Skip to main content

DRENICA PRESS

DRENICA PRESS


Publikohet lista përfundimtare, këta persona punësohen në komunën e Drenasit (DOKUMENT)

Posted: 22 Mar 2018 01:50 AM PDT

Më 23 shkurt, Komuna e Drenasit kishte hapur konkurs për mësimdhënës në disa shkolla të Drenasit.

Pas një muaji, Komuna ka përfunduar këtë process dhe sot ka shpallur listën e kandidatëve që kanë kaluar me sukses testin me shkrim dhe intervistën me gojë.

Kjo është shpallja e komunës:

Fotografia e Komuna e Drenasit

The post Publikohet lista përfundimtare, këta persona punësohen në komunën e Drenasit (DOKUMENT) appeared first on DRENICA PRESS.

Bora dëmton stadiumin “Adem Jashari” para ndeshjes së përfaqësueses (Video)

Posted: 22 Mar 2018 01:38 AM PDT

Vetëm një ditë na ndan nga përballja e Kosovës dhe Azerbajxhanit, e vlefshme për kualifikimet në kampionatin Evropian, për grupmoshat U-21.

Bora që ra në vendin tonë ka dëmtuar fushën e stadiumit "Adem Jashari" në
Mitrovicë.

Edhe interesimi për t`a parë nga afër ndeshjen duket tejet i vogël.

The post Bora dëmton stadiumin "Adem Jashari" para ndeshjes së përfaqësueses (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Mediat në Shqipëri e akuzuan për urrjejtje, ja si përgjigjet futbollisti i Drenicës

Posted: 22 Mar 2018 01:35 AM PDT

Një shaka e Taulant Dajakut në llogarinë e tij ka përfunduar mes rreshtave në mediat e Shqipërisë, derisa e kanë akuzuar mesfushorin drenicas për nxitje të urrejtjes.

E përditëshmja "Panorama", e ka cilësuar si urrejtje ndaj trajnerve shqiptarë, postimin e Dajakut.

"Urrejtja për trajnerët shqiptarë, shikoni çfarë shkruan futbollisti kosovar për emërimin e Starovës", titullohet lajmi i 'Panoramës', duke i'u referuar postimit të Dajakut.

Ndërkohë që më pas ka ardhur edhe reagimi i Dajakut, i cili edhe ka kërkuar falje, megjithëse ka insistuar se ai publikim ishte bërë vetëm sa për shaka:

The post Mediat në Shqipëri e akuzuan për urrjejtje, ja si përgjigjet futbollisti i Drenicës appeared first on DRENICA PRESS.

E papritur: Joshua tregon se kur do të pensionohet

Posted: 22 Mar 2018 01:32 AM PDT

Anthony Joshua dëshiron të shijojë një dekadë mbizotërimi dhe pastaj të largohet nga boksi pa u rrahur nga kjo lojë.

28-vjeçari do të dalë në pension në vitin 2023, sipas TalkSport, shkruan GazetaBlic.

"Unë jam duke menduar për kohën, kur unë kurrë nuk do të duhet të stërvitem më", tha fillimisht Joshua.

"Unë mendoj që në 10 vitet e ardhshme do të përfundojë karrierën time", përfundoi Joshua.

Vlen të theksohet se Joshua do të ndeshet me Parker më 31 mars./GazetaBlic/ 

The post E papritur: Joshua tregon se kur do të pensionohet appeared first on DRENICA PRESS.

“Ramush Haradinaj, Zoti t’marroftë e të zëntë gjaku i të gjithë atyre që luftuan për ato toka”

Posted: 22 Mar 2018 01:31 AM PDT

Vajza e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj pas ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin, duke i thënë "Ramush Haradinaj, Zoti t'marroftë e të zëntë gjaku i të gjithë atyre që luftuan për ato toka".

"Ramush Haradinaj, Zoti t'marroftë e të zëntë gjaku i të gjithë atyre që luftuan për ato toka, me të cilat bëni pazare si t'jau ketë falë baba.

Votën time s'e ke marrë kurrë dhe s'e merr sa t'jetë jeta, por ata që ta kanë dhënë, sot e panë se çka i ndodh një vendi e një shoqërie, kur në krye të qeverisë e ka një kriminel ordiner si ti. Pis bre!" 

The post "Ramush Haradinaj, Zoti t'marroftë e të zëntë gjaku i të gjithë atyre që luftuan për ato toka” appeared first on DRENICA PRESS.

BE për votimin e Demarkacionit: Plotësuat një kriter, duhen edhe tjerat për viza!

Posted: 22 Mar 2018 01:29 AM PDT

Bashkimi Evropian ka njoftuar dhe përsëritur edhe sot, se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi sot, është përmbushje e një prej kritereve kyçe për liberalizim të vizave.

"Ratifikimi i sotëm i Marrëveshjes së Demarkimit të Kufirit me Malin e Zi, nga Kuvendi i Kosovës, përfaqëson një arritje reale, një mirëseardhje dhe progres konkret, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinje si dhe të Komisionit të ri Strategjik për Ballkanin Perëndimor", thuhet në Deklaratën e BE-së.

"Ratifikimi është po ashtu përmbushje e një prej kritereve kyçe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Siç ka thënë presidenti Juncker në një vizitë së fundi në Kosovë, është një hap kyç drejt liberalizimit të vizave nga i cili do të ketë dobi para se të gjithash populli".

"Më 2016, Komisioni Evropian ia propozoi Këshillit dhe Parlamentit Evropian që t'i heqë kërkesat për viza për qytetarët e Kosovës në atë se Kosova do ta ratifikonte Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi, dhe ta forcojë performancën e saj në luftimin ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vlerësimi i procesverbalit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon në dritën e informatave më të fundit të siguruar nga autoritetet kosovare".

"Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë ta vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet e suksesshme për ta arritur udhëtimin pa viza për popullin e Kosovës dhe në interes të rajonit ".

The post BE për votimin e Demarkacionit: Plotësuat një kriter, duhen edhe tjerat për viza! appeared first on DRENICA PRESS.

Nuk ka marrë fund gjithçka me Demarkacionin: Ky është hapi i radhës i Vetëvendosjes

Posted: 22 Mar 2018 01:26 AM PDT

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka theksuar se VV nuk do të rrijë duarkryq sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ajo në një intervistë të dhënë për emisionin "Interaktiv" të KTV-së ka theksuar se VV do t'i mbledh nënshkrimet dhe projektligjin e votuar sot në Kuvend do të dërgoj në Gjykatën Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.

"Ne jemi në përgatitje të dosjes për ta dërguar këtë projektligj në Gjykatën Kushtetuese. Kemi fakte të mjaftueshme që janë bërë shkelje kushtetuese", tha ajo.

Deputetja e VV-së ndër të tjera ka bërë të ditur se me 10 nënshkrime, brenda 8 ditësh këtë çështje do ta referojnë në Kushtetuese.

Sipas saj, vendi i vetëm në botë që ka falur tokë për viza, është Kosova.

The post Nuk ka marrë fund gjithçka me Demarkacionin: Ky është hapi i radhës i Vetëvendosjes appeared first on DRENICA PRESS.

Përfundojnë takimet në Bruksel pa asnjë proges, pala kosovare kthehet sot

Posted: 22 Mar 2018 01:24 AM PDT

Nga e hëna, ekipi negociator i Kosovës ka qëndruar në Bruksel, ku ka zhvilluar takime me palën serbe në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Përgjatë tri ditëve, dy palët kanë diskutuar për Asociacionin e komunave serbe, energjinë, urën në Mitrovicë, pikat e përbashkëta kufitare dhe lirinë e lëvizjes, shkruan Indeksonline.

Për mbarëvajtjen e bisedimeve, në një prononcim për Indeksonline ka dhënë detaje shefi i Negociatave me Serbinë, Avni Arifi.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur asnjë progres në raundin e fundit të bisedimeve.

"Dje kanë përfunduar takimet dhe ne po kthehemi. Tash mundem vetëm të konstatoj se asnjë progres nuk është arritur", ka thënë Arifi.

Kujtojmë se para këtij raundi, për herë të fundit dy palët kishin caktuar takim më 16 janar, por që u anulua për shkak të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic në veri të Mitrovicës. /Indeksonline/

The post Përfundojnë takimet në Bruksel pa asnjë proges, pala kosovare kthehet sot appeared first on DRENICA PRESS.

Moti për ditën e sotme

Posted: 22 Mar 2018 01:23 AM PDT

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale kanë lëvizur ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike është mbi vlerat e normales, lagështia relative e ajrit 87%, dukshmëria horizontale 1km. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

The post Moti për ditën e sotme appeared first on DRENICA PRESS.

“Gabimi” i Policisë Kufitare, ndalohet i pafajshmi dhe lihet i lirë fajtori

Posted: 22 Mar 2018 01:21 AM PDT

"Fiks Fare" denoncoi këtë të mërkurë sesi nga një "gabim" i Policisë Kufitare, një qytetari i është ndaluar e drejta të dalë jashtë shtetit.

Durim Muslia, nga Puka, është ankuar në "Fiks Fare" se Policia Kufitare ka falsifikuar dokumentet në emrin e tij, duke mos e lejuar për të dalë jashtë shtetit dhe duke favorizuar personin që ka bërë shkeljen.

Ai tregon për "Fiks Fare" se, në dhjetor të vitit 2017 ka dashur të shkojë në Itali për pushime. Kur ka shkuar në pikën e kalimit kufitar, ai nuk është lejuar nga policia shqiptare të kalonte kufirin, pasi rezultonte se në vitin 2015 ishte deportuar nga Maqedonia me dokumente false.

Ai ka shpjeguar se nuk ka qenë asnjëherë në Maqedoni, por kjo nuk e ka bindur policinë. Pas refuzimit, ai i është drejtuar Departamentit të Kufirit me shkresë zyrtare për të sqaruar këtë situatë. Ata i kanë thënë se nga verifikimi rezulton se ka qenë pikërisht ai, personi që është deportuar nga Maqedonia.

Por vet qytetari thotë se nuk ka qenë asnjëherë në Maqedoni, e madje për datat kur pretendohet se ai ka qenë në Maqedoni rezulton se ka qenë në punë, kjo e vërtetuar me plan shërbimi dhe me vërtetim nga puna. Gjithsesi ende nuk ka gjetur një zgjidhje, ndaj i është drejtuar emisionit "Fiks Fare".

Sipas përgjigjes që ka marrë qytetari, rezulton se historia ka nisur më 14 qershor të vitit 2015 në pikën kufitare të Tushemishtit, kur policia maqedonase ka njoftuar policinë shqiptare se ka kapur një shqiptar me pasaportë false dhe leje drejtimi mjeti false, në emër të qytetarit Gentjan Cakani.

Policia maqedonase ka intervistuar të ndaluarin, i cili ka deklaruar se quhet Durim Hysni Muslia, i lindur më 19 janar 1984 në Pukë dhe banues në Durrës. Policia shqiptare pretendon se ka verifikuar në sistemin "TIMS" dhe ka konkluduar se personi i ndaluar në Maqedoni kishte ngjashmëri me shtetasin Durim Gjin Muslia, i lindur më 20 mars 1987.

Disa ditë më vonë, më 25 qershor të vitit 2015, në orën 19:00 është deportuar shqiptari i ndaluar, i cili ka kryer dënimin me 8 ditë burgim në Maqedoni. Madje, ditën e deportimit, policia maqedonase ka sjellë dhe një fotokopje të fotografisë së personit të deportuar.

Ndërsa policia shqiptare ka verifikuar të dhënat në sistemin "TIMS" dhe ka intervistuar të deportuarin. Nga verifikimet, sipas policisë ka rezultuar se personi i deportuar është Durim Gjin Muslia, pra personi që është ankuar në "Fiks Fare", dhe jo Durim Hysni Muslia, siç e kishte identifikuar pala maqedonase.

Prandaj, Departamenti i Kufirit dhe Migracionit ka deklaruar se nuk mund të procedojë më tutje për të ndrequr këtë gabim.

Pas kësaj përgjigjeje nga policia, "Fiks Fare" nisi verifikimin në çdo institucion për të vërtetuar nëse Durim Musliaj, që ankohet, është i njëjti person që është deportuar, siç pretendon policia shqiptare, apo është një tjetër person.

Fillimisht, qytetari dhe "Fiksi" shkuan në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, në Korçë. Drejtoria e Policisë së Korçës i thotë qytetarit se nuk mund t'ia zgjidhin çështjen, pasi duhet t'i drejtohet gjykatës. Qytetari shkon edhe në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, por i thonë se nuk mund të bëjnë asgjë, pavarësisht se ai jep edhe shenjat e gishtave për të vërtetuar se nuk ka qenë ai që është deportuar nga Maqedonia.

Me që policia shqiptare është e bindur se qytetari që ankohet është ai që është deportuar, "Fiks Fare" shkoi edhe në Maqedoni. Bashkë me qytetarin, "Fiksi" kaloi në pikën kufitare të Tushemishtit, ndërkohë që policia nuk e ndalon, pavarësisht se ka një urdhër refuzimi.

Më pas, "Fiksi" shkoi në Ohër dhe takoi drejtorin e Burgut në këtë qytet, Haxhi Rizvani. Ai shikon dosjen e personit Durim Muslia, që është dënuar në Maqedoni, dhe vërteton se nuk është i njëjti person që ka probleme me policinë shqiptare.

Duke qenë se këtë dosje nuk mund ta japë pa leje nga gjykata, bashkë me drejtorin, "Fiksi" shkoi te qytetari. Gjatë prezantimit, gazetari i "Fiksit" e pyeti drejtorin nëse ishte apo jo ky person, ai që ka vuajtur dënimin, por drejtori i Burgut deklaroi se nuk është i njëjti person.

"Fiks Fare" arriti të sigurojë një foto të personit të dënuar në Maqedoni. Pas fotos u bënë verifikime edhe në Gjendjen Civile, ku rezulton se në Shqipëri nuk ekziston vetëm Durim Gjin Muslia, por edhe Durim Hysni Muslija. Pra ndryshojnë atësia, datëlindja dhe mbiemri me një shkronjë, e duke ballafaquar foton që disponon burgu maqedonas me sistemin "TIMS" në Shqipëri, rezulton se personi i deportuar është Durim Hysni Muslija dhe jo Durim Gjin Muslia.

Për këtë arsye, në kthim nga Maqedonia, gazetarët e "Fiksit" biseduan edhe me oficerin e policisë shqiptare. Ky i fundit deklaroi se problemi mund të zgjidhet vetëm kur të gjendet personi, i cili ka dhënë të dhënat e personit që ankohet në "Fiks Fare". Mbi këtë rast, "Fiks Fare" pyeti edhe Ministrinë e Brendshme, por nuk mori një përgjigje prej saj sesi ka ndodhur ky "gabim", e nëse ka qenë me dashje, apo nga ndonjë ngatërresë e punonjësit të policisë.

 

The post "Gabimi" i Policisë Kufitare, ndalohet i pafajshmi dhe lihet i lirë fajtori appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more