Skip to main content

“Bruksel, Thaçi e Vuçiç diskutuan për një marrëveshje gjithëpërfshirëse” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Bruksel, Thaçi e Vuçiç diskutuan për një marrëveshje gjithëpërfshirëse” plus 9 more Gazeta SHQIP


Bruksel, Thaçi e Vuçiç diskutuan për një marrëveshje gjithëpërfshirëse

Posted: 24 Mar 2018 12:26 AM PDT

Mbrëmë në Bruksel u zhvillua takimi i parë për këtë vit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Në një deklaratë të publikuar nga Bashkimi Europian pas takimit, thuhet se diskutimet u zhvilluan në kuadër të fazës së re të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe “përgatitjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”.

Presidentët shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, në dritën e takimeve të fundit të grupeve punuese të mbajtura në Bruksel.

"Përfaqësuesja e lartë Mogherini theksoi rëndësinë që BE-ja i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pastaj zbatimin e marrëveshjes për energjisë dhe përfundimin e punimeve për rivitalizimin e Urës mbi Ibër në Mitrovicë", thuhet në deklaratën, të cilën e ka bërë publike zëdhënësja Kocijançiç.

Mogherini ka përshëndetur angazhimin e vazhdueshëm të të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka rikujtuar se përparimi i të dyja vendeve në agjendat e tyre integruese në BE është i lidhur fortë me përparimet në dialog.

Me të përfunduar takimi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paralajmëroi mundësinë që qysh këtë vit të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurse presidenti serb, Vuçiç, tha pas takimit se fakti që për pesë vjet nuk janë përmbushur gjashtë pika të marrëveshjes së Brukselit, të cilat kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave serbe.

24 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 24 mars 2018

Posted: 23 Mar 2018 11:00 PM PDT

Dashi

Ditë mjaft premtuese pushimi kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të kaloni momente mjaft interesante pranë partnerit dhe do të ndiheni më mirë. Beqarët do të vazhdojnë të mbeten vetëm edhe gjatë kësaj dite.

Demi

Ata që janë në një lidhje, do të mendojnë për aventura sot dhe ka rrezik të kenë probleme me atë që kanë në krah. Asgjë nuk ka për të ecur mirë. Beqarët do të kenë dashuri me shikim të parë gjatë gjithë kësaj dite.

Binjaket

Bashkëpunimi në çift do të jetë shumë i fortë gjatë kësaj dite, prandaj edhe marrëdhënia në çift do të mbetet e ngrohtë. Do të kërkoni gjatë gjithë kohës princin e kaltër, por do të jeni pa fat.

Gaforrja

Dashuria do e ngrohë tej mase jetën tuaj në çift gjatë gjithë kësaj dite. Do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet dhe do të jeni më tolerantë. Beqarët do të jenë të pavëmendshëm dhe nuk do të përfitojnë nga ftesat që do ju bëhen.

Luani

Ditë shumë e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mos u nxitoni për asgjë, sepse situata do ju dalë jashtë kontrollit. Do të jeni shumë të vëmendshëm dhe do të përfitoni nga të gjitha mundësitë që do ju jepen.

Virgjëresha

Nuk do të ndiheni aspak të kënaqur nga partneri juaj gjatë kësaj dite dhe ka rrezik që të keni edhe debate të forta me të. Në fakt mirë është të mos kërkoni më shumë nga sa jepni. Do të jeni të qartë për atë që duhet të bëni.

Peshorja

Asgjë nuk ka për të ecur ashtu siç e keni menduar në lidhjen tuaj, sepse persona të shumtë do të ndërhyjnë dhe do e nxitin partnerin të dyshojë për gjithçka.

Akrepi

Ditë e pafavorshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të jeni mjaft skeptikë dhe nuk do të jeni të bindur se partneri ju dashuron aq sa duhet. Do të ndiheni mirë pranë miqve dhe as që do të mendoni të kërkoni dikë për të pasur në krah.

Shigjetari

Më në fund për ju do të marrin fund mosmarrëveshjet në jetën tuaj në çift dhe do të mund ta shihni të ardhmen me optimizëm. Do të ndiheni të qetë dhe do të buzëqeshni gjithë kohës. Do të realizoni takime të shumta.

Bricjapi

Do të jeni shumë bujarë me partnerin tuaj sot dhe do ia plotësoni të gjitha dëshirat. Do të ketë momente të lumtura sot. Beqarët do të jenë shumë të pavëmendshëm dhe do të neglizhojnë disa mundësi të mira që do u jepen për takime.

Ujori

Pritet një ditë intensive dhe e mbushur me emocione. Çdo moment do të jetë i veçantë dhe do të ndiheni si mbi re në krahët e partnerit tuaj. Do u përkushtoheni pa masë miqve dhe familjes.

Peshqit

Sot do të bien të gjitha tabutë që keni pasur në jetën tuaj sentimentale dhe shumë gjëra do të ndryshojnë rrënjësisht. Do të jeni gati të bëni çfarëdo lloj çmendurie me dikë vetëm që të përjetoni emocione.

24 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Panuçi ‘ndan mendjen’ për skemën, ende dilema për formacionin

Posted: 23 Mar 2018 02:50 PM PDT

Christian Panucci vijon përgatitjet për miqësoren me Norvegjinë, e cila do të luhet më 26 Mars, në stadiumin 'Elbasan Arena' dhe do të transmetohet në Supersport 2, në orën 19:00.

Në kompleksin 'Tropikal' në Durrës, trajneri po punon me mjaft seriozitet me 26 lojtarët e grumbulluar për këtë sfidë, ndërsa grupi është I plotë, me përjashtim të Grezdës, që nuk u stërvit me skuadrën pasditen e të premtes.

Ndonëse për formacionin ka ende disa dilema, Christian Panucci duket se e ka 'ndarë mendjen' në lidhje me skemën që do të përdorë në atë sfidë, por edhe në të ardhmen me kombëtaren shqiptare.

Kështu kuqezinjtë do të rreshtohen në një skemë 4-3-3, që sheh dy anësorët e sulmit që të luajnë më të avancuar, ndryshe nga periudha e De Biasit, ku luanin shumë mbrapa, aq sa shpesh rreshtimi ngjante si 4-5-1.

Sa i përket 11-shes, dilemat janë të shumta, duke filluar që nga porta, ku Strakosha dhe Berisha po kalojnë një formë mjaft të mirë që të dy dhe kanë vënë në dyshime Panuccin.

Mbrojtja duket ajo ku trajneri është më i qartë momentalisht, pasi në qendër Mavraj do të shoqërohet nga Gjimshiti, me këtë të fundit që po kalon një formë mjaft të mirë te Benevento, ndërsa Ajeti dhe Prenga pritet ta nisin nga stoli.

Në krahun e djathtë, si gjithmonë do të luajë Hysaj, ndërsa në të majtë, pavarësisht momentit të mirë të Lenjanit, Panucci i beson shumë Alijit dhe pritet ta hedhë nga minuta e parë, për të parë progresin e tij pas transferimit në Serinë B.

Në mesin e fushës dilemat janë të shumta, teksa Taulant Xhaka duket i vetmi që e ka të sigurt fanellën e titullarit. Përveç mesfushorit të Baselit, hapësirë pritet të ketë edhe Kamer Qaka, që po tregon një formë të shkëlqyer në kampionatin rumun, ndaj Panucci do të kërkojë ta përfshijë edhe në lojën e Shqipërisë. Lojtari që ka më shumë shanse për të plotësuar 3-shen e mesit të fushës, aktualisht është Ramadani, që duket se po bind trajnerin italian me paraqitjen e tij.

Sa i përket sulmit, Panucci ka alternative të shumta, si në krahë, ashtu edhe në majë të këtij reparti, por duket se Roshi-Sadiku-Grezda janë ata që ofrojnë më shumë garanci për trajnerin e kuqezinjve. Dilema e vetme është mbi sulmuesin elbasanas, që ka luajtur shumë pak kohët e fundit, ndaj po konsiderohet edhe aktivizimi i Balës nga minuta e parë. Vlen të përmendet se në gjatë stërvitjes së sotme, ka mbetur i dëmtuar Grezda, por duket se nuk ka asgjë shqetësuese dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës, për sfidën e të hënës.

Formacioni i mundshëm: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji; Ramadani, Xhaka, Qaka; Grezda, Roshi, Sadiku

23 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Argjentina mposht Italinë, edhe pa Messin

Posted: 23 Mar 2018 02:48 PM PDT

Në 'Etihad Stadium' të Manchesterit, Italia rikthehet të luajë, që pas eliminimit në Play Off nga Suedia në Nëntor të vitit të kaluar. Gjithsesi, në miqësoren e luksit përballë Argjentinës, jo çdo gjë ka shkuar siç duhet për trajnerin e përkohshëm Gigi Di Biagio, pasi skuadra e tij rezistoi vetëm 75 minuta, për t'u mposhtur më pas me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë u dominua nga Argjentina, që edhe pse pa Messin u tregua më e saktë në qarkullimin e topit, ndërsa arriti të rrezikojë disa herë edhe portën e Buffonit.

Italia u zgjua në 45-minutëshin e dytë dhe u bë ndjeshëm më kërkuese, teksa sfida u bë vërtetë interesante, pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy trajnerët.

Takimi u zhbllokua vetëm 15 minuta larg fundit, kur zëvendësuesi i Lionel Messit në ndeshjen e sotme, Lo Celso dha një asist për ish-fantazistin e Interit, Ever Banega dhe ky i fundit mposhti portierin Buffon, duke dërguar topin në rrjetë.

Vetëm 10 minuta më pas, veterani i portës së Italisë, Gigi Buffon u detyrua të nxjerrë për herë të dytë topin nga rrjeta, pasi Lanzini shënoi një gol mjaft të bukur. Pas një kundërsulmi, sulmuesi anësor i West Hamit mori një pasim nga Gonzalo Higuain dhe gjuajti nga hyrja e zonës, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës dhe vulosur rezultatin 2-0.

23 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjermani-Spanjë, fitojnë spektakli dhe publiku

Posted: 23 Mar 2018 02:46 PM PDT

Gjermania dhe Spanja u ndanë në barazim 1-1, në një miqësore luksi vërtetë spektakolare të zhvilluar në 'Esprit Arena', të Dusseldorfit.

Spanjollët e filluan furishëm takimin dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin që në minutën e 6' të takimit. Andres Iniesta 'pikturoi' një asist për sulmuesin e Valencias, Rodrigo, që përballë portierit gjerman Ter Stegen, goditi saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Spanjollët nuk e ulën ritmin dhe krijuan disa mundësi të tjera shënimi, ndërsa nuk munguan as kombinacionet spektakolare, që morën edhe duartrokitjet e publikut gjerman.

Skuadra e Low u zgjua vetëm pas 30-minutëshit të parë të lojës dhe pikërisht në të 35-ës, sulmuesi I Bayernit, Thomas Muller shënoi një gol mjaft të bukur, pas një goditjeje nga distanca.

Pjesa e dytë ishte vërtetë spektakolare, me të dy skuadrat që luajtën hapur dhe në kërkim të golit të fitores. Gjermania goditi shtyllën me anë të Mats Hummels, ndërsa Timo Werner dhe Gyndogan i shkuan shumë pranë golit. Nga ana tjetër, edhe Spanja nuk mbeti pas, duke krijuar mundësi mjaft të mira shënimi, fillimisht me David Silvën dhe më pas me Diego Costën e Jordi Albën.

Gjithsesi, pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, rezultati mbeti ai i 45-minutëshit të parë, 1-1, teksa ata që fituan ishin tifozët e shumtë, që shijuan një përballje spektakolare.

23 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Elefanti indian “duhanpirës”, nxjerr tym nga goja (Video)

Posted: 23 Mar 2018 02:44 PM PDT

Shkencëtarët nga Shoqata e Ruajtjes së Natyrës, një shoqatë që mbron habitatet e egra natyrore në gjashtëmbëdhjetë vende, u habitën teksa panë një video, ku një elefant që nxjerr tym nga goja.

Video është xhiruar nga Zëvendës Drejtori i divizionit indian të organizatës, Vinay Kumar, brenda Parkut Kombëtar Nagarhole.

Pas disa shqetësimeve fillestare, shkencëtarët kanë identifikuar se çfarë mund të jetë shpjegimi për këtë episod të pabesueshme.

Me sa duket, elefanti ka marrë copa qymyr druri të grumbulluara nga toka dhe “tymi” që dilte nga goja e tij nuk ishte asgjë tjetër, përveç hirit.

23 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Akuza për grabitje pronash, Hyseni: S’e njoh zonjën, akuza të montuara

Posted: 23 Mar 2018 02:11 PM PDT

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Të Paekspozuarit" në Top Channel, ku u diskutua për grabitjen e pronave në bregdetin shqiptar, një pronare tokash në Dhërmi, e quajtur Irini Bua denoncoi deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, se i ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë.

"Prona është vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni. Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama", tha znj. Bua.

Për denoncimin e zonjës Bua reagoi ditën e sotme, Partia Demokratikem nëpërmjet një deklarate të deputetit Flamur Noka, i cili tha se grabitja është e rëndë pasi Alket Hyseni e ka kryer aktin në "kohën kur Edi Rama e kishte emëruar Kryetar të Task Forcës për verifikimin e kthimit dhe rregjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut".

Noka, i kërkoi prokuorisë të veprojë dhe të mos tregohet selective, apo të bëhet pjesë e axhendës politike të palës që është në pushtet. "Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar këtë peshk të madh që i ka rënë në rrjetë", tha ish-ministri i Brendshëm.

Vetëm gjatë mbrëmjes ka folur për këtë çështje edhe i "akuzuari", deputeti Alket Hyseni, i cili shprehet:  "Hedh një i marrë një gurë në lumë dhe mblidhen një tufë të mençurish, por nuk e nxjerrin dot. Meqë me grupin e parë u shfaq edhe Shqupi, më duhet të bëj një sqarim për të gjithë miqtë e mi, votuesit dhe mbështetësit, si dhe për opinionin publik.  Çdo qindarkë e pasurisë sime dhe e familjes sime është vendosur me shumë mund dhe djersë, duke qenë totalisht korrekt me ligjin dhe moralin shoqëror".

Hyseni thekson se "që prej moshës 18 vjeç e deri sot nuk ka rreshtur së punuari duke e mbyllur angazhimin çdo ditë afër mesnatës, madje shpesh herë përtej".

"Nuk e njoh as zonjën dhe asnjë nga familja apo fisi i saj (të paktën në dijeninë time), me të cilët mësova se është në konflikt familjar prej shumë vitesh.  Kam shkëmbyer disa apartamente, njësi dhe garazhe të fituara para vitit 2010 nga të ardhura të ligjshme dhe të deklaruara, me një sipërfaqe toke bujqësore, të cilën e kam shitur vitin e kaluar. Nuk kam qenë në detyrën e Task Forcës dhe as ka lidhje direkt apo indirekt me atë detyrë, për të cilën jam krenar, unë dhe 10 djem e vajza ekspertë të shkëlqyer, me rezultatet që arritëm duke zbuluar, bllokuar dhe nisur rikuperimin e rreth 3 miliardë USD pasuri publike të grabitura nga ata që sot akuzojnë politikisht. Shumë nivele janë implikuar dhe kanë frikë nga hetimet e nisura, e ndoshta ky është shkaku i nisjes së baltës dhe shpifjeve ndaj meje. Çdo veprim është bërë në përputhje me proçedurën dhe ligjin dhe duke paguar detyrimet shtetërore", nënvizon ai.

23 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Darka e Brukselit”, takohen Thaçi, Vuçiç e Mogherini

Posted: 23 Mar 2018 01:53 PM PDT

Që prej pasdites së kësaj të premteje, po zhvillohet takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, nën lehtësimin e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Koçijançiç publikoi disa foto nga nisja e takimit.

Fillimisht, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Mogherini u takua veçmas me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi ndërmjet dy presidentëve ka si synim avancimin përpara të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, për përmirësimin e raporteve reciproke.

Fokusi do të jetë në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese që janë arritur, dhe mënyrat sesi të arrihet një zgjidhje përfundimtare mes të dyja vendeve.

23 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Norvegjia mposht Australinë dhe ‘kërcënon’ kuqezinjtë e Panuçit

Posted: 23 Mar 2018 01:49 PM PDT

Vetëm 3 ditë para ndeshjes miqësore në 'Elbasan Arena', kundër Shqipërisë së Panuçit, Norvegjia është ndeshur në një tjetër takim miqësor me Australinë.

Skuadra nordike ka arritur të triumfojë me rezultatin e thellë 4-1, teksa ka shkëlqyer sulmuesi 28-vjeçar i Los Angeles Galaxy, Olen Kamara me 3 gola të shënuar.

Irvine kaloi australianët në avantazh në minutën e 19', por Kamara barazoi në të 36-ën, teksa 45-minutëshi i parë u mbyll në shifrat 1-1. Më pas, në pjesën e dytë Norvegjia dominoi totalisht dhe arriti të shënojë plot 3 gola, duke marrë fitoren 4-1.

23 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Populistët Di Maio e Salvini “puthen” në Romë (Foto)

Posted: 23 Mar 2018 01:44 PM PDT

Një murale me imazhin e Luigi Di Maio, kandidatin për kryeministër nga Lëvizja "5 Yjet", që puthet me rivalin e tij nga Lega Nord,  Matteo Salvini është realizuar në Via del Collegio Capranica, në qendër të Romës.

Pas disa orësh piktura është “censuruar”, pasi i janë vendosur për ta mbuluar mbeturinat e kutive të kartonit.

Pak më larg, nga i njëjti artist, artisti i rrugës TvBoy, është një tjetër muralr me Giorgia Melonin, që mban në krah një fëmijë me ngjyrë.

23 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more