Skip to main content

“TopAwards/ Miriami, Elvana dhe Gjiko me nga dy këngë në “Top 20” e kësaj jave” plus 9 more Gazeta SHQIP

“TopAwards/ Miriami, Elvana dhe Gjiko me nga dy këngë në “Top 20” e kësaj jave” plus 9 more Gazeta SHQIP


TopAwards/ Miriami, Elvana dhe Gjiko me nga dy këngë në “Top 20” e kësaj jave

Posted: 21 Mar 2018 01:31 AM PDT

Klasifikimi i "Top Awards", përmes votave të publikut, tregon se cilat janë këngët dhe artistët më të preferuar të javës.

Është java e 118-të dhe ndjekësit tanë nuk rreshtin së votuari artistin e tyre të preferuar, duke bërë që kënga e tyre të ngjitet sa më në krye të listës.

Kjo javë ka renditur mjaft mirë tre artistët e talentuar, Miriamin, Elvanën dhe Gjikon, të cilët gjenden në "Top 20" me nga dy këngë secili.

Shihet qartë që kjo është një arritje për këngëtarët pasi në një listë me 100 këngë, konkurrenca padiskutim është tepër e madhe.

Sa i përket Miriamit, e cila po shijon një eksperiencë të mrekullueshme në rolin e trajneres në "The Voice Kids", ka ecur mjaft mirë këtë javë. Falë mbështetjes së fansave, dy këngët e saj, "Dhurata" dhe "Meteor", renditen përkatësisht në vendin e 4-t dhe 19-të.

Ndërsa Elvana u shndërrua në qendrën e vëmendjes së fundmi, falë publikimit të minialbumit "3", i cili e riktheu këngëtaren në rrënjët e saj. Dy nga këngët e këtij albumi kanë rezultuar më të pëlqyerat e Elvanës. "Me Fal" dhe "Veç një pike" për këtë javë renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe 6-të.

Nga ana tjetër, edhe pse ka shumë kohë që ka publikuar "Yjet Nalt" dhe "Papuqe Gucci", këto këngë të Gjikos vazhdojnë të dëgjohen dhe të votohen nga publiku. Falë mbështetjes së fansave, "Yjet Nalt" dhe "Papuqe Gucci", janë pjesë e 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u rendituar përkatësisht në vendin e 12-të dhe 15-të.

21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Samiti SHBA – Kore e Veriut “është i mundur”

Posted: 21 Mar 2018 01:27 AM PDT

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha se samiti midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara është i mundshëm dhe se duhet të përqendrohet në ndalimin e kërcënimit bërthamor në Gadishullin Korean.

Moon planifikon të takojë udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, muajin e ardhshëm, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë po ashtu se do të takonte Kimin në fund të muajit maj.

“Samiti Kore e Veriut – SHBA do të ishte një ngjarje historike”, tha Moon.

Zyrtarët në Seul thonë se fshati kufitar Panmunxhom, ku pritet të takohen Moon dhe Kim, mund të jetë edhe vendtakim për Trumpin dhe Kimin.

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake muajin e ardhshëm, pas shtyrjes së tyre deri pas Olimpiadës Dimërore të organizuar nga Jugu.

21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rasti “Almiri”, dorëhiqet ministri i Drejtësisë i Maqedonisë

Posted: 21 Mar 2018 01:25 AM PDT

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Bilent Saliu, ka dhënë dorëheqje nga posti për arsye morale, pas vendimit të Prokurorisë dhe Gjykatës së Kumanovës për rikualifikimin e një vepre nga "vrasje me paramendim" në "aksident komunikacioni me pasojë vdekjen".

"Për shkak të lëkundjes së besimit në gjyqësor në rastin e vogëlushit Almir Aliu, unë si i pari i drejtësisë në vend, ndjej obligim moral të jap dorëheqje nga posti i ministrit të Drejtësisë, si akt që besoj se do të jetë sensibilizues edhe më i madh i vëmendjes së institucioneve dhe i gjithë shoqërisë në luftën e pakompromis për reforma në gjyqësor", ka deklaruar Saliu, i cili në postin e ministrit ishte caktuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Bëhet fjalë për vrasjen e një fëmije 4-vjeçar, Almir Aliu, më 25 qershor të vitit 2016, që i kishte paraprirë një zënke banale mes autorit të krimit dhe familjarëve të viktimës.

Pas rrahjes mes tyre pranë urgjencës së qytetit, autori i veprës, Boban Iliq, kishte goditur me makinën e tij fëmijën, i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Kjo vepër ka nxitur reagime të shumta në opinionin shqiptar, i cili kërkon dënimin me "vrasje" të autorit.

Reagimet janë përshkallëzuar pas vendimit të Prokurorisë që pas një viti të seancave gjyqësore të ndryshojë kualifikimin e veprës në "aksident" trafiku.

Përplasjet kanë vazhduar edhe në Prokurorinë e Lartë dhe atë Republikane, ku ka pasur ndasi etnike mes prokurorëve shqiptarë dhe maqedonas.

Në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për rikualifikimin e rastit, të mërkurën para qeverisë janë paralajmëruar protesta me moton "Pranvera pa Drejtësi".

21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vrau 32-vjeçarin në oborrin e shtëpisë, pamjet e arrestimit të autorit

Posted: 21 Mar 2018 01:16 AM PDT

Policia e Shtetit ka publikuar momentin e arrestimit të autorit të dyshuar të krimit të ndodhur në Maqellarë të Dibrës, ku u vra me armë zjarri 32-vjeçari Elsi Kosiqi.

Pamjet tregojnë momentin e shoqërimit në komisariat të Mahmut Gogës, banues në Shupenzë, i cili akuzohet se ka vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në Maqellarë Elsi Kosiqi, rreth 32 vjeç.

21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

2017, mbi 34 mijë kontribuues të rinj, por 10 mijë të vetëpunësuar dalin pa punë

Posted: 21 Mar 2018 01:14 AM PDT

Gjatë vitit të kaluar 34,099 kontribuues të rinj iu shtuan skemës së pensioneve, raportohet në të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Në total numri i kontribuuesve në skemë u rrit me 4.7 për qind dhe ndikimin më të madh e kanë dhënë të punësuarit në biznesit privat. Në bizneset private u raportuan 32,327 persona të siguruar rishtas vitin e kaluar me një rritje prej 9.9 për qind. Kjo rritje ka ardhur për dy arsye kryesore, formalizimi dhe rritja e punësimit në sektorin e fasonit.

Qeveria shqiptare vitin e kaluar hyri në fazën e dytë të luftës antiinformalitet, e cila u përqendrua në formalizmin e punonjësve në sektorin privat. Gjithashtu sektori i industrisë sidomos sektori fason është zgjeruar me shpejtësi vitin e kaluar duke dhënë një kontribut të theksuar në punësim.

Në të kundërt sektori i vetëpunësimit po reflekton një krizë. Vitin e kaluar kanë dalë nga skema e sigurimit rreth 10 mijë persona duke e ulur numrin e kontribuuesve në këtë kategori në 110,472 mijë më 2017 nga raport me 120,460 mijë që ishin më 2016.

Gjithashtu kontribuuesit në ndërmarrjet shtetërorë u rriten me 3,4 për qind. Përmirësim i numrit te kontribuuesve u pa edhe në fshat me rreth 10 për qind. Gjithsesi kontribuuesit në fshat janë shumë të pakët në numër në raport me vitin 2014, para se të aplikohej reforma e re pensioneve që rriti masën e kontributit për këtë kategori.

Prej rritjes së numrit të kontribuuesve, te ardhurat ne skemën e sigurimeve u rriten ne 86 ,9 miliardë lekë ose 8.3 për qind më shumë se një vit me parë sipas të dhënave zyrtare të ISSH-së. Të ardhurat u rriten prej arkëtimeve në personat fizikë dhe juridikë, që përfaqësojnë të punësuarit në sektorin jobujqësor.

Por nga ana tjetër shpenzimet për skemën kanë vijuar rritjen edhe gjatë vitit të kaluar me një total 114 miliardë lekë ose 4.4 për qind më pak se vitit i kaluar. Gjithsesi deficiti i skemës është zbutur disi për shkak se ritmet e  rritjes së të ardhurave kanë qenë më të larta se rritja e shpenzimeve.

21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)/Monitor

Vlorë, vjedhin makinën e policit, por përplasen me shtyllën elektrike

Posted: 21 Mar 2018 01:12 AM PDT

Persona ta paidentifikuar kanë vjedhur makinën e një punonjësi policie, por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Pasi kanë marrë makinën ata kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me një shtyllë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një automjet tip "Mercedes-Benz" është përplasur në qytetin e Vlorës.

Automjeti me targa VL 9861 B, ishte në pronësi të një punonjësi policie, ndërsa është grabitur nga persona të paidentifikuar ende nga policia.

Në afërsi të vendit të aksidentit, por dhe në brendësi të mjetit janë gjetur njolla gjaku, që tregon se personat që kanë grabitur mjetin janë plagosur pas përplasjes.

Policia po ushtron kontrolle përreth, ndërsa pritet të kryhet ekspertiza e mjetit për të identifikuar autorët.

21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vendos Neymar, do Luis Enriquen te PSG

Posted: 21 Mar 2018 01:06 AM PDT

Aventurës së Unai Emery te Paris Saint Germain po i vjen fundi pasi edhe nëse fiton tre trofetë e mundshëm në Francë gjatë këtij sezoni, trajneri spanjoll do të shkarkohet nga detyra në fund të majit pasi dështoi në Champions League aty ku u eliminua që në raundin e 1/8-ave nga kampionët në fuqi të Realit të Madridit.

Në pole-position tashmë për të marrë drejtimin e klubit parizien është ish trajneri i Barcelonës Luis Enrique. Për austurianin ka vendosur Neymar i cili për të zgjatur edhe me disa vite qëndrimin e tij në Parc des Princes u ka bërë të ditur drejtuesve se dëshiron Luis Enriquen në stolin e PSG.

Braziliani dhe trajneri spanjoll kanë një raport të shkëlqyer mes tyre që prej kohës kur të dy ishin pjesë e Barcelonës.

21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Polici i Portokallisë “ndalon” dy punonjës të bashkisë!

Posted: 21 Mar 2018 12:58 AM PDT

Të mbjellësh pemë në Tiranë nuk është më vetëm një detyrë e bashkisë dhe institucioneve të tjera në varësi të saj, por edhe një angazhim qytetar. Më së pari e atyre figurave publike që në këto tre muaj kanë qenë të shumtë dhe që kanë dhënë shembullin për qytetarët e tjerë duke iu bashkuar aksionit të mbjelljeve në Tiranë.

I fundit që ka ndjerë përgjegjësinë qytetare ka qenë "polici i portokallisë", Florjan Binaj, i cili i ndihmuar edhe nga dy punonjës të ndërmarrjeve të bashkisë ka mbjellë dy pemë të reja në rrugën "Mine Peza" duke zëvendësuar dy të vjetra. Është vet Flori ai që ka postuar disa foto nga ky moment, i cili nuk ka lënë pa falënderuar edhe bashkëpunëtorët e tij në këtë mbjellje.

"2 pemë Panje dhuratë për qytetin tek rruga Mine Peza. Hoqëm 2 pemë kalbura për t'ia lenë vendin 2 pemëve të reja. Faleminderit për ndihmën në heqjen e pemëve të kalbura punëtorëve të gjelbërimit të Bashkisë!" shkruan Florjan Binaj.

21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Demarkacioni sërish sot në Kuvendin e Kosovës, kërkohen 80 vota

Posted: 21 Mar 2018 12:29 AM PDT

Rreth nëntë orë debate e polemika në Kuvendin e Kosovës nuk kanë mjaftuar për të votuar për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Seanca është shtyrë të vazhdohet sot në orën 11.00, kur me gjasë do të iniciohet edhe procedura e votimit, ndonëse sipas koalicionit qeverisës votimi do të ndodhë vetëm nëse paraprakisht sigurohen votat për ratifikim.

Në mbështetje të marrëveshjes 78 deputetë, ndërkaq mungonin edhe të paktën dy vota. Njëra votë, sipas pritjeve të spektrit që mbështetë marrëveshjen eventualisht mund të shtohet sot, kur deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi pritet të kthehet, ngaqë ai mungoi të martën me arsyetimin se kishte probleme shëndetësore.

Kurse vota tjetër, ka të bëj me deputetin e komunitetit goran, nga Lista Serbe, Adem Hoxha i cili të martën nuk ishte i pranishëm në seancë.

Prania e këtyre dy deputetëve në vazhdimin e seancës dhe vota e tyre pro-demarkacionit, shihet si esenciale për kalimin e marrëveshjes.

21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet në Lezhë 40-vjeçari

Posted: 21 Mar 2018 12:28 AM PDT

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari është Gazmir Pepmarku, 40 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arrest ndaj këtij shtetasi për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë".

Interpol Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Italisë.

21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more