“Real, Barca dhe PSG vihen pas Salahit, të gatshëm ta kalojnë edhe shifrën e paguar për Neymar” plus 9 more Telegrafi Futboll
“Real, Barca dhe PSG vihen pas Salahit, të gatshëm ta kalojnë edhe shifrën e paguar për Neymar” plus 9 more Telegrafi Futboll |
- Real, Barca dhe PSG vihen pas Salahit, të gatshëm ta kalojnë edhe shifrën e paguar për Neymar
- Momentet e paharrueshme në karrierën e Fernando Torres
- Simeone dhe Dybala, takim në Madrid
- Tottenhami i vë çmim Alderweireldit, mbrojtësi kushton 50 milionë euro
- Milan dhe Juventus në garë për Ceballos
- Vala Superliga i jep kuptim fjalës ‘Shqipëri Etnike’ – trajnerët vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina
- Treshja e gjyqtarëve nga Kosova drejtojnë ndeshjen kualifikuese për U-21
- Zyrtare: Sulejman Starova, trajner i Feronikelit
- Pogba: Do të ishte kënaqësi të luaja me Neymarin
- Sa persona kanë të punësuar klubet e mëdha spanjolle si staf civil – Prin Barcelona që ka më shumë punëtorë se sa La Liga
Real, Barca dhe PSG vihen pas Salahit, të gatshëm ta kalojnë edhe shifrën e paguar për Neymar Posted: 20 Mar 2018 03:57 PM PDT Forma e jashtëzakonshme e Mohamed Salah, kaq bërë që shumë klube të futen në garë për lojtarin. Madje disa klube janë të gatshme që të paguajnë aq sa ka kanë paguar për Neymarin, shkruan The Sun. Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain, janë vënë tashmë pas sulmuesit egjiptian. Në anën tjetër Liverpooli do ta ketë të vështirë ta mbajë lojtarin ashti siç e kishte me Philippe Coutinhon. Klubet e interesuara janë të gatshëm që të paguajnë rreth 220 milionë funte. Kjo shumë i bie më shumë se ajo e Neymar pasi për të u paguan 198 milionë funte (222 milionë euro). Salah ka ardhur nga Roma për diku 50 milionë euro, që në fillim u kritikua si çmim, por e ka treguar vetën me golat e shënuar. /Telegrafi/ The post Real, Barca dhe PSG vihen pas Salahit, të gatshëm ta kalojnë edhe shifrën e paguar për Neymar appeared first on Telegrafi. |
Momentet e paharrueshme në karrierën e Fernando Torres Posted: 20 Mar 2018 03:40 PM PDT Fernando Torres ka pasur një karrierë të mirë si lojtar i Liverpoolit, Chelseat, Milanit dhe Atletico Madridit, si edhe në kuadër të kombëtares së Spanjës, me shumë momente të paharrueshme në fushën e lojës. Të martën (20 mars), ai ka mbushur 34 vjet dhe me këtë rast, Telegrafi jua sjell disa prej momenteve më fantastike të karrierës së tij: Goli debutues me Atletico Madridin (prill 2001) kundër Albacetes në Estadio Carlos Belmonte.Prezantimi spektakolar pas rikthimit. Në vitin 2015 në Vicente Calderon e pritën 45.000 tifozë të Atletico Madridit.Në vitin 2007, si 23 vjeçar iu bashkua Liverpoolit duke u shndërruar menjëherë në legjende dhe me 81 golat e tij në 142 ndeshje, la kujtime të shkëlqyera për tifozët e Redsave.Numri 9 i Liverpoolit: Reklama mbresëlënëse e Nikes se si Torres e revolucionarizoi Liverpoolin.Njërin prej golave më të mirë në karrierë e shënoi me vole në Estadio Benito Villamarin të Real Betisit në vitin 2003.Vrapimi epik për të kaluar Philipp Lahmin dhe për t’ia shënuar Jens Lehmannit golin që ia siguroi Spanjës triumfin në ‘Euro 2008’.Goli i parë i Torresit ndaj Real Madridit që ia shënoi Iker Casillasit pas asistimit të Fernando Gallettit në sezonin 2006/2007.Goli me Chelsean në sezonin 2011/2012 që e eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/ The post Momentet e paharrueshme në karrierën e Fernando Torres appeared first on Telegrafi. |
Simeone dhe Dybala, takim në Madrid Posted: 20 Mar 2018 03:17 PM PDT Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është takuar dhe ka darkuar me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone. Sipas Radio Marca, Simeone ka pritur në tavolinë i vetëm lojtarin e njohur si 'La Joya' deri sa erdhi në Restorant Kabuki, ku kanë diskutuar pastaj për një kohë të gjatë. Dybala është duke i kaluar disa ditë në Madrid, pasi nuk është ftuar nga Argjentina. Në Spanjë ka spekulime se ai është në bisedime edhe me Real Madridi, ku është takuar me disa drejtor të klubit. Tani fokusi është kthyer te rivali i tyre Atletico Madridi, ku Dybala shihet si zëvendësues ideal i Antoine Griezmann. Griezmann flitet se mund të largohet drejt Barcelonës. Dybala ka kontratë me Juventusin edhe për shumë vite, pasi ka nënshkruar në këtë vit, ku ka marr fanellën me numrin 10-të. /Telegrafi/ The post Simeone dhe Dybala, takim në Madrid appeared first on Telegrafi. |
Tottenhami i vë çmim Alderweireldit, mbrojtësi kushton 50 milionë euro Posted: 20 Mar 2018 02:59 PM PDT Tottenham Hotspur do të kërkojë 44 milionë funte (50 milionë euro) nga Manchester Unitedi për transferimin e Toby Alderweireld gjatë afatit kalimtar veror, bëjnë të ditur mediat belge. Kontrata e 29-vjeçarit skadon në vitin e ardhshëm, ndërsa Spursat e kanë opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë. Mirëpo, nëse ndodh kështu, atëherë do të aktivizohej klauzola prej 25 milionë funtesh (28.5 milionë euro) në verën e vitit 2019. Klubi londinez ka biseduar me Alderweireld për vazhdimin e kontratës, mirëpo deri më tani palët nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët. Sipas HLN, Tottenhami është tërhequr nga bisedimet për shkak se lojtari është duke kërkuar pagë të lartë. Futbollisti belg kërkon të paguhet po aq sa Virgil van Dijk, i cili përfiton 180.000 funte (205.800) në javë te Liverpooli. Mirëpo, kreu i Spursave, Daniel Levy, refuzon ta paguajë më shumë se 100.000 funte (114.340) në javë. Duke qenë se nuk po arrihet marrëveshja, Tottenhami ka vendosur ta shesë lojtarin në fund të sezonet, por shuma e kërkuar është 44 milionë funte (50 milionë euro) Krahas Unitedit, edhe Paris Saint-Germaini e Barcelona janë klubet që po e monitorojnë situatën e mbrojtësit belg. /Telegrafi/ The post Tottenhami i vë çmim Alderweireldit, mbrojtësi kushton 50 milionë euro appeared first on Telegrafi. |
Milan dhe Juventus në garë për Ceballos Posted: 20 Mar 2018 02:52 PM PDT Milan dhe Juventus janë futur në valle për të riun e Real Madridit, Dani Ceballos, që po kërkohet nga shumë klube. Sipas OK Diario dhe Mundo Deportivo, mesfushori 21-vjeçar është duke e menduar një largim drejt Italisë. Në verën 2014, Juve kishte marr Moratan për 20 milionë euro, ndërsa pas dy vitesh e kishte shitur po te Real Madridi për 30 milionë euro. Më vonë lojtari u shit për 66 milionë euro te Chelsea. Klubet e duan këtë formulë të blerjes së lojtarit, ndërsa edhe Merengues pajtohen për shitjen e Ceballos, i cili erdhi në verë nga Betisi për 16.5 milionë euro. Ai nuk k arritur ta tregojë vetën ku ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje me Realin, duke shënuar dy gola. Juventus, Milan dhe Liverpool, janë vënë pas tij, por Real Madrid kërkon që ta shes në formulën e Moratas. /Telegrafi/ The post Milan dhe Juventus në garë për Ceballos appeared first on Telegrafi. |
Posted: 20 Mar 2018 02:20 PM PDT Vala Superliga është në edicioni më interesant nga paslufta, ku shumë klube janë duke 'luftuar' për titull. Por një dukuri interesante që këtë vit ka qenë më e theksuar është se shumë trajnerë nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia, kanë zbarkuar në Kosovë. Për dallim nga kampionati shqiptar që asnjëherë nuk i dha rastin asnjë trajneri të punojë, në Kosovë klubet po tregohen më mendjehapura. Prishtina nga xhiro e pestë e ka trajner Mirel Josën. Një zgjedhje që po del të jetë e qëlluar për Prishtinën, pasi klubi është fuqishëm në garë për titull dhe Kupë. Trepça '89 nga viti i shkuar e kishte Zekerija Ramadanin nga Shkupi, ndërsa aktualisht e ka Gugash Maganin, nga Shqipëria. Liria e filloi me Bledi Shkëmbin, ndërsa ende janë në garë për titull, gjë që kishte vite pa e bërë. Feronikeli sapo ka nënshkruar me Sulejman Starovan, që deri vonë ishte trajneri i Partizanit. Nga Maqedonia është trajneri i Flamurtarit, Gajur Rexhepi, ndërsa nga Lugina e Preshevës është Sadat Pajaziti që drejton Drenicën. Të gjithë shqiptarë, që kanë vendosur ta bëjnë detyrën e trajnerit në Kosovë. Gjashtë klube të tjera të Superligës, kanë trajnerë nga Kosova. Ardhja e trajenrëve nga Shqipëria nuk është pritur mirë nga disa trajnerë vendas, por që rezultatet e tyre, po e tregojnë të kundërtën. Llumnica: Trajnerët nga jashtë e kanë pasuruar futbollin kosovar Ardian Llumnica që aktualisht është ndihmëstrajner te Flamurtari dhe punon me Gajur Rexhepin, thotë se ardhja e trajnerëve nga jashtë pasuron futbollin. "Padyshim se e kanë pasuruar futbollin kosovar edhe në aspekt të cilësisë edhe në atë të imazhit dhe organizimit". "Ka kohë që kam deklarua që në mënyrën si po shkojnë gjërat, ne do të mbesim pa punë, sepse nuk jemi reformuar me atë çka po kërkon tregu në futbollin modern". "Një tjetër arsye është se shumë trajner veçse i kanë shijuar klubet me lëvizje të shpeshta dhe në pak klube, në një formë apo tjetrën i kanë lënë vend vetit". "Ardhja e trajnerëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e ka ndërruar edhe qasjen në pune, në organizim dhe ju ka treguar edhe kryesive të klubeve se futbolli është i kushtueshëm, duke e rritur faturën e klubit nga përforcimet". "Kjo është edhe dukuri e klubeve që nga izolimi kërkojnë freskim dhe ndryshim. Do të doja që të kemi edhe trajnerë nga vende tjera si Serbia, Mali i Zi e vende të tejra. Nëse vazhdon ky trend vërtetë shumë trajnerë do te mbesim vetëm si “analistë”, tu fol e papunë", ka thënë Llumnica për Telegrafin. Canolli: Superliga e Kosovës e bëri Bashkimin Kombëtar Gazetari i Super Sport Kosovës, që çdo javë është afër kampionatit kosovar të futbollit, thotë se ardhja e trajnerëve nga jashtë është e mirëseardhur. Sipas tij të gjithë mund të mësojnë nga këto përvoja. "Në futbollin e Kosovës po ndodh një lloj bashkimi kombëtarë, sepse kemi trajner të të gjitha trevat, nga Shqipëria që tashmë u bënë katër me Starovën, kemi Sadat Pajazitin nga Lugina si dhe trajnerin e Flamurtarit, Gajur Rexhepi që vjen nga Tetova". "Kjo më pëlqen shumë. Pastaj, ardhja e trajnerëve nga Shqipëria sjell një frymë të re në futbollin tonë, diçka më ndryshe nga e kaluara dhe përvoja e tyre sigurisht që do t'iu shërbej skuadrave për tu përgatitur më mirë, e sidomos lojtarëve të rinj për tu përmirësuar". "Tendenca për të shpikur një lloj gare ndërmjet trajnerëve nga Shqipëria dhe atyre nga Kosova nuk më pëlqen, nuk është profesionale. Mendoj se trajnerët nga Shqipëria mund të mësojnë nga mënyra e lojës së trajnerëve të Kosovës si dhe anasjelltas". "Për fund dua të them që ardhja e trajnerëve nga Shqipëria ka bërë që interesimi i publikut në Shqipëri të jetë më i madh rreth asaj që ndodh në futbollin e Kosovës", ka thënë gazetari Florim Canolli për Telegrafin. Superliga ka zhvilluar deri më tani 24 javë dhe Drita është lider, e përcjellë nga Prishtina, Liria dhe Feronikeli. /Telegrafi/ The post Vala Superliga i jep kuptim fjalës 'Shqipëri Etnike' – trajnerët vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina appeared first on Telegrafi. |
Treshja e gjyqtarëve nga Kosova drejtojnë ndeshjen kualifikuese për U-21 Posted: 20 Mar 2018 01:13 PM PDT Treshja e gjyqtarëve nga Kosova, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Portugali – Liehtenshtajn për 21 vjeçar. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e U21 për Kampionatin Evropian. Portugezëve iu duhet fitorja pasi pas katër ndeshjeve gjenden në vendin e tretë me shtatë pikë. Për këtë ndeshje nuk janë ftuar lojtarët më të njohur portugezë pasi që shihet si ndeshje e kalueshme lehtë. Gjyqtarët nga Kosova kanë treguar ndeshje me gjykim të mirë dhe vazhdimisht ftohen nga UEFA dhe FIFA. Me ta do të jetë edhe Visar Kastrati si zyrtar i katërt. Si vëzhgues për këtë ndeshje do të jetë rusi, Alexey Spirini. /Telegrafi/ The post Treshja e gjyqtarëve nga Kosova drejtojnë ndeshjen kualifikuese për U-21 appeared first on Telegrafi. |
Zyrtare: Sulejman Starova, trajner i Feronikelit Posted: 20 Mar 2018 12:50 PM PDT Feronikeli nuk ka vonuar dhe e ka emëruar për trajner Sylejman Starovën. Trajneri i njohur që më parë ka drejtuar Partizanin ka arritur marrëveshje me klubin nga Drenasi duke besuar që mund ta fitojë titullin. Klubi i Feronikelit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me ish-trajnerin e Partizanit të Shqipërisë, që ta udhëheqë klubin në luftën për titull. Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, ka njoftuar që marrëveshja me Starovën është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit menjëherë. "Nuk kemi kohë për të humbur sepse lufta për titull është intensifikuar". "Ne do ta bëjmë të pamundurën që ta çojmë deri në fund synimin tonë dhe ta fitojmë titullin", njoftoi Ramaj, teksa i uroi mirëseardhje dhe fat trajnerit të ri. Feronikelië është gjashtë pikë pas Dritës që është lider./Telegrafi/ The post Zyrtare: Sulejman Starova, trajner i Feronikelit appeared first on Telegrafi. |
Pogba: Do të ishte kënaqësi të luaja me Neymarin Posted: 20 Mar 2018 12:11 PM PDT Paul Pogba ka thënë se do të ishte kënaqësi nëse në të ardhmen do t’i jepej mundësia të luante me Neymarin në të njëjtën skuadër. Sulmuesi brazilian theu rekordin e mesfushorit të Manchester Unitedit kur u transferua te Paris Saint-Germaini duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori. Ndërsa francezi 25 vjeçar ka simpati për lojën e brazilianit 26 vjeçar, i cili aktualisht është duke u rikuperuar nga një frakturë në ashtin metatarsal të këmbës së djathtë. “Po, Neymari. Më pëlqen. Ai e ka definicionin e lumturisë në fushë”, ka thënë Pogba për kanalin televiziv argjentinas, TyC Sports. “Në Brazil, futbolli është gjithçka, është jetë në Brazil. Të gjithë luajnë futboll. Më pëlqen ta shoh duke luajtur në fushë, me teknikën dhe aftësitë e tij. Është një stil tjetër”. “Kur e thua fjalën ‘Neymar’ anekënd botës, të gjithë e dinë se kush është ai dhe çfarë bën. Prandaj, nëse do të luaja me të një ditë, do të ishte kënaqësi”, ka theksuar francezi. Gjatë intervistës, Pogba ka treguar edhe për futbollistët tjerë, të cilët i ka shikuar kur ka qenë i vogël dhe ata që i shikon tash. /Telegrafi/ The post Pogba: Do të ishte kënaqësi të luaja me Neymarin appeared first on Telegrafi. |
Posted: 20 Mar 2018 12:06 PM PDT Nuk janë lojtarë, trajnerë, apo skautë, por janë pjesë thelbësore e një klubi të futbollit. Këta njerëz punojnë punë profesionale, në administratë, komunikim, marketing dhe në disa departamente të posaçme. Varet së në cilin rangë garash bëjnë pjesë klubet, aty është numri më i madh i punëtorëve. Sipas Place 23, Barcelona është klubi me më së shumti njerëz të punësuar në klub, gjithsej 477. Pas tyre vijnë Real Madridi me 379 punëtorë dhe Atletico me 371 punëtorë. Valencia ka në zyrat e veta plot 200 punëtorë. Këto katër klube kanë më shumë punëtorë se sa La Liga që ka 129 njerëz. Sevilla, Villarreal, Athletic Bilbao, Malaga dhe Alcorcon e mbyllin 10-shen. /Telegrafi/ The post Sa persona kanë të punësuar klubet e mëdha spanjolle si staf civil – Prin Barcelona që ka më shumë punëtorë se sa La Liga appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Futboll – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: