Skip to main content

“Rrugën e ngrirë provoi ta kalonte duke vrapuar, rrezikoi të rrëzohej keq (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Rrugën e ngrirë provoi ta kalonte duke vrapuar, rrezikoi të rrëzohej keq (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Rrugën e ngrirë provoi ta kalonte duke vrapuar, rrezikoi të rrëzohej keq (Video)

Posted: 23 Mar 2018 10:38 AM PDT

Kalimtari i paemëruar, provoi të kalonte një rrugë të ngrirë në Rostov-on-Don të Rusië, duke vrapuar.

Kjo e rrezikoi atë të rrëzohej keq me fytyrë, por për fat të mirë arriti të kapej për një shtyllë metalike, transmeton Telegrafi.

"Duket sikur po ushtron në shiritin lëvizës të palestrës", si dhe "pija e ka bërë të duket se ka superfuqi", ishin dy prej komenteve të shumta.

Ngjarja është bërë shpejtë virale, ndërsa u përdor si këshillë se si nuk duhet lëvizur nëpër hapësira të ngrira. /Telegrafi/

The post Rrugën e ngrirë provoi ta kalonte duke vrapuar, rrezikoi të rrëzohej keq (Video) appeared first on Telegrafi.

Shkarkohet nga puna punonjësi i një televizioni amerikan, gjatë transmetimit live u kap duke sharë (Video)

Posted: 23 Mar 2018 09:28 AM PDT

Punonjësi i një televizioni në Teksas të SHBA-ve është shkarkuar nga puna, pasi një audio incizim është lëshuar gjatë një transmetimi live.

Shikuesit e KRIS mbetën të shokuar me befasinë që u bë gjatë të hënës, derisa po transmetohej drejtpërdrejt inaugurimi i një ure të re, kur befasisht u dëgjuan disa të shara, transmeton Telegrafi.

Në ato momente ekrani u bë i zi dhe një burrë dëgjohej duke sharë. KRIS është një televizion lokal në Corpus Christi, ndërsa menaxhmenti i këtij televizioni ka njoftuar se zëri i burrit që dëgjohet duke sharë në transmetim live është i një punonjësi të tyre.

“Kërkojmë ndjesë për këtë, patëm një moment të pakëndshëm”, dëgjohet duke thënë prezantuesja Stephania Jimenez, duke u munduar të arsyetohet para shikuesve.

Menaxhmenti i televizionit nuk e ka zbuluar identitetin e punonjësit që shau, por një shikues ka arritur ta filmojë këtë moment dhe ta postoj në Facebook. /Telegrafi/

The post Shkarkohet nga puna punonjësi i një televizioni amerikan, gjatë transmetimit live u kap duke sharë (Video) appeared first on Telegrafi.

Vetëm pse e preku me flokë në dorë, ia zbrazi supën e nxehtë në fytyrë (Video)

Posted: 23 Mar 2018 08:22 AM PDT

Vizitorja e një restoranti në Tajvan, ka mbetur me djegie të konsiderueshme në fytyrë, pasi një burrë ia zbrazi në fytyrë supën e nxehtë.

E tëra ndodhi pasi 33-vjeçarja e njohur si Chen, ktheu kokën të shikonte prapa dhe pa dashje, preku me flokë dorën e 57-vjeçari që ka mbiemrin Huang, transmeton Telegrafi.

Ky i fundit u irritua me veprimin e saj dhe nisi t'i bërtiste, duke i thënë se është një gjest jo higjienik. Në momentin që ajo i kërkoi të mos bërtiste, ai u ngrit dhe ktheu pjatën në fytyrën e saj.

Derisa Chan është lëshuar prej spitalit dhe po i trajton plagët në shtëpi, sulmuesi është liruar me kusht, deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/

The post Vetëm pse e preku me flokë në dorë, ia zbrazi supën e nxehtë në fytyrë (Video) appeared first on Telegrafi.

Kishte porositur një mikrofon, produkti i kishte ardhur me një kuti në të cilën futej edhe blerësja (Foto)

Posted: 23 Mar 2018 03:07 AM PDT

Një blerës në internet ishte tronditur kur një produkt iu dërgua në një kuti kaq të madhe, sa që edhe blerësja mund të futej në të.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kutia e kartonit, ishte përdorur të vendosur një mikrofon i cili do të mund të vendosej edhe në një kuti shumë më të vogël.

Blerësja Jade Nightscales, 26 vjeçe, tha: “Unë thjesht nuk mund të besoja kur pash kutinë". /Telegrafi/

The post Kishte porositur një mikrofon, produkti i kishte ardhur me një kuti në të cilën futej edhe blerësja (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more