Skip to main content

Bota Sot: “Autor?t britanik? zbardhin rolin e Tha?it n? intervenimin e NATO-s” plus 20 more

Bota Sot: “Autor?t britanik? zbardhin rolin e Tha?it n? intervenimin e NATO-s” plus 20 more


Autor?t britanik? zbardhin rolin e Tha?it n? intervenimin e NATO-s

Posted: 24 Mar 2018 11:02 AM PDT

Libri biografik për Hashim Thaçin, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jegger, zbardh një pjesë të historisë dramatike që kishte ndodhur 19 vjet më parë, gjatë dhe pas përfundimit të negociatave në Rambuje. Sipas autorëve, bashkësia ndërkombëtare në fillim të luftës në Kosovë ishte shumë skeptike të një intervenimi të mundshëm të NATO-s në Kosovë. Madje, disa deputetë të parlamentit britanik, sipas autorëve, akuzonin kreun e UÇK-së, Hashim Thaçin, se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vidhet naft? n? Ambasad?n Amerikane n? Prishtin?

Posted: 24 Mar 2018 10:27 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë kryer vjedhje brenda objektit të Ambasadës amerikane në Prishtinë. Media merr vesh se të arrestuarit kanë vjedhur rreth 70 litra naftë në objektin e Ambasadës amerikane që është duke u ndërtuar në Lagjen Arbëria në Prishtinë. Lajmin e plotë e gjeni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Ratifikimi i demarkacionit, n? t? mir?n e qytetar?ve

Posted: 24 Mar 2018 09:55 AM PDT

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës thonë se Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e ratifikuar këtë javë në Kuvendin e Kosovës, është në të mirën e qytetarëve dhe nuk e dëmton vendin. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të shtunën në Gllogjan me rastin e 20- vjetorit të "Epopesë së Dukagjinit" se votimi i Marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend, nuk është bërë për mashtrime, por ajo është bërë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Re?ica: Burrat dhe grat? e kategorive t? dala nga lufta jan? krenaria dhe obligimi yn?

Posted: 24 Mar 2018 09:46 AM PDT

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka thënë sot se në 20 vjetorin e betejës së UcK-së në Gllogjan kujtohen ata që dhanë kontribut për lirinë e sotme. Në një status në Facebook, Reçica ka shkruar se gratë, burrat dhe kategoria e dalë nga lufta janë obligim i shoqërisë. Ja statusi i plotë: Populli i Kosovës, në rrugëtimin drejt çlirimit dhe lirisë, kujton dhe është gjithmonë falënderues ndaj ndihmës së aleatëve dhe miqve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komisioni Evropian deklarohet p?r procesin e liberalizimit t? vizave

Posted: 24 Mar 2018 09:39 AM PDT

Pas tri viteve kundërshtish e diskutimesh mes pozitës dhe opozitës, marrëveshja e demarkacionit u arrit të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, ndonëse katër përpjekjet e para dështuan nga hedhja e gazit lotsjellës të shtatë deputetëve të Vetëvendosjes. Kjo marrëveshje e cila është ndër kushtet e BE-së për liberalizim të vizave,pritët të heq regjimin e vizave për qytetarët në fund të vitit duke u bazuar në deklarimet e zyrtarëve qeveritar. Mirëpo, Tove Ernest,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alarme p?r bomba n? shkolla, dyshohet se po p?rdoret si metod? p?r t’u ikur provimeve

Posted: 24 Mar 2018 09:32 AM PDT

Sarajeva është duke u përballur me një “epidemi” të alarmeve për bombë në shkollat e saj. Policia është e bindur se ka të bëjë me një metodë që përdoret nga nxënësit për të evituar provimet dhe kontrollet në shkolla. Të gjitha këto telefonata kishin një të përbashkët, ato ndodhnin para se të fillonin orët e mësimit që parashikoheshin kontrolle. Në dy javë, rreth 20 alarme të pabazuara të këtij lloji kanë mobilizuar autoritetet duke......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zv/kryeministri Hoxhaj: Qytetar?t prit?n mjaft, tani ?sht? koha p?r vizat

Posted: 24 Mar 2018 09:22 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar përmes Facebook-ut të tij se po qëndron në Gjermani ku është takuar edhe me ish-raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek dhe eurodeputetin Bernd Posselt. “Po qëndroj në Munich të Gjermanisë, ku kam zhvilluar një diskutim në panel me miqtë e Kosovës, ish-raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek dhe eurodeputetin Bernd Posselt. Diskutuam për dhjetë vitet e shtetësisë së Kosovës,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Isa Mustafa: Rezistenca brilante e Ibrahim Rugov?s dhe lufta heroike e Adem Jasharit mobilizoi bot?n

Posted: 24 Mar 2018 08:57 AM PDT

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka kujtuar 19 vjetorin e ditës së ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s në Kosovë. Mustafa ka thënë se rezistenca brilante e prirë nga Presidenti Rugova, lufta heroike e nisur nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari dhe vendosmëria e paepur e popullit të Kosovës, mobilizoi botën demokratike që së bashku ta fitojmë lirinë dhe ta kemi shtetin tonë. Postimi i plotë i kryetari të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Forca t? shtuara policore te sht?pia e Ramiz Kelmendit, flet deputeti i LDK-s?

Posted: 24 Mar 2018 08:14 AM PDT

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi po vazhdon të jetë i rrethuar nga Policia e Kosovës. Kjo po ndodh për shkak të kërcënimeve që ai i ka marrë nga e kaluara, saktësisht vota e tij rreth çështjes së demarkacionit. Kelmendi ishte intervistuar nga Pokuroria e Pejës së bashku me Policinë për shkak të deklarimeve të tij se është kërcënuar me jetë ai dhe familja e tij nga individë të ndryshëm nëse vota e tij shkon pro demarkacionit. E pasi ky i fundit voti pro marrëveshjes së shënjimit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tha?i: Sot e 20 vjet m? par? n? Dukagjin filloi rezistenca q? sh?noi p?rhapjen e luft?s ?lirimtare

Posted: 24 Mar 2018 07:32 AM PDT

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, ka kujtuar 20 vjetorin e luftës në Dukagjin. “Pas Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, sot e 20 vjet më parë në Dukagjin filloi rezistenca që shënoi jo vetëm solidarizimin por edhe përhapjen e luftës çlirimtare në mbarë Kosovën”, ka thënë Thaçi. “Sot me nderimin më të lartë kujtojmë të rënët në Epopenë e Dukagjinit si dhe gjithë dëshmorët e rënë për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nes?r ndryshon ora

Posted: 24 Mar 2018 06:25 AM PDT

Nesër, pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara. Pra kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do të shënojnë orën 3. Orë verore do të thotë një natë më e shkurtër dhe një ditë më të gjatë. Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror. Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Europë tashmë është hapur një debat në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dritat e forta t? veturave moderne po rrezikojn? aksidentet

Posted: 24 Mar 2018 06:23 AM PDT

Dritat e forta të veturave moderne janë duke u konsideruar si rreziku më i ri nëpër rrugë, pasi po dezorientojnë përkohësisht shoferët, thuhet në një hulumtim të ri. Dy të tretat e shoferëve kanë thënë se rregullisht pengohen nga dritat, edhe nëse ato janë të zhytura me baltë, thuhet në hulumtimin e kryer nga RAC. Shumica e këtyre shoferëve kanë thënë se u duhen së paku pesë sekonda para se të shohin qartë përsëri. 15 për qind e 2 mijë e 61 shoferëve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ngacmime seksuale n? UP, prorektorja faj?son veshjet provokative t? femrave

Posted: 24 Mar 2018 04:44 AM PDT

Ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës janë një temë e cila nuk është se flitet hapur në institucionet e arsimit të lartë e as trajtohet si problem, por për prorektoren Teuta Pustina-Krasniqi ngacmimet seksuale ndodhin edhe për një arsye tjetër. Sipas prorektores, e cila është Profesor assistent në lëndën Protetik stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës,  fajin për ngacmimet seksuale i kanë edhe vajzat që vishen në mënyrë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nj? dit? pas p?rplasjes, Rexhep Selimi e ndjek LIVE Ramush Haradinajn

Posted: 24 Mar 2018 03:24 AM PDT

Dy bashkë luftëtarët e UÇK-së, kryeministri Ramush Haradinaj dhe deputeti i “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, kishin një përplasje dje në Kuvendin e Kosovës. Selimi foli për çështjen e demarkacionit ku tha se disa iu gëzuan ratifikimit, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i shefit të ekzkuetivit. Ky i fundit e quajti “rrenc” Selimin, ndërsa ai ia ktheu duke i thënë se “ka bërë mirë që s’ka votuar qeverinë e tij”. Mirëpo, një ditë pas kësaj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rr?fimi i Bullatoviqit p?r bombardimet e NATO-s: Amerika nuk ka dashur t? na bombardoj?…, un? dhe gjenerali Pavkoviq qanim

Posted: 24 Mar 2018 03:04 AM PDT

Në 19-vjetorin e sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike mbi caqet serbe, kryetari i atherëshëm i Qeverisë Federale të Jugosllavisë dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sllobodan Millosheviqit, malazezi Momir Bulatoviq thotë se “Amerika nuk ka dashur të na bombardojnë në vitin 1999, por kërkoi dikush tjetër … Por, pasi që Evropa nuk mundi të përgatis trupat për një ndërhyrje tokësore, atëherë ata [amerikanët] thanë: ‘Mirë, ne do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Albin Kurti sot feston dit?lindjen, a e dini sa vjet mbush?

Posted: 24 Mar 2018 01:28 AM PDT

Deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, Albin Kurti ka një ditë të veçantë. Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” sot ka ditëlindjen dhe mbush 43 vjet. Në biografinë e Kurtit tregohet se ai ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare. Kurti ka qenë gjithashtu......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Besnik Tahiri b?het baba

Posted: 24 Mar 2018 01:21 AM PDT

Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri qysh në orët e para të mëngjesit është bërë baba. Tahiri dhe bashkëshortja e tij, Nora janë bërë prindër për të tretën herë e që janë bekuar me një djalë. Çifti e kanë pagëzuar djalin me emrin, Mart. Ata kanë marrë urime të shumta nga miqtë e tyre. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vu?ic komenton pse Serbia anuloi ndeshjen me Kosov?n

Posted: 23 Mar 2018 04:28 PM PDT

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Bruksel pasi Federata e Evropiane e Hendbollit skualifikoj Serbinë nga turneu për kualifikime për Kampionatin Botëror U21 të hendbollit për femra; ani pse serbët ishin organizatorë të turneut Vuçiç ka diskutuar me Bashkimit Evropian edhe për protestat në qendër të kryeqytetit të serbëve, Beogradit. Vuçic ka thënë se anulimi i ndeshjes është i arsyeshëm sepse Serbia nuk e njeh si shtet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vu?iq: Nuk ?sht? vet?m faji i shqiptar?ve q? nuk u krijua Asociacioni

Posted: 23 Mar 2018 03:06 PM PDT

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë pas takimit në Bruksel se në takim me Thaçin e Mogherini as që është përmendur krijimi i Asociacioni të Komunave Serbe. “I kemi diskutuar të gjitha të tjerat, pos Asocicaionit dhe kjo nuk mund të jetë vetëm faj i shqiptarëve. Për 5 vjet përfundojnë edhe luftërat më të ashpra e nuk u krijua Asociacioni i Komunave Serbe”, ka thënë Vuçiq duke e konsideruar fyerje deklaratën e Haradinajt se nuk ka pasur kohë të merret me këtë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stefanoviq i reagon Haradinajt: Serbia e formon vet Asociacionin

Posted: 23 Mar 2018 01:28 PM PDT

Për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se nuk ka pasur kohë të merret me Asociacionin, ka pasur reagime të shumta nga politikanët serb. Është zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se nëse Haradinaj nuk ka kohë për formimin e AKS-së, e bën vet Serbia. Stefanoviq ka thënë se pret që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel mund të përgatisë një befasi sonte, duke mos treguar se për çfarë “surprize” bëhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruaja q? i dhuroi veshk?n burrit

Posted: 23 Mar 2018 12:38 PM PDT

Lumnije Prushi nga Gjakova i ka dhuruar veshkën burrit të saj Hasanit. Ajo punon nga dymbëdhjetë orë në ditë dhe paratë kryesisht i shpenzon për ilaçe. Lumnija thotë se dializa është e mundimshme prandaj askush nuk duhet të hezitojë ta shpëtojë një jetë. “Për shkak se nuk i është përshtatur asnjë familjari të familjes, vetëm mua, unë ia kam dhuruar veshën bashkëshortit tim. Transplantin e kemi kry kur kemi qenë në moshën 38 vjeçare, ndërsa tani jemi 46......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more