Skip to main content

Bota Sot: “Kjo ?sht? renditja me pik? e 10 kandidat?ve p?r an?tar t? Gjykat?s Kushtetuese” plus 29 more

Bota Sot: “Kjo ?sht? renditja me pik? e 10 kandidat?ve p?r an?tar t? Gjykat?s Kushtetuese” plus 29 more


Kjo ?sht? renditja me pik? e 10 kandidat?ve p?r an?tar t? Gjykat?s Kushtetuese

Posted: 20 Mar 2018 07:46 AM PDT

Pasi që Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pati shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve për pozitën e një anëtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, sot janë bërë të ditur edhe pikët që kanë marrë secili prej tyre. Media ka siguruar renditjen sipas pikëve të 10 kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese sipas vlerësimeve në test me shkrim dhe intervistat individuale që janë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rasim Selmanaj: AAK-ja ?sht? unike p?r demarkacionin

Posted: 20 Mar 2018 07:11 AM PDT

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj është pro ratifikimit të demarkacionit. Në një prononcim për lajmi.net, Selmanaj ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar qëndrim pasi kërkesa e tij që raporti i Shpejtim Bulliqit të përfshihet brenda projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, është përmbushur. “Tani ne jemi në konsultime si Grup dhe do të jemi unik në qëndrime. Qëndrimi është im është njëjti”, ka shtuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Padit?si k?rkon mbi 12 mij? euro kompensim nga Qeveria e Kosov?s

Posted: 20 Mar 2018 07:03 AM PDT

Shefki Ismajli nga Komuna e Obiliqit, po kërkon nga Qeveria e Kosovës mbi 12 mijë euro për kompensim të dëmit, që pretendon se i është shkaktuar nga procesi i shpronësimit. Sipas paditësit Ismajli, Qeveria me vendimin e 3 gushtit të vitit 2011, ka bërë shpronësimin e pronave përgjatë rrugës “M-2” dhe “M-9”, ku ndodhej edhe parcela që pretendon se është e tij, pasi që në librat kadastral nuk figuron një gjë e tillë. Lidhur me këtë padi, të martën, në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli tregon se ?far? pret nga Serbia n? fund t? dialogut

Posted: 20 Mar 2018 06:47 AM PDT

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, deklaroi në Komitetin për Politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, se Kosova pret në fund të afatit të diskutimeve me Serbinë, një Kontratë Paqeje ku Serbia e pranon Kosovën si realitet i padiskutueshëm shtetëror. “Kosova pret, që ky dialog të ketë një afat dhe më në fund, një marrëveshje detyruese, njëlloj Kontrate paqeje, ku Serbia ta pranojë realitetin e  Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, tha Pacolli.   Ai në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fundi tragjik i Bitcoin

Posted: 20 Mar 2018 06:38 AM PDT

Bitcoin u rrit për 1,900% vitin e kaluar, para se të binte prapë. Investitori legjendar Warren Buffet ka paralajmëruar se përdoruesit e Bitcoin përballen me një katastrofë – duke thënë se kriptomonedhat do të falimentojnë. Por rregullatorët, bankierët dhe tregtarët me përvojë paralajmërojnë se kjo monedhë virtuale është një “flluskë helmuese” e cila do t’i shkatërrojë shumë njerëz të përfshirë në të. Buffet – i njohur për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK mblidhet p?r her? t? fundit para seanc?s p?r Demarkacionin

Posted: 20 Mar 2018 06:32 AM PDT

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të mbajë mbledhje para seancës së Demarkacionit që pritet të mbahet sot në orën 16:00. Shefi i GP të PDK’së ka thënë për Gazetën Express se para seancës së Demarkacionit do të mblidhen deputetët e kësaj partie për të diskutuar për temën që sot pritet të dalë në votim. PDK është deklaruar parimisht pro Demarkacionit, mirëpo edhe në këtë parti ka pasur zëra që nuk janë pajtuar me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Serbe pjes? e seanc?s p?r demarkacionin

Posted: 20 Mar 2018 06:20 AM PDT

Deputetët e Listës Serbe do të jenë pjesë e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ku pikë e rendit të ditës është çështja e ratifikimit të Demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Megjithatë ndonëse do të jenë pjesë e kësaj seance, ata kanë bërë të ditur që ende nuk janë përcaktuar rreth një vendimi se si do të votojnë për marrëveshjen e demarkacionit. Seanca për Ratifikimin e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sefaj priti n? takim drejtorin e Qendr?s Evropiane p?r Studime t? Siguris?

Posted: 20 Mar 2018 06:15 AM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall”, Keith W.Dayton. Përmes një njoftimi dërguar mediave, bëhet e ditur se ministri Sefaj falënderoi Dayton për kontributin e dhënë në emër të Qendrës “George C. Marshall”, në avancimin profesional të personelit të Ministrisë dhe Policisë së Kosovës, përmes programeve të specializuara në fushën e sigurisë, lidershipit dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxha: USAID ndihmon reformat e procesit integrues

Posted: 20 Mar 2018 06:05 AM PDT

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka pritur në takim Gretchen Birkle, zëvendës asistenten e Administratorit të USAID-it, Byroja për Evropë dhe Euro-Azi në Uashington, me ç’rast diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues. Në një njoftim dërguar mediave, bëhet e ditur se Hoxha, vuri në pah të arriturat e procesit integrues dhe sfidat e integrimit euro-atlantik, duke vlerësuar progresin e Kosovës në këtë drejtim. Ministrja vlerësoi si tejet të rëndësishme përkrahjen e USAID-it......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Japonia ndan gati gjysm? milion Euro p?r arsimin, mjek?sin? dhe sportin n? Kosov?

Posted: 20 Mar 2018 06:01 AM PDT

Qeveria e Japonisë do të mbështesë dhe të financojë shtatë projekte të cilat kapin vlerën e më shumë se 470 mijë euro. Skema e projekteve përfituese ka të bëjë me sportin, renovimin e shkollave dhe furnizim me pajisje mjekësore në qytete të ndryshme të Kosovës, thuhet në një njoftim.  Bëhet e ditur se ndër përfituesit e projekteve do të jenë federate e Xhudos të Kosovës me 45 mijë e 233 euro; Komuna e Shtimes me 60 mijë e 375 euro për furnizim me pajisje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

N? mes t? akuzave p?r takime sekrete me Kosov?n, Vu?iq udh?ton p?r n? SHBA

Posted: 20 Mar 2018 05:57 AM PDT

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq është duke zhvilluar një vizitë private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku gjendet së bashku me vajzën e tij. Shërbimi diplomatik i Serbisë në SHBA nuk ka asnjë lidhje me këtë vizitë të tij, shkruajnë mediat serbe duke cituar burime diplomatike të Zërit të Amerikës. Vuçiq e kishte pranuar se do të udhëtojë për në SHBA në një përgjigje në rrjetin social Twitter për liderin e opozitës, Vuk Jeremiq. Jeremiq pasi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Caktohet seanca fillestare n? rastin ‘Syri i Popullit’

Posted: 20 Mar 2018 05:58 AM PDT

Gjykata në Prishtinë e ka caktuar datën e mbajtjes së seancës fillestare në gjykimin e 10 të akuzuarve të dyshuar si pjesëtarë të “Syrit të Popullit”. Është caktuar seanca fillestare e gjykimit të dhjetë personave që akuzohen se i përkisnin organizatës “Syri i Popullit”. Lajmin për caktimin e kësaj seance e bëri të ditur për Kallxo Fehmije Gashi-Bytyqi, avokatja e Murat Jasharit, njërit nag të akuzuarit. Sipas avokates Gashi-Bytyqi, seanca është caktuar më 29......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Eksperti amerikan, Janusz Bugajski vjen n? Kosov?

Posted: 20 Mar 2018 05:51 AM PDT

Kolegji Universum, ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve studimore, organizon ‘Ligjeratë publike’ me ekspertin amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski. Ligjerata është e hapur për të gjithë të interesuarit, dhe  do të mbahet të mërkuren(21.03.2018), duke filluar nga ora 17:00, në kampusin e Kolegjit Universum në Prishtinë/Ulpianë (në objektin e Beni Dona-s). Tema e cila do diskutohet është: Ndikimi i Rusisë në botë dhe regjionin Ballkanik. Janusz Bugajski......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me rastin e dit?lindjes Bajram Kosumi publikon nj? imazh t? bukur familjar

Posted: 20 Mar 2018 05:43 AM PDT

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi sot ka një arsye më shumë për të festuar. Kjo për faktin se ai mbushi plot 58 vite jetë. Me rastin e kësaj dite të veçantë për të, Kosumi ka zgjedhur ta publikoi një imazh shumë të bukur familjar me vajzat dhe gruan. ‘’ Sot, 20 mars, me familjen time te mrekullueshme duke festuar ditelindjen time te 58. Familja eshte prehja me e kendshme dhe me e lumtur ne te gjitha situatat. BK’’ ka shkruar ish kryeministri në llogarinë e tij në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli bashk?bisedim me 75 europarlamentar?t

Posted: 20 Mar 2018 05:41 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, sot në Bruksel, ka mbajtur një fjalim dhe bashkëbisedim të paraparë më herët me 75 europarlamentarët e Komitetit të fuqishëm për Politikë të jashtme, AFET, udhëhequr nga David McAllister. Ai ka shkruar në facebook se komiteti krijon opinion dhe përgatit raporte brenda Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave dhe procese të tjera të Kosovës drejt BE-së. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Yagcilar paralajm?ron tri ligje bazike p?r administrat?n

Posted: 20 Mar 2018 05:22 AM PDT

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, u takua sot me shefin e Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen, ku u diskutua lidhur me raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe angazhimet dhe punën që Kosova është duke bërë drejt reformimit të administratës publike si dhe sundimin e ligjit. Ministri Yagcilar, fillimisht ka shprehur mirënjohje për BE dhe OECD /SIGMA, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve për rrugëtimin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Fondacioni Jahjaga” promovues i paqes e pajtimit n? Ballkan

Posted: 20 Mar 2018 04:44 AM PDT

Në ditën e dytë të “Javës së Gruas” është lansuar Fondacioni Jahjaga, i cili ka për qëllim të sjellë qasje të re në angazhimin dhe përfaqësimin efikas të grave dhe të rinjve në Kosovës. Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e lansimit të Fondcionit Jahjaga, tha se Kosova nuk është ajo që është ëndërruar  se do të ndërtohej pas marrjes së shtetësisë. Sipas saj, vendin e ka kapluar korrupsion, nepotizmi, kurse, arsimi dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja si do t? sh?nohet “Epopeja e Dukagjinit”

Posted: 20 Mar 2018 04:31 AM PDT

Me rastin e 24 marsit “Epopesë së Dukagjinit”, që konsiston me 20 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së, në Zonën Operative të Dukagjinit dhe 19 vjetorit të intervenimit të NATO-s, mbi caqet serbe, Komuna e Deçanit ka organizuar një var aktivitetesh. Sipas një njoftimi, aktivitetet do të nisin më 22 mars dhe do të zgjasin deri më 24 mars. Përveç tjerash është paraparë homazhe pranë shtatores dhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan, si dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Delawie: Kosova t’i kontrolloj? kufijt? energjetik?

Posted: 20 Mar 2018 04:28 AM PDT

Kosova duhet të kontrollojë kufijtë e saj të energjisë elektrike si hap kryesor drejt sigurimit të energjisë së lirë nga ndërhyrjet e jashtme. Kështu ka thënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në forumin e tretë të energjisë “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”. Diplomati amerikan po ashtu ka thënë se mungesa e furnizimit me energji elektrike ekonomisë së Kosovës po i kushton humbje 335 milionë euro në vit. Delawie:......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti: N? prill fillon nd?rtimi i Qendr?s p?r personat me Autiz?m dhe Sindrom?n Down

Posted: 20 Mar 2018 04:29 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mbajtur konferencë për media bashkë me nënkryetarin e Komunës së Konyas, Ziya Yalçinkay, lidhur me ndërtimin e Qendrës për personat me Autizëm dhe Sindromën Down. I pari i Prishtinës tha se ky delegacion ka ardhur që të konkretizojë marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës për personat me Autizëm dhe Sindromën Down. “Sot po fillojmë kurorëzimin e një pune që ka filluar më shumë se një vit kur shoqatat e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Do ta zgjidhim problemin me Serbin?, q? po i shkakton telashe t?r? Evrop?s

Posted: 20 Mar 2018 04:20 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Forumin e Tretë të Nivelit të Lartë për Energji “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me USAID-in. Para të pranishmëve të shumtë, Haradinaj tha se ngjarja e sotme është një përshkrim i gjendjes reale në Kosovë, dhe të gjeturat e sotme mund ta vërtetojnë ku është sektori i energjisë dhe çka po ndodhë me energjinë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Lekaj diskuton p?r Transportin Multimodal t? Mallrave, takon komisioneren Violeta Bulc

Posted: 20 Mar 2018 04:26 AM PDT

Në konferencën e organizuar nga Presidenca Bullgare për Transportin Multimodal të Mallrave, në të cilën po merr pjesë Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, ka diskuatuar me homologët e tij, rëndësinë e Transportit Multimodal, për Hekurudhat, Portet dhe rolin i lidhjeve të tyre për transport efikas multimodal të mallrave, për sfidat multimodale dhe për mundësitë për regjionin e Ballkanit. Përveç kësaj, ministri Lekaj ka realizuar edhe një takim miqësor me komisioneren Violeta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Hasani th?rret bizneset t? aplikojn? n? fondin COSME

Posted: 20 Mar 2018 04:13 AM PDT

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se fondi COSME është një mundësi e mirë për bizneset që të qasen në këto fonde për t’i rritur kapacitetet dhe vendet e punës. Ai këto komente i bëri sot në punëtorinë e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA), e cila ka për qëllim ofrimin e informatave relevante përfituesve potencialë në lidhje me programin e BE-së për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AGK: ASHNA t? respektoj? Ligjin p?r Qasje n? Dokumente Publike

Posted: 20 Mar 2018 02:29 AM PDT

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror për shkak të ndërprerjes së komunikimit me gazetaren Ardiana Thaçi-Mehmeti, pas kërkesës së kësaj të fundit për qasje në dokumente publike në këtë agjencion. Në një komunikatë për media thuhet se gazetares Thaçi Mehmeti i është bërë me dije që vetë drejtori i agjencisë, Bahri Nuredini ka dhënë urdhër që të ndërpritet komunikimi i këtij......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja ?far? thon? gazetar?t britanik? p?r Rambujen? n? librin p?r Tha?in

Posted: 20 Mar 2018 02:16 AM PDT

Këto ditë janë bërë 19 vjet nga Marrëveshja e Parisit, e cila erdhi pas negociatave në Rambuje. Delegacioni i Kosovës që kryesohej nga Hashim Thaçi, asokohe përfaqësues i UÇK-së, kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike - marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë. Pala serbe i kishte përjashtuar kompromiset që ishin parashikuar nga pala ndërkombëtare, edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo ?sht? 16 vjecarja q? dyshohet se b?ri vet?vrasje n? Shtime

Posted: 20 Mar 2018 01:54 AM PDT

Një e mitur ka ndërruar jetë gjatë ditës së hënë në Shtime. Vajza e cila mendohet të jetë e moshës 16-vjeçare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje duke rënë nga një objekt. Magazina ka mësuar se viktima është E.Bajrami nga fshati Reçak i komunës së Shtimes. Sipas policisë, dëshmitar i kësaj ngjarje është rojtari i objektit nga i cili dyshohet se ka rënë 16 vjecarja. Ai kishte dëgjuar një zhurmë dhe kishte dalë nga zyra e objektit ku në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Grat? n? t? zeza”, sulmojn? ashp?r presidentin Vu?iq

Posted: 20 Mar 2018 01:30 AM PDT

Gazeta e përditshme beogradase “Alo”, në numrin e saj të sotëm, me paralajmërim në ballinë, bën të ditur se “Gratë në të zeza”, shoqatë joqeveritare në Serbi, të zemëruara për shkak të masave për rritjen e natalitetit ashpër e sulmojnë presidentin Aleksandër Vuçiq. Apelin e presidentit Vuçiq, për të lindur më shumë fëmijë dhe masat e shtetit të tij për ta parandaluar murtajën e bardhë, në mënyrë që vendi mos të mbetet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqiptar?t aspak bujar?, n? Ballkan mban “flamurin”...Kosova

Posted: 20 Mar 2018 01:27 AM PDT

Bujaria, gatishmëria për të dhuruar, për të ndihmuar dhe për të mbështetur të tjerët kanë qenë karakteristikë e shqiptarëve në vite. “Bukë, kripë e zemër”, është një shprehje popullore që mishëronte pikërisht këtë sjellje. Por duket se ndryshimi i ritmit të jetesës pas viteve 90, emigracioni dhe migrimi i brendshëm, të kombinuara me vështirësitë ekonomike i kanë bërë shqiptarët më të largët dhe më të ftohtë ndaj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdekja e qelizave shkakton humbjen e orientimit te njer?zit

Posted: 20 Mar 2018 12:09 AM PDT

Vdekja e qelizave në sistemin e trurit mund të jetë arsyeja pse njerëzit e moshuar janë të prirë për të humbur orientimin, thonë studiuesit. Një studim i ri i krahasoi modelet e aktivitetit të trurit në një grup të rriturish të rinj dhe të moshuar pasi ata përfunduan një sërë detyra orientimi për të hedhur dritë mbi atë se pse ndjenja e orientimit zbehet me kalimin e moshës. Ata zbuluan se një zonë e trurit që është qendrore për orientim bëhet gjithnjë e më e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dita nd?rkomb?tare e lumturis?

Posted: 19 Mar 2018 11:18 PM PDT

?Bota vërtet ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje dhe prandaj Kombet e Bashkuara e shpallën Ditën ndërkombëtare të Lumturisë. Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars. 20 marsi është po ashtu edhe dita e parë e pranverës.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more