Skip to main content

“Deputetët s’dëgjojnë fjalimet e njëri-tjetrit, Krasniqi sugjeron mocion për votim të menjëhershëm” plus 9 more Ekonomia Online

“Deputetët s’dëgjojnë fjalimet e njëri-tjetrit, Krasniqi sugjeron mocion për votim të menjëhershëm” plus 9 more Ekonomia Online


Deputetët s’dëgjojnë fjalimet e njëri-tjetrit, Krasniqi sugjeron mocion për votim të menjëhershëm

Posted: 20 Mar 2018 10:34 AM PDT

Albert Krasniqi nga KDI-ja ka sugjeruar një mocion procedural për ta përfunduar debatin e nisur në Kuvendin e Kosovës lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas Krasniqit, deputetët kanë lëshuar sallën dhe nuk po kanë durim të dëgjojnë njëri-tjetrin. Ai thotë se qytetarët kanë edhe më pak durim që t'i dëgjojnë deputetët.

"Në sallën e Kuvendit nuk janë të pranishëm as gjysma e deputetëve. Çka patën për të thënë, e thanë shefat e grupeve parlamentare. Deputetët nuk po kanë durim të dëgjojnë njëri tjetrin, e qytetarët t'i dëgjojnë ata edhe më pak. I dëgjuan për tre vite, nuk thanë asgjë", ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai thotë se një deputet që ka mbështetjen e të paktën një grupi parlamentar, mund të paraqesë mocion procedural për ta përfunduar debatin dhe të shkohet menjëherë në votim.

"Mocioni shqyrtohet nga shefat e grupeve parlamentare dhe votohet menjëherë. Kështu na kurseni edhe neve edhe veten", ka shkruar më tej ai.

The post Deputetët s'dëgjojnë fjalimet e njëri-tjetrit, Krasniqi sugjeron mocion për votim të menjëhershëm appeared first on Ekonomia Online.

Zeka VV-së: Ta votojmë demarkacionin për inat të Listës Serbe

Posted: 20 Mar 2018 10:27 AM PDT

Milaim Zeka deputet nga Nisma Social Demokrate tha se demarkacioni duhet të votohet për zhbllokimin e vendit dhe për inat të Listës Serbe.

"Unë nuk jam bindur nga raporti i Bulliqit në mënyrë absolute me votu këtë marrëveshje, jam bind nga bisedat e zhvilluara në kuadër të qeverisë nga Limaj dhe qeveria e malit të zi që kanë ra dakord të rishikohet marrëveshja. Unë mendoj që është moment historik për Kosovën dhe për inati të Listës Serbe ta votojmë këtë marrëveshje. Lista Serbe është duke e trajtuar Kosovën si vend armiqësor, Lista Serbe hobin ma të madh e ka me blloku këtë vend".

Fatkeqësisht këta të huajt që nuk dinë me mbajt fjalime po dinë me shkru mirë e kanë jurista të zotë, na e kanë bërë ligjin e kushtetutën që nuk mund ti qesim ata prej qeverisë, sillu pështjelli dreqin rreth këmbëve e kemi. Se me pas ndonjë zgjidhje të mundshme ata prej sot nuk meritojnë me qenë pjesë e qeverisë së Kosovës. Nuk mundem me ndryshu kushtetutën na ka ra dreqi prej shpije nuk kemi çka të bëjmë, është absurde që deputet e Listë Serbe me vonu çdo proces në Kosovë", tha ai.

The post Zeka VV-së: Ta votojmë demarkacionin për inat të Listës Serbe appeared first on Ekonomia Online.

Lushaku: Taktizimet e minutave të fundit, papërgjegjësi e deputetëve

Posted: 20 Mar 2018 10:25 AM PDT

Analistja politike, Jehona Lushaku, e ka kritikuar stërzgjatjen e procesit të Demarkacionit duke thënë se edhe seanca e sotme është rezultat i papërgjegjësisë së përgjithshme të kësaj legjislature.

"Seanca e sotme është si rezultat i papërgjegjësisë së përgjithshme të gjithë legjislaturës", tha Lushaku në Specialen e Klan Kosovës për Demarkacionin.

Ajo madje edhe i kritikoi deputetët, që sipas saj, po taktizojnë në minutat e fundit se a janë pro apo kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

"Ka pasur kohë tre vjet për të analizuar dhe marrë vendimet e duhura, dhe sot është dashur të ketë qëndrime të qarta".

Lushaku i quajti papërgjegjshmëri dhe papjekuri politike veprimet në minutat e fundit të deputetëve të caktuar.

The post Lushaku: Taktizimet e minutave të fundit, papërgjegjësi e deputetëve appeared first on Ekonomia Online.

22 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së në vitin 2017

Posted: 20 Mar 2018 10:24 AM PDT

Numri i shqiptarëve që aplikoi për azil për herë të parë në vendet e BE-së u ul në 22 mijë në vitin 2017, nga 29 mijë që ishin në vitin 2016 dhe 66 mijë në vitin 2015, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga agjencia europiane e statistikave Eurostat.

Ndryshe nga vitet 2015 e 2016, kur azilkërkuesit shqiptarë synuan më së shumti Gjermaninë, gjatë vitit 2017, destinacioni kryesor ishte Franca me mbi 11 mijë aplikime, pasuar nga Gjermania me gati 3,800 dhe Greqia me 2,300 aplikime.

Shqipëria përjetoi një bum azilkërkuesish në BE në vitin 2015 me mbi 66 mijë aplikime, ndërsa në vitin 2016, aplikimet e reja ranë në 29 mijë dhe në 2017 në 22 mijë.

Aplikimi për azil nga Shqipëria është një tentativë e pashpresë që duket se ndiqet nga njerëzit pa asnjë mundësi tjetër emigrimi. Shumica dërrmuese e aplikimeve për azil refuzohet nga vendet anëtare të BE-së, por azilkërkuesit duket se e përdorin këtë skemë për të qëndruar disa muaj në një vend anëtar të BE-së deri në gjetjen e mundësive për punësim. Nga të 22 mijë vetët që kërkuan azil, 6585 vetë ishin më pak se 14 vjeç, 1,490 ishin nga 14 në 17 vjeç dhe 12 mijë ishin mes 18 dhe 35 vjeç.

Emigrimi i minorenëve është bërë një problem shqetësues veçanërisht në Francë, vend ku autoritetet nuk kanë të drejtë ligjore të ekstradojnë të miturit në rast se nuk ka se kush t'i presë në Shqipëri.

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në raport me madhësinë e popullsisë dhe duket se konkurron denjësisht në këtë drejtim edhe me vende që kanë shumë vite luftë civile të pamëshirshme. Vlerësimi zyrtar i popullsisë banuese në Shqipëri është 2.8 milionë banorë. Gjatë tre viteve të fundit, 125 mijë shqiptarë ose 4.5% e popullsisë rezidente ka kërkuar azil në një nga vendet e BE-së. Rreth 42 mijë prej tyre kanë qenë më pak se 18 vjeç dhe 57 mijë kanë qenë mes 18 dhe 34 vjeç.

Azilkërkimi gjithsesi nuk është rruga e vetme e emigrimit. Kanali tjetër i rëndësishëm është bashkimi familjar.

Sipas të dhënave të Eurostat, 59 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në vendet e BE-së gjatë vitit 2016, ku shumica e lejeqëndrimeve u morën në Greqi e Itali. Të dhënat për vitin 2017 nuk janë të disponueshme. Rreth 34 mijë morën leje qëndrimi për "arsye familjare".

The post 22 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së në vitin 2017 appeared first on Ekonomia Online.

Visar Ymeri me deputetët e tij e lëshojnë seancën

Posted: 20 Mar 2018 10:21 AM PDT

Grupi i Deputetëve të Pavarur, i njohur si krahu i Visar Ymerit, e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet debati për demarkacionin me Malin e Zi.

Ende nuk dihet arsyeja, megjithatë më herët, Visar Ymeri nga ky grup, ka thënë se nuk do ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Ymeri tha se projektligji për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi përmban një mori dëshirash të individëve brenda kabinetit qeveritar, teksa pranoi se për shkak të relievit mund të ketë nevojë për korrektime, porse asnjëherë nuk merr përmasa të mijëra hektarëve, siç edhe ka ndodhur ne rastin e Kosovës.

The post Visar Ymeri me deputetët e tij e lëshojnë seancën appeared first on Ekonomia Online.

Kuvendi vazhdon debatin për demarkacionin

Posted: 20 Mar 2018 10:16 AM PDT

32 deputetë presin që gjatë seancës së sotme të thonë fjalën e tyre për demarkacionin.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një fotografie të publikuar nga vetë ajo.

Krerët e vendit janë shprehur të bindur se i kanë 80 vota të mjaftueshme demarkacioni do të kalojë, përndryshe nuk do e kishin thirrur seancën e sotme.

Në sallë në fillim të seancës të pranishëm ishin 85 deputetë.

Koalicioni qeverisës dhe LDK-ja janë shprehur pro marrëveshjes, ndërsa Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur janë deklaruar kundër.

Lista Serbe nuk është fare në sallë.

The post Kuvendi vazhdon debatin për demarkacionin appeared first on Ekonomia Online.

Kelmendi paraqitet nga klinika ku po e merr trajtimin mjekësor, thotë se është kërcënuar ai dhe familja e tij (Video)

Posted: 20 Mar 2018 10:12 AM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi ka treguar se nuk mund të vijë në Kuvendin e Kosovës.

Ai  për "RTV Dukagjini" se është lajmëruar nga shtrati i Klinikës në të cilën është shtruar ai, dhe ku është duke e pastruar gjakun në tretman treditor.

"Qëndrimi im gjithmonë ka qenë kundër. Dihet vendi nga unë vi, që jetoj dhe punoj atje. Është krijuar opinioni që të gjithë ata që e votojnë demarkacionin, janë tradhëtar të vendit", ka shtuar Kelmendi.

Ai tha se do ta votonte demarkacionin sikur kërcënuesit ndaj tij dhe familjes së tij dalin e kërkojnë falje publike.

"Nëse nesër vazhdon parlamenti më punën do të jem i gatshëm të vazhdoj procesin në Parlament. Gjithnjë kom besuar se demarkacioni ka qenë çështje vërtetë që nuk ka pasur nevojë të prolongohet. Unë kam qenë kundër për shkak të shqetësimeve të rugovasve që po humbin territor. Kam marrë kërcënime ne emër personale dhe në të anëtarëve të familjes. Për vete nuk kam frikë fare, por për anëtarët e familjes", ka theksuar Kelmendi.

Ai ka konfirmuar se Policia e ka vizituar atë dhe familjen e tij në shtëpi, duke shtuar se e kanë dëgjuar edhe bashkëshorten e e Kelmendit se nuk po mund të dalin në pronat të cilat i kanë në Rugovë, për shkak se po ndjehen të kërcënuar.

"Jemi në gjendje me bisedu me ta, por jo të jap emra. Ata na kanë kërcënuar në formën më të ulët, me e porosi për anëtarët e familjes. Ata nuk mund të lëvizin lirshëm, nëse unë e votoj demarkacionin", ka theksuar Kelmendi.

Ekskluzive: Deputeti Ramiz Kelmendi flet nga tretmani i hemodializës

EKSKLUZIVE: Ramiz Kelmendi flet nga tretmani i hemodializës."Më kërcënuan, nuk mund ta votoj demarkacionin"

Posted by RTV Dukagjini on Tuesday, 20 March 2018

The post Kelmendi paraqitet nga klinika ku po e merr trajtimin mjekësor, thotë se është kërcënuar ai dhe familja e tij (Video) appeared first on Ekonomia Online.

Labinot Tahiri ndryshon mendje për votimin e Demarkacionit

Posted: 20 Mar 2018 10:12 AM PDT

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka thënë se ai nuk është më i sigurt nëse do të votojë pro marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Tahiri është një nga deputetët që ka qenë pro Demarkacionit, por tash ka thënë se nuk është më i sigurt, pasi kalimi i demarkacionit po varet edhe nga votat e Listës Serbe, raporton Klan.

Deri sot kam qenë pro Demarkacionit, por tash nuk e di meqë nuk po varet vetëm nga vota shqiptare, ka deklaruar Tahiri.

The post Labinot Tahiri ndryshon mendje për votimin e Demarkacionit appeared first on Ekonomia Online.

Objektivi i Mogherinit: Negociata pa kushte për Shqipërinë

Posted: 20 Mar 2018 10:11 AM PDT

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Europian, Federica Mogherini foli për një objektiv që i ka vendosur vetes për 3-4 muajt në vijim.

 "Objektivi im është që të kemi një rekomandim të pakushtëzuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë dhe së dyti për të bërë që KE të vendosë në qershor të çelë negociatat dhe më pas të fillojmë", deklaroi kryediplomatja e BE-së në takimin "Miqtë e Shqipërisë" në PE.

Anëtarësimin e Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Mogherini e sheh si çështje interesash të përbashkëta, ndërsa thotë se Brukseli është i vetmi që mund të "zbojë" lojtarët e tjerë nga rajoni.

"Integrimi është çështje interesash edhe për vetë BE. Në këto kohë flasim shumë për konkurencë gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan, por unë them që nëse BE është aty në mënyrë të qëndrueshme, atëherë nuk ka hapësirë për lojtarë të tjerë në rajon. Është i vetmi vend në botë ku BE mund të bëjë dallimin e mirëfilltë. A duam ta ushtrojmë këtë pushtet apo jo?", pyeti ajo.

Sa i takon luftës kundër krimit të organizuar, Mogherini thotë se ajo është një proces i vazhdueshëm, raporton TCH.

"Lufta ndaj krimit është një proces i vazhdueshëm dhe qasja e duhur nis me atë që ne duhet të pranojmë që ky krim ekziston", u shpreh ajo.

The post Objektivi i Mogherinit: Negociata pa kushte për Shqipërinë appeared first on Ekonomia Online.

Hoxhaj: Sot nuk duhet ta lëshojmë këtë sallë pa e votuar demarkacionin

Posted: 20 Mar 2018 10:08 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në fjalën e tij në seancën e cila po mbahet për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit tha se nuk do të duhej të lëshohej salla e kuvendit pa u ratifikuar marrëveshja, raporton Ekonomia Online.

"Sot nuk duhet ta lëshojmë këtë sallë pa e ratifiku këtë marrëveshje. Vota që jepet sot pro ratifikimit nuk i jep fund vetëm izolimit nuk e hap vetëm perspektivën e liberalizimit por nuk do të ketë ngjarje më të rëndësishme në 10 vitet e ardhshme sesa liberalizimi i vizave”.

“Tema që e kemi sot është një temë e cila është diskutuar në këto dy tri vitet e fundit në të gjitha forumet politike dy tri herë në Kuvend por jo me një qartësi se do të ketë lëvizje. Debati për këtë temë është një debat i shterur por nëse deputetët e dëshirojmë të shkojnë në thellësi natyrisht në e respektojmë vullnetin e tyre deri në orët e mëngjesit. Sot në fakt i kem dy pritje”.

“Në pritje është ajo që e presin edhe qytetarët që sot shumica e deputetëve jo vetëm të koalicionit qeverisës por dhe e opozitës do ta votojnë këtë marrëveshje, por sa dëgjova kolegët e tjerë ka edhe një pritje tjetër që kjo marrëveshje të mos të kaloj", tha ai.

The post Hoxhaj: Sot nuk duhet ta lëshojmë këtë sallë pa e votuar demarkacionin appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more