Skip to main content

“Batistuta: Roma mund ta eliminojë Barçën” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Batistuta: Roma mund ta eliminojë Barçën” plus 9 more Telegrafi Futboll


Batistuta: Roma mund ta eliminojë Barçën

Posted: 21 Mar 2018 03:50 PM PDT

Gabriel Batistuta do të jetë në Olimpico për të parë ndeshjen mes Romës dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Kjo është hera e parë që legjenda argjentinase do të jetë në stadiumin romak pas 15 vitesh dhe shpreson në një fitore të ish-skuadrës së tij.

“Rikthimi në Olimpico është shumë emocionues. Është hera e parë dhe jam kureshtar të shikoj se si ndihem”, ka thënë Batigol për Gazzetta dello Sport.

Gabriel Batistuta dhe Christian Vieri gjatë ndeshjes Inter – Como (Foto: Getty Images)

“Roma? Ata gjithmonë kanë qenë në mesin e skuadrave të mëdha, por i ka munguar diçka”.

“Skuadra po luan mirë nën Di Francescon dhe arsyeja e vetme që Roma nuk ka fituar tituj është Juve, ata i kanë të gjitha”.

Nga Van Basten te Inzaghi e Vieri - Shtatë sulmuesit që do të kishin shkëlqyer në vitet e 90-ta dhe në fillim të viteve 2000 në Ligën Premier (Foto) Nga Van Basten te Inzaghi e Vieri - Shtatë sulmuesit që do të kishin shkëlqyer në vitet e 90-ta dhe në fillim të viteve 2000 në Ligën Premier (Foto)

“Barcelona? Roma mund ta bëjë, ata mund të triumfojnë ndaj çdo skuadre në çerekfinale", shtuar Batistota.

Sulmuesi i njohur italian në të kaluarën ka luajtur edhe për Interin e Fiorentinan. /Telegrafi/

The post Batistuta: Roma mund ta eliminojë Barçën appeared first on Telegrafi.

Ramiz Krasniqi arsyeton humbjen e thellë ndaj Portugalisë: Luajtëm me një skuadër me përgatitje fizike fenomenale

Posted: 21 Mar 2018 03:35 PM PDT

Kosova e grupmoshave deri në 19 vjet ka pësuar humbje në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian "Finlanda 2018".

Përfaqësuesit tanë nuk arritur të rrëmbejnë pikë si mysafirë i Portugalisë duke u mposhtur me rezultat 5-0.

Pas takimit ka folur trajneri i përfaqësueses sonë të U19, Ramiz Krasniqi, i cili ka arsyetuar humbjen e thellë me përgatitje më të mirë fizike të kundërshtarit.

“Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë dhe vet fakti që luajtën me një Kombëtare shumë të fortë”.

“Forca e tyre është pa edhe në fushë,një skuadër mjaft mirë e komponuar mirë me shumë futbollistë cilësor dhe me një përgatitje fizike fenomenale”.

“Një skuadër që e di në çdo moment çka do. Jemi munduar të bëjmë atë që kemi pasur mundësi, por një skuadër e këtij rangu meriton lëvdata”, tha Krasniqi.

Kosova U19 pësoi humbje ndaj Portugalisë Kosova U19 pësoi humbje ndaj Portugalisë

Theksojmë se ndeshjen e radhës përfaqësuesja U-19 e zhvillon të shtunën më 24 mars kundër Republikës së Irlandës. /Telegrafi/

The post Ramiz Krasniqi arsyeton humbjen e thellë ndaj Portugalisë: Luajtëm me një skuadër me përgatitje fizike fenomenale appeared first on Telegrafi.

Unitedi së shpejti edhe me ofertë drejt Realit për Varanen

Posted: 21 Mar 2018 03:11 PM PDT

Jose Mourinho është i interesuar të forcojë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm.

Sipas Mirror, emri i fundit në listën e portugezit është Raphael Varane dhe në muajt e ardhshëm pritet edhe oferta nga Manchester Unitedi drejt Real Madridit.

Oferta e parë pritet të jetë 57 milionë euro, por me shumë mundësi do të refuzohet nga klubi spanjoll pasi ata e konsiderojnë vlerën e francezit më të madhe.

Varane konfirmon interesimin e Man Unitedit Varane konfirmon interesimin e Man Unitedit

Man Utd ka shfaqur interesim edhe për Toby Alderweireldin e Tottenhamit dhe Samuel Umtitin e Barcelonës.

24-vjeçari iu bashkua Realit në verën e 2011 nga Lensi për rreth 10 milionë euro.

Phil Jones dhe Jose Mourinho gjatë ndeshjes kundër Burnleyt (Foto: Getty Images)

Në shtatë sezone për Los Blancos Varane është paraqitur në 222 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola.

Mbrojtësi francez vlerësohet për lojën e tij në ajër, shpejtësinë dhe vendosjen e mirë në situata të ndryshme.

Varane është pjesë edhe e Përfaqësueses së Francës nga viti 2013. /Telegrafi/

The post Unitedi së shpejti edhe me ofertë drejt Realit për Varanen appeared first on Telegrafi.

Perez i përgjigjet Scolarit rreth Ronaldos: Është normale që një mik ta pyesni se si është jeta në Kinë

Posted: 21 Mar 2018 03:05 PM PDT

"Cristiano Ronaldo më ka pyetur më shumë se një herë për jetën në Kinë. E përse të mos shkojë në Kinë një ditë?".

Ka mjaftuar kjo deklaratë e ish-trajnerit të Brazilit dhe Portugalisë, Felipe Scolari për të bërë që mediat të spekulojnë rreth të ardhmes së futbollistit.

Por, sot ka reaguar edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perezit i cili e ka marrë me qetësi të plotë këtë koment të trajnerit.

(Foto: Getty Images)

Ai me këtë rast ka deklaruar se është normal që një mik të pyetet se si është jeta në Kinë, si po kalon në atë ven?.

“Nëse keni një mik që jeton në Hong Kong dhe e pyesni se si është jeta atje, është një gjë normale”, tha Perez për mediat spanjolle.

Kujtojmë se kohët e fundit është raportuar për një largim të mundshëm të 33-vjeçarit, por të cilat kanë mbetur në suaza të spekulimeve.

Ndryshe, Ronaldos pritet t’i vazhdohet kontrata dhe t’i përmirësohet rroga javore, e cila do ta bën atë lojtarin me pagë më të lartë në botë. /Telegrafi/

The post Perez i përgjigjet Scolarit rreth Ronaldos: Është normale që një mik ta pyesni se si është jeta në Kinë appeared first on Telegrafi.

Zhegrova: Jam optimist se do të luajmë shumë mirë ndaj kundërshtarëve

Posted: 21 Mar 2018 02:17 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës, ka mbajtur sot në Francë, nën udhëheqjen e selektorit Bernard Challandes, dy stërvitjet e para në prag të ndeshjeve miqësore me Madagaskarin dhe Burkina Fason.

Ekipi ka shfaqur një formë shumë të mirë gjatë stërvitjes dhe një frymë bashkëpunimi e optimizmi.

Për mediat ka folur edhe futbollisti që pritet për herë të parë të shfaqet me fanellën e përfaqësueses, Edon Zhegrova.

Ai ka përsëritur se gjithmonë ka dashur ta veshë fanellën e Kosovës ndërsa për kundërshtarët ka pohuar se nuk i njeh.

"E kam thënë menjëherë që Kosova është ekipi pjesë e të cilit do të jem. Nuk është se e njoh shumë mire lojën e dy ekipeve kundër të cilave do të luajmë, por duhet të jemi shumë të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes. Jam optimist se do të luajmë një lojë shumë të mirë", ka thënë Zhegrova.

Mesfushori 18-vjeçar me tipare sulmues është futbollist i skuadrës së Genkut, ku është paraqitur në 12 raste dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/

The post Zhegrova: Jam optimist se do të luajmë shumë mirë ndaj kundërshtarëve appeared first on Telegrafi.

Ronaldo nuk harron Calciopolin: U përballëm me një sistem të korruptuar

Posted: 21 Mar 2018 02:03 PM PDT

Ronaldo është një nga lojtarët më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit, por edhe tifozët e Interit me fanellën zikaltër.

Edhe pse ‘Fenomeni’ ishte pjesë edhe e Milanit, ai vazhdon të ketë skuadër favorite në zemër Interin.

“Gjatë kohës time te Interi, ne nuk përballeshim vetëm me skuadrat tjera, por gjithashtu me një sistem të korruptuar”.

Yjet e tanishme të futbollit dhe idhujt e tyre: Paksa befason Messi Yjet e tanishme të futbollit dhe idhujt e tyre: Paksa befason Messi

“E zbuluam disa ditë më vonë, disa njerëz shkuan në burg dhe Juventusi në Serie B. Drejtësia u bë”, ka thënë Ronaldo, raporton Calciomercato.com.

Ronaldo vazhdon të jetë aktiv me intervista në media.

Foto: ALLSPORT

Ai ditë më parë kishte thënë se dëshiron që Napoli të fitojë sezonin 2017/18.

Ndërsa për transferimin e famshëm te Milani ka thënë ndodh vetëm pasi Interi e refuzoi. /Telegrafi/

 

The post Ronaldo nuk harron Calciopolin: U përballëm me një sistem të korruptuar appeared first on Telegrafi.

Samir Ujkani: Burkina Faso nuk është aspak ekip i lehtë

Posted: 21 Mar 2018 02:01 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës, ka mbajtur sot në Francë, nën udhëheqjen e selektorit Bernard Challandes, dy stërvitjet e para në prag të ndeshjeve miqësore me Madagaskarin dhe Burkina Fason.

Ekipi ka shfaqur një formë shumë të mirë gjatë stërvitjes dhe një frymë bashkëpunimi e optimizmi.

Për mediat ka folur kapiteni i skuadrës, Samir Ujkani, i cili ka deklaruar sot se përvoja e deritashme gjatë kualifikimeve e ka rritur dhe e ka pjekur ekipin dhe se kjo është vënë re edhe sot gjatë stërvitjeve.

Lojtarët sot me lehtësi kanë ndjekur udhëzimet e trajnerit dhe kanë aplikuar teknikat e kërkuara nga ai dhe kjo, thotë Ujkani, vjen si rezultat i njohjes së lojtarëve me njëri tjetrin dhe përvojës tashmë të përbashkët si pjesë e Kombëtares së Kosovës.

"Ekipet kundër të cilave do të luajmë i respektojmë. Burkina Faso nuk është aspak ekip i lehtë. Por, me përvojën e deritashme jam optimist se do të luajmë një lojë të mirë dhe ekipi do të shfaqë fuqinë e tij”.

“Duhet pasur parasysh që fuqia e ekipit nuk janë talentët si individë të veçantë. Fuqia e ekipit vjen në shprehje atëherë kur këta talentet individuale të secilit koordinohen në një mënyrë të atillë që të funksionojnë si një trup i vetëm. Kam besim se ekipi ka arritur një nivel të lartë të koordinimit", tha Ujkani.

Theksojmë se 29-vjeçari deri më tani për përfaqësuesen sonë ka pasur 19 paraqitje ndërsa më parë ka luajtur edhe për Shqipërinë, ku ka djersitur fanellën në njëzet raste. /Telegrafi/

The post Samir Ujkani: Burkina Faso nuk është aspak ekip i lehtë appeared first on Telegrafi.

Agjenti i Kondogbias përgënjeshtron raportimet se francezi është kërkuar nga Reali

Posted: 21 Mar 2018 01:22 PM PDT

Geoffrey Kondogbia po kalon në një periudhë të mirë në Spanjë me Valencian.

I huazuari nga Interi, në muajt e fundit ka qenë temë e mediave spanjolle për paraqitjet e mira në La Liga.

Aq shumë është folur rreth tij, sa që u raportua edhe për një transferim të mundshëm të Real Madridi.

Kondogbia: Dua të qëndroj gjatë te Valencia, nuk kthehem te Interi Kondogbia: Dua të qëndroj gjatë te Valencia, nuk kthehem te Interi

Por, agjenti Daniel Perez thotë se nuk ka asgjë konkrete rreth saj dhe se francezi do të qëndrojë në Mestalla.

“Ëndërra e tij është të luajë në Ligën e Kampionëve me Valencian”, ka thënë Perez për Radio Levante.

"Reali e kërkon atë? Është nga një shaka e tij gjatë një interviste në vitin 2013, kur ai kishte thënë se ëndërron të luajë për Real Madridin”.

"Nuk kam lajme rreth saj. Është normale, sidoqoftë , por klubet tjera po marrin shënime rreth tij pas paraqitjeve këtë sezon”, shtoi agjenti. /Telegrafi/

The post Agjenti i Kondogbias përgënjeshtron raportimet se francezi është kërkuar nga Reali appeared first on Telegrafi.

Skriniar: Më mirë Napoli sesa Juve të shpallet kampion i Serie A

Posted: 21 Mar 2018 12:41 PM PDT

Milan Skriniar pranoi se do të dëshironte që Napoli të fitonte Sucdetton dhe jo skuadra e Juventusit.

Napolitanët i janë ofruar bardhezinjve në dy pikë në krye të Serie A dhe do të marrin kreun e tabelës nëse i mposhtin më 22 prill në Torino.

“Juventus apo Napoli për Scudetton? Shpresoj që napolitanët ta fitojnë atë sepse aty luan miku im Marek Hamsik. Do të doja me të vërtetë”, tha Skriniar për revistën “Pravda”.

“Unë duhet të pranoj se me të vërtetë e pëlqej Napolin, por e di që nuk do të jetë e lehtë për ata, sepse Juventusi ka karakter të shkëlqyer, i cili nuk gabon shpesh në kampionatin italian”.

Marek Hamsik, Milan Skriniar dhe Joao Miranda (Getty Images)

“Ne duam të bëjmë më të mirën që mundemi në ndeshjet tona të ardhshme, kështu që të mund të përfundojmë në katër vendet e para dhe të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve”.

“Ne luajtëm në disa ndeshje shumë keq dhe humbëm terren. E ardhmja? Unë nuk di asgjë për interesimin nga ekipet e tjera. Tani për tani, jam i përqendruar vetëm te Inter “, tha sllovaku.

Theksojmë se për qendër mbrojtësin kanë shprehur interesim shumë skuadra evropiane dhe mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/

The post Skriniar: Më mirë Napoli sesa Juve të shpallet kampion i Serie A appeared first on Telegrafi.

Agjenti i Martinezit, Yaque: Interi do t’i vendos klauzolë prej 111 milionë eurosh

Posted: 21 Mar 2018 12:26 PM PDT

Duket se kalimi i Lautaro Martinezit te Interi tashmë është kryer dhe vetëm mungon njoftimi zyrtar.

Agjenti i Lautaro Martinez thotë klienti i tij do të ketë një klauzolë prej 111 milionë eurosh te klubi italian.

Duke folur për La Radio de Linea të mërkurën, Beto Yaque, shpjegon disa detaje dhe si zikaltrit mposhtën konkurrencën Borussia Dortmundi.

Lautaro Martinez gjatë ndeshjes kundër Racing Club dhe Lanus (Foto: Getty Images)

“Ai do të ketë klauzolë 111 milionë euro me Interin dhe ata do të ndërtojnë skuadrën rreth tij”.

“Kështu na thanë zyrtarët e Interit. Trajneri dëshiron të luajë me dy sulmues dhe njëri nga ata do të jetë Lautaro”.

“Është çdo gjë e kryer me Interin. E dinim për interesimin e Borussias, jemi takuar me ata disa muaj më parë në Dortmund”.

Agjenti i Martinez, Yaque: Me Interin 90 per qind është e kryer Agjenti i Martinez, Yaque: Me Interin 90 per qind është e kryer

“Na befasuan duke ardhur edhe në Argjentinë pastaj duke pyetur prapë për atë. Shumë skuadra e kërkuan Lautaron, përfshirë edhe Interin, që në fund i dogji të gjithë”.

“Nuk është çështje parash. Lautaro po shkon te Interi për arsye sportive. Ata po llogarisin te ai dhe e shikojnë si blerje të rëndësishme”.

“A ka nënshkruar pro-kontratë me ata dhe do të shkojë në Milano në qershor”, shtoi për fund Yaque. /Telegrafi/

 

The post Agjenti i Martinezit, Yaque: Interi do t’i vendos klauzolë prej 111 milionë eurosh appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more