidrocentrali i Lumbardhit. I njëjti është pjesë e regjionit të Pejës. Aty figuron: mbledhësi i lymit, gypsjellësi 1.15 m3/s, gypsjellësi 1050 m, 177.30 m, me pajisje përcjellëse, shtëpiza e kozhnjerit me material të fortë etj. Këto janë disa prej aseteve që e përbëjnë një hidrocentral. Asetet e këtij hidrocentrali janë nga numri rendor 109 deri në 1035.

Pas tij është hidrocentrali i Burimit, që po ashtu është në regjionin e Pejës. Asetet e këtij hidrocentrali janë nga numri rendor: 1,036 deri në numër 1045. Në listën e aseteve të këtij hidrocentrali është: Kaptazha e ujit, kanali i hapur, liqeni artificial me pajisje përcjellëse, gypsjellësi i metalit, rrjeti i turbinës me pajisje përcjellëse, ndërtesa e materialit të fort etj.

Pastaj, është hidrocentrali i Radavcit që vjen nga numri 1046 deri 1054. Edhe në listën e aseteve të këtij hidrocentrali figuron liqeni artificial, si dhe ndërtesat dhe gypsjellësit tjerë.

The post Prokuroria interviston 20 dëshmitarë rreth privatizimit të KEDS-it, në mesin e tyre edhe ministra appeared first on Ekonomia Online.

Vitia: Është koha t’i tregojmë vlerat

Posted: 24 Mar 2018 08:42 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia u ka thënë aktivistëve të Vetëvendosjes se tani është koha që VV-ja të tregojë vlerat e vërteta, në një tubim të shtunën në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

"Ne duhet ta ndërtojmë Qendrën e Prishtinës, siç ka qenë më parë duke e luftuar aktivizmin në baza gjinore. Është detyra jone të aktivizojmë rininë tonë. Mos më shihni sikur koordinator, por sikur aktivist që është në shërbimin tuaj", ka thënë ai, duke shtuar se "është koha t'i tregojmë vlerat".

Në tubim ka marrë pjesë edhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai ka deklaruar se aktivistët duhet të aktivizohen kundër pushtetarëve që vjedhin.

"Duhet ta forcojmë Vetëvendosjen si opozitë që ta kemi në pozitë. Këtu na duhet t'i aktivizojmë aktivistët tanë kundër këtyre pushtetarëve që po na vjedhin".

The post Vitia: Është koha t'i tregojmë vlerat appeared first on Ekonomia Online.

Hoxhaj në Gjermani: Koha për vizat

Posted: 24 Mar 2018 08:38 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka njoftuar përmes Facebook-ut të tij se po qëndron në Gjermani ku është takuar edhe me ish-raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek dhe eurodeputetin Bernd Posselt, njofton Klan Kosova.

"Diskutuam për dhjetë vitet e shtetësisë së Kosovës, sfidat, të arriturat dhe perspektivën euro-atlantike të vendit tonë. Theks të veçantë i dhamë liberalizimit të vizave për Kosovën, ku mbështetja e Gjermanisë dhe Austrisë është jashtëzakonisht e rëndësishme", ka shkruar Hoxhaj.

"Qytetarët e Kosovës kanë pritur mjaft dhe është koha që Bashkimi Evropian t'ua mundësojë lëvizjen e lirë tashmë".

The post Hoxhaj në Gjermani: Koha për vizat appeared first on Ekonomia Online.

Facebook e mbyll javën me 58 miliardë dollarë më pak

Posted: 24 Mar 2018 08:34 AM PDT

Facebook ka përfunduar këtë javë me 58 miliardë dollarë më pak, pas skandalit për përdorimin e të dhënave, transmeton BBC.

Themeluesi i këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg, ka kërkuar falje për përdorimin e të dhënave personale që ka prekur 50 milionë përdorues.

Ndërkohë në këtë rrjet social shumë persona e biznese kanë nisur fushatën për fshirjen e llogarive në Facebook. (#deletefacebook).

Reklamuesit si Mozilla apo Commerzbank kanë pezulluar reklamat e tyre në këtë platformë.

Të premten, biznismeni Elon Musk ka mbyllur llogaritë zyrtare të kompanive të tij Tesla dhe SpaceX në Facebook.

Cambridge Analytica, firmë politike konsulente, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet për përdorimin e të dhënave të 50 milionë anëtarëve të Facebook-ut, për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

The post Facebook e mbyll javën me 58 miliardë dollarë më pak appeared first on Ekonomia Online.

Një 80-vjeçar digjet në një shtëpi në Mitrovicë

Posted: 24 Mar 2018 08:28 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 është raportuar se në rrugën " Nexhip Draga", në Mitrovicë një shtëpi ishte kapluar nga zjarri, ku pas intervenimit të njësive të zjarrfikësve brenda shtëpisë pa shenja jete është gjetë një person i moshuar rreth 80-vjeçar.

Njësi Policore janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes.

The post Një 80-vjeçar digjet në një shtëpi në Mitrovicë appeared first on Ekonomia Online.

24 orë në mbrojtje nga Policia, Ramiz Kelmendi flet pasi votoi pro Demarkacionit

Posted: 24 Mar 2018 08:18 AM PDT

Tri ditë pasi votoi për këtë projektligj, Ramiz Kelmendi po vazhdon të ketë mbrojtje të afërt 24 orë nga Policia.

Kelmendi në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se deri më tani nuk ka pasur kërcënime të reja.

Ai tha se "kërcënuesit mund të jenë pajtuar që votimi i demarkacionit ka qenë domosdoshmëri"

"Nuk po shoh kurgjo pasi ende organet e policisë janë në mbrojtje këtu ku banoj për 24 orë, dhe sigurisht po shpresoj që kërcënuesit janë pajtuar se votimi i demarkacionit ka qenë domosdoshmëri për avancimin e Kosovës. Ndoshta i çojnë më duart nga kërcënimet", ka thënë deputeti i LDK-së.

Kelmendi ka sqaruar se votën e tij pro demarkacionit, vendosi ta japë në momentet e fundit. Duke theksuar se e mori parasysh më shumë përgjegjësinë kolektive, sesa atë individuale.

Ai thotë se do të votonte kundër, nëse do të kishte më shumë deputetë që do ta përkrahnin demarkacionin me Malin e Zi.

"E pashë që mbeta personi i vetëm që erdhi në shprehje vendimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, edhe ra një përgjegjësi shumë më e madhe kolektive sesa një përgjegjësi indidivudale. Pata deklaru që me pas qenë 81 vota nuk e kisha votu, meqenëse isha i 80-ti u detyrova me lëvizë nga fjalët e mia", ka thënë Kelmendi për lajmi.net.

Biznesmeni nga Peja është shprehur pesimist se marrëveshja e demarkacionit mund të korrigjohet.

Kelmendi ka thënë se hezitimet e tij për ta votuar marrëveshjen, kishin ardhur për dy arsye.

"Nuk muj me thanë që ka me pasë shpresë për korrigjime të mëdha, por mbetet të shihet. Edhe pa marrë parasysh unë kam pasë qëndrim që demarkacioni ka qenë në rregull edhe marrëveshja e kaluar, por kam pasur dyshime për shkak të kërcënimeve, por edhe për shkak se vij nga treva e Rugovës. Jam banor atje dhe nuk kam mundur të sillem në kundërshtim me kërkesat e tyre", ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së pretendon se ndryshimet eventuale të marrëveshjes, do të mund të shkaktonin edhe destabilizim në raportet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

"Nuk besoj se do të ketë lëvizje, edhe pse do të kisha pas dëshirë që ajo të bëhet. Për shkak të gjendjes politike, dhe situatës me Malin e Zi është gati e pamundur për lëvizje të mëdha pasi mund të desbtailizohet edhe Mali i Zi por edhe Kosova", ka përfunduar Ramiz Kelmendi.

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi u ratifikua të mërkurën me 80 vota pro.

Veç Kelmendit, votë vendimtare për këtë marrëveshje dha edhe Adem Hodza, deputeti goran që është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

The post 24 orë në mbrojtje nga Policia, Ramiz Kelmendi flet pasi votoi pro Demarkacionit appeared first on Ekonomia Online.

Azem Syla kthehet në arrest shtëpiak

Posted: 24 Mar 2018 07:56 AM PDT

Ish- komandantit të UÇK- së, Azem Syla i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, disa javë pasi u lirua nga paraburgimi.

Burime të Kallxo.com kanë bërë të ditur se Gjykata e Apelit ia ka ndërruar masën e sigurisë Azem Sylës. Vendimi pritet të ekzekutohet shumë shpejt.

Azem Syla që po akuzohet për tjetërsim të pronave shoqërore në Rastin "Toka", u lirua nga paraburgimi më 12 mars.

Lajmin e lirimit të Sylës atëherë e bëri të ditur avokati i tij Besnik Berisha.
Syla u lirua nga paraburgimi, pasi EULEX-i hoqi dorë nga gjykimi i tij dhe të tjerëve, duke ua lënë rastin vendorëve.

Gjyqtari Beqir Kalludra do ta gjykojë Rastin "Toka"

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.
Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t'i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

The post Azem Syla kthehet në arrest shtëpiak appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi: Sot e 20 vjet më parë në Dukagjin filloi rezistenca që shënoi përhapjen e luftës çlirimtare

Posted: 24 Mar 2018 07:52 AM PDT

Kreu i shtetit Hashim Thaçi, ka kujtuar 20 vjetorin e luftës në Dukagjin.

"Pas Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, sot e 20 vjet më parë në Dukagjin filloi rezistenca që shënoi jo vetëm solidarizimin por edhe përhapjen e luftës çlirimtare në mbarë Kosovën", ka thënë Thaçi.

"Sot me nderimin më të lartë kujtojmë të rënët në Epopenë e Dukagjinit si dhe gjithë dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", ka shtuar më tej.

The post Thaçi: Sot e 20 vjet më parë në Dukagjin filloi rezistenca që shënoi përhapjen e luftës çlirimtare appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more