Skip to main content

“Demonstrojnë shkathtësitë me top mbi shiritin e lëvizës, derisa njëri nuk u rrëzua (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Demonstrojnë shkathtësitë me top mbi shiritin e lëvizës, derisa njëri nuk u rrëzua (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Demonstrojnë shkathtësitë me top mbi shiritin e lëvizës, derisa njëri nuk u rrëzua (Video)

Posted: 21 Mar 2018 02:29 PM PDT

Juan Time Freestyle dhe DJ Diveny nga Shtetet e Bashkuara, tregonin shkathtësitë me top, ndërsa ushtronin në palestër mbi shiritat lëvizës.

Derisa hera e parë iu shkoi mirë, herën e dytë njëri nuk arriti ta mbante kontrollin dhe teksa godite topin, ra në dysheme, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ai duket se nuk pësoi ndonjë lëndim të rëndë, meqë vazhdonte të qeshej.

Videoja është shpërndarë nga miqtë e tyre të shumtë, duke grumbulluar edhe shumë pëlqime. /Telegrafi/

The post Demonstrojnë shkathtësitë me top mbi shiritin e lëvizës, derisa njëri nuk u rrëzua (Video) appeared first on Telegrafi.

Ndodh në Britani: Shkolla nga Newcastle harroi nxënësin në një stacion treni në Londër

Posted: 21 Mar 2018 03:16 AM PDT

Një nxënës u la pas aksidentalisht në një stacion të Londrës, ndërsa pjesa tjetër e klasës hipi në një tren përsëri në Newcastle pas një udhëtimi me shkollë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i riu kishte qenë në udhëtim me shokët e klasës dhe katër anëtarë të stafit të Shkollës së Discovery, në Newcastle, kur ai mbetën prapa në stacion.

Besohet se stafi e njoftoi stacionin sapo e kuptuan se po mungonte një nxënës dhe ishin marrë masa për fëmijën që të takohej me një mësues që po e priste në York.

Drejtori i i shkollës u ka kërkuar falje prindërve të fëmijës për “dështimin” e shkollës.

Sipas tij, ai është vendosur në trenin e ardhshëm, i shoqëruar nga rojet, derisa ata të mund të ribashkohen me mësuesin e tyre në York.

“Megjithatë nuk ka asnjë justifikim për atë që ishte një gabim serioz", ka shtuar ai më tej. /Telegrafi/

The post Ndodh në Britani: Shkolla nga Newcastle harroi nxënësin në një stacion treni në Londër appeared first on Telegrafi.

Protestojnë kundër mbetjeve plastike, duke shkaktuar mbeturina të panevojshme (Video)

Posted: 20 Mar 2018 11:11 PM PDT

Gjatë një aktiviteti që është zhvilluar në Britani të Madhe kundër përdorimit të plastikës, që më pas po shkakton mbetje shumë mëdha, janë lëshuar në ajër edhe qindra tullumbace.

Kjo është konsideruar se ndotje e panevojshme e ambientit, pasi edhe ato janë mbetje najloni, që përfundojnë diku dhe nuk dekompozohen, transmeton Telegrafi.

"Është njëjtë si të hedhësh mbeturina, ngjarja do duhej të shënohej me ndonjë simbol tjetër, jo me diçka tërësisht të panevojshme" ishte një prej komenteve të shumta.

Aktiviteti u konsiderua si i turpshëm dhe injorant, teksa organizatorët i quajtën kokë bosh sikur tullumbacet. /Telegrafi/

The post Protestojnë kundër mbetjeve plastike, duke shkaktuar mbeturina të panevojshme (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more