Skip to main content

DRENICA PRESS

DRENICA PRESS


Aksident komunikacioni në Skenderaj, ka të lënduar

Posted: 21 Mar 2018 12:58 AM PDT

Policia e Kosovës ka raportuar për një aksident trafiku në rrugën "Fadil Rrustemi" në Skenderaj.

"Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjer. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë./Drenicapress.info/

The post Aksident komunikacioni në Skenderaj, ka të lënduar appeared first on DRENICA PRESS.

Drenas, zhduket një i ri

Posted: 21 Mar 2018 12:53 AM PDT

 

Një person është zhdukur në Drenas

Një prind nga Drenasi ka njoftuar policinë se djali i tij me të meta psikike, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e tij.

"Ankuesi  mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se djali i tij me të meta psikike, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e tij. Njësit policore janë duke hetuar rastin", thuhet në njoftimin e policisë./Drenicapress.info

The post Drenas, zhduket një i ri appeared first on DRENICA PRESS.

E kishte lënë makinën të parkuar para restorantit gjithë natën, në mëngjes gjeti një letër

Posted: 21 Mar 2018 12:49 AM PDT

Çdo vit, në Mbretërinë e Bashkuar, rreth gjysmë milioni njerëz bëjnë testin e alkoolit në komunikacion dhe së paku 100,000 prej tyre, dalin pozitiv, duke marrur parasysh këto shifra, vozitja në ndikim të alkoolit është problem serioz.

Ndërsa një rast i veçantë dhe shumë interesant ka ndodhur në një restorant në Kanada.

Paula Alberta, një grua në Kanada, ka shkuar në restorant me burrin e saj për darkë, ndërsa pasi kanë dalur nga restoranti, veturën e kanë lënë të parkuar në parking dhe në shtëpi kanë shkuar me taksi, transmeton lajmi.net

Të nesërmen në mëngjes, kur u kthye për ta marrë veturën, Alberta në xhamin e veturës gjeti një letër të shkruar nga pronari i restorantit.

"Ne dëshirojmë të ju falenderojmë që keni lënë makinën tuaj të parkuar këtu. Nuk e di sigurt nëse keni konsumuar alkool në restorantin tonë natën e mbrëmshme, por ne duam të ju falenderojmë që nuk keni vozitur nën ndikimin e alkoolit, nëse kjo ishte arsyeja. Në restorantin tonë ju keni një kupon për të ngrënë krahë pule dhe ju lutemi ta pranoni si dhuratë për përgjegjësinë e treguar. Jeta është e çmuar. Ju uroj fundjavë të mrekullueshme!", kishte shkruar pronari i restorantit në atë letër.

Ne dëshirojmë të ju falenderoj për të lënë makinën tuaj të parkuar këtu brenda natës. Unë nuk e di me siguri nëse nuk keni pasur alkool në restorantin tonë, por ne duam të ju falënderoj për të mos makinës nën ndikimin e alkoolit. Ju keni këtu një kupon për krahë pule bëjmë në restorant. Ju lutem pranoni atë si një dhuratë për përgjegjësinë tuaj. Jeta është e çmuar. Ju uroj një fundjavë të mrekullueshme! ?? "

Paula e ka rrëfyer historinë e saj në rrjetet sociale dhe njerëzit janë ndjerë të befasuar, kjo histori ka bërë bujë të madhe kudo.

The post E kishte lënë makinën të parkuar para restorantit gjithë natën, në mëngjes gjeti një letër appeared first on DRENICA PRESS.

Kush janë myslimanët Rohingya dhe pse po largohen nga Mianmar?

Posted: 21 Mar 2018 12:34 AM PDT

Ata janë përdhunuar, torturuar dhe janë vrarë. Dy kombe që nuk i duan, kanë luajtur me ta sikurse me top ping-pongu. Janë detyruar të kryejnë punë të vështira dhe nuk kanë asnjë të drejtë në tokën e tyre.

Myslimanët Rohingya janë ndër njerëzit më të përndjekur në botë, dhe sërish ata e gjejnë veten duke u vrapuar për të shpëtuar jetën e tyre.

Në vendin e Azisë Juglindore të Myanmar, i njohur më parë si Burma, janë duke u zhvilluar përleshje të ashpra midis forcave të sigurisë dhe militantëve të Rohingya, duke lënë të vdekur qindra persona. Gjatë 12 ditëve të fundit, rreth 123 mijë Rohingya janë larguar nga vendi dhe kanë kaluar në Bangladesh, tregojnë shifrat e OKB-së, transmeton portali arbresh.info

Kush janë Rohingya?

170905105335-who-are-the-rohingya-2-exlarge-169

Rohingya është një grup etnik i minoritetit mysliman që ka jetuar në Mianmar për shekuj me rradhë. Sot, më shumë se një milion prej tyre jetojnë në vend, shumica në shtetin bregdetar perëndimor në Rakhninë, ku edhe përbëjne një të tretën e popullsisë. Ata flasin gjuhën e tyre, e cila nuk njihet nga shteti.

Ka përleshje të rregullta midis Rohingya dhe forcave të sigurisë të vendit, si dhe grupeve të tjera etnike në Rakhine, të cilat janë kryesisht budiste. Grupet militante të Rohingya shpesh përfshihen në këto përplasje.

Edhe murgjit budistë janë akuzuar për nxitje të dhunës kundër këtij komuniteti mysliman dhe besohet se kanë udhëhequr një lëvizje bojkotimi kundër tyre gjatë përleshjeve vdekjeprurëse në vitin 2012.

Një komunitet i refugjatëve Rohingya gjithashtu jeton në Bangladesh, ndërsa kanë migruar në Malajzi, ku zakonisht punojnë ilegalisht.

Pse nuk njihen si Burmesë?

170903094234-rohingya-refugees-0901-exlarge-169

Qeveria në Mianmar refuzon t'i njohë Rohingya si qytetarë të saj,  duke pretenduar se ata janë nga Bangladeshi ose Bengali. Agjencia e OKB-së për refugjatët dhe grupet e të drejtave të njeriut në të kaluarën ka akuzuar qeverinë për spastrim etnik ndërmjes politikave të saj represive.

Duke pasur një histori kaq të gjatë në Mianmar, përkatësia etnike e Rohingya është më komplekse sesa e bën qeveria, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info

Qeveria ka argumentuar se Rohingya janë fermrët që janë larguar nga Bangladeshi. Shumë prej tyre kanë arritur në Mianmar gjatë sundimit britanik, në viti 1824 deri në vitin 1948, kur Burma konsiderohej provincë e Indisë. Komuniteti Rohingya u dërguan në Burma si punëtorë, në atë që Britania e konsideronte migrim të brendshëm.

Shumë Rohingya thonë se ata janë pasardhës të tregtarëve myslimanë, të cilët janë ndjekur gjatë shekullit 9-të.

Kur Mianmar fitoi pavarësinë në vitin 1948, Rohingya ishin në gjendje të aplikonin për letërnjoftime, të cilat ofrojnë të drejta për ta, madje edhe mund të shërbenin në Parlamend. Por pas një grusht shteti në vitin 1962, komuniteti Rohingya e humbi këtë të drejtë dhe u konsiderua si komunitet i huaj.

Në vitin 1982, një ligj u lejonte atyre shtetësinë, vetëm nëse mund të flisnin një gjuhë të njohur zyrtarisht dhe nëse kishin prova se familjet e tyre kishin jetuar në vend edhe para pavarësisë. Por shumica nga komuniteti nuk ishin pajisur asnjëherë me dokumente që dëshmonin se ata kishin jetuar në vend edhe para pavarësisë dhe në këtë formë ata ngelën njerëz pa shtetësi.

Si është jeta për ta në Mianmar?

170905105243-who-are-the-rohingya-1-exlarge-169

Rohingya është përballur me represion që nga vitet e 70-ta, por më intesivisht kjo ka filluar të ndodhë në vitin 2011, kur qeveria u transformua nga administrata ushtarake në atë civile.

Kishte shpresë se gjendja e tyre do të përmisohej, por ka ndodhur e kundërta. Ato mbetën jashtë listës kombëtare prej 135 etnive të njohura në Mianmar.  Shumë prej tyre jetojnë në Rakhinë, në kampe të varfrëa, ndërsa të tjetër kalojnë periudha duke u zhvendosur, ndërsa të tjerët jetojnë duke u larguar nga dhuna.

Çfarë thotë Bangladeshi?
170905134724-01-indonesia-rohingya-protest-exlarge-169

 

Bangladeshi nuk i konsideron ata si pjesë e popullit të vet.

Ka vlerësime të ndryshme se në vendin e Azisë Jugore, jetojnë rreth gjysmë milionë Rohingya pa dokumenta. Nganjëherë vendi lejon që Rohingya të jetojë në kampe në kufirin e saj, por në shumë  raste i kthen ata në Mianmar. Ata që qëndrojnë jetojnë si emigrantë të paligjshëm, gjë që nënkupton se bëjnë një jetë të varfër, nuk kanë të drejtë pune dhe nuk kanë qasje në shkollim.

 

Cili është roli i nobelistes Aung San Suu Kyi?
38317194_303

 

Fituesja e çmimit Nobel për Paqen Aung San Suu Kyi, është parë si një heroinë kombëtare në Mianmar dhe fytyra e një qeverie të lirë civile, megjithatë, ajo është duke u kritikuar ashpër pas dështimit për të mbështetur hapur komunitetin Rohingya. Disa kërkojnë që asaj t'i hiqet çmimi Nobel për paqe.

Në një intervistë për BBC-në, Suu Kyi ka mohuar akuzat për abuzimet me të drejtat e njeriut kundër Rohingya dhe ka mohuar se po ndodhte një spastrim etnik. Por disa vëzhgues theksojnë se çështja Rohingya është kaq e ndezur në Mianmar, saqë Suu Kyi do të humbasë popullaritetin e saj dhe përfundimisht edhe mbështetjen e saj.

Pse po protestojnë çeçenët?

170905134339-01-chechnya-rohingya-protest-exlarge-169

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar nëpër Grozny, Çeçeni. Protestat në Çeçeni janë shumë të rregulluara dhe zakonisht janë të orkestruara nga autoritetet.Ish gazetari i CNN-it për zyrën në Moskë, Jill Dougherty, ka theksuar se protestat mund të jenë organizuar nga udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili po përpiqet të pozicionojë veten si udhëheqës i myslimanëve në botë./arbresh.info/

The post Kush janë myslimanët Rohingya dhe pse po largohen nga Mianmar? appeared first on DRENICA PRESS.

Shqipëria në listën e shteteve më pak bujare. Kosova e para!

Posted: 21 Mar 2018 12:22 AM PDT

Bujaria, gatishmëria për të dhuruar, për të ndihmuar dhe për të mbështetur të tjerët kanë qenë karakteristikë e shqiptarëve në vite.

"Bukë, kripë e zemër", është një shprehje popullore që mishëronte pikërisht këtë sjellje.

Por duket se ndryshimi i ritmit të jetesës pas viteve '90, emigracioni dhe migrimi i brendshëm, të kombinuara me vështirësitë ekonomike i kanë bërë shqiptarët më të largët dhe më të ftohtë ndaj njëri-tjetrit, më pak të prirur për të bërë bamirësi dhe për të mbështetur njëri-tjetrin në rast nevoje.

Një sondazh i zhvilluar nga Gallup, në kuadër të Indeksit të Lumturisë të publikuar nga OKB, që maste edhe treguesin e bujarisë, gjeti se Shqipëria renditet në vendin e 91 në botë, duke hyrë në listën e shteteve më pak bujare.

Të anketuarve iu bë pyetja "A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?". Për Shqipërinë, përgjigja e atyre që thonë jo, është më e lartë se e atyre që thonë po.

Shqipëria rezulton një nga vendet më pak bujare në Ballkan. Karakteristikën e bujarisë e ka ruajtur më së miri Kosova, e cila rezulton e para në rajon dhe e 26-a në botë.

Më pas renditen Bosnjë dhe Hercegovina (49), Maqedonia (79).

Më "cingunë" sesa ne janë serbët (104) dhe malazezët (116). Shqipëria renditet keq edhe në treguesin e mbështetjes sociale, në vendin e 138 (e 19-a nga fundi), ku individëve u është bërë pyetja: "Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t'ju ndihmojnë kur keni nevojë?".

Në të njëjtin tregues, Kosova është në vendin e 88, ndërsa mbështetje më të madhe sociale e kanë serbët (59), malazezët (76), maqedonasit (85) dhe më pak boshnjakët (118). Edhe italianët, që renditen më keq se ne në indeksin e bamirësisë, kur vjen fjala për të ndihmuar njëri-tjetrin janë më të gatshëm (vendi i 27).

Shqipëria ishte e fundit në Europë në indeksin e lumturisë, në vendin e 112 në botë, nga 157 shtete.

Krahas të ardhurave të ulëta për frymë dhe perceptimit të lartë për nivelin e korrupsionit në vend, faktorë të tjerë që i bënin shqiptarët të palumtur lidheshin me mungesën e mbështetjes tek njëri-tjetri.

Krejt ndryshe është Kosova, që ndonëse renditet më keq në të ardhurat për frymë sesa Shqipëria, solidariteti që ata kanë ndaj njëri-tjetrit dhe fakti që e dinë se në rast se kanë një hall kanë një krah ku të mbështeten, i bën ata të ndihen më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën.

Në botë, shtetet, qytetarët e të cilëve janë më të gatshëm të bëjnë bamirësi, janë Myanmar, Indonezia, Haiti, Siria.

Në Europë kryesojnë Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Norvegjia, Suedia, Danimarka. Të fundit në botë për bujarinë janë Kina, Maroku, Lituania.

Shtetet me mbështetjen më të madhe ndaj njëri-tjetrit në rast nevoje ne botë janë Islanda, Zelanda e Re, Finlanda, Danimarka.

The post Shqipëria në listën e shteteve më pak bujare. Kosova e para! appeared first on DRENICA PRESS.

Njeriu me hundën më të gjatë në botë

Posted: 21 Mar 2018 12:21 AM PDT

Hunda më e gjatë në botë e një njeriu të gjallë është 8.8 centimetra.

Ajo është hunda e Mehmet Ozyurek nga Turqia, që rekordin e mban që prej vitit 2010 kur e fitoi çmimin në një emision në Romë.

Por megjithatë, kjo ndoshta nuk është hunda më e gjatë në histori.

Ka raportime se gjatë viteve 1770 në cirkun anglez, Thomas Wedders kishte hundë të gjatë 19 centimetërshe.

The post Njeriu me hundën më të gjatë në botë appeared first on DRENICA PRESS.

Pamje nga kamerat e fshehta në pyjet e Llogarasë, shihni ç’kanë filmuar natën..

Posted: 21 Mar 2018 12:19 AM PDT

Këto fotografi janë marrë nga kamerat kurth në pyjet e Llogarasë dhe Karaburunit kohët e fundit.

Shihni kafshët në jetën e tyre të zakonshme të pashqetësuar nga njeriu.

.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

 

The post Pamje nga kamerat e fshehta në pyjet e Llogarasë, shihni ç'kanë filmuar natën.. appeared first on DRENICA PRESS.

I lëshojnë mjekrrat pas daljes nga “Vetëvendosje”

Posted: 20 Mar 2018 11:42 PM PDT

Që kur i është ndarë grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ish kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri ka ndryshuar pamje. Përveç shtatit të lartë ai tani dallon nga kolegët e tij edhe me mjekër të bardhë, shkruan Infokusi.

Mjekra duket se është bërë edhe simbol i deputetët e tjerë të kësaj partie, si ata që e përkrahin Albin Kurtin si ata që e Kundërshtojnë.

Të martën, në seancën e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi, thuajse të gjithë nga Grupi i Deputetëve të Pavarur janë shfaqur me mjekra, përveç Dardan Sejdiut./Infokusi/

Image

Image

The post I lëshojnë mjekrrat pas daljes nga "Vetëvendosje" appeared first on DRENICA PRESS.

Zbulohet amaneti i DIKTATORIT Enver Hoxha para se të vdiste, ja çfarë i tha të birit

Posted: 20 Mar 2018 11:39 PM PDT

I biri i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Sokol Hoxha ka zbuluar amanetin e fundit që i la i ati para se të ndahej nga jeta.

Madje Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te vdiste. "Tetë
apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe
sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç: "Ruajuni dhe sidomos
ruaj Lilianën", thote ai.

Pyetje: Ç'do të thoshte me ruajunin?

Sokoli pergjigjet: Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës,
kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh. Me këtë donte të na
bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte
evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e
lidhur me Ramiz Alinë.

Sokoli tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i të atit.

"Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në
jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur,
madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur", tha ai për
"Panorama".

Sokoli zbulon se Enveri e kishte pikë të dobët nusen e tij, Lilianen. " Vërtet
e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai
ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerësonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë", tha ai.

The post Zbulohet amaneti i DIKTATORIT Enver Hoxha para se të vdiste, ja çfarë i tha të birit appeared first on DRENICA PRESS.

“Pashë fëmijë duke u përdhunuar në sytë e babait të tyre”

Posted: 20 Mar 2018 11:36 PM PDT

Ish-të burgosurit e burgut famëkeq të “Abu Ghraib” thonë se koha nuk kanë shëruar plotësisht dhimbjen fizike dhe mendore që pësuan në burgun e torturave të SHBA-ve.

Një irakian flet në 15 vjetorin e pushtimit të Irakut nga SHBA-të.

“Koha që kam kaluar në atë burg më duket si një jetë. Një orë nga ajo dhimbje, poshtërim dhe padrejtësi qëndron me ju përgjithmonë“, i tha RT Anwer Al-Sudani, një ish-i burgosur Abu Ghraib.

Pasi u përdor nga Saddam Hussein për të mbyllur disidentët politikë, burgu Abu Ghraib u shndërrua në një strukturë të paraburgimit të Ushtrisë Amerikane pak pas pushtimit të Irakut nga SHBA në mars 2003.

Në prill të vitit 2004, fotografitë që tregonin se të burgosurit i ishin nënshtruar torturës, poshtërimit seksual, përdhunimit dhe formave të tjera të abuzimit në duart e ushtarëve amerikanë, u zbuluan në mediat botërore.

Objekti, i vendosur rreth 20 kilometra në perëndim të Bagdadit, mbante deri në 3.800 të burgosur në kulmin e përdorimit nga ushtria amerikane. Në vitin 2006, të gjithë të burgosurit e mbetur në Abu Ghraib u transferuan në burgje të tjera, dhe objekti iu dorëzua qeverisë së Irakut.

Më shumë se një dekadë ka kaluar që kur SHBA ka hequr dorë nga kontrolli i burgut famëkeq, por ish-të burgosurit thonë se plagët fizike dhe mendore nga koha e tyre në objekt nuk janë shëruar ende.

“Unë ende kam ankthe dhe kam dhimbje fizike dhe mendore, sikur gjithçka ka ndodhur dje”,  thotë Ali Al Qasi, një ish-i burgosur në burg.

“Unë punoj natë e ditë në përpjekje për të harruar. Ajo që ne kaluam dhe çfarë ndodhi me Irakun, ishte një krim i tmerrshëm. Na copëtoi”, shtoi ai.

“Pasi u lirova, sa herë që shihja amerikanët në rrugë, isha i tmerruar pasi mendoja do të më dërgonin përsëri në atë vend dhe do të më torturonin përsëri. Dëgjoj ende britmat natën dhe nuk mund të fle”, thotë Emad Al-Lamy, një tjetër i paraburgosur.

Al Qasi thotë se çdo person i cili ishte i ndaluar në objekt, duke përfshirë fëmijët, “i ishte nënshtruar shkeljeve, torturës, abuzimit seksual, poshtërimit, përdhunimit, dhe shumë gjëra të tjera të këqija”.

“Pashë një fëmijë; ata e përdhunuan para babait të tij. Këta hetues ishin nga kontraktorët, ata kryen krime të tmerrshme. Nuk mund ta harroj as elektricitetin. Pothuajse ndjehej sikur zjarri do të dilte nga sytë. Është diçka që nuk mund të harrosh”.

Sipas gjeneralit të përgjithshëm Antonio Taguba, i cili drejtoi hetimin formal mbi abuzimin e të burgosurve në Ab Ghraib, rreth 2,000 fotografi të marra në burgun famëkeq dhe gjashtë objekte të tjera në Irak dhe Afganistan përshkruajnë “tortura, abuzime dhe dhunime”.

Hetimi i brendshëm i Taguba mbi abuzimet në Abu Ghraib përfshinte deklarata të betuara nga 13 të burgosur, të cilat ai e përshkroi si “të besueshëm bazuar në qartësinë e deklaratave të tyre dhe dëshmive mbështetëse të dhëna nga dëshmitarë të tjerë”.

/Ora News.tv/

 

The post “Pashë fëmijë duke u përdhunuar në sytë e babait të tyre” appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more